Aurora

Keni gure ne veshka?Ja ku qe funksionon me limon dhe…

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë.

Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore.

Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gur në veshka.

Prania e tyre shkakton dhimbje dhe mund të përkeqësojë shëndetin.

Përmasat e këtyre gurëve janë të ndryshme dhe në shumë raste bllokojnë zbrazjen e fshikëzës duke i çelur rrugën infeksioneve urinare.

Gurët në veshka mund të trajtohen nëpërmjet medikamenteve ose kurave natyrale.

Megjithatë, nëse një gur është i përmasave të mëdha, ai duhet hequr nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Gurët Në Veshka Dhe Roli i Kurave Natyrale

Shurupi me limon dhe majdanoz është një kurë shumë e mirë natyrale që mund të përdoret krahas trajtimeve të tjera kundër gurëve në veshka.

Përpara se ta përdorni atë, duhet të dini se çelësi i parandalimit të gurëve në veshka është që të pini shumë lëngje.

Nëse organizmi nuk është i hidratuar, atëherë lëngjet qëndrojnë në organizëm dhe kështu krijohen gurët në veshka.

Bashkë me ujin, rekomandohen produkte që kanë efekt diuretik siç janë majdanozi dhe limoni.

Vlerat e Limonit

Limoni përmban dy acidë të rëndësishëm që parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Acidi citrik dhe ai fosforik inkurajojnë nxjerrjen e kripës dhe toksinave nga organizmi.

Limoni promovon eliminimin e lëngjeve që akumulohen në inde dhe nxit nxjerrjen e lëngjeve.

Për më tepër, lëngu i limonit ka vlera kundër baktereve dhe mykut dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve.

Vlerat e Majdanozit

Majdanozi është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të vyera për shëndetin e veshkave.

Vajrat esencialë rrisin nxjerrjen e lëngjeve, nëpërmjet të cilave toksinat dhe yndyrnat largohen nga organizmi.

Majdanozi përmban shumë vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe kuron infeksionet.

Shurupi me Limon dhe Majdanoz

Në këtë recetë do të përzieni limonin, majdanozin, mjaltin dhe vajin e ullirit.

Përbërësit:

Lëngu i një limoni

Një tufë majdanoz

Një filxhan çaji me vaj ulliri

Një filxhan çaji me mjaltë

Përgatitja:

Shtrydheni lëngun e limonit dhe përziejeni me majdanozin në një mikser.

Përzierja e të dy produkteve do të krijojë një masë të gjelbër të cilën duhet ta përzieni me mjaltin dhe vajin në të njëjtin mikser.

Kur shurupi të jetë gati, hidheni në një kavanoz qelqi.

Mbylleni kapakun dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.

Si Ta Përdorni Shurupin

Merrni një lugë çaji nga ky shurup çdo ditë me stomak bosh.

Nëse dëshironi mund ta tresni në një gotë ujë që ta pini më lehtë.

Gjatë ditës duhet të pini dy litra ujë që të shumëfishoni ndikimin e shurupit.

Shurupi duhet pirë vazhdimisht që të vëreni përmirësime.

Kjo këshillë vlen për pacientët që kanë gurë të vegjël dhe sasi të vogla gurësh në veshka.

Pacientët që janë diagnostikuar me gurë më të mëdhenj, duhet ta marrin shurupin si shoqërues të medikamenteve.

Keni gure ne veshka?Ja ku qe funksionon me limon dhe… Read More »

Buke me veze : Shija unike e nje mengjesi te shendetshem

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për të vegjël e të rritur para se të niseshin në shkollë a në punë.

Ashtu si dikur edhe sot buka me vezë mbetet ideale për një mëngjes të shëndetshëm plot shije që të kënaq nepsin e oreksin dhe të dhuron ndijesinë e nisjes së ditës mbarë.

Më poshtë keni recetën e dashur nga të gjithë, atë të përgatitjes së bukëve me vezë lehtë dhe krejt shpejtë në shtëpi.

Përgatitja e Bukëve Me Vezë

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës në bazë të numrit të personave për të cilët do gatuhet)

Vezë

Pak qumësht

Kripë

Piper

Gjalpë të freskët ose vaj ulliri (Për një gatim sa më të shëndetshëm AgroWeb.org rekomandon përdorimin e vajit të ullirit)

Përgatitja

Në një tas hedhim vezët, pak qumësht, kripë dhe piper dhe nisim i rrahim fortë derisa masa të jetë bërë e njëtrajtshme.

Nëse dëshironi për më shumë shije para se të nisni të rrihni vezët mund të shtoni edhe pak djathë të bardhë të thërrmuar.

Vendosni një tigan në zjarr, hidhni gjalpë ose vaj ulliri sipas preferencës.

Më pas, lyeni fetat e bukës një e nga e një nga të dyja anët me masën e vezës dhe skuqini në tigan.

Bukët me vezë shërbehen të ngrohta dhe janë fantastike për nisjen e ditës shëndetshëm .

Vlerat Ushqyese

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Renditur në listën e 10 super-ushqimeve. Nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër qepët e njoma padyshim nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës.

Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale.

Buke me veze : Shija unike e nje mengjesi te shendetshem Read More »

Rrëqebulli, një nga kafshët më të rralla të rajonit, është parë pranë Tropojës

Një nga kafshët më të rralla të rajonit, Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar pas shumë kohësh në Shqipëri.

Për herë të parë ai është fotografuar edhe në lartësitë e Nikaj-Mërturit, pranë Tropojës.

Kjo specie e rrallë dhe në rrezik zhdukje për zonën shqiptare, është vërejtur kohët e fundit edhe në Malin e Munellës dhe në zonën e Shebenikës.

Theskojmë se Rrëqebulli është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut.

Në Shqipëri ai hasej kryesisht në zonat malore veriore dhe qendrore si në Alpe, Pukë, Lurë, Martanesh e Librazhd.

Megjithatë fotot e fundit janë një tjetër dëshmi e vlerave të rralla natyrore të masivit pyjor të Nikaj-Mërturit,

Rrëqebulli, një nga kafshët më të rralla të rajonit, është parë pranë Tropojës Read More »

Shtëpia si kasolle, jetesa e mjerueshme e nënës me dy vajza të sëmura në Lushnjë

Në një kasolle në fshatin Lifaj të njësisë administrative Krutje në Lushnje jeton një nënë me dy vajza të sëmura.

Streha e tyre është në kushte më të mjerueshme se një stallë bagëtie dhe tre gratë vuajnë për bukën e gojës por edhe për mjekime.

Dy djemtë që jetonin dikur së bashku me ato janë larguar. Njëri i shtruar në spital psikiatrik dhe tjetri nuk dihet se ku.

“Keq jemi, pa shtëpi, do na zërë poshtë. Këtu ha, këtu rri, këtu pi. Kam dy vjet që jetoj këtu, marrim leket e këtyre, kalojmë, që hamë bukë. Pa zjarr pa dreq. Keq jemi”, thotë 70-vjeçarja Zylfie Cemeri..

Bashkëfshataret thonë se u ndihmojnë shpesh por vajzat e 70-vjecares Zylfie Cemeri kanë nevojë për përkujdesje mjekësore pasi vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

“Shteti të marrë masat se këta s’janë në gjendje për t’u ushqyer për vete. I ati u vdiq. Këto ua kemi bërë ne po kjo s’është zgjidhje”, thotë një fqinj i tyre.

“Kemi bërë të pamundurën por këto duhen çuar në një qendër të kenë përkujdesje. Nuk janë të dhunshëm. Nuk kanë nevojë vetëm për pjesën ushqimore por një strehë ku të fusin kokën”, thotë një tjetër.

Të vetmet të ardhura që familja ka janë pensioni i fëmijëve të sëmurë por nuk është i mjaftueshëm.

Ndërsa banorët i tremb e ardhmja kur ndoshta nëna e vajzave të mos jetë më.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hCs7MBavVY0]

Shtëpia si kasolle, jetesa e mjerueshme e nënës me dy vajza të sëmura në Lushnjë Read More »

Rama, studentit: Ti grenxë mes bletëve, më shiko mua e jo bukuritë rrotull…

Në Berat ndodhet sonte qeveria. Ndërkohë Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në darkë me 250 studentë të Universitetit Bujqësor në një tur, të cilët do shkojnë në çdo fermë e sipërmarrjeje bujqësore, për të shpërndarë informacionin mbi programin e mbështetjes financiare të qeverisë për to.

“Në qarkun e Beratit me 250 studentët e Universitetit Bujqësor që na janë bashkuar për të çuar në çdo fermë e sipërmarrje bujqësore e blegtorale, informacionin e plotë mbi programin e ri të mbështetjes financiare të qeverisë për prodhimin e agropërpunimin. Ata sot kanë qenë qysh në mëngjes në tokat, serat, magazinat bujqësore e bizneset e përpunimit të produkteve të fshatit në këtë qark dhe nesër e deri në afatin e mbylljes së aplikimeve, do tëvazhdojnë të jenë pranë fermerëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në takim kryeministri Rama nuk ka nguruar të bëjë humor me një nga të pranishmit, duke e krahasuar me një grenxë.

“Ti që je aty, mes bletëve dhe që bën grenxën, je i detyruar të më shikosh mua tani, jo ato bukuritë që ke rreth e rrotull. Je i hutuar komplet, vetëm do flesh sonte, mos kujto se ato bukuritë që ke rreth e rrotull do ta varin ty. Ti maksimumi mund të bëhesh një analist për bujqësinë”, tha Rama, batutë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Në vijim Rama tha se problemi më i madh që kemi është uji, megjithëse renditemi pas Norvegjisë.

“Duam të kemi ujë, por duhet ta gjejmë rubinetin në humor, hapim rubinetin brrrrrrdhdhdhdh, kanalet e ujitjes janë të thara, por kur vjen uji ne përmbytemi”,ishte një tjetër batutë e Ramës.

“Pikaso thoshte frymëzimi ishte shumë i rëndësishëm, por kur të vjen duhet të të gjejë në punë”, vijoi Kryeministri. “Mos kujtoni se Ronaldo apo Messi do të zgjidhin hallin tonë, Interi hyn te kulturat që nuk subvencionohen”, u shpreh Rama.

         

Në foto: Berat, kryeministri gjatë darkës me studentët

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155591625956523/?t=1

Rama, studentit: Ti grenxë mes bletëve, më shiko mua e jo bukuritë rrotull… Read More »

Prefekti i Qarkut Vlore , Flamur Mamaj takime pune ne Sarande

Në kuadër të një bashkëpunimi sa më të ngushtë me të gjitha institucionet, Prefekti i Qarkut Vlorë, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Bashkinë e Sarandës, me qëllim njohjen e problematikave dhe zgjidhjen e tyre, si dhe mbarëvajtjen e punës në përgjithësi.

Takimi i parë është zhvilluar me Drejtorin e sh.a Ujësjellës Sarandë Z. Sheme Lulo, ku u diskutua për aksionin e rëndësishëm të ujit, implementimi i të cilit është shtrirë në të gjithë vendin, nën një vëmendje të vecantë të qeverisë shqiptare. Sipas Dr. të këtij institucioni nga data 1 Shkurt 2018 janë hedhur në sistem 302 procesverbale, kryesisht biznese të mëdha, me faturim mbi 5.000.000 lekë, ndërkohë që janë nisur për procedim penal dhe janë gjobitur 10 biznese për lidhje të paligjshme.

Takimin e dytë , Prefekti Mamaj, e ka realizuar me Drejtuesit e Drejtorive Qëndrore në nivel lokal. Fokusi i këtij takimi konsistonte në njohjen e problematikave që hasen në përditshmëri dhe zgjidhjen e tyre për një mbarëvajtje të punës. . Vëmendje e vecantë iu kushtua diskutimit të performancës së administatës, zgjidhja e qytetarëve dhe eleminimi i burokracive.

Takimi i tretë u zhvillua me Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Sarandës. Në këtë takim Prefekti i Qarkut Vlorë theksoi mbështejtjen e tij në funksion të ligjshmërisë së vendimeve. ’. Një tjetër shqetësim i përbashkët i Këshilltarëve ishte rendi dhe siguria në qytet, për zgjidhjen e të cilit u kërkua që në mbledhjen e radhës të jetë prezent dhe Drejtori i Policisë.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Prefekti i Qarkut Vlore , Flamur Mamaj takime pune ne Sarande Read More »

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh

Muajin e fundit na ka pushtuar një mot mjaft i lëkunduar .

Kemi pasur ditë të ngrohta, më pas shi dhe tashmë sërish po shijojmë rrezet e ngrohta të diellit.

Por mesa këtë fundjavë, ditëve të bukura u erdhi fundi.

Sipas Meteoalb një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, dhe kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

“Kjo pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Kurse këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore ,”- shkruan Meteoalb.

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh Read More »

Takimi prekës me një djalë invalid, Mirush Kabashi: Mu duk vetja si…

I ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24, aktori i njohur Mirush Kabashi vlerësoi iniciativën e emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kabashi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.

Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt. Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: ‘o xhaxhi xhaxhi…”. I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste.

Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film. Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment. Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi.

Takimi prekës me një djalë invalid, Mirush Kabashi: Mu duk vetja si… Read More »