Rasti i Kristinës nga Korça është i atij lloji që na përplas fytyrën realitetin e hidhur shqiptar.
Nëse shumica e fëmijëvë pas shkollës vrapojnë për në shtëpi që të hanë një vakt të ngrohtë, Kristina 13-vjeçe duhet ta sigurojë vetë më parë.
I ati i saj nuk jeton, ndërsa mamanë e ka sëmurë. Pasi mbyll librat në përfundim të mësimit del në rrugët dhe qendrën e qytetit të Korçës për të lypur.
Rasti i Kristinës është trajtuar nga “TCH” dhe në një intervistë vogëlushja shprehet:
Kemi dalë për bukë! Duam të bëjmë lekë që të blejmë bukë se nuk kemi bukë në shtëpi! Jam në klasë të pestë. Na kanë hequr byrekun dhe pican që hanim në shkollë. Unë bëj nga 5 mijë, nga 10 mijë në ditë, po duhet të paguajmë edhe dritat. Vij nga shkolla, lë çantën dhe dal lyp pastaj. I paguaj rregullisht dritat.”
Kristina shoqërohej edhe nga dy fëmijë tjerë, por që janë marrë nga një e rritur sapo kanë parë kamerën dhe mikrofonin. Por, Kristina jo. Kamera e Fiksit ishte në banesën e saj, thuajse të rrënuar, ku mungojnë orenditë dhe nuk ka asnjë mjet ngrohës.
Kristina thotë:
Ngrohemi me kuvertat!”
E ëma e Kristinës hap frigoriferin, por në të janë vetëm dy kokrra vezë dhe asgjë tjetër.
Ajo shprehet:
Më vjen keq që e nxjerr Kristinës në rrugë për të lypur, por nuk kam me çfarë ta ushqej. Ata të asistencës me thonë që mos e nxjerr gocën në rrugë, por u them që nuk kam me se ta ushqej. Më jepni ju, u them.”
Pra, si ishte ajo puna e heqjes së asistencës sociale për mijëra familje në mbarë Shqipërinë?
Buka, makaronat dhe orizi i bardhë rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe e ulin nivelet e serotoninës duke ju bërë të ndiheni më të mërzitur e të trishtuar.
Zgjidhni patate të ëmbla, tërshërë, thjerëza dhe fasule të pasura me vitamina B të cilat janë thelbësore për sintetizimin e serotoninës.
Jini të lumtur duke e ushqyer trurin dhe trupin ashtu siç duhet.
Përgatiten krejt lehtë dhe shpejtë në vetëm 30 minuta por shija e ëmbël e tyre të përfshin tërësisht.
Mjafton të provosh një prej tyre, e më pas vështirë të ndalesh pa ngrënë edhe disa të tjera.
Bonbonat prej bore ose të njohura ndryshe si bonbona me arrë kokosi sigurisht gjenden lehtë në supermarkete por kur i përgatit në shtëpi, të freskëta shija e tyre është edhe më superiore.
Krokante dhe me pluhur arrë kokosi nga jashtë, me mbushje kremoze dhe me një thelpi bajameje brenda kombinimi perfekt i tyre i lë pak vend imagjinatës së shijes.
Ndaj dhe nëse doni të ëmbëlsoni veten por edhe më të dashurit tuaj zgjedhja më ideale do të ishte pikërisht përgatitja e këtyre bonboneve.
Më poshtë sjellim recetën fantastike të bonboneve prej bore, të cilat në vetëm pak minuta do të jenë gati për t’i shijuar.
Receta e Bonboneve Prej Bore
Përbërësit
(Sasia e përbërësve më poshtë mjaftojnë për të përgatitur 30-35 bonbone)
260 ml qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni kudo në supermarkete)
75 gr qumësht pluhur
30 gr gjalpë pa kripë (i ruajtur në temperaturë ambjenti)
35 thelpinj bajamesh
260 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni kudo në supermarket)
Përgatitja
Në një tas apo enë të thellë shtoni qumështin e kondensuar, qumështin pluhur dhe gjalpin.
Përziejini mirë me njëra tjetrën derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Shtoni arrën e kokosit të grirë dhe përziejini mirë. Kujdesuni që të lini mënjanë pak nga arra e kokosit e grirë për të lyer bonbonet në fund.
Futeni të gjithë masën në frigorifer, të ftohet përreth 20 minuta derisa masa të mund të shkëputet me dorë.
Në rast se nuk forcohet sa duhet shtojini edhe pak arrë kokosi të grirë dhe përziejeni.
Më pas, përmes një luge çaji krijoni format e bonboneve si toptha të vegjël në masën e një kokërr arre dhe futini nga një thelpi bajame brenda.
Pasi t’i keni rrumbullakosur sa duhet lyejini me arrë kokosi të grirë nga jashtë dhe vendosini në një pjatancë.
Sekuestrimi i 613 kg kokainë dje në Durrës është bërë ‘mollë sherri’ mes deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj dhe gazetares Klodiana Lala. Teksa diskutonin në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në “News24” lidhur me faktin nëse pas sasisë së drogës fshiheshin politikanë, Stërkaj ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë.
Ai tha se i gjithë operacioni në fjalë u krye nga Policia e Shtetit, meritë që sipas tij i takon palës shqiptare. Kaq mjaftoi që të ndërhyte nga studio Lala, e cila tha se Stërkaj nuk kishte rol në Policinë e Shtetit, ndërsa e pyeti se ku i mori informacionet, shkruan ‘BalkanWeb’.
DEBATI
Stërkaj: S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Se mendoj se ka pasur suport politik, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet.
Lala: Po ju nga e keni këtë informacion zoti Stërkaj, sepse nuk jeni më në Policinë e Shtetit?!
Stërkaj: Po ju bëni hetuesen. Po ju ça profesioni keni? Jeni gazetare. Ju kam parë dhe nëpër emisione, je e kthjellët dhe e saktë por…
Lala: Unë që jam gazetare se kam këtë informacion. Dhe rri tërë kohës në drejtorinë e Policisë dhe se kam këtë informacion. Mos më intimido zoti Stërkaj se sja del dot me mua…
Stërkaj: Unë ja dal saa..Më këdo më shkon
Lala: Mos ta kthejmë personale
Stërkaj: Jo spo e kthej.
Zamir Mane, njeriu më i pasur në vend në disa renditje në vite radhazi ka qenë përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në TCH. Ai mohoi të ketë influencë në vendimet e politikës. I pyetur për lidhje të tij me qeveritarët pavarësisht partisë që ndodhet në pushtet, Mane tha se ka pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të biznesit, por nuk është mik me ta.
“Mik me Berishën dhe Ramën? Nuk është e vërtetë. Unë kam pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të mia në biznes, por nuk mund ta them që jam mik me ta” – tha Mane.
Ai pranoi se është mik me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, por mohoi që me të të ketë biznese të përbashkëta.
“Jam mik me të. Njihem me të që përpara 20 vitesh, por nuk besoj se i intereson publikut se si jam njohur me të. Me Frangajn nuk kam asnjë biznes të përbashkët” – tha Mane.
Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.
Në një replikë me Fatos Klosin, dhënë gazetës “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi i vëlezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.
PJESE NGA INTERVISTA
Ju në këtë mënyrë i keni shpëtuar dhe jetën Sali Berishës, jua njeh këtë nder?
Ai është njeriu më i pabesë që mund të ketë! Njeri më mosmirënjohës nuk ka. Im vëlla ia ka shpëtuar kokën në 13- 14 mars 1997, kur donte t’ia mbathte nga Presidenca.
Kur jeni takuar herë tjetër me Fatos Klosin?
Jemi takuar përsëri më 17 janar 2001, por ai nuk e përmend këtë takim se është burracak. Ka qenë dy ditë pas arrestimit të vëllait tim, Isamedinit, i cili doli i pafajshëm. Në atë takim, i kam kërkuar Fatos Klosit që të heqë dorë nga skenarët kundër familjes tonë. Kam bërë çerek ore debat të ashpër me të, në lokalin Red Bull përballë Ministrisë së Drejtësisë që është sot.
Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, mes analistit Andi Bushati dhe biznesmenit Samir Mane.
Kanë qenë kullat në Tiranë tema e debatit, ku Bushati u shpreh se kryetari Veliaj, premtoi zero ndërtime dhe tradhëtoi qytetarët të cilëve u mori votën, sepse u kap peng nga oligarkët, një prej të cilëve është edhe Mane.
Ai tha:
Politika është skllave e oligarkëve. Një kryetar bashkie thotë më jepni votën se do keni zero ndërtime. Kur kapet peng, nga ologarkët, ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave. Nëse ju keni një kullë në Tiranë, atëherë ju jeni pjesë e këtij sistemi.”
Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla.
Mane tha:
Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”
Nga ana tjetër, Bushati u shpreh se Tirana, nuk duhet të ndërtohet sepse është e mbipopulluar.
Ai argumentoi:
Tirana nuk duhet të ndërtohet sepse është më e mbipopulluar se kudo. Qyteti me gjelbërim më pak se kudo. Sot Brukseli është me 6 mijë banorë për kilometër katror, ndërsa Tirana 24 mijë. Këtu bëhen disa kulla që të fitojnë 6-7 njerëz dhe prishet jeta e qindra mijëra njërëzve të tjerë. Elektorati ka votuar me premtimin zero. Kur hyn pushteti i parasë dhe oligarkëve, ata tradhëtojnë njerëzit dhe bëhen me ju”
Në Baçalla,Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia imperialiste. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 nëntor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bisht të qenit. Ata donin t’u përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin labëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive që u ngritën ne Konferencën e Paqes; sipas këtyre konspiratorëve Vlora i jepej Italisë.
Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 20.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë:
Në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piacentini. Komandant Divizioni—major General Emanuele Pugliese, ndimës i tij General De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit,nen komanden e kolonel Messe.
Quota 115- qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim.
Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi
Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major.
Kalaja Tepelenë -qendër e një batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini
Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea.
Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli.
Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi.
Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”.
Aviacioni në Ujin e Ftohtë
Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët.
Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italian. Përballë këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e së drejtës, së mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi anëtarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi– Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 5) Ali Beqiri- Velçë 6) Murat Miftari-Tërbaç 7) Hamit Selmani-Dukat 8) Hysni Shehu-Sevaster 9)Myqerem Hamzarai-Kaninë 10) Sali Bedini-Armen Qazim Koculi-Kocul . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun .
Ahmet Lepenica – Lepenicë—ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emërua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942.
Osman Haxhiu—Armen—një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun.
Qazim Koculi-Kocul—mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën
Myqerem Hamzaraj-Kaninë—anëtari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzaraj-it, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946.
Qazim Kokoshi-Vlorë—Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas Çlirimit u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës.
Murat Miftari-Tërbaç—nënpunës, i aktivizuar në te gjitha lëvizjet kombëtare. U zgjodh anëtar i ”Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”, një nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjatë luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime.
Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundër Turqisë. Një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandarmërisë (pa rrogë) në qeverinë e përkohshme të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Vdiq në vitin 1927.
Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942.
Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathausen.
Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit”
Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923.
Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl
Azbi Cano – Mavrovë – Kur Ahmet Lepenica dha dorëheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si komandant i përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare.
Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pas 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0,
Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bimo Topalltia– Kom. Neki Hoshtima Narta– Kosta Mano Çeprat– Vesel Çeprat Trevllazri– Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha
Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit:
Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai
Kurveleshi– Kom. Riza Runa me tre çeta qe komandoheshin nga Cano Duka, Muslin Kaçupi dhe Shaqo Llapi ndersa Selam Muai me 5 luftetare nga Salaria u inkuadrua ne Forcat e kurveleshit.
Fterra Xhaferr Shehu me 48 vetë(Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet shkurti, Dervish shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.)
Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica
Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Bej Libohova
erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat e Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit.
Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku.
Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.
Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Bej Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç).
Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Bej Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t’i sjellë deri në lumë pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeverisë. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Sali Bedini bëri organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.
Përfaqësue i luftës pranë qeverisë ishte ministri fuqiplotë Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqësues në shtetin grek me qendër në Korfuz, Hamza Isai. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr. Sezai Çomo dhe për mjekimet pëdoreshin mjekët italianë të zënë robër dhe dy amerikanë që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Bej Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe komandant i kampit të robërve ishte vendosur Rexhep Sulejmani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi; tekstin e përgatiti Avdul Kuçi; u dorëzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.
Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.
Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, At Shtjefën Gjeçovi, myftiu Osman Muka, etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve.