Aurora

Kapeni rastin! Ja si mund të përfitoni ndihmë ekonomike nga bashkia

Ja se si!

Të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret ligjore mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike duke u drejtuar pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, Sportit e Rinisë bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se masa e pagesës për përfituesit është po njësoj si masa e ndihmës ekonomike, por kriteret përcaktohen nga bashkia. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’u dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,-tregojnë burimet nga MSHMS për “GSH”. Më tej, këto burime theksojnë se përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër.

Gjithashtu, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë. “Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për GSH përfaqësuesit e MSHMS-së.

Ankesat

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ditën e djeshme ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

Këto zyra të shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 19.00. “Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet, e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Bankën Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria “Rama 1″, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore”,-theksohet në deklaratën e ministrisë.

Kjo e fundit shton se njëkohësisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Më tej MSHMS i ka bërë thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemën e re të ndihmës ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. “Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë”,-thotë Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, kjo e fundit thekson se po bëhen verifikimet një për një nga strukturat e mbrojtjes sociale mbi pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma.

Subvencionimi

Masa e përfitimit
“Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për “GSH” përfaqësuesit e MSHMS-së. Ditën e djeshme kjo e fundit ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

8 mijë lekë në muaj
Përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’iu dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,- tregojnë burimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “GSH”.

15 mijë familje
Rritje të ndihmës ekonomike
Prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë.

Kapeni rastin! Ja si mund të përfitoni ndihmë ekonomike nga bashkia Read More »

Zgjidh një engjëll dhe zbulo se çfarë do të të ndodhë nesër

Provoje tani!!!!

Engjëjt e ndiejnë shpirtin tonë. Testi që ne propozojmë sot është i saktë në 98%, e ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një engjëll, në imazhin më poshtë dhe lexoni mesazhin që shpirti juaj duhet të dëgjojë.

Cilin nga këta engjëj zgjidhni?

Mos harroni: bëni zgjedhjen bazuar në ngjyrën që ju tërheq më shumë duke i besuar pavetëdijes tuaj.

Nëse keni zgjedhur engjëllin n.1:

E nesërmja premton shumë gjëra interesante. Do t’ju bëhet një ofertë shumë interesante, të cilën ju nuk mund ta refuzoni absolutisht. Kjo do t’ju sjellë shumë energji pozitive.

Gjithmonë punoni shumë dhe do të keni gjithçka që ju meritoni. Engjëjt e tu vëzhgojnë!

Nëse keni zgjedhur engjëllin # 2:

Dita do të jetë shumë e ngarkuar. Do të jeni në gjendje të përballeni me të gjitha problemet që jeta vendos para jush. Pjesa e dytë e të nesërmes do të jetë plot surpriza për ju.

Më në fund do të keni atë që keni qenë duke pritur për një kohë të gjatë. Mos u dorëzo, lufto!

Nëse keni zgjedhur engjëllin # 3:

Dita e nesërme do të duket e qetë dhe paqësore. Engjëjt tuaj ju japin këshilla, largohuni nga njerëzit që kanë një ndikim të keq mbi ju. Duhet të jeni të qetë. Fundi i ditës do të jetë shumë premtues, më në fund pak pushim pas shumë përpjekjesh.

Ndani këto 3 engjëj me miqtë tuaj …

Zgjidh një engjëll dhe zbulo se çfarë do të të ndodhë nesër Read More »

Tjetër largim i bujshëm në Top Channel, Ben Blushi largon përfundimisht…

Vijojnë largimet nga radhët e gazetarëve të njohur në Top Media.

Mësohet se së fundi, drejtori i Përgjithshēm Ben Blushi, i ka komunikuar largimin gazetarit Endri Xhafo nga posti i drejtorit të informacionit dhe funksionet e tjera.

Por deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë lëvizje. Endri Xhafo i rikthye në Top Channel në vitin 2017 pas një largimi disa vjeçar te Albanian Screen fillimisht dhe pastaj te Abc News.

Kujtojmë se Endri Xhafo u komandua si drejtor informacioni pas largimit të Sokol Ballës në Vizion Plus. Pritet që me ardhjen e Blushit të ketë lëvizje të tjera në radhët e njerëzve që punojnë për televizionin më të madh në vend.

Tjetër largim i bujshëm në Top Channel, Ben Blushi largon përfundimisht… Read More »

Qytetet ku u kap më shumë drogë në dy muaj, befason Shkodra dhe…

Shifra rekord te droges se sekuestruar gjate vetem dy muajve te pare te vitit 2018.

Sipas statistikave, vetem ne Janar dhe Shkurt 2018, policia shqiptare ka kryer plot 50 goditje kundër drogave të forta dhe kryesisht kokainë në të gjithë vendin.

Ndalur tek statistika e dënimeve të dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda siç dhe shihni në këtë faksimile nga 94 të dënaur përgjatë një viti 24 prej tyre janë vetëm për trafikim e posedim kokaine në sasi të konsiderueshme ku përfshihen dhe 9 anëtarët e laboratorit “Xibraka. Sasitë më të mëdha sipas operacioneve policore janë kapur në Tiranë, Shkodër dhe Fier ndërsa po ashtu i lartë është dhe numri i të arrestuarve.

Fillimisht sasia më e madhe për vitin 2018 e kokainës do të zbulohej në Tiranë banesën e Devi Kasmit pasi ky i fundit u ekzekutua poshte pallatit të tij në rrugën “Petro Cani”. Pak ditë pas kësaj sasie në qytetin e shkodrës policia e shtetit nën operacionin e koduar “Kokaina” në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi sekuestruan 2.2 kg kokainë dhe vendosën në pranga 7 persona.

Më 15 shkurt në bashkëpunim me policinë italiane autoritetet shqiptare pas arrestimit të 11 personave në kuadër të një grupi kriminal sekuestruan plot 4 kg kokainë. Ky operacion u kodua “Nadir” ndërsa droga ishte dhe për konsmum të brendshëm dhe për tu trafikuar jashtë vëndit.

Një tjetër operacion me sasi të konsiderueshme kokaine ishte dhe i koduari “High Class” ku me cilësinë më të lartë që ekziston në tregun shqiptarë 1.5 kg e dy trafikantëve nga Durrësi u kap në zonën e bllokut në Tiranë. Kjo kokainë ishte furnizim për lokalet e e natës n ëish blloku aty ku pas përzierjes sasia trefishohet dhe tregtohet me çmim nga 70-100 euro grami.

Një tjetër operacio këtë herë i koduruar “White” është zhvilluar dhe nga policia e Fierit kun ë pranga u vu 27-vjeçar që po shpërndante 22 doza kokainë në qytet. Fund shkurti për herë të parë në histroinë e vëndit dhe pse për drogën, laboratorët, kokainën dhe heroinën në shqipëri flitet jo pak sekuestro rekord u bë më 27 shkurt kun ë trajlerin e baneneve të kompanisë “Arbri Garden” u gjetën 613.35 kg kokainë e cilësisë Kristal.

Qytetet ku u kap më shumë drogë në dy muaj, befason Shkodra dhe… Read More »

Kryeprokurja Arta Marku ndërron 5 gardistët shoqërues të kohës së Llallës. Nga çfarë ka frikë ajo…

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka ndryshuar pesë nga shtatë punonjësit e Gardës që e shoqërojnë për çështje sigurie. Kërkesa e kryeprokurores ka mbërritur pranë Gardës së Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Një kërkesë e tillë vjen në një kohë kur janë bërë shumë lëvizje në krye të prokurorive dhe ngritjes organeve të posaçme të akuzës.

Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendësuar atë me Dritan Rreshkën, shkarkoi ish-drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça.

Marku nisi lëvizjet edhe në prokuroritë e rretheve, ku u shkarkua Dritan Gina, i cili ishte komanduar nga Llalla në krye të Prokurorisë së Elbasanit dhe u zëvendësua nga Ardjan Nezha. Në Fier, Pali Deçollit iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë së rrethit dhe ai u zëvendësua nga Fatmir Lushi. Edhe në Kukës, Artur Ismailukajt iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë përkatëse, duke u zëvendësuar nga Alketa Nushi. Ndërsa në Durrës, Agron Gjana, i cili ishte i emëruar u shkarkua nga detyra për t’u emëruar në krye të Prokurorisë së Pukës dhe vendin e tij e zuri Donika Prela.

Në janar, Marku vendosi që të ndërpresë të gjithë prokurorët e komanduar, duke i kthyer ata në prokuroritë e rretheve ku ishin emëruar. Po kështu, Marku firmosi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për ngritjen e strukturave të posaçme nëpër prokurori. Këto struktura, do të veprojnë deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme. Ato do të hetojnë vetëm çështjet e referuara nga TaskForca Qendrore në Ministrinë e Brendshme.

Kryeprokurja Arta Marku ndërron 5 gardistët shoqërues të kohës së Llallës. Nga çfarë ka frikë ajo… Read More »

Nëse e pini këtë ilaç sa herë keni dhimbje,rrezikoni te mbeteni…

Sipas shkencës Ibuprofeni ka një ndikim negativ në testikujt e të rinjve.

Ekspertët thonë se nëse të rinjtë marrin ibuprofen në doza që zakonisht përdoren nga atletët, ata mund të zhvillojnë një gjendje hormonale që ul pjellorinë.

Ibuprofeni, një ilaç që lehtëson dhimbjet, shitet me dy markat kryesore Advil dhe Motrin.

Sakaq studimi i ri është vazhdim i kërkimeve shkencore që kanë nisur me gratë shtatzëna, shpjegon Bernard Jégou, bashkautor dhe drejtues i Institutit të Kërkimeve në Shëndetin në Punë dhe Mjedisor në Francë.

Jégou dhe një ekip shkencëtarësh nga Franca dhe Danimarka kanë hulumtuar mbi efektet shëndetësore të përdorimit të 3 ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, aspirina, acetaminofen (njohur ndryshe si paracatamol) dhe ibuprofen, te gratë shtatzëna.

Eksperimentet e tyre të para, të publikuara në disa dokumente, treguan se nëse merren gjatë shtatzënisë, të tria këto ilaçe ndikojnë në testikujt e bebeve të gjinisë mashkullore.

Testikujt dhe testosteroni

Testikujt nuk prodhojnë vetëm spermë, ata sekretojnë gjithashtu edhe testosteron, hormoni kryesor i seksit mashkull.

Të tria këto ilaçe janë “anti-andorgjenike”, që do të thotë se përçajnë hormonet mashkullore, shpjegon David M. Kristensen, bashkautor dhe drejtues i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Kopenhagës.

Këto 3 ilaçe madje rrisin rrezikun që bebet e seksit mashkull të lindin me defekte kongjenitale, thekson Kristensen.

Ekspertët rekomandojnë gratë shtatzëna që të konsultohen gjithmonë me mjekun para se të përdorin ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Duke marrë parasysh këto konkluzione, shkencëtarët vendosën të vazhdojnë kërkimet shkencore tek të rriturit. Ata u fokusuan më shumë te ndikimi i iboprofenit te shëndeti riprodhues i të rinjve, duke qenë se ka efekte më të forta.

Ibuprofeni, një ilaç jo-steroidal anti-inflamator, përdoret shpesh nga atletët dhe futbollistët para një ndeshje për parandalimin e dhimbjeve.

Shkencëtarët rekrutuan 31 vullnetarë të moshës 18-35 vjeç. Nga këta, 14 morën çdo ditë një dozë të ibuprofenit që shumë atletë përdorin: 600 miligramë dy herë në ditë. 17 vullnetarët e tjerë morën placebo.

Dhe të rinjtë që morën ibuprofen, brenda 14 ditësh, hormonet e tyre luteinizues – që sekretohen nga gjëndra hipofizë dhe stimulojnë testikujt të prodhojnë testosteron – filluan të barazohen me nivelin e ibuprofenit që qarkullon në gjak. Në të njëjtën kohë u ul edhe raporti i testosteronit me hormonet luteinizues, një shenjë kjo e disfunkionit të testikujve.

Madje ky çrregullim hormonal çon në zhvillimin e hipogonadizmit (nivel i ulët i testosteronit), një gjendje kjo që shkakton probleme me fertilitetin, depresion dhe rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si atak në zemër dhe goditje në tru.

E këta të rinj e përdorën ibuprofenin për një kohë të shkurtër, prandaj edhe efektet “mund të përmbysen”. Megjithatë, nuk dihet akoma nëse ndodh e njëjta gjë edhe nëse ibuprofeni përdoret për një kohë të gjatë.

Nëse e pini këtë ilaç sa herë keni dhimbje,rrezikoni te mbeteni… Read More »

Kujdes! Duke nisur që nga muaji i ardhshëm bashkë me faturën e energjisë do të paguani…

Në fund të muajit, çdo familje bashkë me faturën e energjesië elektrike do të paguajë dhe taksën e pronës.

Aktualisht, Qeveria po merret me procedurat e fundit dhe brenda marsit do të merret vendimi përfundimtar.

“Në një prill do të nisë me metodologjinë e re, nivelin e ri, taksimi i ndërtesave, i pronës sic i referoheni ju, në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë patjetër një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE-ja”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Qeveria mund të vendosë që për disa bashki si ajo e Tiranës, taksa e pronës për bizneset të mblidhet përmes faturës së ujit. Në fakt, aktualisht kjo taksë përmes faturës së ujit mblidhet në të gjithë vendin.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Ministri i Financave tha po ashtu se zgjerimi i ndërtimit vitin e fundit është nxitur nga shtimi i kreditimit për këtë sektor, që sipas tij në 2017 ka një rritje vjetore prej 67%.

Kujdes! Duke nisur që nga muaji i ardhshëm bashkë me faturën e energjisë do të paguani… Read More »

Caji me lulerradhiqe – Zbuloni efektet speciale

Lulerradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

Pjesët e gjelbra të lulerradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyral. Lulerradhiqet japin 58% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Lulerradhiqet janë ndoshta burimet më të pasura të vitaminës K duke ofruar 650% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave.

Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Çaji i saj ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka.

Për më tepër ky çaj bimor shërben për aftësimimin e organizmit për të nxjerrë nga trupi grumbullimet e dëmshme të rërës apo gurëve.

Çaji i lulerradhiqes funksionon si rregullues i niveleve të kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të problemeve të zemrës.

Nëse vuani nga lodhja e tejzgjatur atëherë kjo e fundit mund të jetë një nga shenjat e para të çrregullimeve në mëlçi. Çaji i lulerradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi.

Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Ky çaj gjithashtu rregullon procesin e tretjes dhe lehtëson problemet me këtë sistem.

Në këtë mënyrë çaji i lulerradhiqes përdoret për humbjen natyrale të peshës pasi lehtëson djegien e kalorive.

Çaji i lulerradhiqes ofron një burim të mirë të hekurit, vitaminave dhe proteinave.

Hekuri është një pjesë e rëndësishme e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë jetësore për prodhimin e tyre.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu ka funksion të mirë për qetësimin e problemeve të lëkurës.

Ky çaj ka ndikim antimikrobial dhe antiviral dhe lëkurës i kthen një shkëlqim natyral dhe butësi.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes

Një filxhan me çajin e lulerradhiqes në ditë është e këshillueshme për të përfituar nga vlerat e kësaj bime.

Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik.

Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë.

Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan.

Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale.

Caji me lulerradhiqe – Zbuloni efektet speciale Read More »