Aurora

Do vriste prindërit e ish gruas, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36 vjeçarit( emri)

Qëlloi për të vrarë prindërit e ish-gruas para një viti në Ballsh pasi i kishte kërcënuar me parë me jetë, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36-vjeçarit nga Patosi pasi tentoi të vriste prindërit e ish-bashkëshortes pasi i kishte kërcënuar që të ndikonin tek e bija në SHBA që kjo e fundit të tërhiqte padinë për ushtrim të dhunës, organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij për t’u gjykuar në Shqipëri për krimin e kryer.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar ekstradimin nga SHBA drejt Shqipërisë të të pandehurit Lulëzim Sinaj 36 vjeç nga Patosi, i akuzuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi ky i fundit arriti të largohej në vendin përtej Atlantikut, pas krimit që kreu në qytetin e Ballshit mbrëmjen e 12 marsit të vitit të kaluar. Nga hetimet një vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda e më pas Prokurorisë së Fierit, është arritur të konkludohet se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish-bashkëshortes, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj, duke i qëlluar disa herë me pistoletë, shkruan faxweb.

Ngjarja mësohet se më datë 12 mars 2017, rreth orës 20:00, në lagjn “28 nëntori” të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, akuzohet se ka trokitur në derën e ish-vjehrrit të tij. nga deklarimet e të dëmtuarve është mësuar se kur Edmond Xhaferraj kishte hapur derën, ishte përballur me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta. Ai i kishte thënë të dëmtuarit të të futej brenda dhe të ulej. Sipas deklaruesve, personi që mbante pistoletën në dorë kishte sytë dhe zërin e Lulëzim Sinajt, ish-bashkëshortit të vajzës së tyre. Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se personi i armatosur që kishte hyrë në banesën e tyre kishte hequr për një moment kapuçin e më pas e kishte rivënë duke u thënë se do t’i vriste të gjithë. Më pas, Ludmidha i është afruar agresorit dhe ka tentuar ta nxjerë nga banesa.

Ndërkaq, Lulëzim Sinaj kishte bërë disa hapa prapa dhe kur ndodheshin në shkallët e pallatit, Edmond Xhaferaj i ka thënë Lulëzimit se çfarë kishte ndërmend të bënte, ta realizonte mbi të. Në këtë moment ai ka kërhequr këmbëzën por nuk i ka shkrepur. Më pas ai ka shtënë dy herë të tjera ndaj Ludmidhës dhe tre herë ndaj Edmondit duke i plagosur të dy rëndë. Pas kësaj, autori ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Një banor i qytetit të Ballshit ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciator, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit.

Konflikti Pasi shëndeti i të plagosurve është përmirësuar ata kanë deklaruar se pesë vite më parë, Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA-së me vajzën e tyre, Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesve, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte lidhur me një vajzë nga Memaliaj. Kjo e fundit e kishte takuar Edmond Xhaferajn në qytetin e Ballshit në Janar të vitit 2017 dhe i ka thënë që të ndikonte tek e bija e tij për tërhequr padinë ndaj Lulëzimit, pasi ishte lidhur me këtë fundit dhe si pasojë e denoncimit të kryer në SHBA, dëmtoheshin të dy. Mësohet se Edmond Xhaferaj ka deklaruar se pas këtij takimi, e ka telefonuar nga Amerika edhe Lulëzimi, i cili i ka kërkuar që t’i thoshte të bijës që deri më datë 6 Mars 2017 të tërhqite padinë, në të kundërt e ka kërcënuar me jetë. Nga hetimet ka rezultuar se Lulëzim Sinaj kishte mbërritur në Shqipëri më datë 7 Mars, ka kryer krimin e tij pesë ditë më vonë dhe është rikthyer sërish drejt Amerikës, ku më pas është arrestuar dhe po vuan dënimin për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Për udhëtimin e Lulëzimit drejt Shqipërisë ka qenë në dijeni edhe ish-bashkëshortja, Negisa, e cila i ka porositur prindërit që të mos e prisnin në shtëpi. Por, pavarësisht kësaj, Lulëzimi ka realizuar planin e tij të hakmarrjes, që fatmirësisht nuk mori dot jetën e dy prindërve të ish-bashkëshortes së tij. Pritet që pas ekstradimit në Shqipëri, ai të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë që parashikon dënimin e jo më pak se 20 viteve heqje lirie ose burgim të përjetshëm.

Do vriste prindërit e ish gruas, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36 vjeçarit( emri) Read More »

U rikthye pas 6 muajsh, ministrat dhe deputetët socialistë vrapojnë për të përqafuar Tahirin

Saimir Tahiri prej gjashtë muajsh që me nisjen e hetimeve ndaj tij është përjashtuar nga lista e PS-së dhe është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur.

Por rikthimi i tij sot në Kuvend ka mallëngjyer deputetët dhe ministrat socialistë të cilët kanë vrapuar që ta takojnë atë, mbase dhe duke e ngushëlluar dhe inkurajuar për periudhën e vështirë që ai po kalon.

Më e përmalluara nga të gjitha duket se është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por nuk ka munguar edhe një përqafim mes dy ish-ministrave të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodhelit, të dy të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

U rikthye pas 6 muajsh, ministrat dhe deputetët socialistë vrapojnë për të përqafuar Tahirin Read More »

Ndërtimet pa lej – 6 dokumentet që duhet të dorëzohen në ATP nga pronarët

Pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, dhe nuk kanë marrë ende kompensimin duhet të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të përfituar prej fondit prej 18.9 miliardë lekësh.

Këto para do t’i përfitojnë rreth 3500 pronarë në të gjithë vendin. “Bazuar në aplikimet e kryera në ATP deri më tani për këtë proces, rezulton se rreth 3’500 subjekte përfitues nuk janë paraqitur fare në ATP për të aplikuar me qëllim përfitimin e shpërblimit të miratuar për ta në VKM-të përkatëse.

Duke qenë se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjithë këta subjekte përfitues që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim përfitimin e kompensimit të miratuar. APT, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, sipas përllogaritjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës së miratuar në VKM për subjektet përfituese”-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të cilit i bashkëlidhet edhe lista me 3500 pronarët. Pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale, u është njohur e drejta e kompensimit me vendim të Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar edhe shuma për secilin, por për të marrë paratë duhet të dorëzojnë në ATP 6 dokumente.

Procedurat

Procedura e aplikimit nga subjektet përfitues është e thjeshtë. Bazuar në VKM nr.383 datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, subjektet përfitues mund të paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

Dokumentet

Kërkesën për kompensim sipas formatit tip, e cila plotësohet në ATP;
Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit;
Dokument identifikimi. /GSH/

Ndërtimet pa lej – 6 dokumentet që duhet të dorëzohen në ATP nga pronarët Read More »

Detajet e arrestimit të Kastriot Gjuzit

Express mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e Kastriot Gjuzit, vrasësin e Mario Majollarit, pak ditën më parë në Tiranë.Policia e Kosovës e ka vënë në pranga Gjuzin teksa ka tentuar që të futet në Kosovë, përmes pikës kufitare të Vërmicës.Për të mos u arrestuar nga policia, Kastriot Gjuzi ka tentuar që të kalojë bë këmbë për në Kosovë, por është pikasur nga policia e Kosovës.

Siç bëjnë me dije burimet, Policia e Kosovës, e stacionur për të monitoruar zonën kufitare, e ka zbuluar Gjuzin përmes dylbive.Në momentin e ndalimit, ai ka nxjerrë kartën e tij të identitetit, duke bërë kështu që Policia e Kosovës të zbulonte se bëhej fjalë për vrasësin e Mario Majollarit.  Pasi është arrestuar, policia e Kosovës e ka dorëzuar atë tek autoritetet shqiptare.Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur me 12 Prill, policia nisi hetimet mbi motivet e vrasjes dhe si pistë e parë ishte ajo e gjakmarrjes për shkak të dy vrasjeve që i ati i Majollarit kishte kryer në vitin 2000.Njëri nga viktimat e ngjarjes së vitit 2000 ka qenë edhe Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, çka ka bërë që policia të shkojë në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur në banesë, duke e bërë atë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit.Nga hetimet e policisë më pas, ka rezultuar se Kastriot Gjuzi i është vënë në ndjekje të riut dhe në një rrugicë të errët, pranë banesës ku jetonte bashkë me të motrën, e ka qëlluar për vdekje me tre plumba.

/GazetaExpress/

Detajet e arrestimit të Kastriot Gjuzit Read More »

Çaji i gjetheve të manaferrës për zemër dhe kocka të forta

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.
Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.

Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.
Vlera si kurë bimore
Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.

Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore.

Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.

Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.

Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.

Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.

Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.
Vlerat për organizmin

-Trajton problemet me tretjen

Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

-Mbrojtja dhe trajtimi i syve

Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

-Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës

Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

-Stimulimi i funksioneve të trurit

Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.

-Antioksidantët

Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.
Përpunimi i gjetheve të manaferrës

Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.
Ziejini në 100 ml ujë
Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim

Çaji i gjetheve të manaferrës për zemër dhe kocka të forta Read More »

Ndryshime në kupolen e policisë së shtetit

Të tjera ndryshime kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në radhët e Policisë së Shtetit.

Vazhdojnë ndryshime në kupolen e policisë së shtetit.

Pas marrjes së detyrës së re si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka nisur edhe rivendosjen e drejtuesve të saj.

Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit nr 1, emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.

Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.

Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Ndryshime në kupolen e policisë së shtetit Read More »

Shtohen telashet për Bashën, lidhjet e PD me rusët shkojnë deri në Londër. Publikohen kontratat e lobimit

Shtohen telashet për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Pak kohë më parë u publikuan fakte mbi lobimet e PD në SHBA, ku nuk munguan akuzat për lidhje me rusët. Nga ana tjetër, prokuroria ka thelluar hetimet. Por mediat ndërkombëtare i janë rikthyer kësaj çështje, duke bërë të tjera investigime. Këtë herë është portali britanik “Soap Box”, ai i cili ka bërë një investigim për lidhjet e PD me kompaninë “Biniatta Trade LP”, e cila rezulton sërish një kompani fantazmë në Britani. “Marsin e kaluar Nick Muzin është regjistruar si lobues në SHBA për Partinë Demokratike të Shqipërisë, me një kontratë që paguhej 25,000 dollarë në muaj.

Ai ka bërë një amendament në regjistrimin e tij në 14/11 2017 dy javë pas ndjekjes penale të Paul Manafort për pastrim parash në lidhje me një parti politike të Ukrainës, dhe regjistron pagesa prej 500,000 USD nga PD e Shqipërisë dhe një pagesë 150,000 USD nga një kompanie private e quajtur Biniatta Trade LP”, thuhet në shkrim. Por më pas janë dhënë detaje mbi këtë kompani. “Biniatta Trade” është regjistruar më 28/09/2015 nga LAS International, në “5 Percy Street, Londër Ë1T 1DG”. Si partner kryesor jepet Asverro Corporation ndërsa si partner i kufizuar Liminez Commerce. Ata janë partnerë me dy grupe të tjera britanike, Babyonica LLP dhe KF Global Management LLP, kompani të regjistruara në Belize.

“KF Global Management LLP fillimisht ka pasur si anëtarë Castlefort Limited dhe Atlantic Ventures Incorporated, por ato u dorëhoqën në 30/01/2017 dhe u zëvendësuan nga Asverro and Liminez. Babyonica ka një person me kontroll të konsiderueshëm që quhet Evgeny Sheremetyev (rus) ashtu si dhe KF Global Management ka një të tillë që quhet Konstantin Ferulev (Rus). Llogaritë vjetore të Babyonica nënshkruhen nga Gina Sandra Esparon (më parë Kilindo, e njohur gjithashtu si Sandra Gina Esparon, Sandra Gina Kilindo ose thoshte Gina Kilindo) për llogari të Asverro ashtu si dhe te KF Global Management. Ajo listohet gjithashtu se drejtore e disa kompanive të tjera dhe vendi i rezidencës së saj jepet si Sejshell dhe jo Belize”, theksohet në shkrim, duke treguar dhe një herë mbi lidhjet e mundshme të PD me rusët.

Mungesa e informacionit

Autori i shkrimit ka bërë një kërkim dhe sa i takon faqeve në internet të kompanive dhe veçanërisht “Biniatta Trade”, por nuk ka nxjerrë shumë të dhëna. “Po të rikthehemi te Uest Berton Impex, pashë se kishin një logo të bukur dhe vendosa të zbuloj se kush e kishte dizenjuar. Imazhi i saj ishte në faqen e glbaldeltatrae.com dhe ishte krijuar nga “Zalevskiy Design” të cilët sipas Dribble janë me bazë në Krakov, Ukrainë. Edhe Brookstar është hapur në Ukrainë, e ka një numër kontakti +380734414137. Është regjistruar më 08/12/2016 dhe ka skaduar një vit më vonë.

Numri telefonik i Ukrainës ishte gjithashtu i një firme Vod Marketing me bazë në Odessa. Brook-star Business LP është regjistruar më 26/10/2015 me adresë 1/2 35 Taits Lane, Dundee, dhe është shpërndarë në 14/02/2018. Nëse i ndërrojmë vendet emrave për të formuar Starbrook (siç ndodh shpesh me këto lloj entesh) zbulojmë grupe si Star-brook Corporation LP, Starbrook Enterprises LP, Starbrook Property Company LP, Starbrook Exports LLP, të gjitha të regjistruara në adresë që njihen si kompani lavatriçe parash”, thuhet aty. Në fund arrihet në përfundimin se kompania nuk jep asnjë të dhënë për lidhjet me Shqipërinë dhe janë mister paratë e saj./SOT

Shtohen telashet për Bashën, lidhjet e PD me rusët shkojnë deri në Londër. Publikohen kontratat e lobimit Read More »

Gjërat që duhet të dini për Shqipërinë pas dritës jeshile nga BE, përmendet edhe fenomeni më i rrezikshëm

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

Këtu janë disa fakte për shtetin e varfër ballkanik, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP, banorët e të cilit janë thellësisht të lidhur me Europën, pavarësisht se janë ndarë nga ajo për shekuj me radhë gjatë pushtimit osman dhe më vonë, gjatë diktaturës komuniste:

– Tifozë të Mercedes dhe të BE

Nëse janë të reja apo të shkatërruara, makinat e Mercedes janë padyshim makina kombëtare e Shqipërisë, që përbëjnë 40 për qind të makinave të vendit, sipas zyrtarëve të transportit.

Dy flamuj janë të gjithëpranishëm në të gjithë vendin: Flamuri kombëtar i Kuqezi me një shqiponjë me dy koka dhe ai i Bashkimit Europian.

I izoluar nga pjesa tjetër e botës gjatë periudhës komuniste, “shqiptarët janë të obsesionuar me Europën. Europa është për ta një dashuri patologjike, por edhe një model i vërtetë”, tha shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, për Shqipërinë.

– Potenciali i turizmit

Potenciali i turizmit në Shqipëri është i nënshfrytëzuar. Me bregdetin Adriatik, malet e shumta dhe lumenjtë, Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore për vizitorët, të cilët gjithashtu mund të eksplorojnë vende arkeologjike të lashta, gjurmë të historisë otomane dhe bunkerët komunistë që u shndërruan në kafene plazhi.

Pikat kryesore të kuzhinës variojnë nga këmbët e bretkosave dhe prodhimet e detit, duke përfshirë midhjet që janë kapur me dinamit. Por potenciali turistik i Shqipërisë është nënshfrytëzuar për shkak të mundësive të kufizuara të akomodimit, infrastrukturës së dobët dhe një rrjeti jo të zhvilluar rrugor në rajonet malore.

Vendi i 2.9 milionë banorëve tërhoqi 4.6 milionë vizitorë në 2016, sipas Ministrisë së Turizmit. Banka Botërore mbështet projektet e turizmit, veçanërisht në Jug, duke e konsideruar rajonin me potencial më të madh.

– Vala e emigrantëve

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të emigracionit në botë, me një diasporë prej rreth 1.2 milionë personash. Ata janë shtyrë të largohen, disa prej standardeve më të ulëta të jetesës në Europë, një pagë mesatare bruto prej rreth 355 eurosh në muaj dhe papunësisë, që prek pothuajse një në tre të rinj, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT).

Në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte vendi më i ri në Europë me një moshë mesatare prej 28 vjetësh. Tani është 37 vjeç, thotë INSTAT. Së bashku me numrin e madh të emigrantëve, norma në rënie e fertilitetit ka ndikuar në këtë trend.

– Kanabisi dhe korrupsioni

Shqipëria është eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, veçanërisht në Itali, sipas raporteve të përsëritura të Europolit. Kjo tregti përfaqëson një të tretën e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Tirana pretendon se po e fiton atë betejë. Sasitë e mëdha në rrezik ushqejnë korrupsionin. BE këmbëngul që Shqipëria të reformojë sistemin e saj gjyqësor dhe penal: pas futjes së një sistemi për të kontrolluar të kaluarën dhe pronësinë e gjyqtarëve, një ligj i kohëve të fundit kërkon shkarkimin e të gjithë punonjësve të policisë të dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

– Zakone në zbehje

Shqipëria është vendi i fenomenit të “gjakmarrjes”, duke prekur familjet në Veri të vendit në një cikël hakmarrjeje të rregulluar nga një kod nderi mesjetar, “Kanuni” i Lek Dukagjinit, një fisnik i shekullit të 15-të. Dhjetëra njerëz ende janë duke u fshehur në Shqipëri, nga frika se janë objektiva e një hakmarrjeje, por shifra është në rënie.

Një tjetër traditë e zhdukur është ajo e “virgjëreshave të betuara”. Këta janë gra që, ose për shkak se ata ishin fëmija i vetëm i prindërve të tyre ose refuzuan të martoheshin, zgjodhën të jetonin si burra dhe trajtohen si të tillë në një shoqëri shumë patriarkale. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbesin të njëjta sot./Monitor

Gjërat që duhet të dini për Shqipërinë pas dritës jeshile nga BE, përmendet edhe fenomeni më i rrezikshëm Read More »