Aurora

Lind vajzë dhe e birëson, gjyshërit kërkojnë mbesën: Nuk njohim as babain e fëmijës

Ajo fajëson bashkëshortin e saj për birësimin e mbesës, ndaj dhe e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi. Por Qaniu shprehet se nuk i kanë treguar për shtatzëninë e të bijës, pasi Luljeta e ka çuar vajzën tek i vëllai, që të mos e mësonte ai. Qaniu shton se në qoftë se do të ishte në dijeni që prej muajve të parë, vajza do të kishte abortuar dhe gjërat nuk do të kishin shkuar deri në këtë pikë.

Luljeta –  Nuk tregoja se do më vrisje fëmijën!

Qaniu – Fëmija ka lindur më 9 Shkurt 2006…

Eni Çobani – Në fakt nga kërkimet tona nuk është kjo data e saktë. E dini mirë që ka lindur në Shkurt? Unë kam një informacion që ka lindur në Maj.

Qaniu – E di se ka lindur në një ditë me një grua të fisit tim dhe kanë qenë përballë në dhomë.

Eni Çobani – Duhet vërtetuar informacioni, që unë besoj se është zyrtar. E ka në Maj të vitit 2006.

Qaniu  Zonja më tha që fëmija ka lindur i vdekur.

Luljeta – Ta kam thënë se kisha frikë se mos vrisje fëmijën!

Eni Çobani – Pse e ke patur këtë mendim që Qaniu e vret fëmijën?

Luljeta – Kisha frikë se njeriu me gjaknxehtësi vret. Kishte frikë vajza se do vriste vajzën Qaniu, prandaj s’i tregoja këtij unë.

Qaniu – Unë s’kam vrarë njeri deri më sot. Kam dy funksione të rëndësishme në jetë dhe as kam bërë terrore e as kam vrarë njeri.

Ata disponojnë vetëm një dokument të datës 3.11.2008 nga Shtëpia e Fëmijës, ku thuhet se fëmija është birësuar sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave që përmban Kodi Civil në Republikën e Shqipërisë.

Juristja Eni Çobani shprehet se ky dokument nuk jepet, por ndoshta është bërë vetëm nga presioni i ushtruar nga familja Bana. Ajo shton se nuk e kupton si mund të jetë birësuar vajza, kur asnjë nga familjarët nuk ka firmosur për këtë gjë, por duke qenë se nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të parë se çfarë ka ndodhur.

Qaniu tha se nëse do të ishin interesuar dhe do ta kishin ndjekur çështjen, fëmija nuk do të ishte birësuar. “Që të kërkosh një fëmij në rrugë private unë ngrej duart! Kur kam marrë vesh që vajza ishtë shtatzënë më ra si bombë se isha sëmurë vetë dhe më ishte djegur dhe shtëpia!”, u shpreh ai.

Juristja Çobani tregon se Fatmira nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike, por kërkon vetëm të bijën sepse nuk e ka parë kurrë.

I ati i saj thotë se nëse Luljeta do ta kishte dëgjuar dhe do ta kishin dërguar vajzën në shkollë fetare në Durrës, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Por Luljeta i përgjigjet se nuk donte Fatmira, ndaj nuk mund ta çonte me detyrim.

“Kësaj nuk i pëlqeu mbulimi, por i pëlqeu zbulimi që e nxorri jashtë në rrugë. Atë (mbulimin) donte shkolla sipas rregullave të veta. Krahas shkollës fetare, mësimeve fetare, do të merrte dhe një profesion, ose rrobaqepëse ose parukiere. Po të dilte mirë me mësime, mund të shkonte direkt në Turqi se ishte kolegji turk. Do bëhej dikushi vajza, kjo s’e la! Më solle dhe këtu në publik për të më nxjerrë bojën!”, u shpreh Qaniu.

Ai fajëson bashkëshorten për çka ka ndodhur, por ajo i thotë se nuk e ka ndaluar vajzën të shkojë në shkollë dhe përsa i përket mbesës nuk i ka treguar nga frika se mos e vriste.

Eni Çobani shprehet se sipas personave që ajo vetë ka pyetur, Fatmira ka pranuar dhe ka firmosur që vajzën t’ia lejë shtetit, por nuk dihet nëse ajo ka qenë në gjendje për të lexuar dhe vlerësuar se çfarë është ai dokument, pasi nuk është e arsimuar. Pavarësisht këtij vendimi pas lindjes së saj, ajo mund të kishte shkuar për ta kërkuar të bijën, por nuk rezulton asnjë përpjekje e tillë nga ana e saj apo e familjarëve. Ndërsa prindërit thonë që Fatmira nuk ka firmosur asnjë dokument.

Juristja shton se sipas burimeve të saj zyrtare, Fatmira nuk e ka të saktë datëlindjen e fëmijës dhe më pas ka nënshkruar një deklaratë, që e ka kërkuar me dëshirën e saj, për birësimin e fëmijës, duke ia besuar institucioneve shtetërore.

Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea i afrohet Fatmirës, e cila ndodhet në publikun e studios, për ta pyetur nëse vërtetë ka firmosur dokumentin e birësimit të së bijës, çka ajo e pohon duke lotuar dhe shton se ia kanë marrë firmën me zor.

Eni Çobani shpreh habi duke thënë se po e dëgjon për herë të parë këtë gjë, pasi është takuar 4-5 herë me Fatmirën dhe e ka mohuar, duke thënë se ia kanë rrëmbyer fëmijën.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i jep të drejtë Luljetës , ndoshta duke e menduar situatën në sytë e një nëne, por Gjebrea thotë që nuk e kupton këtë “aleancë”, pasi Luljeta e mbron të bijën, duke gënjyer bashkëshortin e duke këmbëngulur që nuk ka firmosur, ndërkohë që vetë Fatmira e pohoi në studio që ka firmosur për birësimin e vajzës së saj. Juristja Çobani thotë se çdo nënë ka natyrën e vetë biologjike se si e mbron fëmijën, por në këtë rast është e gabuar.

Ajo shton se nuk mund të kërkohet pas 12 vitesh një fëmijë që është falur, pasi prishet mirëqënia mendore dhe shëndetësore e fëmijës që është birësuar pranë një familjeje tjetër. Ligji parashikon që dosja e birësimit të fëmijës nuk i jepet kurrë familjes biologjike, por vetëm fëmijës në moshën 18-vjeçare dhe familjes birësuese në raste shumë të veçanta.

Qaniu shprehet se fëmija nuk është fajtor i veprimeve të atyre që e kanë sjellë në jetë, ndaj ai nuk mund t’ua falë gënjeshtrat bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Por me këmbënguljen e moderatorit Gjebrea, juristes Çobani dhe publikut të “E Diela Shqiptare” ai vendosi që t’i falë dhe i jep dorën bashkëshortes, duke e përfunduar kështu me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi.

 

Lind vajzë dhe e birëson, gjyshërit kërkojnë mbesën: Nuk njohim as babain e fëmijës Read More »

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte

Kuzhina shqiptare është e pasur me receta të thjeshta e shumë interesante që na ushqejnë stomakun dhe shpirtin çdo ditë.

E tillë është edhe receta e kungulleshkave me kos dhe hudhër. Ky gatim është mjaft i freskët dhe plotësues në shije.

Përgatitja e kësaj pjate është shumë e lehtë. Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Receta e kungulleshkave me kos kërkon ajkë kosi të bërë në shtëpi. Shija e pjatës ndryshon kryekëput nëse ju përdorni kos të blerë në dyqan.

Përgatitja e Kungulleshkave me Kos

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

8 kungulleshka

1 kokë hudhër

800-1000 gramë kos

4-6 lugë vaj ulliri

Kripë

piper të zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë lajini kungulleshkat me ujë të bollshëm.

Më pas pritini në feta të holla.

Fetat e kungulleshkave mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.

Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.

Hidhini një e nga një në një enë të madhe.

Në një enë tjetër përzieni ajkën e kosit të bërë në shtëpi, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperit.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër fetave të skuqura të kungulleshkave dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak.

Si përgatitet ajka e kosit

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte Read More »

Ja si te permiresoni shendetin nepermjet pozicioneve te fjetjes

Gjumi  është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet.

Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë.

Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin.

Në këtë artikull lexoni si të kuroni problemet e shëndetit duke fjetur gjumë.

Pozicioni i fjetjes ndikon një sërë aspektesh të trupit si sinozitin, tensionin e gjakut e të tjerë.

Mësoni si mund të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të gjumit.

Problemet me tretjen

Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.

Dhimbjet e shpinës

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.

Dhimbja e qafës

Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë.

Tensioni i lartë i gjakut

Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut.

Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek.

Urthi

Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.

Sinoziti

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.

Dhimbjet e shpatullës

Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.

Dhimbjet menstruale

Vendosni një jastëk mes këmbëve për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës në disa raste janë rezultat i përdredhjes së qafës gjatë gjumit.

Përzgjedhja e pozicionit të duhur të gjumit mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj.

Përpiquni të flini në pozicionin që ju jep më shumë qetësi dhe do të zgjoheni të freskët dhe plot gjallëri të nesërmen në mëngjes.

Ja si te permiresoni shendetin nepermjet pozicioneve te fjetjes Read More »

Fshati turistik i traditës dhe i kulturës – Dardha

20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjtë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te verat e puhizave që vijnë nga pyjet, te vjeshta me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar

Udhëtimi
Jemi në vjeshtën e vonë dhe rrugët e Tiranës janë mbushur me gjethet e fundit të blireve, rrepeve e gështenjave të egra, që kërcasin nëpër këmbët e kalimtarëve, apo që i merr shiu i këtij fundnëntori, si për të na kujtuar se po hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit.
Ne vendosëm që të udhëtojmë sërish drejt Korçës, kësaj radhe për në Dardhë, një fshat shumë i njohur e karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë e traditë, ashtu siç në fund të fundit e ofrojnë nga pak të gjitha fshatrat e Korçës.
Pasi kemi përshkuar për rreth tri orë e gjysëm itinerarin e gjatë Tiranë-Korçë, vazhdojmë, në dalje të qytetit, në drejtimin që të çon për Ersekë. Lemë pas rrugën kryesore dhe marrim në të majtë, aty ku tabela turistike shkruan e bardhë mbi kafe “Dardhë-pikë turistike”. Fshati ndodhet rreth njëzet km nga Korça dhe gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë. Peisazhi vjeshtor është ngjyra-njgyra, ku i gjelbër, ku i verdhë e ku i kuqërremtë, sipas ngjyrave që stina i ka dhënë bimësisë. Por surprizat më të bukura, natyra na i ka rezervuar në fshat, rrethinat e të cilit janë të gjitha të mrekullueshme e dhurojnë panorama të veçanta

Sapo hyjmë në fshat, bashkë me ne ndalon edhe një autobus plot me udhëtarë.
Banorët, na përshëndesin miqësisht, duke ngritur dorën ose duke buzëqeshur. Edhe ne buzëqeshim vetvetiu, sepse mikpritja e tyre na krijon një ndenjë ngrohtësie. Në qendër takojmë kryeplakun e fshatit, i cili na ftoi në shtëpinë e tij. Oborri i shtëpisë së gurtë, ishte plot me lule, të të gjitha stinëve. Kur i thamë se kishim ardhur të bënim një reportazh për Dardhën, ai hyri në shtëpi e na nxori një libër të vjetër. Ishte një guidë turistike për Dardhën, botuar nga intelektualë dardharë e korçarë, në vitin 1938, nën kujdesin e Mitrush Kutelit, dhe drejtoreshës së atëhershme të Turizmit, Princeshës Maxhide Zogu. U habitëm kur pamë një guidë turistike në atë vit e në atë kohë kur mendohej se në Shqipëri kishte vetëm varfëri e luftë.
E shoqja e kryeplakut na qerasi me ëmbëlsira dhe një pije që e kishte bërë vetë. Atyre u dukej krejt normale që të qeraseshin miqtë. Gjithmonë kishin diçka gati për ta, madje edhe dhomën për fjetje. Ata e dinin se fshati ka vizitorë gjithë vitin. Madje kjo kishte ndodhur edhe para 90-ës, në vitet e diktaturës, kuptohet me njëfarë kujdesi. Vizitorët ose turistët priteshin e përcilleshin si miq ose farefis. Atëhere ishte e ndaluar të thoshe se kishe shkuar për turizëm. Por sot, banorët më në fund mund të ishin të lirë të mirëprisnin këdo që vinte për të vizituara Dardhën.

Si fshat turistik Dardha ka qenë i përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera. Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule. Në Dardhë dikur ndodheshin njëqind burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtra të ndryshëm, që udhëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit.
Mikpritja e banorëve të Dardhës është e përmendur edhe shumë larg kufijve të saj, duke filluar që nga përshëndetja më e thjeshtë që u drejtohet të gjithëve, e deri tek gatimet e mrekullueshme të zonës, që mahnisin çdo vizitor. Të gjitha stinët janë të bukura në Dardhë, por pranvera është një festë e vërtetë pasi gjelbërimi dhe lulet që Dardha i ka me shumicë, mbulojnë rrugicat e kalldrëmta dhe muret e shtëpive të bukura. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.

Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.

Akomodimi
Në Dardhë të gjitha shtëpitë e banorëve janë të përshtatshme për akomodim, me kushte komode e mjaft të rehatshme. Nga ana tjetër, ka edhe hotele që ju ofrojnë akomodim dhe restorant gjithashtu, me kushte shumë të mira dhe çmime të përshtatshme. Struktura ekzistuese përfshin edhe ish-shtëpinë e dikurshme të pushimit, që funksiononte me fletët e famshme të kampit. Sot ajo është kthyer në hotel e restorant.
Së fundi në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me parametra modernë, që do të ofrojnë përveç cilësisë së shërbimeve, edhe një kapacitet më të madh akomodues. Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe ju mund ta shikoni teksa jeni rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit. Panorama që ju ofron nga dritaret ky kompleks qe ka marrë edhe emrin e fshatit, është e mahnitshme.
Është e pamundur të vini në Dardhë dhe të mos e shikoni strukturën e bukur alpine të Hotel Alpin Dardha.
Gastronomia
Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave të Dardhës, pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj.
Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumoni gjatë një pikniku në natyrë.

Për ski në Dardhë
Dimri është në prag dhe të gjithë ata që duan të shkojnë për ski në Dardhë, mund të pajisen me informacion dhe me instruktorë, duke pyetur për ta në çdo shtëpi fshati. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit.

Rezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheImazh i ngjashëm

Fshati turistik i traditës dhe i kulturës – Dardha Read More »

Shpërthimi i ASHPËR i Jozefina TOPALLIT: Djali nga Hollanda i 14 milionë eurove të sqarojë financimet ruse…E ka bërë PD më keq se Nard Ndoka partinë e vet

Ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në Radio Shkodra ka qenë shumë e ashpër me kreun actual të PD Lulzim Basha që e quajti “djali i PD nga Hollanda i 14 milionë eurove”.

Topalli, në intervistë me dy gazetarët e shkodrës, Bepin Kolvata dhe Senad Nikshiqi tha se është farsë Kuvendi I PD që do të mbledhë Basha. Tha se Basha i ka hedhur një tymnajë të madhe të panevojshme PD për financime ruse; tha se as Enver Hoxha nuk do të bënte me PD si “forcë armike” atë që i ka bërë Lulzim Basha; tha se e ka katandisur me keq sesa Nard Ndoka partinë e vet; tha se të rinjtë janë ata të mesazheve që as nuk duhet të komentohen për vulgaritetin…E ndër të tjera, tha se Lulzim Basha i vodhi votat për tu zgjedhur kryetar, por vetë ajo nuk do të kandidojë përpara tij…Kërkon zgjidhje emergjente: Të shpëtojë PD që e ka blerë Edi Rama sipas ish-kryetares së kuvendit.

Zonja Topalli, mirë se erdhët në Radio Shkodra…

Në fakt ju falenderoj ju për mundësinë që më jepni për të komunikuar me “Radio Shkodra” që për mua është një pasion i veçantë por edhe për ju personalisht.

Ka jo pak interes për PD, por edhe për figurat e kësaj force në vite dhe që ka pak distancim nga ajo ç’ka po ndodh sot në PD. Po lind një forcë e re politike, apo janë zëra për lajm?

Janë titujt e mediave për arsyet e tyre. Por unë jo vetëm personalisht, nuk e kam menduar asnjëherë. E vetmja gjë që mendoj është sesi të kthehet ajo forcë e madhe politike në indentitetin e saj, në ADN-në e saj që të jetë forcë, shpresë e mundësi për njerëzit. Kështu që titujt, janë tituj, e përmbajtja është tjetër gjë. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend, nuk e mendoj…mendoj sesi mund të ndihmojmë të gjithë bashkë: një, jo veç për PD, por që vendi ynë të marrë një kthesë të madhe, sepse është në zgrip të një humnere që realisht rrezikon, nëse lidershipi i një opozite të vërtetë nuk merr frenat për të ndryshuar rrotën e drejtimit të vendit, që e ka bërë një vend që po zbrazet nga të rinjtë te rejat, gratë e fëmijët. Kjo është drama më e madhe që po jejtojmë sot. Në kuadër të kësaj, sigurisht që opozita duhet të ishte në misionin e saj thelbesor, gjë që nuk po ndodh. Nuk ka qeverisje, dhe nuk ka opozitë. Dhe kjo nuk ka ndodhur për 27 vite. Dhe kjo është, po të marrësh një analizë dhe fakte që të cojnë në këtë logjikë…kjo qeverisje është e lidhur me krimin e drogën dhe ka rritur mjerimin dhe ka shkretuar vlerat në administrate. Duhet një opozitë që nuk mendon për 14 milionë eurot e veta, por që është gati për të sakrifikuar për njerëzit.

Mund të ndihmohet një parti e tillë me një distancim të fortë?

Duhet të bëjmë një dallim…ai që mban karrigen e partisë dhe PD, nuk janë e njëjta gjë. Në rastin e Bashës nuk konvergojnë me njëra tjetrën. Kam folur shumë herë për të. Unë besoj se PD, një parti që beson në vlera demokratike duhet dhe mundet të ringrihet, sepse është emergjencë kombëtare. Kjo parti ka rrëzuar sistemin komunist. Si ka mundësi demokratet, të mos munden kur ato të bashkohen dhe duhet për të rrezuar një qeveri më te keqe të 27 viteve. Por në vetvete, thelbi është për politika në interes publik dhe jo në interest privat të njerëzve.

Si mund të bëhet kjo kur ju, zoti Patozi, Bregu, Imami pothuajse jeni të ndarë nga lidershipi i saj?

Që ti përgjigjem kësaj Lulzim Basha dhe PD, nuk janë e njëjta gjë. Që të mos hyj për të thënë sesi ka vjedhur karrigen e kryetarit. Dhe në këtë kuptim, sot për sot, Lulzim Basha po e con drejt shkatërrimit, drejt asgjesimit, forcën politike për të cilën ne kemi qenë krenar. Po të ishte gjallë Enver Hoxha nuk do ishte hakmarrë më keq ndaj PD që rrëzoi mendësinë dhe klasën e tij, me atë që ka bërë Lulzim Basha me PD.

Nuk ka fare rëndësi lista…nëse duhet të bëhet analiza, gjërat duhet të shkojnë në themel. Unë kam pas rezerva të forta gjatë viteve, dhe rezervat janë rritur. Gjatë kohës që futi partinë në cadër duke përbetuar se nuk do të shkonte në zgjedhje, dhe kjo çonte në destabilizim. Ky vend i ka kaluar të gjitha, asnjë forcë politike, as e majtë e as e djathtë, nuk ka guxuar, as ta kalojë në mend të mos hyjë në zgjedhje. Mospranimi për të hyrë në zgjedhje ishte alarmi i fundit. Unë nuk kam heshtur. Unë kam kërkuar mbledhje grupi tre herë dhe ai nuk ka pranuar. Ishte alarmi I veprimeve të dyshimta për të mos bvërë opozitë kur vendi ishte mbushur me kanabis, kur investitorë të huaj iknin, kur kërciste tritoli, bandat, grabitjet, heqjet nga puna, ngritja e fundërrinave dhe rrëzimi i vlerave…gjeja nuk ndodhi në një ditë. Ka qenë proces. Kemi shprehur shqetësimin brenda strukturës. Ai shiti cadrën, demokratët dhe bëri marrëveshjen e turpshme…

Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, ky 24 orë nuk do rrinte kryetar partie. Sepse vendet e tjera kanë kulturë demokratike. Dhe ai e kapi me dhunë karrigen dhe siglën e kryetarit.

A ka mbështetje nga baza?

Mbështetja më e dukshme, është Edi Rama. Investim më të shkëlqyer, Edi Rama nuk ka.

Zoti Berisha, duket se I ka dale ne krah per marreveshjen…

Zoti Berisha ka thënë se unë kam mbështet marrëveshjen me shkrim. Zoti Berisha nuk ka mbështetur një marrëveshje që nuk e ka ditur se c’ka marrë. Marrëveshja në disa pika ka qenë e shkruar. Dhe kjo marrëveshje na ka detyruar që ky mos të guxonte vertet të sabotonte zgjedhjet, që do të ishte destabilizim i Ballkanit duke rrezikuar rajonin …ne në parlament kemi votuar emrat e ministrave që ishin pjesë e marrëveshjes. Zoti Berisha ka mbështet marrëveshjen. Asnjërit nuk iu pëlqente marrëveshja. Por për ta detyruar të hynte në zgjedhje. Por pjesa tjetër e marrëveshjes, që e kemi marrë vesh më vonë dhe sigrisht unë e kam bërë publike. Ajo ishte një detyrim, zgjidhje halli që të mos linim vendin të shkonte në destabilitet.

Cfare prisni nga Kuvendi i PD, zoti Basha ka bërë thirrje për bashkim?

Këto shprehje të zotit Basha i kam dëgjuar aq të përsëritura dhe aq të rreme sa nuk konsumoj kohë. Ajo që ky kërkon të bëjë është farsë e re në shkelje të statutit. Kuvendi në bazë të statutit duhet të bëhet në nëntor. Këtë mund ta lidhim me zhvillimet aktuale dhe me gjerë.

E dyta, ky po abuzon edhe me mbledhjen e Kryesisë, sepse ky do të zgjedhë këshillin kombëtar. Ky nuk njeh as histotinë e PD, as statut…çdo gjë që bëhet është në funksion të spastrimeve private në mënyrë që të zotërojë tërësisht strukturën ai dhe familja e tij.

Demokratët pyesin çdo të ndodhë me PD?

Në fakt largimi I shqiptarëve nga vendi I tyre jo vetëm vjen nga qeverisja e Edi Ramës dhe u kërkoj ndjesë shqiptarëve, sepse kam thënë shqiptarët ikin nga Edi Rama…kam thënë një pjesë të vërtetës. Njerëzit ikin se nuk kanë alternativë. Dhe ata e ndjejnë. Sepse ajo nuk është opozitë. Sepse nuk i del zot atyre njerëzve. Nuk dinë njerezit shumë gjëra, që ata janë bashkë dhe ndajnë interesat financiare…sa herë Basha është në siklet, gjen mbrojtjen dhe shpëtimin te artisti…pra Rama…

Zoti Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet…cdo të bëni ju?

Po ta shohim më gjerë e kuptojmë. Ne kishim një parti dhe lider…ne sot kemi një kryetar dhe nuk kemi parti. Kur në Shkoder nuk kemi struktura siç kanë qenë dikur…më thoni sa është e hapur zyra e PD në Shkodër…po them Shkodër që sigurisht është më mirë sesa të gjithë të tjerat në Shqipëri. Hajdeni në Tiranë, nuk ka kryetar e sekretar. Rënoi partinë, vrau të djathtën shqiptare, u bë artist i zotit Rama, mori 14 milionë euro dhe thotë ”ejani bashkohemi” kur është përcarësi më i madh i PD, kur ai ka shkel statutin dhe nuk njeh asnjë forum. Dhe komunistët mblidhnin forumet…Edi Rama, për farsë e mbledh asamblenë e PS, por ky ka një përbuzje për demokratët. Ky nuk njeh forumet, strukturat, seksionet, ky e konsideron pronë PD, si një dyqan të familjes Isufi.

Eshtë bërë një kosto aq e madhe për Shqipërinë, sa unë i bëj po aq fajtorë ato që mbështetin Lulzim Basha se për karrrigen e Lulzim bashës nuk mund të gremiset ky vend.

Përfshini dhe zotin Berisha?

…Gruaja, kunati dhe disa oligargë dhe ata që dëgjoni në dialogje për të cilat turpërohet cdo njeri. Unë dua të them dhe thirrje për cdo demokrat, mendoni për PD për shtëpinë tuaj, dhe jo për shpinë e 14 milionë eurove. Ka shkretim vlerash…

Demokratët do ta zgjidhin këtë punë. Dhanë sinjalin e parë me minus 230 mijë vota në qershor. Ai nuk e lexoi. Sondazhet e fundit e nxjerrin -10 pikë nën PD. A keni dëgjuar ndonjë forcë politike që ka një kryetar që është më poshtë…po të mos ishte dhe Sali Berisha që i jep një dimension politik në atë që quhet kuvend, sot politika është e zeruar. Aty ku politika zerohet ndodh cdo gjë. Nëse nuk ka zgjidhje, një reform të thellë brenda forcave politike…ne folëm për PD por sot jemi me qeverisjen më të paaftë dhe më të korruptuar. Nuk është e thjeshtë. Unë përpiqem ta lexoj politikisht. Unë projektoj frikën se cdo të ndodhë. Ështe koha që lulzim basha të marrë të largohet. Demokratët do ta gjejnë zgjidhjen. Nuk fal kush djalin dhe vajzën të ikë rrugëve të botës për karrigen e Bashës.

I bashkoheni ju zotit Patozi. Do të garoni përballë Bashës?

E para punës Lulzim Basha nuk bën garë, falsifikon zgjedhjet. Eshtë me video me zë e figurë, në Korcë, Vlorë dhe ju e dini mirë sesi janë futur votat në Shkodër. Sesi janë mbyllur zyrat. Sepse fusnin vota për të plotësuar numrin e votave. Nuk më thotë njeri për garë me Lulzim Bashën. Unë ende shpresoj se PD mund të çlirohet nga okupimi nga një grup njerëzish që kanë ardhur për ambicie financiare dhe nuk mundet të bëjnë betejë reale të vërtetë me qeverisjen më të keqe.

Basha ndihet i sikletosur me paratë e Biniata Trade dhe kërkon të gjejë shpëtim nga ana tjetër. Ai tjetri ka hallin e drogës.

Mos zoti Rama liron karrigen pas katër vitesh dhe kjo është marrëveshje?

Nuk ka budalla në këtë botë të lirojë karrigen.

A jeni takuar me zotin Patozi?

Nuk e kam takuar zotin Patozi. Kam takuar demokratë njerëz të zakonshëm.

Si ju përgjigjeni kur kërkojnë ndihmë?

Shumë herë kam menduar se njerëzit kanë nevojë dhe për kohë. Në fund të fundit, ato nuk dinë shumë gjëra. Nuk janë Brenda situatave dhe për të pasur informacioneve për atë që lëviz te oligarkia. Unë kam menduar dhe kanë nevojë për kohën e duhur për të kuptuar se nuk është PD.

Duhet që zonja Topalli të gjejë instrument për të kandiduar si e pavarur?

Nuk e kam menduar këtë. Eshtë e vërtetë që mungojnë në Shkodër 30 mijë vota. Shumë kanë votuar për PD të bindur te sigla e PD. Dhe unë i kuptoj shumë mirë ata. Një pjesë e mirë e tyre nuk shkojnë më te kutia e votimit. Ia kam thënë Lulzim Bashës personalisht: Jozefina Topalli është një grua që nuk hyn për karrierë në politikë. Por për disa vlera. Nuk kam hyrë me llogari politike. Kam qenë 31 vjece kur desh lash kokën…Jam përballur me shumë vështirësi dhe nuk kam bërë kujdes, që as të kujdesem për imazhin tim, por për të mbrojtur forcën tonë politike. Meqë të tjerët se kuptojnë këtë mënyrë sjellje. Ia kam thënë Bashës në grup parlamentar: unë nuk e kisha imagjiunuar se doi të shkoja aq larg…kam punuar shumë për Shqipërinë, për NATO dhe për BE. Shumë shpifje janë iniciuar edhe nga individë nga grupi parlamentar i PD. Kam menduar se do kisha një lloj ndjesinë që dua të jem në parlament se e njoh parlamentin si pak njerëz. Po të më thonit sot: a doni të donit të ishit në atë parlament, do të thosha “jo”.

Do kandididoni përballë Bashës?

Jo se kam menduar asnjëherë. Po ta kisha pas në mend, do kisha kandiduar përballë këtij djalit që erdhi nga Hollanda më parë. Unë i ndihem borxhlie PD dhe demokratëve që nuk kanë një dritare…Unë e ndjek forcën dhe flas për borxhin që i kam PD-së.

Jeni penduar për persona të ndryshëm brenda PD?

Sigurisht unë kam menduar që njeriut i jepet besimi. Sesi sillet ai unë nuk e di. Nuk është në natyrën time nuk mendoj të kem inat me njeri. Unë njoh përbuzjen, por jo urrejtjen. Por nuk është koha për të menduar për këtë. Por të gjithë demokratët të bashkohen për të cliruar forcën politike nga nje lidership që është kapur nga qeveria, për ti dalë zot një populli qe është lënë rrugëve.

Kë shihni si figurë?

Unë mendoj se gjëja më themelore është që ka shumë të rinj e të reja idealist dhe njerëz që e duan këtë vend që kanë përgatitjen e duhur për të sjellë energjinë. Hapi I parë për të shpëtuar PD, hapi I dytë për të mbledhur të gjithë kontribuesit e PD në vite, për njerëzit e vërtetë që besojnë në vlera dhe nuk e kanë interesin privat mbi atë publik. Këto titullare nuk njohin interesin publik. Ndaj gjërat janë përmbysur. Ne duhet ti japim një alternativë.

Si i shihni prurjet e reja në PD?

Ato nuk kanë ndonjë lidhje me atë që them unë.Shumica e tyre me ndonjë përjashtim s’kanë lidhje me PD, kanë lidhje me kunatin, gruan, apo biznesin apo edhe sipas pagesave te shtëpia. E kuptoni ku ka arritur puna?! As Nard Ndoka s’e ka çuar partinë në këtë derexhe.

Roli i deputetëve të Shkodrës? Si i shini ata?

Preferoj të mos komentoj.

Si I komentoni akuzat për lobim nëpërmjet Rusisë në SHBA?

Akuzat janë shumë të rënda. Dhe kapja e një teme të tillë nga VOA e bën gjënë serioze. Dhe është immediate që të sqarohen burimet e parave që kanë kaluar në këto firma lobimi offshore. Gje të cilën zoti Basha jo vetëm s’e bën, por sa herë flet e ngatërron më keq. Nuk e di…zoti Basha ka krijuar konfuzion dhe paqartësi mbi paratë dhe kanalet si janë bërë…PD nuk mund të mbajë më një kosto tjetër mbi supet e saj dhe akuza të tilla. Ju e dini se çfarë është lidhur me këto para.

Ka arritur Basha deri këtu?

Nuk dua të flas. Një gjë është themelore: ai ia ka borxh PD të japë sqarime. Dhe e dyta sepse ai ka lëviz para dhe në kryesinë e PD nuk ka informacion të tillë sepse kam qenë në grup parlamentar. Unë nuk kam sit ë jem e sqatruar sepse vendimet nuk janë marrë në forumet e PD. Janë vendime private të zotit Basha. Cfarë janë këto firma offshore dhe pse nuk I kordinojnë shifrat…ndryshe jep shifrat në deklarata, kjo është një gjë që vendos një pikëpyetje të madhe para nesh.

Të vendosesh në PD re kaq të zeza për para që nuk ua dimë kanalet, kjo pastaj është…ndaj është imediate…e ka për detyrë që Lulzim Basha të sqarojë për këtë cështje. Zëri i Amerikës e ka bërë dy herë që secili prej nesh të mendoj më mirë.

Jeni takuar me zotin Berisha këto kohë?

Zoti Berisha e takoj vazhdimisht. Por ai publikisht para pak ditësh dhe ka fol sic mund të flaës një njeri që i dhemb dicka fort. Përsëriti dhe tha që PD e ka të domosdoshme të bashkohet me qëndrestarët, themeluesit…

Si e shihni një koalicion të LSI me PD?

Kam qenë gjithmonë kundër kësaj…

Shpërthimi i ASHPËR i Jozefina TOPALLIT: Djali nga Hollanda i 14 milionë eurove të sqarojë financimet ruse…E ka bërë PD më keq se Nard Ndoka partinë e vet Read More »

Zbuloni sekretet e marrëdhënies tuaj nga pozicioni se si flini gjumë!

A e dini se pozicioni me të cilin flini me partnerin tuaj zbulon se si është marrëdhënia juaj? Gjeni se cili është pozicioni që ju flini dhe keni për tu befasuar nga rezultatet.

Gjuha e trupit zbulon personalitetin tonë të vërtetë. Disa kanë mësuar të kontrollojnë lëvizjet e tyre dhe është më e vështirë ti “lexojmë”, por kur flenë nuk kanë kontroll të tillë. Kjo është gjëja interesante për çiftet në këtë test. Sot do të zbulojmë atë që mund të kuptojmë nga pozicioni se si flemi mbi marrëdhënien tuaj. Cila është e jotja?

Nëse jeni një nga ata që përgjigjen: “por unë fle në të gjitha pozicionet”, ne do të shpjegojmë se si testi funksionon edhe për ju. Është e vërtetë që ne mund të lëvizim pa dashje disa herë. Shkuarja nga një vend në tjetrin në shtrat është shumë normale, por gjithmonë do të ketë një pozicion dominues.

  1. Dorë për dore

Në përgjithësi, të dashuruarit që flejnë në këtë mënyrë kanë temperament shumë të ngjashëm. Ata mund të ngjajnë fizikisht, në staturë dhe në qëndrueshmërinë fizike. Të qenit i relaksuar tregon ndjenjën e sigurisë të cilën ata të dy kanë, por kanë nevojë për kontakt fizik.

  1. Bashkëpunëtorë

Ky qëndrim tregon që që të dy janë të gatshëm të jetojnë së bashku dhe të mos zemërohen për ndonjë absurditet. Gjithkush ka të njëjtat të drejta dhe të dy janë të gatshëm të pranojnë virtytet dhe gabimet e tyre.

  1. Me kurriz, por me kokat që prekin njëri-tjetrin

Megjithëse të dashuruar çmendurisht, vizionet e tyre të botës janë shumë të ndryshme, kështu që e ardhmja e këtyre marrëdhënieve nuk mund të përcaktohet paraprakisht. Nëse çifti fle në këtë pozicion, kjo do të thotë se ata janë shumë të pavarur. Kujdes nga individualizmi.

  1. Të ngjitur por me kokat e ndara

Kjo tregon një marrëdhënie të qëndrueshme që ndoshta është e vështirë të shkatërrohet. Me shumë gjasa, pas disa përvojave dhe dështimeve të jetës, ata të dy dolën të besonin se lumturia ishte zhdukur përgjithmonë. Pavarësisht nga pjesëmarrja e tyre, ideja e humbjes së njëri tjetrin I terrorizon ata.

  1. Të çrregullt

Çiftet që flenë në këtë pozicion kanë krijuar tashmë një lidhje të fortë, por nuk ka qenë e lehtë për ta. Gjithkush rezervon lirinë dhe hapësirën personale, edhe pse në të njëjtën kohë mbron ndjenjat e të tjerëve. Ju mund të falni shumë për dashurinë.

  1. Në distancë

Nëse ata flenë në këtë mënyrë, është e mundur që të dy reagojnë për shkak të një argumenti të fortë  para se të shkojnë në shtrat ose për shkak të një keqkuptimi. Të dyja janë si “pinguine në një shtrat” ​​dhe janë të ngadalshëm për të zgjidhur problemet e tyre.

  1. Stili si lugë e vogël

Çifti fle, por në të njëjtën kohë nuk shqetëson njëri-tjetrin. Në përgjithësi, ai që qëndron pas është mashkulli, duke i dhënë femrës ndjenjën e ngrohtësisë dhe harmonisë. Femra zakonisht ka një karakter më të butë, dhe preferon të heqë dorë para se të argumentojë. Nëse ju “shmangni shtytjet” gjatë gjumit pa humbur vetëdijen, kjo do të thotë se ka barazi dhe harmoni të madhe në çift.

  1. Të dy me kokën poshtë dhe të ndarë

Këto çifte janë të fiksuar me pavarësinë. Ata janë njerëz që kanë frikë të bashkohen, të bëhen një person.

  1. Të ngatërruar

Ky bashkim bazohet në pasion. Çifti është i bashkuar nga qëllimet dhe ëndrrat e përbashkëta. Mbizotëron mirëkuptimi intelektual. Ky bashkim premton jo vetëm të jenë të lumtur në dashuri, por edhe në biznes së bashku.

  1. Ballë për ballë

Kështu flenë çiftet që kanë lidhje të forta, por kalojnë shumë kohë çdo ditë të ndara. Përkundër kësaj, ata pranohen ashtu siç janë. Ky qëndrim zbulon një zhvillim të durimit në marrëdhënien tuaj.

Zbuloni sekretet e marrëdhënies tuaj nga pozicioni se si flini gjumë! Read More »

Dëshmia e gruas që shëroi të ëmën nga kanceri: Ajo e ndan edhe me ne mjekimin

Një grua ka ndihmuar nënën e saj për të mposhtur këtë lloj kanceri në mënyrë natyrale.

Dëshmia e saj:“Nëna ime kishte vuajtur me një lloj kanceri të lëkurës për 3 vjet. Ajo kishte një formë më pak agresive të kancerit që konsiderohet jo kërcënuese nga industria mjekësore, në dallim nga forma më e keqe e kancerit të lëkurës e njohur si melanoma. Qeliza basale fillimisht filloi si një lezion i vogël i kuq në kurorën e kokës së nënës sime. Kishte gjakderdhje herë pas here. Madhësia e kokrrës vazhdoi të rritej gjithnjë e më shumë. Pas 3 vitesh, nëna ime vendosi të shkonte tek mjeku.Në konsultimin fillestar, dermatologu thoshte: “Nuk ka shërim, por ne mund ta heqim atë në mënyrë kirurgjikale”.Vendosa të shfletoj në Google për të parë një zgjidhje natyrale, për sëmundjen e mamasë sime, e cila nuk gjeti zgjidhje edhe pas operacionit. Kanceri nuk mund të lulëzojë në një mjedis alkalik dhe kjo është pikërisht ajo që soda e bukës bën.

Ajo filloi përdorimin e vajit të kokosit në vend të ujit, sepse vaji i kokosit i papërpunuar, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Ajo miksoi sodën e bukës me vajin e kokosit dhe e aplikoi në zonën e prekur.

Pas 2 aplikimeve, zona e prekur u qetësua dhe nuk pati gjakderdhje. Pas tre ditësëh qeliza bazale ishte zhdukur plotësisht dhe nuk kishte më gjakderdhje.

Si ta bëni vetë mjekimin dhe të ndaloni kancerin e lëkurës:

Do t’ju duhet:

Vaji i papërpunuar kokosi
Sodë buke
Polisporin Triple 3 Antibiotik, ose ndonjë vaj tjetër antibiotik që aplikohet gjatë natës

Përgatitja dhe përdorimi:
Bashkoni një lugë sodë buke me një lugë vaj kokosi. E miksoni derisa të bëhet një pastë homogjene. E ngrohni pak dhe i shtoni një lugë gjelle të nxehtë. Më pas aplikojeni në zonën e prekur.

Gjithsesi gjeni sa më shumë informacion që duhet dhe pastaj konsultohuni me mjekun tuaj për të filluar këtë trajtim natyral!

Dëshmia e gruas që shëroi të ëmën nga kanceri: Ajo e ndan edhe me ne mjekimin Read More »