Aurora

Procedohet penalisht hoxha në Tiranë që ngacmonte seksualisht pacientet, reagon KMSH

Qjë ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë.

Sot Komisariati i Policisë Numër 2 në kryeqytet ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj tij me akuzën e ngacmimit seksual, si dhe i ka kërkuar Televizionit Klan t’i vendosë në dispozicion të gjitha pamjet filmike dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje si nevojë e hetimit, raporton “Tv Klan”.

Gjithashtu ka reaguar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.

“Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qenit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët për hir të 5 qindarka denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zenë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!”, u shpreh Gurra.

Procedohet penalisht hoxha në Tiranë që ngacmonte seksualisht pacientet, reagon KMSH Read More »

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave.

Pë nga 1 prilli qytetarët do të kenë një taksë të re bashkë me faturën e dritave.

Bëhet fjalë për taksën e pronës, e cila që nga muaji i ardhshëm do të mblidhet bashkë me faturën e dritave.

Kjo gjë u deklarua ditën e sotme, nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ishte i pranishëm në komisionin e Ekonomisë.

Ai deklaroi se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vlerësohet për momentin si kompania më e përshtatshme për mbledhjen e taksës së pronës.

“Impakti në buxhetet familjare do të jetë minimal për këtë taksë. Njësitë e pushtetit vendor kanë mundësinë që të reduktojnë deri në 30 % të taksës, e kjo mund të ulë dhe më tej ndikimin në buxhetet familjare”, u shpreh ministri.

Mirëpo bëhet me dije se nga kjo taksë do të përjashtohen kategoritë e personave në nevojë dhe më konkretisht kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm.

Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa.

Nga kjo taksë do të përjashtohen edhe hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje, të cilët janë të klasifikuar me vendim qeverie me status special.

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave. Read More »

Shpërthen në lot vogëlushja e Rezarta Shkurtës/ I ndodh e papritura

Vajza e saj Hera e pagëzoi me emrin ‘Frozën’.

Edhe pse vogëlushja ishte shumë e lumtur për lepurin e saj duket se raporti i tyre është prishur.

‘U prish dhe marrëdhënia e Heres me lepurushin, pasi ky i fundit i hengri shtepine prej bari qe Hera kishte krijuar’ ka shkruar Rezarta krah videos së vogëlushes e cila nuk ndal dot lotët.

Shpërthen në lot vogëlushja e Rezarta Shkurtës/ I ndodh e papritura Read More »

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim për kokainën e Durrësit

Edi Rama ka postuar këtë të mërkurë në mbrëmje këtë tekst:

“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim!
E pavërtetë!
Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”.

Pra kryeministri hedh poshtë indirekt çdo gjë që mund të shkruar se ai ka thënë ndryshe për “Die Welt”.

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim për kokainën e Durrësit Read More »

Historianja tregon kush i dogji dokumentet për Skënderbeun

E ftuar në “Arena” në Ora News, historianja Nevila Nika ka rrëfyer për herë të parë se në Berat janë djegur në komunizëm dokumente autentike nga sulltani. Ajo shtoi se Shqipëri janë keqpërdorur historikisht dokumente.

”Manipulimi është i mundur për çdo gjë jo vetëm për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Dokumentet në Shqipëri janë keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur. Dimë Myqerem Janinën, osmanolog i jashtëzakonshëm.

Libër historie i gjallë. Në shtëpinë e tij në Berat është djegur arkivi i familjes Janina nga shefi i degës së punëve të brendshme. Një personazh i zi për mua derisa ka djegur dokumentet.

Fatkeqësisht dogji kopje të marra nga arkivi i ushtrisë perandorake dmth sulltanëve, që babai i tij i kishte kopjuar. Këto kopje u dogjën në Berat në ’46-n”,-tha Nika.

Historianja tregon kush i dogji dokumentet për Skënderbeun Read More »

Humor politik nga Kosova për taksën e Kryeministrit

Rruga e Kombit shikohet nga kosovarët jo vetëm si rrugë ekonomike shumë dobiprurëse, por dhe si një udhë bashkimi të kombit në një.

Vendosja e taksës së rrugës nga qeveria Rama ka sjellë reagime konkrete në rrugë, por edhe në humor e ironi rrjetesh sociale.

Një e tillë është shpërndarë sonte nga Kosova në rrjetet sociale dhe po bën kërdinë.

Humor politik nga Kosova për taksën e Kryeministrit Read More »

Qëllohet me armë 40 vjeçari

Bëhet fjalë për shtetasin Ridvan Kruja, 40 vjeç, që ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në lagjen ‘Vojo Kushi’, pranë shkollës ‘Oso Kuka’.

40-vjeçari është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë lidhje me krimin.

Qëllohet me armë 40 vjeçari Read More »

Ish ‘gangsterja’ e penduar, Trejsi: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj videon…

E ftuar në “Top Show Magazine”, Trejsi Sejdini i është rikthyer edhe një herë videos së publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke goditur një djalë.

Vajza, e cila tashmë është në moshën 17 vjeçare, tregon se është penduar për atë që ka bërë dhe menjëherë i ka kërkuar falje djalit.

“Kur ka ndodhur kjo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeç. Por që në moment i kam kërkuar atij djalit falje. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu”, thotë Trejsi.

Më tej, vajza tregon se është studente, ndërsa merret edhe me modeling.

Ish ‘gangsterja’ e penduar, Trejsi: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj videon… Read More »