Aurora

“Do të bëj për karrocë”, si e kërcënonte gjyqtaren shqiptari emigranti që u nda nga gruaja

Alban Beshiri, i cili u ekstradua nga Londra, pas kërcënimeve në drejtim të gjyqtares Oltiana Çifligu, ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja nisi pasi 36-vjeçari u nga nga gruaja për dhunë në familje, ndërsa siç duket nuk i është ndarë zakonit, ndërsa shantazhet dhe kërcënimet i ka vijuar me gjyqtaren e çështjes.

Me anë të telefonit, ai ka kërcënuar disa herë gjyqtaren Çifligu. “Do të bëj për spital, do të bëj për karrocë”,- mësohet ti jetë drejtuar ai asaj, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2015.

Beshiri kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte gjyqtares diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre … Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” ­ thuhej në një nga mesazhet e tij. Kujtojmë se në vitin 2015 Beshiri u dënua nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg, ndërsa pas disa vitesh i shpallur në kërkim, sot u bë i mundur ekstradimi i tij.

“Do të bëj për karrocë”, si e kërcënonte gjyqtaren shqiptari emigranti që u nda nga gruaja Read More »

‘Bomba’ e Ngjelës: Pas ‘dënimit’ të Llallës, këto ditë do kemi krizë të madhe… cfarë do të bëjë Berisha dhe Meta

Masa ekstreme që Sekretari i Shtetit amerikan Rex W. Tillerson mori për moslejimin e Adriatik Llalës dhe gruas së tij të hyjë në Amerikë, mund ta quajë të nisur procesin ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri.

E shihni se sa seriozisht e ka reformën antikorrupsion në Shqipëri politika amerikane?

Ky ishte testi i parë. Ish prokurori shqiptar, kaloi normalisht nga një person që mbrojti korrupsionin e lartë në Shqipëri, në një antiamerikan dhe kundër interesit shqiptar.

Por ka edhe diçka më serioze në aktin publik të Sekretarit të shtetit amerikan:
Fakti që këtë akt kundër Adriatik Llallës, zoti Tillerson e bëri publik, tregon se, nëse Berisha, Meta dhe Rama do të vijojnë të pengojnë Reformën, edhe kundër tyre mund të merret një akt i tillë, sepse amerikanët ua kanë faktet si njerëz të korruptuar.

Këta ndërkohë duhet të rreshten dhe të pranojnë procesin e drejtësisë shqiptare që i gjithë është kundër tyre, por në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Tërheqja është rruga më e mirë e fatit të tyre, sepse metoda Llalla që në fakt është metoda Berisha, do t’i fundosë shumë thellë.
Atëherëë…

l.
Sigurisht që sot, pas faktit politik amerikan anti-Llalla, analiza tjetër e fakteve që flasin për ecurinë e Reformës në Shqipëri ka hyrë në aktivitetin më të lartë politik të Uashingtonit.
Por tani duhet që kjo ecuri të ecë në një hap edhe në Shqipëri.
Prandaj, për këtë, më konkretisht duhet pyetur:
A do ta organizojë dot luftën historike kundër fenomenit të korrupsionit kryeministror, vjedhjes kryeministrore shqiptare, dhe kundër antishqiptarizmit kryeministror shqiptar, prokurorja e Përgjithshme Arta Marku?

Përgjigjia është vetëm një: kjo mund të ndodhë nëse rralisht do të realizohen dy kushte kryesorë: vendosmëria e guximshme e prokurores Arta Marku, dhe, ndihma e politikës amerikane me forcën e saj, me mbështetje ekspertësh dhe me mbështetje financiare gjithashtu.

Pas kësaj përkrahje dhe vendosmërisë së prokurores Marku, është e sigurt që Reforma nuk mund të ketë më bllokim në Shqipëri.

Masa e marrë kundrejt Adriatik Llallës direkt nga Sekretari i Shtetit; që e pozicioni ish prokurorin shqiptat si “individ të korruptuar që është bashkuar me krimin në Shqipëri”, sigurisht që është ndihmë e madhe politike për prokuroren e Përgjithshme, sepse të paktën hoqi çdo dyshim të ligësisë berishiane për ambasadorin amerikan. Të gjithë tellallët orientale nuk do të kenë më zë.

ngjela

Të shohim tani aktet e Prokurores Marku.

Kurse, kjo përkrahje antikorrupsion me një emër konkret që i dha shqiptarëve politika amerikane, sigurisht që i ka ngritur tensionet edhe në Beograd por edhe në Moskë.
Kjo, në fakt, nuk ka më fare rëndësi.

ll.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sot është, pa diskutim, i vetmi element i mbështetjes së politikës amerikane këtu.

Por këtë e di edhe Moska, edhe Pekini, edhe Athina, edhe Beogradi. Dhe pikërisht këtu fillon loja politike për të ndaluar këtë aleancë, duke garantuar jetesën e korrupsionit kryeministror shqiptar.
Ky korrupsion pastaj, ta prishë këtë aleancë, sepse aleanca në fakt është për pastrimin e pushtetarëve të korruptuar në Shqipëri.
Kjo është metoda e tyre.

Politika e shteteve fqinje ka njëqind vjet që punon me korrupsionin shqiptar kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sot gjithashtu, me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar, Moska, Beogradi dhe Athina duan të mposhtin aleancën shqiptaro – amerikano-gjermane për rimëkëmbjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Këta e kanë të domosdoshme prishjen e aleancës amerikano-shqiptare sepse te kjo botë, vetëm 3.5 milionë shqiptarë ka në territorin e Shqipërisë, kurse 2 milionë janë në shtetin e pavarur të Kosovës, dhe gjashtë milionë të tjerë janë në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi.

Ja kjo është në thelb përparësia amerikane në këtë zonë që vjen me anë të aleancës me Shqipërinë, dhe me përkrahjen për sigurimin e një shteti të drejtë dhe të nivelit perëndimor në Shqipëri.

Prandaj, bashkimi kombëtar shqiptar është epiqendra e politikës së re amerikane dhe gjermane për Ballkanin Perëndimor, sepse me dy shtetet shqiptarë të fortë në fillim, krijohet premisa e sigurt e ecurisë shqiptare si potenca numur një në këtë zonë të interesit të parë amerikan.

Prezenca shqiptare në katër shtete ballkanikë, dhe një shtet i fortë shqiptar e një shtet i fortë kosovar gjithashtu, e dominon plotësisht gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor. Por kjo kërkon domosdoshmërisht një shtet shqiptar të drejtuar me një elitë politike të pakorruptuar dhe me një aleancë shqiptaro-amerikane në qendër të vet.

Kurse, përballë kësaj politike që tani është bërë globale, korrupsioni kryeministror shqiptar kërkon të bllokojë tendencën botërore të zhvillimit me disa liliputë ndërkombëtarë të cilët janë sot debitorët më të mëdhenj të bankave gjerman e dhe amerikane.

E shihni se në ç’gjendje mizerabël e ka futur veten korrupsioni kryeministror shqiptar?

Të korruptuarit e Shqipërisë kanë rënë në fakt në hallin e atij njeriut të izoluarq nën rrethim, të cilit fallxhorët i kanë thënë se do të bierë një tërmet çlirues për të . (!)

lll.
Për të folur më konkretisht.
Pikërisht për këtë, në këto momente, spikat hapur se, për ta ndaluar përkrahjen amerikane antikorrupsion në Shqipëri, është bashkuar i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar, i cili aktualisht aktiv është me segmentin Barisha-Meta-Rama.

Që të tre janë të rrezikuar nga Reforma anerikano-gjermane në drejtësinë shqiptare.
Që të tre, në këto momente, kanë filluar të kërkojnë ndihmën e Moskës, Beogradit dhe Athinës që të bllokojnë politikën amerikane në mbështetje të Reformës shqiptare. Madje Rama ka apetitin e mëndjelehtësisë proverbiale të tij, kur kërkon që të përdorë edhe ndihmën e Ankarasë; domethënë të Stambollit të vjetër. Sigurisht, duke kërkuar financim që të ruajnë këtë gjendje korruptive në favor të korrupsionit kryeministror, dhe të prishë aleancën shqiptaro- amerikane kurse, me ato pak para lëmoshë të rusëve apo turqve, të sundojë duke i mbajtur shqiptarët në mbijetesë.

Por këtu ama, si gjithmonë, korrupsioni kryeministror shqiptar shet hapur interesin shqiptar.
Njëlloj si paraardhësit e shekullit që kaloi që ecën me devizën e tyre: shit interesin kombëtar shqiptat, që të blesh pushtet personal në Shqipëri.

IV.
Po, çfarë po ndodh realisht në këtë luftë ku është mbështetur interes i kombëtar shqiptar dhe intetesi politik i madh amerikan?
Po ndodh ristrukturimi i prokurorisë shqiptare
Pas disa ditësh vjen edhe likuidimi i mbi 50 gjyqtarëve shqiptarë, dhe krerëve të korruptuar të prokurorive.

Kurse korrupsioni kryeministror kuptohet se po lufton me “mullinjtë e erës”, prandaj lodhet kot së koti e fare kot.

Politika amerikanë, me kushtetutë, e ka ngritur ndërkohë strukturën ligjore antikorrupsion në Shqipëri. Ajo ka filluar ta aplikojë. Por rolin kryesor e ka në këtë kohë prokurorja e Pergjithshme Arta Marku. Ndërsa kjo ka nevojë të madhe për mbështetje të përgjithshme të politikës amerikane.

Në të njëjtën kohë, duke rritur numrin e prokurorëve të marrë rishtas jashtë sistemit, prokurorja Marku duhet t’i lërë si një xhep inaktiv strukturat e vjetra të korruptuara të prokurorisë.
Me kryetarët e rinj të sapo emëruar prej saj dhe me emërimet e strukturës së rinovuar të prokurorëve, ajo mund ta përfundojë akuzën antikorrupsion në të gjitha rangjet, derisa të dalë Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale. Madje kjo do t’i detyronte palët që të mos e vijonin më tej bllokimin që po i bëhet me kast nga pushteti gjyqësor emrimit të gjashtë gjyqtarëve që duhet të dalin nga pushteti gjyqësor.

Në këto ditë mendohet të publikohet edhe eliminimi i rreth 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve, akt ky që e balancon shumë situatën, sepse shenjat janë që do të suprimohet tërësisht KLD aktuale.

Pas këtij suprimimi do të kemi një krizë që do të kërkojë domosdoshmërisht emërimin e gjashtë gjyqtarëve në KLGJ.

Siç shihet, koha po ecën e sigurt drejt fundosjes se korrupsionit kryeministror shqiptar.

‘Bomba’ e Ngjelës: Pas ‘dënimit’ të Llallës, këto ditë do kemi krizë të madhe… cfarë do të bëjë Berisha dhe Meta Read More »

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Kosova bën hapa para për t’i dhënë fund ngërçit të Demarkacionit. Kryeministri i Kosovës ka dhënë lajmin e mirë se është arritur një marrëveshje e re me Malin e Zi për një nga çështjet më të diskutuara, siç është demarkacioni.

“Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan Haradianj në një njoftim në facebook.

Çështja e Demarkacionit është njëra ndër dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 gusht 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi panë Vjenë për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.

Urime Kosovë!

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi Read More »

Maks Velo zbardh emrat e spiunëve: Lexova dosjen time të sigurimit dhe nuk fle më natën

Maks Velo ka bërë publike emrat e miqve të tij që e kishin spiunuar. I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndjehej I tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit.

”Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dojen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

LEXO EDHE:
Takimi me Kumbaron/ Ema Andrea: Ja kush përfaqëson artistët dhe çfarë iu kërkua ministres…
Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido.

Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij. “ Shoku im i ngushtë Llabi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi. Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg. Shkonte në shtëpi për të mësua se çfarë thoshin prindërit e mi.

Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për tu treguar se si mund të jetohej në burg. “Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982. “Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, i dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij. Në këtë kohë shkon i dënuari Maksim Velo tek krevati për të fjetur gjumë.

I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat. I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, I kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin. Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin. Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg ishte të zije shok. Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit. Ne dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet.

“Unë operativi Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim secret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, i cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01. fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që i ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje.

Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve. Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë I prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar. Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë I lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo.

Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”. “Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne i detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

Maks Velo zbardh emrat e spiunëve: Lexova dosjen time të sigurimit dhe nuk fle më natën Read More »

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fezviut dhe ku foli për shumë probleme. Por krahas hetimit për grupet kriminale, etj, si dhe pohimit se javën e ardhshme do ketë arrestime të nivelit të lartë në fushën e vjedhjes së pronave, ministri tha se ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Kjo ishte një akuzë skup e ministrit dhe se Fatmir Xhafaj nuk e bëri këtë pohim si sulm politik ndaj mediave, por se ka patjetër fakte si ministër. Xhafaj nuk ngutet dhe nuk gënjen si shtetar. Pra ministri i brendshëm i Shqipërisë tha live se ka media të financuara nga krimi dhe përmendi një fakt, pas insistimit të Blendi Fevziut, se ka media që bëjnë lajme në favor të grupeve rivale të krimit apo që financohen nga krimi i organizuar.

Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit. Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e tha me plot gojën një akuzë të tillë, por ai ka një detyrim publik, politik dhe ligjor që t’i çojë prapa hekurave botues, pronarë, drejtues apo kushdo gazetar që financohen apo drejtohet nga krimi.

 

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi Read More »

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet

Dhimbjet e kyçeve po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Në këtë artikull  do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockavedhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kyçeve

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet Read More »

Amareta te shkrifeta shtepie:Embelsi e lehte magjike

Janë të lehta si një pupël, të shijshme ndërsa të përfshijnë tërësisht me ëmbëlsinë e tyre.

Duhen vetëm 10 minuta në përgatitje dhe 25 minuta në pjekje dhe në fund rezultati do t’ju mrekullojë me shijen e tij.

Sekreti i shijes së këtyre amaretave qëndron tek arra e kokosit e grirë, e cila është edhe përbërësi kryesor i këtyre ëmbëlsirave.

Nëse zakonisht ëmbëlsirat, biskotat apo amaretat përgatiten me miell gruri apo edhe misri, rolin e miellit tek përgatitja e këtyre amaretave e luan arra e kokosit e grirë.

Një tjetër përbërës fantastik që i bën këto amareta edhe më të veçanta është qumështi i kondensuar, i cili e bën brumin të shkrifët dhe të butë njëkohësisht.

Ndiqni më poshtë recetën fantastike  dhe përgatiteni krejt lehtë në shtëpi për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Amaretave të Shkrifëta në Shtëpi

Përbërësit

400 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni në supermarkete)

400 gr qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni në supermarkete)

1 një lugë çaji pluhur vanilje

2 të bardha vezësh të mbajtura në temperaturë ambjenti

Më pak se gjysma e një luge kafeje me kripë

Përgatitja

Parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Në një tas të madh përzieni arrën e kokosit të grirë, qumështin e kondensuar të ëmbëlsuar dhe vaniljen.

Përziejeni mirë të gjithë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme.

Në një tas tjetër, shtoni të bardhat e vezëve si dhe kripën dhe rrihini fortë.

Bashkojini me masën e arrave të kokosit dhe qumështit të kondensuar.

Përzjeini të gjitha bashkë. Shtroni letër pjekjeje në tavë dhe vendosni nga një lugë gjelle me brumin e përftuar.

Vendosini amaretat rreth 2 centimetra larg njera tjetrës sepse gjatë pjekjes amaretat do të fryhen dhe zmadhohen disi.

Piqini përreth 25 minuta derisa ngjyra e tyre të bëhet e artë në të kaftë. Lërini të ftohen dhe më pas shërbejini. Mund t’i shoqëroni me një filxhan kafeje por edhe çaji gjithashtu.

Amareta te shkrifeta shtepie:Embelsi e lehte magjike Read More »

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit.

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen Read More »