”Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën tek Parku Rinia dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë. Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.
Opozita e bashkuar ka planifikuar që ditën e martë të zhvillojë tubime masive në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e mjeteve.
Nga ana e saj qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge.
Protesta para kryeministrisë ishte mbushur me parulla siç i shikon në foto.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasi Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë popullin, përtej qeverisë dhe opozitës” – theksoi Bushati.
Më parë edhe kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për një rekomandim pozitiv, por fjalën e fundit e ka Këshilli i BE në qershor për hapjen e negociatave.
Shqipëria pret hapjen e negociatave, pasi në të gjitha takimet që drejtuesit e shtetit shqiptar kanë zhvilluar në Bruksel, por edhe në Tiranë me zyrtarët e BE kanë deklaruar se i kanë plotësuar të gjitha kushtet.
Nga Shkodra, Bushati, tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.
“Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet ministri Bushati.
I pyetur nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative me 17 prill nga Komisioni Europian, ministri Bushati shkon edhe më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për anëtarësimin e plotë në BE.
“Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”, theksoi ai.
Deklaratat, ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në Partinë Socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime, ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019.
Negociatat per detin
Pavarësisht dështimit të takimit të dy kryeministrave në Korçë për Pashkët Ortodokse, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, bisedimet midis Shqipërisë e Greqisë vazhdojnë të jenë intensive. Për këtë arsye ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish të martën në Tiranë. Pa kaluar një javë nga vizita e fundit, kryediplomati grek do jetë përsëri në kryeqytetin shqiptar.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Sipas tyre vizita e Kotzias do të jetë në kuadrin e një turneu dy ditor në disa vende të të Ballkanit. Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë për dy ditë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë e në fund Shkupin. Takimi i fundit me ministrin shqiptar Ditmir Bushati nuk pati rezultatet, kjo pasi Kotzias vuri kusht që në tryezën e bisedimeve të mos përmendej termi Çamëri.
Hemorroidet janë një sëmundje mjaft e dhimbshme dhe aspak e rehatshme pasi na bezdis gjatë gjithë kohës dhe nuk na lë rehat as kur ulemi.
Hemorroidet ndodhin kur venat rreth anusit shtohen në një pikë aq kritike saqë dhimbja që shkakton në këtë zonë është e padurueshme.
Për këtë problem ka metoda dhe teknika për ta kuruar, por në këtë artikull ne do t’ju tregojmë më të efektshmen nga të gjitha. Me këtë recetë ju mund të shëroni hemorroidet tuaja shpejt dhe lehtë, në vetëm 20 minuta !
Përbërësit:
250 ml vaj ulliri
10 gram pluhur kamomili
petalet e 2 trëndafilave
20 gram mjaltë
20 gram lanolin (lloj kremi i ngurtë me natyrë vajore)
Përgatitja
Vendosini të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe i lini të ziejnë për 20 minuta. Pas kësaj i hiqni nga nxehtësia dhe i lini të ftohen.
Merrni një garzë dhe vendosni brenda masën e përgatitur. Futeni në frigorifer derisa të ngurtësohet.
E vendosni në zonën e prekur dhe në pak minuta, do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm. Vazhdojeni këtë trajtim çdo ditë për ta shëruar tërësisht zonën e prekur nga dhimbjet.
Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë. Cili bir shqiptari e beson dhe e merr seiozisht Besjan Peshën. Ishte cunak kur u anëtarësua në LSI dhe u bë vegël e Ilirit dhe e Monikës. Ai ishte një djalë i bindur dhe i zgjuar.
Pasi erdhën në pushtet me Sali Berishën në koalicion, Ilir Meta e emëroi Besjanin drejtor të AKBN-në.
Pesha drejtoi këtë institucion ku u zhvatën me miliona euro pasuri në naftë, krom, bakër dh ar. Ku shkuan këto thesare?
E di Besjani dhe Iliri.
Por papritur, Besjani u zhduk. Dha dorëheqjen dhe nuk dilte më në media. Të gjithë u çuditën. Pas disa muajsh, Besjani na doli një njëri i shoqërisë civile ku bërtiste për të drejtat e qytetarëve. Të gjithë u shtangën nga kjo kthesë 360 gradë të tij.
Nga një drejtor me miliona euro, na del në protesta për varfërinë e popullit.
U mor vesh se Besjanit i ishte hapur oreksi, aq shumë sa gjobat ndaj bizneseve filloi ti merrte për vete dhe duke mos ia dërguar pjesën Ilirit. Kjo e tërboi Ilirin dhe Monikën sa e hoqën Besjanin menjëherë dhe e kërcënuan me burg.
Por e falën dhe vendosën ta shfrytëzojnë sërish. Duke e ditur se do dalin në opozitë shumë shpejt, e vendosën që të dalë dhe të merret me shoqërinë civile. Besjani sot drejton Nismën Thurje. Ka një staf të madh me të rinj ku i paguan dhe i nxjerr në terren për të qarë hallet e popullit. Nga i gjen këto para Besjani?
Sot Besjani ka organizuar një protestë kundër qeverisë Rama. Me Ramën, Iliri dhe Monika kanë drejtuar vendin prej 4 vitesh. Pra kush është ai shqiptar që beson te Besjan Pesha dhe del sot dhe proteston?
Kuptohet se protesta është e LSI dhe jo e qytetarëve. Ndaj shumë pak veta e marrin mundimin që të dalin dhe të bëhen copa për karrigen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Të kujtojmë pak se kush ishte Besjan Pesha.
Sipas denoncimit të gazetës Dita, Pesha i pyetur nga gazetarët për largimin e tij tëpapritur nga posti, tha se kishte probleme familjare dhe do ikte për ca kohë jashtë vendit.
DITA shkruante mbi arsyet e largimit të Peshës nga detyra dhe informacionet e mbledhura flasin për afera të rënda.
Largimi i Besjan Peshës ka ardhur pas përplasjeve të forta me ish-kreun e LSI-së Ilir Meta për çështje që kanë të bëjnë me dy nga “zonat” më të nxehta të korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe jo vetëm: minierat e kromit në veri dhe nafta në jug të vendit. E para është një fushë që ka prodhuar edhe viktima të herëpashershme, po është gjithashtu një vatër aferash milionëshe.
Pesha u akuzua me prova nga Meta se ka hyrë në raporte aferash korruptive me disa përfaqësues të rëndësishëm të biznesit të galerive të kromit në veri duke kërkuar prej tyre shuma parash kundrejt mosveprimeve, shuma të cilat janë paguar në forma gjobash përgjatë muajve të Peshës në këtë post. Shifra të sakta të akuzës për gjobëvënie nuk ka por mendohet se janë shifra që variojnë nga 50 deri në 70 mijë euro e më shumë dhe numri i personave që janë shtrënguar të paguajnë është mbi dhjetë – i tha DITA-s një burim në dijeni të veprimtarisë së AKBN.
I njëjti burim shton se punët mes Metës dhe drejtorit Pesha janë acaruar më tej kur është raportuar se personi në fjalë dhe një kryetar bashkie në jug të vendit janë përfshirë në një biznes të përbashkët për çimentimin e disa puseve të naftës, në kontrata që kapin shuma deri në 5 milionë euro.
Nga këto pislliqe Besjan Pesha, i cili do të ishte një nga deputetët e LSI, përfudnoi rrugëve duke bërtitur për hallet e qytetarëve, pasi e zhvatën mirë këtë vend.
Pëllumb Petriti dhe tre zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në Vlorë u gjetën fajtorë dhe u dënuan 9 vjet burg për tjetërsimin e 150 hektarëve në bregdenin e Zvërnecit.
Shkruan Jerola Ziaj
Gjykata e Vlorës shpalli fajtorë të martën biznesmenin Pëllumb Petriti dhe tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.
Gjykata e dënoi biznesmenin Pëllumb Petriti – i përmendur edhe në çështje të tjera të tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut, 3 vjet burg, ose 1.4 vjet më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria në pretencë.
Ndërkohë trupa gjykuese dënoi po ashtu me 2 vjet burg edhe Petro Pulerin, ish drejtor i zyrës së kthimit dhe kompensimit të pronave në Vlorë.
Klodian Jahaj, ish- përgjegjës i sektorit juridik në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe aktualisht nëndrejtor i Hipotekës së Vlorës u dënua gjithashtu me dy vjet heqje lirie, ndërsa specialistja në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Mirjam Isufaj u dënua me dy vjet burg, por me vendim të pezulluar me kusht.
Avokatët e të akuzuarve thanë se vendimi ishte i padrejtë dhe do të kërkonin pafajësi në Gjykatën e Apelit. Një prej tyre Enkes Hysendhima, i cili vetëm disa ditë më parë mori pafajësinë për një akuzë të ngjashme, i tha BIRN se vendimi ishte i padrejtë dhe se nuk ishte bërë ekspertim për hartën e pronës e cila sipas vendimit të gjykatës është e falsifikuar.
Por prokurori i çështjes Kledjan Llohja i tha për BIRN se akti i ekspertimit nuk ishte i nevojshëm. “Nuk ka qënë i nevojshëm akti i ekspertimit teknik, pasi falsifikimi ka qënë i dukshëm,” tha ai.
Ndërkohë vetë i dënuari Petriti në një komunikim me telefon i tha BIRN se ai nuk kishte përfituar pronë dhe ishte thjeshtë përfaqësues i një familjeje, ndërsa akuzoi gjykatën se kishte interesa të tjera. “Gjykata vendosi mbi atë që kërkoi prokuroria dhe është e kuptueshme se këtu ka interesa të tjera, kështu është kur nuk u jep para”, akuzoi Petriti.
Avokatët po ashtu akuzuan prokurorin e çështjes se kishte konflikt interesi, pasi kishte pushuar më parë një çështje ndaj kallëzueses së Petritit dhe të dënuarve të tjerë. Por Llohja mohoi akuzat. “Kam zero konflikt interesi me palët e përfshira. E kam marr çështjen (kur ishte) në fazën e gjykimit,” tha ai.
Kjo është çështja e dytë për falsifikim dhe tjetërsim prone në bregdet, që gjykohet brenda pak javësh në Gjykatën e Vlorës.
Çështja tjetër ajo ku i akuzuar ishte edhe Enkes Hysendhima, avokat i Petritaj, u mbyll me dënimin varrmihësit Rajmond Mëzi me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec.
Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg.
Avokati Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.
Ndërkohë edhe tre të dënuarit e tjërë në këtë çështje akuzohen edhe në disa raste të ngjashme dhe janë gjykuar disa herë për të njëjtën vepër.
Abuzimet me pronat në bregdet është kthyer në çështje dite në vend, ndërsa dhjetra persona përfshirë zyrtarë të lartë, janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë nga Velipoja në Sarandë./BIRN
Ekskluzive: Deshmia e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deçkaj, me origjine nga fshati Kushe i Hotit, i cili pasi provoi kampet e Tepelenes dhe Savres, ne vitin 1954 u arratis nga Shqiperia dhe perfundoi ne SHBA
Shkruan Dashnor Kaloçi
“Nje nate, nje grua e re nga Tropoja e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te le nena ketu ty, jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate, bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth”.
Deshmia e mesiperme e cila duket sikur eshte pjese e ndonje skenari te filmave horror, nuk eshte as me shume dhe as me pak, por nje ngjarje krejt e vertete e ndodhur gjysem shekulli me pare ne kampet e tmerrshme te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Njeriu qe e rrefen kete histori tragjike, eshte 67 vjecari, Gjoke Pjeter Deckaj, i cili ka pasur vete fatin tragjik te provonte keto kampe qe porsa kishte ardhur ne jete. Per keto dhe te tjera ngjarje nga jeta e tij, ai rrefen ne kete interviste.
Zoti Gjok, cila eshte origjina e familjes suaj?
Origjina e familjes sone eshte nga fshati Kushe i Hotit ne Malesine e Madhe. Ne nuk kemi qene familje shume e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deckaj, ka qene shume i njohur si burre i urte dhe me emer te madh ne te gjithe ate krahine. Si gjate kohes se Zogut dhe ne periudhen e Luftes, baba nuk eshte perziere fare me politike, por ka qene i njohur si nacionalist dhe patriot.
Po me ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1944, cfare ndodhi me familjen tuaj?
Kur erdhen komunistet ne pushtet, ne nuk na pane me sy te mire, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimte. Kjo per faktin se ne vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcerisht nga nje repart special i forcave partizane, dhe gjate asaj kohe, duke pare krimet e shumta qe bente ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtepish etj, kishte fituar nje urrejtje te madhe per ta. Pak kohe pasi u lirua nga ai repart, diku nga viti 1948, babai dhe gjyshi im, Pjeter Deckaj, u arratisen nga Shqiperia.
Si ndodhi arratisja e tyre?
Ate vit, pra ne 1948-en, u arratisen plot 30 vete nga Hoti ne nje dite te gjithe se bashku dhe dolen ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi nje oficer i postes se kufirit, u shkoi dere me dere dhe i njoftoi te gjithe keta persona se ishin ne liste per t’u arrestuar. Dhe kjo kishte qene e vertete, pasi nje ore pasi ata u arratisen, forcat komuniste u shkuan shtepi me shtepi duke kerkuar per t’i pushkatuar. Nga keta 30 burra, me te njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjeter Gjon Luka etj. Bashke me keta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postes se kufirit.
Çfare ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes se babes dhe gjyshit?
Une linda me 17 shtator ne 5 te mengjesit (dy jave pas arratisjes se babes dhe gjyshit) dhe ne ora 9, kur nena ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me zorre neper kembe, erdhen dhe na moren forcerisht duke na cuar ne burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maci i cili nderhyri tek komunistet dhe ne na kthyen prape ne fshat. Por nuk na lane me shume se 3 muaj dhe me 23 prill 1949, na internuan ne Tepelene. Ate dite qe ne moren per te na cuar ne Tepelene, baba kishte ardhur afer fshatit me dy shoke te tij, trima, me qellim per te na marre me vete, e me dal ne Jugosllavi. Ai eshte afruar jo me larg se 500 metra nga ne, duke me degjuar edhe mua qe qaja pa pushim, por nuk mundi te na ndihmonte dot. Ata dy shoket i thane: Medet Mark c’ka te bejme? Dhe baba iu pergjigj: Me ngushte nuk e kam pa veten kurre. Kam frike se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi te nderhyjme. Pas nje udhetimi te gjate ne rruge pa rruge, ne na cuan ne kampin e Tepelenes. Djepi ku isha une ishte duke u rrezuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rene ne gremine. Ne Tepelene gjetem edhe familje te tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 prifterinj katolike te internuar. Une kam qene i vogel ne ate kohe, por nena me pas me ka treguar per vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme qe kemi kaluar aty. Me kan treguar kur u rrita se Kryetari i Kooperatives se fshatrave per rreth kampit dhe sekretari i partise kishin porositur fshataret e ketyre fshatrave te Tepelenes, qe femijet e tyre ti shanin dhe tu gjuanin me gure te interrnuarve. Dhe ka pas disa raste qe kur ktheheshin nga mali u dilnin perpara fshataret dhe shanin e gjuanin te interrnuarit.
Konkretisht, çfare mbani mend nga ai kamp?
Aty vdisnin njerez cdo dite nga uria dhe semundjet, ku me se shumti femije te vegjel. Puna ishte mjaft e rende dhe sfilitese. Te internuarit punonin ne transportim lendesh drusore nepermjet Lumit Vjose dhe kur lumi ishte shume i rrembyeshem, qellonte qe lenda drusore t’i godiste dhe i linte te vdekur ne vend. Nga Gjirokastra aty sillnin qen te ngordhur dhe qelbej i gjithe kampi. Vec ketyre nje tmerr i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapterr Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire. Po kete gje ia benin edhe Bores se Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nena edhe ajo nuk fliste asnje fjale te keqe per burrin e saj, perkundrazi e lavderonte. Po te mos kishim pasur ndihmen e dajave te mi dhe gjyshes Katrine Prela, te cilet na vinin dhe na sillnin ushqime te thata ne Tepelene, ne do te kishim vdekur urie si shume nga bashkevuajtesit tane.
Çfare kujton ndonje ngjarje tjeter nga ai kamp?
Nje nate, nje grua e re nga Tropoja, Drane Jakaj, (gjyshja nga nena e Gezim Nikes, kengetarit te njohur) e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te len nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth.
Kur u liruat nga ai kamp?
Ne vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na derguan ne kampin e Savres ne Lushnje. Bashke me te tjeret dhe nena ime, punonte deri ne brez ne uje ne tharjen e Kenetes se Terbufit. Ne nje rast nenen e sulmuan shume ushunjezat dhe asaj i ra te fiket sapo shoqet e saj e nxoren ne breg duke e ditur te vdekur. Tone Nuthi me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzes se Kastratit, u perleshen me policet, te cilet donin ta fusnin nenen ashtu gjysem te vdekur me punu ne uje duke i thene: “Coju dhe puno moj kriminele”. Ne ate pune nena punoi plot 3 vjet. Aty nga viti 1956, nje dite kur erdhi aty nje oficer madhor per inspektim, Rrok Kont Marashi, me mesoi mua t’i dilja perpara dhe t’i thoja se isha i pafajshem. Konti m’i kishte shkruar ne nje leter se cfare do t’i thoja oficerit dhe une ashtu bera. I thashe se baba me kishte lene ne bark te nenes kur ishte arratisur dhe c’faj kisha une. Ai u prek nga fjalet e mia dhe tha se do e studionin punen time. Mbas disa kohesh erdhi letra dhe une u lirova kur isha 8 vjec, ndersa nena mbeti aty. Erdhen kusherinjte dhe me moren aty ne kamp e me cuan ne fshat. Por edhe aty nuk me lane te jetoja, pasi fshati ishte zone kufitare dhe me cuan ne Kastrat, ku beja cdo dite nga 2 ore rruge per te shkuar ne shkolle dhe 2 ore per t’u kthyer ne shtepi. Shkollen 8-vjecare e mbarova shkelqyeshem duke qene nxenesi me i mire dhe bera nje kerkese qe te shkoja ne Konviktin “Tom Kola” ne Shkoder, por me thane: “Rri urte e mbyll gojen se ti je djali i kriminelit Mark Deckaj. Shtrengo fort kazmen dhe mos u ndiej”. Keshtu, deri ne moshen 16 vjecare mua me rriten dajat. Ne ate kohe une isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnje shprese per jeten, fillova te mendoj qe te arratisesha nga Shqiperia dhe te shkoja tek baba.
Ku ndodhej babai juaj ne ate kohe?
Deri ne ate kohe, baba ishte ne Itali, ndersa gjyshi ne Tuz te Malit te Zi dhe ne komunikonim me letra me ta.
A kishit provokime dhe a u ndiqnin njerezit e Sigurimit?
Nje person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Kadri Hazbiu, me provokonte vazhdimisht duke vene radion te Zeri i Amerikes gjoja se do fliste baba im. Po keshtu here pas here ai me thoshte te arratiseshim se bashku. Une e kuptoja ate gje dhe nuk i lashe kurre te kuptonte se doja te arratisesha. Nje dite i thashe nenes (ne 1959 ajo u lirua nga internimi) qe te arratiseshim se bashku, por kur ajo pyeti nenen e saj, gjyshja tha: “Mos e len se do na vrasin djalin dhe do na marri ne qafe te gjitheve”. Keshtu nena me tha se ajo nuk vinte dhe une nuk duhet te ikja. Por une e kisha vendosur se bashku me dy shoket e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj dhe keshtu u arratisem.
Si mundet te arratiseshit nga Shqiperia?
Me 13 qershor 1966, diten e festes se Shen Ndout, i thashe nenes se do shkoja ne kishe. Ne fakt, se bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vellane) qe ishte nje vit me i madh se une, morem rrugen dhe ne fshehtesi dolem tek Leqet e Hotit, poshte ne Grabam dhe kaluam kufirin duke dale ne Jugosllavi. Aty u dorezuam te nje shtepi ku i treguam te verteten dhe ata na priten shume mire. Ajo shtepi kishte lidhje miqesie me familjen tone dhe gjeten mundesine te lajmeronin se ne ishim dorezuar tek ata. Me pas, sipas rregullave ata na dorezuan tek ushtaret, te cilet na moren dhe na derguan ne burgun e Leshkopoljes, ku na mbajten 2 muaj ne hetuesi duke na pyetur. Gjate asaj kohe, me nderhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen ne Shqiperi, por na liruan dhe une shkova tek gjyshi im, Pjeter Deckaj i cili ishte ne Tuz. Me gjyshin qendrova 9 muaj ne Tuz dhe ne ate kohe, baba qe ndodhej ne SHBA, kishte bere letrat dhe me 27 shkurt 1967, me doli azili politik per ne Amerike. Keshtu nga Beogradi u nisa per ne Neë Jork, ku me priste baba me nje foto timen ne dore, te cilen ia kisha derguar me poste. Ka qene nje takim prekes ai me baben ne aeroportin Xhon Kenedi te Neë Jorkut. Baba me shikonte dhe une e shikoja. Kur m’u afrua une i thashe: “A ti je baba im?” Po tha, vetem njehere ta kam degjuar zerin. Te kam lene ne bark te nenes dhe thosha se do jete djale. Lotet na kishin mbuluar te dyve. Une i thosha: “O Mark Deckaj. Behu i forte pse qan”? Baba me pyeste se pse kisha ardhur dhe une i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja syte e ballit babes tim. Ndersa ai me puthte, une i thoja: Tash nuk jam ma i varfen, nuk jam i pababe.
Po pas arratisjes suaj, çfare ndodhi me nenen?
Pasi ika une, diku nje vit me vone, ndersa nena ishte ne bjeshke, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmeroi policine se nena donte me u arratis, dhe ata erdhen e moren dhe e internuan ne Hajmel, ku qendroi per 19 vjet me radhe.
Gjate kohes qe babai juaj Marku jetonte ne Amerike, a eshte marre me politike?
Me politike babai eshte marre qe kur ishte ne Itali, ku u zgjodh kryetar i Bllokut Indipendent Kombetar duke bashkepunuar ngushte me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Verlacin, Kol Bibe Mirakajn etj. Gjate asaj kohe, njerezit e Sigurimit te Shtetit Shqiptar i bene babes nje atentat me pistolete, por ai mundi te shpetonte i plagosur ne krah. Por edhe ne spital ate deshen ta helmonin me disa biskota te cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshe e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kesaj, baba u detyrua dhe shkoje ne Amerike.
Po me nenen tuaj kur u bashkuat?
Me 16 gusht 1990, kur isha 42 vjec, une erdha ne Shqiperi dhe takova nenen e cila ne ate kohe banonte e vetme ne Shtoj. Baba dhe gruaja ime me thoshin te mos vija se akoma nuk kishte rene komunizmi, por une e kisha vendosur dhe me mua erdhi dhe gruaja. Ne Rinas me nxoren shume probleme dhe nuk donin te me vulosnin pasaporten dhe pas nje debati prej 15 minutash, ma vulosen. Nenes i kerkova falje dhe ajo me tha se ma kishte bere hallall. Pas 5-javesh munda t’i bej letrat nenes dhe e mora me vete ne Itali, ku me pas erdhi dhe baba. Keshtu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan ne Rome. Ka qene nje takim prekes ku vetem lot kishte. Baba dhe nena jetuan 3 muaj ne Itali dhe me pas erdhen ne SHBA ku u beme te gjithe bashke. Une i shihja kur ata qanin per njeri-tjetrin. Kur nena e pa se sa mire jetonim, tha: Tani jam gati me vdek. Dhe ashtu ndodhi vertete: Me 2 korrik 1991, dite e marte, ata te dy humben jeten ne nje aksident automobilistik.
Po ju kur e krijuat familjen?
Une jam martuar me 22 tetor 1971 me Lajde Mark Gjonajn, babai i se ciles, Pashuk Markgjonaj rrjedh nga nje familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njesoj si ne. Une kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili eshte asistent-regjisor dhe producent filmash ne Hollivud ku ka bashkepunuar ne 34 filma.
Nga data 1 prill ka hyrë në fuqi taksa e pasurisë, një taksë e re e cila do të vilet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur të krijojë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, e cila do të merret pikërisht me mbledhjen e kësaj takse.
“Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: a) 0,05 % për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim; b) 0,2 % për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi”,thuhet në ligjin për taksën e pasurisë.
TAKSA E PASURISË
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor administrimin në nivel qendror nga pikëpamja ligjore dhe metodologjike e taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë menaxhon regjistrin qendror të bazës të të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale). Harton metodologjinë në lidhje me administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme dhe monitoron zbatimin e saj. Përpunon dhe bashkërendon të dhënat në lidhje me nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat, si dhe detyrimin e taksës me metoda alternative të vlerësimit.
Monitoron dhe asiston njësitë e vetëqeverisjes vendore për procedurat e ndjekura në llogaritjen e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme, me qëllim zbatimin e metodave të vlerësimit të vlerës së taksueshme, të përcaktuara në metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Kryen sondazhe periodike mbi vlerësimet e bëra për llogaritjen e bazës së taksës vendore të ndërtesës në zona/nënzona të caktuara, si dhe për saktësinë e procedurës së ndjekur në vlerësim; dh) Kërkon korrektimin e të dhënave për vlerësimin e bazës së taksës vendore për ndërtesat, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e procedurave të vlerësimit.
Analizon procesin e mbledhjes së taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe kërkon informacion periodik mbi të ardhurat e realizuara nga taksa e pasurive të paluajtshme. Asiston në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe agjentit të autorizuar për mbledhjen e taksës së ndërtesës, të cilat lindin ose krijohen gjatë procesit të shkëmbimit të informacionitose mbledhjes së taksës.
Gjithashtu, asiston në zgjidhjen e problematikave që mund të lindin, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve apo organeve që disponojnë të dhëna informuese, për identifikimin e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore dhe që ndihmojnë në llogaritjen e vlerës së ndërtesës/njësisë pronësore për qëllim taksimi.
TAKSA SIPAS TABELËS
Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë), si dhe për ndërtesat në të gjitha zonat (urbane dhe rurale) të seksionit III të tabelës “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike”. Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategori minimale të ndërtesës (përjashtuar seksionin III) është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.
Për ndërtesat në pronësi të shoqërive të ndërtimit, të destinuara për shtije, por që janë ende të pashitura, taksa do të vendoset sipas destinacionit të përdorimit të ambientit të ndërtesës. Ambientet e hipotekuara si: apartamente banimi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”; ndërtesë biznesi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa të tjera për tregti dhe shërbime”.
Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategoritë e ndërtimit, për çdo kategori minimale ndërtimi në territorin që mbulon komuna apo bashkia përkatëse. Niveli i taksës është përcaktuar në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e tatueshme.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në Report Tv edhe për shqiptarin e arrestuar pak ditë më parë në Turqi, Met Kananin, i cili nga mediat turke njihet si “Eskobari shqiptar”.
Xhafaj tha se Kanani kryeson një grup të strukturuar kriminal, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime pas prangosjes së tij nga policia turke.
“Është një person me aktivitet kriminal i cili ka një aktivitet kriminal intensiv në fushën e trafikut të drogës. Është i njohur për aktivitetin kriminal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.
Ky procedim policor ka avancuar duke qenë një angazhim i përbashkët i disa agjencive përfshirë edhe ato turke, e cila dha një rezultat shumë pozitiv. Ai nuk ishte dhe nuk do të jetë i vetëm në përgjegjësinë penale”, – tha ai.