Aurora

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat

12 vende të BE-së kanë propozuar krijimin e një samitit vjetor në BE, me liderët e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet dhe Shqipëria.

Propozimi ka ardhur nga shtetet: Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Sakaq, në samit do të marrin pjesë, liderët të Ballkanit perëndimor, ku përveç Shqipërisë përfshihen dhe Bosnja, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbia shkruan Reuters, transmeton newsbomb.al.

Në propozimin e tyre përfshihen 12 pika ku njëra prej tyre është lejimi i ministrave të jashtëm, për të marrë pjesë në mbledhjet e BE-së për fusha të tilla si mjedisi, shëndeti, transporti dhe politika e jashtme. Propozimi do t’i dorëzohet Komisionit Evropian.

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat Read More »

Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh…

Të paktën 7 diplomatë po darkojnë në një restorant pranë qendrës së Tiranës. Prania e një prej ambasadorëve është njoftuar në rrjetet sociale nga pronari i restorantit, ndërsa në darkë janë të pranishëm 4 ambasadorë, dy këshilltarë dhe një funksionar i lartë i trupit diplomatik.

Sikundër mësohet, organizator i darkës është diplomati amerikan në Tiranë dhe duket se ka lidhje me vizitën e Ambasadores së Kanadasë në Itali, e cila duket se ka vizituar kryeqytetin shqiptar. Madje ajo shoqërohet nga Marc-Antoine Dumas, që është funksionar i lartë i kësaj ambasade po në Itali.

Nga të dhënat mësohet se në darkë, janë të pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman dhe Makoto Ito, ambasadori i Japonisë në Shqipëri.

Të pranishme në darkë janë edhe dy këshilltare të dy ambasadave të rëndësishme në Tiranë, asaj franceze dhe italiane.

Mësohet se në tavolinën e rezervuar, ndodhen edhe emrat e secilit prej pjesmarrësve.

Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh… Read More »

Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve.

Nga Artur Zheji.
Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve.

Për habi prokuroria po e lufton krimin simbas ngjyrës politike, nga ku edhe kuptohet sinjali i alarmit, që u dha në protestën e 18 Dhjetorit, kundër zgjedhjes së zhurmshme të Arta Markut, protestë e cila fillimisht m’u duke e sforcuar.

Kjo që po ndodh është një film i vjetër dhe bardhë e zi, që brezi im dhe i Edi Ramës, e ka përjetuar 1973-81, ku në harkun e 8 viteve, diktatori bëri një shfarosje të brendshme, nga parandjenja e vdekjes së tij fizike. Padyshim Shqipëria është një vend i korruptuar, thellë dhe mirë dhe në çdo qelizë. Dhe lufta kundër korrupsionit real është e mirëpritur, qoftë nga kryeprokurorja e re dhe nga kushdo tjetër.Porse të rradhisësh një serë arrestimesh njëngjyrëshe, duke peshkuar në rradhët e funksionarëve të një partie të vetme, ose në rradhët e funskionarëve të Opozitës, ndihur nga pushteti i sotëm, është një akt korruptiv edhe më i thellë.

Dhëntë Zoti, që zonja Arta Marku, të mos jetë pjesë e një loje të tillë dhe dhëntë gjithashtu Zoti që kryeministri ynë, te jetë duarjashtë kësaj gjëme, që quhet persekutim politik.Nuk ka mënyrë më të mirë se sa kjo, për të sabotuar Reformën në Drejtësi, nuk ka mënyrë më të mirë se sa “Rastësia e pazakontë”, që të “korruptuarit” të kenë vetëm një ngjyrë të caktuar politike, ndërsa të “ndershmit” të jenë edhe ata, vetëm ngjyrë rozë.Kjo e hedh në erë Reformën në Drejtësi dhe nuk është trumbetimi i fillimit të saj, por fillimi i Fundit të kërkesës së vërtetë të shqiptarëve për një Drejtësi të Drejtë.

Është kjo rruga e duhur?

Sigurisht të gjithë duhet të presin provat, por askush nuk merr dot përgjigjen bindëse, nëse ky është byreku i Tepsisë së re, të pushteti të ri.Ku është parë që “mëkatarët” përcaktohen nga tesera e partisë dhe të “ndershmit” përcaktohen përsëri nga tesera e partisë?

Ky është një film bardhë e zi, i kohërave të kaluara, që nuk ka Piktor që e ngjyros dot me ngjyra bindëse…

Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve. Read More »

I quajti çamët bashkëpunëtor të nazizmit, Ngjela ka një mesazh për presidentin grek: Mor Injorant i dominuar nga frika e…

Nga Spartak Ngjela

Vetëm një injorant që nuk e njeh as historinë si shkencë, as të drejtën si koncept juridik, dhe as fajësinë ndaj një krimi si përcaktim krejt personal dhe as fare si përcaktim koleltiv, vetëm ky mund të flasë ashtu siç foli Presidenti grek dje për genocidin çam antishqiptar që kanë ushtruar hordhitë kriminale greke kundër popullit shqiptar në vitin 1945.

Çfarë na tha dje Presidenti grek me një kërcënim qesharak, kur i kërkoi politikës shqiptare që të mos e pëmendte as si emër çështjen çame, duke i quajtur mijëra fëmijë, gra e pleq shqiptarë të masakruar si bshkëpunëtorë të nazizmit?

Çfarë pra:

Kërcënoi Shqipërinë?
Kërcënoi shqiptarët?

Iu kujtuan hijet makabre të sa kaluarës që kërkojnë shpëtimin ndaj përgjegjësisë për krimet anti-shqiptare?
I trembet i zhvillimit ndërkombëtar të Shqipërisë?

I trembet të vërtetës për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor?
Iu kujtua në panik se vetë Greqia është një shtet dy kombësish, shqiptaro-grek, dhe këta tipa si Presidenti aktual grek kanë ushtruar në Greqi dhunë barbare kundër gjuhës shqipe, dhe kanë ushtruar genocid antishqiptar?

Kanë frikë se kjo kohë nuk ua përkrah më pushtimin e territoreve shqiptare?
Ka frikë nga aleanca shqiptaro – amerikani për Ballkanin Perëndimor?
Ka frikë nga aleanca germano- shqiptare për Ballkanin Perëndimor, duke kujtuar 200 miliardët e eurove që i kanë borxh Gjermanisë?

Apo ka, më në fund, frikë se padrejtësitë që Europa e vitit 1913-1915 ka bërë kundër popullit shqiptar në Ballkan, tani, me qëndrimin amerikan, po kërkon të heqë dorë nga padrejtësitë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Cila nga këto pyetje është më e sakta?

Janë të sakta, që të gjitha bashkë; prandaj mund të thuhet se ai është një President i dominuar nga frika e padrejtësisë antishqiptare. Por duhet të durojë, se është vetëm fillimi.

I quajti çamët bashkëpunëtor të nazizmit, Ngjela ka një mesazh për presidentin grek: Mor Injorant i dominuar nga frika e… Read More »

Si te shkojme ne Gjirin e Gramates ose si e quajne vendasit Gjiri i …

Gjiri i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rreze shpatit perendimor te Gadishullit te Karaburunit. Ne nje zone te pabanuar ku mund te arrihet kryesisht nga deti (rruga tokesore eshte shume e veshtire per shkak te terrenit malor dhe reduktohet ne nje shteg te ngushte kalimi mushkash) gjendet nje plazh i vogel natyror me gjeresi rreth 50 m.Ne antikitet qe nga shek. VI p.e.r. shkembinjte masive qe gjenden ne kete Gji kane sherbyer si gurore per ndertimin e qyteteve. Ne muret e tij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandoresh dhe personalitetesh, midis te cileve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot perben nje vlere unikale per detin e Mesdheut. Ne kete zone ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta te se ciles permbajne vizatime dhe shkrime shumica e te cilave i referohen mikpritjes se vendasve. Si te shkojme ne Gjirin e Gramates? Per te shkuar ne gjirin e Grames mund te ndiqet rruga nacionale Vlore-Sarande, pasi le mbas Parkun e Llogarase merr ne te djathte per ne plazhin e Perivollos qe ndodhet rrreth 2 km larg rruges kryesore por i vizitueshem me automjet.Mbasi arrin ne plazhin e Perivollos merr rrugen kembesore buzes se detit qe te con ne Gjirin e Grames .Rruga me e thjeshte eshte ajo me mjete lundrimi.

Si te shkojme ne Gjirin e Gramates ose si e quajne vendasit Gjiri i … Read More »

Orgjina e emrit Himare dhe historia e qytezes bregdetare

Emri Himarë e ka origjinën nga fjala Greke “Χείμαρρος” që do të thotë Përrua dhe perkon me vendosjen gjeografike te Himarres mbi Prrua qe zbret nga vargmalet e Acrocherauneve, ose sic quhet sot, (Malet e Vetetimes).

Etimologjia popullore e shkoqit si Hi+Marë, pra “Eja Marë”, ku Marë përbën një trajtë vendase e emrit Maria.

E ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin.

Në kohët e lashta quhej vendbanimi Kërkyrë me rrethinat e tij. Në Mesjetë ky emërtim u zgjerua edhe mbi dy vendbanime të tjera[2].

Historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës.

Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Osmane si pjesë e Sanxhakut Arvanid, turqit kuptonin me këtë term fshatrat në bregdetin midis Rrugës së Bardhë dhe Sarandës. Venecianët futnin aty edhe të gjithë fshatrat (21) të brendatokës, që ishin ende të krishterë. Por kur ato u kthyen e u bënë myslimane mes 1690 dhe 1790-ës, me emrin Himarë kuptoheshin vetëm shtatë fshatrat, që paguanin taksën e qirasë (mukatá, 0,035 napolona taksë vjetore për person). Pas vendosjes së Tanzimatit në krahinë më 1880, u vendos administrata turke (kajmekamllëk). Kazaja e Himarës më 1906 me dhjetëra fshatra dhe 12 mijë banorë përfshihej në sanxhakun e Gjirokastrës[2].

Në 1482 disa familje u larguan nga qyteti për në Siçili, dhe atje u është dhënë tokë në afërsi të qytetit të Palermos. Këtij vendbanimi apo fshati më pas ju dha emri Hora e Arbëreshëvet (Qyteti i Shqiptarëve), banorët e të cilit flasin edhe sot gjuhën shqipe (arbërishtjën) dhe mirëmbajnë zakonet, veshjet popullore dhe besimi ortodoks. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendshme të vendit. Perveç gjuhës amtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin banorët e këtyre anëve vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe Gjiritin dhe si pasojë e këtyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qëllime tregtare.

Më 1912 Himara ngriti flamurin e pavarësisë dhe dërgoi përfaqësinë e saj në Vlorë.

Orgjina e emrit Himare dhe historia e qytezes bregdetare Read More »

Pufka me sherbet nga Tradita e embel Shqiptare.Sa te mira…

Pufkat me sherbet janë një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, fantastike për të ëmbëlsuar familjen e më të dashurit, por edhe për t’u servirur si gosti ndaj miqve.

Receta e përgatitjes së tyre është trashëguar brez pas brezi nga amvisat shqiptare, ndërsa sot gjendet në çdo pastçeri të vendit.

Receta për Pufka me sherbet është mjaftë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë mundim por shija delikate e tyre pasi janë përgatitur të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj.

Më poshtë  keni përgatitjen e pufkave krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e pufkave në Shtëpi

Përbërësit

4 filxhan kafeje me niseshte

4 kokërr vezë

4 filxhan kafe me qumësht pluhur

1 lugë e vogël kafeje me sobë buke

Për Sherbetin

1/2 -1 kg sheqer

1 litër ujë

Disa karafila

Përgatitja  

Si fillim rrahim vezët. Më pas, në një tas shtojmë qumështin pluhur, vezën e rrahur dhe niseshtenë.

I përzjejmë mirë derisa masa e brumit të bëhet e njëtrajtshme. Brumi duhet të jetë i hollë.

Shtrojmë një letër pjekjeje në një tavë dhe përmes një luge vendosim masën e brumit si toptha të vegjël një e nga një me rradhë në tavë.

Kujdesemi që sa herë të marrim brumin me lugë, lugën më parë ta fusim në një gotë me ujë në mënyrë që brumi të mos ngjitet pas lugës.

E fusim tavën me pufkat në furrën e parangrohur me 180 gradë. I lëmë të piqen për 15 minuta. Më pas i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere, ujin, sheqerin dhe karafilat, nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak vanilje.

Pasi sherbeti është gati shtojmë në të pufkat derisa të përthithin sherbetin nga të dyja anët dhe më pas i vendosim në një pjatancë.

Nëse dëshironi sipër mund t’u shtoni arra ose bajame të thërrmuara imët, ose lëkura portokalli apo limoni të grira shumë hollë.

Gjithashtu sipas dëshirës, pufkave mund t’u hidhni sipër edhe pak kanellë në momentin kur i servirni.

Pufka me sherbet nga Tradita e embel Shqiptare.Sa te mira… Read More »

Urthi:Ushqimet e demshme dhe me te mirat.Ja cilat jane

Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë në stomak ose urthi.

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.

Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e rafinuar.

Lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja

Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.

Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.

Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.

Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili

Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.

Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Shafrani 

Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.

Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.

Shafranin e gjeni në supermarkete.

Salmoni 

Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.

Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.

Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.

Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

Urthi:Ushqimet e demshme dhe me te mirat.Ja cilat jane Read More »