Aurora

Marrëveshja me pensionet – Përveç Italisë dhe Greqisë, ja shteti tjetër që do të ketë njohje…

Përveç Greqisë dhe Italisë së shpejti do të ketë një marrëveshje edhe me Kanadanë për çështjen e pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur drejtori i ISSH, Astrit Hado.

Për Ora News, Hado tha se marrëveshja për pensionet me Greqinë dhe Italinë është ekonomike dhe politike.

“Marrëveshja me Italinë dhe Greqinë është edhe ekonomike por edhe politike. Në gjykimin tonë në marrëveshjen me Italinë nuk është çështje ekonomike pasi shumica e shqiptarëve që janë atje me kaq vite sa kanë kaluar janë pjesë e sistemit të pensioneve të Italisë.

Bëhet fjalë për një numër të kufizuar shqiptarësh të cilët janë larguar nga Italia dhe nuk përfitojnë nga kjo gjë.

Ndërsa me Greqinë përvec çështjet politike është edhe çështja ekonomike për shkak të kostove të larta që ka sistemi i pensioneve greke. Po të kemi parasysh që numri i shqiptareve që janë të siguruar në Greqi është shumë i madh.

Tentativa e shtetit shqiptar do vazhdojë jo vetëm me italinë dhe Greqinë, por edhe me shtete të tjera ku banojnë Shqipëtarë. Presim që shumë shpejt të nënshkruhet marrëveshja me Kanadanë sepse edhe aty është një numër i madh shqiptarësh.

Jemi në tratative për të filluar një marrëveshje me vendet e tjera të BE sic janë Spanja, Franca apo SHBA dhe Izraeli. Asnjëherë nuk do të ndalojnë përpjekjet për të realizuar marrëveshje ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët”, tha Astrit Hado.

Marrëveshja me pensionet – Përveç Italisë dhe Greqisë, ja shteti tjetër që do të ketë njohje… Read More »

Zbuloni problemin tuaj më të madh në dashuri sipas muajit që keni lindur

Është e vështirë të kuptosh një person se si ndihet në lidhje me një tjetër për shkak të mungesës së interesit që mund të tregojë.

Në të vërtetë afeksioni për një person të caktuar vjen nga disa indikatorë.

Disa njerëz është e lehtë t’i dashurosh por disa është e vështirë.

Para jush është analiza interesante e secilit prej nesh për atë se çfarë jemi në dashuri, varësisht nga muaji kur kemi lindur.

Janari

Janë jashtëzakonisht romantikë dhe besnikë dhe kjo gjë tek ata është e domosdoshme, si edhe motivimi i tyre në përqendrimin e arritjes së qëllimeve dhe ëndrrave të parashikuara.

Partnerët e tyre shpesh ankohen që janë të përkushtuar shumë ndaj punës. Problem e kanë të gjejnë balancën midis jetës afariste dhe private, andaj çdo gjë kryesisht ia përkushtojnë jetës afariste.

Shkurti

Kanë shpirt të lirë dhe kanë pikëpamje të gjerë ndaj botës, prandaj pa probleme lidhin miqësi të reja.

Janë argëtues, mirëpo nuk e kanë edhe aq të qartë se si ndihen, andaj mund të duken të ftohtë dhe të pa interesuar për personin tjetër. Marrëdhënia e tillë askujt nuk i duket argëtuese.

Marsi

Të lindurit në këtë muaj janë ndër njerëzit më të dashur në shoqëri, sepse janë të butë, të kujdesshëm dhe me ta është kënaqësi të shoqërohesh.

Ajo që shpesh i pengon në jetë është që janë hakmarrës dhe nuk mund t’i lënë disa gjëra të cilat kanë ndodhur dhe i kanë lënduar.

Prilli

Personaliteti i paparashikueshëm i këtyre njerëzve përshtatet shkëlqyeshëm me energjinë e tyre, mirëpo kombinimi i tillë ndonjëherë i çon në agresivitet dhe në pamundësi të kontrollit të emocioneve. Nëse nuk janë në humor të mirë, me ta është e vështirë të bisedohet për atë se çfarë i mundon.

Komunikimi i mirë është një ndër aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, mirëpo këtyre njerëzve kjo gjë u është sfidë e madhe.

Maji

Bebet e lindura në maj dëshirojnë të realizojnë çdo gjë që e mendojnë, mirëpo ata partnerët e vet nuk i lënë në vendin e fundit por do t’u përkushtohen shumë. E vetmja gjë që duhet është që të kujdesen për temperamentin, sepse shpejt shpërthejnë.

Ekzistojnë mënyra më të mira për ballafaqim me emocionet negative sesa zhurmat, britmat dhe ofendimet.

Qershori

Në vendin e fundit janë njerëzit të cilët është shumë e lehtë t’i dashurosh për atë që vërtet ndiejnë për të tjerët, kanë kuptim të shkëlqyeshëm për humor dhe për personalitet të pabesueshëm për të cilat të gjithë në shoqërinë e tyre ndihen plotësisht rehat.

Ajo që duhet t’i kushtojnë kujdes është që të mos i ndrydhim emocionet kur janë të lënduar dhe të besojnë për emocionet e tilla.

Korriku

Disa nga ata që nga fëmijëria ëndërrojnë për martesën dhe për dashurinë e madhe. Kanë diçka magnetike në vete që i tërheqin njerëzit dhe ata vërtet kujdesen për ndjenjat e të tjerëve.

Të vetmin problem është që mendojnë shumë për gjërat të cilat u kanë ndodhur dhe të cilat më nuk mund t’i ndryshojnë.

Gushti

Kanë zemër të madhe dhe kjo njerëzve u është shumë tërheqëse, mirëpo është e vështirë të jesh me ta, sepse tmerrohen kur shfaqen problemet e para në lidhje dhe ikin si të pakrye. I mundon xhelozia dhe pasiguria në marrëdhënie dhe në vend që të ballafaqohen me pengesat, ata bëjnë panik dhe të gjitha i fshehin.

Partnerët kanë përshtypjen që me ta duhet patjetër të ecin sikur shkelin mbi vezë, gjë që i lodhë shumë.

Shtatori

Njerëzit e lindur në këtë muaj i stolisin karakteret e mrekullueshme siç janë vetëbesimi, etika e lartë e punës, inteligjenca dhe kureshtja. Ajo që i bën të vështirë për t’i dashuruar është tendenca e tyre që kritikojnë të gjithë dhe çdokënd. Në një moment janë të sjellshëm, ndërsa në momentin tjetër nuk mund të durojnë që të mos theksojnë ndonjë të metë apo mungesë të dikujt.

Veç kësaj, emocionet dhe ato që i mundojnë shpesh i mbajnë brenda vetes, prandaj kjo gjë i detyron që të kritikojnë edhe më shumë dhe i çon në pamundësi të mbajtjes së lidhjes cilësore dhe të shëndetshme.Tetori

Është e lehtë t’i dashurosh, sepse nuk kanë probleme me ofrimin e kujdesit. Ata nuk përpiqen vetëm sipërfaqësisht dhe ata personin e dashur gjithmonë e vendosin në vend të parë dhe këtë gjë rregullisht ia bëjnë me dije.

I mundon paksa xhelozia dhe ngarkohen me mendimet e të tjerëve, andaj kjo gjë ua largon vëmendjen nga lidhja dhe në këtë drejtim duhet të kujdesen.

Nëntori

Kur u shkon çdo gjë për dore me ta është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet. Atëherë janë të sinqertë, besnikë dhe vazhdimisht shfaqin dashuri në njëqind mënyra. Kur hasin në ndonjë pengesë, mbyllen emocionalisht dhe vendosin mure përreth vetes dhe e fshehin të drejtën e tyre.

Nga e gjithë kjo rezultojnë zemërimi dhe refuzimi. Për këtë shkak ata kanë shumë probleme me partnerin.

Dhjetori

Me njerëzit e dimrit është kënaqësi të jesh në lidhje, sepse i stolis shpirtmadhësia, ngrohtësia, por edhe një dozë humori, andaj me ta kurrë nuk do të mërziteni. Partnerët e humbin durimin për shkak të padurueshmërisë dhe impulsivitetit.

Duhet patjetër të mësojnë që të ngadalësojnë, të marrin frymë thellë dhe të mendojnë për gjërat të cilat i mundojnë dhe qetësisht të arrijnë deri te zgjidhja.

Zbuloni problemin tuaj më të madh në dashuri sipas muajit që keni lindur Read More »

Fakte interesante dhe kuriozitete qe duhet ti dini per Shqiperine !

  1. Në territorin e Shqipërise, pranë Shkëmbit të Kavajës ka ndodhur beteja e fundit midis Cezarit dhe Pompeit. Kjo ka ndodhur në vitn 48 B.C dhe është mbyllur me fitoren e Cezarit. Shkëmbi i Kavajes në antikitet njihej me emrin “Petra” .Pranë këtij objekti Cezari kishte ngritur kampin e tij.

P2. Shqipëria është vendi ku ndodhen tre liqenet tektonike më të mëdhenj, më të thelle dhe më të lartë të Gadishullit Ballkanik. Këto janë Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në veri perëndim të vendit me sipërfaqe 368 Km2 nga të cilat Shqipërise i takojne 149 km2. Në territorin e vet Shqipëria ka një gjatësi brigjesh të larmishme prej 57 km.

Liqeni i Ohrit gjendet në jug lindje. Ai ka një thellësi maksimale prej 289 metrash dhe një kthjelltësi majft të lartë. Izobata arrin në 22 metra. Për vlerat e tij natyre e historike liqeni I Ohrit është pjese e trashëgimise botërore të UNESCOS.

Liqeni i Prespes ndodhet gjithashtu në jug lindje të vendit në një lartesi 850 metra mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenin më të lartë tektonik të Ballkanit. Brigjet e tij janë spektakolare dhe nëpërmjet rrjedhjes nëntokësore ai furnizon liqenin e Ohrit.

  1. Duke lundruar nëpër liqenin artivicial të Komanit ju do të shijoni një pejzazh tipik “fiordesh” në zemër të Mesdheut. Ky liqen është formuar në vitin 1986 nga ujëmbledhësi i Lumit Drin, si pasojë e ndërtimit të Hidroçentralit të Komanit . Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 , me një gjatësi prej 34,5 km dhe një gjerësi brigjesh prej 50 – 60 metrash. Liqeni gjendet midis luginave dhe kanioneve me bukuri të rrallë. Brigjet shkëmbore bien thike mbi liqen duke krijuar pejazhe të mbrekullueshe. Lundrimi mbi ketë liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me qytetin e Bajram Currit dhe zonën e Tropojës.

  2. Në shpellën e Pëllumbasit, e cila ndodhet pranë kryeqtetit të vendit janë gjetur skelete të ariut të shpellave (ursus speleaus). Ky i fundit ka jetuar rreth 400 mijë vjet me parë. Në të gjithë Europën njihen 5 shpella të tilla. Shpella gjendet në një distance prej 25 km larg nga Tirana . Eshtë e vendosur në grykën panoramike të Skoranës. Shpella është e ruajtur mirë. Ajo ka një gjerësi prej 10 -35 metra, lartësi 15 deri ne 40 metra dhe arrin deri në 300 metra gjatësi. Në shpellën e Pëllumbasit janë gjetur edhe mbetje të jetës humane.

  3. Laguna e Karavastasë përbën pikën më perëndimiore në Europë ku folëzon Pelikani Kaçurrel (pelicanus crispus). Që prej vitit 1994 kjo lagunë është nën Konventen Ndërkombëtare të RAMSARIT. Vetë laguna ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarësh, duke përbërë njëkohesisht edhe lagunën më të madhe të bregdetit shqiptar. Ajo përbën një prej 12 parqeve kombetare të Shqipërisë. Eshtë mjaft e këndëshme të observosh nga afër pelikanët ne fjale. Ata ulen zakonisht në një ishull të vogel ranor të lagunes i cili quhet ndryshe edhe “ ishulli i pelikanëve”. Pranë tij mund të shkohet me varkë. Këtu gjendet 5 për qind e numrit botëror të kësaj specie. Laguna e Karavastasë është një ekosistem mjaft i rëndësishëm natyror edhe për habitate të tjera.

  4. Gjuha shqipe mendohet se ka për bazë pellazgjishten. Këta të fundit janë bartës së kulturës se neolitit dhe fillimit të pokës së bronxit në territorin e Shqipërisë. Zbulime të kësaj kulture janë gjetur në Podgorie, Kolsh etj. Tezat te cilat mbështesin vazhdimësinë iliro – pellazge janë instensifikuar sidomos në shek XVII. Një prej studiusve më të rëndëisishëm të kësaj teze ka qenë albanologu i shquar J.G.Han.

  5. Në Durrës ndodhet amfitheatri roman i cili për nga madhësia është i dyti në Ballkan. Amfitheatri u ndërtua në shek I. A.D., në periudhën e perendorit romak Hadrian. Ai ka një kapacitet prej 15 – 20 mijë shikuesish. Për nga stili i ndërtimit ngjason me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali. Në shek X në galeritë e tij u ndërtua një “kapele” e cila shquhet për mozaikët e rrallë muror.

  6. Një pjese këngëve të krahinave të jugut të Shqipërisë këndohet pa instrumenta muzikore. Ky lloj interpretimi quhet “iso – polifoni”. Kjo e fundit është “Pjesë e kryeveprave të trashëgimise orale të njerezimit” dhe mbrohet nga UNESCO si vlerë boterore. Iso polifonia këndohet në pjesën jugore të shqipërisë të njohur si “Toskëria”. Veçanërisht kjo formë e interpretimit është e njohur në krahinën e Labërisë. Zakonisht në Shqipëri gjatë muajit nëntor në qyteti e Vlorës zhvillohet “Festivali Folklorik Kombetar i iso – polifonisë”.

  7. Qyteti antik i Butrintit, i përmendur nga poeti Virgjil në poemën e tij “Eneida” dhe i njohur ndryshe si një “ Trojë e dyte”, së bashku me qytetin muze të Gjirokastrës janë të përfshira në listën e trashëgimisë Botërore të UNESCOS.Butrinti ishte një qytet i fortifikuar i fisit të Kaonëve, një prej fiseve më të mëdha të Ilirisë së jugut. Rrënojat përbëhen nga teatri, tempulli i Asklepiusit pagëzorja, fortësa veneciane, portat etjGjirokastra është një prej qyteteve kryesore të Shqipërisë së jugut . Ajo është shpallur “Qytet Muze” e njohur ndryshe eshe me emrin “Qyteti i njëmijë shkallëve”. Sipas një legjende popullore qyteti eshte krijuar nga një princeshë me emrin Argjiro. Ajo çfarë tërheq më tepër vizitorin në Gjirokastër janë shtëpite prej guri të cilat ngjajnë me kështjella të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

  8. Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti , njihet si “mbrojtës i krishtrimit Europian. Busti dhe emtri I tij gjendet në shumë prej qyteteve të Europës. Ai organizoi një rrezistencë të suksesëshme për 25 vjet me rradhë duke i ndalur Otomanët të vazhdonin invazionin e tyre drejt perëndimit. Ai i theu tre here Otomanët gjatë rrethimeve të Krujës në 1450, 1475 dhe 1467.

Fakte interesante dhe kuriozitete qe duhet ti dini per Shqiperine ! Read More »

Si po fuqizohet banka e drejtuar nga Linda Rama, e bekon edhe Konkurrenca

Monopoli në bankat e nivelit të dytë, tashmë duket se ka vetëm një emër dhe ajo është Banka Amerikane e Tregtisë e njohur si “ABI Bank”, ku anëtare e bordit të saj drejtuesështë bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Autoriteti i Konkurrencës ka aprovuar kërkesën mbi shitjen dhe transferimin e aksioneve të Bankës NBG Albania SHA, nga Banka Kombëtare e Greqisë S.A tek Banka Amerikane e Investimeve SHA”. Sipas deklaratës së palëve në njoftim, Banka Kombëtare e Greqisë S.A, aksionari i vetëm i Banka NBG Albania SHA, synon të largohet nga tregu shqiptar, si rrjedhojë e impenjimeve që ka marrë me Bankën e Greqisë dhe Bankën Qendrore Evropiane në kuadër të planit të saj të rimëkëmbjes dhe ri fokusimit strategjik.

Në dy vitet e fundit Grupi NBG ka shitur filialet në Turqi, Bullgari, Serbi dhe është në proces aktiv për të përfunduar procesin e shitjes në Shqipëri, Rumani dhe Qipro. Gjatë vitit 2018 pritet të vijojë edhe me shitjen e filialit në Maqedoni. “Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë shitjen dhe transferimin e aksioneve të Bankës NBG Albania SHA nga Banka Kombëtare e Greqisë S.A tek Banka Amerikane e Investimeve SHA”-thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në këtë mënyrë ekspasioni i nisur nga “ABI Bank” po synon zgjerimin, duke ngushtuar edhe më shumë vështirësitë finaciare që kanë një pjesë e këtyre bankave, të cilat pasi “izolohen” në tregun vendas, detyrohen që të dorëzojnë aksionet dhe emrin e tyre pranë “ABI Bank”.

Ardhja e Ramës në “ABI Bank” dhe aprovimi i menjëhershëm

Kjo “mbarësi” në tregun bankar të “ABI Bank” nuk është krejt rastësi, pasi shumëçka u ka shkuar për mirë në rritjen e finacave dhe blerjen e aksioneve të bankave të tjera, që me emërimin e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama në bordin drejtues të bankës. Zyrtarisht Linda Rama është pranuar në Këshillin Drejtues të “ABI Bank” më datë 07.01.2016, por në fillim të vitit 2017 prania e saj u pranua publikisht. Hapat që do të ndiqeshin më pas vijuan me aprovimin e Ramës edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila vendosi miratimin paraprak për emërimin Linda Ramas dhe Richard Lukaj në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues.

Përveç prishjes së tregut të sistemit bankar, me praninë e bashkëshortes së kryeministrit në një nga bankat e nivelit të dytë, opozita dhe media dyshon se nëpërmjet këtyre bankave po synohet pastrimi i parave të pista, që vijnë kryesisht nga trafiku i drogës dhe më pas do të riaktivizohen në konçensione, e njohur ndryshe si PPP “Partneriteti Publik Privat”. Për kreun e opozitës Lulzim Basha, kjo situatë bëhet me e dyshimtë me implikimin e drejtëpërdrejtë të çiftit kryeministror. “Aspekti i kapjes se ekonomise nga krimi dhe paratë e krimit është partneriteti publik privat PPP, i denoncuar nga PD si Pastrimini Parave te Pista.

Tek PPP po përzihet paraja e drogës dhe e krimit me taksat e shqiptareve. Koncesionet, tenderat, po i fitojnë pak duar. Ata që rëndom njihen si oligarkët. Përqëndrimi nuk po ndodh vetëm në sektorin e koncesioneve, apo në sektorin e lejeve të ndërtimit, por po ndodh edhe në sektorin financiar. Kemi një bankë, me pronarë offshore, që quhet Abi Bank, e cila ka blerë dhe NBG, në një përiudhë kohore të shkurtër”-deklaroi Basha pak kohë më parë.

Nga kompani offshore në banka të suksesshme

Pronarët indirekt të “ABI Bank” rezultojnë të regjistruar në një kompani Offshore. sipas raporteve të krijimit të kësaj banke, NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, në ishujt Cayman, është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë Tranzit dhe administrator në “ABI Bank”, në vitin 2009, vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”.

Pas konsolidimit të saj në Shqipëri, ku operoi kryesisht me blerje pasurish të paluajshtme dhe dhënie kredie, kompania “Tranzit” vendosi të blejë një bankë të nivelit të dytë. Kështu më 12 tetor të vitit 2015, kompania “Iub Holding” me një kapital prej 112 milion euro bëri një marrëveshje për transferimin e kuotave të bankës “Credit Agricole” me kompaninë “Tranzit”. Kjo bankë e cila funksionoi për disa kohë me këtë emër ka një histori të gjatë në tregun financiar shqiptar, duke ndërruar disa herë emër dhe pronarë.

Ajo është themeluar më 2 shkurt të vitit 1999 me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi me një kapital prej 3 milion dollarë. Më 10 maj të po atij viti, asambleja e aksionerëve e cila ishte Banka Tregtare e Greqisë vendosi t’i ndryshojë emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare (Shqipëri). Pak kohë më pas, aksionieri vendos të shtojë kapitalin e bankës dhe t’i ndryshojë asaj sërish emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare e Greqisë (Shqipëri).

Më 10 nëntor të vitit 2003, aksioneri merr sërish vendim për ndryshimin e emrit të bankës duke e quajtur tashmë Banka Emporiki-Shqipëri, emër të cilin e ka mbajtur deri më shtator të vitit 2012, kur është shitur te grupi “Credit Agricole” me seli në Francë. Pas këtij transaksioni, banka u quajt Credit Agricole, emër të cilin e mbajti deri më 22 tetor të vitit 2015. Në këtë datë, kjo bankë u shit tek kompania “Tranzit”.

Socialistë të lumtur në tregun bankar

Të etur nga fitimet, ai që provoi ndër të parët të luajë në “bursën e bankave”, ishte deputeti socialist Alfred Peza, që me bashkëshorten e tij u bë aksioner në Bankën Credins. Fitimet ishin të garantuara, por më pas Peza u kryqëzua dhe u procedua penalisht për fshehje të të ardhurave. Kjo i kushtoi edhe rizgjedhjen si deputet i PS-së, ndërsa gjyqi për akuzën e fshehjes së të ardhurave ende vijon. Pa u shuar ky skandal, në skenë del bashkëshortja e kryeministrit, e cila u përzgjodh si anëtare e bordit drejtues të “ABI Bank”.

Tashmë kjo bankë mban në bordin e saj drejtues bashkëshorten e kryeministrit, duke zgjruar edhe më shumë aktivitetin e saj finaciar dhe u renditur ndër bankat me bilanc pozitiv nga viti në vit. Kjo bankë rezulton në pronësi të një kompanie financiare të quajtur “Tranzit”, e cila është themeluar më 30 mars të vitit 2009 si investim i dy kompanive të huaja dhe një shtetasi shqiptar. Pronarët e kompanisë “Tranzit”, e cila ka në pronësi “Abi Bank” janë: NCH Balkan Fund, L.P dhe New Century Holdings XI, L.P.

Si po fuqizohet banka e drejtuar nga Linda Rama, e bekon edhe Konkurrenca Read More »

U liruan zyrtarët në Lezhë, gazetari lëshon ‘bombën’: Gjykatësi është kërcënuar

Del ne drite nje detaj i rendesishem dhe i frikshem nga gazetari Artan Hoxha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se vendimi i sotëm është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.

“Është i njëjti sistem si i Kavajës, i njëjti sistem funksionon si ajo që njihet pema e thatë në Ksamil deri në Valbonë. Ajo që shoh me skepticizëm është a ka policia dhe prokuroria që kapacitet për të zbardhur këtë batërdi. Policia e nisi pikërisht me tokat në bregdet, sepse aty nuk ka mundësi që të tjetërsohen pronat pa korruptim të zyrtarëve dhe pa mbështetje politike. Ata kanë falsifikuar edhe atje ku ka pasur pronarë realë që e kanë marrë tokën me vendim gjykate. Ka pasur një 5 ditësh që ka bërë që prokuroria të shohë këtë katrahura. Brenda 5 ditëve është bërë përcjellja dhe firmosja e këtyre dokumenteve që janë shitur brenda 5 ditësh disa herë. Zyra e hipotekës para se të jepte hipotekën, ka marrë bashkinë për të vërtetuar a është kjo tokë pastaj është shitur. Çështja në fillim u ngrit për falsifikim dokumentash.  Gjëja që bën përshtypje është koordinimi I zyrave të hipotekës dhe zyrave të bashkisë” tha Hoxha.

“Gjykatësi është kërcënuar, është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej dhe ka marrë vendimin që do ti lërë në arrest shtëpie dhe ju ka çuar policin ke dera. E ka policia kriminale që ai është kërcënuar,” tha Hoxha.

U liruan zyrtarët në Lezhë, gazetari lëshon ‘bombën’: Gjykatësi është kërcënuar Read More »

Deputeti i PS, Hyseni: Priten arrestime të tjera, në Vlorë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, reagoi lidhur me shqetësimet e opozitës se Prokuroria mund të jetë duke ndërmarrë një aksion të njëanshëm dhe politik vetëm ndaj të djathtëve. “Janë plot vepra të tjera penale që kanë nevojë për goditje, ka grupe dhe organizata kriminale që duhet të goditen një orë e më parë. Prokuroria duhet të jetë në lartësinë e detyrës. Ndaj nuk mendoj se ka një sitiuatë të njëanshme. Çdo opozitë mund ta ketë këtë merak, edhe ne mund ta kishim patur nëse do ishim në opozitë, por unë i ftoj të jenë të duruar dhe të jenë në linjën e mosintidimidimit të Prokurorisë sikurse kanë thënë”, tha Hyseni.

Ishit në krye të një Taks-Frorce, që do hetonte pretendimet e palëve se u është grabitur prona në bregdet…

Detyra ishte verifikimi i çdo forme të tjetërsimit të pasurive shtetërore te privati. Ishte punë voluminoze, e përqendruar në qarkun e Vlorës. Nga Vlora deri në kufi me Greqinë. Me idenë se është një zonë që mund të shpëtohet. Ishin dhjetë persona nga task forca, bashkë me kryetarin 11. Është punuar manualisht, janë zbuluar 3 miliardë euro pasuri të vjedhura nga pasuritë shtetërore. Vetëm në qarkun e Vlorës, me çmimet mesatare të tregut, nëse llogariten me 20 euro metri katror. 11 mijë hektarë grabitje i kemi çuar Gjykatës dhe Prokurorisë. Por ka një sasi shumë më të madhe se kaq, ku është marrë me dokumenta false, ose në kundëërshtim me ligjin. Në Himarë janë tjetërsuar rreth 600 hektarë me dokumenta të falsifikuara, kjo do faktohet nga Prokuroria dhe Gjykata.
Si keni arritur në këtë konkluzion?

Kanë qenë dokumenta të montuara, ose të falsifikuara. Nga verifikimi në arkiva është verifikuar që me numrin përkatës rendor të protokollit, nuk kishte lidhje fare me rastin ose me Vlorën. Në një dokument, ku ishin marrë 50 hektarë, numri rendor i arkivit qendror të shtetit, që kishte shërbyer si dokument bazë për agjencinë e pronave, dilte në Pogradec. Masakra është bërë në vitet 2005-2011. Në vitin 2012 nisën regjistrimet. Në rastet e tjera Avokatura e Shtetit, ka nisur proceset civile për kthimin e pronës shtetit. Në shumë raste ka patur prapavijë politike, janë përfshirë nivele të larta. Ata që kanë përfituar kanë qenë të lidhur. Janë përdorur emra të banorëve të zonës në mënyrë fiktive, që nuk kanë përfituar asgjë vetë. Kemi vërtetuar se tjetërsimi i pronave është bërë edhe brenda ditës dhe kjo po hetohet.

Kur ka shkelje a nuk sekuestrohet?

Prokuroria ka mekanizmat e vendosjes së sekuestros preventive. Rasti më flagrant dhe shqetësues është rasti i Ksamilit. Ksamili nga parku antik deri në grykëderdhenjen e lumit të Çukës, me anë të vendimeve dhe dokumentacioneve të falsifikuara. Ka qenë një bashkëpronësi, kullotë e dikurshme, në bashkëpronësi prej shtetit dhe 12 familjeve. Ka një dokument arkivor, që ka qenë kjo bashkëpronësi. Me anë të dokumenteve të falsifikuara, një mori subjektesh kanë manipuluar procesin dhe kanë përfituar sasira kolosale me qindra hektarë. Për 1300 hektarë, ku përfshihej edhe pakru kombëtar i Butrinit madje dhe tre ishujt e Ksamilit ishin pretenduar që të merrej. Procesi do dojë kohën e vetë dhe unë mendoj që asnjë gjyqtar s’mund marrë një vendim ndryshe nga ai për t’u kthyer pronat familjeve që u takojnë. Shteti dhe to familje janë të dëmtuar, 14 individë të tjerë kanë përvetësuar pjesën kryesore, gjiret më të bukura dhe Parkun Kombëtar. Ky proces do vijojë edhe me qarqet e tjera, me Durrësin e deri në Velipojë, do të gjenden mekanizmat për t’i kthyer një pasuri shumë të madhe qytetarëve dhe shtetit, që është grabitur pa të drejtë

Deputeti i PS, Hyseni: Priten arrestime të tjera, në Vlorë… Read More »

Si u godit nga diktatura grupi i intelektualëve të Çamërisë

Nga Rrahman Parllaku

55 viteve më parë, gjyqi farsë ndaj të ashtuquajturit “grupit armik të Teme Sejkos dhe Tahir Demit” përfundoi me 65 të dënuar, 13 të pushkatuar, 9 prej tyre vdiqën në burg, 4 të dënuar me vdekje që më pas bënë 25 vite prapa hekurave dhe mbi 1000 vite burgim të dhëna nga gjykatat. Sot, ata përkujtohen në një tubim përkujtimor nga Shoqata Atdhetare “Çamëria”

Me Temen nuk më ka takuar fati të njihem në Luftën Nacionalçlirimtare, po u njoha kur ai u kthye nga studimet e pambaruara në ish-Bashkimin Sovjetik, bashkë me Mehmet Shehun, Tahir Kadarenë e Abaz Fejzon, të thirrur nga qeveria shqiptare për të drejtuar e transformuar ushtrinë, nga ushtri partizane në ushtri kombëtare

Mehmeti u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Tahiri, zëvendës i tij; dy të rinjtë, Temja dhe Abazi, shefa shtabi divizionesh: Temja në Gjirokastër, Abazi në Korçë. Ishin këta dy të rinj, dy ish udhëheqësa të Luftës Nacionalçlirimtare, me përgatitje të lartë ushtarake, dy të rinj të dalluar në luftë, por që po shkëlqenin edhe në studimet akademike.

Unë në atë kohë isha drejtor i Personelit të Ushtrisë. Jam njohur që në atë kohë me Teme Sejkon. Më vonë, mbasi unë mbarova studimet e larta ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik, kur u ktheva më 1951, Temen e gjeta në detyrën e Shefit të Zbulimit.U bëmë kolegë pune në organet e Shtabit të Përgjithshëm.Këtu fillon shoqëria jonë e pandarë, deri ditën e arrestimit të Temes.

Duke u shmangur pak nga tema, dua të vë në dukje se shokët e mi më të afërt në Luftë u bënë çamët, dy luftëtarë të shquar, Ali Demi e Ilmi Seiti, për të cilët kam shkruar e folur.

Aliun e njoha në gusht 1943 kur erdhi në Vlorë, pas daljes nga burgu nëpërmjet tunelit që vetë e kish ideuar e drejtuar punimet, nën hundën e fashistëve. Ai, fillimisht erdhi pranë Komitetit të PK të Qarkut Vlorë dhe me kalimin e Hysni Kapos në radhët e ushtrisë, u bë sekretar politik i KP K të qarkut. Ardhja e tij në këtë detyrë ndryshoi stilin e drejtimit; i dha fund ekstremizmit e përçarjeve që na kish lënë trashëgim Dushan Mugosha, e zbatuar me zell nga udhëheqësit e mëparshëm. Vrasja e tij qe një humbje e madhe.

Për Ilmi Seitin kam shkruar gjatë, për karakterin e tij burrëror, për zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme dhe qëndrimin e tij humanist, edhe në sektorin ku punonte. Këtë e pamë më mirë unë e Temja, kur i organizuam ceremoninë e varrimit, ku pothuajse mori pjesë i gjithëpopulli i Shkodrës dhe shikonim burra e gra me lot në sy. Dhe këtë e bënin për ish drejtuesin e Sigurimit.

Të gjithë e dimë se çfarë krimesh ka bërë diktatura në Shkodër, por burrëria, çiltërsia e humanizmi i Ilmi Seitit u vlerësuan nga populli i Shkodrës.

Nuk dua të lë pa përmendur një mikun tim çam, që ishte nga burrat më të moshuar të Brigadës, komisarin Abdyl Resuli, që e drejtonte batalionin në të gjitha luftimet dhe i gjithë efektivi e respektonte, pasi sillej me ta jo si drejtues, por kujdesej si prind.

Njohja me Temen dhe shoqëria me të vazhdoi jo vetëm gjatë kohës që punuam bashkë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe kur ai u caktua në detyrën e Komandantit të Flotës Luftarake Detare, pasi detyra ime si zëvendësministër për përgatitjen luftarake më bënte të kisha kontakte të shpeshta me të. Gjithnjë kisha gjetur mirëkuptim e ndjehesha i kënaqur për punën që bëhej në repartet e Flotës për përgatitjen luftarake e përvetësimin e teknikës së re me të cilën po pajisej Flota.

Por fatkeqësisht, kur Temja ishte në kulmin e aktivitetit të tij, kur po shprehte aftësitë e pjekurinë e tij në kryerjen e detyrës së lartë, u godit nga diktatura.Dhe kjo nuk qe një goditje individuale, por goditje ndaj grupit të intelektualëve çamë.

U gëzova kur Temja erdhi në Tiranë dhe më tha se do të shkonte për mbarimin e studimeve të larta Akademike. Në këtë kohë, takimet e shoqërimi im me Temen u shtuan. Ndiqnim bashkë ndeshjet sportive të ekipeve, jo vetëm të futbollit por edhe volejbollit e basketbollit.

Dilnim shpesh bashkë në Shtëpinë e Ushtarakëve.Pritja e tij u zgjat, po Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ngarkonte detyra.Unë kërkoja t’i ndodhesha në shoqëri, pa e ditur se ç’e priste.

Kisha planizuar të organizoja e drejtoja një stërvitje në Vlorë me trupa, që do të vazhdonte 5-6 ditë.

I them Temes: – Eja me mua, qëndro pranë familjes, të lë edhe veturën se do udhëtoj me gaz.

Vij, – më tha, po më ka ngarkuar shefi një detyrë që e kam mbaruar, po nuk i kam raportuar, pasi ai është me pushime në Durrës.

Eja, – i thashë, se e takojmë Petritin, dhe i them se e mora Temen të rrijë pranë familjes dhe kthehemi bashkë.

Petriti, pyeti Temen: E mbarove materialin, dhe ai iu përgjigj se e kishte mbaruar.

Na mbajti për kafe, si duket do t’i dërgonte ndjekësit e Temes në Vlorë, pasi Petriti ishte në dijeni të skenarit që po përgatitej për Temen. Drejtuesi i grupit, pas arrestimit të Temes, deklaroi se kur ndalonte makina ime, shtrihej në sedilje të mos e shihja kur kaloja!!!

U kthyem me Temen, me shpresën se ai do të shkonte të mbaronte studimet, dhe isha i bindur se do t’i mbaronte me Medalje të Artë, si shoku i tij Abaz Fejzo. Por diktatura, u kishte caktuar të dyve fundin tragjik: Temja vdes në tortura, kurse arkivolin e Abazit e përcolla më 12 janar 1987 nga burgu i Burrelit.

Të dy këta heronj të luftës, që vunë talentin e tyre në shërbim të mbrojtjes së atdheut, duke komanduar dy armët elitë të ushtrisë: Temja komandoi Flotën Luftarake, kurse Abazi komandoi forcat tankiste, u trajtuan në mënyrë barbare nga diktatura. Dhe bashkë me ta, nga ai genocid i pashembullt u shkatërruan edhe familjet e tyre, si edhe të mijëra kuadrove e luftëtarëve të shquar.

Të them të drejtën, kur e dëgjova Temen në gjyq, mbeta i zhgënjyer, por e besova kur më ra mua ta provoja, kur më futën në qeli e brenda saj në kafaz si kafshët e egra, ku jetova 11 muaj i izoluar nga bota dhe për 15 muaj pa asnjë lidhje me familjen, pa ditur nëse i kam gjallë!

Kur u them njerëzve që kam jetuar në kafaz, nuk u besohet! Po u them të takojnë e të pyesin hetuesin tim Pirro Dautajn e prokurorin Murat Konomin. I përsëris këto, se diktatura i ka detyruar njerëzit të dalin nga vetja, kur përveç torturave fizike e psikologjike të kërcënonin edhe me shfarosjen e familjes.

Vetëm kur të kesh kaluar nga ferri i diktaturës mund ta kuptosh gjendjen e atyre njerëzve që janë detyruar të dalin nga vetvetja.

Po diktatura është treguar tepër e ashpër ndaj asaj pjese të popullit tonë, kosovarëve e çamëve që kanë vajtuar genocidin e pashembullt, dhe që nuk dinë as sot varret e të afërmve.Ose të krimeve të Drenicës e Tivarit, që u përsëritën edhe nga Millosheviçi.

Përse diktatura mbajti këtë qëndrim ndaj dhjetra mijëra qytetarëve shqiptarë?

Unë në këtë moshë jam tepër i zhgënjyer që nuk ka një dënim kombëtar të diktaturës.Ende ruhen simbolet e saj; edhe sot e kësaj dite nuk i janë hequr diktatorit E. Hoxha titujt.I vdekuri nuk gjykohet, por parlamenti duhet të vendos dhe të mos mbeten të barazuar viktima me xhelatin.

Çështja çame sot është problem kombëtar, siç ishte Kosova dje – dhe më vjen mirë që ajo gjen gjithnjë e më shumë mbështetje. Është detyrë e çdo qeverie të mos reshtë së ngrituri këtë çështje me ndërkombëtarët, deri sa të gjejë zgjidhjen e merituar.

Si u godit nga diktatura grupi i intelektualëve të Çamërisë Read More »

Ishulli i pamposhtur ne mes te detit!

Ishulli i Sazanit krenaria e Vlorës, të ofron pamje piktoreske në një hapsirë të pafud, Sazani ishulli më i madh në Shqipëri qëndron aty në mes të detit i pa mposhtur dhe me një histori mbi shpatulla.

Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të vecantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në vitin 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqipëtare do vazhdojë të sherbejë akoma si bazë detare.

Rezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazaniRezultate imazhesh për foto sazani

Ishulli i pamposhtur ne mes te detit! Read More »