Aurora

Premtimi për punë e shtëpi të re, i rikthehet buzëqeshja familjes në Postribë

Kryeministri Edi Rama ishte në Postribë në familjen e Vullnet Shabajt me 7 fëmijë.

Kjo familja jeton në varfëri prej kohësh, por kreu i Qeverisë i dha lajmin e mirë. “Ne do bëjmë diçka pa tjetër. Kjo situatë është e rëndë shumë. E di pse do e zgjidhim, sepse e meritoni, e meritojnë këta fëmijë, se nuk thoni s’kemi çfarë hamë e ku mësojmë, por mësoni dhe arrini të dilni me dhjeta, jo siç bëjnë ata që kanë dhe rrinë në Facebook gjithë ditën, e pinë kafen, e duan punë shteti. Vullneti merr karrocën, sepse e pashë, del e punon. Do ju çojmë me qira diku, do punësojmë Vullnetin dhe do bëjmë shtëpinë e re, se kjo nuk bëhet. Do donim të kapnim para vitit të ri shtëpinë e re, por duket e vështirë”, tha Rama

“Jam mekanik, dua ti rris mirë fëmijët mirë, jo t’i bëj haram”, tha Vullneti

“Me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”- thotë kryeministri Rama. /atsh

Premtimi për punë e shtëpi të re, i rikthehet buzëqeshja familjes në Postribë Read More »

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë…

Jo vetëm gra të vuajtura e që ankohen për burrat e tyre se nuk i lënë të shohin fëmijët pas ndarjes.

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 për të sjellë historinë e tij dhe për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flas,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

E pikërisht 8 vjet më parë Amanti kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me ish- bashkëshorten. Por mosmarrëveshjet e shumta sollën divorcin në 2017. Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin pasi ai është një pagues i rregullt i pensionit ushqimor. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë, por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

“Nuk mund ta marr dot djalin në shtëpinë time (qan). Jemi njohur në vitin 2007, sa isha kthyer nga Italia. Para njohjes kam jetuar 2 vite e gjysmë në Itali. Jemi njohur në plazh, pastaj lindi dashuria. Ishte dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtën ishte pak me nxitim sepse familja e saj ishte familje nga këto tradicionalet që duan t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt. Kisha presione nga familja e vajzës që gjërat të bëheshin shpejt e shpejt. Në fillim kemi pasur pak probleme ekonomike si gjithë çiftet e reja. Më vonë unë emigrova, edhe në vendet e Afrikës që familjes të mos i mungonte asgjë. Ish-bashkëshortja ka mbaruar ekonomikun, ka qenë në drejtorinë e Tatimeve të Vlorës. Unë jetoj me nënën sepse babai më ka vdekur herët. Kam dhe dy motra të martuara që jetojnë jashtë shtetit. Por dhe nëna ime ka jetuar në atë kohë që ishim bashkë në Itali dhe nuk kishim një person të tretë që të hynte në mes. Nuk kemi pasur probleme. Kur u lidhëm ishte pa punë e kur u fejuam, problemet erdhën pasi zonja filloi punë në Drejtorinë e Tatimeve në gusht të 2015. E mbante telefonin me kod, që do të thoshte se kishte sekrete. Arriti që s’po pyeste më. Bënte çfarë i thoshte koka asaj. Lëvizte nga puna dhe nuk më thoshte ku do vente. A nuk duhet ta dijë burri ku është gruaja?”, tha Amanti.

Ai ka shpjeguar më tej problemet me bashkëshorten dhe dyshimet e tij për një lidhje tjetër.
“Unë e kuptova që zonja kishte një lidhje tjetër. Unë mora tabulatet telefonike dhe me anë të tyre u vërtetua gjithçka. E kisha nuhatur por nuk i kisha rënë në sy. Komunikimi im ka qenë aq i duruar, s’ka vlonjat që mund të marrë me përkëdheli por unë i kam thënë që nëse do të ndahesh thuaj dhe gjithçka mbaron, fëmija është i përbashkët.

Më ka thënë në një moment që po kam dalë me një person por kam dalë veç për kafe”, tregoi ai.
Megjithatë ai tha se problemet mes tyre kanë mbaruar se tani kërkon të shohë vetëm të birin, pasi ish-gruaja po ia largon dhe për më tepër justifikohet duke thënë se djali 8-vjeçar nuk do të rrijë me të atin.

“Edhe kur e kam takuar para 6 muajsh, djali rrinte me frikë dhe shikonte gjithë kohën të ëmën që rrinte si xhandar. Unë dua vetëm të shoh tim bir. I kam rrobat që i kam blerë ende në dollap, dua t’ia jap. Dua të rri me të”, tha i ati.
Në emision janë publikuar edhe derdhjet që Amanti kishte bërë për të birin çdo muaj rregullisht.

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë… Read More »

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka bërë sot daljen e parë publike për mediat me një lajm bombë, ndoshta i pari që ka ardhur në këtë drejtim nga shteti shqiptar ndaj grekëve.

Lleshi njoftoi se janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë 52 persona të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Ai tha që asnjë nuk duhet ta marrë butësinë e shqiptarëve për dobësi.

DEKLARATA E SANDËR LLESHIT
Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve Read More »

Gazetari “felliq” Dulen: Qirje, ku ishe ti kur na sulmuan?

Gazetari Arsen Rusta, i cili ishte i pranishëm ditën e djeshme në ceremoninë mortore të Kostandin Kaçifës dhe raportoi prej aty gjithë situatën që pasoi, ka pasur nja dy fjalë për t’i thënë Vangjel Dules, i cili ishte ndër të paktët deputetë shqiptarë që shkuan për të “nderuar” grekun.

Rusta shprehet se e do Greqinë për vlerat e mëdha që ky shtet ka pasur në të shkuarën dhe ndoshta ka edhe në të tashmen, për kulturën dhe historinë, por nuk mund të rrijë indiferent ndaj reagimit të Dules e shqiptarëve të tjerë, në momentin kur shtetas grek hyjnë në territorin shqiptar dhe na ofendojnë “në shtëpinë” tonë.

Ai shkruan:

Kur pyetem qirje Dulen te na thonte dicka ne shqip per interes te publikut se cfare po ndodhte ne Bularat dhe perse kishte thirrje raciste e nacionaliste? Na u pergjigj: respektoni momentin.

Qirje, e respektuam dhe te respektuam. Nuk u la fjale pa thene dje ndaj gazetareve shqiptar te shara e deri ne kercenime. Ti ishe aty i kuptoje, rrije me ta. Vetem se prane nesh nuk erdhe asnje moment edhe pse paguhesh nga taksat tona taksat e mia.

Qirje, une e dua greqine ndoshta jo me shume se ti por e dua me shume per qytetarine, Aristotelin, mitologjine, kulturen, kurorat me dega ulliri, plazhet, buzuqet, folklorin, arvanitasit, besimin ortodoks, e shume e shume pasuri te ketij vendi te mrekullueshem. Flm gjithsesi z.Dule, z.Tavo, z.Koco Barka, z.Spiro Ksera qe ishit aty degjuat teksa shahej kushdo shqiptar perfshi edhe ju qe keni lindur ne kete atdhe dhe ishit te lumtur duke mos reaguar per ne jo e jo. Por as per veten tuaj!

Te jesh shqiptar apo grek nuk eshte e thene te dhunosh ate qe s’eshte e jotja, por fundja qytetar te botes se civilizuar dje ishim ne shqiptaret, perfshi dhe gazetaret e intimiduar. Ju? Ishit thjesht te pafuqishem te ndalnit ekstremizmin qe perdorni per vota. #qytetartebotes te pershendesin Qirje Dule.”

Gazetari “felliq” Dulen: Qirje, ku ishe ti kur na sulmuan? Read More »

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ek*tremistët grekë, Dule të marrë damkën e tradhëtisë

Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër për thirrjet raciste gjatë varrimit të minoritarit grek Kontandinos Kacifa, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA.

Mema kërkoi reagimin e shtetit shqiptar për të shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi, duke kërkuar të gjykohet Vangjel Dule dhe të marrë damkën e tradhëtisë.

Reagimi i plotë i Marin Memës:

Koret rraciste , thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian .

Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar!! Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike. E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhëtisë!

Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ek*tremistët grekë, Dule të marrë damkën e tradhëtisë Read More »

Niseni diten mbare! Arsyet përse duhet ta pini kafen me një lugë gjalpë

Tingëllon e çuditshme mirëpo kafja që e pini çdo ditë mund të shoqërohet edhe me gjalpë.
Shumë njerëz e bëjnë dhe për më tepër është një gjë e shëndetshme që sjell jo pak përfitime për organizmin.

Tek lexon që shumë njerëz shtojnë një lugë gjalpë në filxhanin e kafesë është e pamundur mos të “google-osh” përse e bëjnë një gjë të tillë.

Një lugë e vogël gjalpë në kafen tuaj vjen me përfitime të dhe më poshtë jut hemi arsyet pse.

-Gjalpi ka një raport të përsosur të omega 6 ndaj omega 3 acide yndyrore. Sipas disa studimeve, gjalpi është një burim i madh i vitaminës K. Kjo do të thotë se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
-Gjalpi ofron yndyrna të shëndetshme që janë të përdorshme për trurin tuaj. Ajo krijon membrana qelizore dhe hormonet. Pirja e kësaj përzierje çdo mëngjes përgatit trupin tuaj për të djegur yndyrnay gjatë gjithë ditës. CLA, një acid që gjendet në gjalpi redukton masënn yndyrore tek individët mbipeshë.
-Kjo përzierje do të ju japë yndyrna esenciale dhe kalori dhe mëse energji të mjaftueshme për ditën.

Niseni diten mbare! Arsyet përse duhet ta pini kafen me një lugë gjalpë Read More »

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut!

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar ngjarjen e ndodhur sot në Bularat të Gjirokastrës, ku protestuestit grekë shpërthyen me fjalë anti-shqiptare gjatë varrimit të ek.stremistit të vr.arë, Kostandinos Kaçifas.

Majko sqaron se shqiptarët respektuan vd.ekjen e një qenie humane, qoftë edhe terr.orist, por grekët përfituan nga akti mortor dhe përdhosën të vde.kurin dhe flamurin e tyre. Sipas ministrit, ekst.remistët grekë sot treguan fytyrën e tyre te.rroriste.

“O të ndëruar shqiptar të irrituar me të drejtë; Zakoni i Shqiptarit e respekton aktin e cermonisë mortore, vd.ekja nuk ka ngjyrë! Ne respektuam vd.ekjen e një qenie humane qofte ky edhe te.rrorist, ata perfituan nga akti mortor dhe perdhosen te vd.kurin dhe flamurin e tyre , asgje nuk na bën neve! U filmuan, skeduan dhe pas cermonisë së varrimit u arrestuan, tani që flasim janë në burg në Shqipëri dhe rrezikojne 2-3 vite burg!

Ata treguan fytyren e tyre te.rroriste, ne treguam respektin ndaj mortit dhe shpirtin human ndaj qenies njerëzore! Ne jemi NE, bijtë e Skenderbeut🇦🇱. Ata janë Ata, eks.tremistë e ter.rorist të lindur, bijtë e ASKUJT! Me respekt, Pandi”, shkruan Majko.

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut! Read More »

Vritet dikush sa herë luhen ndeshje futbolli, si planifikohen eliminimet në Shqipëri?

Mbrëmjen e së martës së 6 nëntorit vëmendja ishte përqendruar në ekranet e TV-ve në shumicën e lokaleve apo bareve. Luhej Inter – Barcelona në fazën e grupeve të Champions League dhe një sfidë e tillë nuk mund të të bënte indiferent edhe nëse nuk je tifoz i këtyre dy skuadrave.

Por ky ate.ntat i vënë në zbatim gjatë kohës që luhej një ndeshje e rëndësishme futbolli duket se nuk është dhe aq rastësi. Nëse bën një vëzhgim në të kaluarën gjen mjaft raste kur krime të rënda kanë ndodhur kur në TV luheshin sfida të rëndësishme që kishin marrë vëmendjen e miliona njerëzve në botë.

ARSYET

Pyetja që ngrihet normalisht është: “Pse ka vr.asje të rënda gjatë kohës që luhen ndeshje të rëndësishme të futbollit?” “Lapsi” pyeti specialistë të kri.minalistikës të cilët shpjeguan se kjo lidhet me 2 arsye. Së pari vrasjet lidhen me konflikte të çastit për shkak të grumbullimeve të shumta në bare, lokale dhe vende të tjera publike. Duke shtuar edhe konsumimin e alkoolit apo drogërave të ndryshme edhe konflikte banale kthehen në raste të përgjakshme.

Së dyti, grupet ma.fioze zgjedhin pikërisht këto ditë për të kryer kr.ime për disa arsye. Objektivi i tyre në rast të ndeshjeve të futbollit ka një arsye për të dalë nga shtëpia dhe gjendet lehtësisht në ambiente publike. Mbipopullimi i rrugëve është një mundësi e mirë për të humbur gjurmët.

Në të tilla mbrëmje edhe vëmendja e policisë është e shpërqendruar për shkak të grumbullimeve të shumta në ambiente publike, ose edhe vetë forcat e rendit e ulin nivelin e gatishmërisë gjatë kohës së ndeshjeve të futbollit. Edhe gazetarët që mbulojnë ngjarjet e aktualitetit konfirmojnë se kriminelët hidhen në aksion, kur “yjet” e futbollit zbresin në fushë.

Disa nga rastet më të bujshme të ndodhura në mbrëmje ndeshjesh futbolli janë paraqitur në galerinë e mëposhtme.

Por një grup i vogël, pikërisht në ato momente ishin duke realizuar një atentat tipik maf.ioz. Shënjestra ishte Edison Harizaj, një emër i njohur i botës së nëndheshme të krimit në Vlorë, por edhe më gjerë. 39 vjeçari u qëllua për vde.kje rreth orës 22.10 në vendin që njihet si Rruga e kanalit në Durrës në një atentat të mirëorganizuar. Pak orë më pas ndërroi jetë në spital edhe miku iu tij Genci Caca.

Me 9 mars 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, në Periferi të Tiranës duke vr.arë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi si dhe duke pla.gosur Ylli Kelmendin. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.

16 mars 2016. E mërkurë. Shumica e njerëzve ishin të përqendruar për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Kampioneve, Barcelona Arsenal apo dhe Bajern Juventus. Në qendër të Tiranës në zonën e ish bllokut u eli.minua ish polici Ajet Zeqaj. 35 vjeçari dyshohet se u el.iminua si pjesë e përplasjeve të grupit të Elton Ciçës. Vra.sësi i tij që dyshohet se ishte një person i paguar nuk është zbuluar ende.

14 shkurt 2018. Sërish në qendër të Tiranës u v.ra në mbrëmje biznesmeni Memli Begalla. Për vr.asjen e tij janë arrestuar ish polici Ardian Serezi dhe Denis Demiri. Atë mbrëmje luheshin supersfidat e Champions League ku vëmendja ishte të Real Madrid PSG që u mbyll 3 me 1.

Më 25 prill të vitit 2013, në Fushë Krujë, Florind Kadiu 19 vjeçar, u që.llua me thi.kë, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve Real Madrid Borusia Dortmund. Për ngjarjen u arrestua si i dyshuar Durim Xaka. Lista e këtyre vra.sjeve është e gjatë dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e tyre./korrieri

Vritet dikush sa herë luhen ndeshje futbolli, si planifikohen eliminimet në Shqipëri? Read More »