Aurora

Rama nis të dielën me reportazhin e medias italiane, ja çfarë thuhet për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama këtë të diel e ka nisur ditën me një video të medias italiane, e cila ka realizuar një reportazh për turizmin në Shqipëri.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES
dhe me këtë reportazh të medias italiane për Shqipërinë dhe transformimin çdo ditë e më shumë të saj në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të qetë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155718154231523/?t=0

Rama nis të dielën me reportazhin e medias italiane, ja çfarë thuhet për Shqipërinë! Read More »

Protestuan duke bllokuar 4 rrugë, procedohen 22 liderë politikë dhe 35 protestues

Policia ka proceduar penalisht krerët e opozitës për bllokimin e disa akseve kombëtare, gjat protestës së fundit të udhëhequr prej tyre për mosbindjen e qytetarëve, si formë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë, për rritjen e taksave.

Lulzim Basha, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Pogradec e kështu me radhë.

Mes pwrfaqwsuesve tw tjerw politikw tw proceduar janw edhe Arben Ristani, Viktor Tusha, Voltana Ademi, Nora Malaj, Oerd BykykBashi, Edi Paloka, Bardh Spahia, Fiqiri Ismaili, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri, Nada Meçorapaj, etj.
PROTESTEN NE TIRANE

Tiranë, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestën e jashtëligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2018.Në datë 5 prill 2018, në autostradën Tiranë – Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës. Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë e 30 minuta.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuara nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjektet politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me organizatorë 8 shtetas:L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë, Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë, L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, N. B., 51 vjeç, banues Tiranë. Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE LUSHNJE

Në vijim të komunikatës në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datë 05.04.2018 në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestë. Në datë 5 prill 2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, Lushnje, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje–Tiranë, në të dyja drejtimet e lëvizjes. Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë. Policia e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike me organizatorë 7 shtetas: M.M, 50 vjeç banues në Tiranë, E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë, O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë, N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë. Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE ELBASAN

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:00 tek rrethrrotullimi i Shijonit, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, Njësinë Administrative Bradashesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal , për 12 organizatorët, konkretisht shtetasit . L.B, 51 vjeç banues në Elbasan, E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë, E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë, A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan, M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë, K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë, E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë, I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik .Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona per pjesmarrje aktive ne tubim. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE KURBIN

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët.

Konkretisht për shtetasit : F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme

Protestuan duke bllokuar 4 rrugë, procedohen 22 liderë politikë dhe 35 protestues Read More »

Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës

Në mesnatë besimtarët ortodoksë  festojnë ngjalljen e Krishtit. Kësaj feste fetare i është paraprirë me një javë të rëndësishme nga besimtarët. Simbol i festës është veza e kuqe dhe buka e Pashkës. Java e Pashkës shoqërohet edhe me kryerjen e shumë riteve tradicionale në familjet e besimtarëve ortodoksë.

Dita e enjte sipas traditës i gjen amvisat korçare me pregatitjen e vezeve të kuqe dhe bukës me qiqër, një traditë e cila është ruajtur me fanatizëm edhe në kohën kur ishte e ndaluar nga sistemi.

Dhimitra Llazari është 77-vjeçe dhe ka arritur të ruajë me fanatizëm ritualet e Pashkës. Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka janë simboli kryesor i kësaj feste.

E enjtja e madhe, siç njihet në kalendarin ortodoks ka nisur herët për të moshuarën, e cila tregon mënyrën e përgatitjes. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon vakti i parë pas kreshmës së gjatë të pashkëve.

Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës Read More »

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini

Agjërimi është një nga “Pesë Shtyllat e Islamit”. Muaji i Ramazanit sipas kalendarit hënor, pritet të fillojë me 15 maj ditën e martë dhe të përfundojë në 14 qershor.

Traditat Pre-Islamike

Kulturat e lashta në Arabi merrnin pjesë në rituale gjatë kohës së Ramazanit. Kjo përfshinte fisin e Kurejshit, i cili banonte në Mekë. Sipas Sahih el-Buhari Hadithit 3831, “Ashura” ishte dita në të cilën fisi i Kurejshëve agjëronte. Ashura përkujton vdekjen e Huseinit ibn Aliut, nipi i Muhamedit. Traditat e tjera islame gjithashtu mund të gjurmojnë tek popujt e lashtë arabë dhe afrikanë. Sabaeans, një popull i lashtë që banonte në Gadishullin Arabik dhe Afrikën në atë që tani është Arabia Saudite, Jemeni dhe Eritrea, përmenden në Bibël dhe Kur’an.

Data e fillimit të Ramazanit ndryshon çdo vit

Datat ndryshojnë çdo vit, sepse kalendari islamik është një kalendar hënor. Nuk ka një sasi të caktuar ditësh. Kalendari hënor pasqyron ciklet e hënës dhe përpiqet të përshtatet me një kalendar diellor me 12 cikle (që përdor shumica e botës perëndimore). Kalendari i lashtë hebre gjithashtu ndjek ciklet e hënës dhe kjo është arsyeja pse Pashkët dhe festat e tjera hebraike bien në data të ndryshme. Ramazani është emri i muajit të nëntë të kalendarit islamik. Këtë vit, myslimanët festojnë vitin e 1439. Ramazani është muaji që tradita islamike pohon se Kur’ani u zbulua së pari nga Muhamedi. Sipas librit “Mendime me zë të lartë për religjionin” nga Rafig Y. Aliyev, myslimanët besojnë se të gjitha librat e shenjtë abrahamike u zbuluan gjatë muajit të Ramazanit, përfshirë: pllakat e Abrahamit, Tevratit, Psalmeve.

Agjërimi vlen për njerëzit e shëndetshem

Përjashtim nga agjërimi është për ata që janë në udhëtim, femrat me menstruacion, ata me sëmundje, mosha e vjetër, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqyerjnë me gji foshnjet. Megjithatë, shumë myslimanë këmbëngulin të agjërojnë, kjo për të përmbushur një detyrim dhe për të kënaqur nevojat e tyre shpirtërore. Agjërimi gjithashtu mund të jetë i dëmshëm për ata që janë me: diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, sëmundje renale dhe ulcera peptike.

Islami është feja e dytë më e madhe në bote

Islami është feja e dytë më e popullarizuar në botë pas krishtërimit. Por sipas Qendrës Kërkimore Pew, kjo do të ndryshojë së shpejti. “Popullsia myslimane në botë pritet të rritet me rreth 35% në 20 vitet e ardhshme, duke u rritur nga 1.6 miliardë në vitin 2010 në 2.2 miliardë deri në vitin 2030… Globalisht, popullsia myslimane parashikohet të rritet me rreth dyfishin e normës së popullsisë jo-myslimane. Gjatë dy dekadave të ardhshme, një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.5% për myslimanët, krahasuar me 0.7% për jo-myslimanët. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, myslimanët do të përbëjnë 26.4% të popullsisë së parashikuar botërore prej 8.3 miliardë në vitin 2030, nga 23.4% e popullsisë botërore 2010 të vlerësuar prej 6.9 miliardë.

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini Read More »

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën

Ermal Meta ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Eurovision. Sipas Jo vetëm modë, këngëtari shqiptar që mahniti Italinë, pritet të vizitojë kryeqytetin në pranverë, ndoshta në fund të majit.

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision me këngën “Non mi avete fatto niente,” të cilën e këndon bashkë me Fabrizio Moro.

Këtë vit, tre shqiptarë do të marrin pjesë në kompeticionin e muzikës europiane. Eugent Bushpepa do të performojë mbrëmjen e parë, i treti në radhë. Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron do të performojë e fundit në të njëjtën mbrëmje. Ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kalojnë automatikisht në finale.

Gjithashtu, Ermal Meta do të jetë anëtar i jurisë së jashtme të spektaklit të talenteve në Itali, Amici.

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën Read More »

Dëshmitar në dasmën e mikut italian, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një bande për vjedhjen e automjeve. Por shqiptari është arrestuar gjatë dasmës së mikut të tij.  Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij.

Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku. Ky i fundit ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Arrestimet vijnë pas shkatërrimit të një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve. Më pas ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi.

Në total në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.

Zef Frisku, sipas policisë italiane është një person i rrezikshëm. Në 2015 policia ka tentuar ta arrestojnë, po ai është përleshur me efektivët e policisë.

Po ashtu ai akuzohet edhe për aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje. /BW

Dëshmitar në dasmën e mikut italian, arrestohet shqiptari i rrezikshëm Read More »

I fiksuar pas jetës luksoze, çfarë bën sot ish-bashkëshorti i Bleonës

Bleona Qerreti vazhdon akoma të jetë single, dhe madje sic e ka shprehur në kërkim të mashkullit perfekt. Bleona është një nga femrat më të bukura dhe më guximtare në botën e showbizit shqiptar por pavarësisht kësaj ajo akoma nuk e ka gjetur princin e kaltër.

Bleona e fshehu për disa kohë divorcin e para viteve me Gani Bardhin, derisa më në fund e publikoi duke thënë se ajo dhe ish-burri kishin mbetur miq të mirë.

Gjatë martesës me Bleonën, biznesmeni nga Kosova u bë një personazh tejet i lakuar në mediat shqiptare, e po aq i komentuar edhe pas ndarjes nga këngëtarja. Megjithatë, vetëm dy vjet pas ndarjes Gani Bardhi u fejua me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.

Bardhi i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re.

I fiksuar pas jetës luksoze, çfarë bën sot ish-bashkëshorti i Bleonës Read More »

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ) paralajmëron se Shqipëria rrezikohet nga sulme terroriste, që kanë shënjestër muxhahedinët e strehuar në vendin tonë.

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ), ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në Shqipëri pasi u larguan nga “Kampi i Lirisë” në Irak.

Anëtaret e rezistencës së Kampit të Lirisë (muxhahedinët), kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe testeve mjekësore. Njëqind e shtatëdhjetë e tetë banorë humbën jetën atje.

Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një presion të konsiderueshëm diplomatik. Kjo përfshiu Kombet e Bashkuara, ISJ, Senatorët e SHBA dhe Kongresmenë, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanë evropianë.

Vidal-Quadras kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike Iraniane kundër “disidentëve” të thyhet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës, Organizatën Popullore të Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), për dekada dhe ka vrarë mbi 100,000 aktivistë.

Ai gjithashtu tha se vrasjet dhe ekzekutimet e anëtarëve dhe simpatizantëve të MEK shoqërohen nga “një operacion masiv demonizimi nga Teherani dhe agjentët dhe lobistët e tij”.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave masive që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran. Njerëzit po bënin thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar izolimin e tij në rritje, regjimi po rrit fushatën e saj të shtypjes dhe tani po synon pjesëtarët e MEK në Shqipëri.

Në fund të marsit, mediat shqiptare raportuan se forcat e tyre të sigurisë kishin arrestuar dy iranianë që erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar anëtarët e MEK.

Vidal-Quadras paralajmëroi: “Përvoja e kaluar ka treguar që këto lloj aktivitetesh janë preludë ndaj akteve terroriste. Dhe për të plotësuar këtë përpjekje, regjimi iranian po përgatit veprime në Parlamentin Evropian, me ndihmën e disa deputetëve pro regjimit Iranian, të dizajnuara për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe akuzave kundër opozitës”.

Ai tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) rekrutoi Massoud Khodabandeh, të lindur në Iran, dhe bashkëshorten e tij britanike, Ann Singleton, për të demonizuar MEK-un. Nëse nuk do të ishte për Komisionin Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit dhe deputetë të tjerë, atyre do t’u ishte dhënë një platformë në Parlamentin Britanik për të shpërndarë keqinformime rreth MEK-ut.

Singleton ka udhëtuar në Shqipëri të paktën tre herë në muajt e fundit, ku ajo flet keq çdo herë ndaj MEK-ut.

Vidal-Quadras tha se Singleton dhe disa të tjerë do të marrin pjesë në një takim në Parlamentin Europian në ditët e ardhshme (në vijim të aktiviteteve të tyre kundër popullit iranian dhe MEK).

Ai tha se është thelbësore që autoritetet përkatëse të veprojnë menjëherë, veçanërisht kur ka indikacione nga ngjarjet e kaluara se një sulm terrorist mund të jetë i afërt. Ai theksoi se regjimi nuk po rrezikon vetëm sigurinë e refugjatëve iranianë dhe të anëtarëve të MEK, por Evropës si një e tërë.

Image

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision Read More »