Sa ar ka dalë nga fabrika e Rubikut gjatë periudhës së komunizmit? Përse ky proces qëndronte i fshehtë dhe ku shkonte kjo pasuri? Si vdiqën një pjesë e punëtorëve të këtij reparti të veçantë? Çfarë thonë dokumentet sekrete?
Për shumë kohë ky proces u mbajt i fshehtë, askush nuk mund të hynte e të dilte në repartin ku prodhoheshin lingotat e arit në Rubik, çdo dokument përcillej me vulën tepër sekret, sasitë shpesh janë kontradiktore.
Për më shumë ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.
Ligjin për gjuhën shqipe herën e parë e rrëzoi me dekret presidenti maqedonas Ivanov, pasi u votua në parlament. Më pas parlamenti sipas Kushtetutës e rivotoi. Tani ligji hyn në fuqi automatikisht, pasi presidenti vetëm njëherë ka të drejtë kushtetuese ta kthejë një ligj në parlament. Por Presidenti maqedonas nuk don ta dekretojë ligjin e parlamentit. Pas prononcimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov që sërish nuk do ta dekretojë Ligjin për gjuhën shqipe, atij i është drejtuar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke i kujtuar se nuk ka nga të shkojë. Nënteksti i kryeministrit Rama është i qartë: Mos e kruaj me shqiptarët, ndryshe shteti maqedonas fiket, siç fiket një qiri kur i fryn njeriu.
“Z. Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstitutiv në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i nderuar president Ivanov”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërkohë gjatë votimit të këtij ligji për herë të dytë nga parlamenti pati përplasje fizike mes kryetarit të parlamentit maqedonas i cili drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferi dhe kryetarit të opozitës, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Në një prej zonave krombajtëse në Tropojë është gjendur një masiv kromi me një vlerë të konsideruesheme.
Ky zbulim është bërë në Zogajt të Tropojës. Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Sahit Muja i cili pretendon se ka zbuluar në vendin e tij rezervën e kromit me sasinë më të madhe në botë.
‘Live ne Tropoje. Endrra e pa imagjinushme ralitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave te medha arritem te kapim nje nder rezervat me te medha te kromit ne bote ne Zogaj te Tropojes. Nje trup gjigant qe do ti siguroje kombit Shqiptare miljarda dollare. Ishte privilegj i madhe te kem shkencetaret me te mire ne bote e biznesmen te klasit botrore qe konfirmuan kte masive kromi qe eshte nder me cilsoret ne bote. Te gjathe ata qe nuk heqen dore nga une e qendruan pas meje ju falenderoj per punen fisnikerine e besimin. Perulem me shume rrespekt per te gjithe stafin e vllezrit e mi qe si luane erdhen nga Amerikaper te bere te mundur kte arritje kolosale. Zoti e bekofte dhe bashkoftekombin Shqiptare.’shkruan Muja krah fotos së publikuar në profilin e tij.
Votimja ishte personazhi i radhës që kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të rrëfyer historinë e dashurisë së saj.
Një dashuri që u bë burim konflikti midis familjes së Votimes dhe asaj. Historia nis kur ajo kishte qenë në 9-vjeçare dhe kishte dashuruar një djalë në fshatin ku ajo jetonte. Ky djalë ishte Sinani, të cilin familja e Votimes kishte refuzuar ta pranonte për shkak të diferencës në moshë që ata kishin midis tyre.
Arsyeja tjetër që ata e kishin kundërshtuar këtë lidhje ishte jeta që bënte Sinani, sepse sipas tyre ai nuk ishte një njeri familjar. Pas shumë pengesash Votimja ishte martuar me Sinanin, por familja e saj e kishte mohuar.
Ajo iu drejtua programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i kërkonte falje familjes dhe të bashkohej përsëri me ta pas 6 vitesh. Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa, një tek prindërit e Votimes dhe një tek gjyshërit e saj.
Familja kishte refuzuar që të filmohej ftesa, por nëpërmjet një kamere të fshehtë u kuptua që babai i saj e dinte se kush e kishte dërguar atë. Për këtë arsye ai nuk kishte pranuar që të vinte në program. Gjithashtu edhe ftesa e dytë që i ishte dërguar gjyshërve pati të njëjtën përgjigje. Për arsye shëndetësore gjyshërit nuk kishin pranuar që të vinin në program.
Është hera e parë që në programin “Dua të të bëj të lumtur”, të ftuarit refuzojnë të vijnë në studio. Në fund Votimja i kërkoi falje familjes së saj madje tha: “Të mos më falin mua vetëm sepse jam vajza e tyre, por të më falin sepse mbesa kërkon vazhdimisht t’i takojë”.
Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër.
Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Në letër shkruhej:
“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?
Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?
I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.
Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.
Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.
Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel
Doja t’ju kujtoj se:
Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë.
Sot dhe ditët në vazhdim mos bëni më vetëm kontrollet rutinë. Ju duhet të shikoni edhe për shenjat apo ndryshimet e çuditshme në trupin tuaj. Këtu janë disa që ne i neglizhojmë shpesh:
20 shenjat që mund të jeni të prekur nga kanceri
1.Frymëmarrje me vështirësi, kjo është për kancerin e mushkërive.
2.Kollë dhe dhimbje gjoksi – disa lloje të kancerit si mushkëria dhe leuçemia, e bëjnë kollën një shenjë të shpeshtë. Duket si kollë ose bronkit, por është më shumë se kaq. Gjithashtu dhimbja e kraharorit mund të shkojë nga gjoksi në shpatull dhe poshtë krahut
3.Ethe dhe infeksion- mund të jeni të prekur nga leuçemia. Leuçemia bën që palca të krijojë qeliza të sëmura të gjakut.
4.Vështirësi në kapërcim nënkuptojnë kancerin e gojës ose të ezofagut ose kancerin e mushkërive.
5.Ënjtja në nyjet limfatike të qafës / sqetullës / ije do të thotë se sistemi limfatik mund të jetë me kancer.
6.Më shumë gjakderdhje sesa zakonisht – kjo mund të nënkuptojë që qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet janë prekur.Mund të jeni me leuçemi.
7.Dobësi / lodhje –duhet të shikoni edhe për shenja të tjera. Nëse jeni çlodhur mjaftueshëm, por ende ndjeni lodhje, konsultohu me mjekun.
8.Ndiheni të fryrë ose keni shtuar peshë – gratë me kancer në vezore kanë simptoma të tilla për një kohë më të gjatë.
9.Ndiheni të ngopur dhe keni më pak oreks – një shenjë tjetër e kancerit të vezoreve. Gratë hanë më pak sepse ndihen të ngopura.
10.Dhimbja e legenit dhe dhimbja e barkut – kjo do të thotë kancer në vezore.
10 arsye të tjera që vuani nga kanceri
Gjak në zorrën e trashë- kjo është shenjë e qartë e kancerit të zorrës së trashë ndaj shkoni menjëherë te mjeku.
2.Humbja e çuditshme e peshës – kjo mund të jetë kancer i zorrës së trashë ose kancer i traktit të tretjes. Do të thotë se kanceri është tani në mëlçi, kështu që trupi nuk mund të trajtojë siç duhet mbeturinat.
3.Dhimbje të forta të barkut mund të jenë të lidhura me kancerin e zorrës së trashë.
4.Dhimbje në gjoks dhe ënjtje – mund të jeni të prekur nga kanceri i gjirit.
5.Ndryshimi i qafës së mitrës – shenjë e përbashkët e kancerit të gjirit.
6.Dhimbje anormale gjatë periudhës së menstruacioneve mund të jetë simptomë e kancerit të mitrës.
Fytyra e fryrë – disa pacientë të kancerit të mushkërive thonë se kanë fytyrë të fryrë dhe të kuqe.Kjo mund të jetë si pasojë e tumoreve të vogla të mushkërive .
8.Ndryshime në lëkurë përtej gjendjes normale, mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës.Bëj një kontroll të thonjve por dhe të gjithë trupit.
9.Ndryshimet e thonjve mund të jenë simptomë e kancerit të mushkërive ose kancerit të lëkurës nëse keni njolla kafe dhe të zeza, nën thonj. Thonjtë e zbehtë dhe të bardha janë shenjë e kancerit të mëlçisë.
10.Dhimbje mesi ose në anën e djathtë mund të jenë shenjë e kancerit të mëlçisë. Gjithashtu kanceri i gjirit e bën këtë dhimbje për shkak të pozicionimit, nëse kanceri ka prekur tashmë brinjën.
Poblemet familjare midis nuses dhe dhe vjehrres jane akoma nje plage per shoqerine shqiptare. Djali i martuar me dy femije i dergon nje leter ndjese nenes se tij pasi nuk kishte reaguar ne lidhje me sherret qe kishte pasur me nusen e tij duke i derguar nje leter asaj Kjo leter qe po shkruaj eshte nje mesazh per burrat qe mos ti harrojne nenat dhe do ti kerkoja grave qe nje here te vihen ne poziccionin e burtit te tyre Une jam nga jugu i Shqiperise nga qyteti i luleve. Tani jam babai i dy femijeve Babai im ka qene oficer kurese ime me shefe kuzhine. Ne kohen kur prindet e mi do beheshin me femi babai im u transfrrua ne kufi per dy a tre muaj. Ai u gezua shume kur ime me i tha qe ishte shtatezane e puthte dhe i fliste shpesh barkut te saj. Nje dite kur po kryente sherbimin ushtarak , nje pushk u shkrep pa dashje duke e lene ne vend babain tim. Kjo ishte nje dhimbje e madhe per nenen time qe dhe sot qe eshte 65 vjec e kujton me lot ne sy tim ate. Une vazhdova studimet e larta dhe u dashurova me nje vajze nga Shqiperia e mesme.
Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:
“Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh” – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.
Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.
Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.
“Kjo s’hahet” – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.
“Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj?” – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.
Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua.
Ajo mund të më kishte abortuar menjëherë pas vdekjes së babait, por më lindi dhe më rriti mes gjithë mirave. Nusja, me gjysëm zëri, më kërkoi falje dhe fjetëm.
Pas disa kohësh edhe ime shoqe mbeti shtatzënë dhe sigurisht që u lumturuam. Gjatë gjithë shtatzanisë së gruas, ime më gatoi, lau, hekurosi e bëri gjithë punët.
“S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.”
Kështu, ime shoqe ndenji si bijë mbreti jo vetëm gjatë shtatzanisë, por edhe pas lindjes së vajzës. Bëri vetëm gjysmën e lejes së lindjes se sigurisht, ishte nëna ime në shtëpi. Arriti deri aty sa, kur gruaja filloi punë, ime më tha që ta kalonim krevatin e vajzës nga dhoma e saj.
” Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…”
E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqeflinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.
“Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! “– ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.
Nga natyra jam burrë i durueshëm dhe i pallafe, por në atë moment më vloi gjaku. Më kujtohet vetëm që pashë krahun tim të ngrihej lart dhe kam dëgjuar zhurmën e shëmtuar që bëri ndërsa u përplas në fytyrën e bukur të gruas sime. Ajo ngriu dhe filloi menjëherë të qante. U nis për nga dhoma e gjumit që të mbyllte derën, por e ndoqa dhe arrita të hyja.
“Si ka mundësi të mos e kuptosh se ç’sakrificë po bën ime më që ne të dy të shijojmë gjithë martesën tonë? Si ka mundësi që nuk bën dot një krahasim të kushteve ku po rritet vajza jonë me fëmijët e tjerë që i ke spitaleve gjithë kohën? Vajza jonë shkon në spital vetëm kur ka vaksinat. Si dreqin arrin të mbyllësh sytë në këtë mënyrë?” – i thashë dhe dola nga dhoma.
Kur shkova në kuzhinë, gjeta time më që qante. Më kapi nga duart dhe më tha:
“Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të ziheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde” – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.
E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.
Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime.
Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.
Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë.
“Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.
Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.
“Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin?” – i thashë.
“Jam mirë bir”, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhimbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.
“Nesër do të shkojmë bashkë në spital”, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.
“Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital” – i thashë sime shoqeje.
Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm ilaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.
“Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gjirin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët” – i thashë.
“Jooo, bir, mos ma shto dhimbjen” – foli me zërin e mekur.
“Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.
Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.
“Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta lënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë”– i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.
E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë.
Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.
Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos