Aurora

21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve.Ti ruajme!

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve. Pyjet janë qendrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe janë një burim i ushqimit, jetesës dhe ujit. Shpresohet se Dita Ndërkombëtare e pyllit do të ndihmojë njerëzit të njohin rëndësinë e pyjeve.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve.Ti ruajme! Read More »

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri

Tensione e përplasje ka pasur ditën e sotme mes minatorëve dhe policisë gjatë protestës së tyre përapara kryeministrisë.

Minatorët kanë tentuar të hyjnë në kryeministri dhe të takojnë Ramën, pasi nuk kanë marrë një përgjigje prej këtij të fundit pas 30 minutash.

Sipas minatorëve ka përfunduar afati kohor që i dhanë kryeministrit për miratimin e statusit të minatorit.

Rama është në zyrën e tij, pasi kishte mbledhje qeverie.

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri Read More »

Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë”.Gravura e rrallë

Gazetari Armand Plaka, i apasionuar pas historisë, ka publikuar një gravurë të rrallë, të panjohur nga publiku shqiptar, që siç thotë Plaka, është dhuruar nga shqiptarët e Izmirit, ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Ja përshkrimi i gazetarit Armand Plaka lidhur me gravurën në fjalë

Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila botohej në Shkodër, botonte edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar me ç’duket nga shqiptarët e Izmirit) ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustrative për dramën historike me katër akte “Skënderbeu, ose Heroi i Krishterë”, e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot e që u vu në skenat e Parisit disa herë gjatë fundit të shekullit IX.

Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë, e as në prurjet e reja të viteve të fundit, falë dixhitalizimit të shumë fondeve të bibliotekave publike e private.

Kurse vetë botimi i autorit origjinal i vitit 1862, ndonëse përmendet në bibliografitë kushtuar autorëve francezë që kanë shkruar për Shqipërinë ( shih: Vepra të autorëve e studiuesve francezë për shqiptarët, Shek. XVI-XX, nga Etleva Domi dhe Aferdita Harxhi, 2001), nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë në biblioteka e projekte të tjera, duke mbetur thjesht një referencë, pa arritur të studiohet e t’u nxirren si pasojë në pah as këto elmentë në dukje të parëndësishëm, por shumë interesantë e të qenësishëm.

A.P. – 21. Mars 2018

Gravurat

Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë”.Gravura e rrallë Read More »

Artan Hoxha – Berishës: Familjen e largova nga Tirana, kurse nëna përfundoi në spital

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” në News 24 ku foli dhe për debatin e fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.

Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital, shkruan BalkanWeb

“Pas debatit që pata me Berishën e largova famijen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prinderit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

Ai tha se vendosja para akuze nga Berisha është kërcënimi më i madh që mund t’i bëhet një gazetari.

“Berisha thotë një javë pasi foli për gazetarin filan, i cili e shiti, u vra e transformon që gazetari filan e nxori në pritë, e vrau atë. Unë jo këtë por e kam hetuar ngjarjen. Vendosja para kësaj akuze, është kërcënimi më i madh që mund t’i bëhet një gazetari. Të vihesh përballë me njerëz kur ti je aleat me ta kundër krimit”, tha Hoxha.

Ai pohoi se për këtë rast ka një hetim të hapur. “Për rastin e Korçës prokuroria ka një hetim dhe policia e Korçës, nuk e kanë finalizuar hetimin. Unë për vete aq sa kam pasur mundësi kam hetuar edhe për të qenë i bindur për atë histori. Për çështjen e Tropojës, është mbyllur. Unë do t’ia rekomandoja çdo reporteri t’i shmanget politikës. Unë jam gati të jem përballë tyre por jo t’iu bëj fresk”, tha ai.

Hoxha ka dhënë një lajm të mirë edhe për emisionin e tij investigativ në News24 të ndërprerë. “Do të rifillojë shumë shpejt. Problemi është që emisioni i ndërpre në momentin që u shoqërova nga prokuroria gjatë një emisioni live. U shoqërova në prokurori, mu sekuestruan telefonat gjatë kohës së avionit të Guido Guidit. Nga ajo kohë, unë humba…kisha shumë informacione. E mora si mjet shantazhi dhe kërcënim. Të gjitha këto kanë çuar në ndërprerjen e emisionit. Por edhe doja ta riformatoja. Besoj nga fundi i marsit, në fillim të prillit emisioni do jetë gati. Kemi një fushë të parrahur. Më pëlqen më shumë të jem në terren se në studio. Xhungla e ka dhënë kontributin e saj. Shumë çështje i kemi rikthyer. Qëllimi im nuk është që të dënohen njerëz të pafajshëm por drejtësia të vihet në vend”, deklaroi gazetari Hoxha.

Artan Hoxha – Berishës: Familjen e largova nga Tirana, kurse nëna përfundoi në spital Read More »

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët e prekur

21 Marsi është dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011 e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët me Sindromën Down, në ditën botërore të kësaj sindrome.

Meta shprehet se ndjenjat e tij shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’iu japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre në shoqëri.

Më tej, Presidenti iu përcjell një falënderim të gjithë prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta.

Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët e prekur Read More »

Reagon Berisha: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainë

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës së kapur në Durrës.

Sot Berisha shkruan se radioja më e madhe franceze lëshon dyshime të forta kur thotë se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës në lidhje me 613 kokainë të kapur në shkurt. Sipas tij, kjo është akuzë ndërkombëtare direkte për klanin politik të ngarkesës së kokainës.

STATUSI I BERISHËS
Akuza ndërkombëtare direkte për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i ngarkesës së 613 kg kokainë!

Të dashur miq, radio më e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokainë në portin e Durrësit lëshon dyshime të forta direkt për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore”, në rastin konkret si maje e kupolës shtetërore akuzohet direkt Edi Rama. Lexoni shënimin e mëposhtëm! sb

“Radio Francë Internationale: Dyshohet implikimi i kupolës së shtetit në Shqipëri në trafikun e kokainës!

Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio France Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës.

Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore.

Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë.”

Berisha fb 1

Reagon Berisha: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainë Read More »

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj

Nisi sot faza vendimtare e procesit të Vetingut: seacat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë në Pallatin e Kongreseve, në orën 11:00 me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

I pari paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo,  para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005.

Përfaqësuesit e SHBA-BE do bëjnë pyetje. Shqiptarja.com ka mësuar se gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo, do të pyetet rreth veprimtarisë së tij edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që po asiston në procesin e Vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë janë Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Këta do t’i drejtojnë pyetje gjyqtarit rreth të dhënave që kanë mbledhur ata vetë dhe përfaqësuesit shqiptarë rreth pasurisë së gjyqtarit dhe kontakteve të mundshme me botën e krimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë janë njoftuar prej disa ditësh për zhvillimin e kësaj seance dëgjimore. Kjo praktikë do të ndiqet për çdo gjyqtar apo prokuror që do të merret në pyetje.

Gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të mos i përgjigjet asnjë pyetje, por kjo mund të konsiderohet mungesë bashkëpunimi dhe për rrjedhojë, kjo sjellje, rëndon më tej pozitat e tij. Vendimi për gjyqtarin e parë, afati Pas seancës së sotme dëgjimore, Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit. Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse. Vendimi do të bazohet në gjetjet që kanë dalë gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të procesit, Komisioni duhet të vendosë mes tre opsioneve, shkarkimin nga detyra, konfirmimin në detyrë ose pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj Read More »

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata?

Në procesin e vlerësimit, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë disa formularë deklarimit që lidhen me pasurinë e figurën e tyre e nga ana tjetër duhet t’u japin përgjigje edhe disa pyetjeve. Më poshtë lista e pyetjeve dhe formularët që duhet të plotësojnë ata në kuadër të procesit të “vetting-ut”:

-A keni pasur emër apo mbiemër tjetër më parë?

-A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë, emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pasur apo keni regjistruar në gjendje civile?

-A keni pasur apo keni shtetësi tjetër?

-A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

-A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj për kryerjen e një vepre penale?

-A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare apo të huaja, për kryerjen e një vepre penale?

-A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi ose jo?

-A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyrë tjetër takimi i qëllimshëm me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?

A keni pasur kontakte të paprështatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes suaj ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizaur?

A keni pranuar, shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

A keni dijeni se një person i familjes ka pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

A keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

A jeni përdorues i lëndëve narkotike?

A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të fatit?

A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit ‘90?

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata? Read More »