Një recetë shumë e vjetër por shije plotë dhe unike në mënyrën e përgatitjes dhe përbërësve të saj.
Sekreti i shijes fantastike të këtij lakrori është përbërësi kryesor i tij, Bollguri, i cili është një drithë që prodhohet nga disa lloje gruri.
Bollgurin mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarketet e vendit tonë duke qenë se ky drithë ka qenë gjithnjë pjesë e gastronomisë shqiptare dhe kosovare.
Një nga traditat më fantastike të krahinës së Lunxhërisë është përgatitja e lakrorit me bollgur, ai ka një shije fantastike shume të veçantë dhe është tipik tradicional shqiptar.
Më poshtë keni recetën autentike të grave dhe nënave të Lunxhërisë, një recetë fantastike që kjo krahinë vijon ta ruajë si traditë edhe sot.
Përgatitja e Lakrorit të Lunxhërisë
Përbërësit
Për një tavë mesatare duhen:
3-4 gota uji me miell gruri (për petët) ose petë që mund t’i gjeni në supermarkete
2 gota uji me bollgur
3 lugë gjelle gjalpë
2 kokrra vezë
3 lugë gjelle djathë i thërrmuar
Kripë
Përgatitja
Pasi përgatitet brumi (si për byrek) hapet në petë të holla.
Bollguri (e gjeni në supermarkete) futet në një tenxhere me ujë të ngrohtë (30 minuta), që të bymehet.
Më pas vendoset që të ziejë. Përzihet vazhdimisht me lugë druri që të mos ngjitet. I shtohet qumësht dhe lihet të ziejë edhe 2-3 minuta të tjera.
Hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet, i hidhen vezë, djathë i thërrmuar dhe gjalpë.
Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohet gjysma e petëve, të cilat spërkaten me disa pika gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.
Hidhet bollguri i përgatitur dhe sipër tij vendosen petët e tjera, spërkatet me gjalpë dhe futet të piqet në furrë.
Ndërkohë, bollgurin mund ta përgatisni edhe ndryshe.
Në këtë rast, përgatiten më pak petë.
Shtrohen petët dhe lihen me anët e varura jashtë tavës.
Pasi hidhet bollguri, petët anash mblidhen në rrudha, duke e lënë mesin e tavës të hapur.
Spërkatet me gjalpë edhe piqet.
Kjo është mënyra që përdoret më zakonisht në krahinën e Lunxhërisë.
Të gjithë janë kuriozë se çfarë ndodh me trurin e njeriut pak minuta para se të ndërrojë jetë. Studiuesit kanë zbuluar se një valë e aktivitetit elektrik në tru, e quajtur ”depresioni i përhapjes”, shënon momentin përfundimtar para vdekjes.
Ndërsa shqyrtonin trurin e pacientëve që po largoheshin nga jeta, ekspertët vunë re një shqetësim tek ata. Zbulimi sugjeron se vetëdija mund të jetë e pranishme për shumë minuta edhe pse pjesa tjetër e trupit ka ndaluar dhe nuk tregon më shenja jete.
Kështu ata dhanë mundësinë që deri në pesë minuta, procesi i ndërprerjes së trurit mund të kthehet mbrapsht. Studimi u bë nga një ekip neurologësh përfshirën universitetin Charite në Berlind si dhe pacientë nga Gjermania e Ohio.
Negociatat me Greqinë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të trashëguara apo të mbartura mes dy vendeve kanë hasur në një bllok të fortë kundërshtues.
Në krye të këtij blloku zyrtarisht tashmë është vënë Presidenti i Repblikës, ish kreu i LSI dhe njeriu që s’ka lënë gjë pa vjedhur, grabitur, kriminalizuar në Shqipëri, Ilir Meta. I cili ka vetëm një copë autorizim në dorë për të firmosur në fillim në mënyrë që Ministri i Jashtëm të japë plotfuqishmërinë për grupin negociator, dhe atë firmë nuk e hedh që nuk e hedh.
Duke kërkuar “qiqra në hell” dhe duke kërkuar që negociatat të kenë përfundimin e tyre pa filluar akoma, në mënyrë që të firmosë Ilir Meta autorizimin.
Një nonsens dhe shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit honorifik të Shqipërisë Ilir Meta.
Aq i fortë është kundërshtimi i Metës që nxjerr pretekst pas preteksti për të mos filluar negociatat dhe për të bllokuar këto negociata të Shqipërisë me Greqinë, sa ka nisur dhe të kërkojë dhe se si duhen titulluar, si duhet venë titulli i negociatave. Madje me ironi thuhet se Meta pritet të kërkojë dhe se “çfarë duhet të veshin negociatorët, me kë duhet të rrinë, në cilin hotel duhet të flenë, lokalin që duhet të zgjedhur për t’u ushqyer, ushqimet traditcionale greke që duhen përjashtuar”.
Nuk është çudi që të degradojë deri në këtë farë feje kërkesa e Metës për Bushatin, vetëm e vetëm që të bllokohet fillimi i bisedimeve, zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë, përcaktimi i kufirit detar dhe atij tokësor. Pasi deri më tani i kanë marrë me radhë të gjithë negociatorët, duke përcaktuar se cili bën dhe cili nuk bën.
Për Meçollarin mediat afër Metës kanë thënë se ka qënë në darkën e gabuar, megjithësi burimet thonë se ka darkuar me një oficer të lartë të NATO-s. Pa ia përcaktuar shtetësinë.
Ndërkohë që për Armand Skapin përfaqësues i MEPJ, Ilir Meta i dekoruari me “Kryqin e Artë” nga autoritetet greke, dekoratë që jepet për shërbime të çmuara ndaj Greqisë, thotë se ka qënë dy tre muaj në kurs sigurie në Greqi. Pavarësisht se ka qënë bazë e NATO-s.
Pra po përpiqet me të gjitha mënyrat që të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Greqinë, aq sa me humor në Ministrinë tonë të Jashtme thonë se më mirë të ishte ngritur një grup negociator për të negociuar me Metën në fillim, pastaj me Greqinë.
Por Meta s’ka qënë vetëm në këtë ndërmarrje kundër negociatave të Shqipërisë me Greqinë. Ka mbështetje të fortë nga Berisha, më saktë njeriu për të cilin hyri në këtë lojë Ilir Meta në fillim.
Berisha fali 350 kilometra katror det Greqisë me marrëveshjen e vitit 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ai duhej të ishte në burg bashkë me Bashën dhe 12 negociatorët. Por është në Kuvend me Bashën kryetar të PD dhe negociatorët shumica të ngritur në detyrë dhe ambasadorë nga Rama.
Tani Berisha vijon ta mbrojë me forcë marrëveshjen e faljes së detit të vitit 2009, duke akuzuar Ramën se pagoi Kushtetuesën për ta rrëzouar. Duke akuzuar dhe Turqinë se bëri presion për ta rrëzuar “Detin”.
Ndërkohë që Berisha tani kërkon që ta çojë në Gjykatën Ndërkombëtare marrëveshjen e rrëzuar të vitit 2009. Ku me këtë kërkesë është dakord dhe Meta.
Në ndihmë janë thirrur dhe ish presidenti Nishani por dhe mbështetës të tjerë që janë në kor, Monika, Vasili, Manjani dhe të gjithë “zarat” e mundshëm. Por pas këtij presioni të Metës, Berishës, Monikës dhe të tjerëve fshihet një kërkesë për Pazar.
Meta dhe Berisha duke ndjerë prangat dhe “erën” e qelisë së burgut për të gjitha maskarallëqet që kanë bërë, kërkojnë shkarkimin e Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
Jo pa qëllim e kërkuan zyrtarisht në Kuvend, ku pavarësisht se u rrëzua në Komisionin e ligjeve do ta hedhin në votë në seancën e Kuvendit.
Meta dhe Berisha e kanë rritur pazarin, duke i bërë presion Ramës: Do firmën për autorizimin e fillimit të negociatave me Greqinë, shkarko Arta Markun. Gjë që nuk ka asnjë gjasë të ndodhë pasi Rama s’ka fuqi të shkarkojë njeriun e amerikanëve.
Por Meta lufton deri në pikën e fundit, si miku i tij “malësori tropojan” Sali Berisha. Pazari kërkon “kokën” e Arta Markut. Aq më tepër tani që Meta, pronari i mbi 613 kilogramë droge kokainë të kapur në Durrës, është në prag të burgu. Bashkë me Berishën për dosjet e rënda që kanë të dy në prag të hapjes.
Ju ndodh që kur ndjeheni nervozë ose jeni në stres, të hapni derën e frigoriferit për të marrë diçka pa i kushtuar rëndësi se çfarë? E dini që ajo zgjedhje ka shumë rëndësi për përmirësimin e gjendjes tuaj?
Dr. Uma Naidoo shkruan për Harvard Health se mënyra e duhur e të ushqyerit, e pasur me sasi të mjaftueshme të ujit në trup, shmangien e alkoolit dhe kafeinës si dhe disa rregulla tjera të ushqyerjes mund të lehtësojnë dukshëm ndjesinë e ankthit.
Si fillim, mos i anashkaloni vaktet e ngrënies. Kjo mund të çojë në një rënie të papritur të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që përkeqëson problemet lidhur me ankthin. Që të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të jeni në gjendje të çlodheni dhe ta tejkaloni ankthin me lehtësi, Dr. Naidoo rekomandon futjen e rregullt të këtyre ushqimeve të mëposhtme në dietën tuaj:
Rrisni sasinë e magnezit. Ky mund të gjendet në bishtajore, fara, frutat arrore dhe drithërat.
Konsumoni më shumë zink. Këtu përfshihetn ushqimet si arra indiane, mëlçi, mish viçi dhe të verdhën e vezës.
Acide yndyrore omega-3 në sasi të madhe gjenden tek peshku (sidomos salmon) dhe ndikojnë në uljen e ankthit.
Probiotikët janë miqtë tuaj, domethënë lakra turshi, trangujt turshi si dhe kefiri duhet të bëhen pjesë përbërëse e dietës suaj.
Dhe së fundi, mbreti i ushqimeve të shëndetshme – avokado. Ushqimet epasura me vitamin B, të tilla si avokado apo bajamet, ndihmojnë në lirimin e neurotransmiterëve serotoninë dhe dopaminë, që të stabilizojnë gjendjen shpirtërore.
Sigurisht, nëse jeni duke luftuar me ndonjë fomë të rëndë të ankthit, terapia tradicionale e ushqimit nuk mund të zëvendësojë, por as edhe të dëmtojë.
Sipas lajmerimeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pasditen e sotme dhe gjate ditës së nesërme në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të kenë rreshje të dobëta deri mesatare. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Nga llogaritjet hidrologjike të këtij instituti lumenjtë në të gjithë territorin që prej së premtes dhe në ditët në vazhdim do të kenë tendencë për t’u rritur. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna.
Këngëtarë polifonë si Tartar Avduli i Tragjasit s’vijnë dy herë. Por, janë disa shprehje të vjetra që përdoren në Jug, në Labëri e në Vlorë: “Larg detit, larg mbretit” apo “Larg syrit, larg zemrës”. E kam verifikuar këtë thënie edhe me një poet të talentuar nga Vlora, por që nuk banon këtu, ka rreth 20 vjet emigrant në Itali. Ne, të këtushmit i bëjmë qoka njëri-tjetrit. I qajmë ato. Si ne. Shokë veten kemi. Kur mblidhemi, sidomos për përurime, tek-tuk, vetëm nja dy miq (jo më tepër), miq të letrave të Poetit që jeton e punon në Savona, ia përmendin emrin, të tjerët s’e njohin… (P.s.: Diskutimet letrare janë harruar fare. Tento të kritikosh ndonjë me të drejtë për qulluficet e printuara në trajtë libri për nivel të ulët artistik, se të piu e zeza! (“Moj e drejtë, plaç të preftë!” – na kujton një tjetër fjalë e urtë.
Me këngëtarin tragjasiot Tartar Avduli, i cili, edhe ai ka mbi 20 vjet në emigracion, në Tortoreto (Teramo, Abruzzo Itali), shikojmë dy pamje: ndosh kështu si me Poetin, por edhe nuk ndodh kështu. Edhe ai larg është. Kënga ka një magji tjetër, ndryshe nga poezia e shkruar. Ajo, e bukura, e mira, e dobishmmja pëlqehet e përhapet gojë më gojë. Tartar Avduli, sa qe në Shqipëri bëri histori folkorike, i dha emër Grupit të Tragjasit, në nderim të të paharruarit Beqir Laçe, pa u ulur nga lartësitë ku e kishte ngritur Aranit Daupi marrësin – funksionin e parë të këngës labe, duke lënë gjurmë e marrë famë me vete. Kishte zot kënga labe në Tragjas, ustain e vërtetë të këngës Hamdi Pulo Paharrimin…
Jetëshkrimi polifonik i këngëtarit
Tartar Avduli ka lindur më 7 prill 1963 në Tragjasin e bukur, me ballë te mali, me këmbë te deti i Vlorës. Pavarësisht, se të dy prindërit e tij kanë kënduar (nëpër dasma e gëzime, por jo cilësorë, që të dilnin si përfaqësues të grupit të fshatit). “Po kur mblidheshim me vëllezërit: me Vironin, mësues e drejtor shkolle në Tragjas e me Lilon, Ilirian Ali – aktor me emër i teatrit “Petro Marko”, me prindërit dhe të gjithë vëllezërit, kënga vente zile.”- kujton me mallëngjim Tarua. Nga dy fëmijët e tij, asnjë nuk këndon. Këndon baba sa për dy mijë biblila… Bashkë me Sutën e urtë e gjeraqinë.
Tartari e ka filluar “karrierën” e tij si këngëtar, qysh në shkollën 8 vjeçare në vendlindje, dhe më mbas, sigurisht me një grup pak më të rritur, që u finalizua me Grupin e Vjetër, siç quhej në atë kohë. Në vitin 1983, ishte ushtar dhe u angazhua me Grupin Lab të Shkollës së Lartë të Aviacionit, Vlorë me përgjegjës artistik Halil Bellon, një oficer i talentuar, drejtues i zoti i Katedrës Teknike, por së pari njeri babaxhan dhe këngëtar i fuqishëm, një emër i njohur i polifonisë labe. Me lirimin nga ushtria, Tartari iu bashkua grupit dhe ka marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme në Vlorë e Tiranë, në festën që bëhej në Drashovicë, me udhëheqës artistik të madhin Haxhi Dalipi, etj.
Angazhimi zyrtar i Taros me grupin është ai në Festivalin e Pestë Folkorik Kombëtar të Gjirokastrës, 1988, ku u shpall Laureat i Festivalit. Në vitin 1989 shkon në turne në Francë me Ansamblin “Labëria” të Vlorës, që drejtohej me kompentencë nga kompozitori Haxhi Dalipi, “Artist i Merituar”. Edhe ishte vetëm 25 vjeç Tartari, e nisi mbarë turneun e Francës, i cili u pasua me një turne të pashlyeshëm në Jug të Shqipërisë, prapë në Francë, më vonë në Spanjë, Greqi e gjetkë. Djali nga Tragjasi po krijonte një profil model të këngëtarit të duhur lab me ansamblin “Labëria ime” të Mjeshtrit H. Dalipi, dhe deri në vitin 1997 realizon rreth 30 këngë. Këngët e tij kanë patur kthyes të paarritshmin Nebi Xhaka të Tërbaçit e më vonë Golik Likën e Lapardhasë e Viron Lacin e Mavrovës. Hedhës – Yzedini e Meleqi.
Këngëtari tragjasiot ndihet krenar, që, qysh në moshë të re, ka fare patur fatin të këndojë me gjigandë të labërishtes si Hysen Rukën e Smokthinës, Syrjat Hodon e Tërbaçit, me të paharruarit Arap Çeloleska i Vranishtit e Arap Meron e Bratit, me Nazif Çelën e Lapardhasë, me Rramën Nuredinin e Armenit, me Kalo Bregun e Vezhdanishtit, me treshen e famshme të Dukatit, Bego Vangjeli, Sulo Bozhani e Leko Gjoleka, me divën Ermioni Mërkuri të Pilurit, me nimfën Katina Beleri të Himarës, me të trëndelintën Fatbardha Hosi Brahimin e Bolenës e Lapardhasë. Tartari e mori stafetën e këngës së vendlindjes nga virtuozi Aranit Daupi dhe e çoi më tutje atë vijë melodike aq fuqidhënëse. Ai kujton me nderim e nostalgji kthyesin Ramis Gjoni dhe hedhësin Ali Meço, kur qe angazhuar me grupin e Tragjasit. Një vlerësim të veçantë ka Tarua për gjigandin e folkorit të Vranishtit dhe Labërisë, për fisnikun Muhamet Tartari, sepse Metua ka bërë edhe një këngë për babain e Tartarit dhe këngëtari ia ka marrë vetë këngës për babain. Tartari i ka kënduar historisë, figurave të ndritura të saj, vendlindjes, bijve dhe bijave të fshatit, natyrës, dashurisë, ndjenjave e dufeve njerëzore, jetës, njerëzve të afërt dhe e ka derdhur shpirtin e bukur në këngë. Për këto vlera të kulturës jomateriale që bart e përcjell me njësitë folkorike aq të bukura që na ka dhuruar, i meriton këngëtari ynë dy vargje të thjeshta, që dalin vetë nga shpirti e unë vetëm sa i shkruaj: “Det me të fala nga Vlora/ O Tartar Avdul i Këngës,/ Këngës, që ia bëre forra,/ Këngës, ilaçit të zemrës./ Tungjatjeta, Taro Kënga,/ Bilbil avazesh të ëmbla,/ Që çdo labi ia ka ënda,/ Kryezëri ynë në ëndrra…”
Dy këndvështrime për artin origjinal
Horizontaliteti shoqëror e do, e vlerëson këngën e Taros, sepse ai është një marrës e kryemarrës sa i ëmbël aq i fuqishëm, sa i freskët, aq i ngrohtë, sa i gjerë, aq i thellë, sa lartësi epike, aq dhe vërshim pranveror. Siç janë të mrekullueshme tekstet dhe meloditë e Hamdi Pulos, po aq mahnitëse bëhen në interpretimin e rrallë të Tartar Avdulit këngët e Tragjasit, të cilat ai i vesh natyrshëm me bukurinë, forcën, madhështinë e vet, mëkuar në vendlindje, për vendlindjen e shpirtin e pasur popullor të banorëve të këtij fshati me histori e këngë, me burime e gurra të pashtershme popullore. Tartari të sfidon në këngë dhe të kënaq si ai. Është një nga korifejtë e polifonisë labe. Asnjë këngë interpretuar prej tij nuk na ka besdisur; të gjitha na kanë dhënë kënaqësi dhe qetësi shpirtërore të veçantë. Tartari është larg, në mërgim, punon në Itali, mban familjen.
Ai gjen kohë të mbajë dhe këngën. Po të klikojmë në YouTube “Sofra e Këngës labe, Tartar Avduli”, do të shijojmë aromën dehëse e frymëzuese të këngës labe tragjasiote në zërin e këtij bilbili, ku zërat sinkronizohen aq bukur midis marrësit, kthyesit, hedhësit dhe mbushjes (isos), sikur të jenë artistë profesionistë të nivelit artistik sipëror. Janë mbi 30 këngë, njëra më e bukur se tjetra. Albumet e “Sofrës së Këngës labe”, sikurse këngët e Fatosh Likës dhe Grupit të sotëm të Dukatit, janë ndër më të kërkuarat. Zëri Taros është bukurisht i magjishëm liriko-epik.
Kujtojmë kryekëngën e tij epiko – historike “Plaku me mjekër të bardhë”, kushtuar Ismail Qemalit e Isa Boletinit në Londër, me tekst të Hamdi Pulos. Se mos të tjerat janë më poshtë nga niveli artistik i interpretimit!… Nuk kemi ndërmend të bëjmë listimin e repertorit të këngëve të Hamdiut, që ia merr Taro Avduli, por tregojmë nderim për polifoninë labe në tërësi dhe sidomos për këngën e Tragjasit kur përmendim këngë të tjera të bukura si: “Krenar karshi detit rri”, “Shqiponjë e vogël me halle”, “Kur doli nëna në shkallë”, “Plagë e vitit trembëdhjetë”, “Kur kreshnikët dëgjuan”, “Ranë kartërat në Vlorë”, “O Sherif Hasan brez vëna!”, “Bijë e Vlorës, moj Himarë!”, “Nënë e fshatit flokëthinjur”, “Jeta t’u ngarkua barrë, djalë o djalë!”, “Do t’u kujtoj dhe një herë”, “Që kur kam ikur…”, apo lirikat e ëmbla e të freskëta: “Sa kish mbyllur ylli synë”, “Më muar malli, më muar”, “Vogëlushja në mes detit”, “Me shikim nga mali tretur”, “Atje, te lisi në brinjë”, “E kur shkoje malit përpjetë!…”, “Meskëputur, yll karvani”, “Vetullhequra me pë”, “Fustaneverdha limua”, “Atje poshtë, në ato gjerdhe”, Ç’u nisa malit përpjetë,/ qani moj çobanka qani!”, “Më se ta hodha sevdanë?!…”, “Shaze, vetulla me gramë”, “Të prita, mike, të prita…”, etj., këngë të bukura që ndezën sheshet e gëzimeve e kuvendeve, skenat e koncerteve e festivaleve, në Vlorë, në Shqipëri, në Europë e kudo ku shkuan e i ftuan.
Tartar Avduli ka dhe një cilësi të duhur për një këngëtar virtuoz: ai i shqipton të plota, të sakta, të qarta dhe me muzikalitet të këndshëm të gjitha zanoret dhe bashkëtingëlloret e vargut në përbërje të strofës së tekstit poetik të kënduar. Kjo veti është për t’u përgëzuar dhe për t’u marrë shembull nga ata që e ndjejnë veten këngëtarë. Një gjë e di mirë. Tartari s’ka kënduar kurrë për t’u dukur, apo për dekorata. Ia ka thënë zemra të këndojë aq bukur me atë zë bilbili që i ka falur zoti. Jetojmë në një kohë ku për shoqërinë, vlerësimet janë në modë. Ndër të tjerë, janë vlerësuar shumë këngëtarë të labërishtes. Edhe Tartar Avduli e meriton. Biles, shumë më herët se ca të tjerë.
Edhe Syrjat Hodo e meriton. Shumë e shumë më herët, se ca të tjerë, se ka kontribute të mëdha në këngën labe tërbaçiote, sikurse paraardhësi i tij i fushës Sinan I. Hoxha, si marrës i këngës së rëndë e gjëmimtare të Tërbaçit. Edhe Nebi Xhaka i pakapshëm si kthyes. E të tjerë. Jo shumë. Por ata, e përsëris, ata s’kënduan për medalje e tituj dhe nuk e kanë në moralin e tyre të zënë për xhakete të madhin apo atë që ka në dorë vlerësimet. Por të rikthehemi tek objekti i këtij shkrimi: Tartar Avduli dhe kënga e Tragjasit. Tarua e la të shtruar me gonxhe polifonike kopështin e bukur të këngës labe tragjasiote. Ka tridhjetë vjet e kusur. Asnjë gonxhe nuk iu vyshk. Ato e ruajnë shëndetin folkorik dhe freskinë si në çastet, kur artisti i mbolli me zërin e tij brilant për të mos u tharë kurrë. Vetëm magja e zërit që del nga shpirti i artistit krijon të tilla mrekullira. Dhe këngët e Taros janë përherë burbuqe në shpërthim. Gjykojmë se do të ishte e dobishme që edhe vertikaliteti shoqëror ta ndjejë e ta shijojë, ndër të tjera, edhe aromën e këngës labe të Taros, se ia zbukuron më hijshëm botën e brendshme. Por as marrësi, as kthyesi, as hedhësi, që janë balli i këngës, nuk mund të arrijnë atë mrekulli muzikore pa grupin, pa anëtarët e isos, që mbushin këngën, sipas parimeve specifike, atyre “ligjeve” të pashkruara, që ka kënga labe, por edhe folkori në tërësi, si një lloj i veçantë artistik që respekton parimet dhe zbaton normat e traditës së krijimtarisë folkorike.
Grupi Polifonik i Tragjasit (kolektiv). Grupi polifonik i Tragjasit, me të drejtë u vlerësua nga Presidenti i Republikës, SHZT Bujar Nishani me titullin “Naim Frashëri” më 19 qershor 2017 në mjediset e Presidencës, Tiranë. Grupi i Tragjasit është nga më të vjetrit, ndërkohë dhe më të spikaturit në Labëri, emërbërës në Folkor. Me trininë e lartë artistike dhe kronologjikisht të papërsëritshme me Beqir Laçen, Aranit Daupin dhe Tartar Avdulin, Tragjasi i Hamdi Pulos penëartë, i ka arritur majat e këngës labe.
Kthyesi Ramis Gjoni dhe hedhësi Ali Meço i kanë dhënë këtij grupi ngjyrat më madhështore epike, më pranverore lirike, duke na falur imazhin e një ansambi bilbilash në trajtë njeriu. Si një vatër e ngrohtë folkorike, falë pozicionit gjeografik, lartësisisë folkorike dhe bujarisë së bijve të tij si Tonin Troqe, apo si djali I Labërisë dhe miku fisnik jo vetëm i labëve dhe vlonjatëve dr. Bujar Leskaj etj., Tragjasi është kthyer në Mekë të Polifonisë labe. Grupi i Tragjasit, riformatuar në vitet 1966-1967, mbështetur në traditën e të parëve, e zhvilloi dhe i dha një hov të dukshëm këngës labe të zonës së tij dhe më gjerë, nëpërmjet tregimit të kënduar recitativ, potent dhe melodioz të marrësit, me atë kthyerje të qartë e burrërore, me atë hedhje drithëruese, që edhe gjethet e barit kthenin fytyrën nga vinte ai zë, si dhe me atë mbushje harmonike të plotë, sikur vinte nga hyjnitë qiellore e jo nga burimet polifonike të Tragjasit.
Të gjithë labët, dashamirësit e këngës labe dhe patjetër studiuesit e Folkorit e kanë ende në kujtesë jehonën e teksteve të përsosura letrarisht, melodive brilante mbi shtrat, interpretimeve cilësisht të arrira nga grupi i Tragjasit kohë pas kohe. Kur themi grupi i Tragjasit kemi thënë Hamdi Pulo, sepse është merita e këtij mjeshtri të kulturuar, që diti të pijë ujë të kulluar në burim për vete dhe të mbushë gotën e trëndafiltë folkorike për ta qëndisur me fije të arta shpirti, siç dinte ai, për t’ia dhuruar popullit, brezave, për të mos vdekur kurrë, për të mos u vënë re ikja fizike, sepse ai është në dhjetra e qindra këngë që ka thurur, realizuar e regjistruar si njësi folkorike me grupin e mirënjohur të Tragjasit. Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 2012, Hamdi Pulo i Tragjasit, Vlorë, pas vdekjes, u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Naim Frashëri i Argjendtë” me motivacionin: “Për evidentimin, zbulimin dhe zhvillimin cilësor të folklorit të Tragjasit, si krijues i shumë vargjeve dhe këngëve me nivel ideo-artistik dhe patriotik”.
Këngët e tij interpretohen me mjeshtëri dhe sot e kësaj dite nga grupi polifonik aktual i Tragjasit. Por tekstet e tij gëzojnë masivitet, janë bërë mbarëpopullore. Mbresëlënëse na vijnë këngët e grupit polifonik të Tragjasit, si ato me tematikë epike ashtu edhe ato me motive lirike, epiko – lirike apo liriko – epike, të kapshme, të ndërtuara dhe të interpretuara aq bukur nga djemtë e Tragjasit. Nga repertori i pasur i këtij grupi, që bën jetë të gjallë e aktive kujtojmë: “Leshverdha culën dëgjoi”, “Sot ka ardhur Komisari”, “Nata nxin, tufani pret,/ Qielli detin lëshon”, “Kënga e trimave”, “Korba, korba Sherif-o!”, “Sa kish mbyllur ylli synë”, “Qyqja”, “Shqiponj’ e vogël me halle”, “Vajzat e Sulit mes holla”, etj., apo lirika erotike dehëse si: “Ç’është dashuria?!” me vargjet e shpërthimit romantik: “Meskëputur, yll karvani/ Nga vapa po përvëlohem,/ N’ ata sy, si gji limani/ Do vij një her’ të freskohem…/ E, ç’tu them o shokë?/ Ç’është dashuria/ Ajo është mjalt/ Vetë Perëndia!…”. E perla të tilla dinë të na falin vetëm djemtë e mrekullueshëm të këngës tragjasiote.
Tekstet e Hamdi Pulos nuk këndohen vetëm në Tragjas, por, kur pëlqehen, na vijnë sipas varianteve përkatëse, edhe në hapësirat folkorike të afërta gjeografike dhe etnokulturore si Dukati, Tërbaçi, Vranishti etj. Kështu ngjet me majat e melodive dhe penave folkorike të Labërisë së Vlorës si Kujtim Mici, Lefter Çipa, Hamdi Pulo, Pelivan Barjami, Llambro Hysi, Muhamet Tartari, Feti Brahimi, etj. Sigurisht ndodh kështu dhe në hapësirat e tjera folkorike të krahinës së madhe etnografike të Labërisë me krijues të lartë si Maliq Lila, Zaho Balili, etj., të cilët kanë marrë virtyte estetiko-morale nga banorët me shpirt poetik të Labërisë dhe i kanë dhënë nder nga emri i tyre krahinës etnografike të Labërisë.
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, ALBANIA
Kur ka kaluar vetëm një muaj nga marrja e detyrës si Drejtor i përgjithshëm në Top Channel, Ben Blushi nis furtunën e largimeve masive në këtë institucion mediatik.
Reforma ka prekur fillimisht punonjësit që kishin mbushur moshën e pensionit, për të vijuar me stafin e montazhierëve në çdo sektor të Top Channel.
Burime të sigurta në Top Channel thanë për Dritare.net, se pritet që nga kjo reformë të largohen afro 40% e stafit, që prek thuajse çdo qelizë të këtij televizioni.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me një prej emisioneve më të suksesshme të Top Channel, Fiks Fare.
Ky staf pritet të hyjë në fazë të re funksionimi me vetëfinancim dhe për këtë duhet që me parë i gjithë stafi mbi 40 persona të kryejë një dorëheqje kolektive, për të rinisur marrëdhënien e re me vetëfinancim.
Pak ditë më parë Endri Xhafo u spostua nga Drejtor informacioni në producent të lajmeve. Posti i Drejtorit të informacionit mbetet ende vakant.
Furtuna e largimeve mësohet se i ka futur punonjësit e televizionit më të madh në vend në një klimë tensioni dhe pasigurie, që nuk dihet se kur dhe ku do ndalojë.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhene detaje gjatë interpelancës në parlament lidhur me negociatat e paktit detar me Shqipërinë pas akuzave te ngritura nga ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, e cila firmosi marreveshjen ne Tirane ne vitin 2009.
Kotizas duke iu referuar paktit te vitit 2009, ka deklaruar se “Një marrëveshje e vërtetë eshte më mirë se një marrëveshje fantazmë”.
Me tej, ai ka pranuar se gjenden perballe tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.
“Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”- tha ai, nderkohe qe duke iu referuar vendimit te Kushtetueses theksoi se “eshte nje ceshtje qe nuk u duhet”.
Ai ka dhene detaje me tej edhe per grupin negociator te pales greke te perbere nga 10 persona.
“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.