Aurora

Braçe : Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar sot besimtarët katolikë për Pashkën.

Referuar edhe situatës nga koronavirusi, Braçe thotë se sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë.

“Gëzuar Pashkën! Çdo shqiptari të krishterë, të besimit katolik, kudo që ndodhet, dua t’i uroj Pashkën! Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë”, ka theksuar Braçe.

“E di që shumë ndër ju e përtej jush po vuajnë, po sakrifikojnë, shërbejnë për jetën duke ndihmuar, kuruar e shpëtuar jetë, njëri tjetrin!”, është shprehur Braçe.

“Lutjet e gjithkujt shkojnë për ata që vuajnë e për ata që shërbejnë! Jemi bashkë, në vuajtje e shërbim! Do jetë më mirë. Shpresa është e madhe” shprehet Braçe në mesazhin e urimit të tij./atsh

Braçe : Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë Read More »

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 49 pacientë, 7 janë të intubuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve , duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubaur.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë. Ndërkaq, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. /atsh

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 49 pacientë, 7 janë të intubuar Read More »

Manastirliu: Në këtë ditë mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka cituar fjalët e Papa Françeskut për festën e Pashkës së Shenjtë.

“Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”, tha Manastirliu.

“Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me COVID-19. Ky gjest domethënës në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë”, shprehet Manastirliu. /atsh

Manastirliu: Në këtë ditë mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona Read More »

Infermierët e Infektivit, mesazh Manastirliut: Faleminderit për mbështetjen në këto ditë të vështira

Infermieret e Shërbimit Infektiv në QSUT kanë përshëndetur Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një mesazhi inkurajues dhe falënderues ndaj mbështetjes që po u jep ekipit mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi ekipin për mesazhin e përzemërt drejtuar saj, ku sipas ministres bluzat e bardha meritojnë respekt të tillë për mënyrën sesi po përballen me armikun e padukshëm COVID-19.

“Zonja ministre, një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira!”.

“Më gëzoi pa masë ky mesazh inkurajues dhe kjo foto që më erdhi sot nga ekipi i jashtëzakonshëm i infermierëve të spitalit Infektiv, që meritojnë RESPEKT të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm COVID-19 në shërbim të pacientëve”, thotë Manastirliu./atsh

Infermierët e Infektivit, mesazh Manastirliut: Faleminderit për mbështetjen në këto ditë të vështira Read More »

Leja e qëndrimit në Itali, e vlefshme deri më 15 qershor

Ambasada e Shqipërisë në Itali Informon qytetarët shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Itali, për shkak të emergjencës COVID-19 se dokumentet , certifikatat, vërtetimet, lejet e qëndrimit janë të vlefshme deri më 15 qershor

Ambasada shprehet se “çdo dokument, certifikatat, vërtetim, leje (përfshirë lejen e qëndrimit), koncesion dhe autorizim, me vlefshmëri nga 31 janari deri më 15 prill 2020, ruan vlefshmërinë e vet deri më 15 qershor 2020”.

“Për shkak të masave shtrënguese lidhur me emergjencën COVID-19, të huajt që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë apo të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë) nuk duhet të përmbushin asnjë formalitet të mëtejshëm!”, shprehet ambasada

Ambasada thekson se “qëndrimi ne Itali përtej afateve të lejuara, nëse ka ndodhur për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), nuk do të dëmtoje statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen!”. /atsh

Leja e qëndrimit në Itali, e vlefshme deri më 15 qershor Read More »

Kartat e Identitetit jashtë afatit, të vlefshme për shërbime bankare

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se “ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/“.

“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë”, tha Rama.

Kryeministri ndau letrën e Ministrisë së Brendshme drejtuar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë, mbi përdorimin e kartave të identitetit gjatë periudhës së emergjencës COVID-19./atsh

Kartat e Identitetit jashtë afatit, të vlefshme për shërbime bankare Read More »

Studimi: Qëndrimi në shtëpi, rrezik për bulemikët dhe anoreksikët

Qëndrimi në shtëpi, për disa njerëz është më e vështirë se të tjerët. Për shembull, për anoreksikët dhe bulemikët, izolimi i detyruar rrezikon të bëhet tragjedi, sipas studiuesve të Studimeve Kognitive në Milano.

Qendra aktivizoi menjëherë një tryezë të ndihmës në internet, e hapur për të gjithë, për të ofruar ndihmë falas për dhjetëra kërkesa për ndihmë.

“Për bulimikët që aktualisht janë të mbyllur në shtëpi shpesh përdorimi i ushqimit, është mënyra e vetme për të qetësuar gjendjet e ankthit, e rënduar nga urgjenca koronavirus, ndërsa anoreksikët, e shohin gjendjen e tyre përkeqësohet në këtë periudhë të pasigurisë”, thekson Rosaria Nocita, drejtore e Qendrës.

Për të gjithë ata, por edhe për familjarët, mësuesit dhe trajnerët, qendra ka organizuar një takim online me synim është që të diskutohet mbi kambanat e alarmit, indikacionet për masat e para që duhet të merren dhe gabimet që duhen shmangur.

Vazhdimësia e terapisë është bërë e mundur javët e fundit falë aplikimit të masave të largësisë dhe sigurisë dhe synon të vazhdojë të ofrojë ndihmë për të shmangur shtrimin në spital, gjë që do t’i bënte spitalet tashmë në krizë edhe më të rënda./atsh

Studimi: Qëndrimi në shtëpi, rrezik për bulemikët dhe anoreksikët Read More »

Operacionet humanitare/ Arrin në 160 728 numri i familjeve të ndihmuara

160 728 familje shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili tha se “vetëm sot ndihmuam 3 805 familje”.

Konkretisht në Berat janë ndihmuar 273 familje; në Tiranë 177 familje; në Elbasan 791 familje; në Kukës 133 familje; në Dibër 287 familje; në Korçë 156 familje.

Po ashtu në kuadër të operacioneve humanitare në Shkodër janë ndihmuar 264 familje; në Gjirokastër 33 familje; në Lezhë 990 familje; në Durrës 447 familje; në Vlorë 33 familje; në Fier 221 familje.

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, tha Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3519112508104983/?t=0

Operacionet humanitare/ Arrin në 160 728 numri i familjeve të ndihmuara Read More »