Aurora

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet

Policia e Fierit ndalon ne flagrance tre persona teksa po tentonin te shisnin 50 kilograme kanabis.

Ndalimi ne Roskovec u be teksa po tentohej te kryhej shitja e lendes narkotike.

Nga hetimi nje javor i policise dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale jane siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit ne prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.

Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimin e vendndodhjes se tyre.

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet Read More »

Progres-raporti/ Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Tiranë më 17 prill

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn pritet të zhvillojnë një vizitë zyrtare më 17 prill në Tiranë.

Mësohet se shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin e KE-së më 17 prill në Tiranë.

Progres-raporti/ Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Tiranë më 17 prill Read More »

Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë

Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.

Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias.

Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë Read More »

Zbulohet plani i ndyrë i Berishës dhe Metës. Duan të shkatërrojnë marrëdhenjet Shqipëri-SHBA-BE

Vazhdon me pathos dhe me zjarr dashuria mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Zjarri është rritur aq shumë sa po djeg edhe Shqipërinë.

Pas raportit të Freedom House, zbulohet dhe loja e ndyrë që po përdorin Berisha-Meta.

Menjëherë pas publikimit të këtij raporti, në portale u shpërnda lajmi se Adriatik Llalla ka thënë se Donald Lu i ka këkruar arrestimin e Ilir Metës.

Kjo është një lojë e pisët, duke dashur që të implikojnë emrin e Donald Lu-së.

Adriatik Llalla të cilit i është ndaluar të udhëtojë në SHBA nga krimet dhe zullumet që ka bërë në Prokurori, doli dhe mbrojti edhe një herë Metën.

Ndërkohë edhe ujku i vjetër i politikës, Sali Berisha, një ditë më pas, ka dalë dhe ka thënë se Vlahutin ka dashur që ta arrestojë.

Si ka mundësi që Lu paska këkruar të arrestohet Meta, ndërsa Vlahutin ka këkruar arrestimin e Berishës.

Kjo është një lojë e ndyrë e dy politikanëve që vodhën sëbashku Shqipërisë dhe duan që ti vendosin damkën e fundit.

Duke dashur që të shpëtojnë veten, po njollosin marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të dhe BE-në.

Zbulohet plani i ndyrë i Berishës dhe Metës. Duan të shkatërrojnë marrëdhenjet Shqipëri-SHBA-BE Read More »

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur

Ornela Vorpsi ishte kryelajmi i Tiranës, të një të mërkure plot lajme.Një grua e bukur u kthye në vendlindje dhe sfidoi me sharmin, delikatesën, vetëbesimin dhe fismërinë e saj, banalitetin e një tufe burrash të pakënaqur, që nuk po ngrenë dot kokë, nga kacafytja në të shara e përgojime.

Shkruan Rudina Xhunga

Ajo vajza e një Tirane tjetër, tregoi se ka një mënyrë ndryshe, për ta dëshmuar të kaluarën, veç kësaj mënyrës histerike që po jetojmë, është ai tregimi me kokën para, kokën lart, tregimi i së kaluarës , duke parë nga e ardhmja.

Ornela Vorpsi ka një jetë të tërë për të rrëfyer, një jetë prej vajze familjeje të prekur, siç quheshin familjet që regjimi iu vinte shenjë në dosje dhe në jetë.

Dhe Ornela i ka treguar të gjitha, çfarë mban mend dhe kujton se mban mend në italisht, siç i ka ardhur, në gjuhën e vendit përballë.

Mbase se në shqip nuk i themi dot të gjitha, se gjuha jote, ca sekrete t’i mban peng.

Ornela ka vite që jeton jashtë, punon, ekspozon, boton, është qytetare bote.

Por erdhi mbrëmë me modestinë e një gruaje të pjekur, që nuk i fshihet  të kaluarës, as i bërtet të tashmes.

Kush jeton bukur, nuk ka nevojë ta bërtasë dhe nuk ka gjë për të fshehur, thjesht tregon.

Siç tregon Ornela, lirshëm në libër, piktura dhe intervista, kudo shkon, ekspozon, boton, performon, si e preferuara e salloneve të artit të mirë.

Tregon Shqipërinë sipas saj, vendin ku nuk vdes kurrë.

Kështu bëri edhe mbrëmë, erdhi dhe falënderoi vendin e saj që po e priste me një ceremoni zyrtare.

Ornela me të zeza, dje ishte ylli i kësaj zymtësie gri që përcjell Tirana e saj, 27 vjet pasi e la pas.

Tirana, tani po kalon një tjetër tranzicion, jo më atë të varfërisë materiale, të post ‘91, por të bllokimit dhe zbrazjes nga vlerat. Është tranzicion edhe më i rëndë.

Tani askush nuk flet më për art, por për para.

Epo paratë nuk mjaftojnë kurrë, ndaj dje, dikujt iu duk se iu fut në pjesë edhe Ornela, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur, dikush i qëndisi fletërrufe, si ato që ajo nuk i ka harruar nga fëmijëria.

Sepse Ornela Vorpsi është e madhe për botën tonë të vogël, jo pse është e bukur, jo pse është artiste ndërkombëtare, por sepse nuk është hakmarrëse.

Ajo solli dritë në kacafytjet tona, jo për ideologji, bindje, lavdi e mëri, por vetëm për para. Me atë mënyrën e saj të pastisur.

Ornela Vorpsi ia doli prapë ta sfidojë edhe njëherë Tironën, duke i treguar një tjetër mënyrë për të dëshmuar dhimbjet e së kaluarës, me buzëqeshje, ironi, vetëpërmbajtje, dinjitet dhe lakuriq. Si çdo artist dhe njeri që nuk fshihet, as fsheh.

Ky ishte lajmi dje, jo që Ornela kishte pas dashur Ramën.dritare.net

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur Read More »

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell”

Pas seancës së tensionuar në Kuvend ku pati dhe përdorim të miellit dhe  të ujit, ka pasur reagime të shumta. Një prej reagime ka ardhur dhe nga avokati Spartak Ngjela, i cili shkruan se  ky është revolucioni i miellit Berisha.

“Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë
Revolucioni i miellit Berisha.

Ka pasur revolucion me herqe dhe shigjeta?

Po, ka pasur.

Ka pasur ndonjëherë revolucion me shpata?

Po, ka pasur.

Po revolucion me armë zjarri, a ka pasur?

Po, shumica e revolucioneve me armë zjarri janë bërë.

Po revolucion me miell, a ka pasur ndonjëherë në historinë e gjetë të shtetit?

Jo. Deri tani nuk njihet ndonjë revolucion me miell; por ka pasur disa revolucione për miell e për bukë.

Po revolucion i Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, u bë me miell. Si ndodhi?

Kjo mund jetë një risi në historinë moderne.

Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell” Read More »

Njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe kancerit kanë të gjithë këtë të përbashkët

Shumë sëmundje, si ato të zemrës, kancerit dhe osteoporozës janë të lidhura me konsumin e kripës. Kjo ka bërë që një numër i madh njerëzish të reduktojnë nivelet e marrjes së kripës në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë. Kështu që sot do t’ju tregojmë se cilat janë disa nga ushqimet që ju konsumoni dhe që përmbajnë më shumë kripë sesa ju mund ta imagjinoni.

– Drithërat;

– Gjiza;

– Gjevrek me susam;

– Sandwich vegjetarinë;

– Piperi;

– Çokollata e zezë;

– Petullat;

– Salcat e pastave;

– Krahët e pjekur të pulës;

– Fileto;

– Lëngu i perimeve;

– Perimet e konservuara.

Njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe kancerit kanë të gjithë këtë të përbashkët Read More »

Shtyhen edhe për 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”.

Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rëdna po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende për kërkesën e Prokurorisë që kërkon ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë vendit.

Shtyhen edhe për 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit Read More »