Aurora

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës

Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i ndihmon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, rreth kësaj ideje.

Disa forca në Serbi, nën ndikimin e fortë të Rusisë – sikurse ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç – duan ndarjen e Kosovës në dy pjesë – atë “serbe” dhe atë “shqiptare”, ka shkruar FR.

Daçiç, ka theksuar e përditshmja nga Frankfurti, madje e ka quajtur këtë “zgjidhjen e vetme realiste afatgjate”.

Gazeta gjermane ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk është kundër kësaj ideje.

“Një ndarje e shtetit të Kosovës, i cili ka shpallur pavarësinë më 2008, jo vetëm që do të binte ndesh me kushtetutën kosovare, por edhe me të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit të 25 vjetëve të fundit, që shtetet e Ballkanit të mos organizohen në vija etnike”, thuhet në shkrimin e FR.

Florian Bieber, shef i Qendrës për Studime Evropianojuglindore, në Universitetin e Gracit, ka thënë për të përditshmen nga Frankfurti se “vënia e kufijve në bazë të etnisë do të rrezikonte të krijonte një efekt dominoje, ku grupet nacionaliste do të inkurajoheshin për krijimin e kufijve të rinj”.

Sipas Bieber, “kjo nuk do të ishte vetëm triumf i etnonacionalizmit dhe palëve ndërluftuese të viteve 90, por edhe do të destabilizonte Ballkanin, e mbase edhe Evropën”.

Deri më tani, Bashkimi Evropian, ndërmjetës në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk ka dhënë indikacione se ku duhet të jenë vijat e kuqe të një marrëveshjeje, dhe nëse mundësia e ndarjes do të përjashtohet, shkruan FR.

Sipas gazetës gjermane, “kartën e etnisë”, në lidhje me Kosovën, po vazhdon ta luajë në mënyrë kundërproduktive kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E përditshmja nga Franfurti ka kujtuar sugjerimin e Ramës, në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që Shqipëria dhe Kosova ta kenë në të ardhmen një president të përbashkët, “si shenjë të unitetit kombëtar dhe të politikës së përbashkët të sigurisë kombëtare”.

Deklaratat, si kjo e Ramës, nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe”

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës Read More »

Edi Rama braktis televizionet e mëdha, ja ku do të shfaqet sonte

Kryeministri Edi Rama, duket se ka ‘braktisur’ televzionet e mëdha.

Pikërisht në kulmin e zhvillimeve në vend, siç është marrëveshja detare me Greqinë, situata e rënduar kryesisht në zonat malore si pasojë e motit të keq apo sasia rekord e kokainës kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit, Rama ka vendosur mos dalë në asnjë prej televizioneve të mëdha.
Kështu ai ka pranuar ftesën e gazetarit Roland Qafoku në televizionin Channel One në emisionin “Debati”, sonte në orën 21:00.

S’dimë çfarë ka bërë Qafoku për “t’i mbushur mendjen” Ramës a drejtorit të tij, Endri Fugës por përballja pritet të jetë shumë interesante edhe për faktin se moderatori njihet për pyetjet e tij të drejtpërdrejta e afër përfaqësimit të qytetarëve.

Ja çfarë shkruan vetë Roland Qafoku për emisionin e sotëm:

Sot, në orën 21.00. në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit ROLAND QAFOKU, i ftuar EDI RAMA, kryeministri i 33-të i shtetit shqiptar: 20 VJET NË POLITIKË DHE 4 VJET E GJYSMË KRYEMINISTËR
2 vjet e gjysmë ministër i Kulturës
11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës
2 vjet në opozitë.
4 vjet e gjysmë kryeministër
Një analizë e qeverisjes
Nga ekonomia, investimet e huaja te Siguria Kombëtare dhe trafiku i drogës.
-Përse nuk ka një hop ekonomik?
-Përse vendi po braktiset?
-Përse ka konflikt politik?
5 RAPORTET NDËRKOMBËTARE QË KRYQËZOJNË QEVERINË.
8 PREMTIME TË PAMBAJTURA si dhe inserti me
50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME TË EDI RAMËS NË DETYRËN E KRYEMINISTRIT
EDI RAMA NË NJË INTERVISTË NDRYSHE
Na ndiqni sot në 21.00.
“DEBATI NË CHANNE ONE”,
Një Hard Talk që nuk duhet të humbisni.
Një emision nga gazetari ROLAND QAFOKU
Mund të dërgoni pyetje dhe komente për të ftuarit me sms në numrin e celularit 0696007090 dhe në facebook në faqen “ROLAND QAFOKU” dhe “DEBATI NE CHANNEL ONE”
Emisioni mund ta ndiqni LIVE edhe ne live stream në adresën
http://www.channel-one.al/channel-one-live/

Edi Rama braktis televizionet e mëdha, ja ku do të shfaqet sonte Read More »

Skandali me bisedat erotike/ Grida Duma ngre padi ndaj gazetarit të njohur: Më ke prishur…

Grida Duma, deputete e PD-së ka depozituar një padi në Gjykatën e Rrethit të Tiranës për prishje imazhi kundër botuesit, Mero Baze.

Bëhet fjalë për një shkrim të gaztës TemA të datës 13 shkurt, pas publikimit të skandalit Duma-Salianji.

Në shkrimin e Bazes i bëhet thirrje kryetarit të PD të largoj nga grupi parlamentar dy deputetët për shkak të standardit të ulët moral që dëshmojnë në publik.

Por, si kunderpergjigje Baze e ka kercenuar Dumane se do te publikoje fakte te tjera te papublikuara, që dëshmojnë se videoja në fakt ka ardhur nga njerëz të Sali Berishës në media dhe se ka prova që faktojnë që biseda perverse zhvllohej mes të dy deputetëve.

Më poshtë artikulli i gazetarit

Përse i duhen më tej PD-së Salianji dhe Grida Duma?

Nga Mero Baze

Dy deputetë të Partisë Demokratike janë “peshkuar” nga kamerat në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkëmbyer mesazhe erotike përtej kufirit etik, që dëshmon për një raport tjetër mes tyre. Ka një përpjekje histerike nga shtypi afër PD dhe i kontrolluar nga Basha, që kjo të quhet jetë private e tyre dhe të mos ngacmohen në këtë pikë.

Në fakt askush nuk po i kërkon llogari dy deputetëve pse kanë raport me njëri-tjetrin, pasi kjo është në qejfin e tyre. Ata janë mbi 18 vjeç dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Por ata nuk janë të lirë të jenë hipokritë, pasi janë depuetë të Parlamentit shqiptar.

Unë mund të rreshtoj tani më poshtë, mbi 100 raste, kur parlamentarë të shquar, ministra, deputetë, senatorë, guvernatorë apo çfarëdo posti publik, kanë dhënë dorëheqje nga detyra për shkak se janë bërë publike mesazhe jo korrekte të tyre në publik. Kjo nuk ka të bëjë me jetën e tyre, por me detyrën e tyre.

Një femër mund të ketë lidhje sekrete dhe një mashkull, mund të jetë dhe pervers, por nëse publiku do ta dijë këtë, nuk mund t’i zgjedhë ata deputetë. Dhe tani publiku ka përballë një fakt që e beson. Një politikan nuk mund të jetë simbol i një perversi seksual apo një femre me lidhje të jashtëligjshme.

Ajo që nuk kuptoj tani është pse PD kërkon të mbrojë nga publiku dy persona që nuk i përkasin më moralit të një zyrtari publik dhe nuk mund ta përfaqësojnë atë.

Ata duhet një orë e më parë të ikin nga PD dhe nga politika. Si njerëz të lirë mund të bëjnë çfardo eksperimenti seksual, apo perversiteti brenda kufijve ligjorë, pasi Shqipëria e ka të garantuar me ligj lirinë seksuale.

Kam dëgjuar shumë moralistë, nga ata që vdesin të dëgjojnë thashetheme nga Sali Berisha e ti quajnë të vërteta, që në këtë rast, fare papritur thonë se, shtypi nuk ka të drejtë të futet në jetën private të deputetëve. Në të vërtetë askush nuk ka hyrë në jetën private të tyre, por ata të dy kanë përdorur një vend publik dhe zyrtar si Kuvendi, të shfryjnë dufet ndaj njëri-tjetrit. Askush nuk i ka përgjuar posaçërisht dhe as u ka bërë ndonjë kurth, që edhe po t’ua bënte nuk do ishte fundi botës. Ata thjeshtë kanë dëshmuar se janë të padenjë për deputetë dhe duhet të dorëhiqen.

Sali Berisha e pati shkarkuar Ylli Pangon për katër minuta, për një aferë të ngjashme, jo se ishte e dënueshme penalisht, por se ishte jo etike për një zyrtar publik. Njësoj do bënte sikur të ndodhte që Astrit Patozi apo Jozefina Topalli të kapej me mesazhe të tilla. Tani këta të dy që përmenda janë zëvendësuar nga këta të dy që janë kapur me këto mesazhe dhe dikush po përpiqet ti bëjë dhe heronj, ose viktima të një lufte të padrejtë kundër tyre. Në fakt ata nuk janë as heronj, as viktima, por dy njerëz të padenjë për politikën shqiptare.

Çfarë ka më pak një histori perverse që bëhet publike, dhe mbi të gjitha çfarë i duhet më tej PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji. Kë do impresionojnë ata në publik me fjalët e tyre apo me moralin  e tyre? Mbi të gjitha duke qenë deputetë të opozitës, të cilët janë të dënuar të ngjallin shpresë në një shoqëri në depresion.

E di që ky shkrim mund ti ndihmojë ata të mos japin dorëheqje, pasi mund të konsiderohet si interes i armikut, por në fakt të vetmit që janë të interesuar që ata të dy të jenë ende deputetë, janë shumica në pushtet, pasi kanë me kë tallen.

Ajo që është bërë publike nuk është e dënueshme penalisht, nuk shkon askush në burg, nuk dëmton askënd përveç ndonjë drame familjare midis, por nëse mbrohet sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëhere ngrihet një pikëpyetje e madhe për moralin publik të opozitës dhe atë çfarë ajo ofron si model në politikë. Brenda 24 orëve Lulzim Basha zhduku nga lista e PD dy gra që së paku askush nuk kish dëgjuar ndonjë fjalë të keqe për to, duke futur në vend të tyre, një të përfolur, ndërsa sot është gati të bëhet hero për të mbrojtur dy njerëz që janë thjeshtë kufoma në politikë tani e tutje.

Mund ta bëjë, por duhet ta dijë se nuk e bën dot në emër të opozitës. Mund ta bëjë si “më kingu i PD”. Atë që kishte mërzitur Salianjin me Gridën.

Skandali me bisedat erotike/ Grida Duma ngre padi ndaj gazetarit të njohur: Më ke prishur… Read More »

Pastruesja kishte një sekret, kur e zbulojnë ndodh diçka që do t’ju mbushë sytë me lot

Frances Buzzard është një grua 77-vjeçare e cila punon si pastruese në Shkollën Fillore Belle në Virxhinian Perëndimore. Dhe një person që gjithmonë ka një buzëqeshje në buzë pavarësisht nga puna e madhe që bën, kurrë nuk i shfaqet askujt e lodhur, është gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar të gjithë.

Por si të gjithë ne, ajo kishte një sekret që e mbante të fshehur gjatë gjithë jetës, askush nuk e dinte atë.

Derisa një ditë ajo vendosi t’ja tregonte kuzhinierit, të cilin e kishte njohur prej shumë vitesh.

Burri donte të bënte diçka për të dhe kështu vendosi t’i tregonte drejtorit të shkollës. Kur stafi e mësoi, donin të organizonin diçka për të zvogëluar dhimbjen dhe lotët e saj.

Askush nuk dinte asgjë për të, ata nuk e dinte se pas buzëqeshjes së saj, kishte një sekret që e bënte shumë të trishtuar, raporton ShkodraNews.

Dita e befasisë kishte ardhur. Frances po pastronte si zakonisht, kur në një moment, në foninë e shkollës, ajo dëgjoi emrin e saj.

Ata i kërkuan asaj të shkonte në kafene. Nuk ishte diçka që ndodhte shpesh, për këtë, gruaja besonte se duhet të qortohej për diçka.

Por sapo hyri në restorant, gjeti më shumë se dyqind fëmijë, të cilët bërtitën, “surprizë!”

Kjo ishte dita e ditëlindjes së saj, e cila ishte për tu festuar, duke pasur parasysh se ajo nuk e kishte bërë këtë gjatë gjithë jetës së saj. Gruaja nuk kishte pasur kurrë një festë. shkruan ShkodraNews.

Sepse vetëm babai i saj kishte punuar në familje dhe ai ishte gjithashtu i sëmurë, kështu që ata kishin qenë shumë të varfër. Shikoni videon e festës më poshtë:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7oQQzRhweTA?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Ata i vunë asaj një shirit dhe një kurorë, plus që kishin bërë një tortë dhe kishin përgatitur një video të jetës së saj.

Fytyra e Frances ishte e mrekullueshme dhe ishte gjithashtu shumë e lumtur, transmeton ShkodraNews.

Nuk e priste një festë të tillë të bukur për ditëlindje.

Falë stafit të shkollës, gruaja pati festëb e saj të parë në shtatëdhjetë e shtatë vite.

Nëse ju pëlqeu kjo histori, ndajeni atë!

Pastruesja kishte një sekret, kur e zbulojnë ndodh diçka që do t’ju mbushë sytë me lot Read More »

Me mbi 400 kg marijuanë në gomone, skafisti shqiptar kapet mat ndërsa po…

Duket se nuk ka të ndalur droga që trafikohet nga vendi ynë. Kjo pasi një sasi tjetër e madhe droge është sekuestruar në Greqi. Sipas mediave greke, operacioni i policisë është realizuar pak pas mesnate.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me gomone drejt Greqisë. Rreth 424 kilogramë marijuanë, e ndarë në 36 pako është gjetur në gomonen e sekuestruar nga policia.

 

Në pranga është vënë skafisti shqiptar, një 42-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet.

Me mbi 400 kg marijuanë në gomone, skafisti shqiptar kapet mat ndërsa po… Read More »

“Kshu si them unë dhe nuk e luan as topi”, plas sherri me Ramën për 613 kg e kokainës

Droga e kapur dje ne Durres ka hapur nje debat te madh, pasi shume jane skeptike se ky eshte nje operacion i Policise se Shtetit pa ndihmen e te huajve.

Kryeministri Edi Rama reagoi ditën e djeshme duke përshëndetuar një nga operacionet më të mëdha të sekuestrimit të drogës në territorin shqiptar.

Rama deklaroi ndër të tjera se droga u kap nga autoritetet shqiptare pa asnjë sinjalizim nga partnerët e huaj. Ndërkohë një komentues i shkruan se për këtë aksion ka ndërhyrë DEA, por Rama nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur menjeherë duke mbrojtuar reagimin e tij të mëparshëm.

“U vuni gjunjet ne bark DEA dhe e kapet o shplars truni po lej kto… se te ishte per ju sdo u merte vesh kurr e do fillonte kjo rruge si cka qen gjithmon.”, shkruan komentuesi, por kryeministri i përgjigjet:

“Ti Samuel s’ke faj se kur njeriu s’di cfare flet goja cfare nuk nxjerr! Jo mor jo, eshte keshtu si e kam shkruar dhe se luan topi”.

“Kshu si them unë dhe nuk e luan as topi”, plas sherri me Ramën për 613 kg e kokainës Read More »

Acari nuk po largohet, meteorologët: Sërish borë, çfarë na pret pas dy ditësh

Moti i ftohtë me reshje dëbore do të shoqërojë gjithë vendin edhe ditën e nesërme.
Gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë ulje të mëtejshme të temperaturave, duke arritur deri në minus 13 gradë celsius në zonat malore.

Ndërkohë, pas rrezikut nga dëbora, IGJEM bën me dije se do të rikthehet rreziku i përmbytjeve.

Nga data 2 mars dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, ndërsa në Korçë dhe Elbasan lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit për ditën e sotme, ndërsa nesër ky kufi do të jetë në 300 m mbi nivelin e detit. Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURA

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: – 13 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë paradite, por pasdite bëhet mesatare, deri e fortë në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e mërkurë, dt.28 shkurt) dhe nesër (e enjte, dt.01 mars). Nga data 2 Mars dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.

Acari nuk po largohet, meteorologët: Sërish borë, çfarë na pret pas dy ditësh Read More »

I kërkon SHBA, ndodh e pabesueshmja në emisionin e TCH, kapet ‘peshku i madh’

Sot ne emisionin Top Show te prezantuar nga Alban Dudushi ne Top Channel, ka ndodhur nje gje e rralle.

Te ftuarve Dudushi u tha se kishte nje surprize dhe ftoi nje peshkatar.

Ai ishte deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar si “heroi” i “peshqve të mëdhenj” dhe kishte nje peshk te madh ne duar.

Në një kohë që vetë demokratët kërkojnë një shpjegim nga Salianji, mediat jo vetëm që nuk e pyesin Salianjin për mesazhet erotike me Grida Dumen në vendin e punës, por i bëjnë dhe makijazhin atij, si në këtë rast me Top Channel.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155260405336269/?t=0

I kërkon SHBA, ndodh e pabesueshmja në emisionin e TCH, kapet ‘peshku i madh’ Read More »