Megjithëse mund të marrin të gjitha deklaratat e dashurisë dhe fjalët më të ëmbla të botës nga i dashuri i tyre, vajzat kanë një fiksim të madh të gjitha – atë propozimin e ulur në gjunjë nga partneri i tyre dhe “A do të martohesh me mua?”.
Kush thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë këtë moment, me siguri, nuk thotë të vërtetën.
Edhe Armina Mevlani është një prej atyre vajzave ëndërrimtare që ka pasur fatin ta shijojë ëndrrën në realitet. Propozimin për martesë, blogerja e njohur e ka marrë në një vend shumë special dhe shumë romantik, në liqenin e Como-s në Itali.
Prej vitesh, Armina dhe Shkëlzeni këtu kanë edhe një stol të vetin, aty ku kanë lidhur kujtimet vit pas viti dhe aty ku e ushqyen dashurinë e tyre, shkruan “Class”.
Sonte, e ftuar në “Piter Pan”, Armina rrëfeu edhe për momentin magjik, ditën më të bukur të jetës:“Më ka ndodhur siç e kam ëndëruar, prandaj ju them se duhet të besoni në përralla. Propozimin e kam marrë në një vend shumë special. Ne kemi shkuar gjithmonë në një vend, në Como. Zeni e kishte lënë unazën te ballkoni i liqenit. Kemi edhe një stol aty ku rrimë gjithmonë bashkë. Pasi ma dha unazën, më tha: “Do të doja ta kaloja jetën me ty”.
Si mund të ndihesh pas kësaj?
“U emocionova, nuk e prisja… Ishte dita më e bukur e jetës sime” – tha Armina pas këtij propozimi.
Shqipëria pritet të hedhë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Sipas progres raportit, që do të publikohet sot, por është zbardhur tashmë nga mediat e huaja dhe ato vendase, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por jo për Turqinë. Për Shqipërinë, hapja e negociatave kushtëzohet me ecurinë e e mëtejshme të reformës në drejtësi, sidomos procesit të vettingut.
Sipas raportit, “Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”.
Komisioni ka vlerësuar luftën ndaj kultivimit të drogës në vitin 2017, progres në luftën ndaj korrupsionit, teksa ka pasur një rritje të ndëshkimeve të zyrtarëve të ulët e të mesëm, reforma në administratën publike ka qenë pozitive, ndërsa është kritikuar rritja e polarizimit politik.
Ç’ndodh më pas?
Katër vjet më parë Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE dhe gjatë kësaj periudhe punoi për plotësimin e kushteve për të kaluar në fazën tjetër, atë të hapjes së negociatave.
Pas hapjes së negociatave, do të hapen kapitujt e veçantë, ku më të vështirët janë ai 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, çështjet e brendshme dhe të drejtat e njeriut. Këto aspekte do të shoqërojnë të gjithë negociatat, duke qenë se janë pika të dobëta për gjithë Ballkanin. Kjo është arsyeja se përse është vendosur për një qasje të re ku kapitujt e parë që hapen janë ata më problematikë. Më pas do të vazhdohet me kapitujt e tjerë, ku do të vendosen plane të detajuara. Më pas procesi vijon me mbylljen e kapitujve, pra që do të thotë se të gjitha kërkesat janë përmbushur dhe zbatohet. Më pas vjen anëtarësimi. Kroacisë iu deshën rreth 8 vjet, por për ne kjo rrugë mund të jetë edhe më e gjatë.
Disa data të rëndësishme të “udhëtimit” të Shqipërisë drejt familjes europiane
1992 – Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria përfiton financime nën programin “Pare” të BE-së.
1997 – Qasja rajonale. Këshilli i Ministrave i BE-së vendos kushtëzimin politik dhe ekonomik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
1999 – Shqipëria përfiton nga Preferenca Tregtare Autonome me BE-në.
1999 – BE-ja propozon një proces të ri të Stabilizim-Asociimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.
Qershor 2000 – Këshilli Europian në Feira thotë që të gjitha vendet e SAP janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE.
Nëntor 2000 – Takimi i Zagrebit lançoi Marrëveshjen e Stabilizim –Asocimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.
2000 – Zgjerimi i hyrjes pa doganë në tregun e BE-së për prodhimet “made in Albania”.
2001 – Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave për MSA me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut fton Komisionin të paraqesë draftin e direktivave për negocimin e SAA.
2001 – Viti i parë i programit “Ndihmë Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim” (CARDS) i projektuar posaçërisht për vendet në proces stabilizim-asocimi.
Tetor 2002 – U miratuan direktivat e negocimit të SAA-së.
Janar 2003 – Presidenti i Komisionit Romano Prodi hapi zyrtarisht negociatat për SAA-në midis BE-së dhe Shqipërisë.
Qershor 2003 – Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit (SAP) u konfirmua në Këshillin Europian të Selanikut si politikë e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Qershor 2004 – Këshilli vendosi mbi partneritetin e parë europian për Shqipërinë.
Janar 2006 – Këshilli rishikoi partneritetin europian me Shqipërinë.
Maj 2006 – Hyrja në fuqi e marrëveshjes së ripranimit KE-Shqipëri.
Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SAA) në Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Këshillin në Luksemburg.
Dhjetor 2006 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme.
Janar 2007 – Hyn në fuqi instrumenti i ri për paraanëtarësimin (IPA).
Maj 2007 – Adoptimi i Dokumentit të Planifikimit Shumëvjeçar Indikativ
Shtator 2007 – Nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Shqipërisë dhe BE-së.
18 tetor 2007 – Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen Kuadër për IPA-n
Janar 2008 – Marrëveshja e lehtësimit të vizave hyn në fuqi.
22 janar 2008 – Shqipëria dhe KE-ja nënshkruajnë Marrëveshjen Financiare për Instrumentin për Paraanëtarësimin (IPA programi).
Mars 2008 – Nis dialogu për liberalizimin e vizave.
Qershor 2008 – Komisioni Europian paraqet udhërrëfyesin identifikuese me kërkesat specifike për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
1 prill 2009 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA).
28 prill 2009 – Shqipëria dorëzon aplikimin e saj për anëtarësim në BE.
15 prill 2010 – Shqipëria dorëzon përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit.
27 maj 2010 – Komisioni Europian miratoi një propozim mundësues për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për të udhëtuar në vendet e Shengenit pa pasur nevojë për një vizë afatshkurtër.
24 qershor 2014-Këshillit i ministrave i BE-së mori vendimin për dhënien Shqipërisë statusin e vendit kandidat/Monitor
Qendra Historike e Vlorës po rijetëzohet duke u shëndrruar në një vlerë tjetër të shtuar për turizëm dhe në një destinacion atraktivë dhe tërheqës kulturor.
Punimet për Qendrën Historike të Vlorës kanë nisur dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet që po kryhen, ku u shpreh se pas përfundimit të projektit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët.
“Një qendër e re turistike e komerciale në Vlorë, e cila nuk është vetëm mure e fasada. Punimet do të përfshijnë rrjetin inxhinierik e atë të ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë inspektimit.
Programi i qeverisë shqiptare, që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët, por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës ka filluar të japë frytet e veta.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: Rruga “Justin Godard”.
Rruga Justin Godard ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.
Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës./ATSH
Ka shumë persona të cilët nuk konsumojnë mish të organeve për shkak se mendojnë që nuk janë të shëndetshme, sepse ato filtrojnë toksinat nga trupi i kafshëve.
Shpesh, kjo bëhet edhe një problem duke çuar në neveri ndaj këtyre pjesëve të mishit. Por, duhet të dini se mishi i organeve, sidomos mëlçisë janë plot multivitamina.
Mëlçia
Mëlçia është një burim i rëndësishëm i retinolit, që ndihmon në formimin e vitaminës A. Ju duhet të hani mëlçi të paktën 2 herë në javë në mënyrë që të merrni në sasi të mjaftueshme vitaminën A, veçanërisht nëse keni probleme me lëkurën.
Folatet, cholinet dhe vitamina B12 janë tre elemente ushqyese që gjenden me bollëk në mëlçi. Janë shumë të rëndësishme përsa i përket dietës Paleo. Cholinet janë të përqëndruara kryesisht te vezët dhe te mëlçia, kështu që nëse nuk hani të verdhat e vezëve, përpiquni të shtoni mëlçi në dietën tuaj.
Gjithashtu, fasulet përmbajnë shumë folate dhe nëse nuk i preferoni ato, zëvendësojini duke ngrënë mëlçi. Nëse keni mangësi të bakrit në organizëm, konsumoni mëlçi viçi sepse përban këtë element të domosdoshëm për organizmin. Por, nëse keni nevojë të kufizoni sasinë e bakrit, bëni mirë të hani mëlçi pule.Organ-Meats-Heart-Brain-Kidneys-LiverNdër të tjera, mëlçia është:
Një burim i shkëlqyer i proteinave
E pasur me vitaminë A, B, B12
Një nga burimet më të mira të acidit folik
Një mënyrë e mirë për të marrë hekur, bakër, zink
Organet, sidomos mëlçia janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietave të grave shtatzëna, sepse përmbajnë shumë folate. Rekomandohet që gratë shtatzëna të shtojnë në dietën e tyre mëlçinë, rreth 120 gr në javë.
Dr. Johanna Budwig u bë një nga armiket më të mëdha të firmave farmaceutike. Ajo kishte krijuar një kurë që u shpëtoi jetën shumë të sëmurëve me kancer. Ajo madje u nominua për Çmimin e 6-të Nobel në mjekësi. Përdori përbërës jotoksikë për të përgatitur trajtimin e pacientëve të saj, përbërës që nuk kanë efekte anësore.
Por qeveria e ka ndaluar protokollin Budwig, që në vitet ‘50, prandaj shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të. Ajo pretendonte se e kishte gjetur kurën për shumë raste pacientësh, e megjithatë doktorët refuzonin ta dëgjonin. Një prej arsyeve që e refuzuan ishte edhe humbja e përfitimeve të tyre.
Industria e medikamenteve është një prej më fitimprurëseve dhe kompanitë e mëdha farmaceutike bëjnë shumë para nga trajtimet e kancerit. Pra, nuk është në interesin e tyre që të konfirmojnë kura të veçanta të kancerit.
Meqënëse kanceri është një nga sëmundjet më të përhapura në historinë e mjekësisë, shumë njerëz përpiqen që ta mbajnë në këtë mënyrë, për të përfituar më shumë të ardhura nga mjekimet.
Njerëzit e shëndetshëm kanë nivel oksigjeni në gjak mes 98 dhe 100, kur matet me oksimetër pulsi, ndërsa te pacientët me kancer është vetëm 60. Kjo ndodh sepse tek pacientët me kancer, ai zëvendësohet nga dioksidi i karbonit. Mungesa e oksigjenit është një nga faktorët që çon në krijimin e tumoreve dhe qelizat janë të detyruara që të pësojnë mutacion, gjatë kohës që tentojnë të furnizojnë veten me energji, nga procesi i fermentimit të sheqerit.
Edhe Dr. Otto Warburg i ka dokumentuar këto fakte me të cilin fitoi Çmimin Nobel në mjekësi në 1931. “Protokolli Budwig” stimulon furnizimin me oksigjen të qelizave më shpejt se sa çdo terapi tjetër. Budwig besonte se edhe dietat pa yndyrë mund të ndihmojnë, prandaj ajo shmangu ushqimet që thithnin më shumë oksigjen dhe shtoi në dietë ato ushqime të cilat janë të shëndetshme.
Ajo sugjeroi gjithashtu se rrezet e diellit, që janë një burim natyral i vitaminës D3, kanë veti shumë të mira anti-kancer dhe janë shumë të rëndësishme.
Gjithashtu, protokolli ka dy faza. Faza e parë bazohet se konsumin e nënproduktit të djathit (gjiza quark) dhe vajit nga farat e lirit. Ndërsa faza e dytë konsiston në një dietë speciale që zgjat 6 muaj.
Faza e parë
Përbërësit:
5 lugë gjelle me vaj nga farat e lirit ose 3 lugë gjelle me fara liri të shtypura
1 filxhan me djathë ‘quark’
Pak piper të kuq
Udhëzimet
Ju duhet të përzieni të gjithë përbërësit dhe ta konsumoni këtë përzierje të paktën njëherë në ditë.
Faza e dytë
Gjatë fazës së dytë ju duhet që të ndiqni këto rregulla:
Konsumoni vetëm ushqime të freskëta.
Mos pini ujë nga shishet plastike.
Shmangni sheqerin, ushqimet e përpunuara, yndrnat shtazore dhe mishin joorganik.
Mos pini pije të gazuara.
Shmangni gjalpin, margarinën, majonezën.
Zëvendësoni sheqerin, me ëmbëlsues natyralë, si mjalti.
Shmangni përdorimin e salcave të gatshme tek sallata.
Pini nga një filxhan çaj 3 herë në ditë, si edhe lëngje frutash të shtrydhura vetë nga karotat, selinoja dhe rrepat.
Shmangni kripën.
Shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë, sheqerin, kripën, miellin.
Mos konsumoni produkte soje.
Hani një lugë gjelle vaj kokosi në ditë.
Shmangni vajin e peshkut dhe vajërat e hidrogjenuar.
Pini çaj jeshil çdo ditë.
Shmangni përdorimin e produkteve kozmetike dhe kremërat e diellit dhe gjeni alternative më të shëndetshme për sapun, zbardhues rrobash dhe detergjentë.
Kufizoni përdorimin e ilaçeve.
Mbresa nga biologu Aleko Miho, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Turizmi është një çështje tepër e përfolur në gjithë këtë periudhë tranzicioni, i quajtur shpesh si një nga shtyllat më të forta të ekonomisë, si shpresë për të nxjerrë vendin nga prapambetja e trashëguar. Natyrisht, në gjithë këto vite ky sektor ka pësuar ndryshime të dukshme në përmasa dhe infrastrukturë, më e theksuar kjo në zonën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil. Kjo tregon qartë se turizmi veror bregdetar mbetet sundues. Mendoj se turizmi historik-kulturor ka pësuar një farë rritje, aty këtu edhe turizmi fetar, kurse turizmi dimëror ende më pak, kjo për mungesë infrastrukture rrugore dhe shërbimesh në zonat tona malore, por edhe për mungesë tradite turistike në vend. Ky është një dallim thelbësor me turizmin në vendet e tjera të rajonit, në të cilat shërbimet janë pak a shumë më të balancuara gjatë vitit, më të larmishme, ku përveç drejtimeve të mësipërme përfshihet edhe turizmi rural, ai i peizazhit, agroturizmi, ekoturizmi etj.
Është e vërtetë se të huajt e pëlqejnë Shqipërinë, bukuritë tona natyrore, peizazhin, historinë, traditën, folklorin, përfshirë dhe kuzhinën, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të njohim të metat tona dhe të mos rreshtim përpjekjet që ato të ndreqen dhe vendosen në lartësinë e duhur.
Pavarësisht nga arritjet, unë mendoj se mbetet ende për të bërë, për ta ngritur turizmin në nivelin që e kërkon koha. Kjo varet nga zgjidhja e mangësive të trashëguara. Unë këtu do të trajtoj tri prej tyre, të cilat i konsideroj si themelore për jetën tonë në përgjithësi dhe për standardet e turizmit të qëndrueshëm në veçanti. Këto janë:uji i pijshëm, ujërat e zeza dhe cilësia e ushqimit. Si shembull do të marr Orikumin, ku shkoj vazhdimisht me pushime, edhe pse këto shqetësime nuk janë vetëm në Orikum, por kanë paralele të shtrira thuajse në gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën.
Orikumi dhe lidhjet e mia me të
Para viteve 1990-të Orikumi ishte një qytezë e vogël me përbërje kryesisht me ushtarakë të Bazës detare të Pashalimanit dhe me punonjës të Uzinës përkatëse. Ai u ngrit si qytet i ri në vitet 1950-të, në kohën e marrëdhënieve shqiptaro-ruse. Që nga ajo kohë zona zhvilloi edhe bujqësinë, kryesisht frutikulturën; shumë produkte të zonës shkonin edhe për eksport. Brezaret me agrume dhe ullinj nga Vlora në Orikum krijonin një peizazh rural bujqësor mahnitës, gërshetuar kjo edhe me detin blu poshtë tyre. E them me bindje se vreshti në Radhimë mund të ketë qenë ndër më të mirët jo në Shqipëri, por në gjithë rajonin. Edhe para viteve 1990-të kishte një farë turizmi veror, por kuptohet në përmasa tepër modeste. Pas ndryshimit të sistemit, zona pësoi ndryshime rrënjësore, shoqëruar me dëmtime të rënda dhe braktisje të gjithë ndërmarrjeve, përfshirë këtu edhe në vetë Bazën ushtarake. Orikumi është një nga zonat tona bregdetare që pësoi emigrim në masë të madhe të gjithë fuqisë punëtore.
Si i tillë Orikumi vjen sot pas 25 vitesh tranzicion tepër i ndryshuar. Është shtuar shumë me ndërtime si vetë qyteti, dhe përgjatë gjithë bregdetit prej rreth 20 km deri në Vlorë, ku vështirë të gjesh sot një pëllëmbë të pa shfrytëzuar me hotele, restorante dhe shërbime të tjera; të gjitha këto janë në funksion të turizmit veror (kryesisht), dhe atij shëtitës/lëvizës, meqë shumë prej tyre gjenden në rrugën kombëtare që lidh me Rivierën jonike dhe më gjerë. Bujqësia është thuajse e braktisur, brezaret me agrume dhe ullinj, me fiq apo kumbulla janë të lëna thuajse në mëshirë të fatit, pa asnjë kujdes; ndoshta kjo për shkak të largimit të fuqisë punëtore, apo për shkak të përqendrimit të interesit vetëm tek turizmi veror; ndoshta prej shkatërrimit të sistemit të vaditjes, apo ndoshta se historikisht zona në përgjithësi nuk ka shumë traditë në bujqësi. Blegtoria ka njëfarë rritje, ndoshta prej të traditës dhe nevojës për bulmet e konsum mishi, siç do të flasim më poshtë për ushqimin. Akuakultura ka pësuar rritje dhe bashkë me peshkimin mbeten, gjithashtu, drejtime të rëndësishme për ekonominë e zonës. Megjithatë, vendasit, Orikumi, por dhe Dukati, Tragjasi dhe Radhima, duhet të kuptojnë se kujdesi në bujqësi ka rëndësi si për sigurimin e produkteve për plotësimin e nevojave vetjake dhe për turistët; por është po aq e rëndësishme ripërtëritja e arkitekturës së peizazhit bujqësor, që zona të jetë sa më tërheqëse dhe çlodhëse për syrin.
Zona ka shumë natyrë, duke filluar nga deti blu me bregdet zallor të kombinuar me atë shkëmbor, me një kurorë kodrinore e malore përreth që lartësohet deri në mbi 2000 m në majën e Çikës; ka ujëra të ëmbla (burime dhe lumenj), të kripura (në detet Adriatik dhe Jon, gjire dhe det të hapur) dhe të njelmëta (lagunë, kënetë), ka gadishull dhe ishull. Kjo bën të ketë një florë dhe faunë të pasur, si nënujore dhe tokësore, me shumë lloje të rralla dhe të kërcënuara, por edhe me rëndësi ekonomike po qe se flasim për bimët aromatike-mjekësore apo për peshqit, dy sektorë këta të zhvilluar në zonë. Kjo bën që një pjesë e mirë e hapësirës të jetë e mbrojtur, me dy parqe kombëtare, një tokësor, PK i Llogorasë (10.2 km), dhe një detar, PKD i Karaburun-Sazanit (126 km). Të dy këta parqe bashkohen nga rezerva natyrore e menaxhuar e Rrëzë-Karaburunit (200 km); brenda gjithë zonës shtrihen shumë monumente natyrore (bio-, gjeo- dhe hidromonumente). Më shumë për këto vlera lexuesi i interesuar mund t’i gjejë në ekoguidën e botuar prej nesh në faqen e FShN, UT (http://www.fshn.edu.al/home/publikime-shkencore).
Por zona ka edhe shumë vlera arekologjike dhe historike, duke filluar nga rrënojat ende të pa zbuluara mirë të Orikut të lashtë (që datojnë deri në shekullin V p.e.s.), dhe ngjitur me të Baza detare që ka shërbyer si e tillë në gjithë qytetërimet, si në periudhën romake, atë osmane (emri sot Pashaliman), atë të Traktatit të Varshavës, të periudhës kineze, e deri sot në përbërje të NATO-s. Në rrethina gjenden kisha të vjetra, kala dhe të tjera gjurmë të historisë së lashtë të një populli me tradita luftarake dhe atdhedashëse. Zona dallohet nga një folklor i pasur, me veshje, këngë dhe valle, si dhe nga një mikpritje e veçantë. Të gjitha këto janë pasuri për një turizëm të larmishëm dhe të shtrirë në të katër stinët.
Sipas INSTAT Orikumi ka rreth 11,000 banorë, por unë mendoj se ky numër është shumë më pak gjatë një pjese të mirë të vitit, pasi një pjesë e mirë e banorëve janë emigrantë në Itali, Greqi e gjetkë, ose me punë në Tiranë. Ky numër shumëfishohet në verë dhe – në mos qofsha i gabuar – ndoshta e gjithë zona shkon deri në 30,000 banorë. Shumica janë emigrantë vendas që kthehen në verë për të takuar të afërmit dhe për t’u çmallur me vendlindjen, pse jo edhe për të pushuar pas një viti me siguri të lodhshëm në kurbet; ndonjë nga të rinjtë përfiton nga rasti edhe për të vendosur kurorë; Orikumi në muajin gusht gëlon nga dasmat. Natyrisht, një pjesë e çlodhjes së emigrantëve është edhe deti pranë. Ata kanë ndrequr shtëpitë e dikurshme duke i bërë ato të përshtatshme për pushimet e verës. Pjesa tjetër e pushuesve, jemi ne që punojmë në Tiranë ose gjetkë dhe mblidhemi në Orikum për pushime, në shtëpitë tona të trashëguara apo të blera rishtas. Pushues të tjerë janë shqiptarë vendas ose nga diaspora, por dhe të huaj që vijnë me qira në Orikum ose në hotelet e ndërtuara enkas përgjatë gjithë bregdetit deri në Vlorë (nga pak ditë deri në 2 javë). Këtë verë kam hasur targa makinash deri edhe nga Polonia dhe Lituania. Orikumi ka edhe një port të vogël jahtesh që sjell gjithashtu turistë vendas apo të huaj. I gjithë ky popullim në stinën e verës është ndoshta pasuria më e madhe ekonomike e kësaj zone.
Gjithë këto vlera të përmendura lart janë aty dhe janë të shfrytëzueshme, por deri sot vetëm pjesërisht, gjatë verës. Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit, zona është plot jetë, ku është vështirë të lëvizësh me makinë, vështirë për parkim; po shkove me vonesë në plazh, vështirë të gjesh çadër, vështirë të gjesh vend për t’u ulur për të pirë një freskuese, të gjitha dyqanet janë plot me klientë, madje duhet të bësh radhë edhe për të blerë një misër të pjekur anës rrugës. Pas kësaj periudhe, bashkë me dallëndyshet shtegtojnë edhe pushuesit, dhe rikthehet sërish qetësia për banorët vendas. Pas kësaj periudhe mund të parkosh dhe të ulesh ku të duash. Në 28 nëntor para dy vitesh, kemi darkuar me mish të pjekur, vetë i dytë bashkë me gruan, të vetëm nën një dritë qiriri, në një nga restorantet e Radhimës, shumë të zhurmshme në verë! Ishte shumë romantike, por dhe e trishtë njëkohësisht, po qe se kemi parasysh zhvillimin e qëndrueshëm të zonës!
Unë nuk jam lindur në Orikum, por me të më lidh një periudhë mbi 50 vjeçare. Aty kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam punuar si i ri gjatë verës, në praktikë apo në stazh thuajse në gjithë ndërmarrjet e dikurshme, NBU, NB Rinia, Bonifikim, Dolomit, deri dhe në Uzinën ushtarake. Trashëgova nga prindërit një apartament dhe për këtë nuk e kam zëvendësuar Orikumin për pushimet e verës me asnjë vend tjetër. Mund të rrëfej për lexuesin se si flihet në Orikum nuk flihet gjetkë! Është kënaqësi të zgjohesh në mëngjes nga cicërimat e zhurmshme të dallëndysheve (Hirundo rustica) që në gjithë zonën janë të bollshme. Në Orikum njihem mirë me vendasit dhe ndihem si në vendlindje. Kjo është edhe shtysa për të shkruar këto komente menjëherë pas kthimit nga pushimet, me bindjen se Orikumi meriton më shumë vëmendje, dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një model i turizmit në Shqipëri, gjithëvjetor, në gjithë larminë turistike të mundshme.
Uji është jetë!
Pa ujë nuk ka jetë! Ky është një postulat i dijes që ne ua mësojmë studentëve të biologjisë qysh herët. Në fiziologjinë bimore i kushtojmë ujit dhe regjimit ujor një kapitull të tërë. As që bëhet fjalë që uji për njeriun ka shumë rëndësi jetike! Kudo ku vendoset njeriu e para gjë që siguron është uji. Në vitet 1990-të, thuajse i gjithë vendi trashëgoi furnizim me ujë të pijshëm të ndërprerë. Nga ana tjetër, menjëherë filloi riparimi i banesave, duke filluar nga banja dhe këndi i gatimit. Për të siguruar ujë 24 orë secili vendosi në tarracë një fuçi, pak a shumë të madhe, duke filluar nga 500 l e sipër. Me ujin e fuçisë, ne përdoruesit plotësojmë të gjitha nevojat për higjienën personale, larje dhëmbësh, fytyre dhe trupi, larje-shpëlarje rrobash, të gjitha larje-shpëlarjet në këndin e kuzhinës; shumica edhe gatuajmë me atë ujë, dhe kush është ‘hollë’ nga ekonomia e përdor atë edhe për të pirë.
Për ta sjellë në trendin e kohës, këto fuçi u emërtuan depozita ose bolierë të huazuara nga italishtja. Unë këtu do të përdor termin shqip ‘fuçi’ për t’i dhënë më shumë theksin kësaj çështje, dhe kursyer ca gërma në shkrimin tim të gjatë. Një sistem të tillë furnizimi me fuçi bota e qytetëruar e ka braktisur me shekuj si të dëmshëm dhe shpërdorues. Atë e gjejmë sot vetëm në filma ku tregohen vendbanime të Perëndimit të Largët. Kurse te ne, edhe sot e kësaj dite gjithë ndërtimet në vend bëjnë ç’është e mundur që të vendosin një sistem fuçish për të siguruar ujin, i cili vazhdon të vijë me ndërprerje, kjo duke filluar nga Tirana. Vetëm se në pallatet e reja ka një farë përmirësimi pasi sistemi është i përbashkët për secilin pallat, me një motopompë dhe një sistem fuçish të përbashkëta. Duket se vetëm qyteti i Korçës ka mundur të bëjë ndryshimin, duke siguruar ujë për 24 orë pa fuçi, falë kjo vullnetit të mirë dhe mbështetjes së qeverisjes vendore.
Fuçia me ujë, një herë e vendosur sipër në tarracën e pallatit, pak është më pas nën kujdesin e përdoruesit. Në ca raste fuçia mund të jetë e mbyllur automatikisht, por në shumë raste është jo e mbyllur hermetikisht, duke bërë të rrjedhë ujë mbi tarracë, herë në mënyrë të dukshme dhe herë jo; pra në këtë mënyrë të shpërdorojë ujë kur vjen nga rrjeti i ujësjellësit, por edhe duke u vetëndotur nga atmosfera përreth. Për ata të kateve të fundit, fuçia në tarracë duhet të ketë një farë lartësie për të pasur presionin e duhur të shtyjë ujin e ngrohtë të fuçive ngrohëse të dusheve që secili prej nesh ka brenda në banjë; kjo bën që për këtë fuçitë në tarracë të vendosen disi më lart se të tjerat, duke krijuar një peizazh tepër të veçantë, origjinal, në tarracat e pallateve tona, edhe aspak tërheqës.
Në varësi të lartësisë, fuçia mund të mbushet vetë nga presioni i rrjetit; por, ka plot raste kur secili duhet të sigurojë një pompë personale për të shtyrë ujin nga poshtë deri në fuçinë e tij sipër në tarracë. Në rastin tonë në Orikum, për ne të katit të parë mundet që fuçia të vetëmbushet sot me presionin e rrjetit. Kurse ata të katit të dytë e më sipër kanë nevojë për ta shtyrë ujin nga rrjeti me ndihmën e një pompe të vogël. Në këtë mënyrë, çdo mëngjes apo pasdite kur vjen uji në Orikum, korit të cicërimave të dallëndysheve të palodhura që ushqejnë të vegjlit në pullazet e pallateve u shtohet edhe kori i çjerrë i motopompave; ka prej banorëve, që për të plotësuar nevojat me ujë gjatë periudhës së mbingarkuar të gushtit, pompat i vendosin në punë edhe kur nuk ka ujë në rrjet, për të thithur drejt fuçive të tyre edhe ato pak kullesa brenda rrjetit të përbashkët. Edhe pse nuk jam i kësaj fushe, e shpjegova gjithë këtë ‘inxhinieri’ popullore hidroteknike që ne kemi vënë në zbatim, për të treguar se si është zgjidhur dhe mbahet në funksion sigurimi i pandërprerë i ujit të pijshëm në familjet shqiptare apo gjithë shërbimet e tjera. Aq shumë është harxhuar në gjithë vendin në këta vite tranzicion për fuçitë në tarracat e pallateve, pompat dhe gjithë shtojcat përkatëse të tyre, sa po t’i kishim mbledhur bashkë ato lekë do t’i kishim ndërtuar ujësjellësit disa herë në mbarë vendin.
Para viteve 1990-të në Orikum uji vinte tri herë në ditë me sasi relativisht të bollshme. Në atë periudhë as që bëhej fjalë për fuçi në tarracë, pasi nuk ishte e lejuar! Pas viteve 1990-të qyteti u zgjerua shumë me ndërtime, dhe nga sa duket ende është në fuqi sistemi i dikurshëm, vetëm se sjell ujë 2 herë në ditë dhe në një kohë më të kufizuar se dikur për shkak të zgjerimit të ndërtimeve. Sasia e ujit që konsumohet ende nuk matet dhe ende paguhet në mënyrë të përafërt për frymë. Kjo duket se nuk përbën problem për banorët vendas që në të shumtën e vitit nuk janë të shumtë në numër. Por kur konsumi shumëfishohet gjatë muajit gusht, çështja ‘ujë’ bëhet me të vërtetë shqetësim. Atë ditë që nuk na mbushet fuçia ne ndihemi të shqetësuar pasi nga kjo varet plotësimi i nevojave të ditës. Ky shqetësim bartet prej disa vitesh dhe është gjithnjë në përkeqësim. Po aq shqetësim është edhe gjetja e gjuhës së përbashkët në pallatin ku jetoj në Tiranë, në rastet kur ky sistem dëmtohet dhe duhet rregulluar!.
E njëjta gjendje është thuajse në gjithë vendin, përfshirë dhe Tiranën. Por Tirana është qytet i madh, tepër i shtrirë, me ndërtime që nuk kanë të sosur edhe sot e kësaj dite, dhe zgjidhja kërkon jo vetëm vullnet të madh, por edhe shumë punë e shumë para.
Kurse për Orikumin më thonë se ujësjellësi i ri, i filluar që në qeverinë Berisha, është ndërtuar pjesërisht, dhe është në pritje që investimi të vazhdojë deri në fund. Kujdes!
Kur sisteme të tilla lihen në mes, pa u vënë në punë, ato dëmtohen më shpejt (nga amortizimi, thonë specialistët)! Por, kjo do të thotë që ekzistojnë edhe sot mundësitë në Orikum që të paktën të shtojnë sasinë e ujit në periudhën e konsumit maksimal (gjatë muajit gusht) për të plotësuar më mirë nevojat po me këtë sistem, pavarësisht nga të metat që bart. Natyrisht, me vullnet të mirë dhe përpjekje, Orikumi i ka të gjitha mundësitë të ketë një Ujësjellës të rregullt, hermetik, me furnizim 24 orë, pa fuçi në tarracë.Shendeti.com.al
Përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, datojnë që në thirrjet e para “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Për herë të parë në vitin 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian dhe një vit më pas u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik e tregtar.
Vetëm në vitin 1999 BE hodhi sytë nga Ballkani, kur propozoi Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Në 31 janar 2003 Presidenti i Komisionit Europia, Romano Prodi një nga njerëzit më përkrahës të Shqipërisë, hapi zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila u nënshkrua tre vjet më vonë, në vitin 2006 në Luksemburg.
Vetëm një muaj më vonë, (27.07.2006) kjo marrëveshje u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë, marrëveshje e cila hyri në fuqi tre vjet më vonë, në 1 prill 2009. 27 ditë më pas, Shqipëria dorëzoi kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Tashmë Shqipëria edhe anëtare e NATO-s ishte më e besueshme për Bashkimin Evropian. Në 3 maj 2010 Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvilloi në Bruksel takimin e parë, dhe pak muaj më vonë, në 15 dhjetor 2010 Bashkimi Evropian hoqi vizat për Shqipërinë në Shengen, duke ju dhënë shqiptarëve dhuratën më të prekshme deri tani në këtë kalvar të gjatë përpjekjesh integruese për një jetë më të mirë.
Në fund të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike, dhe një vit më pas ky rekomandim u përsërit, por pa dritë jeshile nga Këshilli i Ministrave.
Shqipëria e mori statusin zyrtar “kandidat për anëtarësim” nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014. Në mars 2015, në takimin e pestë “Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë” midis Shqipërisë dhe BE, Komisioneri i BE për Zgjerimin (Johannes Hahn) vendosi kusht për negociatat 5 prioritet- kryesisht reformën në drejtësi.
Parlamenti shqiptar miratoi amendamentet kushtetuese mbi reformat e drejtësisë më 22 korrik 2016, por më pas gjithçka u frenua pasi Gjermania rezervoi të drejtën për të mos e zgjeruar BE-në deri në 2018.
Nëse në qershor na hapen negociatat, vendi do të nisë një punë të fortë reformuese në kontroll tejet të rreptë nga Brukseli, deri në arritjen e standardeve që i japin të drejtën e anëtarësimit të plotë, fazë e cila mund të zgjasë disa vjet.
Datat Kyçe në BE:
1991: Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian.
Maj 1992: Nënshkruhet Marrëveshja mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik mes Komunitetit Ekonomik Europian dhe Shqipërisë.
Maj 1999: Bashkimi Europian propozon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Nëntor 2000: Takimi i nivelit të lartë i zhvilluar në Zagreb lançon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Qershor 2001: Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut ftoi Komisionin të prezantonte projektdirektivat për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Tetor 2002: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së miraton projektdirektivat për negocimin e MSA-së dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë.
31.01.2003: Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi hap zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë.
12.06.2006: Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.
27.07.2006: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshjen e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.
1.04.2009: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri.
28.04.2009: Shqipëria dorëzon kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.
3.05.2010: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvillon në Bruksel takimin e parë.
15.12.2010: Hyn në fuqi regjimi i lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen për qytetarët Shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike.
10.10.2012: Komisioni Europian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike dhe rishikimin e Rregullores së Kuvendit.
16.10.2013: Komisioni Europian i rekomandon Këshillit që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
12.11.2013: Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë BE–Shqipëri për prioritetet kyçe.
24.06.2014: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian vendosi unanimisht për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili u miratua nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014./Report.tv
Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që përpara se të shtriheni për të fjetur nuk konsumoni ujë, ka ardhur koha që ta ndryshoni këtë zakon tuajin. Shumë prej nesh mendojnë se kanë marrë mjaftueshëm lëngje gjatë një dite dhe shmangin konsumimin e ujit, i cili në fakt duhet të jetë gjithmonë në krye të listës.
Dihet që konsumimi i ujit është një nevojë bazike e trupit dhe shëndetit, veçanërisht përpara se të flini.
Ekspertët këshillojnë që gjithmonë përpara se të shtriheni për të fjetur të konsumoni të paktën një gotë me ujë. Është mëse e mjaftueshme dhe kjo do të mbajë trupin tuaj të hidratuar gjatë gjithë natës dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojë që të flini më mirë.
Po ashtu, një gotë ujë me akull përpara gjumit mendohet se ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, duke larguar në këtë mënyrë toksinat e dëmshme nga trupi juaj.