Aurora

Anti-mafia, neni që do shfarosë klasën politike, si do konfiskohen vilat dhe paratë

Me pasurinë e kokave të korrupsionit do të operohet si me pasuritë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze, plani mban vulën e amerikanëve
Pas Byrosë së Hetimit, ligji i ndryshuar anti-mafia është tmerri i dytë më e madh për kokat e krimit dhe korrupsionit. Ligji i ndryshuar anti-mafia do të jetë baza e veprimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, për konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë

Në ligjin anti-mafia, SHBA dhe BE kanë futur një pikë shumë të rëndësishme, e cila fundos kastën politike në Shqipëri.

Amerikanët kanë parashikuar në nenin tre të ligjit konfiskimin e pasurive të pushtetarëve shqiptarë që nga rënia e regjimit komunist. Çdo pasuri e paligjshme e kësaj klase politike, e vënë që nga rënia e regjimit komunist e deri në ditët e sotme, do të konfiskohet. Për miratimin e këtij neni është bërë një betejë e nëndheshme mes politikës së Tiranë dhe amerikanëve.

Politikanët kërkonin që ligji të mos vepronte mbi pasuritë e tyre të krijuara para miratimeve të ndryshimeve në ligj, ndërsa amerikanët kërkuan me forcë që ligji që vepronte gjatë 27 viteve të pluralizmit.

Nën kamxhikun e SHBA, parlamentarët pranuan që ligjit të veprojë që nga ’91 si dhe me pasurinë e paligjshme të politikanëve të operohet si me pasurinë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze.

Dyshja më e rrezikuar nga zbatimi i anti-mafia janë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, të cilat kanë deklaruar vila nga Gjiri i Lalzit e deri në Bllok, me vlerë nga 1 milion deri 1.5 milionë euro secila, ku si të ardhura Meta dhe Kryemadhi kanë vetëm paga e tyre.

Pasuria e familjes Berisha do të jetë gjithashtu në shënjestër, ku Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar fitime të mëdha çdo vit, vetëm duke dhënë mend.

I rrezikuar është edhe Edi Rama, i cili ka fshehur burimin dhe faturën e banesës së çmendur në Surrel.

Edhe Lulzim Basha ka një pasuri të dyshimtë, e cila nis që nga Holanda deri në Tiranë. Këtu flitet vetëm për pasurinë e deklaruar.

Pasuria e padeklaruar, e cila dyshohet se është dhjetëra herë më e madha se pasuria e deklaruar, do të jetë objekt hetimi nga njerëzit e Byrosë së Hetimit, prokurorë të SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Ligji anti-mafia do të veprojë për të gjitha veprat e mundshme të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë. Objekt i ligjit janë korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorimi i detyrës, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shtetin etj.

Ligji anti-mafia do të veprojë pikërisht në rastin e nenit neni 257/a i Kodit Penal, për refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive.

Ligji anti-mafia nuk mund të zbatohet aktualisht, pasi prokuroria dhe gjykata janë ende në duart e Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Ngritja e Byrosë së Hetimit, nën kontrollin e amerikanëve, do të shënojë edhe çlirimin e drejtësisë nga kasta politike e krimit dhe korrupsionit

Ngritja e Byrosë së Hetimit do të nisë gjatë kësaj vere, ndërkohë që në fund të vitit pritet të nisin hetimet e para, të cilat do të hedhin në erë këtë klasë kriminale politike, e cila ka 27 vjet që vjedh shqiptarët për t’u vjedhur votat dhe vjedh votat për të vijuar të vjedhë shqiptarët dhe plaçkitur Shqipërinë.Pamfleti.com

Anti-mafia, neni që do shfarosë klasën politike, si do konfiskohen vilat dhe paratë Read More »

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të përfshirë 264 ish-zyrtarë dhe politikanë. Tentohet pastrimi i politikës shqiptare nga ish-spiunët

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve, ka hartuar raportin e parë të veprimtarisë për vitin 2017. Në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com, Autoriteti ka bërë një bilanc të punës për identifikimin dhe më pas grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndër të tjera, Autoriteti ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.

Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre fituan pafajësinë dhe i rikthyen në politikë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje.

Ndërkaq, sipas raportit, Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.

Dosjet e SHISH

Fondi arkivor i ish-Sigurimit të Shtetit që ishte në administrim të Shërbimit Informativ Shtetëror është identifikuar dhe ka kaluar nën administrimin e komisionit për hapjen e dosjeve.

Në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të cilat kanë kaluar në administrim të Autoritetit përfshihen dosje bashkëpunëtorësh, dosje përpunimi (2A, 2B), dosje drejtimi, dosje zbulim autori dhe dosje kërkimi, dosje objekt i rëndësisë së veçantë, fashikuj të ndryshëm me emra, dosje agjenturore, dosje me probleme të centralizuar dhe dosje të tjera operative, regjistra të ndryshëm, procesverbale, lista veçimi, statistika, kartela, evidenca, libra, studime, tema, përgjithësime, novela, informacione, analiza, plane, akte normative, kompjuterët me te dhënat e dokumenteve të ish- sigurimit të shtetit, si dhe fondi i mikrofilmimit.

Dorëzimi i dosjeve të administruar nga SHISH është bërë nga personi përgjegjës, qe ushtron detyrën për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të këtij fondi, në arkivin e Shërbimit Informativ të Shtetit në prezence të eprorit të drejtpërdrejtë dhe procesverbalet e marrjes në dorëzim janë përfunduar.

Problematika dhe vështirësi

Në vitin e parë të punës Autoriteti është përballur me vështirësitë dhe problematikat të ndryshme.

“Gjendja e dokumentacionit arkivor jo i gjithë i inventarizuar dhe i përpunuar, që sjell vonesa në marrjen në dorëzim dhënien e përgjigjeve. Dekodifikimi i disa prej dosjeve të bashkëpunëtoreve, vështirësohet për shkak të mungesës fizike të dosjeve dhe të mungesës së personelit për të zhvilluar metoda dhe mjete të tjera kërkimi.

Verifikimi i plotë i gjithë procesverbaleve të asgjësimit dhe pajtueshmëria e këtyre akteve me ligjin e kohës dhe mirë administrimin e vlerave dokumentare, në përputhje me rregulloret dhe evidencat në mënyrë që të dokumentohet çfarë ka ndodhur me ato për të shmangur përgjegjësitë e institucionit tonë.

Pamundësia e gjetjes së dokumentacionit mbi fatin e personave të zhdukur apo të pushkatuarve me ose pa gjyq, që nuk u dihen vendvarrimet (25 kërkesa), kur ka një interes të shtuar te publiku, partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar, duke gjetur vetëm në një rast procesverbalin e ekzekutimit”, thuhet në raport.

Kërkesat për verifikim

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për vitin 2017, ka zhvilluar procedurat ligjore për 46 kërkesa, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, për verifikimin e figurës së kandidatëve/zyrtarëve, për t´u emëruar ose ngritur në detyrë, kur kjo është kërkuar në kuadër të vlerësimit, të cilësive etike, morale dhe profesionale të tyre, sipas legjislacionit përkatës.

Po gjatë vitit 2017, Drejtoria e Informacionit ka zhvilluar procedurat ligjore për rreth 280 kërkesa individuale, të paraqitura nga subjekte individë në cilësinë e personave të prekur dhe palëve të treta, në cilësinë e të afërmeve të të vdekurve dhe të zhdukurve, në cilësinë e bashkëpunëtorëve apo të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Mbi bazën e kërkesës së kërkuesit (shprehur në procesverbalin e dorëzimit të dokumentacionit rast pas rasti) është bërë e mundur vënia në dispozicion dhe dhënia e dokumentacionit përkatës kërkuesit (duke marrë kopje apo dublikatë të dokumentacionit që ndodhet në këto dosje), sipas objektit të kërkesës së tyre, gjithnjë, pasi ishte kryer më parë procesi i anonimizimit”, thuhet në raport.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të përfshirë 264 ish-zyrtarë dhe politikanë. Tentohet pastrimi i politikës shqiptare nga ish-spiunët Read More »

SHBA kërkon Ilir Metën në burg, po dashnorja e tij a do të ekstradohet nga Amerika? Çdo ndodhë me Kozin?

Që Ilir Meta i ka qejf femrat e bukura, kjo dihet me kohë.  Janë përfolur shumë femra si të dashurat e presidentit Meta.

Besojeni, kreu i shtetit ka patur sukses me gjininë femërore, ose më saktë pushteti i tij.

Pushteti të zgjatë, të zbukuron dhe të jep hijeshi.

Jo pak zhurmë u krijua me orët Seiko ku Meta i dhuronte gazetareve, pasi krijonte një diçka më shumë se intervista.

Madje ka edhe një histori me këtë, ku Monika ia plasi në fytyrë Mirës mes të gjithëve që orën që kishte në dorë ia kishte dhuruar Iliri. Këtë e dinë të gjithë gazetarët të pranishëm në aktivitet.

Gjithsesi është një tjetër femër kësaj here. Kozi i Beratit, emigrantja në SHBA.

Një femër plot nur dhe hijeshi. Gojët e liga thonë se ajo ka patur një lidhje me presidentin Meta. Madje ai ishte që e dërgoi në SHBA si dhuratë për shërbimet e ofruara.

Por Meta tani nuk i ka aspak punët mirë me Amerikën. SHBA-të kanë kërkuar që Meta të arrestohet dhe nuk dihet fati i bukuroshes.

A do të ekstradohet Kozi?

Këtë nuk e dimë. Por ajo që është e sigurt është se Ilir Meta është pranë burgut më shumë se kurrë.

Kozi nuk është vetëm. Fundja ajo është një viktimë e sistemit të pushtetit në Shqipëri. Femrat e bukura bien pre e pushtetit, ose e kërkojnë vetë ato.

Shpresojmë që ajo të vazhdojë jetën e re në kontinentin e Amerikës, pasi presidenti i saj tashmë i ka punët pisk.

SHBA kërkon Ilir Metën në burg, po dashnorja e tij a do të ekstradohet nga Amerika? Çdo ndodhë me Kozin? Read More »

“Hante pulë më pilaf”, Konomi: Si më hodhi në gjyq Soni

Një histori e vjetër sapo doli nga arkivat e revistave. Arjan Konomi, ish-drejtor i Revistës Shqip, tregoi te Rudina një episod që i kishte ndodhur me Soni Malaj. Diçka kishte dëgjuar Rudina për atë kohë dhe e pyeti se ç`kishte ngjarë.

”Kur unë drejtoja Revistën Shqip i kërkova Soni Malajt të ishte pjesë e kopertinës së revistës. Ajo fillimisht pranoi, pastaj më kërkoi para. Ndërkohë që në Shqipëri gjërat nuk funksionon kështu. Ne kemi nxjerrë Elsa Lilën me vajzën në vaskë dhe veç kënaqësisë smori asgjë tjetër. Unë i thashë Sonit se smund t`ia jepja nga xhepi, se i punësuar isha dhe se botuesi nuk e praktikonte këtë gjë me askënd. Pastaj nuk pranoi. Pas kësaj ne bëmë një shkrim bazuar në një intervistë tjetër që ajo kishte dhënë, ishte koha kur ishte njohur me balerinin (Mirkon). Kapëm një batutë që kishte thënë se hante pulë me pilaf me të dashurin dhe kujtuam disa nga lidhjet që kishte pasur, ato publiket. Ajo na hodhi në gjyq, por e humbi. Përgjegjësinë e mora unë meqë isha drejtuesi, por lajmin e bëri gazetarja dhe përgjegjës ishte botuesi. Gjithsesi unë ia thashë Sonit që pak kohë më vonë do jetë një i dashur tjetër dhe kështu ndodhi”, tha Arjan Konomi.

“Hante pulë më pilaf”, Konomi: Si më hodhi në gjyq Soni Read More »

Vrasja e 28-vjeçarit për hakmarrje, familjarët e Gjuzit: S’ka lidhje

Për vrasjen e Mario Majollarit, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje familjarët e Kastriot Gjuzit, autorit të dyshuar të atentatit. Në Polici familjarët e Gjuzit kanë thënë se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë Kastriotin të fliste për hakmarrjen ndaj familjes Majollari.

Familjarët janë shprehur se e kanë takuar Kastriot Gjuzin mesditën e së martës dhe në mbrëmje ai nuk ka shkuar në shtëpi. Gjithashtu të afërmit kanë thënë në Polici se Kastrioti e ka telefonin e fikur dhe nuk ka kontaktuar me asnjërin prej tyre, por theksojnë se 40-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen e Mario Majollarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kastriot Gjuzi është larguar me këmbë pasi vrau 28-vjeçarin dhe më pas ka marrë një makinë ngjyrë gri dhe ka ikur në drejtim të Tufinës. Në banesën e tij në Tufinë Policia ka gjetur një makinë e cila kishte pak minuta që ishte fikur, pasi ishte ende e nxehtë, por nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen Mario Majollarit.

Vrasja e 28-vjeçarit për hakmarrje, familjarët e Gjuzit: S’ka lidhje Read More »

Blerim Destani po feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi sot aktori i njohur

Sot është ditë e veçantë për të. Aktori shqiptar por fama e të cilit ka kaluar kufijtë ku flitet shqip, Blerim Destani po feson ditëlindjen.

Ai është bërë 37 vjeçar dhe padyshim që nuk kanë munguar as urimet për të.

Në Instastory, aktori ka hedhur një foto të tij ku shihet duke mbajtur një ‘emoji’ me ëmbëlsirë të cilës ia ka lënë shkrimin “mendo një dëshirë”. Për Blerimin urojmë edhe shumë vite tjera.

Image

Blerim Destani po feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi sot aktori i njohur Read More »

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët

Ministria e Brendshme ka publikuar guidën e Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas një postimi të ministrisë, procesi do të jetë transparent, i paanshëm dhe i besueshëm.

Organet e vlerësimit do të jetë të pavarura, ndërsa theksohet se do të ketë asistencë edhe nga ndërkombëtarët.

Në filtër do të kalojnë mbi 12 mijë punonjës policie për integritetin dhe pasurinë.

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët Read More »

Kifle super të shpejta dhe te buta

Hapat
1
Ne nje ene perziejme nje gote qumesht te vaket,majen dhe sheqerin dhe leme per 5 minuta derisa te fermentohet maja

2
Ne enen tjeter shtojme kosin,vajin,kripen,majen e fermentuar dhe miellin e perzier me pluhurin per pjekje

3
Periziejme duke bere keshtu nje brume te bute te cilin menjehere e shtrijme ne tavolinen e punes te permillur

4
Hollojme pete me trashesi 0.5 cm dhe presim ne 32 pjese

5
Secilne nga kiflet e mbeshtjellim ashtu sic eshte ose sipas deshires i qesim mbushje te njelmet ose te embel

6
Mbeshtjellim dhe radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje ose te lyer me vaj

7
Tanim ngrohim furren ne 200 grade,dhe kiflet ‘’pushojne’’ ne nderkohe derisa te ngrohet furra

8
Lyejme kiflet me te verdhe veze dhe qesim fara susami

9
Pjekim ne 200 grade per 10-15 minuta

Përbërësit
1 gote qumësht
1 gote kos
1 luge e mesme kripë
1 luge e vogle kripë
½ gote vaj
600 gr miell
1 luge maja
1 pluhur pluhur për pjekje

Kifle super të shpejta dhe te buta Read More »