Aurora

TOTO HOSI BOLENA : Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920)’ ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e …

TOTO HOSI BOLENA

Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920) ku TOTO HOSI ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e Bolenes, Kurveleshit dhe gjithe lumit te Vlores.

Jo mermer jo dhe kenge
Toto ty te te kujtojne,
per ty permendore jane
brigjet e kodrat mbi Vlore.

Kengetar Toto ke detin
qe bucet e shkumezon,
ne qiell me flake rrufeje
emrin zoti ta shenon.

Njeqind plumba te goditen
por ti re me kenge ne goje,
une do vdes or une do vdes
vetem shqipia te ***** rroje.

Ne brigjet e Vlores trime
si vigand ******legjendar,
brenda ne qytet te shenjte
ngrite flamurin me shkabe.

As kujtim as nje pike lote
as nje lapidar me kenge,
pse nuk di ky komb o Toto
se dhe ti nje dite ke rene.

ty plumbat te hapen barkun
ti i hoqe zorret zvarre,
kombi per te cilin vdiqe
akoma s’di ku e ke varre

redaktuar nga N.HOXHA dhjetor 2017.

Fotografia e Bolene Trimia Bolene Bere Luft Me Mbren

TOTO HOSI BOLENA : Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920)’ ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e … Read More »

Sekretet e malit qe s’fle!Gdhihet pa u gdhire

Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milion vjet më parë dhe rri e qendron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, qysh të paktën 5-6 milion vjet, shumë më parë se njeriu të shfaqej mbi dhè.

Mali është ndërtuar nga sedimente gëlqerore, sot të kthyer në shkëmbinj të gjithëfarëllojshëm dhe shumë të përdorshëm në nevoja të njeriut.

Ky mal prodhon dy lumenj të fuqishëm: Osumin dhe Devollin. Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se ky Mal ka brenda një liqen shumë të madh, prej nga dalin 100 burime uji.  Por më e sakt, lidhur me 100 burimet ujore të këtij Mali mbetet referenca prej gjeografit të lashtësisë Plinit (Plinius), për të cilin thuhet se i ka numëruar këto burime rreth e qark Tomorrit.

Një nga burimet e çuditshme është ai i Sulovës, kanioni i Sotirës (tepër i thellë e i mahnitshëm), pastaj ndesh burimin e Lubeshës me ujë të ftohtë si akull, pastaj të del para burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, ndërkohë që ndodhet edhe një tjetër si burimi me ermrin “Konti”, e plot burime të tjera, por mbi të gjithë është burimi çudibërës, që ne nga ky ‘çik vend’ e quajmë “Burimi i Kuçedrës”.

Mali që s’fle…

Kur i qasesh nga krahinat përreth (Kavajë, Berat, Kuçovë, Elbasan, Gramsh, Përmet), Tomorri  të çfaqet sa majtas e sa djathtas, aq tutje e kaq tëhu, herë i plotë e herë i fshehur, më saktë i madhërishëm, jo për nga lartësia, se syresh të tjerë (Korabi, Jezerca) e lënë pas, por për nga madhështia, befasia, kthjelltësia që së toku e bëjnë të magjepshëm dhe i japin emrin Mal i të Mirave/Mali i Tomorrit.

Mal që s’fle, që sipas poetit të asaj ane Pasho Cela gdhihet, pa u gdhirë.

Po flasim për një Mal, që mbart në faqe të vet mijra hektarë me ah e lis, po aq me çajra shërim bërëse si sherebela, po flasim për një mal që zinte vend në një krahinë, ku sipas Plutarkut para kërdive romake ishte: një “…vend, ku gjithçka ishte me buri (bollëk).”

Mbi të gjitha, Mal që me shpellat e veta strehoi njeriun e racës parake europiane dhe bëri që njerëzimi i sotëm, pikërisht homo sapiens sapiensi, pas ftohjes së fundit (racat e tjera njerëzore si neandertali e astrolopiteku nuk mbijetuan dot) të ngjizte jetën nga e para.

Studiusi italian, njohës i mirë i pellazgjisë dhe i Dodonës pellazgjike Enzo Gatti, shpesh e thoshte se:

“Priftërinjtë ilirë ishin ekspert astronomë. Ata ndërtonin qendra ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat.  Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”.

Këta priftërinjtë kishin aftësi, veç të tjerave, që të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve dhe ishin në gjendje të shkrinin kufijt realë midis dy botëve dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët. Ishin këta priftërinjë që sipas historianit Libius u mësuan barinjëve të mbjellin drithëra dhe të linin lëndët e lisave.

Kristoforidhi qysh para Naimit e Cajupit pohon se: “te Mali i tomorrit rri Zoti, rri i madhi i jetës, rri ai që ruan Shqipërinë….I qofshim falë atij Zoti.  Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë.

Më vonë, Çajupi shkruan “Baba Tomorr, kish’e Shqipërisë/Mal i lartë, fron i perëndisë/Tek ti vinë njerëzit qëmoti/për të mësuar se ç’urdhëron Zoti”.

Gojëdhëna thotë: kur të vijë dita e shkatërrimit të botës  do të shpëtojnë vetëm ata që janë brenda rrezes së gjashtë orëve me këmbë nga Çuka e bukur në rrethinat e Tomorrit.

Të vjetrit thonë se ‘Kur të pyet mali i Tomorit, a je mirë thuaj se jam mirë që të të kthehet me të vërtet mirë’.

Një i krishter bën be për Unjgjillin, edhe një Muhamedan për Kuranin, edhe kur kanë keq, mund ta bëjnë edhe si be të rreme, por askush nuk bën be të rreme për Tomorrin. Shumë vet e kanë aq frikë sa s’mund t’i përmendin as emrin, por e zënë me gojë, duke thënë vetem Ai, edhe bëjnë be “për atë Çukë”.

Banorët e atjeshëm thonë se: ‘Mali ushtron e gjëmon herë pas here’.

Mahnitja me Baba Tomorrin

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë, e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an.

Një konsull francez në Janinë, Zhyl Dëgran, pasi e kishte vizituar dy herë radhazi, shkruan më 1901, fillimisht mbi thashethemet e bestytnitë, mandej mbi “takimin” me lisin e “shenjtë”:

“…Mjerë ai që do ta godiste drurin me vegël hekuri; goditja do t’i kthehej mbi vete; kush do t’i binte në qafë, nuk i kishte të gjata ditët; ka një rojë përbrenda që vigjëlon mbi thesarin. A do të mundem vallë të shtije në dorë gjethe nga të tijat… Për shkak të një dukurie të çuditshme, dhe që vërejtja dy muaj më vonë, fletët e atij druri, përndryshe fare të shëndetshme, vijnë e gjelbërohen kur gjethi i lisave të tjerë zë e zverdhet…

Ata besojnë se atje në Malt është një zog, aq i shpejt sa s’kapet me dorë, edhe thonë se atje në majë është një mollë e shejntë, por vetëm ata me zemër të pastër mund ta këpusin, por deri më sot nuk është gjetur njeri. Sipas gojëdhënave, nëse një grua nuk mundet të lind femijë, ajo mund të hajë një kokër prej kësaj molle, dhe barra mund të ngjizet. Disa thonë se kjo ndodhet në luginën midis dy çukave, disa të tjerë thonë se ndodhet në gryk të një shpelle, që është përmbi një shkëmb që nuk i hypet dot, e ca syresh të tjerë të thonë se gjindet ndërmjet katundeve Bargulas e Kapinovë.

N.Frashëri, duke iu referuar Herodotit thekson se: Herodoti në Tomorr – qëmoti atje rrinte Zoti.

Ali Asllani, e cilëson Baba kur thekson: Shenjtërinë e vendit tonë nuk e ka edhe vend tjetër. Është këtu Baba Tomorri kryefront i yt i vjetër.

Evelat Celebiu në vitin 1670, kur vizitoi Beratin ka shkruar:

“Në këtë mal ka lloje lloje bimësh barnash e drurësh. Këtu vijnë dijetarë dhe specialistë frëng e zotëri të tjerë, të cilët mbledhin me mijëra barna mjeksore. Me këto shërojnë të sëmurët në vëndet e veta. Këto maja janë rezervuar për shejntorët, por edhe për njerëz të mirë që kanë guxuar të ngjiten gjer atje”.

Ish konsulli grek në Berat më 1910 Emanuelis Rikakis që ka studiuar rrënojat thoshte se Oresti,  i cili vrau nënën e tij u fsheh në rrethinat e Tomorrit.

Pse pikërisht mbi këtë Mal…

Priftërijntë ose fatthënësit, sipas historianëve të lashtë, quheshin Tomuri. Fatthënat e tyre quheshin Tomure, ndërsa vetë mali quhej Tomures. Ka prej atyre që besojnë se në anglisht, e nesërmja quhet tomorrow, sepse tregon çfarë të sjellë fati, e thëna apo tomurat. Fjalë kjo e marrë qysh nga koha, kur keltët qendronin bashkë me pellazgët, galët, baskët, 4500-5000 vjet para krishtit, ende pa u shkëputur nga njeri- tjetri.

Nëse ulemi në matje më të shkurtëra, pra në qindrat e kilometrave dhe të masim njëqind e njëmbëdhjetë kilometër në trekëndësh, del se pikat që ndërlidhen në këtë matje, janë ato pika që të gjitha konsiderohen si të shenjta nga popullata, paçka se disa prej tyre i ka mbuluar injoranca dhe presin të dalin në pah. p.sh. nga Kulmaku deri në Krujë ka 111km dhe nga Kulmaku në Janinë ka po ashtu 111 kilometra, që s’janë gjë tjetër, vecse distanca në vite drite të planetëve në qiell.

Duke u bazuar në shenja e gojëdhëna, të cilat trashëgohen brez pas brezi, matjet në “google earth”, japin të dhëna si: Shenja e “hapit të Zotit” (gjurmës), që gjendet në fshatin KULMAK në Tomorr, ku e njëjta gjurmë gjendet edhe në fshatin SALCATIK në Krujë – ku falej Gj. Kastrioti dhe gjurma tjetër gjendet diku ne Artë – Janinë – Prevezë.

Të treja gjurmët krijojnë trekëndëshin me dy brinjë të barabartë, të cilët kanë të njëjtën largësi të barabartë me KULMAK – SALCATIK. Këto quhen “gjurmët e zotit”.  Ajo që vlen të theksohet me këtë rast është se:  asgjë nuk është e rastësishme në ndërtimin e planetit tonë dhe në relacionin shpirtëror e material të kësaj matrikse me njerëzit.

Ky Mal, që sipas studimeve të NASA-s sot, ofruar një gravitet apo forcë rëndese për tokën si planet më vete, ndoshta për densitetin e shkëmbinjëve që ai mbart, ndoshta për volumin dhe thellësinë  e shkëmbinjëve që ai ka, etj.

Mos u habit i dashur lexues, por një gjeolog kupton dhe mund të bëjë lidhje të kësi gjerave. Këto që bota sot i zbulon me shkencë, njeriu parak i ka zbuluar qëmoti me metodat e vetaP. ër 3000 vjet (nga viti 12,000 deri në 9000 vjet para krishtit) para ilirët studiuan galaktikat, ligjet e natyrës.

Pse pikërisht mbi këtë Mal vendosën faltoren e parë të njerëzimit, kur male të tjerë në Iliri, Epir apo Egje nuk mungonin?

Shkëmb i gjakosur apo njerëz të marrosur?

Gjithsesi, Tomorri dhe Dodona flenë ende në dhè.

Shkencëtari i njohur francez Sharl Pikar (1882-1965) e ngriti aq sa mundi më 1943, zërin e vet, duke na thënë se: “Dodona, e vetmja qendër… së cilës nuk i është kushtuar ende një gërmim shterrues…”

Asnjë prej akademikëve tanë ose asnjë prej shtetarëve tanë nuk kujtohen që të paktën të kryejnë detyrën.

Pse lihet tërësisht në harresë një zbulim aq i madh e i rëndësishëm për historinë e lashtë, le të themi të Greqisë dhe të krejt Europës? Ndoshta sepse ata e dinë që Dodona dhe Tomorri janë pazgjidhmërisht të lidhur me historinë e para-shqiptarëve, që nuk është aspak histori greke?

Kuptoj pse Helenët nuk e donin, as Tomorin e as Dodonën. Sepse historia duhet të fillojë me ta duke patur Olimpin dhe Delfin. Kuptoj pse Romakët e anashkaluan, sepse iu duhesh të shkruanin historinë nga e para. Kuptoj pse Bizanti orthodoks nuk e donte, për shkak të kodeve të paracaktuara për shqiptarët nëpërmjet Dodonës, ndaj edhe e la në harresë. Kuptoj pse Turkomani nuk të linte të gërmoje, për shkak se dilte artifakti shqiponjë në emblemën e flamurit shqiptar. Ndaj është lënë puna merrëmime deri në pesë përqind të thellësisë, aq sa del shtresë e civilizimeve të sipërmendura.

Por, ajo që nuk kuptoj dot është sesi një grup i madh peligrinësh, çdo 20-25 gusht, populli i rretheve të Tomorrit dhe besimtarëve bektashinj nga gjithë Shqipëria ngjiten në Kulmak dhe në Majën e Çukës për të bërë kurbanet e zakonshme.

Dhe venë në këtë trevë, jo për hatër të Baba Tomorrit, që iu ka hapur portën për të paktën 10,000 vjet, qysh kur dolën nga shpellat e Vlushës, por për hatër të…  Abaz –Aliut. Nuk kuptoj dot si mund këta njerëz “modern” të besojnë se aty ndodhet varri i Ali Aliut, dhe jo varri i Zeusit.

Gjithe këtë pelegrinazh e bëjnë në emër të trimit martir të Qerebelasë, dhe jo të të Madhit të gjithë dynjasë. Kur rri e dëgjon ciceron të krahinës apo të muzeut që jetën e këtij Mali e lidhin me gjurmë të kalit të një fakiri luftëtar, i ardhur nga Irani në vitet pas 1600, – kupton pse i madhi Sami Frashëri thoshte: Shpesh, ky popull, – – nuk di se çka nën këmbët e veta.

Vazhdoj gjene të mos i kuptoj këta pelegrinë (skrapallinj e mendjellinj) që nuk dinë pse shkojnë, dhe në vend se të bëjnë kurban një apo dy desh si të parët tanë, therrin e shqyejnë mbi 4500 të tillë, me demek zengjinë të rinj.

Nuk kuptoj dot se në vend se të marrim urim dhe bekim nga fëshfërimat e Lisit, venë e lëshojnë mallkim, duke prerë e sterosur drurët e këtij Mali.

Një plak i urtë takon një grup shefash të policisë së zonës përreth Tomorrit dhe i pyet se ku po shkoni o djema, me që njihte njërin prej tyre. Atje xhaxha të therim ndonjë dash. Po pse për të therur vihet atje – iu gjegj xhaxhai. Kur të therni delen apo dashin, shikojeni sesi ajo do të kthejë kokën, si për t’u falur Majës së Tomorrit (Çuka), duke i kërkuar ndihmë për mëkatet tuaja…

Këta njerëz kanë harruar arsyen e të parëve të vet që ngjiteshin në Tomorr më 15 gusht dhe jo më 20-25 gusht. Ngjiteshin në këtë Mal për të festuar, jo festën prej 400 vjetëve të Abaz Alisë, por për festën prej 12,000 vjetëve të Tomorr pellazgjisë.

Mund të theksojmë se ziarreti apo festa e zajreve e yshyreve organizohesh e bëhesh ndër pellazgët apo selët (suliotët e sotëm) e kësaj krahine nga data 07-15 gusht, me kulm diku aty nga data 10 gusht. Prej ketej u mor nga kristianët dhe u emblemua si festa e shën Marisë më 15 Gusht. Synitët bektashinj për ta bëtë të tyren e çuan më 20 deri 25 gusht. Po t’i pyesësh këta të fundit, se çfarë është kjo festë nuk të thonë gjë. Po mirë ata, po ky popull, aq memorje të vockël na paska? Kjo është se ç’është.

Për datën 15 gusht si festë e Tomorrit e thotë prerazi edhe i madhi Ekrem Bej Vlora në librin me titull “Aus Berat und vom Tomorr” (nga Berati në Tomorr e kthim), i cili e cilëson si ditë, ku të krishterët i ngjiten malit për t’u falur Shën Mërisë.

Nuk kuptoj dot, sesi këta pelegrinë harrojnë atë çfarë thuhet me shumicë në librat e historisë e të gjeografisë, se njerëzit ngjiteshin në këtë mal, jo për ha ha ha e tra la la, por për të respektuar kodet që iu ishin ngarkuar këtij Mali dhe tempullit të vet. Njerëzit ngjiteshin në majë të malit në kujtim të kohës së tërheqjes së ujërave, nëpërmjet së çarës së malit, pas përmbytjes së madhe.

D.m.th. nëse ti o njeri do të tallesh me ujrat e lumenjve, të deteve dhe oqeanëve, dhe nëse ato fryhen, si nga gabimet e tua apo kapriciot e natyrës, është ky BabaMal, siç e poeton kaq ëmbël poeti ynë i madh, Xh. Spahiu që kokën të shpëton.

Përfundim

Sot, ne mund të mblidhemi si djem të ushqyer e të bekuar me ujin e këtij mali. Mund të mblidhemi si prindër për të përcjellë dertet e këtij mali, por mbi të gjitha mblidhemi si misionarë për të çuar në vend të shenjtat e këtij mali.

Mali i Tomorrit së bashku me hien e lënë të Dodonës që në supe mbart, nuk është i sotshëm, e as i djeshëm, e as i kohës së historisë së shkruar, por Mal shumë para historisë, që me shpellat e veta (Vlusha), mbas i gjeti vend pëllumbave dhe ariut, futi dhe mbrujti njeriun

Ai është baza e historisë së njeriut parak pellazg apo Europian, ai është themel i jetës në tokë, kult i ngjizjes së shpirtit të njeriut shqiptar.Nga Sazan Guri

Imazh i ngjashëmImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto baba tomorri

Sekretet e malit qe s’fle!Gdhihet pa u gdhire Read More »

Brataj, udhëtimi i një fshati trimash në shekuj

Nga HAMZA MALAJ

Sado me flatra të jetë fantazia ime, sot pas 100 vjetësh, ajo kurrë nuk mund të arrijë të pasqyrojë madhështinë e veprës së gjyshërve tanë, të cilët që në momentet e para të shpalljes së pavarësisë, u nisën vullnetarë për të çliruar Janinën.

Ata u nisën në mëngjes herët. Lanë fëmijët në gjumë duke u dhuruar puthjen e fundit kur flinin si ëngjëj, lanë kopetë pa nxjerrë nga vathi dhe nënat e nuset me lotët në sy e duke iu dridhur buza dhe ikën. Ikën me kokën prapa por me shumë shpresa. Atmosfera ngazëllyese që kishte mbuluar gjithë Shqipërinë, tashmë të pavarur e me shtetin e saj, i kishte bërë me krahë. Shqipëria u bë, dhe kjo ishte kryesorja. Kjo ishte gjithçka: gëzimi, hareja, jeta dhe vdekja. Të gjitha tashmë i takonin, asaj, Shqipërisë.

Askush nuk e di numrin e saktë të tyre. Dihet vetëm që si çetë bënin pjesë në batalionin e Vlorës. Dihet po ashtu se në ato luftime lanë 16 dëshmorë. 16 dëshmorë nga një fshat me 80 shtëpi. Shumica e tyre ishin të rinj. Me shtatin e gjatë si lisat e Qyramengës, me cullufet që u vareshin mbi ballë, me ata sy të bukur e vetullat kaleshe, me atë ecjen e shkathët si gjahtarët e egërsirave, ata përfaqësonin një forcë si ujët e përroit të Brashecit që kur del nga shtrati, nuk vë re se kë e çfarë gjen përpara. Donin të bashkonin të gjitha krahinat me Atdheun, donin ta bënin Shqipërinë të plotë.

Kur dolën te kthesa e Brashecit kthyen dhe një herë kokën prapa. Një tis i hollë mjergulle trazuar me tymin e zjarreve të porsandezur kishte mbuluar fshatin.

-Si vello nusërie, tha dikush.

-Në dasëm vemi, e pasoi tjetri dhe pas kësaj ra një heshtje e trishtë. Secili mendonte për punët dhe hallet që la prapa.

U nisën në dimër. Nuk kishin çelur akoma lulet e kumbullës dhe të lofatës. Në pllajat e Vaskes, Drenikës dhe Shullerit të Policës bari i mbrojtur gjatë gjithë vjeshtës ishte bërë për t’u korrur. Lule delet midis gjelbërimit ngjanin si miliona flutura të bardha të cilat i bënin karshillët ngricës. Poshtë lumi Shushica, atë ditë vezullonte një ngjyrë kristali. E shikoje dhe magjia e tij të rrëmbente. Ç’ishte gjithë ai shkëlqim mbi sipërfaqen e tij? Mos vallë donte edhe ai të përshëndetej e të ndahej me ta? Natyra fshatit tonë, Bratit, i ka falur shumë bukuri, por mbi të gjitha, Shushicën. Me të ishin të lidhura gjithë kujtimet e djemve që u nisën. Lamtumirë Shushicë, perla e fshatit tonë!

Fshatit i kishin ikur djemtë, pjesa më e bukur e jetës së tij. Por kjo nuk ishte hera e parë. Ai në luftë e kishte kaluar jetën dhe prandaj e dinte që te kjo ikje qëndronte madhështia e tij. Vitet që do të vinin më pas, do të kishte ikje të tjera dhe, përsëri, madhështia do të rritej dhe jehona e saj do t’i kalonte hapësirat e tij. Te këto ikje do të qëndronte krenaria dhe stoicizmi i gjithë fshatit. Dhe këto ikje do të ngjiznin atë që ne e quajmë ndjenja e traditës dhe e vazhdimësisë, ndjenjë e cila, për ditë pasurohet dhe asnjëherë nuk ka fund. Sa herë u lëndua, sa herë u palgos e u vra, sa herë u shkretua ky fshat, por kjo ndjenjë bëri që ai të qëndronte në këmbë. Lindnin brezat e rinj dhe në kokën e djepit pikturohej shqiponja dhe dyfeku. Dhe fshati im lindte shumë fëmijë, të cilët para ABC mësonin kuptimin e këtyre simboleve, që nënat e tyre të reja dhe gjyshet ua këndonin në ninullat për t’i zënë gjumi.

Në kryengritjen fshatare të vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit ata kishin ikur përsëri dhe përkrah Gjolekës luftuan në Mifol e në Delvinë. Në letrën e drejtuar mbretit të Greqisë më 15.8.1847 ku i kërkohej ndihmë për luftën kundër Turqisë, është edhe firma e burrit trim e të zgjuar, bashkëfshatarit tonë Lilo Qendro. Në vitin 1848 Turqia internoi shumë udhëheqës të Labërisë e midis tyre edhe Matan Haxhiun e Lilo Qendron nga Brataj.

Gjemit ‘e detit arrinë,

Na kërkojnë parësinë,

Në Brataj Matan Haxhinë,

Lilo Qëndro nishallinë.

Kjo, këngë, megjithëse kanë kaluar mbi 200 vjet, këndohet edhe sot. Këndohet sepse ajo pasqyron jo vetëm një gjëmë të madhe, mbi 500 vetë të internuar, por edhe një heroizëm të madh, një atdhedashuri të zjarrtë. Matan Haxhiu ynë vdiq në internim, ndërsa Lilo Qendrua u kthye pas pesë vjetësh.

Dhe ikje të tilla, të mbuluara me zulmë, pasonin njëra tjetrën. Pas Lidhjes së Prizrenit, veprimet antiturke, si kudo edhe në fshatin tonë u rritën së tepërmi. Sulmoheshin karvanet e prapavijave turke, kapeshin patrulla e korjerë, dhe organizoheshin kudo prita. Pasho Poraqi bashkëfshatari ynë kishte organizuar një grup të tillë. Tregojnë se ua nxiu jetën trupave turke. Por, më në fund, në befasi e kapën në fshatin Shkozë të Kudhesit. E çuan në burgun e Beratit, ku pas disa ditësh e gjetën të vrarë brenda në qeli. Kushedi çfarë qëndrimi burrëror do ketë mbajtur, sepse nga ky qëndrim u keqtrajtua në mënyrën më mizore krejt fisi i tyre. Turqit u morën gjithë pasurinë, përfshi edhe shtëpitë, duke i detyruar kështu të iknin nga fshati. Ata ikën por fshati nuk i harroi. Bashkëfshatarët e mi të mrekullueshëm, megjithëse i kishin blerë nga turqit, për të mos i lënë shkretë, përsëri ato prona edhe sot mbajnë emrin e Poraqe. E bënë këtë sepse ajo familje kishte bërë histori në jetën e fshatit.

Ju bëtë luftën e madhe,

Kur Shqipëria kish halle,

I vinin ujqit vërdallë,

Mes për mes donin ta ndajnë.

Mbrëmja i zuri në mal të Nanoit. Fshehur pas gurëve e kodrave ndezën nga një zjarr që të merrnin veten. Gjatë udhëtmit kishte rënë shi dhe ishin lagur. Të nesërmen morën vesh se garnizoni turk i Janinës, pas disa luftimesh u ishte dorëzuar grekëve. Djemtë zunë pozicione. Përballë Janina u kujtonte Ali Pashën, u kujtonte birbilejtë e burgun famëkeq ku kishin qenë të burgosur shumë bashkëfshatarë të tyre. Por ajo u kujtonte edhe “Zosimenë” ku kishin mësuar shumë atdhetarë të Rilindjes. “Janinës ç’i panë sytë” është një këngë e vjetër labe. Po më keq akoma po u shikonin sytë djemve tanë.  Misioni për të cilin ata shkuan dështoi. Janina nuk do të ishte më jona. Por qëllimet e grekëve synonin shumë më larg. Ata donin gjysmën e Shqipërisë, deri në lumin Shkumbin. Duhej ndërprerë ky marshim ogurzi i tyre. U duhej dalë përpara ushtarëve grekë. Pa luftë asnjë hap mbrapa! Dhe kështu filloi përleshja me një ushtri të organizuar e me armatim modern të kohës. Ranë dëshmorët e parë dhe siç thotë kënga:

Hallall gjirin djemtë tanë,

U mbeti dora në kamë,

Vratë shum’e pra u vranë,

Me nder e mbuluat fshanë!

Përpara një force të tillë qëndresa këmbëngulëse do të thoshte asgjësim. Varrosën dëshmorët e rënë dhe filloi tërheqja nga vija në vijë. Me luftë, me prita, me kundërsulme. Gjakun e derdhur do ta paguanin edhe forcat armike. Dhe e paguan. Por në çdo vijë luftimi, gjatë përleshjes, binin luftëtarë të rinj. Numri i tyre mbërriti në gjashtëmbëdhjetë. Gjashtëmbëdhjetë lapidarë të cilët do t’i flisnin historisë se sa dhe si e donin shqiptarët atdheun e tyre, sa të etur kishin qenë për liri. Varrosnin bashkëfsahtarin dhe ja merrnin vajit me këngë të cilën e improvizonin në çast: “Ali Çaush Memokendi / O trimi që s’luan vendit”. “O Halim Sherifi ynë / Bashkë me Jakup Myslinë/ Drit’e shkruat historinë / Ne as varret nuk ua dimë”.

Kështu deri sa arritën në Qafën e Mëretes në Kuç, ku gjetën luftëtarë të tjerë të komanduar nga biri i Bratit Memo Metja.

Me respektin dhe mirënjohjen më të madhe për gjyshërit tanë, me dashurinë për fshatin që i lindi dhe i rriti dhe me krenarinë për kombin vital, që u dha krahë djemve dhe vajzave të tij, për të qëndruar në mbrojtje të atdheut, po rendis më poshtë emrat e dëshmorëve të fshatit tonë që ranë në luftën e Janinës. Ali Çaush Memokendi, Adem Selfo Brahimi, Çelo Aliko Muçaj,  Emin Hasan Nikaj, Hakan Miftar Nika, Halim Sherif Lilo, Isa Memisha Koçi, Jazo Memisha Koçi, Jazo Veliko Jazaj, Jakup Musli Lilaj, Maske Feta Barjamaj, Ramadan Kamber Ferraj, Rushit Çaush Memokëndaj, Veiz Iljaz Durmishi.

…Ajo pjesë e çetës që shpëtoi u kthye në fshat. Me një dhimbje të thellë në shpirt u shpërndanë nëpër shtëpitë e dëshmorëve. Do shpinin atje amanetin e tyre. Fshati ishte në një zi të thellë. Edhe gurët e drurët të dukej se rënkonin. Ky rast ishte vërtetë një pellg gjaku, dhe liria ruhej e çmohej me kaq fanatizëm, pikërisht sepse i kishte rrënjët në pellgje të tilla. Elegjitë e nënave u përhapën hapësirave të fshatit.

Ramadani yn’o djalë,

Mir’e ngjeshe jataganë,

Martin’e gjysdan’e larë.

…Në male përmbi Janinë

Mbet’atje për Shqipërinë.

Vatë e nuk u kthyet kurrë,

Po se lëshuat flamurë!

Ata e deshën Atdheun jo se ishte i madh, por sepse ishte i tyre.

Kanë kaluar  mbi 100 vjet prej atëherë, por kujtimi i tyre kurrë nuk është harruar, sepse edhe misioni i tyre kurrë nuk është tjetërsuar. Sa herë që e kërkon koha, ata janë aty, në Brataj, si simbole të atdhedashurisë.

Brataj, udhëtimi i një fshati trimash në shekuj Read More »

“Po ti e ke tradhtuar gruan”? Përgjigjen e imamit s’e prisnim

Elvis Naçi, imami që ngjalli debat me arsyet e tij, për tradhtinë e burrave ka sqaruar më në fund fjalët, që sipas tij u keqkuptuan.

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, imami u shpreh se fjalët e tij janë kuptuar gabim, pasi nuk duhet vetëm gratë të zbukurohen, por “unë e kam thënë për të dy”, u shpreh Elvis Naçi.

“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën. Tradhtia është një nga mëktet më të mëdha. Mos lejoni që marrëdhënia të shkojë drejt tradhtisë.

E kam thënë për të dy. Ne s’kemi studime kush tradhton më shumë unë mendoj se s’ka dallim. Tradhtojnë të dy”, tha imami.

Në fund moderatorja Jonida Shehu i bëri Elvisit pyetjen që do kishin dashur të gjithë t’ia bënin: “A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan?”.

“Nëse është pyetja për tradhti, jo. Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe jo ajo që mendon.

Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur. Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”, tha imami.

“Po ti e ke tradhtuar gruan”? Përgjigjen e imamit s’e prisnim Read More »

Nëse femrat do e njihnin këtë bimë, do shkonin më pak te gjinekologu!

Alchemilla vulgaris është bima më e shëndetshme kundër shumë sëmundjeve të grave. Ajo përmban acide organike, vaj esencial, taninet (jep shije të hidhur), fitosterine, acid salicilik dhe vitaminë C. Taninat janë gjithashtu të fuqishme në shërimin e shumë sëmundjeve të grave.

Shkatërron bakteret dhe viruset

Disa kërkime mjekësore kanë zbuluar se Alchemilla vulgaris është shumë efektive kundër shumë baktereve rezistente, si stafoni-baktere të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve shumë të fortë.

Ekspertët mjekësorë pohojnë se ka edhe vetiti të fuqishme antivirale.

Kjo bimë rigjeneron dhe tonifikon mitrën, është efektive në shërimin e plagëve dhe mund të jetë një kurë kundër shumë sëmundjeve, duke përfshirë (HPV).

Disa ekspertë mjekësorë japonezë kanë gjetur një përbërje (agrimonin) në mantelin e bimës, shumë efektive në ndalimin e qelizave të kancerit të gjirit.

Gjithashtu se është shumë efektive siç u përmend më sipër, kundër shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Për të përmendur disa: gjakderdhje, ulcerat, hemorroide, vjellje, pezmatimi i lëkurës, kafshimeve të insekteve, diarre të butë, dhe reumatizmën.

Nëse femrat do e njihnin këtë bimë, do shkonin më pak te gjinekologu! Read More »

Ky imazh zbulon gjithçka për ty, vetëm më trego çfarë pe në fillim?

Provoje tani! Cilën kafshë keni vërejtur të parën?

Çfarë keni parë?

Qen

Ndiheni të sigurt për veten tuaj, si dhe në mbështetjen e miqve dhe familjes.

Jeni shumë të vendosur dhe të gatshëm për të transformuar malet për të arritur qëllimin tuaj.

Ju jeni shumë të sigurt me të tjerët.

Por njerëzit shpesh mund të ndryshojnë planet e tyre.

Kështu që përpiquni të merreni me zgjidhjen e problemeve me një mendje të ftohtë dhe mendoni me kujdes për secilin hap për të mos u bllokuar.

Luani

Ju jeni gjithmonë në krye. Shpesh bëni komplimente Duke i atribuar pikëpamjet e të tjerëve, shumë ju admirojnë.

Por ka edhe shumë që janë xhelozë për ty.

Por mos i gjykoni ato në mënyrë rigoroze – shumë shpesh, ndonjëherë sillesh pak arrogant.

Pra, mos u përpiqni të jeni të kujdesshëm.

Le të jeni i sigurt për epërsinë tuaj, por komunikoni me të tjerët në kushte të barabarta.

Kalë

Ju keni ndjesinë se diçka nuk ju lejon të ecni përpara.

Ndoshta jeni të kufizuar emocionalisht dhe nuk keni ajër të mjaftueshëm.

A keni probleme në punë apo me gjysmën tjetër? Mos u frikësoni.

Gjithkush ka një problem.

Merrni duart dhe tregoni rezistencë dhe forcë.

Gjithçka do të funksionojë nëse punon shumë për veten.

Zog

Në zemrën tënde, jeton me dashuri dhe je në gjendje të mirë.

Sheh pjesën e bukur në këtë botë.

Jeni duke qeshur dhe mirëpritur të gjithë njerëzit që takoni në jetë, madje edhe ato që duken të bezdisshëm.

Kjo është një periudhë e mrekullueshme dhe stimuluese.

Mundohuni ta zgjatni këtë kohë për aq kohë sa të jetë e mundur. Mos u jepni dëshpërimit.

Mace

Ju nuk pëlqeni të punoni çdo ditë.

Gjithmonë dëshironi të pushoni dhe të shikoni përpara për fundjavën ose fundin e ditës.

Ju pëlqen të shkoni në shtëpi dhe të kaloni kohë me librin tuaj të preferuar ose serialet televizive.

Por për fat të keq, jeta nuk është aq e thjeshtë sa ju besoni.

Nëse ndiheni në krizë, gjeni një burim frymëzimi dhe merrni kohë për të pushuar.

Por mos harroni gjithashtu se pa zell nuk mund të merrni atë që dëshironi.

Ky imazh zbulon gjithçka për ty, vetëm më trego çfarë pe në fillim? Read More »

Lubonja: Po arrijmë pikën që të mallkojmë Ramiz Alinë, që na la në dorë të Berishës e Ramës

Fatos Lubonja ka komentuar rastin e tjetërsimit të pronave në Lezhë, duke thënë se nuk është vetëm kjo zonë, por në të gjithë Shqipërinë është bërë kërdia.

I ftuar në studion e lajmeve në “News24”, Lubonja foli me tone të ashpra për sistemin e drejtësisë dhe pushtetin mbi ligjin.

Ai e krahasoi situatën në vend me një shprehje të Çurçillit por duke e kthyer në të kundërtën “situata është e pashpresë, por jo serioze”.

Lubonja tha gjithashtu se kur shikon një katrahurë të tillë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishës, e Fatos Nanos, e Ilir Metës e Edi Ramës, këtë Shqipërinë.

Unë e shikoj si një metaforë të Shqipërisë artë ngjarjen e Lezhës. Mendoj që vetëm ndonjë budalla nuk beson që atje është bërë kërdia. Që është bërë kërdia me pronat e dertit atje kjo nuk diskutohet.

E dyta, që besoj se vlen është fakti se ajo zonë dhe mënyra sesi është menaxhuar Lezha nga pushtetet tregon atë që kemi ndërtuar ne.

Një lloj shteti që nuk është shteti që i shërben qytetarëve por që është kapur dhe që përdoret nga më të fortët që janë njerëz të politikës por edhe njerëz të tjerë për tu grabitur. Pra nuk ka shërbim ka një padrejtësi të madhe.

E treta, zullumi është bërë aq i madh, dhe unë po e përdor si metaforë jo vetëm për Lezhën, saqë dalja dhe mënyra e daljes nga ky zullum duket shumë problematike që tregon edhe faktin që janë arrestuar ata, pastaj ata u liruan pas dy ditësh, populli që proteston atje që të kujton edhe Saimir Tahirin që protestonin këtej nga Tirana megjithëse nuk është gjë për të protestuar. Mund të presësh drejtësinë se çfarë ka bërë.

Ai popull nuk e di se çfarë është bërë atje, apo ska besim tek drejtësia, manipulimi, politika. E gjitha kjo i shtohet asaj rrëmujës, pazgjidhshmërisë së gjendjes dhe sigurisht pastaj atë që “gjoja” po them zgjidhjen që kemi gjetur. A mundet që vërtet vetëm drejtësia të na nxjerrë nga kjo situatë? Dhe a mundet një drejtësi që akuzohet për selektive nga njëra palë, aq më pak të na nxjerrë nga kjo situatë, apo çfarë duhet? tha Lubonja.

I pyetur se çfarë do të duhej përveç drejtësisë që të viehej drejtësi Lubonja tha:

Mendoj që ajo që duhet ose që do të duhej, se kur shikon këtë katrahurë që është bërë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen mendimi që edhe ne që kemi qenë në burg të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishësh, e kompani e Fatos Nanos e Ilir Metës e Edi Ramës këtë Shqipërinë mbrapa.

Me ato gjasme reforma që bëjnë, me këtë lloj gjoja kapitalizëm të lirë që sikur krijuan që s’është ashtu fare. Ka të bëjë edhe me atë se nga vijmë. Ishte e  përgatitur, ajo që vijmë e solli këtë dhe ata njerëz pikërisht prej andej vinin. Cili është thelbi?

Unë mendoj se ka indiferencë sepse diferenca është midis shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Shteti i së drejtës me atë atë që  e quajmë drejtësi ne. Dallimi thelbësor shtetit të drejtësisë  dhe drejtësisë në kuptimin e organizmave të drejtësisë jo drejtësisë në mënyrë apstrakte është ky: në karriken e pushtetit ulet ligji nuk ulet personi. Pushteti është i ligjit. Përpara ligjit janë të gjithë njësoj dhe vendos ligji. Aty nuk kishte akoma demokraci, por ama respektimi i ligjit ku ligji është kryesorja ai është në pushtet.

Nuk vendos vullneti im. Vullneti jot që je një kryetar partie ku pa shtet të së drejtës kthehet në bandë, se thuhet vendos unë. Edhe aty në Parlamentin e Kosovës këto ngjarje nga kjo vijnë. Se nuk kanë vendosur ligjin në karriken e pushtetit por janë ata të fortët e UÇK-së dhe ky i VV po bën si i fortë. Janë të gjithë të fortë dhe kush të vendosi t’ia marrë pushtetin tjetrit.  Është vendosur demokraci pa shtet të së drejtës.

Dhe vijmë tek ligji i tokave. Çfarë bëri Sali Berisha atëherë, ai bëri një ligj por nuk respektoi as ligjin ligjin e ri, por bëri një ligj  për pronarët e vjetër. Kush ishte më i forti nga pronarët e rinj e merrte ai me ligjin e ri. Kush ishte më i forti nga pronarët e vjetër e merrte ai, sepse e kam nga gjyshi. Ky është shteti ku nuk është ligji në pushtet po janë të fortët njerëzit në pushtet. Ose e shpërfillin ligjin ose e kanë por e ndërrojnë sa herë ju intereson.

Ka dhe një shprehje që “gjendja është e pashpresë por jo serioze”, këtë nuk e them unë por e tha asnjëri nga deputetët holandezë që i ktheu përgjigje asaj që tha Çurçilli që “gjendja është serioze por jo e pashpresë”. Pra për ne mund të thuash edhe kështu që ;’gjendja është e pashpresë por jo serioze”, është qesharake. Por ky është një këndvështrim ashtu siç kemi një këndvështrim që shpresën duhet ta ndërtojmë. Vërtet që ka shumë njerëz që thonë nuk bëhet.

Dhe këtu lind pyetja: A mundet drejtësia? A mjafton drejtësia? Dhe unë ngul këmbë që  drejtësia në kuptimin e organeve që kemi ne, kjo prokurore këta prokurorë, këta policë këta gjykatës nuk janë një trup i shëndoshë i pa varur nga pushteti qendror që është pushteti i partive në krye, që kanë pushtetin dhe jo ligjin në krye. Se çfarë ndodhi në Lezhë po e bën ky gjasme me ligj. Por nuk është ligj ai. E keni parë si thotë që do ti marr ti privatizoj unë të gjitha këto si shtet dhe pastaj do ja ndaj Zamirit dhe Hysenit dhe Hasanit dhe atyre shokëve të mi që më sponsorizojnë mua partinë. Pastaj ata do ti bëjë investritorë strategjikë që s’do paguajnë as taksa. Dhe me këta prisni ju që të bëhet shtet. Këta nuk kanë as konceptin minimal për  njeriun për tjetrin jo më  për konceptin e shtetit. Dhe ky është problemi kryesor.

Ai që mendohet si pushteti i së drejtës, i ligjit, mbrohet edhe nga prokuroria, sigurisht edhe nga drejtësia, ai është mbi palët. Deh duke qenë mbi palët pavarësisht se çfarë thua ti ai vepron. Deh njerëzit kanë besim. Po njerëzit nga përvoja dinë se ai që ka pushtetin kontrollon dhe drejtësinë. Pra nuk është pushteti i të drejtës por pushteti i të fortit.

Besimi i kërkon të gjithë elementët, duhet të eci si flotë, demokracia, edhe partitë të respektojnë njëri-tjetrin, edhe mediat që luftojnë, edhe shoqëria civile të gjitha bashkë të ecin si flotë atëherë edhe drejtësia e ka më të lehtë. Kjo është gjendja e Shqipërisë ku vazhdon lufta e bandave në fund fare. Nga bandat që të kthehen në parti që të kthehen këto në përfaqësuese të popullit ky është problem i madh” shtoi Lubonja.

Lubonja: Po arrijmë pikën që të mallkojmë Ramiz Alinë, që na la në dorë të Berishës e Ramës Read More »

“Gabimi”, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori

“Fiks Fare” denoncoi këtë të mërkurë sesi nga një “gabim” i Policisë Kufitare, një qytetari i është ndaluar e drejta të dalë jashtë shtetit. Durim Muslia, nga Puka, është ankuar në “Fiks Fare” se Policia Kufitare ka falsifikuar dokumentet në emrin e tij, duke mos e lejuar për të dalë jashtë shtetit dhe duke favorizuar personin që ka bërë shkeljen.

Në dhjetor të vitit 2017 ka dashur të shkojë në Itali për pushime. Kur ka shkuar në pikën e kalimit kufitar, ai nuk është lejuar nga policia shqiptare të kalonte kufirin, pasi rezultonte se në vitin 2015 ishte deportuar nga Maqedonia me dokumente false.

Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, por kjo nuk e ka bindur policinë. Pas refuzimit, ai i është drejtuar Departamentit të Kufirit me shkresë zyrtare për të sqaruar këtë situatë. Ata i kanë thënë se nga verifikimi rezulton se ka qenë pikërisht ai, personi që është deportuar nga Maqedonia.

Por vet qytetari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, e madje për datat kur pretendohet se ai ka qenë në Maqedoni rezulton se ka qenë në punë, kjo e vërtetuar me plan shërbimi dhe me vërtetim nga puna. Gjithsesi ende nuk ka gjetur një zgjidhje, ndaj i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”.

Sipas përgjigjes që ka marrë qytetari, rezulton se historia ka nisur më 14 qershor të vitit 2015 në pikën kufitare të Tushemishtit, kur policia maqedonase ka njoftuar policinë shqiptare se ka kapur një shqiptar me pasaportë false dhe leje drejtimi mjeti false, në emër të qytetarit Gentjan Cakani.

Policia maqedonase ka intervistuar të ndaluarin, i cili ka deklaruar se quhet Durim Hysni Muslia, i lindur më 19 janar 1984 në Pukë dhe banues në Durrës. Policia shqiptare pretendon se ka verifikuar në sistemin “TIMS” dhe ka konkluduar se personi i ndaluar në Maqedoni kishte ngjashmëri me shtetasin Durim Gjin Muslia, i lindur më 20 mars 1987.

Disa ditë më vonë, më 25 qershor të vitit 2015, në orën 19:00 është deportuar shqiptari i ndaluar, i cili ka kryer dënimin me 8 ditë burgim në Maqedoni. Madje, ditën e deportimit, policia maqedonase ka sjellë dhe një fotokopje të fotografisë së personit të deportuar.

Ndërsa policia shqiptare ka verifikuar të dhënat në sistemin “TIMS” dhe ka intervistuar të deportuarin. Nga verifikimet, sipas policisë ka rezultuar se personi i deportuar është Durim Gjin Muslia, pra personi që është ankuar në “Fiks Fare”, dhe jo Durim Hysni Muslia, siç e kishte identifikuar pala maqedonase.

Prandaj, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka deklaruar se nuk mund të procedojë më tutje për të ndrequr këtë gabim.

Pas kësaj përgjigjeje nga policia, “Fiks Fare” nisi verifikimin në çdo institucion për të vërtetuar nëse Durim Musliaj, që ankohet, është i njëjti person që është deportuar, siç pretendon policia shqiptare, apo është një tjetër person.

Fillimisht, qytetari dhe “Fiksi” shkuan në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në Korçë. Drejtoria e Policisë së Korçës i thotë qytetarit se nuk mund t’ia zgjidhin çështjen, pasi duhet t’i drejtohet gjykatës. Qytetari shkon edhe në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, por i thonë se nuk mund të bëjnë asgjë, pavarësisht se ai jep edhe shenjat e gishtave për të vërtetuar se nuk ka qenë ai që është deportuar nga Maqedonia.

Me që policia shqiptare është e bindur se qytetari që ankohet është ai që është deportuar, “Fiks Fare” shkoi edhe në Maqedoni. Bashkë me qytetarin, “Fiksi” kaloi në pikën kufitare të Tushemishtit, ndërkohë që policia nuk e ndalon, pavarësisht se ka një urdhër refuzimi.

Më pas, “Fiksi” shkoi në Ohër dhe takoi drejtorin e Burgut në këtë qytet, Haxhi Rizvani. Ai shikon dosjen e personit Durim Muslia, që është dënuar në Maqedoni, dhe vërteton se nuk është i njëjti person që ka probleme me policinë shqiptare.

Duke qenë se këtë dosje nuk mund ta japë pa leje nga gjykata, bashkë me drejtorin, “Fiksi” shkoi te qytetari. Gjatë prezantimit, gazetari i “Fiksit” e pyeti drejtorin nëse ishte apo jo ky person, ai që ka vuajtur dënimin, por drejtori i Burgut deklaroi se nuk është i njëjti person.

“Fiks Fare” arriti të sigurojë një foto të personit të dënuar në Maqedoni. Pas fotos u bënë verifikime edhe në Gjendjen Civile, ku rezulton se në Shqipëri nuk ekziston vetëm Durim Gjin Muslia, por edhe Durim Hysni Muslija. Pra ndryshojnë atësia, datëlindja dhe mbiemri me një shkronjë, e duke ballafaquar foton që disponon burgu maqedonas me sistemin “TIMS” në Shqipëri, rezulton se personi i deportuar është Durim Hysni Muslija dhe jo Durim Gjin Muslia.

Për këtë arsye, në kthim nga Maqedonia, gazetarët e “Fiksit” biseduan edhe me oficerin e policisë shqiptare. Ky i fundit deklaroi se problemi mund të zgjidhet vetëm kur të gjendet personi, i cili ka dhënë të dhënat e personit që ankohet në “Fiks Fare”. Mbi këtë rast, “Fiks Fare” pyeti edhe Ministrinë e Brendshme, por nuk mori një përgjigje prej saj sesi ka ndodhur ky “gabim”, e nëse ka qenë me dashje, apo nga ndonjë ngatërresë e punonjësit të policisë.

“Gabimi”, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori Read More »