Aurora

E spostoi Sokol Balla, nuk shfaqet më në ekran. Ja vendimi që ka marrë Rudina Xhunga

Prej disa javesh, qe me vajtjen  e Sokol Balles atje, gazetarja Rudina Xhunga është larguar nga ekrani i Vizion Plus ku drejtonte emisionin e saj “Dritare”.

Por ky largim për Xhugën duket se nuk do të jetë përgjithmonë, pasi ajo pritet që të hënën të shfqet në një ekran të ri. Xhunga pritet që këtë të hënë do jetë pjesë e spektaklit më të ri për fëmijë në TV Klan, “Në kurthin e Piter Pan”, i cili do moderohet nga Alketa Vejsiu dhe produksion të Vera Grabockës.

Akoma nuk janë zbuluar detaje nga programi, por deri më tani, Alketa Vejsiu ka zbuluar se fëmijët që marrin pjesë janë shumë të aftë në komunikim, të lirshëm me kamerat e publikun dhe që fusin në kurth personazhet me pyetjet e tyre.

Ky do të jetë një rikthim në ekran për gazetaren Xhunga e cila ka një mungesë prej javësh për shikuesin shqiptar.

 

rud-1

E spostoi Sokol Balla, nuk shfaqet më në ekran. Ja vendimi që ka marrë Rudina Xhunga Read More »

Rrëfehet Linda Rama: Pse nuk isha krah Ramës në Elbasan

Sot familja kryeministrore e ka festuar e ndare Diten e Veres.

Në një kohë që Kryeministri Edi Rama dhe qeveria ishte e zhvendosur në Elbasan qe prej dites se djeshme, per mbledhjet e qeverise, bashkëshortja e tij Linda Rama zgjodhi që te festoje së bashku me Zahon në Tiranë.

Por përpos kësaj, ajo sërish nuk i ka shpëtuar dot interesit të medias. E pyetur se cila është arsyeja që nuk është në krah të Ramës në Elbasan, bashkëshortja e Kryeministrit tha për Intv:

“Bashkëshorti im e kishte ditë punë, kurse unë e kam pushim me djalin. Si kjo ditë me diell të jetë gjithë viti për shqiptarët. I vogli po kënaqet shumë.”

Kujtojmë se po sot, shefi i qeverisë publikoi një video ku shihej në shoqëri të bashkëshortes teksa luanin me djalin e tyre Zaho.

Rrëfehet Linda Rama: Pse nuk isha krah Ramës në Elbasan Read More »

I la vetëm këtë Ditë Vere, vajza e Dritan Priftit përlot: Sot do doja…

Vajza e vogel e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, Livia ka kujtuar këtë Ditë Vere të atin përmes një dedikimi prekës.

Ajo ka postuar një fotografi të saj me babin, kur ishte ende bebe, ndërsa thotë se këtë 14 Mars, e vetmja dëshirë e saj është të dëgjonte edhe një herë të atin ta thërriste në emër.

“Nëse do të shprehja një dëshirë, do doja të dëgjoja ty të thërrisje emrin tim”, shkruan Livia.

Dritan Prifti u nda nga jeta në 12 tetor të vitit të kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, tre djem dhe vajzën Livia.

I la vetëm këtë Ditë Vere, vajza e Dritan Priftit përlot: Sot do doja… Read More »

Kryemadhi rrëfen ‘takimin’ me Ramën: I puthi dorën Erës dhe ajo e theu, çdo gjë që prek ai …

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar me deklaratën e saj mbrëmjen e sotme në studion e ‘Repolitix’ në “Report Tv”.

E pyetur për disa zëra që qarkullojnë për një takim të mundshëm mes saj edhe Kryeministrit Rama ajo tha se nuk është e vërtetë.

 

momna

Ajo tregoi vetëm një rast para disa kohësh, teksa ajo ishte  me Bashën dhe vajzën e saj Era të cilës Rama i kishte puthur dorën dhe pas një jave sipas Kryemadhit kishte pësuar një incident.

“Të jeni të bindur që jo. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëngjesi, jep dorëheqjen”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi rrëfen ‘takimin’ me Ramën: I puthi dorën Erës dhe ajo e theu, çdo gjë që prek ai … Read More »

E hani shumë mishin e pulës? Që të shmangni helmimin duhet të bëni këtë

Pulat që ne blejmë në supermarket, përmbajnë baktere qe jane potencialisht vdekjeprurëse. E raporti i kesaj eshte Gjashtë në dhjetë pula pra jane te demshme per shendetin.

Edhe pse dihet prej dekadash që kampilobakteri gjendet në fermat e pulave, asgjë nuk është bërë në lidhje me të. Prandaj, zyrtarët e shëndetësisë i paralajmërojnë konsumatorët që të parandalojnë veten nga infeksioni dhe tregtarët duhet të marrin përgjegjësinë për produktet e tyre.

Pjesa më e madhe e rasteve të helmimit ndodhin për shkak të lëngut të pulës kur ajo është e pagatuar. Sipas studiuesve, kjo shkakton edhe bakteret përgjegjëse duke i shumuar shumë shpejt.

Ju duhet ta lani mishin e pulës me kujdes para përgatitjes, edhe pse në fakt nuk rekomandohet. Kjo, për shkak se rrit rrezikun e infeksionit me kampilobaktere, të cilat mund të përhapen në duar gjatë larjes. Megjithatë, nëse ndodh infeksioni, simptomat zakonisht zhvillohen brenda dy deri në pesë ditë pas ngrënies së mishit të kontaminuar.

Shumica e njerëzve shërohen brenda disa ditësh, por në disa raste infeksioni mund të shkaktojë sindromën e zorrëve nervoze, artritin reaktiv dhe mund të çojë deri në abort. Më të rrezikuar janë të vegjëlit, të moshuarit, njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe pacientët me kancer. Për këto kjo mund të jetë fatale.

Dr. Frida Jorgensen thekson se tregtarët duhet të rrisin presionin mbi fermerët e pulave për të përmirësuar kushtet në fermt, ndërsa studiuesit thonë se po bëjnë gjithçka për të gjetur metoda që do të zvogëlojnë praninë e këtij bakteri (Campylobacter).

E hani shumë mishin e pulës? Që të shmangni helmimin duhet të bëni këtë Read More »

Rrëfimi që të përlot…Kur një nënë nuk do ta ushqejë foshnjën e saj me gji

Para ca vitesh, kur solla ne jete njërin prej fëmijëve, unë dhe nënat e tjera duhet të shkonim në një dhomë të veçantë për tu dhënë gji foshnjave tona.

Në periudhën e parë të lindjes së fëmijës të gjitha nënat janë të frikësuara se mos ndoshta nuk kanë mjaftueshëm gji ose nuk ju vjen fare. Është e qartë që kemi shkëmbyer këshilla, mendime, frikëra, emocione, por edhe përvoja ndërkohë që mbanim në krahë dhe ushqenim me gji fëmijët.

Stafi ishte shumë i mirë dhe na ndihmonim në çdo moment dekurajimesh kur fëmijët nuk flinin apo nuk donin të pinin gji.

Infermieret na ndihmonin dhe na jepin udhëzimet e duhura në lidhje me çdo pyetje që ne kishim.

Në mesin e të gjitha nënave ka qenë një e cila më ka impresionuar. Qëndronte e ulur në heshtje dhe fëmijën e mbante para. Deri më tani gjithçka ishte në rregull. Por gjëja që më goditi ishte fakti se ajo nuk bëri asnjë hap për t’i dhënë gji fëmijës. As nuk u përpoq t’ja tregonte gjirin. E puthte fëmijën e përkëdhelte, por nuk i jepte gji. Nuk ishte as e tensionuar. Asgjë. Ishte shumë normale. Pas disa minutash infermierja arriti me shishe në dorë dhe me një qetësi totale filloi të ushqente fëmijën.

Të gjitha ne shkonim në atë dhomë disa herë në ditë dhe domosdo që do të krijonim dhe miqësi. Me disa ajo krijoi një lloj afrimiteti. Kurse unë jo.

Një grua e gjeti kurajon dhe e pyeti se pse nuk e ushqen fëmijën me gji.

Ajo me qetësinë më të madhe u përgjigj se nuk ka asnjë lloj arsye. Thjesht kështu e kam zgjedhur. Por sigurisht që fëmija udhëhiqet nga instikti i nënës, nga aroma e saj, nga shurma e zërit të saj dhe nga çdo gjë tjetër.

Stafi bënte shpesh mbledhje me nënat mbi rëndësinë që kishte qumështi i gjirit. Por ajo përsëri vazhdonte dhe i jepte me shishe dhe ishte e bindur për vendimin e saj.

Fëmija sigurisht që do të rritet dhe me qumësht formulë, por nga qumështi i nënës do të merrte disa vitamina më shumë.

Ky veprim më ka ngelur në mendje sepse më duket e çuditshme në qoftë se një nënë ka aftësinë për t’i dhënë qumësht fëmijës dhe vendos të mos i japë për çfarëdolloj arsye tjetër. Me të vërtetë që nuk e kuptoj këtë vendim, por në të njëjtën kohë dhe nuk e dënoj. Gjithkush është i lirë të bëjë atë që mendon dhe në mënyrën që ai e konsideron të përshtatshme.

Rrëfimi që të përlot…Kur një nënë nuk do ta ushqejë foshnjën e saj me gji Read More »

LSI-ja, me PD-në shanse të humbura, me PS-në sherrnajë vizionare

Nga Nikoll Lesi.

Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Përsonalisht, po të kisha të drejtë vote në lidershipin e saj, do të votoja pa asnjë hezitim për një koalicion të ri me PS-në, fillimisht për në zgjedhjet vendore 2019. E them këtë pasi si vëzhgues i jashtëm vërej se koalicioni me PD-në po e bjerr forcën e LSI, si e vetmja forcë politike, e cila që nga krijimi i saj njeh vetëm rritje elektorati. Faktet kështu tregojnë. Natyrisht që nuk jam aspak dakort për mënyrën arrogante se si qeveris Edi Rama, por të ndodhur mes një PD-je gjithnjë në përgjumje e në përçarje dhe një PS-je që qeveris disi dhunshëm, LSI-ja do të bënte mirë, pa e ulur kokën dhe pa prekur pikat kryesore të programit të saj elektoral, të fillonte bisedimet me PS-në. PS-ja dihet që është Edi Rama. PS-ja ndonëse ka 74 vota solide, në mos 78 me gjithë Tom Doshin dhe tre deputetët “çam”, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Çamerinë; përsëri mazhoranca nuk ndjehet aspak e sigurtë në zgjedhjet vendore. Sidomos në Tiranë, ndonëse Erion Veliaj drejton në mënyrën më të mundshme, krejt mirë bashkinë. Por në Bashkinë e Tiranës, LSI është forcë përcaktuese në fitoren e PS apo të PD. Ku do të shkojë LSI do jetë fitorja e koalicionit në Tiranë. Të mos harrojmë se Bashkia e Tiranës është gjysma e Shqipërisë si potencial votash. E jo vetëm votash. Ndaj Erion Veliaj dhe krejt PS-ja proErion mbetet e interesuar për një koalicion PS-LSI. Nuk flas për pjesën e PS-së pro Saimir Tahirit, e cila dihet se nuk do të votojë aspak Erion Veliaj. Flasim me fakte e jo me hamëndje. Pra PS-ja ka nevojë për LSI në Tiranë. Ndaj rënia e “kështjellës” së Tiranës mund të zhbëjë PS-në, pasi do të fillojnë sherret në kupolë.
Dikush, si çdokush që kërkon të gjejë veringa, mund të thotë se LSI dhe PS kanë shkuar larg në sherret mes tyre. Epo punë e madhe! Pse a nuk ishte duke plasur lufta mes Ramës dhe Bashës te çadra para kryeministrisë? A nuk kishte thënë Lulzim Basha se “vdes, por nuk dal nga çadra pa rrëzuar kriminelin Edi Rama”? A nuk na tha Lulzim Basha në hotel Rogner në muajin prill 2017, pikërisht mua, Blendi Fevziut, Andi Bushatit, Baton Haxhiut dhe Andi Bejtjes, pasi e ngacmoi Bushati, se “unë nuk dal nga çadra dhe nuk futem në zgjedhje me Edi Ramën”. Dhe kur e pyeti prapë Andi Bushati, ai pra Lulzim Basha, na deklaroi prerë se “nëse ndodh që të futem në zgjedhje me Edi Ramën, atëhere më varni mu në Bulevard!”. Lulzim Basha doli nga çadra, shkoi dhe u mbyll në zyrë tek për tek me Edi Ramën dhe hyri në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën! Lulzim Bashën as nuk e varem dot me Bushatin, siç na e kërkoi, por veçse e kemi prapë kryetar të PD-së. Një parti tradicionale e cila kur drejtohej nga Sali Berisha, ndonëse drejtim autoritar, dhe disa herë i dhunshëm, por ama kishin shpresë njërëzit se ka një opozitë e cila mund ti bëjë ballë pushtetit të Fatos Nanos. Berisha i bënte marrëveshjet, por nuk shkelte mbi disa parime strikte të djathta.
Ndërsa kjo PD-ja, e sotmja, ndonëse nuk mund të akuzoj Bashën si pjesë e krimit, por kjo parti nuk ngjall besim. Pra jo vetëm nuk sjell shpresë si forcë politike për njëmijë arësye në të cilat ajo gjëndet dhe nuk është vendi për analizë, por PD-ja mund të shkas prapë në pazare të paprincipta direkt me Edi Ramën.
E pse u dashka LSI të rrijë strikte e disa parimeve se gjoja PS dhe Rama na kanë sulmuar si “pjesë e tepsisë”? Po pse a nuk mori, jo pjesë tepsie, por krejt tepsinë vetë PD-ja dhe Basha në maj 2017, kur në vend që të kërkonte në qeverinë e përbashkët me PS, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të garantuar votat dhe mos implikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, selia blu mori OSHEE, Hipotekat, etj të cilat prodhonin tenderime, para, korrupsion.
LSI është parti e majtë, bile më e majtë se vetë PS-ja e sotme e cila është thjesht një Rilindje. Por ama ka pushtetin qendror, PS-ja. Dhe kërkon pushtetin vendor në zgjedhjet e vitit 2019. Nuk e ka të sigurtë Edi Rama nëse i fiton i vetëm zgjedhjet vendore, pasi sinjalet e selizë rozë ndaj LSI, këto javë, nuk do të ishin ndezur.
Politika njeh edhe pragmatizmin, bile është konvertuar vetëm në pragmatiste në Shqipëri qëkur Fatos Nano ëndërronte të bëhej President Republike me votat e Sali Berishës në vitin 2002.
Pa e zgjatur, mendoj se LSI bën gabim taktik, edhe strategjik, nëse refuzon ofertat e PS-së, të cilat janë hedhur nëpër kanale komunikimi. Ajo ka shansin të vendosë disa kushte të pranueshme për PS-në në raport me qeverisjen qendrore, pa u përfshirë në qeveri, me kushtin e një historie të re bashkëpunimi e cila rifillon me zgjedhjet vendore 2019. Dhe një kontratë të re publike e jo skutave e skuthazi siç bëri Basha me 18 maj 2017.
Nëse nuk e bën LSI, nuk është çudi kur të dëgjojmë në këtë fundviti apo në 6-mujorin e parë të ardhshëm, që PS dhe PD firmosin koalicion “në të mirë të vendit” dhe Edi Rama dorëzon Bashkinë e Tiranës një emri demokrat me kushtin që të mos i preket pushteti qëndror deri në vitin 2021. Dhe pas vitit 2021. PD-ja merr prapë OSHEE, Hipotekat, tenderimet e zonave rurale, etj.
Kurse LSI rri e ruan parimet e deklaruara, duke parë se si Rama dhe Basha qeverisin; njeri prapë kryeministër dhe tjetri zv/kryeministër.
Ndaj LSI duhet të jetë praktike, përderisa është në thelb e majtë dhe PS-ja akoma ruan një sigël zyrtare si e majtë.

LSI-ja, me PD-në shanse të humbura, me PS-në sherrnajë vizionare Read More »

Deputetja tregon Shqipërinë e ”luksit”

Deputetja e PD-së për zonën e Rrogozhinës, Orjola Pampuri, në vijim të takimeve në terren, ka treguar mjerin dhe mungesën e familje që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. ”Familjarët e të cilave kishin kërkuar e kërkonin punë, por nuk kishin gjetur asnjë alternativë të vetme. Familje në mjerim, me kushte ç’njerëzore për të jetuar, e më të moshuar të sëmurë, ilaçet e te cilëve nuk rimbursoheshin, e nuk mund t’ua siguronin. “Luftë” për mbijetesë, betejë për një copë bukë, mjerim”,-shkruan Pampuri.

Deputetja tregon Shqipërinë e ”luksit” Read More »