Aurora

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues

Pasi ka dhënë një ditë më parë plotfuqinë për negociatat me Greqinë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është shprehur se ka pasur një bashkëpunim mjaft konstruktiv.

“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshëm”, u shpreh Presidenti Meta.

“Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”, theksoi për gazetarët Meta.

Duke komentuar shtimin e një anëtari në ekipin e negociatave, presidenti Ilir Meta i shpreh se Ksenofon Kristafi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare.

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues Read More »

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, nisi sot pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon mes 12 e 13 qershorit. Qindra pelegrinë, nga vende e besime të ndryshme ishin pranë kishës që e cilësojnë të shenjtë, duke u lutur për mrekullitë që kërkojnë.

Në kishën e Shna Ndout në Laç nisi pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon më 12 qershor. Disa qindra persona kishin mbërritur që në orët e para të mëngjesit në vendin që e cilësojnë të shenjtë.

Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët ndezin qirinj dhe luten për mrekullinë që kërkojnë. Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Të moshuarit, tregojnë se ritualin e 13 të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit, kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

Të martën e fundit, duke pritur 13 qershorin, pranë kishës së Laçit mblidhen disa mijëra pelegrinë të ardhur nga Shqipëria por edhe vende të tjera.

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit Read More »

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh

Kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së grave jo vetëm në Shqipëri.

“Unë nuk besoj se kjo gjë ndodh këtu më shumë se në vende të tjera por kudo ndodh shumë. Në fëmijërinë time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar “ tha ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit që u mbajt sot paradite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Por diagonostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe fushatat sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë gjithmonë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Donald Lu:“Më pëlqën shumë që fushata kundër kancerit të gjirit e nisur 10 vjet më parë nga YWCA ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje të rëndësishme. Me zërin e saj kaq të bukur ajo do të frymëzojë gratë anembanë vendit për të mësuar rreth kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur veten përmes kontrolleve të rregulltave. Dua të falenderoj YËCA dhe të gjithë organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm të rëndësishme. “

Të gjitha gratë e moshës mbi 40 vjeç  këshillohen ti nënshtrohen ekzaminimit me mamografi. Por jo për të gjithë gratë anembanë Shqipërisë është i përballueshëm financiarisht apo është i mundur ky diagnostifikim prandaj dhe nismat për mbledhjen e fondeve vlerësohen.

Donald Lu:Jemi të kënaqur të shohim shoqërinë civile të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të mbështetur mamografi falas dhe edukim shëndetësor për të shpëtuar jetën e grave anembanë Shqipërisë. Për këtë do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të plotë.

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh Read More »

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal

Të tjera detaje janë zbuluar për 7 grupet kriminale në Tiranë që falsifikonin pasaporta dhe mjete identifikimi.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka qenë e pranishme në banesën e drejtuesit të grupit Eno Muçollari dhe bashkëshortes së tij Lirije Muçollari, të cilën e kishin kthyer në laborator për falfiskimin e dokumenteve. Kjo banesë ndodhet në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

“Lirija shkoi më 16 janar në Itali dhe kur u kthye 4 ditë më vonë në bagazhe iu gjetën materiale si letra plastike, kartona si ato të kartave të identitetit. Apartamenti është mbajtur në vëzhgim për 2 muaj. Janë kapur dhe biseda telefonike dhe video përgjime,” tha gazetarja për BalkanWeb.

Ky grup kriminal  trafikonte klandestinë me pasaporta false për në Angli, SHBA dhe Kanada. Mes 39 personave të arrestuar, janë edhe 4 punonjës të policisë të Hanit dhe Hotit dhe të Qafë-Thanës që akuzohen për shpërdorim detyre: Çelnik Maksuti, 53 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë,  Ilir Ismaili, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Erjon Maxhari, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal Read More »

Ekuinoksi i Pranverës! Një ritual për supersticiozët

Sot, më 20 Mars, dita dhe nata do jenë të barabarta në gjithë globin. Pra do ketë balancim mes 12 orëve të ditës dhe 12 orëve të natës, që ndryshe quhet si ekuinoksi i pranverës. Kjo do të ndodhë në orën 16:15, kur dielli pozicionet dhe lëshon rrezet pingul në boshtin e Tokës. Por kjo ditë e veçantë nuk është vetëm një ngjarje astronomike, shënon edhe llimin e pranverës në Hemisferën Veriore dhe presim më pas që orët e ditës të bëhen më të gjata dhe netët më të shkurtra.

Lulet janë ato që çelin, ndërsa kafshët lindin. Është e favorshme që të mbillen fara, pasi rritja e tyre simbolizon triumn ndaj vdekjes.

Shëndeti: Më parë ishte tradicionale që njerëzit të festonin duke pirë lëngje të përpunuara me lloje bimësh. Bimët e quajtura si bimë të hidhura janë një tonik gjallërues për trupin pas stinës së dimrit dhe një ilaç për pastrimin e gjakut.

Pastërtia: Në stinën e pranverës ndërron gjaku, ndërsa ajo që duhet të bëni është të pastroni mirë shtëpinë. Është e nevojshme të largoni të gjitha pluhurat nga orenditë e shtëpisë. Ekuinoksi na kujton se edhe pse perceptojmë dritën dhe errësirën si të ndara, ato ekzistojnë vetëm për shkak të njëri-tjetrit. Në të vërtetë, drita dhe errësira janë ato që i japin kuptim vetë jetës tonë. Për ata që besojnë në spiritualitet mund të bëni këtë ritual

Të duhen

Rreth 10 lule me ngjyra të ndezura

1 qiri: jeshil, rozë, portokalli, të verdhë, blu, vjollcë ose të bardhë

Një copë kristali

Letër dhe stilolaps

Gjeni një vend të qetë për të kryer ritualin, një vend ku askush të mos ju shqetësojë. Një vend jashtë në natyrë do ishte ideale. Duke mbajtur në duar kristalin, meditoni pak dhe pastroni mendjen. Merrni frymë thellë duke e nxjerrë më pas për 5 herë. Shkruani në letër atë që doni të realizoni apo të shihni.

Vendosi lulet në formë rrethore, ndërsa në mes vendos letrën dhe qiriun, kristalin mbaje në dorë.

Më pas lerë kristalin pranë letrës, ndiz qiriun, mbyll sytë dhe kur të jesh gati, merr lulet dhe hidhi në qiell. Është mirë që qiriun ta lësh të ndezur, nëse ambienti është i sigurt.

Ekuinoksi i Pranverës! Një ritual për supersticiozët Read More »

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika

Për vitin 2017, shqiptarët kanë thënë se besojnë më tepër tek institucionet fetare se sa tek ato të arsimit publik, tek institucionet e shëndetit, tek policia apo tek prokuroria apo gjykata. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) kanë prezantuar së fundmi gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.

Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (76%)
– Forcat e Armatosura (63%)
– Institucionet e Arsimit Publik (63%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (53%)
– Policia e Shtetit (53%)
– Prokuroria (22%)
– Gjykatat (21%)
– Partitë Politike (21%)

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika Read More »

Ja arsyet pse shumica e femrave janë single

Ndoshta ju ka bërë përshtypje por kur e pyesni një femër për statusin, shpesh ndodh që ajo është single. Femrat në përgjithësi janë nxitëset për fillimin dhe përfundimin e lidhjes. Kjo ndodh shpesh edhe nga marrja e vendimeve të pamatura. Sipas disa anketimeve femrat janë single sepse:

Kanë personalitet të fortë

Vetëbesimi ndikon që të shfaqen shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.

Janë besnike ndaj miqve

Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre. Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kutjohen për ta vetëm kur kanë interes.

Nuk janë të dëshpëruara

Femrat single ia dedikojnë kohën e tyre gjërave që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.

Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre

Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.

Janë aventuriere sensuale

Femrat single veçanërisht nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.

Janë ambicioze

Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër për t’u martuar.

Nuk i pëlqejnë kompromiset

Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndiejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Sipas intv.al vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.

Ja arsyet pse shumica e femrave janë single Read More »

Restorantet e Shqipërisë, tek 22 më të lirët në botë

Kulinaria po shndërrohet në një nga promotorët më të fuqishëm të turizmit në Shqipëri dhe jo më kot. Përveç shijes unike dhe dietës mesdhetare, Shqipëria renditet në vendet më të lira për sa u përket ushqimeve në restorante.

Në 2017-n, sipas renditjes që bën portali më i madh i kostove të jetesës Numbeo.com, Shqipëria u rendit e 22-a në botë për restorantet më të lira. Një vit më parë vendi renditej e 24-ta.

Sipas Indeksit, në Shqipëri mund të konsumosh një drekë me tri pjata për dy persona në një restorant mesatar për 16.3 euro. Ndërsa një vit më parë, çmimi për një drekë për dy persona ishte 17 euro. Edhe pse ndër shtetet më të lira në botë, disa prej vendeve të rajonit janë edhe më të lira se Shqipëria. Kosova është vendi më i lirë i rajonit për sa i përket çmimit të një dreke për dy persona në një restorant mesatar, prej 12.5 eurosh.
Maqedonia është vendi i dytë më i lirë në rajon, ku një drekë e njëjtë kushton 13.8 euro, ndërsa Bosnja vendi i tretë, me 15.3 euro.

Vendet më të lira

Restorantet më të lira për të konsumuar një drekë janë ato aziatiket. Në Bangladesh mund të konsumosh një drekë për dy persona për vetëm 6.8 euro. Më pas renditet Pakistani me 7.3 euro dhe në vend të tretë është India me 7.46 euro. Të lira janë edhe Indonezia, Malajzia, të cilat njihen për kuzhinën e veçantë dhe përdorimin e erëzave në gatim.
Në Europë vendi më i lirë për të konsumuara një vakt në restorant është Moldavia.

Vendet më të shtrenjta
Në vend të parë është Zvicra, ku një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 85.5 euro. Edhe pse më e lirë se një vit më parë, Zvicra renditet në vendin e parë për sa i përket çmimit të lartë të restoranteve.
Restorantet më të shtrenjta do t’i gjeni në shtetet e Europës Perëndimore si Belgjika, Danimarka, Islanda, ku dreka do t’iu kushtojë më shumë se 80 euro.

Renditja / Vendi Çmimi në euro

1 Bangladeshi 6.81
2 Pakistani 7.30
3 India 7.46
4 Sri Lanka 7.77
5 Indonezia 8.80
6 Malajzia 10.32
7 Algjeria 10.65
8 Filipinet 10.86
9 Tunizia 11.85
10 Moldavia 12.21
11 Ukraina 12.38
12 Kosova (Disputed Territory) 12.50
13 Irani 12.90
14 Maroku 13.23
15 Egjipti 13.74
16 Maqedonia 13.81
17 Vietnami 14.19
18 Turqia 14.57
19 Peruja 14.86
20 Bosnjë dhe Hercegovina 15.34
21 Tailanda 15.56
22 Shqipëria 16.37
23 Gjeorgjia 16.52
24 Armenia 16.79
25 Serbia 16.89
26 Kolumbia 16.99
27 Arabia Saudite 17.24
28 Meksiko 17.40
29 Kina 17.91
30 Iraku 18.81
31 Azerbajxhani 19.10
32 Tajvani 19.36
33 Ekuadori 20.19
34 Bullgaria 20.45
35 Rumania 21.45
36 Republika Çeke 21.62
37 Bjellorusia 23.02
38 Territori i Palestinës 23.51
39 Polonia 23.81
40 Venezuela 24.23
41 Brazili 24.78
42 Sllovakia 25.00
43 Mali i Zi 25.00
44 Kazakistani 25.08
45 Hungaria 25.70
46 Kroacia 26.87
47 Argjentina 26.95
48 Rusia 28.30
49 Kosta Rika 28.35
50 Republika Dominikane 28.55
51 Sllovenia 30.00
52 Portugalia 30.00
53 Lituania 30.00
54 Letonia 30.00
55 Greqia 30.00
56 Koreja e Jugut 30.34
57 Japonia 30.48
58 Afrika e Jugut 30.85
59 Panamaja 32.31
60 Emiratet e Bashkuara Arabe 32.98
61 Katari 33.27
62 Kili 33.57
63 Jordania 34.17
64 Spanja 35.00
65 Estonia 35.00
66 Puerto Rico 36.34
67 Qipro 36.50
68 Hong-Kongu 36.99
69 Singapori 37.00
70 Uruguai 39.93
71 Shtetet e Bashkuara 40.38
72 Libani 40.38
73 Kanadaja 40.54
74 Gjermania 45.00
75 Izraeli 49.37
76 Zelanda e Re 49.39
77 Malta 50.00
78 Italia 50.00
79 Franca 50.00
80 Austria 50.00
81 Mbretëria e Bashkuar 50.82
82 Australia 50.89
83 Irlanda 55.00
84 Suedia 59.28
85 Holanda 60.00
86 Finlanda 60.00
87 Belgjika 60.00
88 Danimarka 69.82
89 Norvegjia 83.67
90 Islanda 85.30
91 Zvicra 85.53

Restorantet e Shqipërisë, tek 22 më të lirët në botë Read More »