Aurora

Gruaja vrau veten në Gjermani, shokuese kërkesa e babait: Merrini 3 fëmijët e mi

Një rrëfim i trishtë i një babai të tre fëmijëve të mitur është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në “News24”. Bledar Nanaj tregoi dramën e madhe të jetës se si bashkë me gruan dhe fëmijët morën rrugën për azil në Gjermani si shumë shqiptarë të tjerë.

Pavarësisht shpresës se atje do t’i priste një jetë më e mirë, Bledari pasi iu refuzua azili, humbi gruan, pasi kjo e fundit vari veten në Gjermani. Rafaelën, u zhyt në depresion pasi nuk duroi dot idenë e riatdhesimit dhe kthimit në kushtet e vështira ku ata jetonin më parë në Tepelenë, ndaj vendosi të marrë këtë akt ekstrem.

Mes katër rrugëve dhe me tre fëmijë, 37-vjeçari në gjendje të vështirë ekonomike dhe emocionale, i bën apel shtetit për ndihmë që t’i strehojë fëmijët e tij. Nga studio e emisionit Bledari kërkon që fëmijët të strehohen në jetimore të tre dhe mos të ndahen. Ai tha se nuk ka mundësi ekonomike që t’i mbajë, pasi ata janë të vegjël.

Sot Deni 5 vjeç, Jonela 3 vjeçe dhe Rafaela 11 muajshe kanë nevojë për ndihmën e shtetit, por edhe të shqiptarëve.

‘BalkanWeb’ sjell si më poshtë intervistën e plotë të Bledarit.

Pse vendosët të ikni nga Shqipëria?

Bledari: Si gjithë shqiptarët ikëm. Kisha kontaktuar me një person që të më jepte adresën e një kampi. Mora atë adresë dhe pa asnjë informacion për kampin. Ika thjesht ku të më çonte autobusi. Ika në Dortmund. Një autobus ndodhej dhe një familje shqiptare, dhe ndoqëm atë kamp ku do shkonin ata.

Patëm fat dhe pas dy javësh dolëm në shtëpi më vete. U strehova atje me të gjitha të mirat. Më pas më shpërngulën në Bon, me shtëpi dhe ndihmën ekonomike. Më pas më çuan në një lagje tjetër.

Na çuan në një dhomë tjetër, aty nisën mosmarrëveshjet me familjen tjetër. Djali im në atë kohë ishte 3 vjeç, vajza 1 vjeçe. Morëm rrugën si gjithë të tjerët për një jetë më të mirë. Kam qenë në punë, pasi ika nga puna ika. Jam larguar 1 muaj në Greqi tek një kushërira ime më ndihmoi për punë. Atje nuk punova shumë. Pastaj dëgjova për Gjermaninë, fola me gruan. Ishim dakord të dy.

Sa paguat për këtë udhëtim?

Jemi nisur në qendër të Tiranës. Kemi paguar të tëra biletat që shkuan 550 e ca euro. 50 euro na i morën në portin e Durrësit. Policia na tha; ‘kafen, që të lë të kalosh’.

Çfare kafe donte?
Donte dhe ai lekët. S’të linte. I kisha ato para. I mbaja për ditë të vështira. Kisha marrë 400 euro të tjera me vete, me ato blija ushqime shtesë.

Si morët iniciativën që të bëheshit prind i një fëmijë të tretë?

Si gjithë shqiptarët. U sistemuam në Bon. Intervistën e kam bërë në dhjetor të 2015-ës. Nuk e kam dhënë dhe arsyeja qe nuk shkova atje ku më thonin këta ishte shumë larg. Se dija vendin. Intervista u shty, pasi kishte shumë njerëz. Kishte azilantë të tjerë. Në tetor më morën në intervistë. Dhe na thanë se nuk na njihej kërkesa për azil ekonomik.
Ke arritur të punosh në ato 2 vite
Jo shumë pak.

zemra-e-hapur-346x280

Ishte planifikuar shtatzënia e tretë?

E kishim planifikuar dhe donim të qëndronim atje ndaj.

Kur ju refuzua kërkesa për azil?

Në fillim të marsit të 2017 na ka ardhur kërkesa. Më mars në gusht na kanë thënë të vinim në Shqipëri. Në fund të korrikut e morëm vesh lajmin. Për shkak të një vizite të vajzës së vogël, dhe e shtymë për në shtator. Mendoja se do kthehesha, i gëzuar më fëmijët. Por s’u ktheva dot.

Si keni jetuar? Si ra në depresion?

Kemi jetuar shumë mirë. Ajo është çuar natën dhe ka vrarë veten. Ishim për sëmbari. Kemi jetuar shumë mirë. Kontrollova në gjithë shtëpinë.

Si e priti policia gjermane?

Ata janë njerëz të ftohtë. Më ndihmoi një grua nga Tirana, ajo me ndihmoi shumë. Edhe kur i çova fëmijët tek një qendër sociale, ajo vinte tek unë. Vajza ishte 5 muajshe, ushqehej me gji. Kam marrë një shok nga Rrogozhina, ka ardhur në mes të natës bashkë me një kosovar. Kam thënë se çfarë do bëhet me fëmijët. Janë njoftuar institucionet dhe kanë marrë fëmijët.

Kanë qenë në shtëpi fëmijët kur e bëri veprimin nëna e tyre?

Vajza e madhe ka qenë në gjumë. Djali zgjuar më dëgjonte mua ngaqë ulërija në shtëpi. Është pak i mbyllur. Vajza e vogël qante shumë.

Si ishte rrugëtimi nga Gjermania në Shqipëri?

Shumë i vështirë. Duhej të ndërroja vajzën, të përkujdesesha për të. Më ka ndihmuar zonjën Majlinda Nano. Ajo më çoi në aeroport. Më pas më ndihmuan ca shqiptare në aeroport. Trupi i kthye pas disa kohësh.

Si e more vendimin për t’i çuar fëmijët në jetimore?

Se s’kam mundësi tjetër. Familjes së kushëririt u kam rënë në qafë.
Kë fajësojnë për këtë situatë prindërit e gruas?
Se di kë. Skam marrëdhënie.

Ça përgjigje ju thanë për fëmijët?

Më thanë se do shkojnë tek fshati SOS. Por fshati SOS nuk i pranoi. Në shtëpinë time erdhën 3 gra, njëra ishte psikologe. Më pas më thanë se fëmijët do të shkojnë në Vlorë. Dua t’i lë për pak kohë në këto institucione. Kur të kem dhe unë pak lekë do i marr. Fëmijët janë të lidhur shumë me mua, qajnë nëse s’jam aty.

Stë kanë ofruar asnjë vend pune?

Jo smë kanë gjetur. Por edhe skam kërkuar. Duhet të jem në dispozicion për fëmijët.

Gruaja vrau veten në Gjermani, shokuese kërkesa e babait: Merrini 3 fëmijët e mi Read More »

SHBA i ndaloi hyrjen, Adriatik Llalla flet për mediat amerikane dhe akuzon rëndë Lu-në

Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm, të cilit një ditë më parë iu ndalua hyrja në SHBA, ka folur për mediat amerikane në lidhje me vendimin e firmosur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Llalla ka mohuar akuzat për korrupsion, ndërsa i është përgjigjur përmes e-mail pyetjeve të Wall Street Jornal.

“Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.

Gjithashtu ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të Përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, hyrjen në SHBA duke pretenduar se ishte i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Adriatik Llalla, gruaja e tij dhe dy fëmijëve, iu bllokua të hyjnë në SHBA sipas një ligji të vitit 2017 që autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë që janë gjetur të jenë “të përfshirë në korrupsion madhor ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Ligji autorizon ndalimin e anëtarëve të familjes së këtyre zyrtarëve. Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë nga dhjetori 2012 deri në dhjetor 2017, thuhet në artikullin e botuar në median amerikane.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha të premten se Departamenti “ka informacion të besueshëm se z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion madhor gjatë qëndrimit të tij” në detyrë, por ajo nuk pranoi komente të mëtejshëm.

SHBA i ndaloi hyrjen, Adriatik Llalla flet për mediat amerikane dhe akuzon rëndë Lu-në Read More »

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike

Edhe në qytetin e Vlorës kanë dalë në pah problemt me ndihmen ekonomike për banorët.

Deri tani skema e re ndihmës ekonomike ka lënë jashtë 180 familje në Bashkinë e Vlorës, por numri pritet të jetë edhe më i lartë.

Ky lajm është bërë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku dhe pati debate. Këshilltarët e djathtë thanë se kjo është padrejtësi dhe skema e re po ndëshkon banorët e varfër. Në aplikimin e kësaj skeme nuk ka transparencë, tha një nga këshilltarët e djathtë, ndaj duhet informocion se si po përzgjidhen familjet që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe si largohen ato që nuk përfitojnë.

Probleme me listat e atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike nga sheti ka patur edhe në zona të tjera të vendit.

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike Read More »

6-mujori i dytë me arrestime VIP

Burime shumë të besuara pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme thanë për “Koha Jone” se ndëshkimi i krimit të organizuar do jetë prioritet këtë 6-mujor të këtij viti, por pa harruar edhe luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë prioritet maksimal këto muaj do jetë arrestimi dhe nxjerrja para drejtësisë e grupeve kriminale të rrezikshme. Por në disa raste ka përgjime dhe fakte se një pjesë politikanësh janë përgjuar në biseda telefonike apo në takime me këto elementë kriminalë, çka do të çojë në hetime të këtyre emrave VIP nga politika. Dhe priten surpriza, thonë të njëjtat burime. Nuk specifikuan emra konkretë, për arësye hetimi, por me një garanci gati absolute pohuan se do ketë supriza nga lidhje e botës së krimit me politikën. Në qershor këto dosje të stërmbushura do t’ia kalojnë BKH dhe SPAK-ut.

Akuza e opozitës ndaj kryeministrit Rama se po mbyll dosjen e ish-ministrit Tahiri si dhe po bën çdo tentativë për të shpëtuar disa ish-ministra apo ministra nga hetimi e arrestimi, e komplikon shumë besueshmërinë e këtyre arrestimeve. Por të njëjtat burime thanë për “Koha Jone” se “por kur të dalin përgjigjet e disa opozitarëve, çfarë do të flasin?!”.

Në qershor mendohet se do jetë ngritur edhe SPAK-u dhe BKH, organe të cilat do kenë shumë punë gjatë sezonit veror. Nga qershori deri në dhjetor të këtij viti mendohet nga burimet në fjalë se do jetë mbyllur “plani i arrestimeve” për këto pesë vite!

Në dhjetor edhe FBI do shkojë për pushime në SHBA!

6-mujori i dytë me arrestime VIP Read More »

WhatsApp-i nuk punon më, kompania bën paralajmërimin e rëndësishëm

Një virus shkatërrues po godet iPhone-t, nëse shtypni një mesazh që shfaq një shkronjë indiane.

Pajisjet me iOS 11 po preken nga ky virus, pasi përdoruesit e tyre kanë hapur mesazhin e një shkronje të vetme në gjuhën Telugu.

Pasi telefoni preket nga ky virus, aplikacionet bllokohen, përfshirë iMessage dhe aplikacionet si WhatsApp, Gmail dhe Messenger në Facebook, siç raporton faqja online e teknologjisë “The Verge”.

Megjithatë, aplikacione të tjera si Telegram dhe Skype ende nuk janë prekur.

Problemi gjithashtu ka ndikuar në versionet macOS të Safari dhe Messages, por versioni beta publik i Apple iOS 11.3 nuk është prekur, raportoi “The Verge”.

Apple tha se po punon për të rregulluar iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11 që janë prekur nga ky bug.

Kompania tha se versionet e vjetra nuk u prekën nga bug-i dhe shtoi se Apple tashmë e kishte rregulluar problemin në versionet aktuale beta të sistemeve operative

WhatsApp-i nuk punon më, kompania bën paralajmërimin e rëndësishëm Read More »

Rrufeja i këput gishtin e vogël, 30-vjeçarja bën atë që nuk pritej, e ruan në…

Çfarë do bëni me një pjesë të trupit tuaj në se do u këputej? Me siguri që ta ruani në kavanoz nuk është ndonjë nga alternativat.
Por, Torz Reynolds, nga Colchester në Essex, vendosi të ruante gishtin e saj të vogël, i cili u godit nga rrufeja vitin e kaluar.

Fillimisht Torz e mbajti trungun e gishtit në frigorifer të ngrirë dhe pastaj vendosi që ta fuste në një tip kavanozi të vogël, të cilin e ka përshtatur si varëse.

30-vjeçarja mendon se ky modifikim duket shumë bukur, gishti nuk e humbet formën e tij për shkak të tretësirës alkoolike në të cilën ndodhet.

Një çmenduri, por fundja secili ka shije personale…

Rrufeja i këput gishtin e vogël, 30-vjeçarja bën atë që nuk pritej, e ruan në… Read More »

Hiqet si vajza e tij e mitur dhe takon 29-vjeçarin që e ngacmonte, i jep mësimin që s’do ta harrojë kurrë

Një baba ka rënë dakord për tu takuar me djalin që bisedoi me vajzën e tij dhe që i dërgoi fotografi të turpshme.

Një 29-vjeçar argjentinas abuzoi seksualisht me një vajzë 11-vjeçare përmes mesazheve në platformën Whatsapp dhe u përpoq ta bindte të gënjente në familjen e saj, në mënyrë që të mund të takoheshin në Buenos Aires.

Vajza megjithatë vendosi t’i tregonte gjithçka babait të saj, i cili, që nga ai çast, pretendonte të ishte vajza dhe arriti të binte dakord me djalin për t’u takuar. Kur u takuan në rrugë ai i dha atij një mësim të mirë, sipas asaj që babai i revoltuar u tha gazetave dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

“Thuaji prindërve se po shkon të takosh një shoqe”, i shkroi djali fëmijës, duke mos ditur se mesazhin ishte duke e lexuar babai i tij, Walter Rodriguez. Pak kohë më parë, ai kishte dërguar fotografi me përmbajtje të papërshtatshme për një fëmijë dhe i kishte kërkuar asaj që t’i dërgonte fotografi në vetëm të brendshme. Kur vajza i shkroi: “Unë jam e virgjër”, ai u përgjigj: “Sa e bukur!”.

“Në fillim më la takim në shtëpinë e tij dhe sigurisht i thashë se në rregull, sepse do ta vrisja. Ai sapo të kishte hapur derën, unë do ta kisha vrarë”, tha Rodriguez për kanalin TN.

Sidoqoftë, djali në fund vendosi të ndryshojë vendin e takimit dhe të takohet në rrugë. Sapo babai i fëmijës e njohu atë, ai filloi ta qëllonte në fytyrë dhe trup, pastaj thirri policinë.

Madje i ati i vajzës e fotografoi atë me fytyrën e gjakosur dhe i publikoi imazhet në profilin e tij në Facebook. “Ky djalë i ……. është një përndjekës. Ai i dërgoi mesazhe vajzës time 11-vjeçare”, shkroi Walter në Facebook.

Përveç kësaj, ai gjithashtu botoi screenshots-et e chat-it.

Tani, të dy do të duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Rodríguez akuzohet për lëndime dhe djali për krimet kibernetike dhe për ngacmime seksuale me të mitur.

“I tregova policisë gjithçka, i thashë se si shkoi dhe i tregova screenshotet e bisedës së bashku me fotot që i dërgoi fëmijës tim. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë, një person nuk meriton të jetë i lirë “, thotë babai i vajzës.

Çfarë mendoni ju? Lini një koment dhe mos harroni të ndani historinë e këtij babai me miqtë tuaj.

Hiqet si vajza e tij e mitur dhe takon 29-vjeçarin që e ngacmonte, i jep mësimin që s’do ta harrojë kurrë Read More »

‘Bac u Kry’, zbulohet kush fshihet pas logos së famshme të Pavarësisë së Kosovës

Bac, u kry”, është njëra nga sloganet më të famshme që nga koha e pasluftës. Ajo tregon përfundimin e një lufte që pas shumë sakrificash solli lirinë. Por a e dini kush janë autorët e “Bac u kry”?

Bac, u Kry! është një logo e krijuar nga Krenar Gashi, Besnik Nuli dhe Muhamet Jashanica, posaçërisht për pavarësinë e Kosovës.

Logoja nga krijuesit është liruar për përdorim por pa ndërhyrje në të, duke lënë si logo shpirtërore e cila nuk është e lejuar për biznes të asnjë lloji.

Logoja i drejtohet Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së i cili u vra së bashku me gjithë familjen e tij në një përplasje me forcat serbe.

Edhe fjala “bac” i drejtohet Adem Jasharit, njeriut që dha jetën për pavarësinë e Kosovës.

Krenar Gashi, shkruan bota sot, është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile.

‘Bac u Kry’, zbulohet kush fshihet pas logos së famshme të Pavarësisë së Kosovës Read More »