Aurora

Ngjarje interesante!Ja cka i bëri Vjehrra e mencur, rejave të saj

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:

Unë i kam tre djem dhe të gjithë elhamdulilah janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…
Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj…

Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta….

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e hetuar…

Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bërtas reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rëndë, derisa sa më tha: oj pshurravicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë..

E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij…

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pisllëk me të cilin kam jetu qe sa vite..

Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time…

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë…

pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi…

Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash:

Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë..

U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha: Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë…

Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj…

Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre…

Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë: këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç i rash pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël… ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.

Ngjarje interesante!Ja cka i bëri Vjehrra e mencur, rejave të saj Read More »

Ajo është 80 vjec dhe nuk ka thinja në kokë. Sekreti është në këtë pije!

Këto ditë është vërtet e rëndësishme për të pastruar toksinat nga trupi juaj. Metoda me e mire per detoksifikimin eshte trajtimi me bar gruri.

Një nga gjërat më të rëndësishme se kurrë më parë është detoksifikimi,pasi ne ditet e sotshme hasim shume stres,nje mjedis te kontaminuar,ushqim te varfer.

Pastrimi i trupit me barin e grurit mund t’ju ndihmojë që të rrisni energjinë tuaj dhe të përmirësoni shëndetin tuaj.

Këtu janë disa shenja që tregojne se keni nevojë për detoksifikim:

Dispepsi

Probleme te lëkurës

Ere e pakëndshme e trupit

Plagë dhe gazra

Dhimbje koke

Alergji

Rritje e tepërt në peshë ose humbje peshe

Depresion

Kapsllëk

Lodhje, përqendrim te dobët, kujtese te dobët

Plakje e parakohshme

Ajo është 80 vjec dhe nuk ka thinja në kokë. Sekreti është në këtë pije! Read More »

Kishat e Voskopojës të rrezikuara, mund të zhduken

Objektet e kultit postbiznatine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen. Jane 12 kisha që po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe vjedhjeve. 12 objekte kulti të periudhës post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë klasifikuar mes 7 vendndodhjeve monument kulture më të rrezikuara në Europë.

Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur ato krah monumenteve të tjera si në Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Fondacionit E shkuara për të Ardhmen Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një spektër të gjerë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij ngre domosdoshmërinë e ndërhyrjes

“këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë, duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre. Këto vuajnë pasi nuk ka pasur restaurimi prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Kliti Kallamata, kreu i fondacionit “E shkuara për të ardhmen”.

Ky klasifikim duket shpresëdhënës pasi parashikon ndërhyrje në këto objekte Monument Kulture të cilat kanë vlera të veçanta për trashëgiminë tonë kulturore.

Kishat e Voskopojës të rrezikuara, mund të zhduken Read More »

Java e batutave: “Më mirë të qajmë nga malli, se nga halli”

Ashtu çdo të shtunë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, nuk ka munguar rubrika humoristike, me momentet më pikante të javës. Seanca plenare, por edhe aktivitete të ndryshme politike të ndodhura përgjatë kësaj jave, janë shoqëruar me debate e replika mes forcave politike.

Ajo çka ra në sy në seancën parlamentare të kësaj së enjte, ishin padyshim batutat e përdorura nga ligjvënësit nga foltorja e Kuvendit. Jo pak të qeshura shkaktoi në sallë batuta e deputetit socialist Pandeli Majko teksa replikonte me deputetët demokratë.

Një tjetër shprehje ishte ajo e socialistit Taulant Balla teksa fliste për akuzat e opozitës për drogën.

 

E më pas ka ardhur edhe një batutë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka përmendur një shprehje të nënës së Petrit Vasilit.

“Ajo na thotë ‘më mirë të qajmë nga malli, se nga halli’”, tha Kryemadhi.

E padyshim objektivit të kamerave nuk mund t’i mungonte edhe stili elegant i zonjave deputete teksa i bashkoheshin sallës së seancave këtë të enjte.

 

Java e batutave: “Më mirë të qajmë nga malli, se nga halli” Read More »

Xhaçka-Ademit: S’kishit pastruar kanalet, prandaj u përmbyt fshati

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një pasqyrim të qartë të situatës së përmbytjes në Shkodër, pas akuzave të kryetares së bashkisë së Shkodrër Voltana Ademi e cila tha se qeveria nuk ka ndihmuar banorët e përmbytur, por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Xhaçka në një intervistë për ERT TV shpjegoi se përmbytja nxori në pah problemin e pastrimit të kanaleve kulluese të cilat u bllokuan nga mbetjet e pa pastruara nga bashkia. Kjo solli dhe përmbytjen e fshatrave duke dëmtuar tokat bujqësore, madje ministja e Mbrojtjes ka provuar me fakte, duke treguar me foto kanalet e mbushura me mbetje.

“Voltana Ademi e cila nuk bëri detyrën e saj si kryetare e bashkisë por vetën ka hedhur përgjegjesinë e saj tek të tjerët. Kemi administruar të gjithë situatën në Shkodër, duke mundësuar ushqime, ilaçe. Hapjen e rrugëve për çdo vend që ka pasur probleme. Madje kemi shpërndarë ushqime për kafshët. Kryetari i bashkisë ka përgjegjsinë të administroje problemin në zonën që ajo drejton. Përgjegjesia e Voltrana Ademit ishte të planifikonte një plan për zonat që përmbyten por nuk e ka bërë edhe pse nuk është kompetencë, nuk ka deklaruar emergjencat civile në bashkinë që ajo administron. Ajo ishte detyra e kryetares së bashkisë të administronte problemin, ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje për tiu ardhur në ndihmë banorëve. Në buxhetin e bashkisë së Shkodrës janë 6 milionë lekë të cktuara për emergjencat civile ndërkohë që duhet të ishte 10 milionë lekë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes”,-tha Xhaçka.

Bashkia thotë se ka ujë në shtëpitë e banorëve?

Nuk ka ujë në shtëpitë e banorëve pasi kemi ndërhyrë, shtëpitë janë të sjhpërndara bashkia shkodër nuk bëri detyrën e saja si bashki për tiu ardhur në ndihmë banorëve. Në të gjitha fshatrat nuk ka prezenca të ujit në banesa por vetëm në toka bujqësore. I vetmi bashkëpunim ka qenë tryeza e diskutimit me emergjencën civile, më pas ka patur hedhje pritje të përgjegjsisë. Voltana Ademi ka vite që nuk pastron kanalet kulluese, por i ka lënë të mbushen me mbetje kjo solli dhe bllokimin e kanaleve të cilat përmbytën edhe tokat bujqësore. Forcat e armatosura kanë qenë në terren duke evakuar 750 banorë që rrezikoheshin nga përmbytja.

Ka patur toka të përmbytura në Anën e Malit, Dajç, bashkia deklaroi se situatë është e rëndë?

Situata nuk është ajo që paraqet Voltana Ademi por krejtë ndryshe, jo e gjithë toka ka qenë bujqësore madje nuk është përdorur. Ne kemi punuar për largimin e ujit në tokat pujqësore, kemi shpërndarë ushqime, uji, dhe koncentrat. Voltana Ademi nuk ka marrë masa parandaluese për të shmangur përmbytjen por as për fonde që do të ndihmonin banorët.

Xhaçka-Ademit: S’kishit pastruar kanalet, prandaj u përmbyt fshati Read More »

Komisioni Hetimor për Tahirin, deputeti i PD: Aksioni i parë politik, të zbardhet e vërteta

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se ngritja e Komisionit Hetimor për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe fenomenin e kultivimit të drogës në vend, është aksioni i parë politik. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, deputeti demokrat thotë se këto dy çështje janë në interes të publikut, pasi fenomeni i kultivimit të drogës është zgjeruar ndjeshëm pas vitit 2013.

Sipas Alibeajt, gjatë punimeve të këtij Komisioni do të diskutohet nëse ka patur pengesë të punës së Prokurorisë për rastin “Tahiri”. Duke përmendur ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, Alibeaj tha se një veprim i tillë u bë pengesë për hetimet e Prokurorisë.

“Nuk ka ndonjë të fshehtë të madhe për të kuptuar punën e komisionit hetimor. Objektiv i komisionit janë përcaktuar dy çështje kryesore, së pari për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ky fenomen ka patur edhe mbështetje politike, madje një zhytej totale politike, siç është rasti i përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Së dyti pra është çështja e përfshirjes së ish-ministrit Tahiri. Komisioni hetimor nuk heton hetimet e prokurorisë, nuk e lejon ligji, kushtetuta, ajo çka ne kemi interes është korrektesa ligjore, pra fakti: “a e kanë mbështetur apO e kanë penguar të drejtën për të hetuar të organeve të Prokurorisë”, u shpreh deputeti i PD.

Alibeaj tha se ky Komision Hetimor do të ketë një afat kohor, pra nga një periudhë e caktuar kohore prej nga do të fillojë puna hetimore. Sa i takon rasteve të kultivimit të drogës në Shqipëri, Alibeaj pranoi se gjatë qeverisjes së PD ka qenë vetëm rasti i Lazaratit.

“Kur themi se do të diskutohet për fenomenin e kultivimit të drogës, nuk do të ketë limit, sepse çështja është sensibilitet publik, më shumë se politik. Ky fenomen, që unë e pranoj se ka patur ndonjë ishull të izoluar siç ishte Lazarati, dhe që ishte faj i yni; por ne pretendojmë që më së paku nga 2013 e këtej kultivimi i drogës u rrit ndjeshëm. Kjo ishte një strategji e qartë qeveritare, me mbështetje të qeverisë. Kemi prova që drejtues të policisë, të cilët u rimorën në punë pas 2013, kishin këtë gjë në fokus”, tha Alibeaj.

Komisioni Hetimor për Tahirin, deputeti i PD: Aksioni i parë politik, të zbardhet e vërteta Read More »

5 qytetet e pabesueshëm në botë, por të humbur

Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister. Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin i 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë. Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur. Në këtë galeri do të shohim 5 qytetet e humbura më të njohura, të cilët janë rizbuluar dhe mund të shkoni edhe t’i vizitoni.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Angkor, Kamboxhia

Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit. Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.

Pompei, Itali

Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën.

Teotihuacan, Meksikë

Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikës. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

Atlantida

Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm

5 qytetet e pabesueshëm në botë, por të humbur Read More »

Zbulohet ilaci natyral qe rikthen shikimin deri ne 99 %

Në të ardhmen, një kompani farmaceutike zvicerane do të fillojë prodhimin e ilaçit të quajtur ” Kura Kur’anore”. Ky medikament u zbulua nga Abdul Basit Mohammed dhe pretendohet të rivendosë vizionin deri në 99 përqind. Ai pohon se ky ilaç u gjet në librin e shenjtë islamik të Sures Jusuf, vargu 84 .

Në ajetin 84 thuhet se paraardhësit tanë shpesh përdorën djersën si ilaç natyral për shumë çështje, veçanërisht kur ajo erdhi në shërimin e syve dhe në rivendosjen e vizionit.

Eksperimentet u bënë me lepujt dhe njerëzit, duke treguar se ilaçi me të vërtetë bën mrekulli. Pra, çfarë mendoni për këtë? A është e mundur për të rikthyer shikimin pa kaluar një operacion? E pra, del se kjo tashmë është bërë realitet dhe se me të vërtetë funksionon.
Shpikësi donte që ilaçi të quhej” Kura Kur’anore”, kërkesa e tij u miratua dhe kompania zvicerane së shpejti do të fillojë me prodhimin

Zbulohet ilaci natyral qe rikthen shikimin deri ne 99 % Read More »