Aurora

Te paperseritshmit e trios Vlonjate!

Një “kohë e urie”, për shpirtin varfanjak, ndihej për këngën qytetare vlonjate.
Ishte llohë dimri, diku në vitet 70. Gjithsesi nuk kishte shumë rëndësi stina. Rëndësi përbënte fakti që këngën popullore shqiptare lindi trioja vlonjate, një grup solid, me zëra harmonikë, një grup brilant që bëri epokë. Protagonistët e tij ishin Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani.

Për specialistët triot nuk vijnë shpesh, ato janë si punë pyllnajash, vijnë e sjellin ndriçimin e tyre e më pas zhduken, duke lënë shkëlqimin pas.
35 vjet më parë
Kështu, 35 vite më parë, nën grinë e qytetit detar, nën erën e jodit, por pa e ndryshuar grafikën e ekzistencës së tij, u ngjiz një grup muzikor, i vetmi me tre pjesëmarrës të zgjedhur. Ishte trio vlonjate, lindur mes lotëve, melodive dhe poezisë së bukurisë. Tre emra të një grupi si trio vlonjate, Meliha, Konstandin, Reshat.

Në një segmentim të këtij grupi gjen dy zëra burri dhe të një zë femre. Një kombinim i gjetur lehtësisht në tabanin e popullit, në folkun lab. Mbi këtë gjurmë u muar referimi rreth një pike të vetme. Trioja vlonjate erdhi, jetoi ndoshta mbi 30 vjet, rrugë e ngjeshur. U shfaq si vegim boreal tek ne, por ende e pazbuluar mbetet qëndrushmëria e këngëve të tij, këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë për këngëtarët e rinj.
Konstelacioni i yjeve këngëtarë
Në morinë e yjeve këngëtarë popullorë, këngëtaren Meliha Doda, pa frikë do ta quaja një yll të ndritshëm, një rubin i çmuar i trios vlonjate. Meliha Doda është e vemtja artiste e këtij grupi artistik popullor qytetar që gjëndet në qytetin e saj. Reshati, artisti dhe kompozitori i këtij grupi të veçantë është shuar kohë më parë. Ndërsa Konstandini, thonë se është jashtë, në mërgim. Meli, siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruan po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj. Melihaja është këngëtarja e këngës hymn të Vlorës ”Aromë portokalli”, melodinë e saj dikur e dëgjoje aksioneve të rinisë në shpyllëzimet masive, në hekurudhat kur hapej trase më e re e ndonjë udhe hekuri, tek gjimnazistët që thurnin vargëzime dashurie përmbi tekstin e saj: “Ngrije kokën lartë moj se më mori malli/vinte gusha jote moj aromë portokalli..

.Në të vërtetë ishte një këngë lirike. Përmbante vargje të thjeshtë, dhe një melodi të kapshme shpejt: “Nën portokalle moj, ç’të ndala unë ty/lulet e limonit moj, ç’të binin në sy…” Në dasma, përpara vellos së nuses, gjitonia i këndonte, dashurisë ndërsa dhomëzat e vogla mbusheshin me tingujt e këngës. Me këtë këngë fillonte, përvijonte, mbyllej një dasmë këtu në jug, në shtëpitë qytetare,por edhe sot është pikërisht kështu.
Kënga e shtegtarëve të panjohur
Ka një aksiomë të hershme, që thotë,kur u linda unë se pyeta botën,ose …etj, etj,etj. Por Meliha e rrëfen,disi më ndryshe :”Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren.

Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi pasur një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë. Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im, Xhevdet Doda, është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqëndrimit nazist.

Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë. Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve ’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore. Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletët. Atje lexohej: mësuese fshati në Piqeras.

Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”ngecëm” në Vlorë, në gjysmë të rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha. Qëndrova 4 muaj pa punë.
Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”. Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht.

Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën.

Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Porfesor Liu arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia. Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të sistemohesha mësuese tek shkolla ”1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.

Krijesa e papërsëritshme popullore-trio vlonjate
Identifikuar në këtë qytet, në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate,trion e Konstadinit, Melihas; dhe Reshatit?Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh,lebrëit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin. Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.

Kjo traditë që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshat i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i paidentifikuar, mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurtër, pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qenë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore. Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha e ka bërë kështu:
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi.

Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe
Përkarshi nektarit të hënës
E kanë pikasur në ëndrrën e thellë. Përveçse kanë zgjuar dëshirën për tu bërë të famshme. Lotin e fundit e kanë ndjerë në shpirt. Thellësisht kanë lëshuar britmën: ”Jam bërë e famshme!”.Kanë ecur nëpër ”monopatin e vështirë” të trios,zërin e tyre,këngët e tyre i kanë marrë, për të arrirë lartësitë e trios.

Kanë ndjerë ,zemra të lodhura, ëndrra të netëve të këqia. Por ka vijuar rrugëtimin i tyre,këmbëngulës dhe i çuditshëm. Shpirti i saj i lodhur mundi ti afrohej,por përveçse oqeanin e lotëve të saj,trio ishte në kaq distancë, në ç’largësi. Ka përvijuar një traditë në muzikën qyetare të Vlorës ku këngëtarët, që erdhën pas trios u munduan të përvetësonin embrionin e trios, por rrënjët e saj tashmë ndjeheshin të thara.

Një grup këngëtarësh sipas kohës Kleopatrën, Milika, Anita e shuar në Amerikë tragjikisht, Ludmilla, Aurela por dhe së fundi brezi i vajzave e çupave të këtij qyteti, që janë futur disi ndryshe tek trubofolku, si Poni, një emër i shkurtëzuar, Mariola guxoi t’u merrte një grupi folku “Gollovarin” e rrëmbeu paksa, vetes i tha “Fluturo me mua”, Silva me “plaku me plakën ç’u zunë”, bëjnë rrugëtimin e tyre për të gjetur pakëz vend tek piedestali i Melihas, por me cd në dorë një ditë, larg çdo përfytyrimi koha do t’i gjejë në harresë.

Askush, të paktën deri më sot, nuk e ka zënë dot vendin e trios vlonjate dhe piedestalin e këngëtares popullore Meliha Doda. Trio vonjate dhe Meliha janë të papërsëritshme.

Shkruar nga Gezim Llojdia 11 vite me pare/

Te paperseritshmit e trios Vlonjate! Read More »

Mesazhi brilant për dështimet që çojnë në sukses -‘ Kur mbyllet një derë, hapet një tjetër’

A e dini se ndonjëherë t’ju pushojnë nga puna, mbase është “nderi” më i madh që po ju bëjnë.

Ju flakën jashtë punës, edhe pse jeni të bindur që dhatë më të mirën nga vetja.

Por ajo që fillimisht ju duket si fatkeqësi, mund të jetë themeli i një rrugëtimi të ri drejt suksesit.

Jo më kot dëgjohet shpesh, “kur mbyllet një portë, hapet një tjetër…” dhe kjo është një shprehje që e kanë për zemër shumë njerëz të fuqishëm, sepse pikërisht ashtu ka nisur karriera e tyre.

Një shembull është edhe autorja Nga Ekaterina ëalter, drejtore e Househappy, autore e bestsellerit të ëall Street Journal “Mendo si Zuck” (Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook).

Ajo ka mbajtur një fjalim brilant për dështimet që të çojnë drejt suksesit, siç ishte rasti i themeluesit të Facebook, një pjesë të së cilës, po e sjellim shkurtimisht në vijim.

PRITINI DEVIJIMET DHE DËSHTIMET ME KRAHËT HAPUR
Nga Ekaterina Walter

Kam mësuar që, ajo që ju mendoni se është gjëja më e keqe që mund t’ju ketë ndodhur në atë moment, në fakt mund të rezultojë të jetë gjëja më e mirë që të ka ndodhur.

Mund të numëroj shumë raste kur kam menduar se bota po merrte fund, ndërkohë që pak kohë më vonë kam qeshur me të madhe.

Dhe kam falenderuar yjet e fatit për faktin që ajo kthesë ka ndodhur.

Një gjë që do të vëreni tek njerëzit e suksesshëm, sidomos me ata që kanë prirje sipërmarrësi, është se ata i mirëpresin devijimet dhe dështimet si pjesë e natyrshme e udhëtimit që kanë nisur.

Kur mësoj të rinjtë, u them që pikësëpari të mos vënë asnjëherë në dyshim pasionin e tyre dhe aftësinë për të realizuar gjërat.

Nëse ke besim në vetvete, në destinacionin tënd, dhe në atë që po përpiqesh të ndërtosh, të gjithë këto do të të bëjnë të kalosh edhe kohët e vështira.

Dhe të tilla do të jenë, kohë të vështira, dhe jo fundi i botës.

Kështu që, klisheja e famshme “kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”, në fund të fundit nuk është thjeshtë një klishe.

Duhet të kesh vetëbesim të mjaftueshëm për të parë derën tjetër që hapet.

Dhe kjo kërkon që të mos ngulësh gjatë vështrimin tek dera e mbyllur.

Image result for think like zuck

Mesazhi brilant për dështimet që çojnë në sukses -‘ Kur mbyllet një derë, hapet një tjetër’ Read More »

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë

Vjedhja e të dhënave të përdoruesve të Facebook për fushatat elektorale të partive politike është kryer dhe në Shqipëri. Partneri kryesor i kompanisë britanike, “Cambridge Analytica” që përpunon të dhënat e votuesve online, rezulton se ka akses edhe te adresat dhe llogaritë private të qytetarëve shqiptarë në Facebook.

Kompania SCL (Strategic Communication Laboratories) me qendër në Britani të Madhe konsiderohet se partneri kryesor që mbledh informacionet në mënyrë të paligjshme nga përdoruesit e Facebook. Më pas këto të dhëna private u jepen kompanive të lobimit dhe kompanive që merren me strategjinë e fushave elektorale të partive apo bizneseve.

SLC në profilin e saj, në faqen zyrtare në internet, thotë se mes shumë vendeve ku ka akses të të dhënave operon dhe në Shqipëri. Një konfirmim i tillë nga vet kompanitë do të thotë se informacione pritave të gjithë përdoruesve të Facebook në Shqipëri u janë shitur partive politike në Shqipëri për fushata elektorale. Ende nuk ka të dhëna se cila parti politike kanë pasur kontrata me SCL ose partnerë të tjerë të Cambridge Analytica.

Për të kuptuar përmasat e skandalit që ka ndodhur, mjafton të kujtojmë se këto në Britaninë e madhe dhe SHBA ka nisur një hetim për keqpërdorimin e informacioneve që qytetarët kanë deklaruar në Facebook. Nga hetimet rezulton se kompania “Cambridge Analytica” ka vjedhur të dhënat e 50 milionë qytetarëve për ti përdorur për zgjedhjet e fundit në SHBA.

“Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime dhe reklama të individualizuara, duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara. Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.

Falë asaj çfarë përftohet mund të shënjestrohen për shembull votuesit besimtarë me rreth 30% mesazhe të fokusuara te feja, 20% mesazhe mbi të drejtat e armëve dhe 30% mesazhe me përmbajtje ekonomike; ndërkohë që pjesëtarëve të shoqatës së armëve “NRA” u dërgohen më së shumti në “Facebook” mesazhe që lidhen me të drejtën e armëmbajtjes.

E njëjta gjë rezulton të jetë përdorur dhe në Shqipëri nga partitë ose kompanitë e marketingut. Kompania SCL në Shqipëri në shumë aktivitete që kanë të bëjnë me tregjet online në Shqipëri prezantohet si lideri global i transmetimit të të dhënave. Ajo ofron shërbime në të gjithë sektorët globalë tregtarë, socialë, politikë dhe të mbrojtjes dhe identifikohet si degë ose përfaqësuese direkte e kompanisë që sot është nën hetim Cambridge Analytica.

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë Read More »

Zv/kryeministrja Mesi sulmon drejtorin e Emergjencave Premçi

Përmbytjet e javëve të fundit në Shkodër kanë shfaqur në publik dhe përplasjen e ashpër brenda institucioneve të mazhorancës. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe zëvendëskryeministrja, Senida Mesi kanë kundërshtuar njeri-tjetrin lidhur me situatën alarmante që është në këtë qark, si pasojë e përmbytjeve.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi ka bërë thirrje që në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave në Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit. Ai deklaroi se Prokuroria duhet të hetojë punimet që janë kryer në disa rrugë të kësaj zone. Sipas tij, cilësia e dobët e punimeve kryesisht në rrugën e Velipojës ka sjellë dhe situatën alarmante të përmbytjeve.

Prençi deklaroi se rrezikohen që argjinaturat të çahen për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe se ato duhet të monitoroheshin 24 orë. “Është e pafalshme që të ndërtohet një rrugë si ajo e Velipojës pa marrë parasysh përmbytjet e vitit 2010. Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës. Punimet të fillojnë pasi prokuroria të përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Investimi në rrugën e re të Velipojës është skandaloz. Të thirret në këtë tryeze edhe Benet Beci.”
– tha Prençi.

Drejtori i Emergjencave deklaroi se në disa zona të prekura në Shkodër duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Por edhe pse përfaqësuesi i qeverisë për emergjenca e cilëson situatën si alarmante, i njëjti vlerësim nuk është bërë nga ana e Qeverisë. Konkretisht Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi deklaroi sot se nuk është nevoja që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ajo ka sulmuar direkt dhe drejtorin e institucionit qeveritar Shemsi Premçi.

“Nuk dua te merrem me deklarata emotive. Gjendja po vlerësohet, inxhinierët e firmave janë në terren. Nëse rruga ka problematika ato do rishihen dhe do zgjidhen. Situata është e tillë që po e menaxhojmë. Te gjitha strukturat janë në terren. KESH ka akorduar 10 mln lekë të reja për këto banore si ndihme për nevojat që kanë”,– tha zv/kryeministrja, Mesi.

Në replikat e institucioneve bie në sy jo shqetësimi për banorët, por halli i sherreve mes qeveritarëve. Premçi sulmoi publikisht kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i cili drejton institucionin që është përgjegjës për ndërtimin e rrugëve ku kanë ndodhur përmbytjet. Në vend të marrjes së masave për përmbytjet, qeveria dhe konkretisht zv/kryeministrja nuk merret me banorët, por me drejtorin e emergjencave civile.

Përmbytja në Shkodër veç problemeve të zakonshme me emergjencat po nxjerr dhe themelet dhe problemet reale të qeverisjes. Por pyetur në zyrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në lidhje me çfarë ka thënë Shemsi Premçi, thonë se rruga e Velipojës nuk ka asnjë lidhje me përmbytjet në Shkodër.

Nuk dihet nëse do ti qëndrojë akuzës së tij drejtori i Emergjencave, Premçi apo ka marrë ndonjë kërcënim nga kryeministrit dhe do ta ndryshojë qëndrimin e tij shprehur live në media.

 

Zv/kryeministrja Mesi sulmon drejtorin e Emergjencave Premçi Read More »

Kosovë, arrestime deputetësh në sallën e Kuvendit

Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dha urdhër për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes, që hodhën pak më parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kur pritet të miratohet demarkacioni.

Pas urdhrit, Policia e Kosovës ka filluar të arrestojë deputetët në sallën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të përjashtohen pesë deputetët, Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Librun Aliu. Këta pesë deputetë gjuajtën dy herë radhazi me gaz lotsjellës, kur pritej që marrëveshja e demarkacionit të dilte për votim. Seanca u ndërpre dy herë.

Kosovë, arrestime deputetësh në sallën e Kuvendit Read More »

Presidenti Meta: Të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizuar me Bashkimin Evropian, dhe se e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin operacional dhe strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë.

Ai vuri në dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dy dhe shumë palësh, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Kreu i Shtetit ripërsëriti kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucionalë dhe politikë në vend drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritetet kyçe.

Presidenti Meta: Të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit me BE Read More »

Kukës, rrëshkitje dherash dhe bllokim

Rajoni i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu duke shkaktuar një sërë problemesh në rrugët nacionale dhe rurale. Ndërsa me intensitet mesatar e reshjet borës kanë filluar në Bashkinë e Tropojës. Lartësia e borës në Q. Luzhë 3 cm, Q. Morinë 2 cm e në rajonin e Valbonës 10 cm.

Akset më problematike gjatë mëngjesit të sotem u paraqitën ato që lidhin Kukësin me Peshkopin, Hasin dhe Shishtavecin për shkakë të rënjës së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave.

Sipas shtabit të emergjencave civile në prefekturën Kukës vijojnë të jenë të izoluar banorët e fshatit Lojme si dhe banorët e njësis administrative Arrën të bashkise Kukës prej mëse 1 muaji.

Ndërsa janë shfaqur edhe problemet me furnizimin me energji elektrike tek banorët e njësisë administrative Margegaj dhe disa fshatra të njësisë administrative Bytyç të bashkise Tropojë.

https://youtu.be/1sEFsA4gOpY

Kukës, rrëshkitje dherash dhe bllokim Read More »

Gjuha e fshehtë e simboleve, çfarë do të thotë kur të shihni momente frike në ëndrra?

Të gjithë shohim ëndrra të frikshme gjatë natës. Disa i përjetojnë më keq dhe më tmerruese se të tjerët. Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi kanë? Kur dikush ju ndjek në ëndërr, kur ndiheni sikur po mbyteni, sikur jeni futur në kurth. Këto tmerre bëjnë që zemra të rrahë fort, njësoj sikur t’i përjetoni vërtet. “Ëndrrat dhe tmerret gjatë natës ndodhin kur kemi përjetuar një eksperiencë jo të këndshme ditët e kaluara apo ditën që kemi lënë pas”,- thotë një psikologe për “The Sun”, duke shpjeguar se procesi i ëndërrimit është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë, fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Kur ndien frikë në ëndërr, trupi yt prodhon hormone që do t’i prodhonte sikur po ndesheni realisht me frikën. Kjo bën që të zgjoheni me duar të djersira dhe rrahje zemre të forta. Pra, rezistenca e trupit është e njëjtë si në realitet.

-Nëse ndieni se po mbyteni, kjo vjen kur keni kokën në pozicion të keq ose kuverta ju ka zënë frymën. Ka raste kur mund të keni dhe astmë.

-Kur ndieni se nuk lëvizni dot dhe pas kësaj zgjoheni duhet të merrni frymë ngadalë deri sa të kalojë.

-Kur shikoni sikur dikush hyn në shtëpinë tuaj. Kjo vjen kur mund të sëmureni nga virus apo bakter, si dhe kur keni probleme me hapësirën individuale në jetën e përditshme.

-Kur ndieni se dikush po ju ndjek. Kjo ndodh kur në jetën e përditshme keni frikë të përballeni me problemet, si një çështje shëndetësore, problem financiar etj.

Gjuha e fshehtë e simboleve, çfarë do të thotë kur të shihni momente frike në ëndrra? Read More »