Aurora

Kjo është pjesa e detit që po negocion Shqipëria me Greqinë (Harta)

Për herë të parë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar hartën e mundshme të marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Bushati ka nënvizuar se palët janë ende në negociata, por ka treguar pjesën e detit për të cilën po zhvillohen ato.

“Marrëveshja e Detit është një çështje që është në diskutim jemi në proces negocimi të një pakete të plotë, që do të mbyllnin njëherë e përgjithmonë këtë çështje”, tha ministri.

Bushati është ndalur dhe tek akuzat e opozitës për shitje të detit apo dhe ato të dhënies së drejtës Greqisë të shtrihet në 12 milje.

“Në marrëveshjen e vitit 2009, e cila ishte një marrëveshje fantazmë, nuk është përdorur vija e drejtë por vetëm vija e mesme, një veprim që në pozicionin gjeografik që ka Greqia dhe Shqipëria është e pamundur. Në pikën 139 tregon se arrin mundësinë e detit të brendshëm në parim me ekuidistancën. Parimi është se vija që kufizon palët duhet të jetë e baraslarguar. Teknikisht jemi në lemin e 2009, nëse 2400 km2 merren nga ne ose nga Greqia i bie të përfundojmë në shpiat e njëri tjetrit.”, u shpreh Bushati.

Duke qëndruar tek fqinji ynë jugor shefi i diplomacisë ka komentuar dhe atë qe ka ndodhur në Bularat. Bushati nuk e ka fshehur se Tirana priste një reagim edhe më të qartë nga Athina.

“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjet ekstremiste që ndodhen në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim për qëndrimet e vendi tonë por dhe nga Greqia. Me duhet te theksoj se ende nuk është mbyllur përfundimisht lista e personave qe iu është ndaluar hyrja ne vendin tone. Ngjarjes se Bularatit nuk i duhet dhënë një sfond etnik, ne kemi pasur sinjalizime për tensione atë ditë. Ndërkohë atë ditë atje ka pasur dhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk kanë një qëndrim të distancuar në lidhje me këtë ngjarje, fjala është për 2 Vangjelët.”, tha ministri i Jashtëm

I pyetur lidhur me dekretin e Sandër Lleshaj Bushati u shpreh se ngërcç do të zgjidhet pasi janë ezauruar të gjitha hapat kushtetuese.

Kjo është pjesa e detit që po negocion Shqipëria me Greqinë (Harta) Read More »

Ja çfarë ndodh nëse vendosni një hudhër në vesh, efekti i saj eshte fantastik

Hudhra është një përbërës i përdorur kudo në botë në gatim, falë aromës së fortë dhe shijes së mirë.
Hudhra ndihmon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar. Nëse sëmureni shpesh, atëherë të shtoni hudhër në dietën tuaj është një ide e mirë.

Përveç kësaj, hudhra konsiderohet si një antibiotik dhe agjent anti inflamator shumë i mirë, prandaj është shumë efektive të vendosni një thelb hudhër në vesh për të kuruar infeksionet dhe dhimbjet e shpeshta të kokës.

Këtë gjë është mirë ta bëni para se të flini dhe ta lini hudhrën gjithë natën në vesh.

Si të përdorni hudhra për të ndaluar dhimbjen nga infeksionet për 15 minuta dhe të pastroni infeksionin tërësisht brenda 48 orëve:

1-Prisni një thelb të vogël hudhre

2-Mbështilleni atë pjesë me një letër

3-Vendoseni hudhrën e mbështjellë në kanalin e veshit. Mos e shtyni shumë, thjesht lëreni siç do të vendosnit një kufje.

Ja çfarë ndodh nëse vendosni një hudhër në vesh, efekti i saj eshte fantastik Read More »

Spartak Braho plas bo.mben: Meta me ker.cenoi ne telefon per Lleshin, ja cfare me tha per Ramen

Deputeti socialist, Spartak Braho, i cili më parë ka qenë përfaqësues i LSI, ka bërë një deklaratë bombastike kundër Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për ‘Shekulli’, Braho ka zbuluar bisedën private me Ilir Metën për çështjen e Sandër Lleshit, e cila ka degraduar në ofendime.

Siç tregon Braho, ka qenë Presidenti Meta, i cili ka shpërthyer në fyerje ndaj socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit maskara. Në bisedën telefonike, Meta ka pyetur Brahon se ‘pse kruhen’, lidhur me mosdekretimin e Lleshit, por deputeti i është përgjigjur se Presidenti po fut vendin në krizë të thellë.

“Meta më mori në telefon para ca ditësh dhe më tha: Çfarë keni që kruheni? I thashë, ti s’je në vete, po e fut vendin në krizë! Jo, tha, Rama është maskara. Unë i thashë, le të jetë maskara, unë jam jurist. Unë nuk merrem me maskaranjtë. Me maskarenjtë jam marrë kur isha 30 vjeç e deri në moshën 40 vjeç. Kam dënuar shumë hajdutë dhe kriminelë. Këto janë probleme ligjore dhe kushtetuese. I thashë: mos u ngatërro, se ti nuk merr vesh nga këto punë”, tha Braho.

Spartak Braho plas bo.mben: Meta me ker.cenoi ne telefon per Lleshin, ja cfare me tha per Ramen Read More »

Harrojeni diellin! Ulen drastikisht temperaturat, ja sa priten të shkojnë!

Pas një moti të ngrohtë, mbërrijnë së fundi edhe ditët e ftohta. Ditët në vijim do të mbeten të kthjellëta, por me temperatura që shënojnë ulje deri në -6 gradë në zonat malore. E diela do të rikthejë reshjet e shiut, si dhe dëborën në zonat malore.

Parashikimi i Meteoalb

Ditet vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët POR e ftohtë. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 gradë °C në zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C. Në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ditët më të ftohta të javës: E premtja dhe E shtuna.

Harrojeni diellin! Ulen drastikisht temperaturat, ja sa priten të shkojnë! Read More »

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe…”

Leksionet e para të jetës së Sokratit lidhen me durimin dhe aftësinë e tij për të mbajtur peshën e gjendjes së tij.

Ky filozof i madh në fillim jetoi si çdo athinas tjetër. Ai e ndoqi punën e babait të tij për një kohë dhe pastaj iu desh të regjistrohej si ushtar për grekët. Ai ishte një njeri i respektuar, si punëtor i madh.

Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
Kur filloi të fitonte famë si mendimtar dhe natyralist, numri i armiqve të tij gjithashtu u rrit. Kjo ndodhi për shkak se promovonte një etikë të papërkulur, e cila nuk pranonte mungesën e ndershmërisë, çnderimin ose moralin e dyfishtë.

Kjo është arsyeja pse ai u persekutua dhe u tall. Ai u dënua gjithashtu me vdekje / vetëvrasje. Ky episod i fundit, me kalimin e kohës, u bë një nga mësimet e mëdha të jetës së Sokratit.

5 MESIME PER JETEN NGA SOKRATI
Përunjësia

Sokrati nuk ishte aspak i pashëm nga pikëpamja fizike. Ai ishte shumë i shkurtër dhe kishte një bark të madh. Ai kishte tipare të forta, sidomos sy të mëdhenj dhe hundë të shtypur. Pamja e tij fizike ishte një arsye për tallje nga filozofë të tjerë.

Sidoqoftë, asnjë nga këto nuk e sprapste babanë e filozofisë. Përkundrazi, ai i kushtoi pak ose aspak vëmendje këtyre komenteve. Për më tepër, ai gjithmonë mbante të njëjtën kapelë dhe bënte një jetë të rreptë.

Ai hante dhe pinte vetëm gjërat e domosdoshme.
Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.

Antifonti thoshte se asnjë skllav nuk do të donte të trajtohej ashtu sikurse Sokrati trajtonte veten. Platoni, nga ana e tij, i lante këmbët dhe i vishte sandale.

Respekti për individualitetin e të tjerëve
Një nga aspektet më interesante të jetës së këtij filozofi është se kurrë nuk ka shkruar asnjë nga mendimet e veta. Edhe pse të gjithë e konsideronin një mendje superiore dhe plot urtësi, të gjitha mësimet e tij u përcollën gojarisht. Arsyeja pse ai adoptoi këtë sjellje, është një tjetër nga mësimet e mëdha të Sokratit.

Ai gjithmonë thoshte se secili prej nesh duhet të zhvillojë idetë tona. Nëse ai do të kishte shkruar të vetat, do të kishte kushtëzuar konstruktet intelektuale të të tjerëve.

Mënyra e tij e veprimit ishte jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë: bisedonte deri sa lodhej lodhej me njerëzit, duke përdorur ironi dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

Të dish të dëgjosh

Mënyra me anë të së cilës Sokrati jepte mësimet e veta kishte një finesë dhe inteligjencë të tillë, që zbatohet edhe sot e kësaj dite. Pedagogë të mëdhenj, si Jean Piaget janë frymëzuar prej metodës sokratiane, e njohur si Maieutika.

Filozofi grek e niste një bisedë duke pyetur personin përballë. I bënte pyetje që synonin të zbulonte nëse fjalët e tij kishin vlefshmëri, apo në të kundërt, kishin pak themel. Në këtë mënyrë secili individ mbërrinte vetë tek e vërteta. Sokrati dëgjonte dhe kufizohej vetëm të bënte pyetje.

Hapje e plotë ndaj të vërtetave
Sokrati është autori i frazës së famshme “Unë di që nuk di”. Nuk ishte një slogan apo një mënyrë për të promovuar veten.

Ai me të vërtetë kishte një hapje të veçantë të mendjes. Prandaj ai besonte se burimi kryesor për të arritur në të vërtetën ishte të pranonte se nuk e dinte se çfarë ishte e vërtetë; bëni pyetje para se të përpiqeni të gjeni përgjigjet; zgjeroje vizionin e botës para se ta kufizosh atë.

I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

Sokrati ishte edhe autori i deklaratës së famshme “Njih veten”, e shkruar në tempullin e Apollonit në Delfi. Ai nuk përpiqet të përshkruajë qeniet njerëzore, por i fton të gjithë të eksplorojnë brenda vetes. Një udhëtim padyshim emocionues.

Sensi i humorit

Më i famshmi i filozofëve të Athinës kishte edhe një sens të madh humori, që shihet i pasqyruar në anektodat e tij mbi Santipen, të shoqen. Ishte 30 vjet më e re, dhe ishte e famshme për karakterin tejet gjaknxehtë.

Për këtë arsye, një herë e pyetën Sokratin përse rrinte me të, dhe ai u përgjigj: “Më pëlqen të mësoj përditë nga një njeri me karakter kaq i keq (shumë i fortë dhe pak i duruar). Nuk ka shkollë më të mirë se sa marrëdhënia me të tjerët”.

Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.

Kur e dënuan me vdekje, e shoqja shkoi ta takojë dhe shpërtheu në lot. Sokrati i tha: “Mos qaj, jemi të gjithë të dënuar me vdekje nga natyra”. Gruaja u përgjigj: “Por ti je dënuar padrejtësisht”.

Këtij pohimi, Sokrati iu përgjigj: “Do të kish qenë më mirë, nëse do të më kishin dënuar me të drejtë?”

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe…” Read More »

Ish-deputeti i LSI sulmon ashpër Ilir Metën

Ish-deputeti i Lsi-së Spartak Braho ka sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit.

Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit.

“Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s’është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij”, shprehet Braho.

Replika
Duke replikuar në distancë me Presidentin Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltarët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidaturës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor.

“Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantizëm ashiqare.

Ish-deputeti i LSI sulmon ashpër Ilir Metën Read More »

Bregu i Lungomares, mahnitës edhe në nëntor(foto)

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij. Një ndër më të veçantët është edhe bregu i Lungomares, i cili ofron një pamje spektakolare edhe në këto ditë nëntori plot me diell.

I konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës , por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

Në disa fotografi të postuara nga bashkia e Vlorës, shfaqen pamjet mahnitëse nga Lungomare, ku temperaturat e ngrohta kanë bërë që gjelbërimi mos të mungojë në lulishtet e saj.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./atsh

Bregu i Lungomares, mahnitës edhe në nëntor(foto) Read More »

Impianti fotovoltaik i Akërnisë, shpallet kompania fituese

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot përfundimin me sukses të procedurës të hapur konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Zonën e Akërnisë (Vlorë).

Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MW në total), të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.

“Procedura konkuruese u zhvillua në përputhje të plotë me Vendimin nr. 349, datë 12.06.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e masave mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të diellit dhe erës, si dhe të procedurave për përzgjedhjen e projekteve për përfitimin e tyre”, nëpërmjet një gare të hapur ndërkombëtare, të shpallur në 6 gusht 2018, nga e cila në datën 17.09.2018, u paraqitën zyrtarisht gjashtë oferta”, thuhet në njoftimin e MIE-s.

Në fazën finale të vlerësimit, u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit, oferta që u vlerësua me më shumë pikë si kombinim i besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara, ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Power Corporation ltd e rregjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e regjistruar në Hong Kong.

Theksojmë se kompania lider e konsorciumit India Power Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjetike të Indisë, me eksperiencë 100-vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MW, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjisë termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD, duke krijuar besueshmërinë e nevojshme për përmbushjen e këtij projekti.

Projekti do ketë vlerën prej rreth 70 milionë euro dhe do të krijojë mundësi të shumta punësimi. Ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon.

Oferta e shpallur fituese, siguron një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson si sukses rezultatet e këtij ankandi pasi ka arritur të sigurojë një nga çmimet më të ulëta në rajon për këtë lloj teknologjie, (Greqia 63 Euro/MW dhe Turqia 62 Euro/MW), më e ulët se çmimet mesatare të importit në vendin tonë, dhe një kapacitet shtesë në 50 MW, duke e bërë këtë ofertë shumë të leverdishme për tregun energjetik në vend. Kjo konfirmon edhe njëherë besimin në zhvillimin e tregut energjetik shqiptar dhe klimën e investimeve në vend.

Ministria do të fillojë menjëherë negocimin e kontratës me qëllim zbatimin sa më parë të projektit të Akërnisë. Rezultatet e këtij procesi na inkurajojnë për zhvillimin e kapaciteteve shtesë në prodhimin e energjisë diellore duke zhvilluar ankande të ngjashme në një të ardhme të afërt, në zona të tjera të Shqipërisë që ofrojnë potenciale të mira për prodhimin e energjisë diellore./atsh

Impianti fotovoltaik i Akërnisë, shpallet kompania fituese Read More »