Aurora

Saimir Tahiri ruan mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend

Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer sot në Kuvend.

Në një seancë ku opozita ende nuk ka hyrë në seancë, dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, Tahiri ka shfrytëzuar këtë moment për t’iu rikthyer Kuvendit pas afro 5 muajsh.

Me këtë lëvizje duket se ish-ministri i Brendshëm ka  kërkuar që të mbrojë e tij të deputetit, pasi Rregullorja e Kuvendit parashikon përjashtimin në rast të mungese të pajustifikuar prej 6 muajsh.

Ndërkaq, për të justifikuar dhe rikthimin e tij në Kuvend, deputeti “i përjashtuar” nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka regjistruar emrin e tij në listën e diskutimeve që do të zhvillohen në Kuvend.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali.

Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar. Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Saimir Tahiri ruan mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Read More »

Gjysmë ton hashash, policët: E hëngrën minjtë!

Që minjtë të hanë gjysmë ton marijuanë pa i gjetur asgjë nuk ishte dëgjuar më parë, por ja që kështu pretendojnë tetë policë të shkarkuar në Argjentinë, për zhdukjen e kësaj sasie nga magazinat e sekuestrimit të policisë.

Një inspektim në policinë afër Buenos Aires tregoi se në magazinën e sekuestrimeve mungonte një sasi prej 540 kg marijuanë nga 6 mijë që ishin regjistruar dy vite më parë. Komisioneri i inspektimit Javier doli para gjyqtarit bashkë me 7 policë të tjerë që thanë se marijuanën e zhdukur e hëngrën minjtë.

Megjithatë ekspertët dyshojnë për aftësinë e minjve për të ngrënë një sasi kaq të madhe dhe nuk janë gjetur të ngordhur vërdallë.

Gjysmë ton hashash, policët: E hëngrën minjtë! Read More »

Bebja kineze lind katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij

Një bebe ka lindur në Kinë me anë të “nënës zëvendësuese”, katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij biologjikë në një aksident me makinë, shkruan BBC.

Çifti, i cili vdiq në 2013-n kishte ngrirë në frigorifer disa embrione me shpresën se do të arrinin të bëheshin me fëmijë me anë të metodës “In Vitro”.

Pas aksidentit, prindërit e viktimave, “luftuan ligjërisht” që të mund të përdornin embrionet.

Djali lindi në Dhjetor nga një “nënë zëvendësuese” nga Laosi dhe rasti u raportua nga “The Bejing News” këtë javë.

Në kohën e aksidentit, embrionet ruheshin në spitalin e Nanjing në demperaturën minus 196 gradë me nitrogjen.

Beteja gjyqësore u dha të katër gjyshërve të fëmijës të drejtën mbi fertilizimin e vezëve.

Kështu, gjyshërit e ardhshëm bashkëpunuan me një agjensi të “nënave zëvendësuese” dhe vendosën ta bënin një gjë të tillë në Laos, ku ishte e ligjshme.

Duke qenë se asnjë linjë ajrore nuk pranoi të transportonte termusin me nitrogjen, ngarkesa u transportua me makinë.

Asnjë nga prindërit nuk ishte gjallë për të vërtetuar atësinë, ndaj të katër gjyshërit dhanë gjak për testet e ADN-së për të vërtetuar se bebja ishte vërtet nipi i tyre dhe sigurisht, kishte kombësi kineze.

Bebja kineze lind katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij Read More »

Arrestohen policët, për 100 euro lejonin kalimin e kufirit të ndaluarve në “Shengen”

Dy punonjës të Policise Kufitare janë arrestuar pasi akuzohen se kanë lejuar të kalonin kufirin shqiptarëve të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen.

Kjo bëhej kudrejt një shume që shkonte deri në 100 euro.

Të arrestuarit nga Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan; dhe Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

“Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen” informoi zyra e shtypit e ministrise se Brendshme

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Arrestohen policët, për 100 euro lejonin kalimin e kufirit të ndaluarve në “Shengen” Read More »

Donald Lu: Jam gati të mbledh monedhat e mia për fëmijët shqiptarë

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Romë, ambasadori amerikan, Donald Lu është shprehur se Shqipëria nuk po bën aq sa duhet për të mbështetur fëmijët romë.

Duke i bërë thirrje qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi, nënvizoi se është gati që të mbledhë të ardhurat e tij për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë, pasi është e drejta e tyre të shkollohen e të mbrohen nga abuzimet.

Donald Lu: “Jam shumë krenar për fëmijët e mi sepse kursyen monedha për 3 vite dhe dhuruan qindra dollarë për një OJQ që mbështeste fëmijët në rrugë për të shkuar në shkollë dhe për të zhvilluar aftësitë që një ditë të mund të largoheshin nga rruga.

E ndaj me këtë histori me ju sepse Shqipëria për shumë vite ka pasur një problem, një problem për të mbështetur fëmijët e saj në rrugë. Ky është një problem që Shqipëria me mbështetjen e partnerëve duhet të jetë e aftë ta zgjidhë. Nuk keni 11 milionë fëmijë për tu kujdesur keni disa qindra.

Ndërkohë që Shqipëria normalizohet dhe ekonomia e saj përmirësohet , vendi vazhdon ti afrohet anëtarësimit në BE shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, kanë të drejtë të mos jenë të uritur, të mbrohen nga abuzimi.

Siç më mësuan fëmijët e mi, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur UNICEF dhe OJQ shqiptare për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë . Shpresoj që  do ta bëjmë bashkë këtë.”

Donald Lu: Jam gati të mbledh monedhat e mia për fëmijët shqiptarë Read More »

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”

Vrasja e Mario Majollarit, nga hasmi është pasqyruar në mediat suedeze. 28-vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur në Shqipëri, pasi kërkesa për azil i ishte refuzuar. “Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces.

Në maj të 2014, Mario aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, por autoritetet vlerësuan se 28-vjeçari nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se ai thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua.

Në gusht të 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të.

Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.

Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se ”pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”. Zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: ”Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra” Read More »

Opozita i “ofron” miell Ramës, përjashtohet Noka dhe Salianji (Fotolajm)

Opozita ka bllokuan seancën plenare, dhe gjatë kohës që kreu i kuvendit Gramoz Ruçi po i jepte të drejtën e fjalës ish-kryeministrit Berisha, deputeti i PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu i ka ”ofruar” miell kryeministrit Rama, por ky i fundit është shfaqur i qetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës për të mbrojtur Ramën, kurse kryertari i Kuvendit Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës.

Kreu i kuvendit, kërkoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka dhe të Ervin Salianji, nga punimet e Kuvendit.

Opozita i “ofron” miell Ramës, përjashtohet Noka dhe Salianji (Fotolajm) Read More »

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha, është live në facebook nga salla e kuvendit, ku kërkon përjashtimin e ish-kryeministrit Edi Rama.

Kur në kuvend kreu Gramoz Ruçi ndërpret seancën herë pas here, ish-kryeministri Berisha tregon live në facebook se çfarë po ndodh në kuvend.

”Nxirre jashtë njeriun që meriton të thirret sot nga çdo shqiptar, Trap, trap dhe vetëm trap. Njeriun që urren Kukësin si urrente i ati i ti Havzi Nelën, se Kuvendi do ta nxjerrë atë me lecka, jashtë Edi Rama, kjo është fjala ime”,ka thënë Berisha.

https://streamable.com/nhv4d

https://streamable.com/ynfpf

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi Read More »