Aurora

‘Rana e hedhur’ perla e Adriatikut ku takohet rera gri me detin e kalter

8 kilometra nga qyteti i Lezhës, dhe mbërrijmë në qytetin e vogël e të ngrohtë buzë detit. Dhe ja dalëngadalë shfaqet në sfondin mëngjesor qyteti i vogël i buzëdetit, Shëngjini. Ai duket pak e nga pak, i ndrojtur, i thjeshtë dhe i bukur. Dikur, San Giovanni di Medua, sot Shëngjin, një emër prej Shenjti… Se kisha menduar kurrë më parë domethënien që paskësh mbajtur prej shekujsh në supet e tij të forta prej detari qyteti, Shën Gjini e kisha fjalën… Duket se merr ende fryme lirisht ky qytet. Jo se ndërtimet e reja mungojnë, por  të paktën nuk janë bërë me tepri . Moli i vogël i dikurshëm, fatkeqësisht i pashfrytëzueshëm, sot i ka të gjitha mundësitë, e është në pritje që turistët ta zbulojnë e ta admirojnë pak e nga pak këtë destinacion verior të Shqipërisë tonë të vogël.

Rana e hedhur, perla e Adriatikut.
Po të vazhdosh rrugën… pak më tej në anën veriore të qytetit, rrëzë kodrinave dhe malit të Rrencit shkon në zonën e “Ranës së hedhun”. Aty takohet edhe rëra gri me detin e kaltër. Është një pamje që nuk mund ta gjesh askund tjetër. Një grumbull i stërmadh rëre që zbret nga maja e malit e deri në det. A thua sikur është hedhur nga kamionë gjigantë… ndaj quhet E HEDHUR. Të shkosh atje ja vlen edhe pse rruga është e keqe… Ama, për fat të mirë nuk zgjat shumë, vetëm 1 kilometër larg nga ish “Reparti ushtarak”. Dhe pak tronditje rruge nuk është asgjë në krahasim me atë që të pret. Dhe deti fillon të dallohet qartë, akoma i pazgjuar mirë, janë orët e para të ditës.  Jodi dhe era e lehtë e pishave përzihen së bashku, duke të bërë ta duash edhe më shumë këtë vend të bukur e të qetë. Rruga do t’ju çojë vetë në destinacionin, sepse është një dhe e vetme, pa kthesa a kryqëzime. Dhe para syve shfaqet plazhi i Rërës së hedhur. I pa cenuar, me një natyrë të virgjër. Krejt të virgjër. Asnjë ndërtim aty rrutoll, dora e njeriut ende nuk e ka shkatërruar, e pastaj një plazh pothuaj i papërdorur, i pakonsumuar… krejt ashtu siç duhet të jetë për të qenë i vlefshëm… deti, rëra, pylli i dendur i pishave të cilin mund ta shijosh ndërsa je duke u freskuar në ujin kristal të detit. Rëra e zezë e ashpër e dehur prej jodit gjatë baticave të shoqëron gjatë-gjithë bregut. Nuk mund të mos luash me dallgët dhe të gëzohesh si fëmijë. Plazhi i qetë pa shumë sy kureshtarësh ta krijon këtë komoditet. “Besoj e keni dëgjuar për vlerat e kësaj rëre”,- na flet Gëzimi një peshkatar, i zonës ndërsa bëjmë shëtitjen buzë detit. Vërtet, pohon si për t’i mëshuar mosbesimit të krijuar në fytyrat tona. Po aq sa mu duk se ky plak i vjetër deti, mund të lexonte pyetjen e mendjes. “Emri “Rana e hedhun” i ka mbetur nga legjenda, nga gojëdhënat se, pse pikërisht kjo rërë këtu ku fare afër fillon pylli. Ngjason me një rërë të hedhur nga lart, nga një dorë e padukshme” – na tregon Gëzim peshkatari. E ndërsa vazhdon rrugën përgjatë gjithë bregut, arrin te një kodrinë jo dhe aq vogël e gjitha prej rëre. Kështu që nga pamja të duket se e gjithë rëra ka dalë prej pyllit e është e zbrazur e gjitha në det. Në fakt nuk ka ndodhur kështu, por nganjëherë natyra është një arkitekte e paparashikueshme. Ky plazh që më shumë i ngjan një oazi të vogël ia vlen të mos e humbim.

Kompleksi Kristi
Për të shkuar te Rëra e hedhur do t’ju duhet të parkoni makinën aty pranë një pylli. Syri të zë disa çadra kampingu të vendosura në rregull mes një ajri që të deh sa nga era e drurëve aq edhe nga era e jodit. Jemi te kompleksi Kristi. Rreth 40 mijë metra gjelbërim me drurë gati shekullorë, një pyll prej vërteti . Një vend ku mund të shijoni një pije freskuese të ftohtë, kafen përpara se të nisni plazhin. E përse jo dhe një drekë të plot shije deti. Pasi në këtë vend kaq pranë detit nuk mund të mos kënaqesh me gatimin e për më tepër kur janë pata deti. Gjergj Prela administrator i këtij kompleksi na tregon se është përpjekur që të ruajë një standard disi të lartë për këtë vend. Një mënyrë kjo për ta seleksionuar paksa klientelën. Por kur është cilësia ia vlen të paguash paksa më tepër. Aq më tepër në këtë oaz kaq të bukur, ku gjendet ky kompleks. Nëse shkoni aty do të ndesheni me disa pushues të huaj të cilët janë dhe bujtësit kryesorë të çadrave të kampingut. Ata po që e duan aventurën. Për më shumë ju mbetet të zbuloni vetë…

Marrim sërish udhën e kthimit. Nga njëra anë deti, nga tjetra pylli me gjelbërim. A nuk mjafton kaq për t’u ndier mirë e për të shijuar një fundjavë? E këto peizazhe do t’ju shoqërojnë përgjatë një pjese jo dhe aq të shkurtër rruge. Ndërsa rrugës nëse keni një sy të kujdesshëm, do të shihni shumë vende me lule livande, nga e cila mund të këpusni edhe ndonjë degë, për pak aromë të mirë. E ndërsa jemi drejt rrugës tonë vëmendjen na e tërheq një tjetër “Resort, Ambasador”. Aty për aty na lindi ideja që të provojmë ndonjë pjatë të zonës çfarë shijojnë pushuesit, në këtë vend kaq të bukur mu në zemër të “Rërës së hedhur”. E në fakt nuk u zhgënjyem. Dy shefat e kuzhinës në këtë resort na servirën pjata që nuk i kishim provuar më parë. Them kështu pasi ato janë pjata të krijuara, receta e tyre nuk është marr askund, veçse është e krijuar nga fantazia. Shefi i kuzhinës Elvis Dallënga ende nuk e flet mirë shqipen. Ka jetuar për shumë vite jashtë vendit, edhe atje ka qenë shef kuzhine e ndërsa u rikthye në tokën e tij, solli me vete artin e kuzhinës. Në “Ambasador” do të keni rastin të provoni peshkun e mbushur me fruta deti e me salcë vere, të pjekur në furrë, apo një tjetër pjatë e resortit ku miksohet mishi me prodhimet e detit të gatuara me ca salca speciale, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju zhgënjejnë por do t’ju mbeten gjatë në mendje.

Pak histori
Themeluar dikur në antikitet Shëngjini ka një histori të gjatë krijimi. Mendohet se gjithçka ka filluar nga një mol i vogël që në kohët antike, në vitin 48 para Krishtit. Gjatë mesjetës Shëngjini përmendej në kronikat e vendeve të Gadishullit Italik me emrin San Giovanni di Medua. Por, edhe atëherë, ky mol i vogël e kish një problem të madh dhe ai lidhej me kënetat që e rrethonin e që nuk e bënin dhe aq komod shfrytëzimin.

Rezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurRezultate imazhesh për foto nga rana e hedhurImazh i ngjashëm

 

‘Rana e hedhur’ perla e Adriatikut ku takohet rera gri me detin e kalter Read More »

Rrëmbyen mijëra hektarë tokë – Hetim Sali e Shkëlzen Berishës, Argita e Jamarbër Maltezit

Skandali i tjetërsimit dhe përfitimit të tokave në bregdet që ka shpërthyer ditët e fundit në qarkun e Lezhës ka vënë në pranga tërë trupën drejtuese të bashkisë e të qarkut Lezhë.

Nga Fran Frrokaj kreu i bashkisë Lezhë, duke vijuar me kreun socialist të Këshillit të Qarkut Gjokë Ndoka, punonjësit e pronave dhe duke përfunduar deri tek sekserët, po përballen me prangat ose kërkimin nga ana e policisë kush ka mundur të largohet në kohë.

Ka një heshtje të PD, Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera madje dhe “okulte” pranë PD për këtë aksion masiv të policisë dhe organeve ligjzbatuese ndaj këtyre shkelësve të ligjit.

Madje bëhet thirrje në drejtim të Prokurisë shqiptare që të arrestojnë dhe kryebashkiakët socialistë, duke filluar me atë të Durrësit Vangjush Dako, të Elbasanit Qazim Sejdini e duke vijuar me të tjerë pa dallim përkatësie politike. Dhe me të drejtë e kërkojnë këtë gjë, që nga Basha dhe të tjerët.

Pasi me zullumet që kanë bërë Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, pa përjashtuar dhe Voltana Ademin të bashkisë Shkodër duhej ti kishin bërë ‘shoqëri’ menjëherë Fran Frrokajt të Lezhës. Por e gjithë heshtja e Bashës për Frrokajn u cilësua si një “shitje” e kryebashkiakut te Lezhës për “Darkën e gabuar” me kryeministrin Edi Rama javë më parë dhe pabesinë e këtij të fundit. Jo se Edi Rama nuk është i pabesë, por se duke e bashkuar heshtjen e Bashës dhe kupolës së PD me heshtjen totale të Sali Berishës, themi se kjo sjellje është thjeshtë për të mbulluar diçka më të madhe se Fran Frrokaj.

Fjala është për të mbuluar zullumet e tërë familjes biologjike të Sali Berishës me tokat në bregdet. Pasi si një njeri me origjinë nga Tropoja, me baba çoban dhish e nënë shtëpiake, që asnjëherë s’kanë dalë nga Tropoja, Sali Berisha ka pasur dhe ka mundësi zero të ketë trashëguar prona në Gjirin e Lalzit, Porto Romano, Orikum, Jalë dhe Tiranë.

Të paktën këto dimë publikisht se janë tokat dhe pronat që zotëron, dhe për të cilat ka filluar një hetim masiv për mënyrën e përvetësimit dhe vënies nën emrin e familjes Berisha të këtyre pronave. Ndaj heshtet në PD dhe hesht Berisha, sepse është deri në grykë me abuzim pronash. Dhe shpërthen “qelbi”

Familja Berisha fitoi 1,2 milionë euro me tokat e Porto Romanos, afera me Fazlliç

Është një aferë e mirëfilltë pronash, nga ato aferat me “yll” që familja ka bërë me tokat në Porto Romano.

Një aferë për të cilën është folur edhe më parë, një skandal i cilësuar jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga përfaqësuesit miq të vendeve partnere në Tiranë. Një aferë e mirëfilltë e familjes Berisha lidhur me blerjen e tokave në bregdetin e Porto Romanos.

Historia e kësaj afere brilante fillon në fund të 2006, vetëm një vit pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet, si kryeministër i vendit. Erdhi me mend të tjera, dhe qëllim për tu pasuruar.

Vajza e ish kryeministrit, Argita Berisha dhe partnerja e saj në studion ligjore filluan të blejnë toka nga fshatarët me 12 mijë lekë të vjetra për metër katrorë. Edhe pse çmimi në fakt dukej qesharak, që atëhere lindën pikëpyetjet e para, se kjo tokë, pothuajse pa asnjë vlerë, po blihej me qëllim dyfishin e çmimeve të tregut.

Ishte tokë e kontaminuar dhe sa herë që diskutohej për rikthimin e saj në një truall, të gjithë tërhiqeshin pasi kërkonte miliona dollarë për ta pastruar.

Por fshatarët që e kanë shitur këtë tokë, e cila gjendej afër një parku të vogël energjitik, thonë se gjithsej në këtë zonë u blenë 14 hektarë në harkun e një viti.

Vetëm më pas do të mësohej arsyeja e kësaj blerjeje masive dhe tepër të shpejtë, që në termat bujqësore nuk kishte asnjë vlerë. Pas saj ishte biznesmeni serbo-boshnjak dhe miku personal i Berishës kryeministër, Damir Fazlliç.

Ishte ai që kish “prokuruar” Argita Berishën dhe ortaken e saj Flutura Kola, të blenin toka për llogari të tij. Ndërkohë që në kohën kur po bënin këto blerje të interesuarit e dinin që shumë shpejt kjo zonë do të merrte një vlerë të madhe. Dhe kjo ndodhi.

Një vendim qeverie ku kryeministër ishte Sali Berisha do ti përfshinte edhe tokat e sapo blera nga Fazlliçi, në kufijtë e parkut energjitik.

Vetëm me këtë lëvizje vlera e tokës që ishte në emër të Fazlliçit, shkoi nga 1.7 në 4.2 milionë Euro.

Në organet tona të hetimit, të mbuluara nga pluhuri në kohën e Llallës në krye të Prokurorisë, ka një dosje voluminoze për këto transaksione që i lejuan njerëzve të familjes Berisha të fitonin së paku 1,2 milionë euro nga një vendim i marrë prej vetë Berishës kryeministër. Por në hetimin e tij deri më tani këto dokumente nuk janë zbardhur. Aty megjithëatë një gjë bëhet e qartë se familjarët e Berishës kanë blerë toka në Porto Romano, në emër të Damir Fazlliçit, në një kohë që e dinin që, një vendim i ish kryeministrit Sali do ta shumfishonte më pas vlerën e kësaj toke. Dhe në këtë rast janë pastruar dhe paratë e ardhura nga Qipro të Damir Fazlliç e të familjes Berisha.

Mësohet se kjo dosje pritet të hapet nga kryeprokurorja Arta Marku. Me shumë mundësi kjo dosje e rëndë mund të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit, për shkak të konfliktit të thellë të interesit në Durrës.

Ndërkohë që për blerjet tjera të Argitës me para në dorë në Krujë për ndërtimin fabrikës së çimentos do të flasim me dokumente në të ardhmen.

Miku i Shkëlzen Berishës ‘del’ pronar në Orikum, Rrahman Selmanllari tokë për llogari të Zenit

Skandali me pronat e Orikumit ka qënë objekt debati politik por dhe protestash të banorëve të kësaj zone. Të cilët një ditë të bukur kur janë ngritur nga gjumi, janë gjendur pa tokë. Pasi e kishte marrë Shkelzen Berisha përmes të atit kryeministër Sali Berisha.

Dhe kishte nxituar për të ndërtuar dhe pallate dhe për ta bërë një zonë turistike, deti e tërheq shumë malësorin tropojan, që përmes të të birit po bëhej “beu” më i madh i tokave në Shqipëri.

Kështu, pas marrjes së lejes së ndërtimit në zonën bregdetare qëndronte Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha.

Sipas dokumenteve që janë bërë publike dhe nga vetë banorët e Orikumit, të cilët kanë pronën në përdorim në bazë të ligjit 7501, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rrahman Selmanllari.

Rrahmanllari është personazhi më i lakuar si shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkelzen e me biznesa të përbashkëta mes tyre.

Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit, të mbrojtur tashmë edhe nga Bashkia, figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit, i cili nuk dihet sesi është bërë pronar toke në Orikum.

Banorët e zonës tregojnë se tokën e kanë marrë në përdorim bazuar në ligjin 7501, një ligj konsensual i viteve të para mes PD-PS.

Ata ankohen gjithashtu se çështja ka shkuar edhe në gjykatë, por akuzojnë gjyqtarët e Vlorës për ineficensë, madje edhe zgjatje të procedurave, thjesht për t’i hapur rrugë një ndërtimi të tillë. Por Rrahman Selmanllari, është njeriu që përfaqësoi denjësisht kompaninë SAC (amerikane), në tratativat për të marrë fishekët shqiptarë dhe për t’i çmontuar.

Emri i tij u përmend për herë të parë në aferën korruptive të Gërdecit, edhe pse prokuroria nuk mori ndaj tij asnjë masë. Pasi pas tij qëndronte si gjithnjë Shkelzen Berisha dhe nuk diskutohej se Rrahman Selmanllari do të qëndronte i paprekur në këtë aferë. Dhe nuk kishte “kala” që nuk merrte Rrahmani sa të kishte Zenin në krah.

Rrahman Selmanllari miku i Shkelzen Berishës e bleu tokën në Orikum nga familja Sinanaliaj vetëm dy vjet pasi ka ardhur në pushtet PD.

Në këtë kohë kjo familje ka qenë në vështirësi financiare dhe meqë “biznesmenin” Selmanllari e kishte mik, i ka dhënë një pjesë të tokës për të cilën pretendon se e ka në pronësi që nga viti 1800. Pikërisht hyrja në lojë e njeriut hije të familjes Berisha i ka lehtësuar punën ndërtuesve në Orikum. Dhe sa herë ka pasur probleme me policinë, Shkelzen Berisha i ka dërguar atë për t’i mbrojtur nga banorët e revoltuar herë pas here.

Madje pjesa më e madhe ishte nga FNSH, të dhëna me zë dhe figurë teksa dhunonin qytetarët për tokën që i kishte dalë Zenit në Orikum.

Ndërkohë që janë kujdesur si gjithnjë që “pronari” që kishte shitur këtë tokë të ishte me letra të rregullta.

Sadik Sinanaliaj pohon se pronën Selmanllarit ia kanë shitur më 2007, periudhë që sipas tij kishin financa të dobëta. Dhe për këtë kemi akt shitblerjeje dhe noterizimi, thotë ai, që është kryer nga firma e noteres Drita Aga. Pra gjithçka është e hipotekuar.

Duke iu referuar dokumentacioneve që disponojnë, Sinanaliajt pohojnë se pronat e tyre vijnë të trashëguara prej vitit 1800 dhe janë arkivuar në vitin 1910. Pronësia është përfituar më pas në vitin 1994 dhe shoqërohet, sipas tyre, me dokumentacione që të kohës së Zogut, pa transkriptime, pa akte shitjeje në një sipërfaqe prej 138 dynym.

Por Selmanllari reagonte jo vetëm për Orikumin, por dhe për një tjetër çështje kur rezultonte i implikuar si dhe për lidhjet e tij me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berishën. Por në e-mailin që kishte dërguar, Selmanllari kishte bërë të njëjtin gabim foshnjarak. Por që mendonte se duhej të bëhej, pasi kaq mbante ai dhe harronte.

Materiali i ishte bashkëngjitur e-malit dhe në dokumentin e “Microsoft Word” dilte në skenë një person i dyshimtë me emrin “Zeni”. Pikërisht Zeni ishte njeriu që kishte krijuar dokumentin e reagimeve të Rrahman Selmanllarit kundër akuzave.

Dhe ky “Zeni” s’ishte akush tjetër, vetëm djali i Sali Berishës, dhe miku i vetë Rrahman Selmanllarit. I cili bënte të gjitha punët e pista të Berishëve, i mbulonte ata përmes licencës së biznesit. Për këtë prona kanë filluar hetimet, dhe pritet që dosja të hapet nga Prokuroria.

Jamarbër Malltezi, dhëndërri i Berishës me prona në Jalë dhe linjën Vlorë-Sarandë

Një skandal tjetër përfshin familjen e Berishës. Prishja e ndërtimeve pa leje në në zonën bregdetare Sarandë-Vlorë dhe kryesisht në Jalë implikoi fort dhëndërrin e tyre.

Jamarbër Malltezi, duke shfrytëzuar një projekt të Bankës Botërore, ka nxituar të pastrojë zonën për të ndërtuar me miqtë e tij dhe në bashkëpronësi fshatra turistike.

Ai që duhej të kishte qënë një projekt i sukseshëm turistik, në një prej zonave më tërheqëse, e që mendohej t’i sillte të ardhura vendit nga turizmi, u përkthye në një skandal, që përfshiu dy qeveri dhe Bankën Botërore.

Projekti fillestar u miratua në qershor 2005. Një fjali e vetme do të bëhej burimi kryesor që do të implikonte Bankën Botërore dhe pikërisht se qeveria shqiptare ishte dakort të mos prishte ndërtimet e paligjshme para se të gjente rrugë e forma të tjera për të sistemuar personat e prekur. Kjo ka bërë që hetimet, sipas vetë komisionit të Bankës Botërore, të jenë më të vështirat në historinë mbi 14 vjeçare të Komisionit të Inspektimit.

Edhe pas hetimeve të gjata e raportit prej mbi 100 faqesh, ende mbetet pa përgjigje pyetja se si u përfshi kjo fjali në projektin për zhvillimin e zonës bregdetare në Shqipëri.

Zyrtari më i lartë i Bankës për çështjet juridike, në një raport tjetër, më të shkurtër, përpiqet të sqarojë se përfshirja e Bankës në prishjen e shtëpive në Jalë ka ardhur si rezultat i konfuzionit, paqartësisë,  neglizhencës, madje edhe mungesës së disa zyrtarëve të lartë të Bankës gjatë miratimit të projektit meqë ata ishin me leje. Por vihet në dukje se urdhëri për prishjen e shtëpive në Jalë ëshë dhënë nga koordinatori shqiptar i projektit.

Ndonëse në raport nuk jepet emri i zyrtarit shqiptar, ai ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Berisha, që e zbuloi veten duke e pranuar se ai e kishte dhënë urdhërin.

Jamarbër Malltezi duke përdorur emrin e Bankës Botërore, dhe lidhjet e tij me kreun e qeverisë, vuri në lëvizje policinë ndërtimore për t’i prishur në kohë rekord ndërtimet e paligjshme.

Nga ana e tij Kryeministri Berisha deklaroi në atë kohë në mbështetje të dhëndërrit të tij se qeveria e tij ka marrë masa që investimi të mos binte ne duart e “mafies së tokës” dhe fajëson për situatën e krijuar “fraksione” brenda Bankës Botërore, por pa i përcaktuar se çfarë përfaqësojnë ato.

Banka Botërore duke parë implikimin e familjes kryeministrore Berisha në këtë projekt për përfitimet e veta personale, e anulloi atë. Kjo sepse 40 milionë dollarët që do jepeshin për projektin, rrezikonin të përdoreshin nga dhëndërri i Berishës për të ngritur biznesin privat të fshatrave turistikë në linjën bregdetare Vlorë-Sarandë.

Ndaj duke evituar rastin e parë të korrupsionit në radhërt e veta, Banka Botërore tërhiqet nga projekti. I cili u tentua të përvetësohej nga duart e ndyra të Sali Berishës. Por Jamarbëri përmes shumë makinacioneve ka përvetësuar prona në linjën bregdetare Sarandë-Vlorë. Dhe për këtë aferë do të hetohet nga prokuroria.

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi rrëmben toka në Tiranë, merr dhe terrenet e “Partizanit”

Dhëndërri i Sali Berishës ka zgjatur tentakulat e krimit dhe në tokat në kryeqytet, pikërisht në zonën më të lakmuar për ndërtuesit.

Tokë truall që gjendet në dalje të qytetit të Tiranës apo “porta” e Jugut, sikurse cilësohet. Duke u rënë më qafë dy qytetarëve të ndershëm që besojnë tek shteti, dokumentet dhe ndeshmëria njerëzore.

Esat Pira dhe Marieta Osmani nga 2008-ta janë bërë pronarë të një trualli me sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë që gjendet pikërisht përballë teriminalit të autobusëve të jugut në Tiranë.

Pavarësisht se kalimi i pronës sipas dokumentacionit që disponojnë është bërë në mënyrë të rregullt nga shteti në privat, ata janë të destinuar ta humbin përfundimisht truallin, apo thënë më saktë duket se e kanë humbur.

Prej 10 vitesh dy poseduesit vërtiten në xhunglën e institucioneve të drejtësisë pa një zgjidhje konkrete.

Esati dhe Marieta pretendojnë se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e madhe duke vendosur gishtin drejtpërdrejt tek Jamarbër Malltezi.

Sipas tyre Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij ka mundur të sajojë dokumentet përkatëse për t’i rrëmbyer pronën nga duart.

Ata në bazë të informacioneve të marra nga burime pranë trupës gjyqësore të shkallës së parë, thonë se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka ndërhyrë tek organet përkatëse, ku ka përfituar prej tyre favorizime.

Drejtësia e vendosur me dy standarde ka sjellë një dëm të madh financiar, moral dhe psikologjik për familjen Pira dhe Osmani. Por Jamarbër Malltezi mori dhe tërë pronat e klubit “Partizani” dhe për ta çimentuar këtë pronë e degdisën në atë kohë ekipin e futbollit “Partizani” në kategoritë inferiore.

Ndërkohë që ekipet e tjera të lojrave me dorë të këtij klubi të madh u degraduan në atë farë feje sa nuk u dëgjohet më zëri. Autor është Jamarbër Malltezi, burri i Argita Berishës. Pritet të fillojë hetimi, dosja është gati.

Rrëmbyen mijëra hektarë tokë – Hetim Sali e Shkëlzen Berishës, Argita e Jamarbër Maltezit Read More »

Stuhia po vjen! Sinoptikanët shqiptarë japin njoftimin e ri: Ja ditët e rrezikshme…

I gjithë vendi ka nisur të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat priten të intensifikohen në orët në vazhdim.

Meterologia Tanja Porja në një lidhje direkte me News24 tregoi parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas Porjes territori shqiptar do të vijojë do të karakterizohet nga reshjet.

Porja tregoi se pritet një fuqizimin i vranësirave dhe do të ketë reshje të pakta. Sipas saj, përgjatë të mërkurës deri në fillim të së enjtes, do të ketë intensifikim të reshjeve.

“Presim dhe rënie temperaturash në ditën në vijim, të hënën dhe të martën bien temperatura me 2-3 gradë. Pritet të ketë reshje dëbore në pjesën verilindore.

Përsa i përket përmbytjeve, rreziku është më tepër se sa real, përveç zonës së juglindjes. Reshjet do të mbeten prezente në territorin shqiptar deri në fund ntë marsit,” tha Porja.

Stuhia po vjen! Sinoptikanët shqiptarë japin njoftimin e ri: Ja ditët e rrezikshme… Read More »

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore, ja rastet kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale shoqerohet me pak ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.
Simptomat
Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

• Çrregullime menstruale
• Dhimbje Pelvike – një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

• Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta
• Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella
• Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore, ja rastet kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore Read More »

1000 herë më i fuqishëm se kimioterapia – Limon dhe sodë buke, kombinimi i mrekullueshëm

Soda e bukës dhe një copë limoni të hedhur në një gotë uji mund të përdoret të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj. Kjo metodë është një nga më të famshmet e mjekësisë popullore të të gjitha kohërave. Duke pirë një gotë me ujë me një lugë sode bikarbonike dhe duke shtrydhur një copë limoni, trupi juaj do të ketë disa përfitime të mahnitshme shëndetësore për të cilat do të flasim në këtë shkrim.

Pastrimi i veshkave

Ju që keni dhimbje të veshkëve apo probleme të organeve urinare apo gurë në veshka? Një ilaç si ky mund të përdoret në shtëpi dhe është fare i thjeshtë: Një gotë ujë me një lugë sode buke dhe disa pika lëng limoni. Kjo tretje ndihmon për të rritur pH në trup, përmirëson funksionin e veshkave dhe ka efekte në filtrimin e gjakut duke pastruar edhe fshikëzën, e cila mund të shkaktojë infeksione në trupin tuaj. Ky tretje është rekomanduar nga shumë nefrologë, sepse ndihmon për të rivendosur ekuilibrin e funksioneve tuaja trupore dhe përmirëson mirëqenien tuaj. Kur veshkat nuk janë duke punuar si duhet sepse kanë grumbulluar shumë acid në systemin funksional të tyre, kjo tretje neutralizon acidin dhe kjo do të bëjë që ju të ndjeheni më mirë.

Përmirëson tretjen

Shumë prej gjysheve tona e dinë se nuk ka diçka më të mirë për të trajtuar problemet e tretjes se sa një lugë gjelle sode buke dhe një gotë me ujë. Por në qoftë se kësaj tretje ia shtoni disa pika lëng limoni atëherë kjo lufton acidin që mund të nxisë stomakun të lirohet nga gazrat. Në qoftë se keni shpenzuar shumë kohë në banjo apo vuani nga kapsllëku, ju nuk duhet të hezitoni për të përdorur këtë tretje. Merrni këtë tretje apo ilaç për të pastruar zorrët tuaja nga toksina dhe nga elementet fermentuese.

Për një mëlçi të shëndetshme

Kjo tretje uji, një lugë sodë buke dhe një copë limoni mund të bëjë mrekulli për shëndetin e mëlçisë tuaj. Ajo vepron si një katalizator për të ndihmuar pastrimin e mëlçisë në mënyrë më efikase. Mos harroni se mëlçia dezinfekton trupin dhe pastron gjakun. Një gotë ujë me një lugë sode buke dhe disa pika lëng limoni kontribuojnë në shtimin e vitaminës C dhe antioksidantëve. Kjo tretje është shumë efikase për të siguruar që mëlçia juaj të jetë e shëndetshme .Humbja e peshës

A jeni duke kërkuar diçka që do të ndikojë për të humbur peshë pa e reduktuar dietën tuaj? Atëherë ju keni gjetur zgjidhjen. Merrni një lugë sodë buke dhe treteni në një gotë me ujë dhe shtrydhni në copë limoni dhe pijeni çdo ditë në stomakun tuaj të zbrazur! Ky ilaç popullor pastron trupin prej toksinave dhe substancave të këqija që shkaktojnë inflamacion, dëmtimin zorrëve dhe inflamacione të tjera. Rritja e pH në një nivel alkaline, djeg yndyrën në trupin tauj dhe kështu humbni kilogramët e tepërt në trupin tuaj.

Kur duhet të përdorni tretjen e sodes bikarbonike me limon? Mënyra më e mirë për të marrë një gotë ujë me një lugë sodë buke me limon është në mëngjes kur stomaku është i zbrazur. Uji duhet të jetë i vakët, jo nxehtë apo i ftohtë. I shtoni një lugë sodë buke, një gotë uji dhe pritni derisa të shkrihet plotësisht në ujë, dhe më pas shtrydhni një copë limoni.

Këtë ilaç që mund të përdoret në shtëpinë tuaj, dezinfekton trupin tuaj, veshkët, ndihmon të humbni peshë dhe pastron mëqlinë tuaj.Në vend të paralajmërimit: Ju nuk duhet të merrni këtë tretje apo këtë ilaç në qoftë se ju keni tendencë të ngritjes së lartë të stresit; kjo për shkak të përmbajtjes së natriumit. Ju duhet gjithashtu të kufizoni përdorimin e këtij laçi nëse vuani nga gastriti, sepse ajo mund të çojë në siklet. Mos harroni se ky është një një ilaç i mjekësisë popullore që mund të përdorët për përmirësimin e shëndetit tuaj, pa pretendimin se mund të jetë një zgjidhje e mrekullueshme.

1000 herë më i fuqishëm se kimioterapia – Limon dhe sodë buke, kombinimi i mrekullueshëm Read More »

Zbulohet skandali si ka pastruar paratë Adriatik Llalla.Llahtarisht e frikshme

Nga Bledi Mane

Pasi ta keni lexuar dhe verifikuar nëpëermjet fotografive, do të dilni në dy konkluzione:

Ose Adriatik Llalla ka qenë një zyrtar nopran budalla që pushteti ia kishte vyshkur përgjegjësinë dhe frikën,

ose Adriatik Llalla kishte marrë garanci politike nga ata që e komandonin dhe e përdornin.

Thjeshtë, pastër dhe shkoqur historia nis në vitin 2007 kur juristi gramshiot kryente funksionin e zëvendës prokurorit të rrethit gjyqësor Tiranë. Me vetëm 1,5 milionë lekë, Adriatik Llalla blen rreth 3 mijë metra katrorë tokë ullishte në Bathore të Tiranës dhe a e dini kush ishte shitësi?

Eduard Dushku, një prej kontigjentëve të policisë i cili vetëm pak vite më pas akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënohet në mënyrë qesharake nga gjykata e shkallës së parë Tiranë.

Ti kthehemi blerjes së sipërfaqes së konsiderueshme të tokës nga Adriatik Llalla me një shumë modeste lekësh i cili gjatë kohës kur ishte kryprokuror i Republikës së Shqipërisë, këtë sipërfaqe toke ia shet biznesmenit Ardian Beshiri me 250 mijë euro.

Në kushte flagarante dhe në shkelje brutale të ligjit,Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Mbi këtë skandal po punohet nga prokurorët shqiptarë të antikrimit ekonomik me partneritet të zyrtarëve të FBI Amerikane që po asistojnë në nxjerrjen para drejtësisë të ish kryeprokurorit më të korruptuar shqiptar të tranzicionit.

Redaksia e Pamfleti.com po publikoi sot një pjesë të dokumenteve ekskluzive të një prej dosjeve më të rënda të cështjes Llalla. Bashkëngjitur do të gjeni kopje të kontratave noteriale të shitje-blerjes së tokës si dhe vendimin qesharak të gjykatës së Tiranës, dhënë në favor të një krimineli, ortak biznesi i ish kryprokurorit më të zi shqiptar, Adriatikut, të birit plangprishës të Xhemal dhe Sanije Llallës!

Zbulohet skandali si ka pastruar paratë Adriatik Llalla.Llahtarisht e frikshme Read More »

Letra e nje burri qe po ben xhiron e rrjetit – mesazhi emocionues që jep

Kjo eshte letra e nje burri qe po ben xhiron e rrjetit, pak pas publikimit te saj. Burri nuk e kuptonte se përse gruaja e tij ishte gjithmonë e lodhur dhe ndërsa e shikon që fle vendos të shkruajë diçka ne rrjetin social facebook. Tony Emms është një i ri britanik, i cili jeton me gruan e tij Charlotte dhe vajzën e tyre të vogël, e cila ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. Fotoja dhe shkrimi që ai ka bërë për gruan e tij ka bërë xhiron e botës në pak ditë.

Shpesh nuk bëj përpjekjen e duhur për t’i njohur kësaj gruaje meritat që i takojnë. Kur unë kthehem nga puna ajo është gjithmonë e lodhur ndoshta sepse me siguri ajo nuk e kalon ditën e saj ulur duke parë televizor bashkë me vajzën në krahë. Jo! Ajo kërcen nga krevati para se unë të cohem për të ikur në punë dhe fillon “aksionin” e saj, përgatitet të përballojë ditën duke kapërcyer të gjitha vështirësitë që i dalin përpara. Më pas zgjohet vajza e cila fillon të qajë se ka uri, njësoj si gruaja ime, e cila ka gjithashtu uri por nuk ha, këtë e bën vetëm fëmija jonë. Pas kësaj ajo fillon të luajë me të, i ndërron bebelinat, luan sërish dhe më pas duhet të bëjë një dremitje. Por jo! Asaj i duhet të lajë rrobat, të pastrojë lodrat e fëmijës, të lajë enët, dhe ndërkaq fëmija zgjohet sërish dhe ka nevojë për ushqim, ndërkohë që nëna nuk ka ngrënë ende mëngjesin. Më pas përgatit drekën, dhe pastaj fëmija ka sërish nevojë për përkujdesje, dhe ju kujtoj se ajo ende nuk ka ngrënë. Të mos flasim për pastrimin që i ka bërë shtëpisë e cili në këtë moment rezulton të ketë qënë “i kotë”sepse lodrat janë të gjitha në tokë. Dhe pastaj kthehem unë nga puna! Në këtë moment irritohem për shkak të rrëmujës, dhe mendoj “çfarë bën gjithë ditën moj grua”? Ndoshta edhe shumë prej jush e kanë menduar, dhe jua them që përveç atyre që kam shkruar më sipër ajo është kujdesur që fëmija juaj të ketë gëzuar shëndet të plotë! Respektoje nënën e fëmijës tënd! Ajo është një qënie speciale, e cila ka hequr dorë nga gjithcka për t’u kujdesur për fëmijën tënd”!

Ky është një mesazh i mrekullueshëm i një burri drejtuar burrave të tjerë! Lexojeni dhe bëjeni edhe, vëllain, mikun tuaj ta lexojë! Gruaja juaj, çdo nënë duhet të vlerësohet për punën e saj!

Letra e nje burri qe po ben xhiron e rrjetit – mesazhi emocionues që jep Read More »

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Berisha: Rama urrejtje primitive ndaj opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin e tokave tek ‘Rana e Hedhun’, ku u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha e cilësoi arrestimin e Frrokajt një vepër kriminale të urrejtjes primitive atërore të Ramës ndaj opozitës për qëllime sipas tij qartësisht politike. Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata e Lezhës liroi kryebashkiakun Frrokaj, që akuzohet për ‘tjetërsim të pronave’ si dhe disa zyrtarë, duke i caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

“Perdorimi i njeanshem, si shpate e partise, i drejtesise nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij eshte nje thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari per tu ngritur dhe hedhur sa me pare ne koshin e plehrave te historise Noriegen e Shqiperise si rrezikun aktual me madhor kombetar te shqiptareve”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Zbatimi i njeanshem i ligji, tipar kryesor i Narkodiktatures!
Te dashur miq, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit, Edvin Kristaq Rama, me urrejtjen e tij primitive aterore ka ndermarre nje terror te eger kunder opozites se vendit, te cilen ai me gjuhen staliniste te nje krimineli ne pushtet e quajti “ekspertize te genjeshtres”.
Keshtu ai, nderkohe qe bllokoi arrestimin e Saimir Trafikut, iu kthye pasaporta narkoministrit Tahiri, u lirua Sota qe transportonte parate e krimit te Tahirit, u largua me urgjence per Itali ne kundershtim me ligjet e vendit financieri bandes Tahiri-Habilaj, i dergon ne qeli per qetesim Aldo Bares ndrikullen Gjoni, dhe ne nje kohe kur per ngarkesen me te madhe te kokaines, sipas te gjitha gjasave porositur nga Edvin dhe Olsi Rama, u arrestuan vetem nje puntor dhe nje shofer, kryeprokurori dhe kryegjykatesi Rama, ne nje vale terrori tipike per nje narkoshtet ka arrestuar njeri pas tjetrit me dhjetra zyrtare te opozites.

Me kete rast dua te garantoj qytetaret se ne menyre absolute nuk kam ndermend te mbroje asnjeri qe ka shkelur ligjin dhe se mbetem i palekundur ne bindjen time se çdo njeri qe ka shkelur ligjin duhet te perballet me pasojat. Mirepo para ketij terrori banditesk denoj me ashpersine me te madhe zbatimin e njeanshem te ligjit si varianti i qarte dhe i shemtuar i narkoshtetit diktatorial. Ne kete kontekst une nuk di si eshte situata e rregjistrimit te pronave tek Rana e Hedhun dhe per pasoje nuk mund te mbaj asnje qendrim perveç mbeshtetjes se ligjit, por perseri denoj dhe nuk mbeshtes kurre zbatimin e tij te njeanshem. Keshtu, konkretisht, ne rastin e tokave te Spillese, Kavajes, kur kreu i bashkise Rroshi bashke me Kryetarin e PS se Kavajes kane vjedhur me fallsifikim dokumentash qindra hektare toke ne breg te detit ne Kavaje dhe i kane rregjistruar ne emer te kusherinjve te Rroshit dhe Dajes, Rroshi kryetitullari i Bashkise nuk u arrestua!

Perkundrazi, vazhdojne ndertimet ne tokat e vjedhura vetem 40 m nga buze uji i detit! Prandaj ftoj çdo qytetar te shtroje pyetjen; a kemi qartesisht nje standard te dyfishte?
Perveç kesaj, ne rastin Kavaje u arrestua vjehrri i kreut te PS Dajes, Cikalleshi per keto vjedhje, sepse ishte drejtues i hipotekes se rrethit. Por çfare ndodhi pas arrestimit te Cikalleshit? Ne menyren me te pabesueshme dhe tejet domethenese, ne vend te tij, drejtoreshe e hipotekes Kavaje u emerua fiks vajza e Cikalleshit, qe eshte ne burg per fallsifikim!
Vetkuptohet qe vajza e Cikalleshit u emerua aty per te ndimuar kryeprokuror Ramen duke fshire provat dhe gjurmet e fallsifikimeve ne menyre qe dhe babi te dale sa me shpejte nga burgu.

Pra ne Kavaje, kemi jo vetem fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative per prishje provash, si edhe ndertime ne buze uje, pra vijim te perdorimit te produkteve te vjedhjes, siç thuhet, me bashkepronare Edvin dhe Olsi Ramen.
Prandaj dhe arrestimi, nuk them hetimi, i Fran Frrokut eshte veper kriminale e urrejtjes primitive aterore e Edvin Kristaq Rames ndaj opozites per qellime qartesisht politike! Perdorimi i njeanshem, si shpate e partise, i drejtesise nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij eshte nje thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari per tu ngritur dhe hedhur sa me pare ne koshin e plehrave te historise Noriegen e Shqiperise si rrezikun aktual me madhor kombetar te shqiptareve! sb

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Berisha: Rama urrejtje primitive ndaj opozitës Read More »