Aurora

Shqiptarët e ndershëm e duan ambasadorin Donald Lu, të korruptuarit e sulmojnë. Zgjatja e mandatit, ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë

Ambasadori amerikan është vënë në qendër të goditjes nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe gjithë kupolës së inkriminuar të PD dhe LSI.

Madje kanë riaktivizuar dhe njëherë ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla për të debatuar me ambasadorin amerikan.

Duke ribotuar një letër që Llalla ia dërgonte DASH dhe ku e akuzonte se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, asokohe kryetar Kuvendit dhe aktualisht President. Dhe një kërkesë të tillë sipas Llallës, Donald Lu ia kishte bërë vetëm katër muaj pas ardhjes si ambasador në Shqipëri.

Një përpjekje e opozitës për të paraqitur reformën në drejtësi si një kërkesë jo e partnerëve tanë ndërkombëtarë, jo e qytetarëve shqiptarë por vetëm e ambasadorit Donald Lu.

Aq shumë i mëshojnë këtij fakti opozita dhe mediat afër saj se gjithë kjo përplasje e njerëzve të korruptuar me ambasadorin amerikan, sa gjithë këto sulme ndaj Donald Lu argumentohen me gabimin e këtij të fundit që merr përsipër gjëra që duhen marrë nga shqiptarët.

Po të shikosh me vëmendje sulmet e PD dhe LSI ndaj tij, janë tërësisht personale dhe nën frikën e reformës në drejtësi, e cila tashmë po përgatit dosjet e “peshqve të mëdhenj” që do të arrestohen dënohen dhe do të futen në burg.

Ish Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është punë ditësh i lirë, pasi ai do të arrestohet dhe do të japë llogari për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Akuza që fillojnë që nga pastrimi i parave, mungesa e justifikimit të pasurive, kalimi i paligjshëm i parave nga kufiri e deri tek dosjet e mbyllura të njerëzve të krimit.

Hetimin dhe dënimin me burg të Adriatik Llallës do ta bëjë drejtësia shqiptare, mbështetur dhe në prova dhe fakte të patjetërsueshme të mbledhura për të. Por dhe të ardhura nga FBI amerikane dhe organet e tjera ligjzbatuese partnere.

Kështu dhe Sali Berisha, Ilir Meta, ish ministrat e PD, PS dhe LSI apo dhe ministra aktualë do të shkojnë në burg për abuzime, me zbatimin e reformës në drejtësi.

E cila për hir të së vërtetës është bërë falë këmbënguljes së fortë të ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe asaj të BE Romana Vlahutin.

Kërkesa e Lu e Vlahutin për organet ligjzbatuese shqiptare që të arrestojnë “peshqit e mëdhenj” për t’i hapur rrugën prosperitetit të Shqipërisë dhe integrimit të saj në BE ka tërbuar kupolën politike të krimit në Shqipëri.

Por shtimi i shanseve që politikanët, zyrtarët, prokurorët e gjykatësit e korruptuar do të shkojnë në burg ka gëzuar shqiptarët e ndershëm.

Nëse do të organizohej një sondazh sot që flasim 90 përqind e shqiptarëve mbështesin ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Madje e cilësojnë atë njeriun më të përkushtuar për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Dhe në jo pak raste deklarojnë se ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë do të ishte që në këtë situatë ku gjendemi, ti zgjatej mandati i ambasadorit në Tiranë.

Qofte dhe thjeshtë duke mos emëruar njeri. Sa të përfundojnë në burg të korruptuarit.

Eshtë njeriu më i vlerësuar sot për sot, dhe çdo sulm ndaj tij, përceptohet tashmë si një sulm ndaj popullit shqiptar.

“Sulmet kundër ambasadës amerikane dhe ambasadorit Lu janë sulme kundër popullit të ndershëm shqiptar.. Era e re filloi!”, deklaroi në llogarinë e tij në Facebook editori  i “Pamfleti” Gjergj Zefi.

Duke perifrazuar me një fjali të vetme atë që shqiptarët e ndershëm e mendojnë dhe thonë përditë për Donald Lu dhe mbështetjen amerikane për Shqipërinë.Pamfleti.com

Shqiptarët e ndershëm e duan ambasadorin Donald Lu, të korruptuarit e sulmojnë. Zgjatja e mandatit, ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë Read More »

Dy nga gjashtë deputetë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie, 144 zyrtarë nën hetim për korrupsion

Prokuroria e Tiranës ka dërguar para gjykatës 2 politikanë të lartë të akuzuar për fshehje pasurie. Gazeta “SOT” ka siguruar raportin vjetor të punës së kësaj prokurorie për periudhën janar-dhjetor 2017 dhe në të janë dhënë statistika për të gjithë veprat penale. Pak ditë më parë gazeta publikoi të dhëna nga raporti i ILDKP, ku bëhet me dije se në prokurori janë paditur disa politikanë të lartë, 6 prej të cilëve deputetë. Por sipas të dhënave të prokurorisë, për vitin 2017 janë vënë nën hetim 7 persona për fshehje pasurie dhe për 2 dosja ka shkuar në gjykatë, ndërsa për 5 të tjerë vijojnë hetimet.

“Mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e ILDKP-së, janë referuar gjithsej 7 (17-2016) kallëzime penale, nga ku janë regjistruar 7 (13-2016) procedime, të cilat dy janë dërguar për gjykim dhe 5 janë ende në hetim. Këtë vit numri i materialeve të referuara është më i ulwt se një vit më parë, ndërkohë që është vazhduar t’i jepet rëndësi rritjes së cilësisë dhe plotësimit të tyre me të dhënat e nevojshme në funksion të çështjes penale”, thuhet në raport. Aty janë dhënë detaje dhe sa i takon hetimit të veprave të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, etj.

Sipas raportit, janë 144 persona të hetuar për këto vepra penale.

“Së pari, janë regjistruar kryesisht (me iniciativë të prokurorit) 18 procedime penale, krahasuar me 16 të një viti më parë. Jemi pothuaj në të njëjtat parametra të ushtrimit të ndjekjes penale kryesisht, si dhe përdorimit me qëllim gjenerimin e procedimeve penale duke përdorur të dhëna të marra nga burime të hapura publike, si dhe të dhë- na me natyrë inteligjente.

Së dyti, janë regjistruar 6 referime të ardhura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga këto në 3 raste është vendosur regjistrimi (dy janë ende në hetim dhe një çështje është pushuar) i procedimeve penale, në 3 raste është vendosur mosfillimi.

Së treti,mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë vitit 2017, janë regjistruar 13 procedime penale, ku 12 procedime penale janë ende në hetim dhe një është transferuar. Në një krahasim me vitin e kaluar jemi në të njëjtat parametra ka të bëjë me veprën penale të kontrabandës nga ana e subjekteve tregtare dhe në asnjë rast nuk ka pasur referime për kontrabandë të kryer nga punonjësit e administratës doganore”, thuhet në raport. Po ashtu bëhet e ditur se nga ana e policisë janë kallëzuar në polici 62 persona për vepra penale të korrupsionit.

Të dhënat mbi kallëzimet

Gjatë vitit 2017 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë regjistruar gjithsej 17.321 kallëzime penale. Kjo shifër është më e lartë se viti 2016, ku janë regjistruar 16.558 kallëzime. Në krahasim me një vit më parë, konstatohet se janë regjistruar 763 kallëzime më shumë. Është ulur numri i kallëzimeve të referuara nga policia ushtarake, ndërkohë është rritur numri i kallëzimeve nga nëpunësit publikë, shtetasit, Policia e Shtetit dhe ato të regjistruara kryesisht.

Gjatë vitit 2017, kallëzimet kanë ardhur në përqindjen më të madhe nga Policia e Shtetit – 15.250 kallëzime, 958 nga shtetasit; 726 nga nëpunësit publikë; 4 nga policia ushtarake, 18 procedime janë filluar kryesisht. Sipas raportit, në rreth 27 % të rasteve kur është vendosur mosfillimi i procedimit e përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i II-të (Vepra penale kundër personit) dhe rreth 38.6% përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i III-të (Vepra penale kundër pasurisë). Krahasuar me vitin 2016, numri i përgjithshëm i mosfillimeve është rritur me 1160.

Dy nga gjashtë deputetë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie, 144 zyrtarë nën hetim për korrupsion Read More »

Kur Napoleon Bonaparti admironte shqiptarët: Jeni një komb trim ! Ja letra e shkruar prej tij …

Letra e 16 Gushtit 1797: Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit

Nga Aurenc Bebja

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull “Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822”.

image

Ja letra në vijim:

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdërimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

image-1

Kur Napoleon Bonaparti admironte shqiptarët: Jeni një komb trim ! Ja letra e shkruar prej tij … Read More »

Die Welt – ‘Grekët nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, Sllavësh, Bizantinësh dhe Shqiptarësh’

Gazeta gjermane pranë partisë konservatore të Angela Merkel, Die Welt paralajmëron se “Greqia e ka shkatërruar edhe më parë rendin Europian” dhe “ka ringjallur teoritë racore të nazistëve”, në një artikull ku citohet historiani Jakob Philipp Fallmerayer, i cili ka thënë se “grekët nuk janë grekët e vërtetë”.

Sipas gazetës Die Welt, situata në Greqi nuk është vetëm ekonomike por edhe historike.

Në artikull thuhet se “grekët e kanë shkatërruar dhe më parë ekonominë europiane” dhe se grekët e sotshëm nuk janë pasardhës të civilizimit antik Grek, por një miks i sllavëve, turqve, bizantinëve dhe shqiptarëve, shkruan standard.al.

Më tej në artikull citohen fragmente nga libri i historianit Fallmerayer “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zëvendësua gjatë periudhuës së dyndjeve slave (350-800 pas Krishtit).

“Raca e Helenëve u zhduk nga faqja e Europës. Bukuria fizike, inteligjenca intelektuale, harmonia dhe thjeshtësia, arti dhe konkurenca u zhdukën nga faqja e kontinentit. Asnjë pikë gjaku grek nuk rrjedh sot në venat e të krishterëve prezent në Greqi”, shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkon edhe më tej duke propozuar që anëtarësimi në Bashkimin Europian të kryhet vetëm në bazë të analizave të ADN-së. “Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit, nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, sllavësh, bizantinësh dhe shqiptarësh”, thuhet në artikull./standard.al

Die Welt – ‘Grekët nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, Sllavësh, Bizantinësh dhe Shqiptarësh’ Read More »

Zbardhet vrasja e të riut shqiptar në Francë, arrestohet autori

Prokuroria franceze ka zbardhur autorësinë e vrasjes së një shqiptari në dhjetor të vitit të shkuar dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor ku humbi jetën i riu shqiptar Endri Lleshi, 22 vjeç nga Dibra. Pas rreth katër muajsh nga vrasja, xhandarmëria në qytetin francez të Annecy,

ka arrestuar autorin, një konsumator heroine, i cili ka pranuar të gjitha faktet e paraqitura ndaj tij. Personi tjetër i plagosur, gjithashtu tregtare heroine u akuzua për trafik droge dhe u burgos pas qëndrimit të tij në spital.

Mediat franceze shkruajnë se shqiptarët kontrollojnë trafikun e heroinës në pellgun e Annecy, ku shqiptarët shesin heroinë të cilësisë për rreth 80 euro për gram.

“Përdoruesit e heroinës kanë nevojë për para për të blerë dozën e tyre, dhe nëse dëmtohen shoqërisht, profesionalisht, individualisht, për fat të keq, shpesh kryejnë krime për të marrë ato para”. shpjegon Véronique Denisot. Mund të jenë vepra të vjedhjes ose vjedhjes me dhunë për të marrë 80 ose 100 euro. Por ka viktima të tjera: shitësit.

“Ne gjithashtu kemi shitës shqiptarë të heroinave që janë viktima të dhunës nga përdoruesit e heroinave që nuk kanë para të mjaftueshme dhe që përpiqen për të vjedhur dozat e tyre”, tha prokurorja e Annecy.

Zbardhet vrasja e të riut shqiptar në Francë, arrestohet autori Read More »

Kreu i myslimanëve shqiptarë i përgjigjet Erdoganit

“Shqipëria është një vend i lirë” – u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, i pyetur nga “Zëri i Amerikës” se si do të vepronte Shqipëria nëse Turqia do t’i bënte presion për dorëzimin e turqve që presidenti Erdogan i akuzon si të lidhur me Fetullah Gylen.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Skënder Bruçaj konsiderohet si një “i padëshiruar” nga presidenti i Turqisë. Shpesh herë ai është akuzuar se është i lidhur me Gylen. Disa media kanë raportuar madje se presidenti turk e ka vënë shkarkimin e tij si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe.

Kreu i myslimanëve shqiptarë i përgjigjet Erdoganit Read More »

Kush është krimineli i zemrës? Rikthehet Fifi me këngë rap

Pas disa baladave, këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi që u shfaq fillimisht në muzikë me tekste rap do të rikthehet përsëri me një të tillë.

Në një intervistë për Pop Culture ka treguar se kënga do titullohet Krimineli i Zemrës dhe një pjesë e tekstit është “Veten pse pe nal me m’dasht mu?”

Kënga do jetë në bashkëpunim me disa vajza, një prej të cilave është violinistja Albana Leka. Ende nuk ka punuar për klipin por e pret me padurim publikimin e kësaj kënge.

Gjithashtu u fol për intervistën për ‘Why Not’ nga Roza Lati që u komentua gjatë kushti i meshkujve për tu dobësuar, gjë që ajo nuk e ka zbatuar asnjëherë.

Pavarësisht kësaj tregoi se ka nisur një dietë të dobësohet prej një problemi në palcën kurrizore.

Kush është krimineli i zemrës? Rikthehet Fifi me këngë rap Read More »

Xhafaj: Ka prokurorë të implikuar në grupe kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar në studion e “Debati në Channel One” se ka prokurorë dhe drejtues të prokurorisë që janë të implikuar në grupe të caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo tjetrit grup. Duke iu referuar Elbasanit, i cili është një nga vendet më problematike sa i takon grupeve kriminale, Xhafaj tha se ka bërë edhe një kallëzim në prokurori

Intervista e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku

Roland Qafoku:Sot, për herë të parë, unë që pretendoj se njoh mirë çështjet e sigurisë në vend, ishte një gjë e harruar, që sa mirë ndodhi ajo gjë. Këto dy lajme të mira, dua që t’i bëj një bashkë se ngela duke dhënë vetëm lajme të këqija për Policinë dhe jo vetëm për Policinë.

Ministri Xhafaj: Varet si e shikon. Nëse dëshiron ta shohësh vendin tënd, edhe njerëzit e vendit tënd, dhe institucionet e vendit tënd pozitivisht, ka gjithmonë mundësi për të folur pozitivisht për to. Nëse dëshiron t’i shohësh negativisht ose me syze të errëta, padyshim asnjëherë nuk do kesh mundësinë të japësh për to, të shohësh në këto aspekte pozitive. Policia është një nga ato organizata që në vlerësimin tim ka më shumë gjëra pozitive për të thënë si përsa i përket sakrificës njerëzore, angazhimit njerëzor të njerëzve që punojnë në këtë organizatë aq edhe misionit fisnik që ajo ka. Natyrisht, nuk është një organizatë pa probleme dhe s’ka se si të jetë e tillë përsa kohë që është e tillë vetë shoqëria shqiptare. Por duhet të themi që sot organizata e Policisë në vlerësimin e opinionit publik, në treguesit e besueshmërisë, të matura këto jo nga ne, jo nga Qeveria Shqiptare por nga organizatat ndërkombëtare, dhe ndër to është një nga institucionet më të besuara në vend. Dhe ne jemi duke punuar fort për ta rritur këtë tregues, në mënyrë që të rritet më tej besueshmëria e njerëzve tek Policia. Besueshmëria e njerëzve, e qytetarëve tek institucioni i Policisë, tek ajo çfarë bën dhe duhet të bëjë Policia në shërbim të qytetarëve. “Policimi në komunitet” ka pikërisht këtë gjë, synon që të krijojë një marrëdhënie të re.

Së pari, një organizim të Policisë në territor, për të pasur një kontroll më të mirë të territorit, jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e parandalimit dhe goditjes së paligjshmërive që ndodhin në territor.

Së dyti, për të ndërtuar një marrëdhënie të re, një komunikim të ri ndërmjet strukturave policore në terren dhe qytetarëve dhe komunitetit përkatës. Pra e thënë pak më ndryshe, siç e trajtova dhe sot aty në Elbasan, është që: banorët të njohin kush është polici që punon për të siguruar qetësinë, rendin në atë komunitet, të shprehen për të, të japin vlerësime për të. Dhe nga ana tjetër, punonjësit e Policisë që operojnë në një territor të caktuar të njohin komunitetin përkatës, problematikat që ka ai komunitet. Po mundësisht të njohin çdo familje të atij komuniteti. Njëkohësisht për shkak edhe të këtij raporti, për shkak dhe të kësaj llogaridhënie të jenë shumë më të përgjegjshëm në raport me shqetësimet që kanë qytetarët.

Ne shpeshherë i kushtojmë shumë vëmendje dhe me shumë të drejtë formës më të ashpër të krimit që është krimi i organizuar. E padyshim për shkak se dhe pasojat që ai sjell në një shoqëri demokratike, pasojat që ai sjell tek çështjet e rendit dhe sigurisë janë shumë më të mëdha, meriton këtë vëmendje. Por, nga ana tjetër nuk duhet të nënvlerësojmë atë krimin e vogël ose atë paligjshmërinë që mund të shndërrohet shumë shpejt në një kundravajtje penale dhe nesër pastaj në një krim dhe pasnesër edhe në krim të organizuar, për shkak se ne nuk merremi seriozisht me fenomenin e parandalimit, kjo bën që një pjesë e të rinjve dhe të rejave bien viktimë ose tërhiqen në rrugën e krimit nga grupet kriminale.

Ajo që ne po duam të bëjmë është që ta përfshijmë më mirë Policinë në çështjet e parandalimit, por njëkohësisht duam të bëjmë dhe një apel e të ndërtojmë një marrëdhënie të re me komunitetet, me përfaqësuesit e tyre, me organet e qeverisjes vendore, me organizatat e shoqërisë civile, me komunitetet fetare, me grupet e interesit për t’u përfshirë së bashku, sepse parandalimi është kompleks, nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë. Është angazhimi i Policisë, por është çështje e të gjithëve. Sepse dhe çështjet e rendit, të qetësisë, të sigurisë në një komunitet duhet të jenë çështje të të gjithëve. Kjo ndodh rëndom në të gjithë botën e qytetëruar. Sepse ne nuk mund të presim që të vendosim polic në çdo hyrje pallati. Nuk mund të presim të vendosim polic në çdo mëhallë, në çdo rrugicë, se edhe vende shumë më të zhvilluara se ne nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe nuk ka pse ta bëjnë një gjë të tillë. Por nëse ne kemi një marrëdhënie, një prezencë të tillë të Policisë në territor dhe një marrëdhënie shumë të afërt me qytetarët në atë komunitet, besimi i tyre do të rritet më tej dhe ata do të bashkëpunojnë me Policinë, do ta ndihmojnë atë që Policia të dijë se cilat janë problematikat dhe t’i adresojë ato. Kjo është një sfidë për ne. Një sfidë shumë e vështirë, por jo e pamundur. E kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë. E kemi projektuar gjithë këtë gjë dhe sapo kemi hedhur hapin e parë përmes këtyre forumeve.

Filluam me Elbasanin dhe në vazhdim do të jemi në 12 qarqet e vendit dhe mbasi të mbarojë kjo xhiro në 12 qarqet do të zhvillojmë në të gjitha bashkitë e vendit, pra në të gjitha Komisariatet.

Pra nëse sot në këtë proces llogaridhënie jemi të përfshirë ne , në çdo qark Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria Vendore e Policisë, në fazën e dytë do të përfshihen të gjithë shefat e Komisariateve.

Kjo është një lloj transparence që bën Policia kundrejt atyre të cilët janë taksapaguesit, por që janë fokusi i shërbimi,  njëkohësisht dhe nga ana tjetër është dhe llogaridhënia, po është dhe një lloj marrje përgjegjësie para tyre.

Nga ana tjetër edhe qytetarët bëhen më të ndjeshëm dhe më interaktivë në këto çështje.

Në një fazë të tretë dhe këtu do ta mbyll, ne do të kalojmë në ngritjen e disa organizmave shoqërore që do të jenë Këshillat e Sigurisë mbi bazë bashkie dhe qarku.

Në këto Këshilla Sigurie do të jenë përfaqësuesit e komuniteteve, do të jenë përfaqësuesit e qeverisjes vendore që veprojnë në atë territor, agjencitë e tjera ligjzbatuese gjithashtu që operojnë në atë territor siç mund Prokuroria, shërbimet e tjera, Shërbimi informativ pse jo që sa kohë i shërbejnë qytetarit, kanë në funksion parandalimin e kanë për detyrë, mendoj , besoj që duhet të jetë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile; përfaqësues të komuniteteve dhe përfaqësues të disa institucioneve të rëndësishme; institucione publike siç janë arsimi e me radhë dhe të gjithë këto Këshilla Sigurie do të trajtojnë herë pas herë çështje që kanë të bëjnë me problemet e rendit dhe sigurisë , çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e radikalizmit, dhunës në komunitet dhe çështje të kësaj natyre.

Kjo do të shërbejë që komuniteti të ketë një organizëm të brendshëm, ku të gjitha këto institucione ligjzbatuese marrin problematikën por njëkohësisht informojnë dhe raportojnë dhe ne besojmë se kështu do të kemi një përfshirje më të madhe të shoqërisë në këto çështje do të kemi më shumë transparencë nga ana e organizatës të Policisë në territor, do të kemi më shumë llogaridhënie por besojmë se kjo do ta japi efektin kryesor ne parandalimin, në luftën e kriminalitetit , në frenimin e fenomeneve të paligjshmërisë , pa dyshim dhe në rritjen e mëtejshme të besueshmërisë të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Roland Qafoku: z.Ministër unë jam nga ata, e fus veten te ata që i njohin këto çështje por jam shumë entuziast me këtë që thatë jo më kot ju dëgjova më vëmendje, duke iu lënë të flisni kaq gjatë një përgjigje shume e gjatë. Është një gjë shumë pozitive dhe unë e përshëndes.

Ministri Xhafaj: Faleminderit që ma dhe atë mundësi se është e rëndësishme besoj.

Roland Qafoku:Dhe më të vërtetë kjo ka një rëndësi të veçantë, por ka disa pyetje në këtë panoramë që bëtë ju.

E para pse nuk u bë me përpara dhe jo se nuk është bërë më përpara se ne kemi patur në 20 vjet Policimin në Komunitet.

Ka qenë projekt edhe i qeverive të majta dhe të djathta madje dhe i kësaj qeverie dhe i ministrave paraardhës tuaj sepse kemi dy ministra, por pse nuk është bërë më përpara , pas pesë vjetësh, kjo mazhorancë u kujtua për të bërë policimin në komunitet?

Ministri Xhafaj: Të jemi të qartë për një gjë, kështu mund të thoshim dhe për reformën në drejtësi, kështu mund të themi për disa hapa të tjerë.

Roland Qafoku: Jo por ne kemi patur Policim në komunitet…

Ministri Xhafaj:Ka një moment që piqet” shoqëria , piqet” edhe situata dhe çdo gjë ka kohën e vet. Nuk mund të themi pse nuk është bërë kjo në kohën e PD-Së, por është bërë një gjë tjetër mbase dhe çdo gjë ka dhe një kohë, ciklin e vet.

Roland Qafoku:Jo  e kuptoj këtë por ka patur policim në komunitet!

Ministri Xhafaj: Shoqëria është më e pjekur, më përgjegjëse. Ka qenë si koncept dhe padyshim ka patur dhe aktivitete dhe tani ka ardhur një moment që të gjithë janë bërë shumë më të vetëdijshëm, të gjithë aktorët që kjo duhet institucionalizuar tani në një lloj organizimi në një lloj marrëdhënieje bashkëpunimi ndërmjet gjithë aktorëve për këto çështje në komunitet.

Pse? Sepse psh Elbasanin jo rastësisht e morëm projekt pilot.

Roland Qafoku:Pse Elbasani?

Ministri Xhafaj: Për dy arsye: E para sepse Elbasani pësoi një tronditje dhe do thosha pak rëndim të situatës që lidhej me çështjet e rendit dhe sigurisë muaj më parë.

Ne bëmë disa ndryshime në Elbasan, komanduam dhe tani Drejtori i Përgjithshëm ka emëruar aty një nga oficerët e policisë më me eksperiencë në Elbasan edhe sepse dëshironim të shëndoshnim situatën dhe sondazhet që kemi … nga sondazhet që kanë bërë organizatat ndërkombëtare dhe një të tillë e ka bërë OSBE për Elbasanin, tregojnë që ka një perceptim shumë pozitiv, një situatë krejt të ndryshme nga disa muaj më parë me ekipin e ri drejtues të policisë në këtë qark.

Por edhe sepse aty ka pasur disa modele, kampione të policimit në komunitet. Ka pasur disa këshilla në nivel bashkie, nuk kanë funksionuar ndoshta ashtu siç duhej të funksiononin, por kanë qenë si embrione. Ne e morëm këtë përvojë, këtë risi, ashtu siç ishte në atë nivel dhe e përmirësuam dhe tashti jemi duke e përgjithësuar edhe me mbështetjen e partnerëve të cilët janë të angazhuar përmes projekteve konkrete siç është projekti suedez, projekti zviceran, ka një interesim të BE-së përmes delegacionit këtu dhe njëkohësisht një përfshirje të dy misioneve kryesore që kemi ne të asistencës PAMECA dhe ICITAP. Dhe të gjitha këto po çojnë drejt formalizimit dhe ndërtimit të të gjithë kësaj iniciative që besoj unë që është e dobishme.

Roland Qafoku:Ndoqa me shumë vëmendje fjalën tuaj sot por dhe të gjithë atyre që ishin aktivë në këtë forum, por ajo që më bëri përshtypje ishte një frazë e juaja që…

Ministri Xhafaj: Para se të them këtë, dua të them një gjë që ua kam borxh atyre njerëzve atje, do t’ju luteshe të më lejoni një minutë…

Ishte interesi i jashtëzakonshëm i qytetarëve. Ka qenë surpriza ime. As nuk e dija që kishte një event me 120 vetë, të jem i sinqertë. Ishte një gjë fare e pallogaritur.

Roland Qafoku:Si mendoni, pse ishte kjo?

Ministri Xhafaj: Besoj se ishte interesi qytetarëve vetë, por edhe kërshëria besoj dhe besoj unë edhe një lloj interesi në rritje ndaj asaj çfarë është duke bërë policia, dëshiroj ta shoh kështu. Le të shpresojmë që është kështu.

Roland Qafoku:Ishte edhe për shkak se ishte vetë Xhafa!

Ministri Xhafaj: Jo jo, nuk besoj për Fatmir Xhafën. Jo se jam ndonjë modest i madh, por nuk besoj. Besoj çështjet… çështjet edhe interesi që ka publiku për atë çfarë po bën policia në këto momente dhe angazhimin ose atë çfarë po mundohet të dëshmojë në interes të qytetarëve.

Dhe, e dyta që më bëri shumë përshtypje, ishin pyetjet. Kam ngelur i befasuar nga pyetjet.
Roland Qafoku: Nuk kishte ndonjë aty që i përgatiste!?

Ministri Xhafaj: Jo.

Roland Qafoku: Ju s’dini gjë por ata organizatorët aty…

Ministri Xhafaj: Unë po them që ne nuk e kishim menduar në mënyrë të tillë dhe ato që ishin aty…

Roland Qafoku: Dhe pyetjet ishin vërtet të mira, por…

Ministri Xhafaj: Ishin organizata të shoqërisë civile, por njëri nga ata ishte gazetar. Në qoftë se atë gazetarin, që m’u duk njeri serioz, t’i kenë thënë që bëj këtë pyetje, unë s’e besoj,

Roland Qafoku: Nuk po them për gazetarin, po them për ata të tjerët?

Ministri Xhafaj: Nuk besoj, sepse ishte kolegu juaj dhe e mori më iniciativë, dha vlerësimin  e vet, mënyrën si e shihte ai, bëri disa pyetje shumë interesante. Natyrisht ai është gazetar, është ndër gazetarët lokalë të njohur në dijeni time, por rrethi i pyetjeve që u trajtuan ishte vërtet impresionues sepse përputheshin pyetjet me shqetësimin që ne kemi.

Realisht na rezultojnë edhe nga ky sondazh që ka përgatitur OSBE-ja.

Roland Qafoku: Z.Ministër, a ishte etike ajo që thatë ju që “do t’ua nxijmë jetën grupeve kriminale”? Policia i arreston grupet kriminale, nuk ua nxin jetën!

Ministri Xhafaj: E para njëherë, e keni shkëputur nga konteksti nuk e kam thënë në këtë… e para, është një gjë simbolike e thënë, është një fjali e përdorur për të treguar ashpërsinë e reagimit të policisë por kam thënë për t’i përballur me ligjin dhe për të dhënë llogari përpara drejtësisë. Kam qenë shumë i saktë, besoj se kam thënë kështu. Pastaj në fund të fundit, kuptimi i nxirjes së jetës nuk është kuptimi fizik, por jetën të padurueshme jemi duke ua bërë patjetër. Nuk është ndonjë gjë, se edhe ta them kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë,  nuk ngurroj fare ta them këtë gjë, sepse ata janë duke i nxirë faqen vendit, janë duke u nxirë jetën edhe qytetarëve. Nuk kemi asnjë arsye pse të mos ua bëjmë ne jetën atyre të padurueshme.

Roland Qafoku: Z.Xhafaj, duke të njohur që je artikulues shumë i kujdesshëm juridik dhe politik dhe këtë e konfirmoj që te ajo letra kur keni qenë Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë në vitin 1997 që i keni çuar prokurorisë në ’97-ën, dhe në ’98-ën për ngjarjet e përplasjet me Partinë Demokratike, kështu që nuk po e them kot dhe atë kopje unë e kam akoma në shtëpi, një artikulim shumë i kujdesshëm juridik dhe është e hera e parë që të “kap në një gabim”, nëse mund ta quaj gabim.

Ministri Xhafaj: Mos e quaj fare gabim. E përsëris përsëri po deshët. Njerëzit që i nxinë faqen vendit dhe qytetarëve, shteti nuk ka pse me mjete ligjore të mos ua nxi jetën atyre.

Roland Qafoku: Në fakt Elbasani ju thatë që u zgjodh për një projekt pilot, por Elbasani unë mendoj se mund ta zgjidhni, siç e thatë dhe vetë, një qark që pati një problem shumë të madh me rendin dhe sigurinë.

Ministri Xhafaj: Po pati një moment të veçantë ku pati një përplasje
Roland Qafoku: E zbutët këtë, por pati një moment shumë të rëndë. A ka kaluar ai moment?

Ministri Xhafaj: Po sigurisht. Kemi një drejtim të policisë tërësisht të rinovuar me profesionist të zotë.

Roland Qafoku: Domethënë, janë larguar të tjerët? Sa është numri i atyre që janë larguar?

Ministri Xhafaj: Po sigurisht, por nuk jam në gjendje ta them.

Roland Qafoku: Është një numër i konsiderueshëm?

Ministri Xhafaj: Po janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish vendor policie që janë larguar nga ato detyra dhe besoj unë ai është një proces që vazhdon dhe nëse do ketë të tjerë apo jo, këtë nuk di ta them.

Roland Qafoku: A ka lidhje krimi i organizuar dhe bandat që ju thatë në qarkun e Elbasanit me segmente të pushtetit lokal?

Ministri Xhafaj: Aty janë disa grupe kriminale ku dy janë kryesorët, që janë të sinjifikuar më shumë. Çapajt në mos gaboj dhe Çelajt për të cilat ka procese penale, ka hetime dhe ato do të provojnë nëse veprimtaria e tyre kriminale ka qenë e influencuar apo ka qenë e mbështetur, apo e favorizuar nga njerëz të veshur me pushtet, në nivel vendor apo edhe më lart, apo është veprimtari i mirëfilltë kriminale që është jashtë këtyre strukturave. Mbetet që hetimi ta provojë këtë gjë.
Roland Qafoku: Jeni i bindur z.Ministër se puna që po bën policia për goditjen e këtyre bandave, drejtësia do të jetë në të njëjtën linjë? Natyrisht mbështetur në provat që policia jep.

Ministri Xhafaj: Ka pasur probleme të kësaj natyre edhe në Elbasan. Implikime të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë me grupet e caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo të tjetrit grup.

Roland Qafoku: Kjo është frazë apo e vërtetuar dhe konfirmuar?

Ministri Xhafaj: Unë për këtë gjë kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Kur kam folur për çështje konkrete kam pasur parasysh edhe Elbasanin.

Roland Qafoku: Për prokuror konkret?

Ministri Xhafaj Për prokurorinë. Prokuroria është me njerëz, pastaj se cilët janë personat konkret nuk më takon mua ta përcaktoj, prandaj janë organet e hetimit. Secili ka vendin e vetë. E rëndësishme është që unë në detyrën time t’i qëndroj kufijve që më njeh ligji dhe të mos të bëjë kompromis me cilin do që shkel ligjin. Dhe për t’i mbetur kësaj më duhet të them se ka një ndryshim në mënyrën se si është përfshirë prokuroria jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë territorin e vendit dhe kjo i dedikohet në një masë të konsiderueshme reformës së re në drejtësi. Pse? Prokurorët deri dje kanë qenë vartës të eprorëve të tyre edhe për çështje konkrete. Eprorët, drejtues vendor të prokurorisë dhe deri te Prokurori i Përgjithshëm kishin ndikim të jashtëzakonshëm në fatin e një çështje, ndërsa sot me kodin e ri të procedurës penale, prokurori është zot i çështjes, ashtu siç është gjyqtari. Kryetari i Gjykatës së Rrethit apo kryetari i Gjykatës së Lartë  nuk kanë asnjë ndikim sot te gjyqtari.

Roland Qafoku: Keni një çështje konkrete që e konfirmoni këtë?

Ministri Xhafaj: Ne kemi disa çështje që i kemi bërë me shumë sukses. Për shembull çështjet e fundit që kemi me 7 grupe kriminale në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” i kemi bërë në sajë të kësaj marrëdhënie të re të vendosur me Prokurorinë dhe për fat të mirë edhe reagimi i gjykatë ka qenë pozitiv.

Xhafaj: Ka prokurorë të implikuar në grupe kriminale Read More »