Aurora

Historia rrëqethëse e Klevisit mes varfërisë dhe ëndrrës për t’u bërë boksier

Klevisi është një djalë i ri, me ëndrra dhe dëshira për një jetë më të mirë, por vështirësitë ekonomike me të cilët përballet ai dhe familja e tij, ia pamundësojë këtë gjë. Pasioni më i madh i tij është boksi. Prej 7 vitesh Klevisi ushtrohet në këtë sport, me ëndrrën për t’u bërë një ditë i famshëm.Pse jo, për të shpëtuar prej jetës së zakonshme dhe varfërisë së lagjes “Çole”.

Por kjo nuk duket aq e lehtë. Edhe vetë Klevisi e kupton këtë. Ndaj ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në “News24”. Edhe nëna e tij, Vasilika rrëfen mes lotësh kushtet në të cilat ndodhen, duke treguar se banesës së tyre i mungon thuajse gjithçka.

Edhe vetë Klevisi thotë se në situatën në të cilën ndodhet, është e vështirë që të bëhet ai që dëshiron.

“S’është kollaj të bësh boks në këto kohë, do shumë kushte”, thotë djali.

Ai jeton në një shtëpi të varfër të lagjes “Çole”, ku problemet e përditshme, bëjnë që bëmat e ’97-s të duken jo shumë të largëta. Familja e tij është mbytur në borxhe, pa marrë asnjë ditë siguracion nga punët çfarëdo.

Klevisi mundohet të ndihmojë familjen e tij me ç’të mundet. “Çfarë kam fituar, në shtëpi i kam sjellë, por e vështirë shumë”.

Varfëria i ka mundur aq sa vetë nuk ia dalin dot më. E megjithatë Klevisi e ruan ende një shpresë të vakët: ndoshta ndonjë ditë boksi do të bëhet vërtet shpëtimi i tij.

Por kërkesat e tyre për ndihmë, duket se kanë gjetur një zgjidhje. Nga studio e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i kanë ofruar Vasilikës një pension mujor, elektro-shtëpiake, si dhe ushqime.

Historia rrëqethëse e Klevisit mes varfërisë dhe ëndrrës për t’u bërë boksier Read More »

Aksidenti tragjik në Velipojë, prekëse thirrja që ka Ija e Besit

Aksidenti tragjik në Velipojë dhe ai i dy netëve më parë në austradën Tiranë-Durrës, ku u shënuan 6 viktima, mes tyre 3 fëmijë, ka shokuar opinionin publik.

Të shumtë janë ata që bëjnë thirrje për të ecur me kujdes.

Mes tyre është edhe gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut.

Si një nënë e gjyshe, Ija ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj të shumtë që të tregohen të kujdesshëm në timon.

ija-1

“Si ja cut o non un jam tu pi ket kafen e masditjes mo amon o non kadal kur hecni me makina se ca nuk jan tu na ngju vesht”, shkruan Ija në rrjete sociale.

Aksidenti tragjik në Velipojë, prekëse thirrja që ka Ija e Besit Read More »

Ndaluan ambulancën për delegacionin, i gjen belaja dy policët

Policia e Shtetit reagon nje dite pas videos skandaloze postuar ne media ku dukeshin 2 efektivë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk i kanë dhënë përparësi një ambulance me sirena të ndezura për të mbajtur të hapur rrugën për një delegacion qeveritar.

Policia thotë se paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Ndaluan ambulancën për delegacionin, i gjen belaja dy policët Read More »

Fieri gati për shpërthimin e radhës me tritol, ja godina që do të hidhet në erë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë nesër në orën 12.00 prishjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti është pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij janë hapur 300 furrnella (vrima) ku do të vendosen 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit. Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani.

Specialistët e IKMT thanë se kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit.

Fieri gati për shpërthimin e radhës me tritol, ja godina që do të hidhet në erë Read More »

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën

Ka qenë një grua, me funksion protokolliste pranë Hipotekës në Kavajë, njeriu që “fundosi” zyrtarët që abuzuan me pronat  në Kavajë.

Aida Gjoci, ka treguar skemën e plotë se si shkelej ligji nga punëtorët e ZVRPP-së, që regjistronin pyjet si toka are.

Gjoci është gjithashtu nën hetim për këtë skandal në Hipotekën e Kavajës. Skema korruptive e Kavajës ka vënë nën hetim 6 punonjës të hipotekës në Kavajë, përfshirë ish-kryeregjistruesin Seid Cikalleshi dhe pasuesin e tij në detyrë. Të dy zyrtarët janë të arrestuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Kavajës pretendon se sipas të dhënave të grumbulluara, rezulton se të gjithë punonjësit e Hipotekës, kanë qenë pjesë e të njëjtës skemë korruptive duke administruar akte pronësie të falsifikuara.

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën Read More »

Ne mrekulline ku mali me detin behet nje

Menjëherë pasi të lini qytetin e Vlorës, në pjesën jugore të tij do të shfaqet para jush zona bregdetare e Ujit të Ftohtë. Bregdeti këtu fillon e bëhet shkëmbor dhe mali me detin bëhen një. Përgjatë kësaj zone, në një gjatësi prej rreth 2 km deri në Jonufër, dalin afro 40 burime nëntokësore. Këto janë ujëra tipike karstike, që formohen në brendësi të territorit apo në tabanin e detit dhe dalin përgjatë gjithë gjatësisë se bregdetit, duke filluar me atë të Ujit të Ftohtë në hyrje të tunelit me të njëjtin emër e që vazhdojnë deri në Jonufër. Duke shfrytëzuar këto kushte shumë të përshtatshme natyrore, kjo zonë ka qenë gjithmonë zona më e parapëlqyer për të pushuar në Vlorë dhe krahas vilave e shtëpive të dikurshme të pushimit janë ndërtuar këtu vitet e fundit shumë lokale, restorante e hotele në shërbim të turizmit. Pasi të keni kaluar Jonufrën, një zonë e gjerë e mbjellë me ullinj dhe agrume, bregdeti fillon përsëri të zgjerohet, dhe para jush do të shfaqet zona e Radhimës dhe e Orikumit. Uji i pastër, plazhet zallore, me ngjyrën e tyre karakteristike të bardhë, peizazhi natyror shumë i bukur buzë detit me malet që ngrihen mbi kokë, qetësia larg qytetit etj, janë motive që kanë tërhequr shumë pushues në këtë zonë. Mund të thuhet që ajo është sot zona më e pëlqyeshme dhe më e frekuentuar për të kaluar pushimet në Gjirin e Vlorës. Në fund të rrugës do të mbërrini në qytetin e Orikumit. Ky qytet ka një histori të gjatë, por dy gjëra do t’u bëjnë përshtypje: bumi i madh i ndërtimeve turistike dhe disa godina të shpërndara nëpër rrugicat e qytetit që duken si të një kohe tjetër. Janë shtëpitë e drunjta të oficerëve sovjetikë që jetuan këtu deri në 1961, kohën në të cilën Enver Hoxha hyri në kontradikta të thella me Hrushovin. Pikërisht këtu, në bazën e Pashalimanit, ishte pika më e avancuar në Perëndim e Traktatit të Varshavës. Nëse doni të dëgjoni histori dramatike të Luftës së Ftohtë, atëherë kërkoni ndonjë nga ushtarakët e moshuar që kanë mbetur ende në qytet. Vetëm pak metra larg nga qyteti është një plazh i mrekullueshëm. Ia vlen të freskoheni një copë herë në ujin e mrekullueshëm blu.

Rezultate imazhesh për foto jonuferRezultate imazhesh për foto jonuferRezultate imazhesh për foto jonufer

Ne mrekulline ku mali me detin behet nje Read More »

Radhimë – Si shpëtoi nga mbytja vajza e Musolinit në Mars të vitit 1941!

Lufta Italo – greke, po shkonte drejt përfundimit.
Ushtria italiane po shkonte drejt disfatës.
Në muajin dhjetor të vitit 1940 e në janar të vitit 1941, ushtria italiane nisi tërheqjen nga fronti grek i luftës.
Tërheqja e të plagosurve ishte edhe vështirësia më e madhe, për shkak të terrenit të thyer e malor.

Një ndër pikat që u caktua për grumbullimin dhe sistemimin provizor të të plagosurve ishte fshati Radhimë dhe zona përreth, ku ndodheshin disa reparte ushtarake italiane.

Përditë, në spitalin fushor, vinin me dhjetëra të plagosur, që në shumicën e rasteve, transportoheshin me kafshë.

Të mundur, të lodhur e të sakatosur nga lufta, për të ngritur lart moralin e ushtrisë, spitalin fushor e vizitoi në mars të vitit 1941, edhe vetë udhëheqësi fashist, Musolini.
Po në këtë muaj të këtij viti, në gjirin e Vlorës, u ankorua një anije-spital, e cila do t’i transportonte të plagosurit për në Itali.

Anija-spital me emrin “PO”, u afrua gati 1 milje nga bregdeti i Radhimës, dhe nisi transportimi i të plagosurve, nga bregu për në anije, me ndihmën e varkave.

Por ndërsa vazhdonte imbarkimi i të plagosurve, në qiell u dukën avionët bombardues anglez, të cilët qëlluan për të shkatërruar anijen-spital.

Luftimi midis avionëve anglez nga ajri, dhe i kundërajrorëve të luftë-anijeve italiane në det, ndodhi më 14 mars të vitit 1941.

Megjithë mbrojtjen që luftë-anijet italiane në gjirin e Vlorës i bënë anijes spital, një silur e goditi këtë të fundit dhe ajo nisi të mbytej.

“Luciano” dhe “Stampalia”, ishin emrat e luftë-anijeve italiane, ku njëra prej tyre mundi të afrohej në breg të Radhimës, në një mol të vogël, ku edhe u mbyt, ndërsa tjetra u mbyt në afërsi të Pashalimanit.
Në det, ranë dhe u mbytën edhe dy avionë luftarakë anglez.

Pas këtij sulmi, i cili nuk zgjati shumë, filloi largimi i të gjithë njerëzve nga anija spital, e cila kishte nisur të fundosej.

Në bregun e detit arritën të dalin me not, dërrasa, fuçi e bidona, shumë italianë që ndodheshin në anijen spital.

Në momentin e mbytjes, në bordin e anijes “PO”, ndodheshin 597 vetë, ndër të cilët edhe vajza e Musolinit, me emrin Eda, e cila ishte me detyrën humanitare si personel mjekësor.

U mbytën 23 vetë, midis të cilëve, tre femra infermiere.

Radhimë – Si shpëtoi nga mbytja vajza e Musolinit në Mars të vitit 1941! Read More »

Epidemia e fruthit, ministria në alarm : Ja cfarë duhet të bëjnë ata që i përkasin ditëlindjes ’80-’90

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë hartuar një plan masash pas situatës së shpërthimit epidemik të fruthit ne vendin tone.

Mesohet se janë vaksinuar 10 mijë fëmijë dhe të rritur të ditëlindjeve ’80-‘90, për të cilët MSH vijon apelin për t’u vaksinuar sërish.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen rastin të përsërisë apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit”.

NJOFTIMI I PLOTE

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian ku sëmundja ka prekur përreth 21,315 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017 dhe po këtë vit epidemi të medha fruthi kanë prekur 1 ne 4 vende europiane.

Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të fruthit edhe në vendet kufitare me Shqipërinë si, në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali e me tej në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovine, Kroaci, Rumani etj, rreziku i importimit u shtua. Në Janar të këtij viti u identifikua rasti i parë në Shqipëri dhe sot janë 162 raste të konfirmuar më fruth.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për parandalimin, kontrollin dhe eleminimin e shpërthimit epidemik të Fruthit, bazuar edhe në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 24.09.2010.
Instituti i Shëndetit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj rregullore, është në gadishmëri të plotë 24/7 dhe po punon së bashku me drejtoritë e shëndetit publik në të gjitha Shqipërinë, Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe institucionet e tjera publike në përgjigje të kësaj situate.

Prej muajit Janar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet ISHP ka përcaktuar strategjinë për të kontrolluar shpërthim epidemic, në konsultim të plotë me Komitetin e Eksperteve të Vaksinimit dhe ekspertët e Komitetit të Eliminimit të Fruthit dhe Rubeolës.

Nëpërmjet Urdhrit nr.58 datë 16.01.2018, janë përcaktuar masat për kontrollin e infeksionit dhe parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.
U vendosën masa të kontrollit të infeksionit respirator në QSUT dhe spitalet rajonale si më poshtë:
– Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit)
– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror
– Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime
– Sigurim i dezinfektimit të mjediseve spitalore të përdorura më parë nga të sëmurët
– Vaksinim i personelit
– Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit
– Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve të personave të infektuar menjëherë në vendin ku ata gjenden.
Një survejancë aktive është vendosur në QSUT dhe të gjitha spitalet rajonale si dhe qendrat shëndetësore në bashkëpunim me drejtoritë e Shëndetit Publik.
Më pas, me urdhër nr 94, datë 26.01.2018 u vendos raportimi i përditshëm i mungesave në cerdhe, kopshte dhe shkolla të fëmijëve dhe nxënësve të insitucioneve të arsimit parashkollor apo institucioneve të tjera arsimore për parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.
Pas këtij urdhri, ISHP dhe drejtoritë e shëndetit publik përgatitën një plan masash për gjurmimin e kontakteve dhe gjendjen e vaksinimit të tyre në çerdhe, kopshte dhe shkolla:
– Kontroll i vërtetimeve të vaksinimit që jepen nga konsultoret e lagjeve.
– Evidentim i fëmijëve me rash dhe temperaturë në këto institucione.
– Mospranim në këto institucione të fëmijëve të pavaksinuar.
– Evidentim i mungesave ne institucionet e arsimit parashkollor dhe shkolla
– Vaksinim i fëmijëve të pavaksinuar
Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, kontrollin e imunizimit, kryesisht i vaksinës ndaj fruthit, zinxhirit ftohës, evidentimin e fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit, shkaqet e mos kryerjes së vaksinimit dhe po nxisim nëpërmjet personelit përgjegjës, procesin e vaksinimit. Nëpërmjet infermierëve të patronazhit janë lajmëruar me qindra fëmijë që po kryejnë vaksinën e fruthit.
Janë siguruar 140 mijë doza shtesë të vaksinës së fruthit. Nga raportimet e deritanishme numri i vaksinimeve ndaj fruthit (pa përfshirë vaksinimin rutinë), që nga fillimi i muajit Janar e deri tani ka arritur në 10 mijë doza në nivel kombëtar, nga të cilat:
– 3105 janë vaksinime të fëmijëve të prapambetur në vaksinim dhe të tjerat janë vaksinime të personave të kontaktit, adultë të datëlindjeve ‘80-‘90.

Po ashtu, me urdhrin nr 97 datë 29.01.2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë programin e kujdesit shëndetësor në komunitet në të gjithë vendin, ku ka nisur vaksinimi pranë vendbanimit i fëmijëve të komunitetit rom.

Në zbatim të urdhrave të Ministrisë, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur dhe shpërndarë udhëzimet për vaksinimin ndaj fruthit dhe udhëzimin për hetimin dhe kontrollin e Fruthit.

Strategjia e vaksinimit është fokusuar në vaksinimin e kontakteve përreth rasteve të identifikuar me fruth, vaksinim i popullatës që nuk ka kryer vaksinimin apo e ka shtyrë atë dhe vaksinim i grupeve të riskut.

Me urdhër të posacëm të Ministres së Shëndetësisë është riaktivizuar më datë 8.02.2018 Komiteti i Çertifikimit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës, i cili përgatit planin e veprimit për dokumentimin dhe verifikimin e eleminimit të fruth rubeolës në vend si dhe përgatit programin e vaksinimiit dhe të survejancës së fruth rubeolës.

Të gjitha masat janë marrë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në përmbushje të rekomandimeve të tyre për masat e kontrollit ndaj shpërthimit epidemik.
Grupi I ekspertëve që vizitoi Tiranën pak ditë më parë konfirmoi efikasitetin e masave të marra nga MShMS.
Nga raport paraprak i grupit të ekspertëve rezultoi se:
Hetimi epidemiologjik i shpërthimit, survejanca e zgjeruar me zbulimin e hershëm dhe raportimi i rasteve, konfirmimin e laboratorit dhe përdorimin e IT teknologjive për shkëmbimin e informacionit, kryhej në kohë reale.

Masat e marra për kontrollin e shpërthimit epidemik ishin në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e OBSH: zbulimi dhe imunizimi i kontakteve të ngushta të rasteve, rishikimi i mbulimit të FRP në grupet e mbuluara me imunizimin rutinor dhe vaksinimi i të gjithë fëmijëve që nuk janë të imunizuar ose të imunizuar në mënyrë jo të plotë, etj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen rastin të përsërisë apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit.

Epidemia e fruthit, ministria në alarm : Ja cfarë duhet të bëjnë ata që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 Read More »