Aurora

Vetëvendosje e palëkundur, nuk do ta votojë Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i VV-së, njëherësh sekretar organizativ i partisë, Ismajl Kurteshi. Ky i fundit pohoi për “Epoka e re” se Vetëvendosje është kundër izolimit të Kosovës, por nuk mund ta votojë versionin aktual të Demarkacionit.

Sipas tij, përgjegjësit e këtij izolimi duhet të gjejnë rrugën për të dalë nga kjo situatë. Kurteshi ka vlerësuar se populli po paguan faturat e politikanëve të korruptuar.

Mes të tjerash ai u shpreh i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes në vend dhe, sipas tij, qeveria aktuale është duke humbur legjitimitetin dhe besimin qytetar.

Vetëvendosje e palëkundur, nuk do ta votojë Demarkacionin Read More »

Ivanov refuzon dekretimin e ligjit për shqipen: Antikushtetues, nxit tensionet ndëretnike

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Ai ka bërë të ditur vendimin e tij për mos dekretimin e këtij ligji, të miratuar nën tensione nga shumica parlamentare.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, ka thënë Ivanov.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoj tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnike. Si Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Andaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit, Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare për siç ka thënë, mos respektimin e garancive të dhëna se do të respektojnë kushtetutën dhe se nuk do të miratojnë ligj antishtetërore.

“Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar, dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejt nuk meriton të quhet ligj”, ka deklaruar Ivanov.

Por, bazuar në nenin 75 të kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar të dekretoj ligjin, nëse i njëjti miratohet për herë të dytë nga Kuvendi.

Ligjet hynë në fuqi me dekret. Dekreti për hyrjen në fuqi të ligjeve nënshkruhet nga Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendos të mos e dekretoj ligjin për hyrjen e tij në fuqi. Kuvendi sërish voton ligjin dhe nëse miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar ta dekretoj atë”, thuhet në nenin 75 të kushtetutës.

Ivanov refuzon dekretimin e ligjit për shqipen: Antikushtetues, nxit tensionet ndëretnike Read More »

Tespishte me bajame : Embelsi nga kulinaria Shqiptare

Tespishtja është një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet kryesisht në zonat veriore të vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Një ëmbëlsirë unike, me sherbet e cila kombinohet me bajame, por edhe me fruta të tjera të kombinuara nga amvisat e që ngacmojnë shijen për t’i provuar menjëherë.

Më poshtë keni recetën tipike të përgatitjes së tespishtes në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Tespishtes Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
500 gr gjalpë i freskët

100 ml qumësht

Një lugë kafeje sodë

3 vezë të freskëta

500 gr miell

100 gr sheqer

Disa thelpinj bajamesh

Për sherbetin

500 gr sheqer

500 ml ujë

Një lugë kafeje vanilje

Përgatitja

Në një tenxhere të pastër dhe të madhe shtojmë gjalpin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr.

I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet.

Më pas, tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta.

Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr.

Vijojmë duke shtuar miellin duke e përzier me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shëputet nga anët e tenxheres.

Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një e nga një vezët duke mos ndërprerë procesin e përzierjes.

Brumin e përftuar e vendosim në një tepsi ose mbi tavolinën e kuzhinës.

E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte.

Brumin e spërkasim me kokërriza sheqeri nga të gjitha anët.

Tavën e spërkasim me pak gjalpë të shkrirë dhe vendosim brumin aty duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Më pas, i japim formë përmes një thike të mprehtë sipas dëshirës në romba apo katrorë dhe sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Tava futet në furrë për pjekje për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe  vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të lidhet apo të trashet.

Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas i hedhim sipër sherbetin e nxehtë.

Tespishte me bajame : Embelsi nga kulinaria Shqiptare Read More »

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve

Pirja e ujit me limon çdo mëngjes është një rregull që mund ta përvetësoni menjëherë.

Në fakt, janë miliona njerëz në botë të cilët e nisin ditën duke pirë ujë me limon, një praktikë shumë e shëndetshme sepse e ushqen trupin me vitaminat C, B por edhe kalium, karbohidrate dhe shumë ushqyes të tjerë.

Cilat janë vlerat dhe përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes

Kundër të ftohurës dhe gripit

Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin.

Inflamacioni

Limoni është shumë i dobishëm kundër inflamacionit. Ai rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Dhimbjet e kyçeve

Limoni rekomandohet edhe kundër simptomave të artritit dhe dhimbjeve të kyçeve, falë ushqyesve dhe vitaminave që përmban.

Forcon sistemin imunitar

Uji me limon është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Gurët në veshka

Përmbajtja e lartë e kaliumit tek limoni, rrit nivelet e citratit në urinë dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Aknet

Kjo pije e dobishme rregullon nivelet e pehashit në lëkurë, parandalon shfaqjen e akneve apo puçrrave dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Kundër dhimbjeve të muskujve pas aktivitetit fizik

Konsumi i ujit me limon qetëson muskujt dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga sforcimet gjatë aktivitetit fizik.

Rënia në peshë

Uji me limon është i pasur me ushqyes përfshirë fibrën e cila përmirëson tretjen dhe mbështet të gjitha sistemet që angazhohen në tretjen e yndyrnave. Ky lëng i pasur në vlera ndihmon në rënien në peshë dhe në përmirësimin e tretjes.

Çrregullimet me fshikëzën

Pini një gotë me ujë me limon gjatë vaktit për të zbutur çrregullimet e fshikëzës së urinës.

Për thonj më të fortë

Kjo pije forcon thonjtë dhe parandalon shfaqjen e pikave të bardha.

Helmimi nga ushqimi

Rreziku që na kanoset nga ushqimet është gjithnjë në rritje kur jemi në udhëtim ju rekomandohet të pini ujë me limon që të jeni më pak të rrezikuar prej helmimit nga ushqimi.

Urthi ose Refluksi gastroezofageal

Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal atëherë duhet ta pini lëngun me limon çdo ditë.

Problemet e brendshme të organizmit

Çrregullimi i indeve të buta shoqërohet me shumë simptoma, disa prej të cilave janë lodhja e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë.

Pirja e ujit me limon ju vjen në ndihmë për të qenë me energjikë dhe më pak të lodhur.

 Të dhënat e mësipërme janë të mjaftueshme për të pirë ujin me limon çdo ditë dhe për të marrë prej tij vlera të panumërta për të mirën e shëndetit tuaj.

Mos harroni se pas ujit me limon, duhet të merrni vaktin e mëngjesit për një ditë të mirë dhe plot energji.

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve Read More »

Arkitekti italian që “ndërtoi” Tiranën po hetohet në Itali, ja për çfarë…

Arkitekti italian, Stefano Boerit ka hartuae planin urbanistik “Tirana në vitin 2030” (Tr030).

Plani është miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Por arkitekti po hetohet në Itali, lidhur me procedurat për ndërtimin e qendrës Norcia.

Boeri po hetohet nga prokuroria italiane si drejtor i punimeve në rastin që ka çuar në konfiskimin parandalues të qendrës polivalente të Norcia, projektuar nga arkitekti pas tërmetit të 30 tetorit 2016.

Përveç Boerit është hetuar edhe kryetari i bashkisë së Norcia Nicola Alemanno . Boeri i tha ANSA-s se ishte iqetë, duke shtuar se ky është një keqkuptim i madh.

Plani Urbanistik i Boerit në Tiranë u vlerësua nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj si një projekt ambicioz dhe më i madhi në 100 vjet, që kur Plani i Përgjithshëm Lokal u projektua për herë të parë nga një studio italiane e udhëhequr nga Armando Brasini, i cili hap një fazë të re për të ardhmen e kryeqytetit shqiptar.

Plani i ri i përgjithshëm vendor, i kërkuar me forcë nga qeveria e Edi Ramës (ai ka kryetari i Bashkisë së Tiranës) dhe nga administrata e tanishme e Kryebashkiakut Erion Veliaj, përfshin të gjithë zonën metropolitane të Tiranës dhe gjithashtu merr në konsideratë lidhjet hekurudhore me aeroportin e Tiranës dhe portit të Durrësit, zona e gjelbër dhe korridoret e gjelbër, transportin publik, zonat e reja të zhvillimit të kontrolluar dhe zgjerimin e trashëgimisë arkitekturore të qytetit.

Plani i Përgjithshëm Vendor i Stefano Boerit propozon krijimin e një “Pylli Orbital” me 2 milionë pemë si një rrip i gjelbër i cili do të bëjë të mundur kufizimin e zgjerimit të qytetit të Tiranës përtej kufijve të tij aktuale.

Plani parashikon edhe ndërtimin e 20 shkollave të reja publike.

Arkitekti italian që “ndërtoi” Tiranën po hetohet në Itali, ja për çfarë… Read More »

U denoncua në emisionin investigativ, dorëhiqet zytari i lartë në Kavajë

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, per te ushtruar profesionin e tij si avokat. Këtë e konfirmoi edhe kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja në një komunikim me gazetarin e emisionit “Stop”.

Një ditë më parë emisioni investigativ “Stop” transmetoi rastin e nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça, i cili krahas detyrës së lartë, ushtronte dhe profesionin e avokatit, në kundërshtim me ligjin.

Kamera e fshehtë e emisionit shfaqi një ditë më parë shkeljet e Përparim Çaçës:

Qytetari – Kemi hartën e vjetër të komunës dhe atë letrën që na ka dhënë komuna atëherë. Kaq metra me kaq, kjo është prona e gjyshit filan fistekut, tani këta dalin me një pretendim, me një hartë tjetër pak më të re.

Përparim Çaça – Kush janë të tjerët?

Qytetari – Janë të lagjes.

Përparim Çaça – S’është puna e lagjes, sa janë 1, 2, 3? Sa janë? Sa veta janë?

Qytetari – 3… 3!

Përparim Çaça – Nuk e di! Ne jemi në ajër se unë nuk kam as letra, as shkresa, asgjë! Po nuk pashë letrat, po nuk pashë shkresat, kupton? M’i sill këtu dhe unë kam diçka që duhet ta vlerësoj edhe të them të takon, s’të takon sipas gjykimit tim, ë?  Unë punoj: Më sill letrat, më sill shkresat t’i shikojmë edhe të them: Zotëri i nderuar, këtë e fitojmë, i hyjmë! Edhe kur i hyj, e di se i hyj se do fitoj, nuk kam kohë për të humbur.

Qytetari – Unë doja të dija a ma merr përsipër si çështje?

Përparim Çaça – Unë do ta marr vetëm kur të shoh letrat! Edhe hartat… hartat nuk është problem se zgjidhen, shikohen.

Qytetari – Po pra, po!

Përparim Çaça – Se unë jam edhe nënkryetar bashkie këtu edhe ato të Luzit atje i marr origjinale ça duhet dhe shohim realisht si janë gjërat.

Qytetari – Fiks pra!

Përparim Çaça – Nuk na ngordh këtu puna, problemi është që të shikojmë mirë gjërat. Në rregull?

Qytetari – Në rregull!

Përparim Çaça – Mirupafshim.

Pas kësaj kamere të fshehtë, ku shfaqej qartë me zë dhe figurë Përparim Çaça duke vijuar aktivitetin e avokatisë, nuk mbeti gjë tjetër veçse të përballej gazetari i emisionit “Stop” me të.

Gazetari – Nënkryetar bashkie me zyrë avokatie, ditë e martë, ora 02:00. Duhet të jesh në orarin zyrtar të punës.

Përparim Çaça – Po, tani po iki atje se isha vetëm thjesht këtu. Këtu nuk jam unë se është një zyrë tjetër, ka ardhur një avokat tjetër.

Gazetari – Ju s’merreni fare me çështje?

Përparim Çaça – Fare, fare! S’kam të drejtë! Absolutisht, është absolutisht është ligji. Absolutisht, nuk ka shanse, as në gjykatë, askund, nuk mundem dot, është me ligj. Absolutisht

Unë që në momentin që kam qenë nënkryetar bashkie, licenca është e pa mundur! Thjesht kanë ngel ato… se do t’i heq. Absolutisht, mund të shkoni në gjykatë, të shikoni!

Gazetari i emisionit “Stop” u shpreh se sipas burimeve pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, nënkryetari i bashkisë ka kryer pagesën e taksave për vitin 2018, pavarësisht mohimit nga ana e tij për vijimin e aktivitetit si avokat pas marrjes së detyrës si nënkryetar i Bashkisë Kavajë.

Sot, nëpërmjet një telefonate, kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja tha se nënkryetari i këtij institucioni ka dhënë dorëheqjen nga posti publik, duke zgjedhur të vijojë aktivitetin e avokatisë.

“Absolutisht, rasti do shihet me detaje edhe në konform me ligjet, do të marr vendimet e mia. Megjithëse nga ana e zotit Çaça është një reagim që dje dhe ka kërkuar vetë që të largohet”.

U denoncua në emisionin investigativ, dorëhiqet zytari i lartë në Kavajë Read More »

Ishte vajza më e bukur e shkollës, aksidentohet me të dashurin, ajo që i ndodhi do ju shokojë

Ëndërra e saj ishte për t’u bërë një avokate e suksesshme dhe studioi per ta bere kete. Por ne jete nuk shkojne te gjitha gjerat si i kishim dashur, apo pritur.

Kesaj vajze, një aksident i shkaktuar nga i dashuri i saj, i cili në nerva e sipër e kaloi semaforin me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër, i ndryshoi rrjedhën e jetës.

23 vjeçarja ruse pësoi dëmtime të rënda në tru dhe në trup, duke u verbuar e duke humbur memorien për një periudhë.

Sot ajo është shndërruar tërësisht nga vajza që dikur e njihnin të gjithë, e sikur të mos mjaftonte kjo, familja e saj nuk i përballon dot shpenzimet ekonomike për ta kuruar e për t’i siguruar asaj një jetë të re.

Maria Lebedevan sot kërkon ndihmë për të gjetur të ardhura dhe mjekë që ta marrin përsipër dhe ta ndihmojnë.

Ishte vajza më e bukur e shkollës, aksidentohet me të dashurin, ajo që i ndodhi do ju shokojë Read More »

Kryemadhi paralajmëron Arta Markun: Kur të lirohet nga detyra, nuk do ia falë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeprokuroren Arta Marku për atë që mund ti ndodhë pasi të mos e ketë më postin që mban aktualisht. Kryemadhi tha se Kryeprokurorja është pa veting, që sot po shkel ligjin po nesër kur mos jetë më në këtë detyrë nuk do ia falë njeri shkeljen e ligjit. Kryemadhi  e cila ishte ajo që qëlloi kryeministrin me cizme ne senacën ku u votua Marku, tha se Kryeprokurorja është e përkohshme në këtë funksion, duhet të jetë shumë e kujdesshme në sjelljen e saj dhe në përdorimin nga segmente të caktuara në Partinë Socialiste.

“Për çdo shkelje ligji të Artya Markut nuk do të mbajë përgjegjësi Ermonela Felaj, Ulsi Manja apo Edi Rama. Nëse ajo do të bëjë vetingun në Prokurori le ta bëjë, por s’duhet të shkelë ligjin. Prokurorja e Përgjithshme është një grua e nderuar, shumë e mirë, por s’duhet të përdoret nga politika.

Ashtu siç jemi vigjilent ndaj Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Fatmir Xhafajt, ashtu jemi vigjilent edhe ndaj Arta Markut. Ne po vëzhgojmë, po mbledhim informacione, por ku t’i çojmë? T’i çojmë në Prokurori dhe të mbyllen denoncimet sikundër ndodhi me Ilir Beqajn?

Arta Marku duhet të jetë shumë e kujdesshme nga konfliktet mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, këtij të fundit dhe Arben Ahmetajt”, tha Kryemadhi në studion e Report Tv. Kryetarja e LSI tha se zgjedhja e Arta Markut ishte anti-kushtetuese dhe gabimi i Kryeprokurores ishte që betimin e bëri në atë seancë ku tensionet ishin të larta.

Kryemadhi paralajmëron Arta Markun: Kur të lirohet nga detyra, nuk do ia falë… Read More »