Aurora

Ja sa do të jenë çmimet e reja të referencës për taksën e shtëpive

Qeveria miraton çmimet e reja të referencës për të gjithë vendin. Mbi bazën e çmimeve të reja të referencës do të aplikohet taksa mbi ndërtesat, e cila hyn në fuqi në 1 prill.

Sipas metodës së miratuar në 7 mars, të gjithë personat që kanë në pronësi një shtëpi, garazh të mbyllur apo ambient tjetër do të paguajnë taksë mbi ndërtesën 0.05%, e cila do të llogaritet mbi vlerën hartën e vlerës.

Grupet që taksohen
Taksapagues është çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Vlera e pasurisë
Vlerë e pasurisë është vlera aktuale e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore e njohur me dokumente ligjore, ose vlera e përcaktuar me një nga metodat e përshkruara në këtë metodologji. Vlera e pasurisë është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet shkalla e taksës së pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore. Vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i çmimit për metër katror me sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore. Ndërsa “veprimtari ekonomike”, konsiderohet çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra dhe shërbime, përfshirë veprimtaritë nxjerrëse, industriale, tregtare, të shërbimit, bujqësore dhe veprimtaritë profesionale. Veprimtari ekonomike konsiderohet gjithashtu, shfrytëzimi i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar, me qëllim realizimin e të ardhurave me karakter të vazhdueshëm.

Përcaktimi i çmimit vlerësues
Përcaktimi i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore bazohet mbi prioritetet e vlerësimit, duke ndjekur një radhë të caktuar. Baza e vlerësimit mbështetet te vetëdeklarimi, si një detyrim për çdo taksapagues, për të vijuar më tej edhe me metodat alternative, nëse vetëdeklarimi nuk bëhet, nuk është i saktë apo nuk disponohen të dhëna të plota për një vlerësim të drejtë të pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore, që duhet të taksohet. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, për efekt të përcaktimit të bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme (ndërtesë) ndjekin këtë radhë vlerësimi:

Vetëdeklarimi
Çdo taksapagues duhet të vetëdeklarojë të dhënat për pasurinë e tij të paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore, që ka në pronësi apo në përdorim. Vetëdeklarimi bëhet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore apo çdo institucioni të autorizuar nga qeveria apo njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të marrë dhe për të përpunuar informacionin e vetëdeklarimit të taksapaguesit, për qëllim të zbatimit të legjislacionit përkatës të taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar me këtë metodologji, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë.

Ja sa do të jenë çmimet e reja të referencës për taksën e shtëpive Read More »

Duaje trupin tënd! Nënat ushqejnë fëmijët

Trina Cary ka bërë një fotosesion mjaft të rrallë. Fotografja australiane ka zgjedhur bregdetin e Sunshine Coast në Australi për të fotografuar 14 nëna teksa ato ushqenin me qumësht fëmijët e tyre.

Qëllimi i këtij albumi fotografik është që të ndihmojë nënat e reja anembanë botës për të “dashur” formën e tyre të trupit pas lindjes.

“Unë dua të ndihmojë gratë të mësojnë të duan ndryshimet në trupin e tyre, pas lindjes. Ne jemi të gjitha të bukura në mënyrën tonë dhe ne nuk duhet të krahasojmë veten me njëri-tjetrin.

Ushqimi me gji është një përjetim i veçantë dhe pse mos ta bëjmë këtë publikisht”, ka thënë Cary.

Duaje trupin tënd! Nënat ushqejnë fëmijët Read More »

10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit

Më 15 mars 2008, rreth orës 11:00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh.

Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 28 personave, që punonin në këtë fabrikë.

U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit Read More »

Pirja e duhanit ju bën të …

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e shurdhimit sipas një studimi të ri. Shkencëtarët zbuluan se 60% e të rriturve që pijnë duhan vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Megjithatë ky rrezik, për të humbur aftësinë e dëgjimit ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret.

Studimi japonez, ku janë përfshirë rreth 50000 njerëz, shtojnë listën e rreziqeve të pirjes së duhanit.

Tashmë ne e dimë që cigaret dëmtojnë mushkëritë, zemrën dhe shkaktojnë disa lloje kanceri.

Por lidhjet midis pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit kanë filluar që të vihe re vetëm kohët e fundit, pas një sërë studimesh që gjetën rezultate të ngjashme.

Studimi është bërë nga National Centre for Global Health and Medicine.

Ata gjetën se pirja e duhanit rriti rrezikun e humbjes së aftësisë për të dëgjuar qartë nga 20-60 %.

Autori kryesor Dr Huanhuan Hu botoi gjetjet e tij në revistën Nikotine and Tobacco Research.

Pirja e duhanit ju bën të … Read More »

Rritet niveli i ujit në Shkodër, sipërfaqja e përmbytur shkon në 2620 ha

Ka shkuar në 2620 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësia Administrative Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 280 ha.

Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha.

Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1150 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur.

Ministria e Mbrojtjes thotë se në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Ndërsa bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Deri me tani, nuk prezence uji brenda ne banesa ne zonat e prekura.

Rritet niveli i ujit në Shkodër, sipërfaqja e përmbytur shkon në 2620 ha Read More »

Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e kalasë në Lezhë, rrezikohet një banesë

Një banesë në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës rrezikohet nga rrëshqitja e dherave e gurëve. Sipas raportimeve nga terreni, ka pasur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar një pjesë të rrugës.

lezhe, rreshqitje (2)

Specialistët e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndërhyhet për largimin e gurëve nga rruga. Ndërkaq mësohet se nga rrëshqitja rrezikohet edhe një banesë që ndodhet pranë pjesës së dëmtuar.

Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e kalasë në Lezhë, rrezikohet një banesë Read More »

Naftëtarët e ARMO protestë në Tiranë, kërkojnë pagat

Naftëtarët e ARMO kanë nisur një protestë para Ministrisë së ekonomisë në Tiranë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe nisjan e punës në fabikë.

Kjo nuk është protësta e tyre parë por siç duket kërkësat e tyrë kanë rënë në veshin e shurdhër edhe të qeverisë por edhe të biznesit që menaxhon kompaninë.

Naftëtarët e ARMO protestë në Tiranë, kërkojnë pagat Read More »

Më të varfrit në rajon: 80% e shqiptarëve rrojnë me më pak se 10 USD në ditë

Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Sipas portalit Our World in Data, i cili ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44 për qind e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56 për qind jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë.  Të dhënat e Bankës Botërore, të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, janë për vitin 2013.

Krahasuar me rajonin Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë. Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh, dhe Bosnja me katër të pestat e popullsisë.

Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22 për qind të popullsisë. Në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në këtë prag është 71.3. Përqindjen më të ulët e ka Bosnja me 19.2 për qind.

Për sa i përket përqindjes së popullsisë që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë, përqindjen më të ulët e ka Mali i Zi, ku sipas të dhënave të Bankës Botërore, të cilat janë analizuar prej Our World in Data, është 0. Më pas renditet Bosnja me 0.03 për qind, Serbia me 0.06 për qind, Shqipëria me 0.18 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë, Kosova me 0.2 për qind dhe me përqindjen më të lartë renditet Maqedonia me 3 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë në ditë.

Më të varfrit në rajon: 80% e shqiptarëve rrojnë me më pak se 10 USD në ditë Read More »