Aurora

Punoni gjithë kohën para kompjuterit? Mësoni si të mos rrezikoni shikimin

Nëse jeni një person që për shkak të punës ju duhet të qëndroni të paktën 8 orë përpara kompjuterit duhet të dini disa gjëra shumë të rëndësishme.

I pari që vihet në rrezik është shikimi juaj.

Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disa minutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.

Punoni gjithë kohën para kompjuterit? Mësoni si të mos rrezikoni shikimin Read More »

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën.Pse hebrenjtë janë kaq inteligjentë?

Besimtarët e krishterë e dinë se Jezu Krishti ka qenë hebre. Me siguri keni dëgjuar edhe se Ajnshtajni ka qenë hebre.

Adhuruesit e modës e dinë tashmë se Calvin Klein ka qenë gjithashtu hebre. Disa nga ata që janë lexues të rregullt të librave të ndryshëm, ndoshta kanë dëgjuar edhe për Ana Frank, vajzën me ditarin më të dhimbshëm të shkruajtur ndonjëherë , që po ashtu ka qenë hebre. Ajo çfarë të kalon menjëherë në mendje kur flitet për hebrenjtë, është inteligjenca e tyre shumë e lartë. Studimet kanë treguar se koeficienti i tyre i inteligjencës është rreth 15 njësi mbi mesataren duke i bërë të njihen si gjeni në popullatën botërore. Kjo gjë nuk është pak.

Por çfarë i bën hebrenjtë kaq të zgjuar? Në fakt ka dy teori të mbështetura nga mjekë, psikologë dhe shkencëtarë në mbarë botën. Njëra ka të bëjë me aspektin gjenetik, dhe tjetra me ambientin që i rrethon.

Aspekti gjenetik.

Thuhet se hebrenjtë e kanë të trashëguar në gjene inteligjencën e tyre. Shumë persona mund të mendojnë se inteligjenca nëse nuk vihet në punë, është e kotë, por studimet ka treguar se fëmijët hebrenj, edhe të pastimuluar nga ambienti për ta treguar inteligjencën e tyre, sërish kanë treguar intelekt më të zhvilluar se fëmijët e tjerë. Mirëpo të njëjtat studime kanë nxjerrë në pah edhe shumë sëmundje në rrethin e hebrenjve. Pothuajse çdo hebre vdes nga sëmundja e Gaucher-it, Tay-Sachs, ose nga forma të rralla të anemive. Dy sëmundjet e para kanë të bëjnë me degjenerimin dhe shkatërrimin e neuroneve, pra të qelizave bazë të trurit që janë përgjegjëse për gjithë aktivitetin mendor. Pra, vërtet hebrenjtë kanë inteligjencë më të lartë, por kanë edhe më shumë rrezik për të vuajtur nga sëmundje nervore. Studimet e tyre kanë ngritur edhe shumë teori të rëndësishme, sipas të cilave, nëse vërtet gjendet një mënyrë për të përdorur një pjesë të madhe të trurit tonë (jo vetëm 10 të tij sa përdorim të gjithë ne), kjo do të shtojë rrezikun edhe për shfaqjen e sëmundjeve nervore.

Aspekti ambiental.

Këtu ndalen shumë studimet dhe e mbështesin fortë idenë se fëmijët hebrenj rriten të zgjuar, sepse prindërit i kushtojnë shumë vëmendje edukimit dhe arsimimit të tyre. Është e pamundur që të gjesh një fëmijë hebre në moshën 5 vjeçare që të mos dijë minimumi dy gjuhë të huaja dhe kjo ndodh, sepse sapo fëmijët nisin të flasin, prindërit e tyre u mësojnë fillimisht shkrimin, leximin dhe gjuhët e huaja. Kjo gjë i bën ata më të zgjuar dhe më të dalluar në aspektin verbal. Nuk ndodh shpesh të gjesh hebrenj të famshëm në fusha të artit. Shumica e tyre janë avokatë, gjuhëtarë, mjekë, sepse në vite stimulojnë dhe përforcojnë vetëm pjesën e të mësuarit verbal në tru.

E dini se si funksionon truri i njeriut? Njësoj si muskujt e një personi body-builder. Ushtrimet e shpeshta që ai bën, ia bëjnë muskujt më të mëdhenj e më të fuqishëm. Njësoj edhe truri i njeriut, nëse stërvitet, vë në punë një pjesë më të madhe të tij dhe arrin “të përthithë” më shumë informacione.

Prindërit hebrenj, sapo fëmija i tyre nis të flasë, fillojnë të ulen e t’i mësojnë ata. Fillimisht nisin me një orë e më pas me rritjen e tyre, e shtojnë edhe kohëzgjatjen e mësimit. Dhe nëse e mendoni, është e pamundur që një fëmijë të mos bëhet një i rritur inteligjent, nëse përditë truri i tij vihet në punë kaq shumë kohë për të mësuar. Këtë shembull kanë marrë edhe familjet në Indi dhe Kinë, ku mund të shohësh fëmijë në kopsht që mbajnë në duar libra që mezi sa i ngrejnë. Ata duan të mësojnë. Ata duan të bëhen inteligjentë e ta çojnë përpara botën dhe shoqërinë.

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën. Kjo është arsyeja se pse Adolf Hitleri i trembej hebrenjve. Ai nuk i trembej atyre si njerëz, sepse lehtësisht mund t’i ekzekutonte siç bëri me gjithë viktimat gjatë kohës së sundimit të tij. Ai i trembej inteligjencës së tyre dhe e dinte që, nëse do t’i jepte atyre sadopak liri, ata do ta rrëzonin nga pushteti.

Hebrenjtë janë shembulli perfekt i thënies së psikologut të njohur Skinner “Më jepni një fëmijë dhe unë do ta bëj atë si ta doni juve”. Pra, nëse ne duam një shoqëri inteligjente, duhet të punojmë me fëmijët tanë. Nuk është gjë e keqe ta largojmë pak fëmijën nga lojërat reale apo elektronike dhe ta mësojmë atë nga pak që të vogël, sepse siç ka thënë edhe populli ynë “Gur gur bëhet kalaja”. Dalëngadalë edhe inteligjenca e tyre do të forcohet akoma më shumë. Hebrenjtë në fund të fundit janë një mit, për aq kohë sa mbështetet fortësisht se ata bëhen të zgjuar, sepse prindërit u kushtojnë orë të tëra duke i mësuar që të vegjël. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një mit, ne mund të bëjmë më shumë se aq, nëse i përkushtohemi fëmijëve tanë aq sa duhet, për t’i bërë ata, të rriturit që ne duam të shohim në këtë shoqëri.

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën.Pse hebrenjtë janë kaq inteligjentë? Read More »

Nepsi : Ja cfare do te thote per shendetin tuaj.Duhet ta lexoni patjeter

Dëshira e pajustifikuar për një ushqim të caktuar, nuk ka të bëjë me urinë.  Kjo dëshirë nxitet nga arsye biologjike dhe psikologjike.

Zakonisht, ne kemi neps për ëmbëlsira, karbohidrate, çokollatë, kripë, patatina, djathë, mish e shumë të tjera.

Në dukje i padëmshëm, nepsi është një tregues i rëndësishëm i shëndetit dhe gjendjes së organizmit.

Nëse kërkoni në internet për domethënien e dëshirës për një ushqim të caktuar, do të përballeni me dilemën nëse informacioni që zbuluat është i vërtetë apo i rremë.

Në këtë artikull do të kuptoni njëherë e mirë se çfarë do të thotë nepsi për shëndetin tuaj.

Mishi i kuq

Nëse keni neps për mishin e kuq, atëherë duhet të dini që trupi juaj ka nevojë për zink dhe hekur.

Këto minerale luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, dhe mungesa e tyre do ju bëjë më të brishtë ndaj të ftohtit dhe gripit.

Mineralet janë të dobishme për qelizat, shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Një arsye e mirë kjo për të ngrënë mish herë pas here.

Patatinat

Ekspertët thonë se nepsi për gjëra të kripura ndodh nëse keni pamjaftueshmëri mineralesh siç janë kalcium, magnez dhe zink.

Në të njejtën kohë, dëshira e pajustifikuar për patatinat ose patatet e skuqura nënkupton se e keni tepruar me kripën.

Sipas ekspertëve, duhet të pakësoni sasinë e sodiumit që konsumoni që të shuani nepsin masiv.

Djathi

Dëshira për djathë do të thotë që nuk konsumoni mjaftueshëm acidet yndyrore omega-3.

Salmonin, farat e linit dhe arrat si burime fantastike të këtyre acideve yndyrore.

Dëshira për djathtë gjithashtu nënkupton nivele të ulëta të kalciumit, që mirëmban kockat dhe dhëmbët dhe luan një rol jetësor në funksionet e nervave dhe muskujve.

Ëmbëlsirat

Nëse e keni tepruar me karbohidratet e thjeshta siç janë makaronat apo buka, atëherë do të keni më shumë dëshirë për ëmbëlsira dhe shumë syresh.

Karbohidratet e thjeshta rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që çon në çlirimin e insulinës dhe më pas një shpërthim sheqeri në gjak.

Kur kjo ndodh, nepsi del në pah dhe ju keni nevojë për më shumë sheqer.

Ky i fundit konsiderohet si më i rrezikshëm se cigarja.

Makaronat

Makaronat janë njësoj si sheqeri.

Nëse konsumoni më shumë karbohidrate dhe më pak proteinë dhe yndyrna, nivelet e sheqerit në gjak do të pësojnë luhatje të ndjeshme dhe do t’ju bëjnë të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Rrjedhimisht, duhet të konsumoni më shumë perime, proteina, yndyrna dhe më pak spageti.

Nepsi : Ja cfare do te thote per shendetin tuaj.Duhet ta lexoni patjeter Read More »

Peshk në Tjegull – Shije Fantastike në Shtëpi

Është një recetë fantastike, ideale për t’u përgatitur gjatë fundjavës.

Përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë në shtëpi, e padyshim shija e saj mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta shijuar.

Peshku në tjegull është traditë e Shkodrës, ky specialitet është një ndër pjatat kryesore me të cilën mburret çdo familje shkodrane ndërsa është gjithashtu si specialiteti më i mirë i restoranteve të zonës.

Tava në tjegull është një mënyrë fantastike për t’i dhënë peshkut një shije edhe më superiore, por në mungesë të saj kjo recetë mund të gatuhet në tavat e zakonshme që keni në shtëpi.

Peshku në tjegull mund të gatuhet në mënyra të ndryshme dhe me kombinime të ndryshme perimesh.

Përgatitja e Peshkut me Perime     

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Peshk Kocë ose Levrek (lloji i peshkut përzgjihet sipas preferencës)

1 kokërr qepë

3-4 thelpinj hudhër

500 gr patate

500 gr domate

3-4 speca

2-3 karrota

Piper

Kripë

Vaj ulliri

Lëngu i një kokërr limoni

Majdanoz

Përgatitja

Peshkun e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm. Grijmë hollë qepët dhe hudhrat.

Presim patatet, karrotat dhe grijmë domatet hollë.

Vendosim perimet bashkë me qepët e domatet në tavë, i kriposim mirë, u hedhim piper dhe vaj ulliri dhe vendosim peshqit sipër.

I lëmë rreth një orë që të marinohen dhe më pas i fusim në furrë të parangrohur duke i hedhur edhe një gotë me ujë.

Pasi janë pjekur, i nxjerrim nga furra dhe i spërkasim sipër me lëngun e limonit.

Si të Dalloni Peshkun e Freskët

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore.

Peshk në Tjegull – Shije Fantastike në Shtëpi Read More »

Kujdes! Lexo shenjat e shisheve plastike

Njerëzit në mbarë botën, sikundër dhe këtu në Shqipëri, i ripërdorin shishet plastike për të ruajtur vajin, qumështin ose mjaltin, i lënë në makina ku hyn nxehtësia dhe pastaj i përdorin ato përsëri.

Riciklimi në përgjithësi konsiderohet të jetë një praktikë e mirë për ata që kujdesen për të ardhmen, por jo kur është fjala për shishet plastike të ujit.

A e dini se cili prej produkteve plastike që ju keni në shtëpi mund të konsiderohet në përgjithësi i sigurt për ripërdorim? A dini se se me çfarë lloj plastike janë prodhuar këto shishe?

Të dëmshme apo jo? Ja përgjigjet e këtyre pyetjeve më poshtë.

Merrni shishen tuaj plastike të ujit, kthejeni atë me kokë poshtë, dhe shihni shenjat në fund të saj.

Nëse mësoni si t’i dalloni këto shenja, me siguri do të bëni një jetë më të sigurtë . Nëse ideja se elementë të rrezikshëm hyjnë në trupin tuaj përmes ujit, ende ju shqetëson, atëherë zgjidhni një alternativë edhe më të mirë – shishe uji të ripërdorshme.

PET ose PETE

Shishet e ujit që përdorim çdo ditë, zakonisht prodhohen nga kjo lloj plastike. Elementi Polietilen tereftalate, në qoftë se ripërdoret, ose merr nxehtësi (për shembull nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë) potencialisht mund të lëshojë elemente kimike të rrezikshme në ujin apo lëngun brenda shishes, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ekuilibrit hormonal.

Sipas kërkimeve , PET është lloji më i zakonshëm i plastikës që nuk duhet të ripërdoret në asnjë mënyrë. PET është i riciklueshëm. Në përgjithësi, në qoftë se përdoret siç duhet, kjo lloj plastike konsiderohet e sigurt.

HDP ose HDPE

Densiteti i lartë i polietilenit do të thotë cilësi më e lartë plastike, e cila praktikisht nuk lëshon elementë të dëmshëm.

Specialistët e rekomandojnë shumë blerjen e ujit të paketuar në shishe të tilla. Është e rëndësishme të theksohet se kjo lloj plastike është pothuajse plotësisht e riciklueshme dhe në këtë mënyrë është jotoksike nga pikëpamja mjedisore.

Ajo është e ripërdorshme dhe kryesisht përdoret për paketimin e qumështit, lodrat, karriget plastike, si dhe në kirurgji plastike, duke e bërë atë një nga format më të sigurta të plastikës.

PVC ose V

Kloridi polivinil (PVC) mund të çlirojë kimikate që thuhet se dëmtojnë sistemin riprodhues; megjithatë nuk ka studime përfundimtare për ta provuar këtë. Produktet PVC shpesh përmbajnë elemente toksike.

Procesi i prodhimit të plastikës së tillë konsiderohet si i pasigurt për mjedisin dhe vitet e fundit shumë kompani vendosën të ndërprisnin përdorimin e produkteve të bërë nga PVC.

Kjo është një plastikë e butë dhe elastike që përdoret zakonisht për të prodhuar lodra (gjë që është ndaluar në shumë vende), shishe vaji vegjetal, paketimet e ilaçeve, mbrojtësit e kabllove kompjuterike, pipat plastike dhe materialet hidraulike.

Sipas hulumtimeve , kjo lloj plastike është rezistente ndaj rrezatimit të diellit dhe kushteve të motit, dhe kjo është arsyeja pse ajo përdoret shpesh për prodhimin e dritareve dhe tubave vaditës. Produktet PVC nuk janë të riciklueshme.

LDPE

Polietileni me densitet të ulët përdoret në prodhimin e shisheve, si edhe të qeseve plastike.

Kjo lloj plastike nuk lëshon kimikate në ujin apo lëngun brenda shishes. Megjithatë, duke mbajtur produkte të pa ambalazhuara në qese të prodhuara nga kjo lloj plastike për periudha të gjata kohe, mund të jetë problematike për shëndetin.

Prodhimet e bëra nga LDPE janë të ripërdorshme, por jo gjithmonë të riciklueshme.

PP

Polipropilen është zakonisht i bardhë ose gjysëm transparent.

Kryesisht përdoret për prodhimin e paketimit për lëngjet e frutave dhe kosit. Polipropileni është vlerësuar për stabilitetin e tij termik, nuk shkrihet kur nxehet, konsiderohet të jetë me toksicitet të ulët dhe përgjithësisht është i sigurt për konsumatorët për t’u përdorur dhe ripërdorur.

PS

Polistirene (i ashtuquajturi bukëpeshku) është përdorur kryesisht për prodhimin e gotave plastike të kafes, mjeteve plastike të kuzhinës dhe enëve mbajtëse të ushqimeve fast-food.

Nëse ngrohet, lëshon elementë kimik, të tilla si stireni (një element i mundshëm kancerogjeni). AgroWeb.org ju tregon se kjo lloj plastike është e lehtë dhe e lirë, por nuk është e përshatshme për të mbajtur ushqim apo pije të nxehta. Kjo lloj plastike shpërbëhet me vështirësi për qindra vjet.

PC ose plastika pa shenja të veçanta

Policarbonate është lloji më i rrezikshëm i plastikës, e cila përdoret në prodhimin e shisheve të ujit dhe enëve të ushqimit.

Këto lloje të plastikës mund të emetojnë Bisphenol A (BPA) – një element kimik që nëse merret në sasi të mëdha, potencialisht mund të shkatërrojë sistemin endokrinal dhe të rrisë prodhimin natyror të estrogjenit.

Kjo lloj plastike është veçanërisht e rrezikshme për fetusin, foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Për ta përmbledhur, llojet e plastikës të llojeve 1, 2, 4 dhe 5 janë më të sigurta nëse përdoren siç duhet (edhe pse do të duhet të bëhen ende shumë kërkime), kurse llojet e plastikës 3, 6, 7 duhet t’i shmangni.

Kujdes! Lexo shenjat e shisheve plastike Read More »

Para, fat dhe dashuri – Ja 4 shenjat e horoskopit që do bëjnë namin në 2018

Do të ketë katër shenja zodiake që do të jenë më të lumtur në vitin 2018 – a është shenja juaj në listë?

Shenja juaj zodiake hap shumë sekrete për nënndërgjegjshmërinë tuaj dhe nivelin tuaj të energjisë. Në veçanti janë katër shenjat e zodiakut, të cilët garantohen të kenë një të lumtur 2018. Këto katër shenja do të jenë shumë më të lumtur sesa zakonisht gjatë pjesës tjetër të këtij viti, transmeton lajmi.net. A është shenja juaj një nga katër shenjat e zodiakut që do të jenë më të lumtur në vitin 2018?

1 Binjakët

2018 do të jetë viti kur më në fund do të gjeni pavarësinë tuaj. Në të kaluarën ju jeni përpjekur gjithmonë të jeni sa më i pavarur. Megjithatë, ju nuk keni qenë në gjendje të mbështeteni tërësisht në veten tuaj në vitet e kaluara edhe pse keni punuar në të. Për ata Binjakët atje që e vlerësojnë vetëbesimin dhe lirinë – do të gjeni atë që kërkoni gjatë vitit 2018. Ky pavarësi e re do t’ju bëjë më të lumtur sesa keni menduar ndonjëherë të jeni. Përdoreni këtë fuqi të re në avantazhin tuaj, punoni në vetëbesimin tuaj dhe lejoni këtë moment të pushtetit gjatë vitit të ri.

2 Luani

Këtë vit do të besoni me të vërtetë në veten tuaj. Ndërkohë që normalisht përpiqeni ta mbani veten tuaj në kontroll, këtë vit do të konfirmoni vendin tuaj si mbret të xhunglës. 2018 është viti ku gjërat fillojnë të shkojnë në rrugën tuaj dhe ju më në fund filloni të lëvizni nga dështimet e së kaluarës. Këtë vit ju duhet të përqendroheni në të tashmen dhe të ardhmen dhe plotësisht të leni të shkuarën. Energjia që do të keni këtë vit do t’ju japë fuqi dhe do të fitoni shumë nga qëndrimi i përqendruar në të tashmen. Ju mund të merrni një shumë të kryer në 2018, nëse ju vetëm mbani sytë tuaj në çmim dhe mos u hutoni nga sende të vogla.

3 Peshorja

Më në fund do të gjeni qetësi dhe paqe në vitin 2018 dhe kjo do t’ju bëjë shumë të lumtur. Arsyeja që kjo do t’ju bëjë veçanërisht të lumtur është sepse viti i kaluar ishte kaotik. Ju kujtohet të gjitha mësimet që keni mësuar nga viti juaj i vështirë, por tani është koha të thithni ndjenjën e qetë nga viti 2018 dhe të relaksoheni. 2018 do të jetë një vit i qetë dhe i qetë për ju nëse mund të mbani mend vetëm gabimet që keni bërë dhe nuk përpiqeni t’i përsëritni ato. Pjesa më e madhe e betejës kur përpiqemi të ruajmë qetësinë dhe paqen është në kokën tonë dhe ky vit është viti kur ne mund ta fitojmë me lehtësi atë betejë. Merrni kohë për të vlerësuar bukurinë në jetë. Nëse ju merrni kohë për të ndaluar dhe erë trëndafila ju do të jetë edhe më të lumtur se ju mund të keni imagjinuar.

4 Shigjetari

Mundësitë e reja do të jenë të bollshme këtë vit për ju. 2018 është viti kur Shigjetari mund të bëjë disa lëvizje të mëdha. Ju mund të hezitoni të kapni bollëkun e mundësive që do të paraqiten gjatë këtij viti, duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet që keni kaluar më parë në vitin 2017. Megjithatë, nëse mund të kapni ditën dhe të bëni gjithçka që mundeni nga mundësitë e reja dhe të çuditshme të këtij viti do të sjellë, ju nuk do të zhgenjeheni. Bëni këtë një vit të fillimeve të reja. Ju mund të mbështeteni në 2018 për t’ju sjellë një besim të përtërirë në jetë. Ju do të shpresoni për të ardhmen përsëri, ndoshta për herë të parë për një kohë të gjatë.

Para, fat dhe dashuri – Ja 4 shenjat e horoskopit që do bëjnë namin në 2018 Read More »

Mjekët pensionistë, punojnë vullnetarisht në spitalin e Sarandës

Mjekët pensionistë po punojnë vullnetarisht në Sarandë për të mbuluar nevojat në shumicën e specialiteteve.

Pediatri i njohur Minella Nini ka 7 vjet që ka dalë në pension, por vijon ende të kontribuojë vullnetarisht për vizitat e fëmijëve në pediatri për të mbështetur nevojat e spitalit të Sarandës. Ai është njëri prej dy mjekëve pediatër pensionistë në këtë pavion.

“Që të mbash dhe të ruash shëndetin tënd nuk të gjen gjë nga puna. Isha në kulmin e moshës dhe fizikut në kohën që mbusha pensionin. Ka nevojë për shumë dhe jo vetëm për një e dy. Shumica janë pensionistë. Pensionisti do të punojë atë që ka takat dhe ti do shfrytëzosh atë që ka fuqi. Nuk ke humbje si shtet, përkundrazi ke fitim”, tha Minilla Mini pediatër në pension.

Drejtori i spitalit Tajar Lako thotë se spitali me 200 të punësuar ka vetëm 27 mjekë por peshën kryesore të shërbimit e mbajnë mjekët pensionistë. Kështu shërbime të tilla si kardiologjia, pediatria, hematologjia, gastroenderologjia, infektivi, nefrologjia dhe specialitete të tjera mbulohen nga mjekë në pension për të cilët janë zgjatur kontratat ose është rënë dakord të kontribuojnë vullnetarisht.

“Është dashur që ne të angazhojmë ose mbajmë disa mjekë që kanë mbushur moshën e pensionit. Aktualisht kemi pasur dy mjek, po para 2-3 muajsh na kanë dalë në pension dhe tre mjekë të tjerë. Për mua kanë dalë në pension por janë tepër vital”, thotë Tajar Lako drejtor i spitalit.

Spitali i Sarandës me një xhiro të shtretërve prej 47 për qind ka mungesë emërimesh të reja prej vitesh. Institucioni përballon çdo verë kapacitetin e shtuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë, por vijon të ndjejë mungesën e mjekëve për shumë specialitete.

Mjekët pensionistë, punojnë vullnetarisht në spitalin e Sarandës Read More »

A i kishit menduar ndonjehere zakonet e Shqiptareve qe habisin boten?Zbulojini tani…

Shumë tradita e zakone shqiptare i habisin shtetasit e juaj!

Shqipëria vendi i çudirave dhe paradokseve të mëdha, por sa më shumë që po hapemi me botën aq më shumë pa mend po i lëmë të huajt. Kjo gjë konstatohet edhe me të huajt që vijnë për turizëm a punë në Shqipëri.

Edhe pse ata përshtaten dhe ambientohen shpejt me vendin, përsëri janë disa gjëra që ata nuk arrijnë dot t’i konceptojnë.

Por vijnë dhe ikin të çuditur me këto zakone të shqiptarëve që nuk ndryshojnë.

Toni i zërit.
Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur

Kafenetë
Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj

Dhënia e mendëve

Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. Grupet e soditësve të grumbulluar rreth një apo dy punëtorëve që hapin rrugës një kanal, duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali

Mëngjesi
Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë

Gatimet
Gatimet me të brendshme (Pse, hahen këto?!)

Takimet

Takimet e punës në kafene

Puthje burrash
Burrat që puthen në faqe kur takohen.

Qerasja
Sherret për të paguar tavolinën

Vajzat
Vajzat që dalin xhiro kapur për dore

A i kishit menduar ndonjehere zakonet e Shqiptareve qe habisin boten?Zbulojini tani… Read More »