Aurora

10 burgjet më famëkeq në botë

Të burgosurit që kanë vuajtur dënimin e tyre në burgjet më famëkeqe në botë, vështirë se do e mendonin ndonjëherë që godinat ku kanë qëndruar të mbyllur do të bëheshin një ditë atraksion turistik. Këto burgje kanë qenë ose “shtëpia” e të burgosurve të njohur, ose vendi i mizorive që kanë ngjallur interesin makabër të vizitorëve.

Ishulli i Alkatrazit, Kaliforni

Ishulli i vogël i Alckatrazit përballë Kalasë së Peshkatarëve në San Francisko ishte fari i parë në Shtetet e Bashkuara Perëndimore. Ai u bë një burg në vitin 1934 dhe mbeti aktive deri në vitin 1963. Burgu maksimal i sigurisë ishte shtëpia e të burgosurve të famshëm si Al Kapone. 36 të burgosur u përpoqën t’i shpëtonin ishullit shkëmbor gjatë viteve, shumica e të cilëve u kapën, qëlluan, u vranë ose u mbytën. 5 prej këtyre njerëzve nuk u panë më dhe besohet se janë mbytur, megjithëse trupat e tyre kurrë nuk u gjetën dhe ka nga ata që besojnë se ata ikën me sukses nga shkëmbi. Sot ju mund të bëni një turne me barkë në ishull dhe të vizitoni vetë burgun famëkeq.

Kulla e Londrës, Angli

Kulla e Londrës është një kështjellë historike në bregun verior të lumit Tamiz. Kalaja dhe Ura e Kullës aty afër janë ndër monumentet më të vizituara në Londër dhe madje edhe në të gjithë botën. Kulla e Londrës shërbeu si një burg prej 1100 deri më 1952, dhe ishte burgu më i rëndësishëm mbretëror në vend gjatë periudhës së mesjetës. Ish burgu tani është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe shpesh përmendet si ndërtesa më e përhumbura në Angli, e përndjekur nga fantazmat e të burgosurve të mëparshëm.

Chateau d’If, Francë

Chateau d’If fillimisht ishte një kështjellë, e cila u bë një burg në mesin e shekullit të 17-të. Ajo është e vendosur në një ishull të vogël rreth një milje në det të hapur nga Marseja. Ashtu si Alkatrazi, izolimi i saj në një ishull e bënte atë ideale për burgun e arratisjes dhe gjatë viteve disa mijëra të burgosur politik e fetar u dërguan në burgun famëkeq. Vendi u bë i famshëm nga romani i Alexandre Dumas “Konti i Monte Kristos”. Sot Chateau d’If është e hapur për publikun dhe mund të arrihet me një anije nga Marseja.

Kilmainham Gaol, Irlandë

Kilmainham Gaol u ndërtua në vitin 1796 dhe u përdor si burg deri në vitin 1924. Burgu nuk kishte ndarje midis të burgosurve, kështu burrat, gratë dhe fëmijët u burgosën së bashku dhe deri 5 veta në qeli. Shumë revolucionarë irlandezë u burgosën dhe u ekzekutuan në burg nga britanikët dhe për këtë arsye vendi ka një rëndësi kombëtare. Sot, burgu famëkeq në Dublin është një muze për historinë irlandeze dhe konsiderohet të jetë një nga muzetë më të mira të Dublinit. Ai është gjithashtu edhe një burgjet më të mëdha të pabanuara në Evropë.

Ishulli Robben, Afrika e Jugut

Ishulli Robben është një ishull i vogël në brigjet e Cape Town. Ishulli shërbeu si një burg gjatë regjimit të aparteidit të Afrikës së Jugut. Në këtë burg ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela u burgos për 18 vjet (27 vjet burg). Ishulli është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe përveç rëndësisë historike.

Ishulli i Djallit, Guinea Franceze

Ishulli i Djallit ishte një burg që operonte nga 1852, kur perandoria franceze u qeveris nga Napoleon Bonaparti, deri në vitin 1953. Burgu ishte përdorur nga francezët për largimin e të burgosurve politikë. I burgosuri më i famshëm ishte kapiten Alfred Dreyfus. Arratisja nga ishulli u konsiderua e pamundur pasi u rrethua nga lumenjtë e me piranja dhe xhungla të dendura të Amerikës së Jugut.

Port Arthur, Australi

I vendosur në Gadishullin e Tasmanit, Port Arthur shërbeu si vend dënimi për kolonitë në Perandorinë Britanike që nga 1833. Burgu Port Arthur u braktis përfundimisht në 1877 dhe sot ai është një nga zonat më të rëndësishme të Australisë dhe një muze i hapur, si dhe bën pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Hanoi Hilton, Vietnam

Burgu Hoa Loa në Hanoi u ndërtua nga Franca në fund të shekullit të 19-të për të mbajtur të burgosur Vietnamezë të natyrës politike. Më vonë, gjatë luftës së Vietnamit, ushtria vietnameze e veriut e përdori burgun për të strehuar POW-të amerikanë, të cilët me sarkazëm e quajtën burgun Hanoi Hilton. Të burgosururit në Hanoi Hilton u rezervoheshin tortura, uria dhe vrasja. Pjesa më e madhe e burgut u shkatërrua në vitet 1990, por një pjesë mbeti dhe tani shërben si një muze.

Kalaja Elmina, Ganë

Kalaja Elmina u ndërtua nga portugezët në vitin 1482 si një vendbanim tregtar, por më vonë u bë një ndalesë e rëndësishme në rrugën tregtare për skllevërit në Atlantik, që do të thotë se ishte një burg për skllevërit që prisnin të shiteshin. Holandezët e morën Kalinën Elmina në vitin 1637, të cilët e përdorën për të njëjtat qëllime. Sot kalaja është një vend historik popullor dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shtëpia e skllevërve, Ishulli Goree, Senegal

Shtëpia e skllevërve (ose Maison des Esclaves) u përdor deri në 1848 për të mbajtur skllevër afrikanë para se të largoheshin nga Afrika. Burgu ndodhet në ishullin Goree, jashtë brigjeve të Dakar, Senegal. Sot shtëpia e skllevërve është një muze i mirënjohur.

10 burgjet më famëkeq në botë Read More »

Nis shkëputja masive nga rrjetet sociale, Facebook, Twitter, Instagram…

Sipas një raporti të ri, platforma të tilla si Facebook, Twitter, Instagram, e madje edhe aplikacione si Tinder, po shohin përdorues që shkëputen prej tyre gjithnjë e më shumë.

Ndërsa shumë platforma përpiqen jo pak që t’i mbajnë të mbërthyer përdoruesit e tyre, duket se aplikacioni që ka në qendër fotot, Snapchat, vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjeneratës më të re.

Shumë njerëz thonë se po shkëputen, sepse e ndiejnë se koha e kaluar në mediet sociale është e humbur kot dhe se platformat po i bëjnë ata të mendojnë negativisht. Një kompani kërkimesh në treg, me qendër në Boston, sipas TCH, “Origin” ka mbledhur të dhëna mbi një kampion të rinjsh, të lindur nga viti 1994 e në vijim. Hulumtimi është ndalur te mënyrat sesi ky brez i lindur në epokën sociale preket nga bota virtuale.

Përveçse ka gjetur se 34 për qind e kësaj gjenerate ka hequr dorë përgjithnjë nga mediet sociale, studimi ka zbuluar gjithashtu se rreth 64 për qind bëjnë shkëputje të vazhdueshme.

Sipas raportit, njerëzit zgjedhin të heqin dorë nga mediet sociale për arsye të ndryshme. 41 për qind e të anketuarve besojnë se shpenzojnë shumë kohë në mediet sociale dhe 35 për qind thonë se, në to ka shumë negativitet.

Të tjera arsye janë edhe humbja e interesit në përmbajtje. 22 për qind e përdoruesve thonë se duan më shumë privatësi dhe nuk mund të përballojnë presionin për të marrë vëmendje.

Një në 5 përdorues thonë se platformat e medieve sociale i bëjnë të ndihen keq për veten e tyre. Pak kohë më parë, një tjetër studim tregoi se njerëzit po kalojnë gjithnjë e më pak kohë në Facebook. Sipas tij, ka një rënie prej 24 përqindësh të kohës së kaluar në këtë platformë nga një person.

Nis shkëputja masive nga rrjetet sociale, Facebook, Twitter, Instagram… Read More »

Agjentë gjermanë dhe zvicerianë të antidrogës zbarkojnë në Tiranë?

Kanë mbërritur prej më shumë se një jave në Tiranë dy grupe të anti-drogës zvicerane dhe gjermane.

Lëvizja e tyre është bërë pas sinjaleve se kokaina e kapur në Durrës kishte pikë fundore dy shtetet. Pritet që këto ditë të zhvillohet një maksioperacion në disa vende për të kapur pronarët realë të kokainës.

Siç mësohet, operacioni kryesor do të zhvillohet në Shqipëri dhe në Kosovë, ku ka dyshime për bosët se kanë bazat e tyre dhe “punishtet” ku droga e rëndë ndahet dhe përpunohet për t’u dërguar në Perëndim.

Operacioni nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë por edhe në 12 qytete të tjera në veri dhe në jug të vendit. Njëkohësisht policia e Kosovës do të kryejë operacione në Prizren, si dhe në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit, nga ku mendohet se fshihen pronarët e tjerë të kokainës.

Sepse bëhet fjalë për grupe që jo vetëm bëjnë eksportin e importin e kokainës, por dhe tregun e shpërndarjes në disa vende të Bashkimit Europian, si edhe në Zvicër.

Në kohën e heroinës grupet shqiptare me ata kosovare janë përplasur shumë dhe shpeshherë, por hyrja e kokainës në lojë që kishte fitime të mëdha ka krijuar aleanca të mëdha dhe të reja mes aktorësh të rinj, raporton “Tesheshi”.

Është kryer ajo që Saviano e paralajmëroi si “bashkimi kombëtar i krimit”, nga “togerët” që kanë qenë ushtarë të thjeshtë; por duke punuar si shpërndarës e njohën mirë tregun, klientelën dhe nevojën për të qenë së bashku. Pikërisht qënia e tyre të rinj dhe të panjohur ka penguar policitë europiane që t’i njohnin më mirë.

Kështu që kohët e fundit, edhe agjencitë ligjzbatuese kanë vendosur që të marrin masa që t’u kundërpërgjigjen këtyre zhvillimeve të reja në gjirin e krimit të organizuar.

Europol, që është zyra qendrore e policive të BE-së për të koordinuar luftën ndaj drogës, ka emëruar si kreun e saj një oficere belge, e cila është marrë gjatë dhe e njeh mirë mafian shqiptare që vepron kryesisht në qytetin e Andverpen-it, Brukselit dhe Liezhit.

Catherine De Bolle, u emërua nga ministrat e Brendshëm të 27 shteteve të BE-së, një ditë pas Festës së Gruas, më 9 mars. De Bolle u emërua si drejtoreshë e Europolit pasi qëndroi 6 vjet në krye të policisë së Belgjikës.

Në këtë detyrë ajo ka drejtuar disa nga operacionet për kapjen e dy prej grupeve shqiptare të trafikut që ishin të lidhur me të ashtuquajturin “Escobar të Ballkanit”, Klemend Balilit.

Agjentë gjermanë dhe zvicerianë të antidrogës zbarkojnë në Tiranë? Read More »

Akuza e PD: Rama takohet fshehtas me Saimir Tahirin

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar takime sekrete me ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafik droge.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se takimi është zhvilluar dy ditë më parë në ambientet e “Spitalit Amerikan” në Tiranë dhe e lidhi këtë takim me kapjen e 613 kilogramëve drogë.

“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun”,- tha depuetja e PD.

Akuza e PD vjen në momentin që  pritet një vendim përfundimtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimet ndaj Saimir Tahirit. Sipas PD, Edi Rama po negocion me Tahirin kushtet e heqjes së akuzave ndaj tij dhe nxjerrjen të pafajshëm.

Akuza e PD është e rëndë dhe kërkon një sqarim publik nga ana e PS dhe Kryeministrit.

Akuza e PD: Rama takohet fshehtas me Saimir Tahirin Read More »

“Të gjithë kështu jeni, sabotoni Shqipërinë”, Rama-komentuesit: Më merr të keqen ti mua

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas publikimit të një video të rivalit të tij politik Lulzim Basha. Komentuesi e vë Ramën para akuzave dhe thotë se të gjithë në politikë, ata që ikën dhe ata që janë sabotojnë Shqipërinë dhe punojnë për të huajt, të cilët i emërojnë.

Por kryeministri i përgjigjet më një fjalor shumë popullor dhe e siguron se askush nuk i tradhton interesat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

REPLIKAT
Komentues 1: Të gjithë kështu jeni, ata që ikën, ju që jeni dhe ata që do të vijnë, se po nuk punuat për të huajt dhe po nuk sabotuat Shqipërinë nuk ju çojnë në pushtet, se ju të emëruar jeni, nuk jeni të zgjedhur.

Edi Rama: Ti Krenar më merr të keqen mua dhe neve që qeverisim sot, sepse gabime mund të bëjmë si çdokush që punon e punon shumë, po kurrë nuk i tradhtojmë interesat e shqiptarëve e të Shqipërisë! More vesh apo jo?! Do ti s’do ti, kjo është e vërteta dhe të rroftë poza si udhëheqës në profil se as mendjen tënde nuk udhëhiqke dot si duhet🙃

Rama komente

“Të gjithë kështu jeni, sabotoni Shqipërinë”, Rama-komentuesit: Më merr të keqen ti mua Read More »

Prodhon shumë, shet 500 litra qumësht gjiri për 7 muaj

Pak më shumë se shtatë muaj më parë lindi fëmijën e saj të parë, djalin e quajtur Anjelo.

24-vjeçarja Rafaela Lamprou nga Qipro, thotë se ndryshe nga shumë familje që njeh, asaj nuk i janë shtuar shpenzimet për rritjen e djalit. Përkundrazi, i janë shtuar të ardhurat.

Trupi i Rafaelas nisi të prodhojë më shumë qumësht gjiri nga sa kishte nevojë djali i saj, Anjelo dhe 24-vjeçarja, për të mos e shpërdoruar vendosi që të kërkojë në internet.

Aty gjeti në disa faqe persona, kryesisht meshkuj që kanë për pasion “bodybuilding” të interesuar që të paguanin për qumështin e gjirit.

Pa u menduar dy herë, 24-vjeçarja u vendos në kontakte me ta dhe nisi që të shesë qumështin e saj. Thotë se deri më sot ka shitur rreth 500 litra qumësht gjiri dhe vetëm nga shitjet ka grumbulluar rreth 6 mijë euro.

Meshkujt që ushtrojnë “bodybuilding” besojnë se qumështi i gjirit ndihmon në rritjen e sasisë së muskujve të tyre.

Prodhon shumë, shet 500 litra qumësht gjiri për 7 muaj Read More »

Transporti i parave, zbardhet udhëzimi i ri nga Ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nxjerr udhëzim të ri se si do të bëhet trasnporti i parave nga bankat e nivelit të dytë nëpërmjet Shoqërive Private të Sigurisë Fizike. Ligji ndalon për herë të parë që mbajtjen e aparatave celularë gjatë trasportit të parave, si dhe cakton si moshë maksimale 55-vjeç qëndrimin në detyrë.

Nisur nga numri i lartë i grabitjeve të autoblindave që shoqërojë vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë, gjatë viteve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nxjerrë një udhëzim të ri se si do të bëhet transporti parave nga Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike.

Ligji është i detyrueshëm për të gjithë subjektet private dhe prej së premtes është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Për herë të parë udhëzimi, ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e aparateve celularë të punonjësve të policisë private.

”Përgjegjësi i eskortës së shoqërimit, para lëvizjes së eskortës për transportimin e vlerave monetare, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit privat (celular) të punonjësve të SHPSF-së, përveç atyre të miratuara për transportimin e këtyre vlerave”.

Gjithashtu, është përcaktuar moshës maksimale të qëndrimit në punë të një efektivi privat si, edhe numrin e automjeteve të blinduara që mund të ketë një subjet për të fituar licencën e transportit të vlerave monetare.

“Punonjësit e shërbimit të SHPSF-së që ruajnë dhe sigurojnë objekte të sektorit bankar, të jenë deri në moshën 55-vjeç. Numri i mjeteve të blinduara që duhet të ketë një subjekt i SHPSF-së i pajisur me licencë të nënkategorisë 1.3.B, që merret me transportin e vlerave monetare të bankave të nivelit te dytë për të ushtruar veprimtarinë, duhet të jetë jo më pak 6 (gjashtë) mjete”.

Ky ligj klasifikon dhe llojin e blindave që duhet të përdoren për transportin e parave ku janë 7 modele nga kategoria A në F.

Siguri maksimale ligji ka parashikuar kur transportohen para me vlerë mbi 4 milion euro. Sipas udhëzimit të ri, duhet që eskorta të përbëhet nga 3 autoblinda dhe sistem bllokimi motorik. Gjithashtu duhet të jenë jo më pak se 7 punonjës shoqërimi të policisë private, të cilët janë të pajisur me armatim, por kanë edhe të drejtë të hapin zjarr nëpërmjet frëngjive të përshtatura në blind.

Këto masa vijnë pas ngjarjeve të bujshme të viteve 2015-2017, ku nga blindat që trasportonin para u grabiten rreth 12 milion euro.

Transporti i parave, zbardhet udhëzimi i ri nga Ministri Xhafaj Read More »

Po afron Dita e Veres ne ju rikujtojme edhe nje here receten tradicionale te ballokumeve

Kjo recetë gatimi është ëmbëlsirë karakteristike e zonës së Elbasanit. Ballokume  gatuhet kryesisht në ditën e verës në 14 mars.

Përbërësit:

  • 1 kg miell për ballokume,
  • 1 kg sheqer pluhur,
  • ½ kg gjalpë i shkrirë,
  • 8 vezë të freskëta,
  • 1 filaxhan kafe finjë (hiri i drurit).

Përgatitja:

Përgatitja e ballokumeve kërkon të paktën 30 minuta rrahje me dorë (lugë druri) të përbërësve. Fillimisht 20 minuta duhet të rrahim sheqerin pluhur me gjalpin e shkrirë, të cilin e shkrijmë më parë (gjalpin e shkrirë e lëmë në zjarr sa të bëhet i lëngshëm, pasi është i shkrirë vetë).

Pas 20 minuta rrahje, gjalpi dhe sheqeri marrin një ngjyrë me të hapur dhe masa duket si shkumë. Në këtë moment fillojmë të hedhim vezët një nga një dhe rrahim dhe për 10 minuta të tjera. Më pas shtojmë miellin dhe finjën, e cila ndihmon në përbërjen e shkrifët, por pak kokrrizore të ballokumit.

Si të përgatisim finjën? Në një tenxhere të vogël hedhim 200 ml ujë dhe e lëmë të ziejë. Sapo uji zjen shtojmë dy grushta hi (prej hirit të krijuar nga djegia e druve), e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë masën të kullojë. Kur hiri ka kulluar në fund të enës, marrim një filxhan kafe nga kjo masë për t’ja shtuar brumit të ballokumeve (për 1 kg miell).

Brumi është gati. Përpara sesa të fillojmë të bëjmë topthat e ballokumeve, e lëmë pak brumin të rrijë në qetësi. Lyejmë një tepsi me vaj, lyejmë dhe duart tona me vaj dhe i shtrojmë në mënyrë të tillë në tavë.

Pjekim në furrë të nxehur më parë, në 180 gradë, derisa të marrin ngjyrën e artë. Përpara se t’i heqim nga tava i lëmë ballokumet të ftohen që mos të na shkërmoqen nëpër duar. Ju bëftë mirë!

Po afron Dita e Veres ne ju rikujtojme edhe nje here receten tradicionale te ballokumeve Read More »