Aurora

Fshati i bukur mes maleve që i ka kthyer sytë nga turizmi

Gjigandët mediatik ndërkombëtar Associated Press dhe “Ëashington Post”sjellin për lexuesit e tyre një fshat të Shqipërisë që i ka kthyer sytë nga turizmi. Nivica në jug të vendit e fshehur mes maleve nuk njihet as nga shqiptarët, por dy mediat në fjalë ë bëjnë të njohur atë për publikun amerikan..

 

Në Nivicë, një makinë çan rrugët me gjemba mes maleve të larta të shqipërisë së jugut. Rrruga që mund të quhet më tepët një rrugë dhish të çon në një grup fshatrash të vogla ku të duket se koha ka ngecut dekada të tëra pas. Qumështi i deleve bartet deri në dyqan nga gomari. Një fshatar i moshuar ecën mes maleve për të mbledhur një grusht rigon të egër dhe bimë të tjera. Fshati respekton ritualet e vjetra të ndezjes së qirinjve për të nderuar  të shenjtët të mbahen gjallë edhe pse askush nuk di si u trashëguan këto tradita. I rrënuar përgjatë një shkëmbi  dhe  prapa një kështjelle të vjetër, të shkretuar, fshati Nivicë është i panjohur për shumë veta edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz po synon ta hapë atë me  botën e jashtme dhe për turistët që dëshirojnë të zbulojnë bukurinë spektakolare natyrore dhe mënyrën rurale të jetës së pjesëve më të izoluara të vendit.

“Ne po bëjmë një projekt pilot mbi konceptin e lidhjes së komuniteteve rurale shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”, tha Auron Tare, i cili kryeson Agjencinë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë dhe po udhëheq projektin “Nivica”.

Zona ka shumë resurse, ujëra të kristalta që rrjedhin në kanione, dhe gryka malesh përgjatë tyre. Ura të vogla të gurit të epokës osmane janë ende të paprekura. Në perëndim të diellit, barinjtë çojnë kopetë e tyre nëpër stane për ti mjelë.

 

Si çdo gjë në Ballkan, rajoni është i zhytur i gjithe në histori.

 

“Përveç peizazhit, arsyeja për të ardhur këtu është edhe historia, gojëdhanat. Ky është një vend ku udhëtuan trupat romake, ky është një vend ku udhëtuan Normanët ,ky është një vend ku udhëtonin osmanët. Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore. Ka shumë histori që lidhet me këtë vend”thotë Tare.

“Plus peizazhin e mrekullueshëm, dhe gjithashtu jetën e paprekur. Këtu ju shihni njerëzit që mjelin delet e tyre dhe dhitë e tyre ashtu siç bënin 4.000 vjet më parë. Ju shihni njerëz në jetën e përditshme baritore, e cila është jashtëzakonisht tërheqëse për njerëzit që kanë humbur atë trashëgimi dhe ju do të vini këtu dhe do të gjeni atë pasurim shpirtëror në jetën tuaj “.

Tani për tani, vizitorët janë kryesisht udhëtarët e vegjël të rinj nga vendet evropiane që ecin përgjatë shtigjeve të lashta të Shqipërisë.  Tare thotë se rreth 150 turistë kanë vizituar fshatin gjatë muajit të kaluar, kryesisht nga Republika Çeke, të tërhequr nga komentet në rrjetet sociale nga një ekip çekësh të cilët shkelën këto shtigje shekullore .

Zona është ende larg rrugëve të rrahura.Shumë nga ata që jetojnë në bregdet, në anën tjetër të malit as nuk kanë dëgjuar  për Nivicën.

“Ky fshat mund të themi se është thellësisht i fshehur në mal”, thotë Lorena Sinatrakaj, një arkeologe 29-vjeçar që punonteme këtë  projekt. Ajo pranon se edhe ajo vetë nuk kishte dëgjuar për këtë fshat.

“ Turizmi ishte një koncept i huaj, dhe fshati ishte drejt shkatërrimit. Shumë nga vendasit ishin zhvendosur në qytete dhe jashtë vendit. Menaxhimi i mbeturinave përbëhej kryesisht nga hedhja e mbeturinave nëpër lugina ose në rrugë.Kur erdhëm këtu kishte mbeturina 30 vjeçare”.

Detyra e parë e projektit ishte që të pastroheshin plehrat, si brenda fshatit, ashtu edhe në luginën aty pranë. Tani sheshi i fshatit është pastruar dhe fshatarët po pastrojnë dhe jashtëqëitjet e kafshëce, ndërsa po punohet për ngritjen e një bujtime të re, e planifikuar për përfundim pranverën e ardhshme .

Projekti i përgjithshëm përfshin rikonstruksionin  e ndërtesave të vjetra që do të përdoren si shtëpi për mysafirë dhe për të ndihmuar vendasit të nisin biznesin e turizmit familjar, ose hosteleve. Sinatrakaj thotë se banorët vendas e përqafuan shume shumë shpejt këtë projekt.

Për Dallandyshe Meron, një grua vendase që u largua nga fshati dy dekada më parë dhe u zhvendos në qytetin jugor të Vlorës, projekti ka ringjallur shpresë dhe ajo mendon të jetojë këtu gjithmonë.

“Jam e lumtur që fshati është kthyer përsëri në jetë. Të gjithë ishin zhdukur “, tha Mero e cila  fillimisht ndërtoi për turistët një nga dhomat e shtëpisë së saj në fshat. Kur pa se sa mirë funksionoi kjo ide ajo rinovoi dhe dhomën e dytë dhe tashmë gjithë shtëpinë e ka kthyer në bujtinë.

Pjesë e projektit është dhe ndërtimi i rrugës që të nxjerr në Tepelenë.

Qëllimi, thonë Tare dhe Sintrakaj  nuk është që Nivica të kthehet në një vend ku autobusët e turizmit të zbrazin  mijëra turistë, diçka që do të thyejë qetësinë e zonës dhe do të rrezikonte mënyrën lokale të jetesës.

“Po përpiqemi të kthejmë mikpritjen tradicionale në një ndjenjë dhe vend mikpritës për vizitorët që vijnë, pa e shqetësuar kulturën vendase. Është një aspekt sfidues, sigurisht, dhe koha do të tregojë nëse kemi të drejtë apo jo. “

Rezultate imazhesh për foto nivicaRezultate imazhesh për foto nivica

Fshati i bukur mes maleve që i ka kthyer sytë nga turizmi Read More »

Punonjësja refuzon Ramën për pyetjen që nuk duhej bërë kurrë: Është çështje personale. Mund ta them privatisht

Gjate nje takimi në një sipërmarrje private për të ilustruar se si zyrat e punës janë vënë në shërbim të personave të dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe janë punësuar, kreu i qeverise Edi Rama takoi disa nga punonjesit.

Rama solli shembullin e disa punonjësve të kësaj sipërmarrjeje dhe mes të tjerash, kërkoi të dinte edhe rrogën e tyre, por hasi në “rezistencë”.
Rama: Ça pune bën këtu?

Punonjësja: Jam planifikuese

Rama: Sa e ke rrogën?

Punonjësja: Duhet ta them me patjetër?

Rama: Po rroga është e deklaruar, thuaje!

Punonjësja: Është çështje personale. Mund ta them privatisht.

Rama: Ta thonë përgjegjësit! 700 mijë? Aaa, prandaj nuk e tregon se e ka 700 mijë.

Punonjësja refuzon Ramën për pyetjen që nuk duhej bërë kurrë: Është çështje personale. Mund ta them privatisht Read More »

Flet gazetari: “Si u kap ‘mat’ Ervin Salianji me Grida Dumën dhe lidhja e tij e dyshimtë me Lulzim Bashën”

Ervin Salianji u filmua disa ditë më parë duke folur me një femër, ku pati shumë dyshime se ajo ishte Grida Duma.

Gazetari që publikoi i pari videon, Elvi Fundo, ish-këshilltar i Ridvan Bodes, flet se si i ra në dorë videoja dhe kush fshihet pas.

-Ditët e fundit keni publikuar dhe një video të deputeti Ervin Salianji me shtetasen G.D. Çfarë ishte kjo histori?

Edhe për këtë është thënë se unë me Ervinin e kam personale. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Madje unë e përdor atë si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe me pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet. Ndërsa kryetari i forumit rinor nuk zgjidhet deputet.

Sa i përket videos, ajo është filmuar nga kamerat në Kuvend. Pasi kanë ardhur këto pamje kemi bërë një verifikim të plotë për të parë mos kishte montazh apo ndërhyrje.

Në fillim u tha që është bisedë e montuar më pas u botua e plotë dhe u tregua që nuk ishte ashtu. Fakti është se një deputet shkon në kuvend për të bërë ligje, ndërsa Salianji bën perversitete me GD-ra apo me LB-ra.

-Në media i tha se G.D ishte deputetja Grida Duma. Po ju, si thoni?

Në fakt, sa i përket G.D unë kam pasur dyshimet e mija se kush është. Disa media e kanë botuar që është Grida Duma dhe unë kam dyshime dhe disa prova që të çojnë te kjo zonjë, por s’kam dashur të theksoj nëse është ajo apo jo pasi nuk më ka interesuar.

Mua më interesonte fakti se si një deputet fliste me gjuhë perverse në karrigen e parlamentit, një deputet që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Ky deputet do të duhej të merrej me punë të tjera siç ishte rasti Habilajve që ishte atë ditë temë dite.

Flet gazetari: “Si u kap ‘mat’ Ervin Salianji me Grida Dumën dhe lidhja e tij e dyshimtë me Lulzim Bashën” Read More »

Dalin fotot e deputetes së Partisë Demokratike në shtëpinë e Donald Trump

Një politikane shqiptare nga radhët e opozitës viziton Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Demokratja Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtare e kryesisë së Partisë demokratike, gjendet në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në një konferencë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Rrjeti i Grave për Demokraci dhe Instituti Republikan Amerikan.

Sakaq deputetja e PD-së nuk ka nguruar as të postojë disa foto nga brenda shtëpisë së Bardhë, ku e shoqëron me këtë diçiturë: ”White House-Shtëpia e Bardhë. E bardhë nga jashtë, plot ngjyra nga brenda”.

Dalin fotot e deputetes së Partisë Demokratike në shtëpinë e Donald Trump Read More »

Izet Haxhia pyet Berishën për vrasjen e Hajdarit: Ç’të tha mbesa në zyrë, pse heshti dëshmitarja që vdiq papritur?

Izet Haxhia ne rrefimin e tij ekskluziv per “Panorama” i qendron deshmise se te vellait per vrasjen e Azem Hajdarit, duke treguar se prita nuk ishte per te, por ai doli jashte selise me urdher te Berishes.

Haxhia tregon ne “Panorama”, detaje nga ajo nate, duke i renditur edhe disa pyjete ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ja cfare tregon ai:

Në vendimin e Gjykatës jam dënuar, pasi, sipas akuzës, unë kam thirrur me telefon Azem Hajdarin dhe e kam nxjerrë nga PD dhe më pas ai është vrarë. Po presupozojmë se kjo akuzë është e vërtetë. Por fillimisht duhen sqaruar shumë gjëra. Në radhë të parë, ku është telefoni i Azem Hajdarit? Kush e zhduku atë? Pse nuk iu paraqit si provë trupit gjykues nga ana e prokurorëve?

Nga cili numër telefoni e thirra unë Azem Hajdarin? Cilat ishin dhjetë telefonatat e fundit që ka bërë Hajdari? Me kë ka folur? Kush e thirri me urgjencë të vinte fillimisht nga Lushnja dhe më pas nga Shijaku në Tirane? Çfarë fuqie kisha unë mbi Hajdarin që ta thërrisja aty, kur shumë mirë mund të shkoja në zyrën e tij, që ishte larg vetëm 50 metra nga vendi ku u vra? Tani unë pyes Sali Berishën.

A ka pasur dijeni që në makinën me targa Vlore, që ishte parkuar para selisë së Partisë Demokratike, ishte Fatmir Haklaj? Çfarë i ka thënë mbesa e tij, Shpresa Breçani, që u ngjit në zyrën e tij dy herë para se Berisha ta thërriste Azem Hajdarin në zyrë e t’i thoshte: Dil dhe shiko çfarë është ajo makinë me targa Vlore në krah të PD.

Përse heshti Linda Ihsani që ishte dëshmitare në këtë bisedë dhe më vonë vdiq në mënyrë të papritur? Pse nuk tregon të vërtetën Genc Pollo që ka qenë edhe ai i pranishëm në këtë bisedë?

Azem Hajdari, para se të vritej, ka dalë me porosi të Sali Berishës nga zyra e Berishës për të shkuar drejt makinës, ku edhe gjeti vdekjen. Azem Hajdari nuk ka dalë nga zyra ime sepse unë nuk kam pasur kurrë zyrë ku të prisja dhe përcillja njerëz në Partinë Demokratike

Izet Haxhia pyet Berishën për vrasjen e Hajdarit: Ç’të tha mbesa në zyrë, pse heshti dëshmitarja që vdiq papritur? Read More »

Produkti që pa të nuk rrinë dot shqiptarët shënon ulje importi, ç’po ndodh me zakonin e përditshëm

Importet e kafesë shënuan ulje për herë të parë gjatë vitit 2017, pas një rritje të qëndrueshme vit pas viti që kur Shqipëria u përfshi në ekonominë e tregut.
Produkti aq popullor në tryezat e shqiptarëve, gjithashtu është lënda e parë për mbi 18 mijë biznese që shërbejnë kafe.

Ministria e Financave raportoi zyrtarisht se importet e kafesë ishin 4.6 për qind më të ulta në vitin 2017 se një vit më parë. Vitin e kaluar janë importuar 8485 tonë kafe ose 409 tonë më pak se në vitin 2016. Kjo ishte hera e parë të paktën që nga viti 2007 që importet e produktit vijnë më rënie.

Ekspertët e tregut pohojnë se importet po reflektojnë konsumin në rënie të këtij produkti. Kjo po reflektohet edhe në tranzicionin që po kalojnë bar-kafetë, disa prej të cilave në zonat më popullore të Tiranës po zhvendosen ne aktivitet te tjera.
Gjithashtu ulja e numrit të konsumatorëve prej emigrimit të lartë ka ndikuar konsumin e kafesë.

Disa lokale në zonën ish bllokut në Tiranë kanë pohuar rënie të frekuentimit nga klientët.

Teksa importet janë ulur, çmimi më pakicë i kafesë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, çmimi i kafesë pësoi një rritje vjetore me 1.2%, niveli më i lartë që nga viti 2013.

Ka disa paradokse në biznesin qe kafesë. Shqiperia megjithëse ke numrin më të lartë të bizneseve të bar kafesë në Europë, konsumin e kafesë për frymë e kemi ende të ulët.

Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Produkti që pa të nuk rrinë dot shqiptarët shënon ulje importi, ç’po ndodh me zakonin e përditshëm Read More »

‘Peshku i madh’, Olsi Rama i përgjigjet opozitës për kokainën dhe tregon raportin me kryeministrin

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ishte i ftuar emisionin ‘Rubrika sportive’ ka folur mes te tjerash edhe për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh.

Ai i ka konsideruar akuzat si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.

“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje.

Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje.

As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, u shpreh Olsi Rama.

Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.

“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, tha ai.

‘Peshku i madh’, Olsi Rama i përgjigjet opozitës për kokainën dhe tregon raportin me kryeministrin Read More »