NË KALANË E KANINËS, PËR DITËN E “MONUMENTEVE & SITEVE…” Drejtoria e monumenteve te kultures ne Vlore, organizoi në Kalanë e Kaninës një aktivitet të posaçëm kulturor, në vigjilje të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike. Nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit dhe fshatit si , Shkolla jo publike “ Nr 1”, Shkolla “ 28 Nëntori”, Shkollat “ Dëshmorët e Peshkëpisë” dhe “ Rrapo Hasimi” të Peshkëpisë e Kaninës, me materialet e tyre skenike të interpretuara aq mjeshtërisht nga nxënësit, i dhanë aktivitetit larmi e bukuri të jashtëzakonshme.
Aktiviteti, i inkuadruar gjithashtu në vitin e Skënderbeut, merr edhe më tepër vlera duke iskenuar pjesë dhe pasazhe nga evokimi i asaj kohe e të atyre ndodhive, sidomos këtu në Kalanë e Kaninës e Donikës.Dasma e Skënderbeut e të tjera inskenime që vijë si legjenda të atyre kohëve këtu marrin të tjera vlera e duket se vijnë me mesazhe më të qarta.
Për disa orë mjediset e bukura të Kalasë së Kaninës u shndruan në skena natyrore ku performuan me plot dëshirë e pasion nxënësit e shkollave të përzgjedhura për këtë aktivitet. Në fund, për shkollat pjesëmarrëse, nga DRKK u ndanë Çertifikata Mirënjohje. Në aktivitet përshëndetën edhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Dritan Halili, Drejtori i Drkk,Orgest Feimi si dhe Kryetari i Klubit të shkrimtarëve “ P.Marko”, Myrteza Mara. Ne vitin e Skenderbeut,kalaja e Kanines ka pritur kehstu nje tjeter aktivitet te rendesishem,ku promotore ka qene drejtoria e monumenteve te kultures ne Vlore.
Menaxhimi i mbetjeve urbane, pas reformës territoriale administrative,një përgjegjësi e pushtetit vendor. Bashkitë duhet të shtrijnë sistemin e pastrimit edhe në zonat rurale. Në disa bashki një gjë e tillë është realizuar, por në disa bashki të tjera ka ende mjaft probleme, si në bashkinë e Vlorës, që ende nuk ka gjetur një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve në fshatra dhe zonat rurale. Menaxhimi i mbetjeve mbetet përgjegjësi e bashkisë, pavarsisht ndihmës nga pushteti qëndror.
Deklarata vjen nga Vlora nga ministri i bujqesise Niko Peleshi, i cili ka qenë i pranishëm në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të javës së tokës dhe aksionit të pastrimit. Peleshi ka prekur edhe problematika të tjera referuar situatës në zonat turistike. Mungesa e pastërtisë në zonat turistike, është një problematikë që na shoqëron ndër vite.
Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar,nga vetë bashkitë. Shqipëria sa i përket pastrimit herë pas here mbetet në një situatë dramatike. Ministri i bujqesise Niko Peleshi është ndalur në një nga zonat më problematike sa i përket pastrimit, në pyllin e sodës në Vlorë, ndërsa nuk ka nguruar të flasë rreth projekteve në letër të bashkive, të cilat nuk implementohen sa i përket situatës së pastrimit. Peleshi ka prekure dhe hapjen e negociatave duke e quajtur një lajm të mirë.
Ka dale me nje lutje per kreun e PD, Lulzim Basha, kryeministri shqiptar Rama sot ne krah te Federica Mogherinit.
Ai i ka bërë thirrje Bashës të mos lobojë kundër Shqipërisë dhe të mos ndihmojë ata që individë që duan t’i vënë Shqipërisë shkopinj ndër rrota, sic tha ai në rrugën drejt BE-së.
“Sot s’ka më asnjë minutë për të festuar se duhet nisur menjëherë nga të 4 anët puna e gjatë dhe e stërmundimshme për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.
Sa i përket aspektit politi,. jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje dhe dëftea me shumë peshë s’u mjafton të gjithëve për të na hapur rrugën pa na penguar duke nxjerrë bishta aty këtu në shtetet anëtarëe të BE.
S’është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtarë ka individë, forca që as nuk e duan zgjerimin as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.
Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe cudira në muajt që vijnë se loja politike s’është ndonjë shkencë për tu kuptuar, ashtu sikurse Shqipëria do trajtohet si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi dhe vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë.
Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra, me gjysmë të vërteta që janë edhe më të dëmshme se gënjeshtra, e të mos ekportojnë baltën e luftës tone të brendshme poltike, ta lënë inatin mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj.
E ftoj Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashke një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim për Shqiperinë jashtë Shqipërisë e të kërkojmë respekt e vlerësim. Shqipëria i ka boll në Evropë ata qe duan të nxjerrin bishta për cdo arritje dhe se kanë problem të vënë shkopinj ndër rrota”.
Kane arritur ne kulm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke i kane quajtur aspak të përshtatshme deklaratat e Ankarasë e cila thotë se Imia është territor turk.
“Imia, ujërat rreth tyre dhe hapësira ajrore mbi ta janë ekskluzivisht nën sovranitetin turk”, citojnë mediat greke një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
E sipas tyre, Turqia i tejkaloi limitet pasi Ministria e Jashtme turke, për herë të parë në një deklaratë me shkrim, tha se Imia është nën sovranitetin turk. Kjo deklaratë vjen pas raportit të KE mbi kursin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian
Por sot ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, duke iu përgjigjur kështu:
“Sovraniteti i Greqisë mbi Imian është i qartë dhe i padiskutueshëm sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, Marrëveshjeve Italo-Turke të vitit 1932 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947”.
“Ndërsa Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën evropiane, ajo përgjigjet me një deklaratë provokuese, duke përsëritur një qëndrim të paligjshëm, duke injoruar faktin se statusi ligjor i Egjeut është plotësisht i garantuar me të drejtën ndërkombëtare”, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.
Duke folur per ish ministrin e qeverise Rama, te pershire ne hetim per trafik droge, si pjese edhe e raportit te KE, qe e permendte dje, kryeministri Edi Rama tha se po pret që prokuroria e Krimeve të Rëndë të sjellë një prove të vetme në procesin kundër Tahirit.
“Në këtë proces vlejnë argumentet dhe të arrijmë të shpejgojmë se në procesin e Tahirut kuvendi dhe shumica zbatoi në frymë dhe germë gjithçka Venecia ka nënvizuar lidhur me rastet kur një komision thirret në detyrë për të trajtuar cështjen e arrestit apo masve të parashikuar për një deputet.
Së dyti, ne e kemi thënë dhe e përsëris sot ne po presim që prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, një të vetme, dhe Krimet e Rënda janë shumë larg së qeni një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme nga cilidoqoftë për sa u takon anës së shumicës, nëse pranojmë spekulime për influencë.
Së treti, është gjëja më e lehtë që të nxjerrim bishta e alibira, pseudoargumente përballë faktit që kemi marrë dëftesën nga KE që nuk bën dhurata nuk ka lidhje me asnjë ndjenjë bujarie por shikon detyrat dhe zbatimin e tyre.
Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që bënin punë të zakonshme. Por edhe yjet më të mëdha duhet që ta nisin nga diku për të arritur në majë të karrierës!
Pavarësisht se je kameriere, kasiere apo një shitës, shanset janë që të paktën një nga imazhet e famshme ka bërë të njëjtën punë të lodhshme dikur, si ty sot.
Morali i historisë? Mund të jeni mërzitur nga puna juaj në “fast-food”, por nuk e dini kurrë se çfarë mundësish do t’ju ofrohen, kështu që jini në fokusuar në ëndrrat e tuaja, sepse talenti juaj do t’ju shpërblejë një ditë.
Labinot Gashi – Kamerier
Sot është një nga moderatorët më të njohur në Kosovë, por Labinot Gashi dikur ka punuar si kamerier. Ai ka rrëfyer se paguhej mirë për shkak të bakshisheve që u linin.
Gjiko – Kamarier dhe stomatolog
Sipas DJ Blunt, reperi shqiptar Gjiko dikur ka qenë kamerier dhe bënte sanduiçë me proshutë. Në studion e emisionit “Xing me Ermalin”, Gjiko u pyet në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi:
“Jo sanduiçë nuk kam shitur, por mund të ta bëj një sanduiç shumë të mirë pa problem!”.
Gjithashtu ai ka përfunduar studimet për Stomatologji.
Genta Ismajli – Kasiere
Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.
“Kur mbusha 16 vjeçe, fillova punën time të parë. Isha kasiere në Amerikë tek një dyqan. Por më vonë më larguan nga puna”, tregoi këngëtarja për “Xing me Ermalin”.
Erion Veliaj – Shitës fiqsh
Kryebashkiaku u kujtoi banorëve te zona e Pazarit të Ri në dhjetor të 2017-s, kohën kur ai ishte i vogël dhe shiste fiq në treg. Ai e përdori historinë e tij me fiqtë, për të theksuar se secili, pavarësisht të kaluarës, mund të arrijë gjithçka nëse punon.
“Për të gjithë ata që kanë shitur tek Pazari i Ri në vitet ’92,’93,’94, e mbajnë mend atë çunin që shiste fiq. Kështu që në qoftë se njëri që shiste fiq tek Pazari i Ri bëhet kryetar Bashkie, çdo kalama i qytetit tonë mund të bëhet kryetar Bashkie, deputet, President, Presidente. Unë besoj fort që nëse ne rrisim një qytet me dashuri, ne mund ta kemi qytetin e ëndrrave tona”, tha Erion Veliaj.
Maja – Punonte në fabrikë
Këngëtarja e njohur ka kujtuar në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.
“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”, rrëfeu këngëtarja e njohur.
Dua Lipa – Kameriere
Këngëtarja me origjinë shqiptare foli për “SPIN Magazine” për një periudhë të vështirë, në të cilën i është dashur të punojë për të siguruar para, për të bërë muzikë.
“Isha kameriere në një restorant meksikan dhe për më tepër nuk më pëlqen fare ushqimi i tyre. Aty të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin me lloj-lloj fjalësh”, tha Lipa.
Noizy – Përleshje në rrugë
Pasi u zhvendos në Londër me familjen, në moshën e adoleshencës, Noizy nisi që të ishte pjesë e përleshjeve të rrugës, në lagjen ku Noizy jetonte “South East WooldWhich”. Ai ishte shumë i suksesshëm dhe dilte gjithnjë fitimtar.
Sinan Hoxha – Furrxhi
Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: “Kam punuar furrxhi, bëja bukë”.
Gent Haziz – Në ndërtim
Aktori i humorit dhe moderatori Gent Hazizi zbuloi në emisionin “6 ditë pa Ermalin” në 2016-s për të kaluarën e tij në emigrim. Ai foli me shumë sinqeritet se ka bërë punë të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimin.
Ai ka deklaruar se ndërkohë që punonte në ndërtim e ka gjetur kohën edhe për të realizuar pasionin e tij, duke performuar çdo të premte dhe të shtunë, pa pagesë në lokale, në Itali, “Stand Up”.
Albano Bogdo – Kamerier
Aktori i humorit të “Apartament 2 XL”, Albano Bogdo tregoi në maj të 2016-s rrugëtimin e tij drejt famës. Si u bë nga kamerier në një personazh publik me më shumë se 100 mijë fansa.
“Po ju them një sekret. Para 5 vjetësh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në FB kisha 120 miq dhe femrat nuk ma pranonin kërkesën për shoqëri (as shoqet e klasës). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në “fanpage”. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë…ka këngëtare në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë…”, shkroi ai në “Facebook”.
Hetem Ramadani – Çoban
Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i habiti të gjithë kur zbuloi në mars të këtij viti, se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.
“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni në emisionin “Xing me Ermalin”.
Agron Llakaj – Në ndërtim dhe minierë
Ai ka nisur të punonte kur ishte vetëm 13 vjeç, jo në televizion. Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka punuar kur ishte shumë i ri në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj.
Ermal Mamaqi – Shitës cigaresh
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.
Andrra Destani – Modele
Para se të bëhej bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha dhe biznesmenë e një dyqani, Andrra ishte modele. Profesion të cilin e la për t’iu përkushtuar lidhjes dhe më pas familjes.
Bleona Qerreti, tronditi politiken kur njoftoi disa kohe me pare se do te shkruante nje liber ku do te tregonte edhe me emra personat VIP qe ia kishin “lypur”.
Këngëtarja shqiptare qe di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen, duket se eshte shume prane botimit te ketij libri.
Ajo është rikthyer sërish dhe këtë herë mesa duket me një super projekt që konsiston në lancimin e një libri autobiografik ku këngëtarja do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.
“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.
Më tej këngëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.
“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje”, shprehet Bleona duke na kujtuar kështu premtimin e saj se do të publikoj emrat e rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me këngëtaren.