Aurora

Shpërthimi në Paqësor, fotoja e flluskës prej llave bëhet virale 50 vite më pas

Një flluskë lave që duket sikur noton në oqeanin Paqësor, në brigjet e Hawaii. Fotoja që i përket 11 tetorit të 1969 është shkëputur nga erozioni i vullkanit Kilauea, por United States Geological Survey e ka postuar pas ditë më parë në Twiiter dhe fotoja është bërë menjëherë virale.

‘Është e rrallë të shohësh një erozion me këtë simetri’, ka komentuar agjencia shkencore e Shteteve të Bashkuara. Të ashtuquajturat ‘kupola llave’ ndryshojnë nga forma dhe përmasat, por mund të arrijnë deri në 500 metra lartësi, edhe pse zakonisht arrijnë deri në 95.

Në ndryshim nga llava që del normalisht nga një vullkan ky që krijohet në formë flluskash është më i trashë dhe më ngjitës, ka shpjeguar një përfaqësues i Universitetit të Oregon për The Sun dhe për këtë arsye nuk ka forcën për të shpërthyer dhe as të rrjedhë siç ndodh me llavën që del nga krateri i vullkaneve.

Shpërthimi në Paqësor, fotoja e flluskës prej llave bëhet virale 50 vite më pas Read More »

Turistët kinezë dynden në Shqipëri, Ministria: Deri më 31 tetor…

Turistët kinezë mund të vizitojnë Shqipërinë nga 1 prilli deri më 31 tetor 2018 pa viza. Vendimi është marrë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kjo masë pritet të rrisë fluksin e turistëve kinezë në Shqipëri. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë.

Ambasadorja tha se Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë. Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë. “Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri. Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistikë”, tha ajo.

E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare. Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj dhe të heroit tuaj kombëtar, ndërsa Gjirokastra, edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve. “Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitojë përparësi dhe Shqipëria”, tha ambasadorja Jiang Yu.

Ambasadorja nënvizoi se në vitin 2017, 130 milionë kinezë kanë dalë jashtë shtetit për turizëm dhe shpenzimet e tyre turistike arritën në 115.92 miliardë dollarë amerikanë, gjë që e rendit Kinën, prej disa vitesh tashmë, në vendin e parë në botë si kontribuesja më e madhe në industrinë e turizmit. Politikat e liberalizimit të vizës do të jenë në favor të thellimit të shkëmbimeve kulturore, njerëzore e turistike mes Kinës dhe Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë së shërbimeve, sigurisht, në të mirën e arritjes së rezultateve të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Vitin e kaluar, Shqipëria ka tërhequr mbi 5.1 milionë vizitorë të huaj dhe të ardhurat nga sektori turistik dhe pritet të kalojnë 10% e PBB-së. “Kina dhe Shqipëria duhet të shtojnë bashkëpunim mbi mbrojtjen konsullore, lehtësimin e hyrjedaljes së kufirit, përpilimin e itinerareve, pritjen me guida vendore, trajtimin e rasteve emergjente etj., duke garantuar kontaktet 24 orëshe me shërbim të gjithanëshëm për të përballuar problemet që mund të ndodhin”.-tha ambasadorja.

Turistët kinezë dynden në Shqipëri, Ministria: Deri më 31 tetor… Read More »

Stuhia diellore mund ta rikthejë qytetërimin në fillim të shekullit të 19

Një ngjarje jo e rrallë, por vetëm një herë në 20 “top plazma” e krijuar nga shpërthimet në Diell merr drejtimin e Tokës. Nëse do të kishte fuqinë e asaj që goditi planetin në vitin 1859, do të shkatërronte rrjetet e energjisë dhe sistemet e komunikimit. Nëse keni qenë dy ditë me hundën përpjetë, duke menduar se mund të shihni satelitin kinez Tiangong-1 derisa bie në Tokë (fragmentet kanë rënë në Paqësor), përpiquni të imagjinoni të zgjoheni në mes të natës, me qiellin e ndezur deri ditën nga zjarri që kthehet nga e kuqe e thellë në jeshile smeraldi.

Nga radioja juaj e vjetër me bateri, e vetmja që nuk ka hile nga elektronika e shtëpisë, vijnë lajme për aeroplanë të rrëzuar, zjarre, qytete të tëra në ngjarje të errëta dhe të izoluara, shkatërruese. Ju do të mendoni: Lufta e Tretë Botërore shpërtheu. Por jo. Sepse më shumë se një sulm bërthamor, ngjarja që po përjetoni ka një fushë të paimagjinueshme katastrofike: e aftë për ta sjellë botën në kushtet e epokës paraindustriale dhe bllokimin e saj për muaj, vite.

Miliarda protone dhe elektrone Mund të duhet një dekadë për t’u kthyer në kushte jetese të ngjashme me ato që dinim përpara “ngjarjes”. Për çfarë bëhet fjalë? Një stuhi elektromagnetike si ajo që, në vitin 1859, anuloi telegrafe të të gjithë botës. Por me shumë pasoja më të rënda, shkruan Roger Dube. Në artikullin e tij mbresëlënës, të marrë këtë javë nga Newsweek, profesori i shkencës i Institutit të Teknologjisë të Rochesterit tregon se çfarë mund të ndodhte nëse një stuhi e magnitudës që u regjistrua mbi 150 vjet më parë të godiste planetin sot:

“Kur në sipërfaqen diellore të dallohen ‘largimet koronale të masës’, çdo shpërthim dërgon miliarda protone dhe elektrone në një sferë të plazmës së mbinxehur, në sistemin diellor”. Ndodh që 1 në 20 prej këtyre sferave të plazmës të marrë një rrugë që kryqëzon orbitën e Tokës. Një e treta e shpejtësisë së dritës Nga një perspektivë shkencore, një stuhi diellore, ose më saktë “stuhia e rrezatimit diellor”, ndodh kur ka shpërthim magnetik në një shkallë të gjerë – e cila shpesh shkakton një shpërthim të masës koronale mbi sipërfaqen e diellit – do të përshpejtojë grimcat e ngarkuara në atmosferën diellore me shpejtësi shumë të lartë.

Grimcat më të rëndësishme, protonet, mund të përshpejtohen në 1/3 e shpejtësisë së dritës ose 100 mijë kilometra në sekondë. Në këto shpejtësi, protonet mund të kalojnë 150 milionë kilometra nga dielli në Tokë në vetëm 30 minuta. “Kur të arrijnë në Tokë, protonet që lëvizin me shpejtësi depërtojnë në magnetosferë, – shpjegon qendra e parashikimit të motit hapësinor të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (Nora) – e cila mbron Tokën nga grimcat e ngarkuara me energji më të ulët. Pasi ndodhen brenda magnetosferës, grimcat udhëhiqen përgjatë linjave të fushës magnetike në një mënyrë të tillë që të depërtojnë në atmosferën pranë poleve veriore dhe jugore”.

Në qoftë se stuhia është më e vogël, ndodhin stuhitë gjeomagnetike si ato që ndodhën në mars 1989, Toka shkarkon një valë të energjisë elektrike në linjat e energjisë Hydro-Quebec, duke lënë 6 milionë njerëz pa energji për 9 orë. Nëse bëhet fjalë për një fenomen më imponues si “stuhia e motit diellor”, stuhi të mëdha elektromagnetike, sasi të mëdha grimcash të ngarkuara kalojnë nëpër koronën diellore dhe arrijnë në Tokë, duke nxitur magnetosferën e Tokës.

Elektronet dhe protonet “janë përshpejtuar drejt linjave të fushës magnetike të Tokës, ku ato bien ndesh me atmosferën dhe jonosferën, veçanërisht në latitude të larta. Çdo komponent i motit ndikon në një teknologji. Në errësirë për vite, pa internet dhe pa ujë “Rreth tre ditë pas fillimit të stuhisë në Diell, planeti ynë përjeton atë që quhet stuhi hapësinore meteorologjike ose stuhi gjeomagnetike”. Nëse do të kishte fuqinë e asaj të vitit 1859, do të “skuqte” rrjetet elektrike të të gjithë planetit, do të shkatërronte rrjetet dixhitale dhe analoge të komunikimit, – parashikon një studim i Akademisë Kombëtare të Shkencave -. Ne do të mbetemi në errësirë prej vitesh. Pa internet.

Ndalohen industritë, transporti do të bllokohet. Do të përfundonte nafta dhe ndoshta edhe benzina e fundit e mbetur në cisternat e pompave që operonin me energji elektrike. Ushqimi nuk do të arrinte në dyqane apo shtëpi. Do të na duhej të kultivonim në çdo cep të botës për t’u ushqyer. Uji duhet të nxirret nga lumenjtë ose puset me dorë dhe ndoshta të dekontaminohet sepse impiantet e filtrimit nuk do të funksiononin më.

Ne nuk do të kishim frigoriferë apo ngrirës. Do të gatuanim në zjarret e drurit. Shpëtojmë falë energjive alternative Vetëm makinat elektrike mund të vazhdojnë të operojnë, me kusht që ato të mund të furnizohen nga termocentrale diellore ose me erë. Artikulli liston kundërmasat e mundshme: duke filluar me një ristrukturim të rrjeteve të energjisë elektrike në botë – të cilat duhet të ndahen në mikro-rrjete, rrjetet e shpërndarjes që janë të izoluara nga njëra-tjetra, duke rritur përdorimin e burimeve alternative të energjisë për përhapjen e sistemeve diellore të familjes. Por nuk ka shumë kohë për t’u përgatitur: stuhia tjetër e madhe elektromagnetike mund të godasë në çdo moment. Dhe do të kishim një njoftim vetëm tri ditë para ndërprerjes.

Stuhia diellore mund ta rikthejë qytetërimin në fillim të shekullit të 19 Read More »

Moda: Në pranverë lulëzon e kuqja

Pasi e kishim kombinuar gjatë dimrit, ngjyra e pasionit është konfirmuar sërish super e modës, sidomos në hijet e saj më të gjalla

Ne e donim atë gjatë gjithë dimrit dhe madje e kemi veshur edhe në këmbët tona, në çizme: pranvera që sapo erdhi e konfirmon atë si një ngjyrë super të modës dhe pa të cilën nuk mund të bëjmë: është e kuqja, sidomos në nuancat e saj më të ndritura dhe energjike, një simbol i pasionit dhe vitalitetit. Mund të vishet vetëm ose mund të kombinohet me ngjyra të tjera, me ngjyrën rozë në veçanti.

Kompania Pantone ka treguar se e kuqja, ‘Cherry Tomato’ (nëse doni ngjyrën ekzakt do të jetë nuanca e shënuar me kodin 17-1563) është një nga hijet e modës të sezonit të bukur 2018. Kjo është një ngjyrë e kuqe intensive dhe energjike: siç e thotë tashmë emri i saj, është në mes tonit të ndritshëm të domates dhe të qershisë, dhe sigurisht duke e veshur atë, nuk mund të mos vihemi re. Kjo ngjyrë u rri mirë si bruneve edhe biondeve: rrit ngrohtësinë e ngjyrës mesdhetare, tipike për ata me flokë të errët, por gjithashtu rrit shkëlqimin e ngjyrave të lehta.

Me një look totalisht në të kuqe, si ai i propozuar për shembull nga Versace, sigurisht që bini shumë në sy, por mund ta thyeni veshjen duke e përzier të kuqen me ngjyra të ndryshme. Një kombinim tipik i sezonit veror të pranverës 2018 është me ngjyrën rozë, sidomos në nuancat e saj më të gjalla. Gjithmonë klasike është përzierja me të zezën, siç është propozuar nga Giorgio Armani, ose përdoret si një element në stampime. Për të eksperimentuar, ka edhe hije të errët, siç është propozuar nga Roberto Cavalli dhe Etro.

Moda: Në pranverë lulëzon e kuqja Read More »

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën

Sa më shumë mbyllet laku anti korrupsion aq më shumë po sulen të gjithë të korruptuarit bashkë të ngrenë shqiptarët, për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe të shpresojnë në Stamboll e në Moskë.
Shkruan Spartak Ngjela

Pasi e kanë vjedhur Shqipërinë; që të tre: Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën dhe vjedhjen.

Por, asnjë shpresë nuk kanë. Lodhen kot.

Kurse politika amerikane duhet t’ua thotë hapur shqiptarëve gjëmën që hordhitë e Saliut duan t’i bëjnë Shqipërisë. Nuk po lënë gur pa luajtur. Por kanë një dështim: nuk po iu përgjigjën shqiptarët.

E patë vobegtësinë e mbështetjes shoqërore në datën 5 prill? A e dini se çfarë tregoi kjo dobësi: që vjedhësit nuk e kanë popullin me vetë. Po, kaq pa mend janë, sa mendojnë që të mundin Amerikën në Shqipëri ku 97 përqind e shqiptarëve janë me Amerikën. (!)

Ditët e para të arrestit të tyre; të gjithë këta edhe Berishën, edhe Metën edhe Ramën edhe Bashën duhet t’i nisim në Kaçanik.Zoti Ramush! të na i kesh kujdes aty se do t’i dërgojmë me çallma që t’i “përpunojnë” nipërit e Idriz Seferir.

l.

Turp historik; hajdutët janë lëshuar e po i luten të vjedhurve që të ngrihen në luftë për ta, dhe po krijojnë lloj lloj lajmesh të rreme kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Janë naivë se mendojnë që të gënjejnë shqiptarët për t’i nxjerrë në “revolucionin e tyre të republikës së re”.

Janë të gjithë në një hall të madh, prandaj nuk e kuptojnë dot se po bëhen qesharakë.

Kanë frikë që të godasin direkt Uashingtoni se i ruhen shqiptarëve. Janë hajdutë të vegjël në forcën shpirtërore, ngaqë nuk e kanë popullin me vetë. Të gjithë shqiptarët sot e dinë se këta i kanë vjedhur; por shqiptarët tani, po presin me ankth që hakmarrjen e tyre ta ushtrojnë kundër vjedhësve me anë të Amerikës. Dhe sigurisht që do ta arrijnë; sepse Reforma e nisur nga politika amerikane do të shkojë deri në fund.

Këto ditë besoj duhet të fillojë arrestimi i individëve të inkriminuar që kanë lidhje me politikën e lartë. Sigurisht, Llalla e kompani, sepse Llalla në fakt i di të gjitha lidhjet e krimit të organizuar me politikën e lartë, sepse ky ka dhënë ndihmën e vet për të lulëzuar në Shqipëri simbioza e shëmtuar e krimit me politikën e lartë.

Kurse, Bashë mavria, çirret për të bërë revolucion, pa ditur gjë fare që ai vetë ka shkelur ligjin amerikan. Rri, o Lulzim! pse po kërkon që të gjykohesh nga një gjykatë amerikane? Është i rëndë në hekura SING SINGU Lulzim, janë shumë më të lehtë këtu.

ll.

Po a ka mundësi që ta destabilizojnë Shqipërinë këta?

Është pamundësi absolute; sepse policia shqiptare drejtohet nga ekspertë të FBI-së tani. E patë sesi u tërhoq në Kukës policia? E patë të premten sesi nuk doli fare policia nëpër qendrat e “revolucionit Basha”?

Kjo ndodhi, sepse policia i ka të gjitha planet Berisha – Basha, dhe po qesh me ta. Nga një polic në qëndër “revolucionare” i la të premten. Dhe akti më i madh ishte djegia e gomave dhe mërzjta e njerëzve që mbetën rrugës të izoluar.

Po pse, o derëzës e punëzes, me gomat e djegura të Monika Kryemadhit do të mundni Amerikën ju?Po pse, o njerëz, me një grusht ekspertësh që ju ka dërguar Rusia do të ktheni ju shqiptarët kundër Amerikës?!

Sot e gjithë ditën këta të korruptuar, po lodhen, jo si pasojë e skemave logjikë që duan të realizohen, por si pasojë e çoroditjes së tyre mendore.

Dhe shikoheni sesi i drejton shthurrja mendore: Rama ka shpresë te forca popullore e Saliut; kurse vetë Saliu ka shpresë te aktiviteti paraluzurs i Ramës. Sepse, Sali ziut, nuk i mbushet ende mendja që policia drejtohet nga amerikanët dhe ministri Xhafaj i cili nuk ka lidhje fare me Ramën në këtë detyrë.

E pra, si ka mundësi që Saliu, me ca hordhi të lodhura dhe me ca ekspertë rusë të mundë politikën amerikane dhe vetë FBI-në që është prezente në Shqipëri?

Asgjë nuk bëjnë dot: por në gjyq do të shkojnë vetë, me këmbët e tyre. Dhe paratë do t’i dorëzojnë vetë.A e mbani mend sesi dy herë rresht shkuan një e nga një dhe votuan kundër vetes në Parlament të 140 -të bashkë?Ja, mu kështu do të shkojnë përpara gjykatës, një e nga një, të gjithë të korruptuarit; se tani të gjitha provat janë mbledhur.

Të shohim ditët në vazhdim episodin me krimin që ka qenë dhe është i lidhur me politikën në Shqipëri.

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën Read More »

723 procedime penale, raporti i Arta Markut ”nxjerr zbuluar” 3575 persona nën përgjim për trafik droge dhe korrupsion

Gjatë vitit 2017 janë përgjuar 3575 persona si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, kryesisht në trafiqe dhe korrupsion. Përgjimet janë kryer për llogari të 723 procedimeve penale. Këto të dhëna pasqyrohen në raportin e parë të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, mbi ngarkesën e punës së prokurorive.

“Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”, thuhet në raport.

Dekriminalizimi

Në dokumentin e prokurorisë thuhet gjithashtu se janë 76 zyrtarë të shtetit, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, po verifikohen në mënyrë të thelluar, për të shkuarën e tyre të mundshme kriminale. “Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike pranë Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2017, ka administruar 563 raste për verifikim të thelluar.

Gjatë kësaj periudhe, për 487 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit. Kërkesat e tjera prej 76 rastesh vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr. 138/2015 dhe vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, vijon raporti. Ndërkaq, gjatë 2017, Prokuroria kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 11 çështje të juridiksionit fillestar, që do të thotë për zyrtarë të lartë.

“Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 172 çështje (nga të cilat 142 çështje themeli dhe 11 masa sigurimi janë përfunduar brenda vitit 2017), 11 çështje të juridiksionit fillestar, 2 çështje të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe në cilësinë e subjektit të interesuar pranë Gjykatës Kushtetuese për 18 çështje”, konstaton raporti.

260 shtetas në kërkim ndërkombëtar

Gjatë vitit 2017, prokuroria ka shpallur në kërkim ndërkombëtar gjithsej 260 shtetas dhe ka kërkuar që Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana të procedojë me heqjen e 140 subjekteve nga listat e kërkimit ndërkombëtar. “Vlerësojmë të theksojmë se, përveç volumit të punës të trajtuar specifikisht sipas fushave të mësipërme të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ka trajtuar në kohë reale gjatë vitit 2017 edhe 505 kërkesa të ndryshme të ardhura nga autoritetet gjyqësore vendase e ato ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Ngarkesa e prokurorëve

Në vitin 2017, numri i përgjithshëm i miratuar i prokurorëve ishte 336. Shpërndarja e tyre në prokurori sipas niveleve ka qenë, 291 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, 29 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe 16 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, për shkak të vakancave numri faktik i prokurorëve ka qenë 323.

Sipas raportit, vetëm gjatë vitit, në organin e prokurorisë janë trajtuar 582912 materiale kallëzuese. Janë ndjekur gjithsej 40911 procedime penale, nga të cilat 31481 janë procedime penale të regjistruara dhe 634 procedime penale të rifilluara. Janë mbartur nga viti 2016, 8796 procedime penale dhe është vendosur mosfillimi për 17380 referime dhe kallëzime penale.

Kërkohet rritja e numri të prokurorëve

Duke bërë një analizë të volumit të punës së prokurorëve nga viti 2013 deri në vitin 2017, raporti konstaton domosdoshmërinë e rritjes së numrit të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore. “Vlen të theksohet se numri i çështjeve nuk është treguesi i vetëm i ngarkesës së punës së një prokurori. Kompleksiteti dhe volumi i akteve hetimore në çështje të lidhura me krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet, krimin ekonomik, pastrimin e parave dhe korrupsionin, është shumë i lartë.

Siç vërehet nga të dhënat e përllogaritura me numrin organik të prokurorëve, volumi i punës është shumë i lartë. Për sa më sipër, për të rritur shpejtësinë dhe efiçencën e ndjekjes penale, përveç masave të marra në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe ndryshimeve strukturore në sistemin e prokurorisë, nevojitet shtimi i numrit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe administratës ndihmëse të prokurorisë”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bilanci i bashkëpunimit me autoritetet e huaja në 2017

Ekstradime nga jashtë, 194 kërkesa;

Ekstradime për jashtë,145 shtetas;

Letërporositë nga jashtë, 735 letërporosi;

Njohjet e vendimeve penale të huaja, 58 kërkesa;

Njohjet e vendimeve penale shqiptare jashtë vendit, 19 kërkesa;

Transferimet e procedimeve nga jashtë, 13 raste;

Transferimet e procedimeve për jashtë, 2 procedime penale;

Transferimet e personave të dënuar nga jashtë, në 9 raste;

Transferimet e personave të dënuar për jashtë, 9 kërkesa.

Disa rekomandime për përmirësimin e punës së prokurorisë

Përmirësimi i organizimit, drejtimit dhe monitorimit të punës në çdo prokurori.

Identifikimi i problematikave në hetim nëpërmjet analizave të hollësishme dhe rritja e cilësisë së hetimit.

Përdorimi i instituteve procedurale si urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë në mënyrë efektive për t’i shërbyer shpejtësisë së procesit dhe qëllimit të ligjit penal.

Garantimi i shërbimeve të nevojshme për trajtimin e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm sipas ligjit, kur ata janë të dëmtuar apo viktima të një vepre penale dhe zbatimi me korrektesë e prioritetet i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sigurimi i bashkëpunimit, koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha institucionet që kanë shërbime të policisë gjyqësore, institucionet e tjera ligjzbatuese.

Shtimi dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e kushteve e ambienteve të në prokurori dhe për sigurimin e aksesit të shtetasve në shërbimin e prokurorisë, mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për vitin 2018./Shqiptarja.com

723 procedime penale, raporti i Arta Markut ”nxjerr zbuluar” 3575 persona nën përgjim për trafik droge dhe korrupsion Read More »

Ja përse nuk duhet ta anashkaloni kurrë vaktin e mëngjesit

Ne të gjithë kemi dëgjuar që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por a e dini përse? Ja disa arsye që tregojnë rëndësinë e mëngjesit dhe pse nuk duhet që ta anashkaloni asnjëherë.

1.Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të humbni peshë.

2.Ngrënia e mëngjesit përmirëson performancën tuaj të inteligjencës.

3.Ngrënia e mëngjesit është një fillim i shëndetshëm për ditën tuaj.

4.Ngrënia e mëngjesit riaktivizon metabolizmin tuaj.

5.Ngrënia e mëngjesit ndihmon në uljen e ankthit.

6.Ngrënia e mëngjesit përmirëson performancën tuaj atletike.

7.Ngrënia e mëngjesit ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.

8.Ngrënia e mëngjesit përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore.

9.Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin e zemrës.

10.Ngrënia e mëngjesit përmirëson marrëdhënien me familjen tuaj.

Ja përse nuk duhet ta anashkaloni kurrë vaktin e mëngjesit Read More »

A e dini ku ndodhet rezerva më e madhe me ar në botë?

Shteti kinez ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ari në një minierë.

Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë miliard dollarë.

Sipas “RT” shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.

Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën, nga grupi “Shandong Gold”.

Kina ka rezervat e pestë më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

A e dini ku ndodhet rezerva më e madhe me ar në botë? Read More »