Aurora

Qeni i Tërbaçit, pasardhës i qenit mollos të ilirëve

Në veprën e tij të fundit me titull “Monedhat, krediti dhe banka në Shqipëri gjatë shekujve”, profesori i nderuar Kristo Frashëri flet edhe për monedhat ilire. Ai pohon se : “…në shek. III-II p.e.s. filloi prerja e monedhave nga mbretërit ilirë, të cilat përfaqësojnë shkallën më të lartë që kjo trevë njohu nga pikëpamja monetare në kohën antike…”.
Duke marr shkas, nga pohimi i tij shkencor se pranë tempullit të Dodonës (18 km në jug të qytetit të Janinës) banonte fisi ilir i Thesprotëve në kufi me fisin tjetër të Mollosëve, dëshiroj të trajtoj një aspekt tjetër tepër interesant, i cili ka të bëjë me mollosët – fis ilir i famshëm gjatë antikitetit. Është fjala këtu, për qenin mollos të Epirit të Ilirisë, një realitet dhe fakt i dokumentuar në monedhat që janë prerë në atë kohë.

Të dhënat e historianëve të antikitetit greko-romak, na sjellin fakte të shumta interesante mbi mbajtjen e qenve mjaftë të mirë nga fiset e Ilirisë së lashtë. Sipas Aristotelit (322 p.e.s.), filozofit më të shquar dhe mendimtarit më me ndikim në kohërat antike, në veprën e tij madhore “De animalium historia” – Mbi historinë e kafshëve, në librin e 3-të thuhet: “…përveç gomarit, në Epir të Ilirisë rriten edhe kafshë të tjera të trasha dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë…”. Po gjithashtu sipas Skylapsit (shek.VI-V p.e.s.), udhëtar, gjeograf e historian grek, në veprën e tij me titull “Periplus” – Lundrimi, mësojmë për një fis ilirësh të quajtur Mollos. Sipas tij “…fiset mollose banonin nëpër katunde. Një pjesë e tokës së tyre zbret deri në det, ndërsa pjesa më e madhe shtrihet në viset e brendshme…”. Pra, sipas këtij autori, është fjala për ato treva që i bie të jenë sot në brigjet më jugore të vendit tonë. Pra, po t’i referohemi edhe profesor Frashërit, rezulton të jenë trevat përreth qytetit të Janinës (Epiri) e deri në bregdet, territore këto të populluara në vazhdimësi prej popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Autoktoninë ilire të këtyre trevave, e vërteton edhe autori i lashtë Skymni (III-II p.e.s.). Në veprën e tij “Orbis descriptio”- “Përshkrimi i botës”, në pjesën Europa ai shprehet kështu: “…thonë se rreth detit Adriatik banon një shumicë e madhe barbarësh, pothuaj një milion e pesëqind mijë banorësh dhe kanë një tokë shumë të mirë dhe pjellore, se aty siç thonë edhe bagëtia pjellin binjakë…”. Më tej Skymni thotë: “…pastaj vjen Iliria, një tokë e gjatë me shumë popuj brenda. Thonë se popullsia e saj është shumë e madhe. Nga këta popuj disa jetojnë në viset e brendshme duke lëruar tokën, disa të tjerë anës detit Adriatik…”. Dihet që në lashtësi grekërit e vjetër-helenët, me fjalën “barbar” nënkuptonin popujt e tjerë, të cilët nuk flisnin greqisht, pra që nuk ishin grek. Si të tillë, vërtetohet që popujt e bregdetit Adriatik dhe ata të trevave të Epirit, ishin popullsi e pastër ilire.
Në lidhje me përcaktimin e territoreve të fiseve ilire, një autor tjetër Apiani (Apian Aleksandrini, shek I-II e.s, historian romak), në veprën e tij “Historitë e Romës”, pjesa Yllyrice shprehet : “…Helenët quajnë Ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga Kaonët dhe Thesprotët, deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej makedonasve dhe thrakëve malorë tek paionët, deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, siç thonë helenët. Sipas matjeve që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtë mijë stadeve, kurse gjerësia është njëmijë e dyqind stade…”.

Një përcaktim të saktë të territoreve Epirote të fiseve ilire, na jep edhe autori modern i ditëve tona Karl Grimberg në veprën më të mirë të këtij lloji “Historia botërore dhe qytetërimi”. Kështu në pjesën “Ekspedita e mbretit Pirro”, ai shprehet se: “….Epiri ishte kryesisht një vend malor i banuar prej një populli i cili nuk ishte i racës helene, nëse i gjykojmë nga emrat më të vjetër që dimë prej njerëzve dhe familjeve. Por, epirotët ashtu si edhe maqedonasit ishin helenizuar. Ata flisnin dhe shkruanin greqisht. Sidoqoftë, ata kishin mbetur në nivelin primitiv të epokës homerike. Blegtoria ishte burimi kryesor. Në Epir janë gjetur fosile të një race qensh të mëdhenj dhe të fuqishëm, të aftë për gjueti dhe për të ruajtur kopetë. Ajo pak tokë ishte lehtësisht e kultivueshme.”

Gjithashtu edhe rilindasi ynë i madh, dijetari Sami Frashëri e shpjegon shumë qartë përkatësinë ilire të territorit të quajtur Epir. Kështu, ai thoshte: … “Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnim gjuhën që ne e flasim sot. Ata ishin një racë dhe flisnin një gjuhë, si shqiptarët e sotëm pra gjuhën shqipe. Epiri ishte një emërtim vendi, sipas ndasisë dhe nuk ishte një emërtim i veçantë, siç e bëjnë këtë punë pseudoshkencëtarët sot, më së pari të ashtuquajturit grek, duke theksuar se janë “dy popuj” të ndryshëm. Për fat të keq, edhe ndonjë studiues yni e ka këtë mendim të gabuar. Epiri “ndahej” nga ilirët e tjerë vetëm për sa i përket religjionit administrativ, por, përderisa flisnin të njejtën gjuhë, gjuhën shqipe, ishin një popull e një komb. Toskët e gegët gjithmonë kanë qenë i njëjti komb. Epiri është emër i vjetër i Toskërisë..”. (Sami Frashëri – Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”)
Pikërisht për këtë territor të Epirit, në të cilin banonte fisi ilir i Mollosëve, autorët antikë përmendin edhe qentë e shquar mollos. Ja çfarë kumton përsëri Aristoteli në veprën “Mbi historinë e kafshëve” : “…qentë e gjuetisë së Mollosisë nuk ndryshojnë aspak nga qentë e vendeve të tjera. Por, qentë e kopeve të kësaj krahine ua kalojnë qenve të tjerë si në madhësi, ashtu edhe për sa i përket guximit të tyre kur përleshen me kafshë të tjera. Nga kryqëzimi i qenve mollos me ata lakon, del një lloj qeni që shquhet për guxim dhe durim…”.
Informacion për qentë mollos na jep edhe një shkrimtar romak, më i famshmi dhe më prodhuesi i kohëve antike – Mark Terent Varroni (116 p.e.s.). Në veprën e tij “De re rustica” –

“Mbi ekonominë fshatare”, Varroni jep mendime të vlefshme mbi kultivimin e tokës, mbi rritjen e kafshëve shtëpiake, të shpendëve e të bletëve etj. Në disa pasazhe të kësaj vepre, flitet edhe për viset e Ilirisë ku, sikurse dihet, blegtoria kishte arritur një shkallë relativisht të mirë zhvillimi. Në librin e 2-të të kësaj vepre, ai flet kështu për qentë e Epirit : “…qentë duhet të jenë të racës së mirë, prandaj sipas krahinave nga ata vijnë, marrin edhe emrin lakonë, epirotë, salentinë…”.


Por burimet e të dhënave për qentë e fiseve ilire, na vijnë edhe nga autorë të tjerë më të rinj, ata nga antikiteti i vonë. Kështu, historiani Klaud Eliani (170 e.s.) flet gjithashtu për qentë Mollos. Në veprën e tij me titull “De animalium nature”- “Mbi natyrën e kafshëve”, ku përmbahen të dhëna interesante mbi faunën e Ilirisë, mbi pjellorinë e gjedhit etj., ai thotë shprehimisht se: “…më i guximshmi nga qentë është qeni mollos, meqenëse edhe burrat mollos janë të tillë…”.
Për qentë e Epirit, flet gjithashtu një autor tjetër i lashtë grek – Atheneu (200 e.s.), në veprën “Gostia e dijetarëve”. Në librin e tij të 7-të, ai thotë: “…tirani i ishullit të Samos, i grumbullonte gjërat e qejfit nga çdo anë, nga Epiri qentë, nga Skyra dhitë, nga Mileti dhentë, nga Siqelia derrat…”.
Gjithashtu të dhëna interesante për qentë e Ilirisë, vijnë edhe nga fillimet e shekujve të mesjetës së hershme. Kështu, sundimtari romak i perandorisë së lindjes – Stefan Bizantini (shek.VII e.s.), në veprën e tij “Mbi qytetet dhe popujt”, jep konsiderata të mirë për qentë e popullsisë ilire kur thotë se: “…Melita është ishull midis Epirit dhe Italisë, prej nga kanë marrë emrin qentë melitas…”. Duhet thënë se sipas të dhënave të gjeografëve të antikitetit të lashtë, bregdeti i Ilirisë përgjatë vijës së saj ujore, kishte shumë ishuj dhe gadishuj. Sigurisht, ky konfiguracion gjatë shekujve ka ndryshuar mjaftë. Prandaj, mund të mendojmë se ky ishull në kohët e lashta edhe mund të ketë ekzistuar pranë bregdetit të detit Jon.


Të dhënat rreth qenve që mbanin dhe mbarështonin popujt ilir, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e shumë studiuesve edhe në ditët e sotme. Kështu, të dhëna interesante në lidhje me qenin e ilirëve, na i sjell një autoritet shkencor i ditëve tona – kroati Aleksandër Stipçeviç. Si një specialist në fushën e studimeve ilire, ai thotë se tek ilirët qeni nuk ishte vetëm një simbol religjioz, por edhe një kafshë gjahu në jetën e tij të përditshme. Ai shprehet se: “…në simbolikën religjioze të ilirëve, qeni ka pasur gjithashtu vendin e vet…” dhe më tej… “…gjuetia me qen duhet të ketë qenë mënyrë fort e përparuar e gjuajtjes së shpendëve tek ilirë…”.
Edhe arkeologu ynë i njohur prof. Neritan Ceka, na sjell informacione interesante rreth popullsisë ilire të mollosëve. Në librin e tij shkencor me titull “Ilirët” – 2005, ai jep fakte jo vetëm mbi shtrirjen e qytet – shteteve të popullsive mollose, por edhe të dhëna tepër interesante në lidhje me qenin Mollos. Duke cituar Diodorin – një shkrimtar romak i antikitetit, thotë se ai është autori i parë që e përmend territorin e shtetit të Mollosëve me emrin Epir. Kjo, sipas autorit të lashtë, shpreh bashkimin e tre krahinave të fiseve-shtete të Ilirisë, si fiset e Mollosëve, fiset e Kaonëve dhe ato të Thesprotëve në një shtet të vetëm, nën drejtimin e shtëpisë mbretërore Mollose. Për këtë arsye, vendasit e quanin shtetin e tyre “Lidhja mollose”. Pirrua i Epirit, i ashtuquajturi edhe Pirro mollosi, ishte një nga antarët e dinastisë së mbretërisë mollose, ashtu siç ishte e tillë edhe Olimpia – nëna e “Aleksandrit të Madh” të Maqedonisë. Dihet që mbreti ilir Pirro, ka korrur shumë fitore ndaj legjioneve romake të kohës së tij.
Sipas Virgjilit – poet latin i antikitetit, fiset mollose kanë qenë gjithashtu të famshëm për qentë e tyre të luftimit, të cilët barinjtë i përdornin për të ruajtur tufat e tyre. Sipas tij, në veprën “Gjeorgjikët”, qeni më i famshëm ishte ai i “Aleksandrit të Madh”, i cili quhej Peritas. Dihet tashmë, se “Pirro mollosi” i Epirit, ishte kushëri me “Aleksandrin e Madh” të Maqedonisë.
Profesor Ceka, gjithashtu duke cituar Aristotelin, në veprën e tij “Politika”, vol. 3, thotë: “…shteti Mollos i drejtuar prej mbretit Tharypa kontrollohej nga një prostat, që ashtu si edhe tek Kaonët dhe Thesprotët fqinj zgjidhej çdo vit…”dhe më tutje“…prerja e monedhave me simbol qenin e famshëm mollos, ishin masa të tjera të këtij mbret ilir…”. Shkenca e sotme numizmatike, ka llogaritur se në Epir para dhe pas “Aleksandrit të Madh” dhe “Pirro mollosit”, gjatë shekujve janë prerë mbi 72 seri të ndryshme monedhash metalike.
Fatkeqësisht, nga hulumtimet që unë kam bërë, më rezulton se monedha antike me pamjen e qenit Mollos të prera në territoret ilire, nuk gjenden në arkivat tona të “Muzeumit të arkeologjisë” në Tiranë. Por, kërkimet e mija më çuan në “Muzeun e numizmatikës” në Londër, ku rezulton se të tilla monedha janë regjistruar në arkivat e saj qysh në vitin 1913.
Në foton e më sipërme, jepen tre pamje të ndryshme të qenve mollos të këtyre monedhave të prera nga “Lidhja Mollose” (monedhat me nr.1V1, 2V1 dhe V2). Rezulton se ato janë monedha antike të shek. IV p.e.s. dhe paraqesin pamjen e qenit Mollos. Fotot janë marrë nga albumi “Die antiken münzen von Epirus” – “Monedhat antike të Epirit”, band I – Poleis, stäme und epirotischer bund, bis 27 v.Chr. Katalog und untersuchungen. Text. Franz Steiner Verlag GmbH. Weisbaden, 1961. Në shënimet që ky autor bën për përshkrimin e këtyre monedhave, lexojmë : “…qeni mollos i dhive dhe dhënve, në qafë ka një brez me gëzof, sulmon nga e djathta dhe me bisht të ngritur…”.


Në folklorin gojor të popullit tonë, ekzistojnë shumë shprehje dhe epitete që u vihen njerëzve të ndryshëm, të cilat lidhen me qentë. Por, asnjëra prej tyre nuk është si shprehja “ma ke kokën si qen Tërbaçi!”. Në asnjë vend tjetër të trevave tona nuk bëhet ky krahasim i njeriut, veçse me “qenin e Tërbaçit”. Por, kjo nuk është diçka spontane apo thjesht për motive krahindashëse për këtë fshat. Ajo është më e thellë sepse është ngulitur në rrjedhën e shekujve. Pse është kaq i famshëm ky lloj qeni?
Nga studimet që kam bërë në lidhje me këtë tip qeni, unë kam nxjerrë disa konkluzione shkencore, të cilat i kam botuar në monografinë me titull “Qeni i Tërbaçit-qeni mollos i Ilirëve”, – shtypi Kumi, Tiranë 2007. Ja çfarë kam konstatuar në vija të përgjithshme në këtë studim.
Në territorin e fshatit Tërbaç (lumi i Vlorës), janë zbuluar rrënojat e disa vendbanimeve të lashta ilire të ruajtura në gjendje të mirë. Gjithashtu, në rrethinat e fshatit Velçë (Plloçë), gjenden rrënojat e një amfiteatri të lashtë të periudhës së ilirëve, që sipas profesor N. Ceka i përket fisit ilir të Amantëve. Pra, mund të themi me të drejtë se banorët e fshatit Tërbaç, jo vetëm që janë një popull autokton në trojet e të parëve të tyre, por ata janë vazhdues dhe mbartës të kulturës materiale dhe shpirtërore të ilirëve, stërgjyshërve tanë të lashtë.
Tani për sa i përket këtij qeni, i ashtuquajtur nga populli “qeni i Tërbaçit ” ai dallohet kryesisht nga koka e tij e madhe. Trupi është përgjithësisht mesatar dhe masiv. Është qen i fuqishëm dhe tepër besnik ndaj të zotit të tij. Ai përdoret vetëm si qen kopeje bagëtish të imta. Fshatari tërbaçiot e ka mbajtur dhe ruajtur me fanatizëm këtë lloj qeni. Ai e ka ruajtur atë të pastër, duke mos e kryqëzuar me asnjë racë tjetër qeni. Kaq e saktë është kjo, sa e tregon fakti që një përrua në fshatin Tërbaç edhe sot quhet “përroi i kulishëve”. Kjo sepse, të gjithë ata këlyshë që nuk ishin të fortë, hidheshin në këtë përrua. Në këtë kuptim, mund të themi se “qeni i Tërbaçit”, përbën për ne një resurs të pastër gjenetiko – autokton me vlera kombëtare.


Duke u bazuar pra, në dëshmitë e autorëve të antikitetit që cituam më sipër, si dhe nga konkluzionet e studimit mbi këtë lloj të veçantë qeni shqiptar të ditëve tona, mund të pohojmë pa hezitim se shumë nga tiparet e qenve të famshëm të antikitetit të fiseve mollose të të Ilirisë, janë mishëruar në pjesën më të madhe te qentë autoktonë të trevës së fshatit Tërbaç. Për këtë konkluzion, mbështetemi jo vetëm në të dhënat e veçanta të këtij tipi qeni, i cili nuk krahasohet me asnjë tjetër, por edhe në faktin tjetër se fshati Tërbaç shtrihet në krahinën e Labërisë, e cila në lashtësi banohej nga fise të njohura ilire. Kështu, sipas të dhënave të arkeologëve të huaj dhe atyre vendas, kjo trevë është banuar nga fiset ilire të Amantëve, në fqinjësi me ata të Kaonëve, të Thesprotëve dhe të Mollosëve. Në antikitetin e hershëm kjo zonë përfshihej në Epirin e vjetër, që më pas u quajt Epiri i ri. Sipas historianëve, territori i Epirit të ri shtrihej nga Dyrrahu (Durrësi), zbriste poshtë në jug ku përfshinte Orikuin (Orikumi), Bregun dhe disa vise në brendësi të vendit, e vazhdonte më tej deri në Ambraki dhe Artë.
Pra, mund të themi me plotë gojën se “qeni i Tërbaçit” i ditëve tona, është një racë e pastër qeni shqiptar. Ai është plotësisht autokton në këto treva dhe pasardhës direkt i qenve Mollos të Epirit të Ilirisë së lashtë. Si e tillë, na bie për detyrë që këtë racë ta studiojmë më tej në tërësinë e saj dhe ta ruajmë në vazhdimësi me fanatizëm, si një pasuri gjenetike autoktone me vlerë kombëtare, të cilën na e kanë lënë trashëgim stërgjyshërit tanë të lashtë – Ilirët. Doktor i shkencave K.Tamo

Qeni i Tërbaçit, pasardhës i qenit mollos të ilirëve Read More »

Marrëveshja e detit, Berisha: Rama shpalli spiunin si patriot, por nuk i mohoi dosjen…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish marrëveshjes detare me Greqinë. Berisha pohoi se Rama dy ditë më parë shpalli Artur Meçollarin, si patriot të vërtetë. Ky i fundit është një prej negociatorëve të marreveshjes me Greqinë për çështjen detare, ndërsa është akuzuar nga opozita si ‘spiun’. Sipas Berishës, Rama nuk kishte hallin e Meçollarit, por të marrëveshjes së detit.

Komenti i ish-Kryeministrit

Marrëveshjen e shitjes së detit nga Rama dhe spiuni i tij patriot!

Te dashur miq, dy dite me pare Edvin Kristaq Rama shpalli para shqiptareve spiunin Artur Meçollari, qe ai perdori per faljen e detit, si patriot te vertet.

Ai nuk guxoi te mohonte dosjen e tij te spiunit por deklaroi se ai, spiuni i njohur, eshte patriot i vertet.

Me kete deklarate Rama nuk kishte hallin e Muçollarit por te marreveshjes se detit, me te cilen ai i fali Greqise fushat me te mbedha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe. Por natyrisht, kur si apatrid ke konsumuar aktin e tradhetise se larte kombetare, spiuni te duket lule, patriot e shkuar patriotit!

Marrëveshja e detit, Berisha: Rama shpalli spiunin si patriot, por nuk i mohoi dosjen… Read More »

E pazakontë, zbulohen ‘xhepa’ ajri në trurin e të moshuarit

Mjekët që po trajtonin një pacient, i cili ankohej shpesh për humbjen e tij të kontrollit bënë një zbulim të papritur.

84-vjecari kishte xhep ajri në tru. Ai i tha mjekut të tij se kishte disa javë që pësonte rënie dhe ndjente dobësi të këmbës së mbajtë.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, nuk ka patur asnjë dëmtim vizual, probleme në të folur, të dukej i hutuar apo të ketë lodhje në fytyrë.

“Gjëja për të cilën isha më i shqetësuar tek pacienti i moshuar që ndjente dobësi tek gjymtyrët dhe shqetësime me ekuilibrin ishte ndonjë rrëzim apo goditje. E kuptuam që bëhej fjalë për dicka që nuk ishte normale”, tha Dr. Finlay Brown, autor i raportit.

Mjekët bënë disa skanime të trurit për të identifikuar ndonjë shenjë gjakderdhje apo dëmtimi në tru të shkaktuara nga enënt e gjakut, por ajo që zbuluan ishte shumë e pazakontë.  Skanimi i tomografisë kompjuterike të trurit të pacientit zbuloi një xhep të madh ajri, të quajtur pneumatocele që ishte rreth 8cm i gjatë.

E pazakontë, zbulohen ‘xhepa’ ajri në trurin e të moshuarit Read More »

Në garë për drejtimin e LIBRA-s? Hafizi: Më parë do vendos normat dhe rregullat në parti

Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi, ka lënë të kuptohet se do të garojë për të marrë drejtimin e kësaj partie.

Në intervistën e lajmeve qëndrore të Ora News, Hafizi tha se para këtij hapi më parë në këtë parti duhet të vendosen rregullat dhe normat e funksionimit të një partie.

Hafizi: Me LIBRA-n vazhdoj detyrën time deri në fund. Këtë mision do ta çoj deri në fund në situatën që është krijuar brenda kësaj force politike e cila besoj se shpejt do të bëhet edhe transparente. Detyra ime në LIBRA është të vendos ligjshmërinë siç e përcakton legjislacioni shqiptar për partitë politike, në këtë parti politike të vendoset rregulli ligjor.

Pyetje: Do garoni për të marrë drejtimin e partisë LIBRA?

Hafizi: Kjo do të vijë më pas, pasi në këtë parti të vendoset rregulli dhe normat e funksionimit  të një partie politike, të cilat janë shkatërruar terësisht.

Duke folur mbi debatin për financimin e partive politike, Hafizi solli ndërmen nismën e saj si deputete në Kuvend.

Hafizi: Financimi i partive politike është një shqetësim shumë i madh, nëse e kujtoni unë kur kam qenë deputete kam inicuar një ligj në parlamentin shqiptar për të kontrolluar financimin e partive politike dhe kryesisht finacimin përgjatë fushatave elektorale sepse financimi në fushata elektorale është më problematiku. Një nga pikat themelore të atij ligji që kam propozuar unë si deputete ka qenë transparenca e kontrollit të financimit gjatë fushatës elektorale dhe besoj se nëse ky ligj do të ishte miratuar në Parlamentin e kaluar shumë nga debatet e sotme do të ishin shmangur por sigurisht ai nuk kaloi dhe kuptohet arsyeja. Partitë më të mëdha politike që vendosin për miratimin ose jo të një ligji nuk kishin asnjë interes që ky ligj të kalonte në parlament në mënyrë që ato të manipulonin me fondet ashtu siç donin gjatë fushatës së kaluar elektorale.

Hafizi problemin kryesor e sheh tek financimi i fushatës elektorale.

Hafizi: Pjesa e zyrave është një pjesë e shpenzimeve, por pjesa kryesore është fushata elektorale. Mendoj që pasqyrimi dhe funksionimi mediatik i partive politike lidhet me mundësitë financuese. Ne kemi pasur problem me LIBRA-n vitin e kaluar sepse hapësira që kishte në media pas një raporti që bëri KQZ ishte e papërfillshme në krahasim me partitë e mëdha politike që kishin mundësi të financonin çdo sekondë të publicitetit në media, apo fushatës, emisioneve, të lajmeve etj.Kjo ndikon edhe në rezultatin elektoral.

Në garë për drejtimin e LIBRA-s? Hafizi: Më parë do vendos normat dhe rregullat në parti Read More »

U ankua për 36 vite për dhimbje stomaku, në spital bën zbulimin e tmerrshëm

Kemi dëgjuar për njerëz që, pasi u ankuan një kohë të gjatë për një dhimbje në stomak, shkuan në spital dhe gjetën se kishin objekte të çuditshme brenda trupit të tyre.

Por nuk dëgjojmë shpesh histori si kjo që po ju tregojmë tani. Protagoniste është një grua 60-vjeçare indiane e quajtur Kantabai Thakre.

Gruaja shpesh ankohej për një dhimbje të stomakut, por nuk kishte bërë asgjë për ta trajtuar veten, transmeton ShkodraNews. Ajo duroi stoikisht deri në moshën 60 vjeç, kur nuk mundi të duronte më dhe vendosi të shkonte tek mjeku.

Ajo i tha mjeku se dhimbja i kishte filluar 36 vite më parë dhe se nuk dinte çfarë të bënte … jeta e saj ishte kthyer në ferr dhe askush nuk mund ta gjente problemin, shkruan ShkodraNews. Mjeku bëri një ultratingull nga ku bëri një zbulim të tmerrshëm: Gruaja kishte në trupin e saj skeletin e një fëmije, një fetus të palindur.

Në fillimim mjeku dyshonte se gruaja kishte kancer, sepse ajo kishte një fryrje të dukshme, por më pas zbuloi se bëhej fjalë për një fetus që ishte formuar jashtë mitrës.

Gruaja kishte qenë shtatzënë në vitin 1978, kur ajo ishte 24 vjeçe. Por kjo ishte një shtatzëni jashtë mitre dhe mjekët i thanë asaj se fëmija nuk do të mbijetonte. Por gruaja kishte refuzuar t’i nënshtrohej operacionit, duke thënë se ajo do të lejonte natyrën të merrte rrugën e saj. Dhe kështu ndodhi. Natyrisht fëmija vdiq brenda saj, por trupi i gruas nuk e eliminoi atë.

“Mendoja se kisha pasur një abort spontan…”, tha gruaja.

Jo shumë vonë, dhimbja e stomakut filloi.

Gruaja jetonte në një fshat të vogël dhe nuk kishte burime financiare për të shkuar te mjeku.

Që prej asaj kohe kanë kaluar 36 vjet. Mjekët nxorrën skeletin e fetusit dhe gruaja tha se u lehtësua. Ishte e vështirë për të që të jetonte me atë dhimbje të tmerrshme për të gjithë ato vite.

U ankua për 36 vite për dhimbje stomaku, në spital bën zbulimin e tmerrshëm Read More »

Këto janë qytetet shqiptare në të cilat jetojnë BOSAT shqiptarë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për depozitat sipas qarqeve, vetëm të individëve, në raport me popullsinë përkatëse, të publikuar nga INSTAT kanë marrë në studim kursimet që janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.

Kryeqytetasit kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet).

Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, sipas INSTAT, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 37 mijë lekësh.

Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit, duke qenë në linjë të drejtë me vendin e parë që zë për sa u përket kursimeve për frymë.

Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 36.1 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime.

Ndryshe nga Tirana, që i “justifikon” kursimet me të ardhurat e larta për frymë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vlorën. Ky tregues për qytetin bregdetar jugor, sipas INSTAT, është 431 mijë lekë për frymë në vit, ose 63% e PBB-së kryeqytetase dhe Vlora renditet e pesta në të ardhurat për frymë, pas Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Durrësit, duke qenë nën mesataren e Shqipërisë prej 496 mijë lekë.

Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 26 mijë lekë depozita për frymë.

Të katërtët janë korçarët, (22.6 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë. Më pas vijnë Korça dhe Elbasani, me përkatësisht 22 dhe 19.3 mijë lekë për frymë.

Interesant është që Fieri, që është i dyti për të ardhurat për frymë, ka kursime shumë të ulëta prej 18 mijë lekë për frymë, në një tregues që investimet e mëdha në industrinë e rëndë (naftë) në këtë qytet, ndonëse rrisin prodhimin e brendshëm të tij, nuk arrijnë të përkthehen në më shumë mirëqenie e kursime për vetë banorët.

Gjithsej, depozitat e individëve në banka e institucione të tjera financiare në Shqipëri ishin 917 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë (67 miliardë euro), ose 83% e totalit të depozitave në vend.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro.

Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (aktualisht 66.5% e PBB). Gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët. Bullgaria ka depozita sa 68% e PBB-së, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%. Pak më lart është Sllovenia me 53%. Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB-së dhe Europa në zhvillim e ka 41%

Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh., Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB-në

Këto janë qytetet shqiptare në të cilat jetojnë BOSAT shqiptarë Read More »

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi

Shkencëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken.

Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzv, mund të jetë e mundur që të vlerësohet rreziku nga vuajtja prej sëmundjeve të lidhura me moshën, madje edhe të vdekjes së parakohshme sipas studiuesve.

Teknika efikase e analizës së urinës, e përdorur nga shkencëtarët, e cila ka vlerësuar mostrat deri në 10 individë në një orë, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme që hetojnë lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe plakjes biologjike, shtojnë ata, raporton Daily Mail.

Autori i studimit, Dr Jian-Ping Cai, nga Qendra Kombëtare e Gerontologjisë në Kinë, tha: ‘8-oxoGsn i urinës mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se mosha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve të moshës.

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi Read More »

Shëroni përgjithmonë reumatizmin me raki, ja receta

Prej shekujsh mjekësia popullore po na magjeps gjithnjë e më shumë çdo ditë.

E shumë njerëz në pamundësi për t’u mjekuar me medikamente farmaceutike të kushtueshme, zgjedhin t’i drejtohen mjekësisë popullore.

Reumatizma është një problem prej të cilit vuajnë shumë njerëz dhe për trajtimin e saj ju sjellim një recetë vetëm me dy përbërës. Me bazë rakinë, kjo kurë natyrale është shumë efektive për të shëruar infamacioni dhe reumatizmën.

Ja përbërësit:

1 litër raki, 1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Shtoni rozmarinë në një litër raki dhe lëreni atë të përgatitet për rreth një muaj në temperaturë dhome. Pas një muaji, ju mund të filloni ta përdorni këtë ilaç pasi e keni kulluar.

Konsumoni një filxhan kafeje çdo mëngjes përpara se të hani. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të lyer nyjet apo zonat ku ndjeni dhimbje.

Inflamacioni dhe dhimbja do të zhduken brenda disa ditëve.

Shëroni përgjithmonë reumatizmin me raki, ja receta Read More »