Aurora

Ligji i ri për emigrimin në Gjermani, AA: Rreziku që i kanoset Shqipërisë…

“Ligji i ri për emigrim, të cilin Gjermania planifikon ta nxjerrë me qëllim për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolou Agency.

Ky ligj për emigrim të cilin qytetarët e Ballkanit e shohin si një shpresë, vijon artikulli, mund të shkaktojë “ikjen e trurit” dhe mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019 dhe që do të lehtësojë punësimin e njerëzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndërkaq një pjesë e madhe nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund të ndodhë.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Sarajevë, thuhet se ky ligj ende ndodhet në fazën e përgatitjes dhe se ende është herët për t’i vlerësuar detajet e tij.

“Bosnjë e Hercegovina do të hyjë në rrezik”

Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se me hyrjen në fuqi të ligjit për emigracion, BeH do të hyjë në një rrezik të madh. “Do të humbim një numër të madh të njerëzve tanë me profesione të shumta duke filluar nga inxhinieria. Në 5 vitet e fundit rreth 170 mijë persona u larguan nga BeH”, tha ajo.

Zukiç thotë se edhe ata të cilët janë kthyer në shtetet e tyre pas luftës në BeH (1992-1995), me këtë ligj të ri do të shkojnë përsëri në shtetet e BE-së, duke filluar nga Gjermania.

Sipas saj, njerëzit në BeH janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna. Zukiç tha se për parandalimin e emigracionit duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të dëgjohen problemet, e sidomos të të rinjve.

Nga Serbia emigrojnë më së shumti punonjësit e shëndetësisë

Një nga vendet e rajonit që po ballafaqohet me probleme të emigracionit në shtete të BE-së është Serbia.

Sipas informacioneve të marra nga Instituti për Punë të Serbisë thuhet se njerëzit nga fusha e shëndetësisë përbëjnë grupin kryesor të cilët emigrojnë nga vendi ndërsa pas punonjësve të shëndetësisë vijnë shoferët e kamionëve.

Gjatë vitit 2018, 144 persona kanë emigruar dhe janë vendosur në Gjermani ndërsa në qytete të ndryshme të Serbisë, duke filluar nga Beogradi janë organizuar punëtoritë me tema “Jeta dhe Puna në Gjermani”.

Miljana Pejiç nga një shoqatë rinore tha se nga Serbia sidomos mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji këta persona do të largohen nga Serbia.

Poashtu edhe Tatjana Miliçeviç e cila po përgatitet të emigrojë në Gjermani tha se i vazhdon studimet master në fushën e teknologjisë dhe se në të njëjtën kohë mëson gjuhën gjermane.

“Kushtet në Gjermani janë shumë të mira. Atyre u duhen ekspertë të fushave të ndryshme. Në të kundërtën me Serbinë, ata respektojnë njerëzit të cilët e zhvillojnë veten”, tha ajo.

Nga Kosova dhe Mali i Zi emigrojnë të rinjtë

Edhe në Mal të Zi i cili është shteti më i vogël në Ballkan për nga numri i banorëve, emigrimi në Gjermani është çështje aktuale.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë thuhet se në vitin 2017, 876 persona kanë emigruar nga Mali i Zi në Gjermani. Kjo ambasadë njofton se në aplikimet për punë sidomos janë fushat si ndërtimtaria, gastronomia dhe kujdesi për të moshuar.

Një nga anëtarët e shoqatës së quajtur “Euromost” (Ura e Evropës) në Mal të Zi, Almer Mekiç thotë se gjatë 3 viteve të fundit rreth 7.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke bërë të ditur se shumica e emigrantëve janë me diploma universitare.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë për vitin 2017, 5.000 mijë shtetas kosovarë kanë emigruar në Gjermani.

Antigona Ferrataj e cila dëshiron të punojë si infermiere në Gjermani tha se nuk ka arritur që të gjejë punë në Kosovë. “Më kanë humbur plotësisht shpresat për të patur sukses në Kosovë. Më ka mbetur edhe një vit për t’i përfunduar studimet. Do të shkoj në Gjermani për të ardhmen e fëmijëve të mi”, tha ajo.

Gjendja është kritike edhe në Kroaci

Gjithashtu edhe Kroacia, e cila është anëtare e BE-së, është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. Që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE, rreth 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së.

Autori i librit “Emigrimi i kroatëve në Gjermani: A po e humbim Kroacinë”, Tado Juriç tha se kroatët nuk emigrojnë për shkak të varfërisë, por për shkak të asaj se e ndjejnë veten “të panevojshëm” në vendin e tyre. Ai shtoi se kroatët janë shumë të kënaqur me kushtet jetësore në Gjermani.

Demografi Stjepan Sterc vuri në dukje se në Gjermani jetonë 800 mijë kroatë. Ai theksoi se Gjermania çdo vit humb 90 mijë punëtorë dhe se në këtë aspekt shihet si një destinacion i rëndësishëm për emigrim nga njerëzit e rajonit.

Ligji i ri për emigrimin në Gjermani, AA: Rreziku që i kanoset Shqipërisë… Read More »

Pas FBI, edhe britanikët trondisin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë, dosjet dorëzohen në Londër

Goditjet e drejtësisë në nivele ministrash, ish-ministrash, deputetësh apo zyrtarësh të lartë duket se po afrojnë. Gjatë 28 viteve demokraci shumica e të korruptuarve ja kanë hedhur paq, duke shijuar pasuritë e vjedhura nga xhepat e qytetarëve. Por duket se numërimi mbrapsht ka filluar dhe përveç arrestimeve që do të ndodhin me ngritjen e SPAK, duket se do të ketë dhe sekuestrime pasurie. ‘Sot’ e ka deklaruar disa herë se destinacioni kryesor i pushtetarëve shqiptarë për fshehje pasurie është Londra.

Madje një zyrtar shumë i lartë në vend ka fshehur atje rreth 80 milionë euro pasuri. Por duket se ndërkombëtarët kanë rënë në gjurmët e tyre. Të premten ka mbërritur në Tiranë një delegacion britanik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e parave të pista. Delegacioni drejtohet nga Sekretari i Përhershëm i ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.

Të premten delegacioni u takua me kreun e Policisë Ardi Veliu, ndërsa dje u takua me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndërsa do ketë takime me zyrtarë të prokurorisë, Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe institucione të tjera ligjzbatuese. Sipas burimeve, britanikët do të japin asistencë logjistike, teknike dhe po ashtu do të dorëzojnë informacione mbi grupe të caktuar kriminale dhe paratë e fshehura në Londër.

Dje në takimin me Gjonajn ata kanë kërkuar ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe Byrosë së Hetimit, duke dhënë sinjal se kërkojnë të nisë lufta antikorrupsion. Pak ditë më parë ishin gjermanët që bënë disa vizita të fshehta dhe u arrestua grupi me 34 persona. Por me mbërritjen e britanikëve pritet të ketë goditje të tjera dhe sërish ka pushtetarë të lartë të rrezikuar. Gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër, ai gjatë një vizite ne Britani ra dakord që të firmoset një pakt për pastrimin e parave. Me mbërritjen e delegacionit ditët e fundit, pritet që marrëveshja të zyrtarizohet.

Politikanët e përfshirë

Një zyrtar shumë i lartë në vend prej kohësh po mbahet në monitorim nga ndërkombëtarët. Gazeta e deklaroi se si vendet partnere zbuluan lidhjet e politikanëve shqiptarë me rusët, ndërkohë që janë zbuluar dhe paratë e fshehura prej tyre jashtë vendit. Pak muaj më parë Banka e Shqipërisë ka shpërndarë një udhëzim për të gjitha bankat, ku politikanët do të duhet të plotësojnë një formular për pastrim parash për çdo transfertë që kryhet.

Kjo ka ardhur pasi po punohet prej muajsh që të nisin goditjet për emra të lartë të përfshirë në transferta të dyshimta. Më i rrezikuari është një emër i njohur në vend, pasi atij i janë zbulua rreth 80 mijë euro në Londër dhe mbërritja e britanikëve e ka shqetësuar shumë. Gjatë ditëve të fundit “underground” ka pasur tensione të forta politike dhe duket se frika është te lëvizjet e vendeve partnere.

Gazeta pak ditë më partë tregoi se Drejtoria e Pastrimit të Parave ka zbuluar se 4 politikanë që kanë bërë transferta të dyshimta. Ndërkohë britanikët duket se kanë nisur të dorëzojnë të dhëna pranë autoriteteve shqiptare. Kjo do të thotë se me afrimin e datës për negociata do nisë dhe reprezalja në radhët e pushtetarëve. Kjo vizitë e britanikëve ka shqetësuar shumë emra, brenda dhe jashtë Parlamentit. Londra është gati të ofrojë pajisje speciale për të goditur pastrimin e parave dhe krimin e organizuar dhe çdo ditë që kalon rrethi për të korruptuarit sa vjen e bëhet më i vogël.

Pas FBI, edhe britanikët trondisin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë, dosjet dorëzohen në Londër Read More »

Sapo doli! Anglezja lexon letrat e fatit për të gjithë ju, mëso çfarë do të të ndodhë këtë javë

Dashi/ Dashi duhet t’i bëjë “sytë katër” këtë javë, sepse mundësi do të vijnë për të. Nëntë Kupat përfaqësojnë dëshirat e vërteta që vijnë, Dielli është shenjt mbrojtës së prosperitetit, suksesit dhe gëzimit. Letrat tarot tregojnë se e gjithë kjo do të vijë nëpërmjet lidhjes me të tjerët, ju mund të shkoni më tej së bashku më shpejt sesa të ecni vetëm.

Demi/ Merrni përsëri kontrollin e një situate të ndërlikuar. Përkundër ngurrimit tuaj, është koha që të ktheheni në punë dhe të angazhoheni me diçka që ju e gjeni të vështirë. Letrat tregojnë situata ku ne ndihemi “në mosmarrëveshje” me të tjerët dhe besojmë se papajtueshmëria jonë e bën jetën të pamundur. Megjithatë, ju duhet të punoni / luani / jetoni me këta njerëz që nuk pëlqeni!

Binjakët/ Vazhdoni të ecni përpara/ Kjo letër shfaqet kur ne kemi punuar shumë dhe meritojmë një shpërblim ose vlerësim. Normalisht, ju mund të mbështeteni në dafinat tuaj për një kohë me këtë kartë … por ajo kërkon t’ju thotë që të “vazhdoni, përdorni këtë moment për të arritur më tej!”.

Gaforrja/ Bëj diçka të këndshme.  Merrni një shans dhe bëni diçka magjike për dikë që e doni dhe admironi! Letrat tregojnë “vibrimin e mirë të karmës”, kështu që çfarëdo energjie që jepni lirisht do të transformohet nga Universi dhe do t’ju kthehet me një maskë të ndryshme.

Mbretëresha e Kupave tregon se kjo lidhje është e ndërtuar mbi dashurinë dhe respektin, ndoshta një partner, vëlla, motër, prind ose mik i ngushtë.

Luani/Tensioni ulet. Kohët e fundit ka patur disa grindje që qarkullojnë në botën tuaj, siç tregohet nga Pesë Gërmimet e mundimshme. Seriozisht, kjo është një kartë që ju bën të dëshironi të shkulni flokët tuaj. Epo, Luan, del që ky tension ka qenë për një arsye. Por kjo javë do të sjellë ujëra më të qeta.

Virgjëresha/ Lajme. Ajo që shkon rreth e rrotull kthehet sërish dhe ju mund të keni në javën e re lajme të lumtura dhe një nisje të trishtuar. Letrat tregojnë se ka forca konkurruese në jetën tuaj tani, duke u përpjekur për vëmendjen tuaj.

Peshorja/ Gjeni një ekuilibër të ri. “Kënaqësia” mund të jetë emri juaj i mesëm, Peshore. Nuk ju pëlqen asgjë më shumë se të kënaqni shqisat tuaja… çfarëdo aktivitetesh që mund të jenë ato. Letrat lënë të kuptohet se do të keni një javë plot me kënaqësi dhe argëtim.

Akrepi/ Shqyrto investimet. Kursimet, pensionet, investimet. Tani kjo lëvizje është për ju një pjesë e domosdoshme e jetës. Të dyja letrat vijnë si një kujtesë për të magazinuar të ardhura për dimrin.

Shigjetari/ Mbroni veten. Ka një mësim të vlefshëm për këtë javë, për të ndarë në disa aspekte jetën tuaj. Kjo mund të tingëllojë paksa frikësuese, por nganjëherë është e nevojshme kur ekzistojnë forca kontradiktore. Letra e Kupave tregon që ju jeni më mirë, po ju besojnë, po gëzoni duke u kënaqur me të dashurit tuaj. Por tetë shpatat janë një kujtesë se t’i bësh qejfin të gjithëve, nuk funksionon.

Bricjapi/ Një plagë e vjetër. Të gjithë kemi keqardhje dhe të gjithë kemi vuajtur vështirësi, FAKT. Pesë monedha ju kujtojnë se këtë javë ju e gjeni veten në diçka / person që dikur e keni humbur. Një ngjarje e dhimbshme që, edhe pse ka ndodhur në të kaluarën të ngjall sërish emocione si p.sh. zemërimi, hidhërimi, turpi, fajësia … Ti e di Bricjap që duhet të jesh mirënjohës sepse kjo ju ka bërë që të jeni më të fortë, më të mençur dhe më mirënjohës për mundësitë që keni tani.

Ujori/ Çlirohuni nga diçka për të bërë vend për të rejat. Ne jemi të gjithë të aftë për të hartuar jetën tonë dhe për të përcaktuar se kush jemi. Sidomos në sferën material, ku dhe si jetojmë, zotërimet dhe burimet tona. Letrat kombinojnë forcat, këtë javë, për të sugjeruar këtë një temë në mendjen tuaj. Dhe ju mund të merrni kontrollin për të bërë ndryshime nga të cilat ju përfitoni.

Peshqit/ Lironi veten nga detyrimet tuaja. dëgjoni me kujdes dhe ju lutemi mos u ofendoni: Nganjëherë mund të jeni armiku juaj më i keq dhe të veproni pak si martir. Ju bëni shumë për të tjerët dhe pastaj (fshehurazi) prisni adhurimin e tyre të pavdekshëm, besnikërinë dhe pagesën … nuk ndodh gjithmonë? Ky është një “shkak rrënjësor” i disa prej debateve në marrëdhëniet tuaja me njerëzit e tjerë.

Sapo doli! Anglezja lexon letrat e fatit për të gjithë ju, mëso çfarë do të të ndodhë këtë javë Read More »

Gjarpri i profecisë?!

Një gjarpër që shihet duke u zvarritur mes gurëve të Murit Perëndimor në Izrael ka shkaktuar polemika, pasi mendohet se është një profeci rreth ardhjes së Mesias.

Pretendimet dolën pas një videoje të publikuar në YouTube, të shpërndara gjerësisht nga blogerët hebraikë.

Gjarpri me sa duket synonte të kapte një pëllumb, por besimtarët hebraikë pohojnë simbolin e pëllumbit që ikën nga shfaqja e gjarprit, duke pretenduar se “jetojmë në kohëra të rrezikshme” drejtpërdrejt para ardhjes së Mesias.

Në Dhiatën e Vjetër ka disa referenca ndaj Mesias që shpëton një popull të varfër ose të rrezikuar.

Gjarpri i profecisë?! Read More »

Dorëheqja e Xhafajt, Adi Krasta: Situata politike eshte…

“Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.

Kështu deklaroi gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta, i cili këtë vit është bërë pjesë e skuadrës së “News24”, pasi ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi me këtë televizion. Ndonëse nuk shfaqet shpesh nëpër intervista televizive, Krasta këtë herë ka ‘thyer’ rregullin.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Krasta ka komentuar situatën politike në vend, duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit, që nga dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm apo dhe dalja publike e ish-ministrit Tahiri.

Pse nuk jep intervista shpesh?
Që t’i përmbahesh dëshirës për të folur vazhdimisht, që të dalësh të flasësh atëherë kur duhet, tregon fuqi karakteriale. Kam ndonjë reaksion për të thënë ndonjë gjë, ti e përmban veten. Është marrëdhënie që vendoset me veten.

Sa larg dhe aq afër zhvillimeve….një skaner tendin e ke. Do doja të pyesja për atmosferën politike. Si e sheh?
Optika dhe këtu të vjen shpesh për të qeshur, në diskutime që bëhen në studio televizive për të njëjtin fakt që thotë dikush; ‘nuk është i vërtetë, ky është perceptimi yti’. Perceptimi shpesh herë ka prodhuar përfundime spektakolare në zgjedhje. Në këtë optikë, unë jam jo vetëm i lejuar, por kam përshtypje si një publik i specializuar jam që ta shoh me shqetësim të madh, dhe ti ndjek çdo gjë që ndodh. Për ti ballafaquar të gjitha dhe për të mbërritur në një konkluzion të arsyeshëm. Situatën politike në Shqipëri e shoh të vështirë, nuk rrotullohem duke gënjyer veten. Situata është dramatike, gjendje e njerëzve është shumë e paqëndrueshme.

Flasim për një ministër të dorëhequr dhe një kryetar bashkie të Durrës, që i kërkohet të dorëhiqet.. Meta që nuk po dekreton ministrin e ri të Brendshëm…
Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shoh me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë për hir të vërtetës nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në tv për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar të sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi. Kjo është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse.

Doja t’ju pyesja për rastin ‘Tahiri’. Gjykoni se duhet të rikthehet Tahiri? Ç’të vërtetë shiheni tek ajo e ;vërtetë e tij’..
Të vërtetat janë situata shumë kokëfortë, dhe kanë nevojë për gjykime të forta dhe analiza të ngadalta dhe jo partizane. Për Tahirin nuk mendoj asgjë.

Dorëheqja e Xhafajt, Adi Krasta: Situata politike eshte… Read More »

Andi Bushati: Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

Në analizën e radhës së Andi Bushatit është vënë në fokus situata që po ndodh në Ministrinë e Brendshme me një ministër të emëruar nga Kryeministri por jo të dekretuar për të ushtruar këtë funksion nga Presidenti. Nga Andi Bushati/ Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajtonte gati si detyrim mospengimin e ministrave që kërkoheshin nga një kryeministër i zgjedhur me votën popullore.

Pasardhës së tij, nga Mediani, që kishte më shumë kompetenca kushtetuese e deri tek Nishani, janë joshur shumë ta bëjnë këtë gjest, sa spektakolar po aq dhe prej protagonisti, por në fund e kanë lexuar ligjin themeltar të shtetit në një mënyrë të ndryshme nga kjo e sotmja. Pra, në këtë kuptim, Ilir Meta ka kryer një gjest historik, i cili do të mbahet mend gjatë në manovrat e politikës së përditshme, që do të shënohet nga historianët e marrëdhënieve mes institucioneve dhe do të debatohet nga konstitucionalistët. Pikërisht se është një precedent i rrallë, megjithëse jo vetëm për këtë, Ilir Meta e ka për obligim të mos e kalojë këtë akt, me një njoftim steril, ku mungonin arsyetimi dhe argumentat. As njerëzit e zanatit dhe as publiku i gjerë, nuk mund të binden nga fraza standarte se Ilir Meta “nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë besim” Sandër Lleshit.

Një ditë më parë, kur presidenti i vendit, në një intervistë për “Fakt” solli paralelizmin me homologun e tij Italian, Matarrella, ai u mbështet tek ky shembull për të thënë se edhe një kryetar tjetër shteti me kompetenca të ngjashme, i kishte refuzuar dekretimin e një ministri të shumicës. Por, pavarësisht nga interpretimi juridik që mund t’i bëhet kompetencave kushtetuese të njërit dhe tjetrit, krahasimi me Italinë nuk është i plotë. Sepse Mattarella refuzoi ministrin e ekonomisë, të koalicionit populist mes 5 Stelle dhe Lega, duke dhënë edhe arsyet. Ai vuri në dukje rrezikun që ky emërim përmbante për marrëdhëniet e Romës me Brukselin, për tronditjen e tregjeve financiare dhe për ardhmërinë e euros.

Pra, akti i Metës me atë të Mattarellës në përmbajtje ndryshojnë shumë. Në rastin Italian kemi argumentim, respekt dhe transparencë ndaj publikut dhe mbi të gjitha garancinë se nuk është çështje bindjesh, por faktesh. Në Rastin e Metës të gjitha këto mungojnë. Dhe ato nuk mund të arsyetohen me justifikimet se Lleshi shkoi për lesh pasi vajti me një ditë vonesë në takim, as me thashethemnajën se ai ka bashkëpunuar me sigurimin dhe as me alibinë se ka qenë ish ushtarak ndaj nuk mundet të drejtojë një ministri të depolitizuar. Ilir Meta nuk ka pse fshihet këtë radhë, kur ai vetë ka krijuar praktikën tejet të mirëpritur të argumentimit në filigran të rrëzimit të ligjeve qeveritare, si në rastin e atij për shembjen e teatrit.

Vërtet që kësaj here, duke marrë anë në një çështje tejet delikate të interpretimit të kushtetutës, ai mund të ketë bërë më shumë rolin e opozitarit, sesa atë të njeriut që qëndron mbi palët. Vërtet ai mund t’u jetë bashkëngjitur këtë radhë të gjithë atyre që mendojnë se çdo gjest obstruksioni kundër rregjimit kriminal dhe kleptokratik të Ramës është në në mirë të publikut. Të gjitha këto mund ta kenë shtyrë të interpretojë ndryshe nga papaardhësit nenet për dekretimin e ministrave. Por, pavarësisht nga këto ai është i detyruar të mos e injorojë publikun duke i servirur si të vërtetë të pakundërshtueshme, bindjen e tij të brendshme. Meta duhet ta shpjegojë aktin e tij. Ai ka obligim të sqarojë si logjikën konstitucionale ku është mbështetur, po ashtu edhe cenet personale të kandidatit për ministër.
Vetëm kështu, ai mund ta përligjë aktin e tij, që nuk ka dyshim që po bëhet për të minuar Ramën. Por që mund të kthehet lehtësisht në boomerang, nëse mbështillet nga të njëjtat praktika okulte që zbaton edhe kryeministri për vendimet e veta.

Andi Bushati: Pse Meta e çoi Lleshin për lesh? Read More »

Rruga Orikum-Dukat, impuls turizmit në jug

Ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat, njëri prej projekteve strategjike që do të financohet në kuadër të paketës së investimeve “1 miliard”, do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit të turizmit në këtë rajon.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ervis Moçka vlerëson impaktin që do të ketë ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

“Është një investim i nevojshëm, pasi zëvendëson rrugën aktuale prej 16 km, e cila është e amortizuar dhe në të cilën lëvizja bllokohet shumë herë për shkak të rrëshqitjeve të terrenit që bllokon dhe rrugën”, tha Moçka.

Rruga e re do të ketë një gjatësi prej 14.7 km dhe do të jetë e kategorisë C2. Kjo, sipas Moçkës, “do të thotë se ky aks do të ketë të gjitha parametrat e sigurisë, me korsi të gjera 3.5 metra etj”.

Rruga Orikum-Dukat, sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, do të lehtësojë shumë lëvizjen nga Vlora drejt Llogorasë dhe plazheve turistike që gjenden përtej qafës së Llogorasë.

Orikum-Dukat është projekti i katërt i paketës “1 miliard”, dhe forma e investimit do të jetë përmes formulës Partneritet Publik Privat, ku paratë do t’i japë fillimisht kompania që do të dalë fituese në tender, e do të shlyhen në vite nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin prej 6% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Vitet e fundit, zona e bregdetit jugor ka qenë pjesë e një plani për rinovimin e përgjithshëm të infrastrukturës për të nxitur zhvillimin e turizmit bregdetar në këto zona.

Rruga nga Orikumi në Dukat aktualisht ka një gjatësi prej 16 km dhe paraqet shumë problematika, ndërsa shpejtësia mesatare në këtë aks nuk i kalon 40 km/orë. Aksi ka shumë pika rreziku që janë burim aksidentesh, sidomos zona që kalon përmes fshatrave, çka do të thotë se gjatë sezonit turistik pushuesit bllokohen vazhdimisht./atsh

Rruga Orikum-Dukat, impuls turizmit në jug Read More »

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.

Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj tha për ATSH-në se “punimet po ecin me ritme të shpejta dhe brenda muajit dhjetor do të jetë në dispozicion të udhëtarëve”.

“Me një sipërfaqe dhe kapacitet 6-fish më të madh se terminali aktual, ai do të sjellë në Portin e Vlorës një standard të lartë shërbimi tek udhëtarët”, tha Malaj.

Malaj bëri të ditur se në terminalin e ri do të ketë shtim të shërbimeve, që do të bëjnë të mundur edhe përballimin e fluksit gjatë sezonit të verës.

“Ky terminal po ndërtohet me një fond prej 250 milionë lekësh. Në krahasim me terminalin e vjetër që kishte një sipërfaqe prej 300 m2, terminali i ri do të ketë 1200 m2 në katin e parë dhe 1000 m2 në katin e dytë”, tha ai.

Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Portin Detar të Vlorës konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit; në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle; krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.

Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikuar dy kate me lartësi maksimale prej 7.5 m. Në katin përdhes, në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve, do të ketë kryesisht ambiente ndihmëse për udhëtarë. /atsh

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti. Read More »