Aurora

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia

“Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur”, thotë Sara, një vajzë shqiptare rreth të njëzetave.

“Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar”.

Me një grim minimal dhe duke folur një anglishte pothuajse perfekte, Sara duket e qetë.

Por, ndërsa ajo rrëfen të kaluarën, është e qartë që jeta e saj s’ka qenë aspak e stabilizuar.

Ajo nuk kishte në plan të shkonte në Britani. Aspironte të bëhej avokate në vendin e saj.

Për shkak të një vargu incidentesh në të cilat iu nënshtrua manipulimit dhe shfrytëzimit nga disa burra, ajo nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj.

Gjithçka filloi kur Sara ishte 13 vjeç dhe mësuesi i saj u përpoq ta përdhunonte.

Ajo më pas u bë turpi i familjes. Xhaxhai donte ta vriste, duke e fajësuar se kishte provokuar mësuesin e saj, pavarësisht faktit se ai ishte dy herë më i madh se ajo në moshë.

Ajo dhe prindërit e saj duhej të largoheshin nga qyteti i tyre.

Pavarësisht nga përvojat e hidhura, gjatë të cilave ajo tentoi edhe vetëvrasjen, Sara vazhdoi shkollën e lartë dhe nisi një karrierë të begatë duke punuar si ndihmës avokate për kompanitë e mëdha financiare.

Por kur babai i saj i tha disa vite më vonë se do të martohej me shkuesi, Sara ndjeu se duhej ta bënte këtë gjë.

“Nuk doja të fejohesha”, thotë Sara. “Gjithmonë mendoja se ishte më mirë të bëja një karrierë dhe të martohesha më vonë.

Por, kur babai im e rregulloi këtë fejesë, mendova se duhej ta pranoja, vetëm për t’u treguar që nuk isha më turpi i familjes”.

Pak pas fejesës, i fejuari i tha se duhej të shkonin të jetonin në Itali, duke thënë se do të jetonin më mirë atje.

Kjo nuk kishte qenë kurrë në planet e saj, por, përsëri, ajo ndjeu se duhej të binte dakord në mënyrë që të kompesonte turpin që supozohej se kishte sjellë në familje.

Ajo arriti të transferojë punën e saj në zyrat në Itali dhe filloi të përgatiste një jetë të re atje. Por optimizmi nuk zgjati shumë.

“Besoja se po shkoja atje për të pasur një jetë më të mirë, por lumturia në Itali zgjati vetëm dy javë”, tha ajo me sytë përdhe.

“Mua më duhej të transferohesha në zyrat italiane në Janar pas Krishtlindjes. Por kjo ndodhi kurrë…”

Kjo për shkak se i fejuari i Sarës e shiti atë për të larë borxhin që i detyrohej një bande kriminale.

“Ai më shiti. Do të doja të kisha vdekur. Ai tha: “Unë do të preferoja jetën tënde, para times”.

Tani kur më kujtohet, do doja t’i jepja një grusht në fytyrë. Ai donte të shpëtonte jetën e tij, kështu që shiti timen. U detyrohej atyre para, kështu që më shiti mua për të larë borxhin”.

“Në atë momente nuk mund t’i shihja gjërat qartë. Isha e shokuar. Tani kur e mendoj, nuk e di si nuk e kam vënë re? Jetova me të për dy javë dhe nuk kuptova asgjë”.

Të gjitha shpresat për një jetë normale u shuan për Sarën, kur ajo e gjeti veten të shfrytëzuar. Ajo u shit në një grup kriminal dhe u përdor si skllave seksi.

“Ne u mbyllëm në një shtëpi në Milano nga Nëntori 2014 deri në Korrik 2016”, kujton Sara.

“Ishim të kontrolluara nga disa burra. U përpoqa të arratisesha disa herë, por fati nuk ishte në anën time. Ata na kontrollonin gjithë kohën.

Isha e mbyllur në një dhomë. Dhe natyrisht nuk merrja asnjë para”, tha ajo.

Sara gjeti arsye për të shpresuar sërish, kur ajo lidhi një miqësi të ngushtë me një vajzë të re që u soll në shtëpinë publike.

Ndërsa të dyja flisnin anglisht dhe spanjisht, ata ishin në gjendje të komunikonin në mënyrë që tutorët e tyre të mos i kuptonin. Të dyja kishin planifikuar të shpëtonin.

Por para se ato të gjenin rastin për t’u arratisur, banda kriminale vendosi të largohej nga vendi për të ikur nga policia.

Sara dhe shoqja e saj u futën me forcë në një makinë. Ky ishte momenti kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, sepse filloi të kishte shenja aborti.

“Ata na çuan në Francë për t’i shpëtuar policisë. Ne ishim në një makinë dhe ky ishte momenti kur unë abortova. Kisha shumë gjakderdhje”, tha ajo.

“Shoqja ime filloi të zihej me burrat sepse u kërkoi të më ndihmonin.

Ata e goditën sepse ajo u përpoq që t’i bënte ata të më dërgonin në spital. Nuk donin të më dërgonin, sepse mendonin se unë do të arratisesha”.

“Më në fund sollën një mami. Nuk e di kush ishte ajo. Por ata sollën një zonjë e cila më dha ilaçe kundër dhimbjeve”.

Vajzat e përdorën këtë si një mundësi. Ato i treguan infermieres situatën e tyre.

Ajo donte t’i ndihmonte. Ndërsa shkoi të fliste me burrat për t’u treguar atyre se çfarë ilaçesh duheshin, vajzat arritën të hapnin derën dhe të shpëtonin.

“Nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur pas kësaj. Kisha ende gjakderdhje.

Kaluam lumin dhe arritëm në Calais në Francë. Qëndruam atje për rreth dy ditë”, thotë Sara.

“Duke shkuar për atje takuam një djalë. Ai pa që kisha gjakderdhje kudo dhe shoqen time që ishte e nxirë. I dhamë atij 300 euro dhe na ndihmoi të shkonim te një kamion”.

“U fshehëm në të dhe po shkonim drej Londrës. Ishte shumë e frikshme.

Gjëja e parë që ata thanë ishte që ne s’duhej të bënim zhurmën më të vogël. Ishte shumë e rrezikshme”.

Pas një udhëtimi të rrezikshëm në automjet, vajzat u hodhën në rrugët e Dagenhamit.

Ato u kapën nga policia dhe u dërguan në një shtëpi të sigurt, ku u strehuan si viktima të skllavërisë.

Sara mbërriti në Britani të Madhe në Korrik 2016.

Një vit më vonë, ajo mori një vendim pozitiv nga Mekanizmi Kombëtar i Referimit, sepse sipas verifikime të bëra, ajo rezultonte se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Por kërkesa e saj për azil është refuzuar nga Zyra Qendrore, e cila pretendonte se ajo mund të kthehej në shtëpi te prindërit dhe se vendi i saj saj ofron strehim për gratë e trafikuara.

Sara, e cila tashmë po përpiqet të apelojë vendimin e Zyrës Qendrore, thotë se ideja e kthimit në Shqipëri e tmerron, duke shpjeguar se ajo nuk është më në kontakt me familjen e saj dhe ka frikë se ata do të ishin në rrezik nëse ajo kthehej.

“Nuk kam folur me familjen time që kur kam lënë Shqipërinë.

Kam frikë se i fejuari im ka zbuluar se unë jam arratisur dhe do të më ndëshkojë mua dhe familjen time nëse kthehem”.

“Kam kaluar shumë gjëra. Për 13 vjet të jetës sime unë jam fshehur nga të gjithë, duke u përpjekur të mos shihem.

Jam shumë e lodhur. Kthimi në shtëpi do të jetë kthim në të njëjtën pikë dhe unë jam e frikësuar të kaloj sërish të njëjtat gjëra”.

Ajo shton se Shqipëria nuk u ofron grave mbrojtjen e duhur kundër abuzimit, duke thënë se edhe pasi u abuzua nga mësuesi i saj kur ishte fëmijë, nuk kishte gjetur mbështetje.

“Në Shqipëri nuk ofrojnë mbrojtje.

Ata kanë disa organizata bamirësie kundër trafikimit dhe abuzimeve brenda familjes, por vetëm të mbajnë dy ose tri ditë atje, nëse ke shenja në trup dhe fytyrë”, shpjegon ajo.

“Ata nuk japin mbështetje emocionale ose diçka të këtij lloji.

Pas incidentit me mësuesin tim unë kam përjetuar tmerre. U përpoqa të vras veten dy herë. Ata nuk më ofruan mbrojtjen që kam këtu”.

“Ende kam makthe që vijnë si pasojë e së kaluarës sime. Ndonjëherë kam ndjesinë se dikush është brenda shtëpisë.

Unë përpiqem të shmang gjërat që më bëjnë të mendoj për atë që kam kaluar. Por shpesh kam makthe sikur dikush po më ndjek”.

“Nuk fle deri në orën 5 ose 6 të mëngjesit, çdo natë është njësoj, sepse kam frikë se çfarë do të ndodhë gjatë natës”.

Tani Sara po mbështetet nga një organizatë e vogël bamirëse, e cila kërkoi të mbetet anonime për të mos bërë të mundur identifikimin e saj.

Ajo ofron ndihmë dhe këshilla për viktimat e skllavërisë moderne dhe trafikimit.

40 përqind e njerëzve që ata mbështesin janë shqiptarë dhe shumica e tyre janë femra të shfrytëzuar si skllave seksuale.

Viktimat e referuara janë në shumicën e rasteve nga Shqipëria.

Vetëm vitin e kaluar, 567 shqiptarë të rritur kanë rënë viktima të skllavërisë moderne, nga të cilat 80 përqind, gjithsej 455 raste, lidhen me shfrytëzimin seksual.

Trafikimi i qenieve njerëzore nisi në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1990 dhe vendi atëherë është bërë i njohur për rrëmbimin, trafikimin dhe shitjen e njerëzve.

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia Read More »

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit

I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.

Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.

“Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën.

Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”, thote ai.

Pyetje: Ç’do të thoshte me ruajunin?

Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh.

Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.

Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai

Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen.

” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, tha ai.

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit Read More »

Gruaja e pasur i thotë doktorit se ajo nuk është e lutmur në jetë. Por ja çfarë fjalësh i tha pastruesja që jeta e saj ndryshoi

Një zonjë e bukur e veshur me veshje elegante shkoi tek psikiatri i saj duke thënë se jeta e saj ishte e pakuptimtë dhe ajo nuk ishte e lumtur. Kështu që terapisti e thirri pastruesen e tij dhe i kërkoi asaj t’i shpjegonte gruas së pasur se si e kishte gjetur ajo lumturinë.

Ai i tha zonjës së bukur se gjithçka që duhej të bënte ishte të dëgjonte, dhe ajo do ta kuptonte gjithashtu.

Ajo vuri poshtë fshesën e saj, u ul në një karrige dhe ia tregoi gruas elegante historinë e jetës se saj. Njëherë e një kohë, ajo kishte gjithçka, dhe tani i kishte humbur të gjitha – ajo humbi burrin e saj nga malaria dhe e humbi fëmijën e saj në një aksident me makinë vetëm tre muaj më parë, dhe kështu ajo e gjeti veten të vetme. Ajo nuk mund të hante, nuk mund të flinte dhe kurrë nuk buzëqeshi me askënd. E trishtuar dhe e tronditur, ajo mendonte ti jepte fund jetës së saj.

Por një mbrëmje, një kotele e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe ishte diçka që ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Ajo kishte ndjerë keqardhje për kotelen të vetme në të ftohtë, dhe kështu që ajo e mori atë dhe e ushqeu. Sapo e kishte konsumuar të gjithë qumështin në pjatë, ajo u pastrua dhe u struk poshtë këmbëve së saj, dhe për herë të parë në ato muaj, Meri buzëqeshi.

Kur Meri kuptoi se si e ndihmoi këtë kotele të gjorë të kishte ushqim dhe një vend të ngrohtë, ajo arriti nërfundimin se ndoshta duke ndihmuar më shumë njerëz në jetën e saj, ajo mund të gjente lumturi.
Ditën tjetër, ajo filloi udhëtimin e saj për të ndihmuar të tjerët, dhe kështu ajo bëri atë ditë dhe çdo ditë më pas dhe kjo mënyrë i ndryshoi jetën asaj.
Me kaq mbaroi tregimi për zonjën e pasur

Lexoni historinë saj, të mësoni se çfarë mësoi në udhëtimin e saj në rrugën drejt lumturisë.

Gruaja e pasur i thotë doktorit se ajo nuk është e lutmur në jetë. Por ja çfarë fjalësh i tha pastruesja që jeta e saj ndryshoi Read More »

Delikates e lehte – Role e embel me qumesht

Një ëmbëlsirë delikate që përgatitet krejt lehtë dhe në pak kohë, por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.

Megjithëse origjina e kësaj ëmbëlsirë është orientale, sot receta e saj përgatitet nga amvisat në mbarë botën.

Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vaktit të drekës apo darkës.

Ndiqni më poshtë recetën  për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Rolesë së Ëmbël me Qumësht
Përbërësit
6 gota uji qumësht
3 lugë gjelle me majë miell orizi
3 lugë gjelle me majë niseshte misri
1 gotë ujë sheqer
2 lugë ëmbëlsire sheqer pudër
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja
Qumështin, miellin e orizit, niseshten e misrit dhe sheqerin pluhur i hedhim në një tenxhere të thellë.

Me një tel për rrahjen e vezëve përziejmë butësisht përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene.

E vemë në zjarr të ulët përzierjen që kemi gatuar dhe vazhdimisht përziejmë kremin e qumështit derisa të piqet.

Së fundmi, shtoni gjalpë dhe lereni të shkrijë me temperaturë të ngadaltë.

Kur ëmbëlsira të jetë trashur e hiqni nga soba dhe e lini të ftohet dhe për të qenë të sigurtë që është kompakte dhe pa kokrra e kaloni në blender.

Në vijim, merrni një tepsi, më pas merrni një lugë nga kremi i qumështit, sheqer pluhur dhe kanellë dhe e përziejeni dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Vendoseni tepsinë në sobë të parangrohur dhe rrotullojeni herë pas here për disa minuta nga të gjitha anët në mënyrë që masa që kemi lyer tepsinë të piqet.

Kur të përfundojë procesi i pjekjes hedhim kremin e qumështit në tepsi.

Me anë të një spatule (mjet kuzhine që ndihmon për të kthyer gatime të ndryshme) rregullojmë për ta hapur në të gjithë tepsinë.

Më pas, tepsinë me ëmbëlsirën e fusim në frigorifer për t’u ftohur dhe të bëhet kompakte, e ndajmë në feta të gjata dhe të holla.

Me ndihmën e spatulës, e cila është e lagur, e mbështjellim në formë roleje.

E vendosim në pjatë ëmbëlsirën dhe sipas dëshirës e pluhurosim me kanellë.

Delikates e lehte – Role e embel me qumesht Read More »

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe …

Përdoreni këtë mjekim popullor në fytyrën tuaj për të zgjidhur problemet e mëdha të fytyrës. Kjo maskë kthen fytyrat me problematike, në të bukura dhe plot jetë. Para se ta vendosni në fytyrë ju këshillojmë të bëni një provë të vogël te krahu, nëse ju bën alergji dhe nëse nuk pësoni asnjë reaksion atëherë mund të vazhdoni me proçedurën.

Përbërësit:

1-2 kokrra aspirin
pak ujë
1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Coptoheni aspirinën në një tas qelqi. Hidhini ujin dhe i përzieni mirë.
Hidh një lugë mjaltë dhe i përzieni sërisht
Aplikojeni maskën në një fytyrë të pastër dhe mbajeni për 10 minuta. Fërkojeni pak dhe shplaheni.
Kjo maskë duhet të përdoret 2-3 herë në javë.
Pas 10 ditëve do vëreni ndryshime të mëdha në fytyrën tuaj.

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe … Read More »

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë

Prestigjozja britanike “The Sun” ka publikuar ditën e sotme historinë e një gruaje zemërthyer që ka humbur 22 fëmijë, por që ka vendosur të sfidojë ligjet e natyrës dhe mjekësisë dhe të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë. Kerry Hutchinson, 35 vjeç nga Rugeley, nga Staffordshire, Britani e Madhe ka varrosur 3 fëmijë, ka mbajtur funerale për 2 prej tyre, ka dështuar 16 herë dhe sapo ka humbur fëmijën e fundit që jetoi vetëm 20 sekonda. Doktorët thonë se ajo është e shëndetshme, por “e pafat”.

Ajo u është drejtuar tashmë medieve për të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijëve të saj. E ka mbajtur për vete deri tani dhimbjen dhe dëshpërimin. Fëmijën e parë e ka mbajtur në krahë vetëm 12 orë. Mjekët i thanë se kishte kancer në qafën e mitrës dhe pas një operacioni e ka zhdukur atë. Mjekët i sugjeruan të provonte sërish pavarësisht se mund të lindte para kohe. Mjekët thonë se pavarësisht operacionit ajo tashmë ka shëndet të plotë. “Do të jem nënë në këtë botë, ose në tjetrën” – thotë 35-vjeçarja ndërsa shton se kërkon të dijë arsyen e vdekjes së fëmijëve të saj edhe pas lindjes.

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë Read More »

Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen dhe vendimin e ka argumentuar për shkaqe morale. Përmes një deklarate për mediat, Saliji thotë se shkak është bërë vendimi i Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.

Ai thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.

4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit. Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.

Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri Read More »

E papritur: Kush voton demarkacionin e pret plumbi!

Një reagim skandaloz është publikuar nga media kosovare.

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.

Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.

Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin.

Aktualisht në Kuvend është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë. Nuk dihet nëse marrëveshja do të nxirret sot për votim

E papritur: Kush voton demarkacionin e pret plumbi! Read More »