Aurora

Merr fund euforia për mosbindje civile. Opozita e bashkuar tërhiqet nga protestat

Euforia e opozitës për mosbindje civile duket se ka marrë fund. Ndonëse shumë politikanë të ndryshëm si nga radhët e LSI ashtu dhe të PD vijonin të këmbëngulnin për ashpërsim të protestave kundrejt qeverisë, pretendimet e tyre janë hedhur përfundimisht poshtë. Në kuadër të vendimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Brukseli i ka prerë përfundimisht euforinë e deritanishme opozitës.

Pas takimit që shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini zhvilloi dje me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe asaj të LSI, këta të fundit gjatë një deklarate për mediat teksa dhanë detaje nga takimi, lanë të nënkuptohet se aksionit të protestave i ka ardhur fundi. Ishte fillimisht nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili teksa u pyet nga gazetarët për ecurinë e protestave, deklaroi se qeveria duhet të lirojë si fillim protestuesit kuksianë.

“Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm të cilët janë arrestuar në kundërshtim të drejtave njeriut dhe ligjit kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria dhe Rama është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat edhe të zonjës Mogherini e cila foli për bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës. Prandaj unë po e them këtu, hapi i parë që duhet ndërmarrë nga Edi Rama duke liruar kuksianët që janë të pafajshëm në burg”, deklaroi Paloka.

Ndërkohë të njëjtës linjë si Paloka i qëndroi edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila i bëri apel kryeministrit që të largohet nga arroganca e tij në mënyrë që të bashkëpunojë me opozitën. “Dua të them atë çka ka bërë opozita, ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me z. Rama duke filluar që në prezencën e saj në parlament duke vazhduar dhe i ngritur çdo ditë e më shumë duke ia dhënë mundësinë z. Rama për të reflektuar por mesa duket i vetmi njeri këtu që nuk ka më ngjyrat kuqezi është z. Rama se shqiptarët dhe gjithë ata deputetë dhe opozita të cilët duan të veshin ngjyrën kuqezi këtu e kanë veshur. Në qoftë se ka njeri këtu që nuk mban më ngjyrën kuqezi është Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Basha refuzon sërish takimin me Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha pas kthimit nga Gjermania dhe takimit të shkurtër që pati dje me Federica Mogherinin në Rinas, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me çështjen e negociatave. Duke u ndalur tek ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkim në lidhje me negociatat, Basha nuk nguroi ta refuzonte. Ai deklaroi se këto ftesa janë fjalë boshe pasi qeveria vijon të jetë e përfshirë nga kanabisi dhe kokainë. “Rama është i interesuar të bëjë makijazh, më vjen keq që pa ardhur këtu dalin deklaratat e zyrtarit gjerman, BE nuk është ERTV.

Sot mora përgjegjësitë e mira që opozita të bëjë gjitha për kriteret. Ftesa e Ramës? Këto janë fjalë boshe, Edi Rama dhe ekipi i tij nuk kanë fanella kuqezi, fanella e tyre ishte jeshile, tani jeshile me të bardha, kanabis dhe kokainë. Ndaj ajo që kërkoj është që të marrë përgjegjësitë”, tha Basha. Më tej, kreu demokrat dha detaje edhe mbi takimet e zhvilluara në Berlin. Ai tha se gjatë këtyre takimeve PD kërkoi votën pro për çeljen e negociatave pavarësisht skepticizmit të shfaqur nga Gjermania. “Kërkuam votën pro për çeljen e negociatave. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së. Por derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE-së.

Hapja e negociatave është proces i gjatë. Bëhet fjalë për 35 negociata, dy e nga dy çdo vit. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze të arrijmë këto standarde. Vetë hapja e kapitujve është proces i mundimshëm politik. Sot nuk është dita për të festuar por për të punuar. Dhe opozita dhe unë kemi nisur punën pikërisht në Gjermani. Kërkesa ime ka qenë e qartë Shqipërisë ti hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur skepticizëm e pesimizëm”, u shpreh Basha./ SOT

Merr fund euforia për mosbindje civile. Opozita e bashkuar tërhiqet nga protestat Read More »

Cfare eshte nje komb ?

(Shkëputur nga “PËRPJEKJA” Viti XI, nr.20 Tiranë, pranverë 2005)

Nga Ernest Renan

Elementi i racës, dikur shumë i rëndësishëm, po e humbet me kalimin e kohës rëndësinë e tij.
II. Ajo që thamë për racën duhet thënë edhe për gjuhën. Gjuha ka nevojë për riunifikim, ajo nuk e arrin dot atë vetë. Shtetet e Bashkuara dhe Anglia, Amerika Latine dhe Spanja flasin të njëjtën gjë, por ato nuk përbëjnë kombe të njëjta. Nga ana tjetër, Zvicra, që u bashkua aq mirë në bazë të pëlqimit të krahinave të ndryshme të saj, përmbledh tre ose katër gjuhë. Brënda njeriut ka diçka që është më e lartë se gjuha, dhe ky është vullneti i tij. Vullneti i zviceranëve për të qëndruar bashkë, megjithë gjuhët e ndryshme që ata flasin, është një fakt shumë më i rëndësishëm sesa ngjashmëria gjuhësore, e cila nga ana e saj shpeshherë arrihet nëpërmjet persekutimit.
Një fakt me vlerë për Francën është se ajo nuk ka kërkuar asnjëherë të arrijë unitetin gjuhësor me anën e mjeteve shtrënguese. A nuk mund të kemi ne të njëjtat ndjenja, të njëjtat mendime dhe të duam të njëjtat gjëra të shprehura në gjuhë të ndryshme? Pak më lart folëm se cilat ishin dizavantazhet kur politika ndërkombëtare varet nga etnografia, por e njëjta gjë do të ishte edhe po të varej nga filologjia krahasuese.
Le t’ i lëmë këto studime interesante të vazhdojnë punën e tyre në liri të plotë dhe mos t’i ngatërrojmë me gjëra që mund t ua prishin gjykimin e ftohtë. Rëndësia politike që ne u japim gjuhëve vjen sepse i shohim ato si tregues të racës. Nuk ka ide më të gabuar se kjo. Në Prusi, ku flitet vetëm gjermanisht, disa shekuj më parë flitej sllavisht; Uellsi flet anglisht, galët dhe spanjollët flasin një idiomë të vjetër të Alba Longa; Egjipti flet arabisht dhe kështu me radhë mund të rendisim shembuj të panumërt. Por edhe në kohën e origjinës së lashtë, ngjashmëria gjuhësore nuk do të thoshte ngjashmëri racore.
Le të marrim për shembull fiset protoariane dhe protosemite; aty ku banonin ata kishte skllevër që flisnin të njëjtën gjuhë, ndërkohë që skllevërit shumë shpesh rridhnin nga raca të ndryshme nga ajo e zotërve të tyre. Po ta përsërisim do të thoshim: grupet e gjuhëve indoeuropiane, semitike dhe të tjera, të cilat u krijuan në sajë të gjetjeve fantastike të filologjisë së krahasuar, në bazë të po këtyre gjetjeve mund të thuhet se nuk përkojnë me grupimet antropologjike. Gjuhët janë krijime historike që na tregojnë shumë pak përsa i përket gjakut të atyre që i flasin ato, dhe nuk munden në asnjë mënyrë që të cënojnë lirinë njerëzore, kur bëhet fjalë për të përcaktuar origjinën e dikujt.
Marrja në shqyrtim e gjuhës si një faktor i veçuar do të çonte po ashtu në gabime, njëlloj si me vëmendjen e tepruar ndaj racës. Kur këto gjëra i çojmë në ekstreme, ne e mbyllim veten brenda një kulture të caktuar që mbahet si kulture kombëtare; ne i vëmë vetes caqe, dhe e ndajmë nga bota. Duke bërë kështu nuk mund të thithim dot ajrin e pastër të fushës së gjerë të njerëzimit, por vetëm mbyllemi në furriçkat e patriotizmit. S ka gjë më të keqe për mendjen dhe s ka gjë më të vajtueshme për njerëzimin.

III. Po ashtu edhe feja nuk është në gjendje të na ofrojë një bazë të mjaftueshme mbi bazën e së cilës të përcaktohet kombësia moderne. Në fillesat e saj feja doli nga ekzistenca e grupeve sociale. Grupi social ishte një zgjatim i familjes. Feja dhe ritet ishin ritet e familjes. Feja athinase ishte kulti për Athinën vetë, për themeluesit e saj mitikë, për ligjet dhe zakonet e saj. Nuk ishte assesi një teologji dogmatike. Në kuptimine saj më të ngushtë, feja ka qënë fe e shtetit. Një njeri nuk bëhej athinas nëse refuzontë të praktikonte këtë fe. Në themel të saj qëndronte kulti i Akropolisit. Të betoheshe mbi altarin e Aglauros ishte njëlloj si të jepje fjalën e nderit se do të vdisje për vendin tënd.
Feja në atë kohë ishte siç është sot shërbimi ushtarak ose kulti i flamurit. Të refuzoje tëmerrje pjesë në nderimin e këtij kulti ishte njëlloj si të mos pranoje të shkoje ushtar. Ai do të merrte kuptimin e deklarimit se nuk ishe athinas. Nëse nga njëra anë është e qartë se ky kult nuk kishte asnjë kuptim për ata që nuk ishin nga Athina, nga ana tjetër nuk ushtrohej asnjë masë prozelitizmi për të detyruar me force të huajt ta pranonin atë. As skllevërit nuk merrnin pjesë në këtë kult. Po e njëjta gjë është vërejtur edhe në disa republika të vogla gjatë Mesjetës. Nuk mund të ishe venedikas i mire nëse nuk kishe bërë betimin për Shën Mark; nuk mund të ishe amalfitan i mire nëse nuk vije Shën Andrean, të parin e gjithë shenjtorëve në parajsë. Në këto shoqëri të vogla, ajo që në ditët tona mund të merret si persekutim apo si tirani në ato kohë ishte diçka e ligjshme, dhe ishte po aq e zakonshme sa ç mund të jetë sot për ne t i urojmë babait ditën e emrit, ose t i dërgojmë atij urime me ratsin e Vitit të Ri. Ajo që ndodhte në Spartë dhe në Athinë nuk ishte e vërtetë në mbretëritë që u krijuan në territoret e pushtuara nga Aleksandri dhe veçanërisht në Perandorinë Romake.
Persekutimet e Antiok Epifanit për të futur në vendet e Orientit kultin olimpik të Jupiterit
dhe ato të Perandorisë Romake për të ruajtur të ashtuquajturën fe shtetërore ishin gabime, krime dhe një absurditet i gjallë. Për këtë do të ishim të qartë sot. Sot nuk ekziston një fe e vetme në mes të popullsisë. Çdokush beson dhe praktikon atë që i pëlqen, atë që mundet dhe atë që dëshiron. Nuk ka më fe shtetërore; dikush mund të jetë francez, anglez ose gjerman, ndërkohë që është katolik, protestant ose çifut, ose edhe nuk praktikon asnjë kult. Feja është bërë një problem vetjak, një çështje që i takon ndërgjegjes së gjithëkujt. Nuk ka më ndarje midis kombeve në bazë të të qenit katolik apo protestant.
Feja që ishte kaq e rëndësishme 52 vjet më parë (1831) në krijimin e Belgjikës, e ruan rëndësinë e saj brenda çdo njeriu; por ajo është bërë një element që nuk ka të bëjë me arsyet që shënojnë kufijtë mes popujve.

IV. Bashkësia e interesave është padyshim një lidhje e fuqishme midis njerëzve. Megjithatë, a janë këto interesa të mjaftueshme për të krijuar një komb? Unë nuk mendoj kështu. Bashkësia e interesave mund të realizojë traktate tregtare. Brenda kombësisë ka një aspekt që lidhet me ndjenjën, që është në të njëjtën kohë edhe trup edhe shpirt. Një Zollverein nuk mund të bëhet atdhe. V. Gjeografia, ato që quhen si kufijtë natyrorë, sigurisht që luan një rol të konsiderueshëm në ndarjen e kombeve. Gjeografia është një nga faktorët e qenësishëm në histori. Lumenjtë i kanë ndihmuar racat që të lëvizin, ndërkohë që malet kanë qenë pengesa. Të parët ndihmonin lëvizjet historike, ndërsa të dytët i kufizonin ato. A kemi të drejtë, siç besojnë disa, të themi se kufijtë e kombit janë skalitur në hartë, se ky komb ka të drejtë të marrë për vete atë që është e nevojshme për të vizatuar disa konture, për të arritur te aksh mal ose lumë, të cilëve ne u atribuojmë a priori disa cilësi përkufizuese? Nuk di të ketë doktrine më arbitrare dhe më fatale se kjo. Me anë të saj ne përligjim çdo lloj dhune. Dhe megjithatë, a janë malet apo lumenjtë që krijojnë këta të ashtuquajtur kufij natyrorë? Nuk ka asnjë dyshim se malet ndajnë, ndërsa lumenjtë në të kundërt bashkojnë. Por, ndërkohë jo të gjithë malet ndajnë shtete. Atëhere cilët janë ato male që ndajnë dhe cilët ato që nuk ndajnë? Nga Biarritzi në Tornea ka më shumë se një grykë lumi, që mund të shërbente fare mirë si një vijë kufizuese natyrore.
Nëse do të kishte dashur historia, Luara, Sena, Meuse, dhe Elba ose Oderi mund ta kishin statusin e kufirit natyror siç e ka Rhini, i cili ka cënuar aq shumë një të drejtë themelore të njeriut, siç është vullneti i njerëzve. Kjo ka të bëjë me arsye strategjike. Asgjë nuk është absolute: është e qartë se nevojitet të bëhen koncesione. Por, nuk ka nevojë që koncesionet të shkojnë shumë larg. Përndryshe, e gjithë bota do të kërkonte ato që ka fituar nga fushatat ushtarake, gjë që do të thoshte luftra pafund. Jo, kombin nuk e bën dot as toka dhe as raca. Toka ofron substratumin, fushën edhe për konflikte edhe për punë; njeriu vë shpirtin e tij mbi të. Njeriu është gjithçka në formimin e asaj gjësë së shenjtë që e quajmë popull. Asgjë materiale nuk është e mjaftueshme. Një komb është një parim shpirtëror që rrjedh nga ndërthurje të thella historike, një familje shpirtërore dhe jo një grup i përcaktuar nga konfigurimi i tokës.
Deri këtu kemi parë se çfarë është e pamjaftueshme që të krijohet ky parim shpirtëror: raca, gjuha, interesat, përkatësia fetar, gjeografia dhe nevojat ushtarake. Atëhere çfarë tjetër duhet? Në vazhdim të atyre që sapo u thanë, nuk është nevoja të ndalemi gjatë. Një komb është një shpirt, është një parim shpirtëror. Dy gjëra, që janë si një e vetme, përbëjnë këtë shpirt, këtë parim shpirtëror. Njëra është e kaluara dhe tjetra e tashmja. Njëra është zotërimi i përbashkët i një trashëgimie të pasur kujtimesh, tjetra është të japësh sot pëlqimin, të kesh dëshirën për të jetuar sëbashku, vullnetin për të vazhduar të vlerësojmë trashëgiminë që na është lënë. Njeriu nuk mund të improvizohet dot. Ashtu si njeriu, edhe kombi është rezultat i një të kaluare të mundimshme dhe të gjatë sakrificash dhe përkushtimi. Nga të gjitha kultet, ai për parardhësit është kulti më i legjitimuar, sepse parardhësit tanë na bënë këta që jemi. Një e kaluar heroike lavdie (këtu e kam fjalën për lavdi të njëmendtë) dhe burrash të mëdhenj: ky është kapitali social mbi të cilin është vendosur ideja kombëtare. Ajo që duhet është të kesh lavdi të përbashkëta në të kaluarën dhe një vullnet të përbashkët në të tashmen, të kesh bërë punëra të mëdha bashkërisht dhe të kesh vullnetin që t i bësh ato përsëri sot: këto janë kushtet thelbësore për të qënë një popull. Ne ushqejmë dashuri në përpjestim me sakrificat që kemi hequr dhe me të këqijat që kemi vuajtur. Ne e duam shtëpinë ku jetojmë dhe duam ta lëmë atë si trashëgim. Kënga spartane ne jemi ata që ju ishit, dhe do të jemi ata që ju jeni , në thjeshtësinë e saj është shembëlltyra e një himni për çdo atdhe.
Trashëgimia e lavdisë dhe e vuajtjeve është ajo që ne kemi të përbashkët nga e kaluara, ndërsa për të ardhmen kemi vetëm një program për të përmbushur. Vuajtjet, gëzimet dhe shpresat e përjetuara së bashku janë shumë më të vlefshme se disa marrëveshje tregtare dhe kufij që u vijnë për mbarë ideve strategjike, dhe këtë ne e kuptojmë pavarësisht nga diversiteti racor apo gjuhësor. Pak më lart thashë të kemi vuajtur së bashku : dhe me të vërtetë, përjetimi i vuajtjes së bashku përbashkon më tepër sesa gëzimi. Në çështjet që lidhen me kujtesën kombëtare përjetimi i zisë është më i vlefshëm sesa ngadhënjimet, përderisa ai parashtron disa detyra që kërkojnë një përpjekje të përbashkët.
Një komb pra, është shprehja e një ndjenje solidariteti të madh, që mbështetet te ndjenjat për sakrificat e përbashkëta që janë kryer dhe që është i përgatitur t i kryejë sërish në të ardhmen. Kombi parakupton një të kaluar, megjithatë në kohën e tashme ai
na vjen permes shëmbëlltyrës së një fakti të prekshëm: dhënia e pëlqimit, një dëshire shprehur qartë për të vazhduar jetën së bashku. Ekzistenca e një kombi është, dhe më falni për metaforën, një plebishit i përditshëm, njëlloj si ekzistenca e çdo individi është një afirmimin i vazhdueshëm i jetës. Oh, e di që kjo nuk është aq metafizike sesa e drejta hyjnore, aq brutale sa e ashtuquajtura e drejtë historike. Nga mënyra sesi i kam paraqitur gjërat del se një komb nuk ka më shumë të drejtë sesa një mbret, i cili i drejtohej provincës me fjalët: ti më përket mua, prandaj unë po të marr . Province për ne do të thotë banorët e saj, dhe nëse dikush duhet të konsultohet në lidhje me këtë çështje, të parët duhet të jenë banorët e saj. Nuk mund të jetë kurrë në interesat e vërteta të një kombi aneksimi ose marrja e një vendi në kundërshtim me vullnetin e këtij të fundit. Në fund të fundit, i vetmi kriter i ligjshëm është dëshira e kombit, dhe atij duhet
t i referohemi të gjithë. Në këtë parashtresë i kemi lënë jashtë politikës abstragimet metafizike dhe teologjike. Po çfarë mbetet pas kësaj? Ajo që mbetet është njeriu, dëshirat, nevojat e tij. Ju do të thoni se secesioni dhe ndarja e kombeve janë rrjedhimet e një sistemi që i lënë këto organizma të vjetra shpesh në mëshirën e vullneteve jo të përcaktuara qartë, Eshtë e qartë se në çështje të tilla asnjë parim nuk duhet të mbizotërojë me tepri në dëm të të tjerëve. Të vërtetat e kësaj kategorie mund të zbatohen vetëm si një e tërë dhe në një mënyrë shumë të përgjithshme. Vullnetet njerëzore ndryshojnë, por çfarë mbetet e pandryshueshme në këtë botë? Kombet nuk janë diçka e përjetshme. Ato lindën në një kohë dhe do të shkojnë drejt zhdukjes. Ndoshta një konfederate europiane do t ‘i zëvëndësojë ata. Megjithatë, ky nuk është ligji i shekullit tonë. Në kohën tonë ekzistenca e kombeve është një gjë e mirë, madje edhe e nevojshme. Ekzistenca e tyre është një garanci për liri, e cila do të humbiste nëse do të kishim një ligj dhe një zot.
Nëpërmjet cilësive të ndryshme dhe shpesh here konfliktuale kombet japin ndihmesën e tyre në punën e përbashkët të qytetërimit; secili prej tyre sjell një notë në koncertin e madh të njerëzimit, i cili, me pak fjalë, është edhe realiteti ideal më i lartë që mund të arrijmë. Nëse do të rrinë të veçuar, atyre do t u duken pikat e dobëta. Të dashur zotërinj, le t i përmbledhim ato që thamë. Njeriu nuk është skllav i racës, gjuhës, apo i fesë së tij; dhe aq më pak i lumenjve dhe vargmaleve. Një bashkim i fortë njerëzish, me shpirt të shëndoshë dhe zemër të ngrohtë, krijon një ndërgjegje morale që quhet komb. Derisa kjo ndërgjegje morale e tregon fuqinë e vet nëpërmjet sakrificash që kryhen me heqjen dorë nga interesat individuale për të mirën e komunitetit, atëhere ajo është e ligjshme dhe gëzon të drejtën të jetojë. Nëse ngrihen dyshime në lidhje me kufijtë e tij, atëhere duhet të merret mendimi i popullsisë në fjalë. Sigurisht që ata kanë të drejtën e dhëniessë opinionit për këtë çështje. Kjo mund t i bëjë politikanët profesionistë të qeshin nën buzë, këta burra të pagabueshëm që kaluan jetën e tyre duke u vetgënjyer dhe që tani mund të na mëshirojnë për pikëpamjet tona nga lartësia e parimeve të tyre të mëdha.
Të marrim mendimin e popullit, me tërë mend e keni! Çfarë naiviteti! Këto janë ato ide të dobëta franceze që kërkojnë të zëvëndësojnë diplomacinë dhe luftën me një thjeshtësi foshnjarake. Pa le të marrim frymë për një çast; ta lemë mbretërimin e politikanëve profesionistë të fanitet dhe të mësojmë se si t i qëndrojmë përçmimit të më të fortit. Ndoshta pas shumë eksperimentesh të dështuara, ata do të vijnë te zgjidhjet tona të thjeshta empirike. Ndonjëherë, të dish sesi të ecësh me kohën të ndihmon të jesh sa më i drejtë në të ardhmen.

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Cfare eshte nje komb ? Read More »

Vunoi i lshte – Atje ku parajsa gjen parajsen

Arjan Konomi
E shkuara e lavdishme dhe e tashmja ku ndihet rreziku i braktisjes. Fshati ku qëndruan Lord Bajroni dhe piktori Eduard Lear, që u mrekulluan me ndërtimin dhe afresket e kishave. Vendlindja e shumë personaliteteve të artit, kulturës, por edhe i patriotizmit, për të cilët vendasit ndihen krenarë.
Udhëtim në Vuno, në një prej fshatrave bregdetarë të Jugut nga më të rrallët në Shqipëri për arkitekturën e veçantë e të rafinuar, urbanizimin, për historinë, protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, si dhe kontributin që ka në kulturën kombëtare.

I dëshmuar në shek. e dytë para Krishtit.
Nuk dihet se sa mijë vjet më parë njerëzit u ndalën në këto anë dhe u mahnitën nga relievi i përthyer por mrekullisht i bukur. Pastaj hoqën gurët, ngritën ledhe e ndërtuan tarraca. Thuhet se vetëm për një hektar tokë atyre u është dashur të zhvendosin rreth 3000 metra kub gurë! Ishin njerëz të punës, me vështrim drejt së ardhmes, trima, të besës, plot pasione dhe shumë të bukur.
Banorët e Kaonisë, siç thirreshin në kohë të lashta, shtëpitë i ndërtuan rrëzë maleve si për t’u mbrojtur nga piratët e detit dhe për të kursyer ato ngastra toke që i përftonin me mund të madh.
U ngritën fshatrat e Rivierës, njëri më i bukur se tjetri, gati-gati qytete të vegjël, të gjithë në një harmoni të habitshme ndërtimesh, që i dallon në gjithë vendin.
Vunoi është një nga këto fshatra që i bën nder krahinës për historinë, protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, si dhe kontributin që ka në kulturën tonë kombëtare.
Fshati është vendosur në shpatullat e malit të Mjegulloshit, me shtëpi të gurta dy a tre katëshe, ku do të ndeshesh me atë dukuri që vëren Kadareja për Gjirokastrën “nëse do të rrëzohesh nga çatia e një shtëpie do të biesh në çatinë e një tjetre më poshtë!”
Ndërtesat “shohin” të gjitha nga deti, por pa ia zënë dritën njëra-tjetrës. Ato lidhen me rrugë të kalldrëmta duke krijuar një konfiguracion të përsosur, madje shpesh ato gjarpërojnë poshtë qemerëve mbi të cilat ngrihen shtëpitë e banimit.
Harqet dhe qemerët i sheh në faqet e jashtme të dyerve dhe dritareve, në raste të tjera ato shërbejnë si konstruksione mbajtëse të kateve të mësipërme të shtëpive. Banesat e fortifikuara, apo kullat, i gjejmë si në Vuno ashtu dhe në fshatrat e tjerë të bregdetit. Kulla në lagjen e poshtme të fshatit, një kompozim vertikal, me bazë katërkëndëshe, tri katëshe, me frëngji, është shpallur prej vitesh monument kulture.
Në vizionin e ditëve të sotme të bën përshtypje fryma qytetare dhe ndjenja e komunitetit, vizioni për një fshat “të të gjithëve”, ku “ligjet” e bashkëjetesës i kanë respektuar pa marrë parasysh interesin e ngushtë të njërit a tjetrit. Të gjithë thonë se në krye të fshatit kanë qenë njerëz të urtë e të mençur, të drejtë e largpamës.
Dy shekuj më parë në familjen e njohur të Kasnecëve në Vuno qëndroi Eduard Liri, piktor i njohur anglez: “U çudita me llojin e ndërtesave në Vuno disa prej të cilave, si ato të Kasnecëve, në veçanti, qenë më tepër si “palazzit” e shumë qyteteve provinciale në Itali”- shkruan Liri. Më tej vazhdon: “Himarjotët përdorin gjuhën italiane më tepër se çdo banor i Shqipërisë; të gjithë fshatrat që kam kaluar, ndonëse të krishterë, janë të tërë shqiptarë me përjashtim të pak familjeve…”

Njerëzit e diellit të Jugut
Kjo shprehje metaforike i ka rrënjët në legjendat e hershme të këtij fshati. Kështu prej shumë e shumë kohësh, nuk mbahet mend se kur, në kambanoren e fshatit është një qiparis i vogël, që as hedh shtat, por as thahet. Të moçmit thonë se është simbol i vazhdimësisë së jetës.
Tregime epike lidhen me përroin e Mardhës, në krye të kanionit të mrekullueshëm të Gjipesë, ku u hodhën drejt vdekjes një tufë vajzash për të mos rënë në duar të pushtuesve; thuhet po ashtu se Jeronim De Rada, me rrënjë të hershme nga Himara, i ka vendosur ngjarjet e poemës së tij “Këngët e Milosaos” në Skutara të Vunoit. Skutarai është një kodër në dalje të fshatit, drejt Himarës, ku shihen ende gjurmët e një banimi të hershëm, një mjedis pastoral, sikurse duken rrugët e gurta, shkurrnajat, lisat dhe poshtë bregu poetik i Jonit, teksa pulëbardhat fluturojnë mbi det.
Por nëse këto mund të merren edhe si pandehma tashmë është e provuar se Odise Kasneci nga Vunoi dhe Jani Kocani nga Dhërmiu morën pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Në rrjedhat e kohërave vunjotësit kanë qenë të ndjeshëm dhe aktivë ndaj ngjarjeve historike, në krahinë, në tokën e të parëve të tyre, ashtu edhe te fqinjët, në Greqi, gjë që jo rrallë e ka patur koston e vet.
Në mesin e shekullit të shkuar ata morën pjesë në luftën antifashiste, ku simbol i fshatit mbetet Zaho Koka. Në reflektimet e ditëve të sotme ai është pa mëdyshje hero dhe viktimë, pasi luftoi trimërisht kundër pushuesve, sikurse u bë kurban i atyre me të cilët e bashkoi çlirimi i vendit. Zaho Koka në ato vite u lidh në një dashuri të madhe me Ramize Gjebrenë, gjithashtu në forcat partizane, gjë që i kushtoi jetën si njërit dhe tjetrit.
Por mbi të gjitha Vunoi është vendi i arsimdashësve dhe njerëzve të dijes, i intelektualëve të shquar që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Nga ky fshat është Odise Grillo, shkrimtari i talentuar i letërsisë për fëmijë, autor i shumë librave, këngëve, botimeve enciklopedike.
Po të shkosh ditëve të verës në Jal, një plazh i bukur dhe kurativ, do të takosh regjisorin e madh, Dhimitër Anagnostin me të shoqen, aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti. Dhimitri është “djalë bregu”- siç thonë në ato anë – dhe krijimtaria e tij i ka rrënjët në Bregdet, në historinë e familjes së tij e mbushur plot me patriotizëm. Pa e tepruar mund të themi se Anagnosti është një personalitet dhe vepra e tij i bën nder Vunoit, Himarës dhe gjithë Shqipërisë. Krijimtaria e tij është një gur themeli në artin shqiptar që do t’u mbetet kohërave. Në vitet vitet ’30-të të shekullit të kaluar shtëpitë e Anagnostëve ishin shkollë dhe internat, ku vinin vajza nga Jugu i vendit dhe mësonin zanate: qëndismën, tezgjahun, gatimin.
Nga ky fshat janë edhe aktorët e njohur të teatrit dhe filmit shqiptar: Robert Ndrenika dhe Anastas Kristofori. Ata kanë lënë një trashëgimi të pasur rolesh, karakteresh, dhe pa mëdyshje janë produkt i shpirtit himarjot në gjithë gamën e vet
Atdheu fillon nga prona
Pamjet e fshatit të sotëm mund t’i gjeje edhe para 20 a 30 vjetësh, sepse Vunoi pak ka ndryshuar. Thuajse po ato shtëpi, po ato rrugë, ku ndonjë ndërtim i ri më shumë ia ka prishur bukurinë duke zhbërë atë traditë të mrekullueshme të ndërtimeve në Rivierë. Kisha e fshatit u dogj gati 10 vjet më parë, në ditët kur kishte mbaruar restaurimi i saj !
-Kush i vuri flakën – pyeta një të njohur aso kohe.
-Ne e ruajtëm në ditët më të vështira…pyesni më mirë ata që shkuan! – dukej që burri ish prekur në sedër.
Si për ironi kisha kish qenë monument kulture!
Para ca vitesh në Jal të Vunoit u prishën disa ndërtime, pa leje, siç u tha, duke hedhur në mes të detit miliona lekë të mbledhura me mund dhe djersë në mërgimin e vështirë. Natyrisht shteti s’kish pse bënte sehir dhe një ditë të bukur të bënte gjëmën!
Të moshuarit jetojnë me brengën e viteve të rinisë, të asaj kohe të largët kur nga çdo rrënjë ulli merrej gati një kuintal prodhim, kur në dimër bregu zverdhte nga portokallet dhe gjithë vitit karvanët e ngarkuar me djersën e njerëzve të punës ngjiteshin në fshat.
“Kanë ikur djem e vajza, nuk punon më rinia dhe fusha ka mbetur e shkretë!
Të gjithë në një emigracion të çuditshëm si jashtë ashtu dhe brenda vendit.
Në fakt emigracioni ka qenë pjesë e Vunoit, si edhe gjithë krahinës. Po ai i shekullit të kaluar ka qenë me të vërtetë dramatik. Në vitet ’60 kur kish mbaruar kolektivizimi filloi braktisja e madhe: të gjithë donin të iknin dhe u turrën drejt Vlorës, Tiranës, Fierit, Elbasanit, deri në Shkodër.
Fusha, sakrificat e breznive të para nuk kishin asnjë kuptim për të rinjtë që e ndjenin veten të huaj në pronën e të parëve të tyre. Pas viteve ’90 ia behu braktisja e dytë më e madhe dhe sot për sot gati e pakthyeshme. Kështu thuajse “të dy palët” ndihen “të huaj” në vendlindje, madje jo rrallë e shohin njëri-tjetrin shtrembër, në mos me armiqësi sepse ligji i jep të drejtë njërës palë të marrë pronë të prindërve të vet, kurse tjetrës jo!
Kështu shpeshherë të duket sikur Vunoi i takon së kaluarës, sepse historinë, jetën, të ardhmen e bëjnë njerëzit nën fjalën e mençur “atdheu fillon nga prona” përndryshe s’u mbetet gjë tjetër veçse të mbeten të largët!.
“Ne kemi mbetur në mes të detit – më thoshte një emigrant nga Vunoi – dikur mësues. Matanë, në Greqi, Itali a gjetkë ndihemi të huaj, por edhe kur vijmë këtu prapë të huaj mbetemi.”
“Na duket sikur na kanë vënë traun e kufirit në rrugën e Llogorasë!. Duam të shkojmë, po ku? Të tjerë po bëhen zot në djersën e të parëve tanë!http://www.albaniantravel.inf

Vunoi i lshte – Atje ku parajsa gjen parajsen Read More »

Dashuri në pranverë, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që së shpejti do të njohin shpirtin e tyre binjak

Legjenda të lashta tregojnë se çdo person ka një shpirt binjak të cilin do ta takojë herët a vonë. Gjithkush ka dëshirën për të gjetur një partner, ose një shok me të cilin të ndajë pjesën tjetër të jetës.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat dhe shpesh është shumë e vështirë për të gjetur partnerin e përsosur.
Zodiaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do takoni shpirtin tuaj binjak.
Këtu janë 4 shenjat që së shpejti do të jenë me fat të mjaftueshme për të takuar personin e duhur…

Dashi:

Dashi është një luftëtar, kokëfortë dhe disi ekstrovers, por ndonjëherë kanë tendencë për t’u mbyllur në vetvete, nëse diçka i shqetëson. Megjithatë, dashi di të dashuroji dhe t’i japi shpirtin partnerit. Ai do të japë dashuri, por gjithashtu i pëlqen të marrë dashuri, kuptohet që edhe të vlerësohet, sidomos në kohën kur ajo është shumë i mërzitur, për shkak të problemeve. Nuk është e lehtë për të krijuar një marrëdhënie me këtë shenjë, por shumë shpejt ka për të marrë një surprizë nga një mik që ka kohë që nuk është në kontakt, ose një takim i papritur që do ta bëjë për të ribesuar tek ideja e gabuar, që nganjëherë ndërtohet dashuri mbi të.

Akrepi:

Akrepi është një shenjë shumë kokëfortë dhe ambicioz , por kjo nuk e ndalon atë nga gjetja dashurisë së jetës së tij. Në një marrëdhënie, gjithmonë kërkon përsosjen dhe gjetja e partnerit të përsosur, nuk është e lehtë. Akrepi është shumë i çuditshëm dhe i hapur për dashuri dhe së shpejti një takim i papritur do të ndricojë ditët e tij.

Virgjëresha:

Virgjëresha do përsosjen, bukurinë dhe gjithmonë kërkon partnerin e saj ideal, sipas pathos. Ajo nuk heq dorë kurrë të përballet me vështirësitë dhe kjo kokëfortësi do ta bëjë atë të marrë gjithçka që ajo dëshiron.

Ujori:

Ujori di të dashurojë, por nuk mund ta gjejë personin që përshtatet me personalitetin e tij elektrizues. Pranvera do të jetë shumë produktive për ujorin dhe do të rizbulojë dashurinë. Hidhu dhe mos lejo të biesh poshtë, gjërat e bukura kërkojnë kohë dhe përpjekje.

Dashuri në pranverë, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që së shpejti do të njohin shpirtin e tyre binjak Read More »

Dasmat shqiptare të viteve 90’të

Tani sallone tërë glamur mbushen për të kurorëzuar martesën, mirëpo dikur kjo gjë bëhej nëpër dhoma të thjeshta e tërë modesti

.Një video që po qarkullon në internet tregon një martesë shqiptare të viteve 90’të, shkruan gazetametro.net

.Në gjithë videon shihen momente gëzimi në një modesti të madhe. I zoti i shtëpisë tërë kohën në këmbë duke nderuar mysafirët.

Dhjetëra mysafirë qëndrojnë të ulur në tavolinat rreth dhomës së vjetruar, duke hedhur edhe valle të vjetra.Çka bie në sy, është pija e shumicës.

Një shishe e pijes joalkoolike ‘Coca Cola’ është e mbushur me një lëng pa ngjyrë. Rakia është hedhur në këto shishe çelqi, andaj kjo është arsyeja pse të gjithë mbajnë nga një të tillë në dorë.

Dasmat shqiptare të viteve 90’të Read More »

Turjan Hyska i rrëmben ‘Vizion Plus-it’ emisionin e humorit për ta sjellë në ‘Klan’

Pak ditë më parë moderatori i njohur Turjan Hyska u përfol në media se së shpejti do të ndërronte televizionin ku punon aktualisht, ‘Vizion plus-in’, duke kaluar në ‘Tv Klan’. Madje ai u fotografua ne ambjentet e ‘Klanit’ duke biseduar me pronarin e televizionit, Aleksander Frangajn.

Ky lajm u mohua nga Turi, pasi sipas tij asgjë që flitej nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, burime për gazetën ‘Express’ thanë se tashmë kontrata e re e punes ështe firmosur. Së shpejti Turjan Hyskën do ta shohim në televizionin e ri ‘Klan Plus’, ku do të marrë postin e drejtorit Ekzekutiv të Televizionit.

Bëhet e ditur se moderatori gjithashtu do të ‘rrëmbejë’ nga ‘Vizion Plus’ emisionin e tij të humorit, ‘Apartamentin 2XL’, për ta zhvendosur në ‘Klan’, së bashku me aktorët Julian Deda, Albano Bogdo etj. Detajet se në cilën datë dhe orë do të nisë emisioni i humorit në Klan, priten të zbulohen në vazhdimësi.

Burimi: ‘Gazeta Express’

Turjan Hyska i rrëmben ‘Vizion Plus-it’ emisionin e humorit për ta sjellë në ‘Klan’ Read More »

“Bëhuni gati për më të keqen”, astrologia Meri: Këtyre shenjave do u ndodhë gjëma

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë një paralajmërim të fortë për një nga shenjat e horoskopit, për të cilën thotë se do të pësojë krizë dhe traumë.

Ndryshimi i pozicionit të “Xiron” do bëjë që shumë prej shenjave të përjetojnë një krizë personale.

Astrologia thotë:

Ndjejme nje rrjedhje energjie qe na dobeson dhe na bene pesimist. Por sic e dime Xiron eshte udheheqesi qe na con drejt sherimit te traumave”

Astrologia njofton se shenja e Binjakëve do përballen me një krizë në jetën sociale apo në lidhje me shoqerinë e qëllimet.

Po ashtu edhe Virgjëresha do përjetojë psikologjikisht një humbje ekonomike, një traumë, por nga ana tjetër kjo shenjë do arrijë të çlirohet nga të këqijat.

Lidhur me Peshoren, Meri thotë:
Nese deshiron dicka te re perseri e perjeton si krize”

“Bëhuni gati për më të keqen”, astrologia Meri: Këtyre shenjave do u ndodhë gjëma Read More »

Ministria e Punëve të Brendshme: Mbi 80 deputetë posedojnë armë

Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës mendohet se posedojnë armë. Disa prej tyre e pranojnë publikisht se mbajnë armë se ndihen të rrezikuar, ndërsa disa të tjerët nuk pranojnë të flasin.

Por, armë në brez kanë edhe më shumë se 300 zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës. Këtë shifër e ka konfirmuar për ‘T7’ Ministria e Punëve të Brendshme. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se që nga paslufta janë legalizuar vetëm 8 mijë armë.

Por, besohet se edhe mijëra armë të tjera, të kalibravë të ndryshëm, gjenden ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme: Mbi 80 deputetë posedojnë armë Read More »