Aurora

Grabitjet, banorët të frikësuar: Të kthehet dënimi me vdekje

Grabitjet në qytetin e Fierit, janë kthyer në një makth. Për një periudhë të shkurtën në këtë qark janë regjistruar dhjetëra grabitje, por dy prej tyre kanë lënë viktima.

Grabitja e fundit e ndodhur dy ditë më parë në Fier ka tronditur qytetin. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku policia shkëmbyeu zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur 20-vjeçarin Xhuliano Sollaku.

Banorët ndjejnë frikë, por edhe indinjatë në të njëjtën kohë. Ata thonë se duhet të rikthehet ligji i dënimit me vdekje. Nuk është vetëm Fieri ku ndodhin grabitjet, por ato tashmë janë bërë të zakonshme në të gjitha qarqet e vendit, madje mund të thuhet se grabitje tashmë janë kthyer në kronika të zakonshme.

“Të frikësuar, jo vetëm për këtë, pse rasti i parë është ky. Edhe djali im po të ishte, po vajti t’i marr tjetrit pasurinë, le ta rrahin. Policia ka bërë shumë mirë, ata dy hajdutët e tjerë të varen. Të vijë tjetri natën të të grabisë, është shumë e rëndë, policia bëri shumë mirë. Pushkatim dhe sekuestrim pasurie”.

Grabitjet, banorët të frikësuar: Të kthehet dënimi me vdekje Read More »

Kujdes! Personat që vuajnë nga këto sëmundje nuk duhet të hanë qepë

Hmm! Ekstrakti i qepës është ndoshta i sigurt për shumicën e njerëzve kur konsumohet si ushqim. Përdorimi i rreth 400 mg ekstrakt qepe për 6 javë është gjithashtu i sigurt. Disa nga efektet anësore të qepës mund të jenë irritimi i lëkurës ose ekzema, pas një kontakti qepës me lëkurën, lotimi i syve kur janë të ekspozuar ndaj erës së qepës dhe dhimbja e stomakut pas konsumimit të qepës.

Masa paraprake dhe paralajmërime

Gratë shtatzënia dhe ushqyerja e fëmijëve me gji: Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme rreth sigurisë së konsumimit të qepës si ilaç nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji. Qëndroni në anën e sigurt dhe shmangni konsumimin e qepës në sasi të mëdha.

Çrregullimet e gjakut: Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Qepa mund të rrisë rrezikun për gjakrrjedhje kur merret si ilaç. Mos përdorni ekstrakt të qepës nëse keni çrregullime të gjakrrjedhjes.

Alergjitë ndaj ushqimeve: Njerëzit që kanë alergji ndaj selinos ose artemisës mund të jenë gjithashtu alergjikë ndaj qepës. Mos e përdorni si ilaç mjekësor nëse keni këto alergji.

Diabeti: Qepa mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak. Nëse vuani nga diabeti dhe përdorni qepën si ilaç, kontrolloni me kujdes nivelet e sheqerit në gjak.

Çrregullime të tretjes: Qepa i përkeqëson edhe më shumë simptomat e çrregullimeve së tretjes. Mos e konsumoni qepën në sasi të mëdha nëse i keni këto probleme.

Operacion: Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut dhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Në teori, qepa mund të rrisë rrezikun për gjakrrjedhje ose të ndërhyjë tek kontrolli për sheqerin në gjak gjatë dhe pas procedurave të operacionit. Mos e përdorni qepën si ilaç të paktën 2 javë para një operacioni të programuar.

Kujdes! Personat që vuajnë nga këto sëmundje nuk duhet të hanë qepë Read More »

Rrëfimi i plotë për ngacmimet seksuale, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar, por sot i shoh…

Del edhe rrefimi i plote i aktores Ema Andrea, w cila e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ka pranuar publikisht në emision se e kanë ngacmuar seksualisht.

E pyetur nga moderatoret mbi këtë temë se a ka në Shqipëri histori si ato të Hollywood-it, Ema ka treguar publikisht se ajo është një nga ato që e ka përjetuar këtë formë abuzimi.

“Po po më kanë ngacmuar seksualisht, më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare më kanë joshur, kanë gjetur një mënyrë. Seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë. A janë hakmarrë? Ah unë ja ku jam kam disa role dhe para më pak por sot i shoh në sy.

Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy. Kërcënime seksuale, abuzime seksuale…kjo gjë nuk mund të bëhet mënyrë pune. Nuk e kanë fajin as femra as meshkujt, por sistemi.

Ai është momenti më i shëmtuar për një mashkull. Edhe nëse femra pranon nga nevoja, turpi i mbetet mashkullit. Padiskutim në Shqipëri ndodh.”,- është shprehur Andrea.

Rrëfimi i plotë për ngacmimet seksuale, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar, por sot i shoh… Read More »

Në Shkodër pritet të bëhet hataja, ja çfarë do ndodhë në fund të marsit

Lajme të keqia për Shkodrën!

Buletinet ndërkombëtare klimaterike parashikojnë se e keqja nuk ka kaluar akoma. Sipas buletinit të “International Federation të Kryqit të Kuq” dhe shoqërive të tjera, thuhet se deri në fund të marsit do të ketë një valë të re përmbytjesh në 12 vende të Evropës Qendrore duke përfshirë edhe Shqipërinë me një rrisk të madh. “Temperaturat më të larta do të vazhdojnë të hedhin edhe shira më të shumtë që priten javën e ardhshme, duke vendosur me qindra njerëz të tjerë në rrisk, pothuajse në gjithë rajonin”, thuhet në buletin.

“Kryqi i Kuq dhe Red Crescent Teams janë duke iu përgjigjur, apo të gatshme për tiu përgjigjur situatave që po ndodhin dhe që do të vijnë” thuhet në raport.
Raporti është bërë për shqipërinë, Bjellorusinë, Kroacinë, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, të gjitha këto vende që janë prekur nga përmbytjet, raporton newsbomb.al.
Shqipëria.

Që nga 2 marsi, shkruhet në këtë bulletin, prefektura e Shkodrës është prekur nga përmbytje të mëdha të shkaktuara fillimisht nga shkrirja e borës së rënë për shkak të erërave të ngrohta dhe temperaturat graduale në rritje. Rreshjet intensive gjatë ditëve pasuese, të kombinuara edhe me rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet HEC në kaskadën e Drinit, kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve.

Përmbytjet janë përhapur duke përpirë 4800 ha tokë bujqësore, duke prekur 160 shtëpi dhe duke përmbytur plotësisht 40 shtëpi. Fshatrat Obot dhe Shirq, respektivisht të njëjsisë Ana e Malit dhe Dajç janë në situatë më të vështirë.
Situata u përkeqësua në 19 mars duke ndikuar edhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, ku 25 njerëz u evakuuan me mjete të ushtrisë dhe policia, dhe janë vendosur në një konvikt të shkollës së mesme.

Përkeqësimi i situatës u shkaktua nga shkarkimet e Hec Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, si dhe sasia e lartë e rreshjeve në zonën e Shkodrës, në verilindje të saj.
Autoritetet rritën sasinë e shkarkimeve të detyruara nga HEC-et për të zvogëluar presionin mbi digat, pasi niveli i lartë i ujit ishte në nivel thuajse kritik. Fshatrat e Velipojës dhe Trushë si dhe shumica e fshatrave të Dajçit, po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të mungesave të sistemeve të pompimit të ujit.

Kryqi i Kuq me autoritetet ndihmuan në situatë. Në 12 mars, u shpërndanë 50 pako për 50 familje rome në Ajasëm. Në 15 mars, u shpërndanë pako për të mbështetur 35 familje në fshatin Shirq që është prekur edhe më shumë. Kryqi I Kuq po ndihmon edhe ata që janë të vendosur në shkollën “Arben Broci. Qeveria ka dhënë 100 krevatë dhe 18 tenda për bashkinë e Shkodrës për të pritur familjet më emergjente por edhe evakuuim për familjet më në nevojë. Strukturat e emergjencës kanë dhënë edhe ushqim, ujë dhe cdo gjë tjetër të nevojshme. Sipas lajmërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave situate e përmbytjeve në Shkodër pritet të jetë edhe më keq.

Në Shkodër pritet të bëhet hataja, ja çfarë do ndodhë në fund të marsit Read More »

Femra bëni kujdes! Këto produkte kozmetike që i përdorni çdo ditë, shkaktojnë kancer të gjirit

Një kërkim shkencor dedekton prezencën e estereve të parabenit në 99% të indeve tipike tek kanceri i gjirit. Parabeni është një kimikat me veti të ngjashme me estrogjenin dhe estrogjeni është një nga hormonet e përfshira në zhvillimin e kancerit të gjirit.

Testimi gjeti nivele të larta të n-propylparaben dhe methylparaben dhe nivele më të ulta të n-butylparaben, ethylparaben dhe isobutylparaben.

Burimi i parabenit nuk mund të identifikohet saktë pasi 7 nga 40 pacientë të raportuar, treguan se nuk kanë përdorur asnjëherë antidjersë në jetën e tyre.

Por dihet që deodorantët dhe antidjersat janë burimi kryesor i parabenit. Është e rëndësishme të dini se cdo gjë me të cilën ‘spërkasni’ lëkurën tuaj, absorbohet në trup dhe shkakton probleme serioze.

Studimet tregojnë se parabeni mund të prekë trupin si estrogjeni i cili çon në shkatërrim të masës muskulare, depozitim ekstra i yndyrës, gynecomastia mashkullore (rritje e gjoksit tek meshkujt), kancer në gji.
US Environmental Protection Agency EPA e lidh methyl parabenin me çrregullime metabolike, hormonale dhe neurologjike. Kini kujdes gjatë përzgjedhjes së produkteve kozmetike.

Zgjidhni ato pa paraben. (Ju mund të beni vetë një deodorant, formulën e gjeni në këtë faqe)

Jo vetëtm kaq, por këto produkte mund të përmbajnë edhe metale të cilat veprojnë si metalloestrogjene që janë të afta të lidhin receptorët e estrogjenit qelizor dhe mimikojnë veprimin fiziologjike të estrogjenit.

Përvec këtij, edhe alumini është një tjetër metal i rrezikshëm që mund të gjendet në deodorantët tuaj.

Një studim nga Journal Cancer Research tregon se femrat që kanë kadmium në trupin e tyre, janë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri në gji. Kadmiumi është një metal i rëndë kancerogjen i cili lidhet gjithashtu me receptorët e estrogjenit, duke imituar estrogjenin.

Femra bëni kujdes! Këto produkte kozmetike që i përdorni çdo ditë, shkaktojnë kancer të gjirit Read More »

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja

Partia Demokratike do të mbledhë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar, ku do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në statutin e kësaj partie.

Kuvendi do të mblidhet në datat 28-29 Prill, ndërsa brenda datës 22 mars pritej që grupi i punës të mblidhte të gjitha propozimet për ndryshimet statutore dhe më pas të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

Por ky proces duket i pamundur në qytetin e Vlorës, ku mbledhja e kryesisë ka dështuar për të treten herë.

Sot është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike të Vlorës për të dhënë udhëzimet për Kuvendin Kombëtar të PD, ashtu siç e ka porositur kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, por takimi ka dështuar për të tretën herë, raporton CNA.al.

Në mbledhjen e kryesisë së PD në Vlorë kanë qënë të pranishëm vetëm 11 pjesëmarrës, gjë që tregon një refuzim të hapur nga anëtarët e kryesisë, si një sinjal kundër Lulzim Bashës dhe Kuvendit të tij.

Mesa duket demokratët e Vlorës refuzojnë Kuvendin që vulos përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.

Për të treten herë nuk zhvillohet dot mbledhja e kryesisë që do të jepte porositë e Bashës për Kuvendin dhe deputetja Mecorapja është detyruar ta pranojë në mbledhje se ky është një refuzim nga demokratët e Vlorës.

Deputetja e PD, Nada Mecorapja ka pranuar dështimin dhe PD-ja në Vlorë duket në ditët e saj më të këqija, ashtu siç nuk ka qënë as në vitin ’97.

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja Read More »

Si u katandis PD-ja në një thes të shpuar

E vërteta e PD-së është portreti i saj i sotëm: një figurë politike më shumë qesharake, se sa besimdhënëse; një njeri i thirrur nga familja, për të ruajtur familjen; i pabesueshëm tek militantët e vjetër, por i ndjekur nga ujqërit e rinj, ai do e dërmojë aq shumë forcën politike që drejton, sa nuk do të mund t’i bënin dhjetëra e qindra kundërshtarë seriozë dhe të mençur.

Shkruan Bedri Islami

Në 22 mars 1992 Partia Demokratike mori një fitore të paralajmëruar dhe që dihej nga kushdo. Sinjali ishte dhënë më 1 mars të vitit të kaluar. Qytetet më të mëdha i kishin besuar asaj: Qendra e Tiranës, që njihej si “lagjja ku kishte lindur partia”, nuk votoi për presidentin e vendit, po për një inxhinier, ende të panjohur, që shumë shpejt doli nga jeta parlamentare.

22 marsi ishte thuajse i gjithë blu. Se çfarë do të ndodhte më tej nuk dihej asgjë. Vendi ishte i përmbysur, dhe si të mos kishte mjaftuar kjo, njerëzit ishin joshur me “çelun e bardhë” dhe “teorinë zero”. E vetmja gjë e sigurt ishte se e nesërmja do të ishte e hënë.

Që të nesërmen gjërat filluan të zbehen. Orët e entuziazmit po mbaronin shumë më shpejt se  sa kishin ardhur dhe sheshet e mbushura të ditës së 22 marsit, edhe nëse nuk u zbrazën, filluan të rrudhen.

Përse ndodhi kjo? Si është e mundur që një forcë politike, e cila mendohej se do të ishte shpresa e njerëzve drejt ëndrrës, brenda një kohe të shkurtër, çka nuk kishte ndodhur me asnjë parti tjetër opozitare në bllokun e Lindjes, do të merrte rrokopujën, për të shkuar drejt asaj që është sot, mjet kamikaz në duart e një grupi të vogël, përgjithësisht të fshehur pas shpinës së ish liderit të tyre dhe që, për vogëlima financiare  shesin edhe vizionet e fillimit të dhjetorit 1990?

Fitimtarët e 22 marsit nuk ishin gjë tjetër veçse ardhja e dytë, e mesme, e pushtetit të mëparshëm. Të gjithë kishin qenë në poste të nivelit të dytë, asnjëri i nëpërkëmbur, nga ish të përndjekurit dhe familjet e njohura asnjë nuk ishte ftuar për të qenë pjesë e qeverisë së re dhe, rasti i Pjetër Arbnorit, në drejtimin e parlamentit, më shumë se gjithçka tjetër, nuk ishte veçse një qokë politike.

Pak muaj më pas, në zgjedhjet vendore, do të vinte debakli i parë. PD do të ruante disa bastione, por do të humbiste shumicën.

Një vit e gjysmë më pas, në referendumin për Kushtetutën e re, që e shpallte Shqipërinë Republikë Parlamentare, po ku presidenti kthehej në një mbret, ishte dështimi i dytë i madh, kur na ra marramendshëm shpejt dhe nuk do të ndalej më.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Janë disa arsye themelore dhe shumë të tjera, rrethanore,  që i rrethuan këto arsye.

PD-ja, vendosi që qeveria e re t’i besohej një figure të lartë intelektuale, si Aleksandër Mesi dhe rreth tij ndërtoi një kabinet, i cili, edhe pse dukej se do të kishte njerëz vizionarë, në të vërtetë mentalitetin e tyre e mbyti koncepti shpellar.

Nëse kishte ndryshuar veshja e saj e jashtme, si do të dukej në një shtet shumëpartiak, thelbi kishte mbetur i njëjtë: ata do të hiqnin dalëngadalë “pardesytë e bardha” për të veshur mantelin e fitimtarit dhe kjo do të sillte shkatërrimin e asaj që ishte menduar. Të vetëfryrë me idenë e lirisë ata u bënë tiranë. Të thirrur për të bërë ringritjen, ata vazhduan me përmbysjen. Gjithnjë me fjalët e mëdha të demokracisë në mitingje, në praktikë ata filluan të marrin “revanshin” ndaj atyre me të cilët kishin qenë bashkëvuajtës disa muaj më parë. Duke qenë se shumica e tyre vinin nga radhët e komunistëve, apo familjet e tyre kishin strehë e saj, ata menduan se, ashtu si kishte ndodhur me lëvizjen komuniste, edhe këta do të rrinin 40 vite në pushtet.

Më ka ndodhur të jem në takimin e parë të Berishës pasi ishte zgjedhur president. Në pyetjen e parë nga salla se çfarë do të ndodhte nëse socialistët do të vijnë një ditë në pushtet, do të vinte edhe thirrja megalomane se “edhe për 50 vite nuk ka socialistë në pushtet. Unë ju garantoj”.

Ishte e vështirë për ta të thërrisnin mendjet, sidomos mendjet që rrezatonin ndershmëri dhe si të tillë, një ditë mund të rebeloheshin. Ata thirrën brenda vetes atë amalgamë që ishte e gatshme të shërbente, pavarësisht së shkuarës së saj.

Kthehem edhe një herë në takimin e cituar më sipër. Një ish i burgosur politik, Ded Kasneci, ndjesë pastë, duke folur për afrimin në postet e larta të një gjyqtari, Rustem Gjata, pyeti se si ishte e mundur, kur ky gjykatës kishte bërë ndoshta gjyqin e fundit politik në Shkodër, në të cilin kishte dënuar me vdekje, pa asnjë fakt konkret, dy ish ushtarakë, Enver Biçanakun dhe Rustem Tabakun, erdhi edhe përgjigja e njeriut që ishte menduar të risillte shpresë, se “ai na ka ndihmuar në hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë”.

PD-ja, përmes shampanjës që derdhi zonja Shehu në parlament, ditën që Berisha u shpall president, vendosi në krye të shtetit, jo rastësisht, njeriun që do të shndërrohej shumë shpejt, fillimisht në një tiran të vogël dhe pastaj në një tiran të madh.

Rikthimi i kultit, çka vazhdon edhe sot e kësaj dite, do të ishte njëri nga mëkatet e humnerës që la pas vetes forca politike e 22 marsit të 16 viteve më parë. Kaq e fortë është kjo ndjenjë, sidomos në një grupim të lidhur me rrethin, traditën e familjen e tij, sa edhe tani, një ish zëvendësministre, e njohur për shpërthimet e saj antiamerikane, do i bënte thirrje “kthehu , bac!”.

Askush tjetër si liderët e parë të PD-së fillimisht dhe të tjerët më pas, mizorisht, nuk u bënë pjesë e krimit financiar, për të shkuar më pas në krimin politik të vitit 1997.

Askush tjetër si ata, ia di gjynahet edhe elitës politike socialiste, që nuk ishte aq e gatshme të krijonte monopolet dhe oligarkinë financiare; të ndërtonte një sistem gjyqësor mizor, siç ishte ai i njohur si Plepat e Durrësit; asnjë forcë politike nuk solli në strukturat e saj aq shumë njerëz pa mendje, pa ide dhe plaçkitës.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Çdo gjë është në zanafillën e saj.

Ajo nuk u ngrit si një parti mbi bazën e një programi politik, të menduar gjatë dhe të organizuar në një hapësirë kohore.

Më shumë se parti, ajo ishte një shpërthim revolte, i nxitur nga vetë pushteti i kohës, si një shfryrje e ngadalshme për të shpëtuar veten.

Një grumbull njerëzish, shumë nga të cilët shkonin ende në mbledhjet e demokratëve duke pasur në xhep teserat e PPSH-së, as nuk kishin menduar në fundin e nëntorit se mund të jenë pjesë e një partie opozitare.

Ata i zuri opozitarizmi në rrugë, u bënë fillimisht pjesë e saj, pastaj me forcë, përmes lëvizjeve rrugaçërore, u bënë elita drejtuese dhe forca goditëse.

PD është quajtur parti e djathtë, por kurrë nuk ka qenë e tillë. Një konglomerat idesh, përplasjesh, mashtrimesh, ku vizionarët e paktë janë thyer që në fillim dhe ku vulgu i rrugëve ka ngritur piedestalin ku është vendosur një njeri i vetëm.

Se çfarë kanë në themelet e piedestalit, kjo është e qartë tashmë për të gjithë. Se sa kohë ata do të mbajnë mbi këtë grumbullim guror një figurë, edhe kjo nuk do të lërë rrjedhën e shumë viteve që të jetë e qartë.

E vërteta e PD-së është portreti i saj i sotëm: një figurë politike më shumë qesharake, se sa besimdhënëse; një njeri i thirrur nga familja, për të ruajtur familjen; i pabesueshëm tek militantët e vjetër, por i ndjekur nga ujqërit e rinj, ai do e dërmojë aq shumë forcën politike që drejton, sa nuk do të mund t’i bënin dhjetëra e qindra kundërshtarë seriozë dhe të mençur.

Sa herë që ai flet me fjalë të mëdha, për politikë të madhe, më kujtohet një fjalë e urtë që e përmendte shpesh herë halla ime e moçme: “I paafti jo vetëm që nuk të hedh gjë në thes, por të shpon edhe thesin”.

A është PD-ja sot një thes i shpuar?

Unë besoj, po.

Si u katandis PD-ja në një thes të shpuar Read More »

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente …

Fshati Babicë në Vlorë pa ujë të pijshëm . Banorë të fshatit ,vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,një situatë e cila zgjat prej shumë vitesh. Edhe kur mbërrin në banesat e tyre një herë në disa ditë,uji është krejtësisht i ndotur.

Banorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,ndërsa fshati Babicë mbetet një nga zonat më të peresekutuara sa i përket furnizimit me ujë. Banorët kanë reaguar këtë të shtunë duke kërkuar një zgjidhje,ndërsa konfirmojnë se faturat i kanë paguar rregulisht dhe nuk janë debitore,por uji në banesat e tyre mungon.

Edhe nëse ndonjëherë uji i pijshëm mbërrin në cezmat e tyre,ai nuk mund të konsumohet,pasi është krejtësisht i ndotur . Janë të detyruar ta blejnë apo të gjejnë zgjidhje të tjera iternativa për të patur ujë në shtëpi,por duke e siguruar me bidona,pasi zgjidhje tjetër nuk ka.

Vetëm një tubacion është ai që furnizon fshatin me ujë. Dëmtimi i tubacionit është i bashkuar me ujrat e zeza,cka sjell edhe situatën që krijohet në kohën kur mbërrin uji,kur është totalisht i ndotur.

Banorët kanë reaguar këtë të shtunë, por kërkojne zgjidhje emergjente,në një situatë që vijon prej disa vitesh në këtë fshat,jo shumë larg qytetit dhe pjesë e bashkisë së madhe të Vlorës

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente … Read More »