Aurora

Ekskluzive: Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare

Kolonja është shumë e pasur përsa i përket vendbanimeve të hershme ajo ka një grup kalash, tumash dhe varre monumentale jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).

Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi …

Monedhat ishin dy lojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë.

Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin.

PLATIN m. kim.

Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.

Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar.

Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike.

Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.

Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’.

Ky fshat tashmë i njohur për thesarin e mijrave monedha gjetur aty quhet “Qinam”

Çdo të thotë ky emër shpesh herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim?

Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq”
dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje“Qeramike”

Në gjuhën shqipe por jo vetëm; “Qeramidhia” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njhet baza materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; – Di/egur = Tiegull.

“Ngjyra” (Chroma -kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe.

Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri

Në fjalorin e shqipes kemi:

CËR m.

Pisku i vapës, koha kur të djeg vapa. Në cërin e vapës.

E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse në prezence të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell.

Qeramidhe pra, quhet; “Dhe i pjekur- Ceramidhe”, qyramidhe, qeramidhe –(tjegull).

“Qinam” emri i fshatit në kolonjë – Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe) Qeramikë. (M. Butka)

Ekskluzive: Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare Read More »

Abdyl Frashëri: Në Plaka të Athinës banojnë 200 mijë shqiptarë

Letra e Abdyl Frashërit në  Gazetën MONITEUR UNIVERSEL të Parisit i  përgjigjet një shkrimi me propagandë antishqiptare të botuar nga   grekomanët në gazetën “Republique Française”. Qendrimi i Abdyl Frashërit nuk është aspak qëndrim ‘nacionalist’ dhe as qëndrim ‘romantik’ -si duan ta quajnë disa mendje bolshevike të gjithë veprën e Rilindjes. Qendrimi i tij është realist dhe aspak i ekzagjeruar: ruan të gjitha rregullat e mirësjelljes dhe urtësis dhe mes rracionalitetit i kujton opinionit francezë të njohi realitetin dhe të mos mbështesi idetë ekspansioniste të ‘grekomanëve’ të Europës. Mes të tjerash Abdyli i kujton se lagjia Plaka-shihni foton- banohet nga 200 mijë shqiptarë. Plaka rrëzë Akropolit- Lagjia e autoktoneve. Altin Kocaqi.

Shkruan Abdyl Frashëri

Me habi pamë se gazeta e rëndësishme “Republique Française”, e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë. Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por “Republique Française”, duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive. Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqsie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studjuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.

Banorët e Epirit i quajnë “Pellazgë”. Herodoti, Tuqididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenë pjesë e Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe Gjiut të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihme grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke?

Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe  Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë

Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë?  Në Korçë?  Në Berat?  Në Gjirokastër?  Apo në Çamëri?  Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra  650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre…

Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë Cariste!!! Por kjo (Rusia) i përkrahë pretendimet e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës,  Europa nuk do të kishte kurrë qetësi.  Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do të shpiente Greqinë shumë larg, por në rradhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarët që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur “Plakë”, dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca.

Epiri është dhe do të mbetet gjithëmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogjet shuma të majme, të cilat mund t’i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet t’i zgjasi një ngatërrese, e cila s’ka për të mashtruar asnjë europian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë nji vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë.

Europa do të marrë përsipër përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do ta botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë.

Abdyl Frashëri: Në Plaka të Athinës banojnë 200 mijë shqiptarë Read More »

Dielli simbol tek Pellazgët, Ilirët e Shqiptarët

PA DIELL SKA JETE – DISA FOTO PER DIELLIN QE ISHTE SIMBOL TE ALEXANDRI E NE VAZZHDIMSI ESHTE EDHE SOTE USHQIMI I LASHTE E GJENEZEN E KA PIKRISHT NE -MONTE SCARDUS – SOTE NE MALET E SHARRIT – FLIJA QE SIMBOLIZON DIELLIN ME RREZE – KAM NDEGJUE EDHE NJI VERZION PER KUPTIMIN E KETI USHQIMI I TRADITES SONE ,,SE NGA KETU JAN RRUGET NEPER BOTE /s.p/

246

Dielli simbol tek Pellazgët, Ilirët e Shqiptarët Read More »

Kosova ruan dëshmi të shekullit të 14-të se UFO-t ekzistojnë?!

Universi është i mbushur me mistere që sfidojnë njohuritë tona aktuale, ndërsa në Manastirin e Deçanit një i huaj ka vërejtur ikona që tregojnë për UFO.

Në “Beyond Science” (Përtej shkencës), “Epoch Times” përmbledh rrëfime për këto fenomene të çuditshme për të stimuluar imagjinatën dhe për të na dhënë disa opsione që më parë nuk na shkonin as nëpër mend.

Në periudhën e mesjetës dhe të Renesancës, në civilizimin perëndimor janë krijuar disa nga veprat e artit më ikonike dhe më definuese në histori.

Vlera e këtyre veprave është rritur edhe më shumë ndër vite, derisa artistët i rafinonin shkathtësitë e tyre dhe ua përcillnin ato nxënësve të tyre.

Edhe në ditët e sotme, artistët dhe vizitorët e muzeve i shikojnë këto vepra me shumë vlerësim dhe vazhdojnë të inspirohen prej tyre.

Teoricientët konspirativë që merren me dëshmitë rreth ekzistimit të UFO-ve, besojnë se ato ruhen edhe në Kosovë, në Manastirin e Deçanit të ndërtuar diku mes viteve 1327 dhe 1335.

Brenda Manastirit janë disa piktura të ndryshme nga pjesë të famshme që janë të përshkruara në Bibël.

Kryqëzimi i Krishtit, njëjtë sikurse në katedralen Sventiskhoveli, i tregon 2 objekte fluturuese në këndin e majtë dhe atë të djathtë të skenës, raporton lajmi.net.

Ato mjete shihen duke u drejtuar nga dy qenie të cilat duken se janë duke e mbajtur timonin.a295

E sipas teorive konspirative, nëse këta pilotë do të konsideroheshin engjëj, ata do të kishin kurorë drite si dhe krahë, pasi që kështu ishte tradita krishtere e pikturave të asaj kohe.aa63

“Në fakt, në këtë pikturë të njëjtë mund të shihen figura të shenjta me kurorë drite dhe engjëj me kurorë drite eme krahë. Kjo e dëshmon atë se ato nuk ishin krijesa hyjnore. Disa spekulojnë se këto objekte e paraqesin diellin dhe hënën. Sidoqoftë, këto objekte nuk ishin identifikuar si karaktere apo perëndi nga kisha. Kjo do të ishte blasfemi”, shkruan The Ancient Aliens.

Këta teoricientë ngrisin disa pyetje për këtë: Çfarë ishin këto qenie dhe cili ishte qëllimi i tyre që shfaqeshin vazhdimisht në punimet e vendeve religjioze nga viti 1000-1300? Pse këto piktura ndaluan të shfaqeshin në punimet religjioze gjatë epokës mesjetare? Cila është e vërteta dhe lidhja e alienëve të lashtë me Jezusin e cila është duke u mbajtur e fshehtë? 7986120417

Kosova ruan dëshmi të shekullit të 14-të se UFO-t ekzistojnë?! Read More »

Vettingu në polici, futet në lojë edhe SHISH

Lidhur me vettingun në policinë e shtetit, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha detaje të rëndësishme të procesit të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë uniformat blu në vend, nga të gjitha rangjet.

Hodaj tha se policëve u është dhënë një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi për rangjet e larta do të zgjasë pesë muaj, ndërsa për efektivët e tjerë 24 muaj.

“Projektligji është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, por të parët që janë konsultuar për këtë projekt-ligj kanë qenë vetë punonjësit e policisë. Duke qenë se bëhet fjalë vetëm për deklarata, nuk ka nevojë për më shumë kohë se 30 ditë. Ndryshe nga gjyqtarët e prokurorët, në rastin e policisë nuk ka nevojë për dokumente shoqërues” – deklaroi ai në “Report TV”.

Ka mundësi që ky afat kohor të shtyhet, në rast se nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë?

Hodaj: Afatin e cakton ligji, në 14 ditë që kanë ngelur s’mund të ndryshohet ligji. Kemi probleme për marrjen e të dhënave financiare nga vitet 90 deri në vitin 2000. Paaftësia e institucioneve publike për të ruajtur të dhënat nuk mund t’i ngarkohet individit.

Procesi së pari na interesonte si është konceptuar. Procesi është një garanci më shumë për vetë punonjësit, që do të thotë që ka një garanci ligjore, ca kritere të mirë përcaktuara në ligj dhe ky vlerësim kryhet nga organe të pavarura, si ekzekutivi dhe ministria e brendshme. Kush e kalon me sukses, do t’i garantohet qëndrimi në detyrë.

Kur themi vetting në polici, çfarë nënkuptohet, pasuri të paligjshme, cili është thelbi?

Hodaj: Ata që duhet të rrinë në detyrë, s’duhet të kenë lidhje me botën e krimit, të mos jenë prekur nga korrupsioni, dikush duhet të justifikojë pasurinë e vënë me të ardhurat ndër vite. Si pritshmëri s’mund ta them sepse i bie të paragjykoj procesin. Besoj se pjesa më e madhe është pjesa e shëndoshë e policisë që do të rrijë në detyrë.

Si do t’i verifikoni?

Hodaj: Procesi është analog, së pari duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo pasuri. Nëpërmjet SHISH, Drejtorisë e parandalimit të pastrimit të parave, do të kryhet një vlerësim, nëse personi ka apo s’ka lidhje me eksponentë të botës së krimit. I gjithë procesi do të zgjasë rreth 24 muaj. Procesi i gradave të larta do të zgjasë diku te 5 muaj.

A ka persona që rrezikojnë burgun nga ky proces?

Hodaj: Patjetër që po, në rast se rezultojnë me shkelje.

Cila do të jetë e ardhmja e Akademisë së Policisë?

Hodaj: Akademia e policisë s’duhet të jetë e kufizuar vetëm te policia e shtetit por edhe të institucionet e tjera. Duhet reformuar dhe të ketë autonomi akademike dhe financiare. Synojmë që reforma ta vëmë në gjendje që të ofrojë edukim cilësor. Dhe duke përmirësuar cilësinë e edukimit mendojmë se do forcohet edhe profesionalizmi.

Është kusht akademia për zyrtarët që shërbejnë në polici?

Hodaj: Vakumi që do të krijohet nga vetitngu nuk na tremb, sepse kemi shumë kërkesa çdo ditë nga vajza dhe djem, apo thjesht gjimnazistë që e kanë pasion punën në policinë e shtetit, ndaj nuk besojmë se do të krijojë boshllëk të madh që do shkaktojë dhimbje koke për ne. Akademia është përdorur si aneks më parë në policinë e shtetit, duke çuar atje njerëzit që nuk shiheshin si adapto për policinë e shtetit, çka ka qenë një gabim i tmerrshëm, një paradoks.

Vettingu në polici, futet në lojë edhe SHISH Read More »

Rama paralajmëron punonjësit e Hipotekave: Nuk fshiheni dot!

Qeveria Rama e cila këtë fundjavë është zhvendosur në Fier zhvilloi takime me drejtuesit qendrorë e vendorë të Qarkut të Fierit, për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës.

Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë reforma në administrata ku sipas tij ka ende grabitqarë. Ai paralajmëroi punonjësit e hipotekës për zvarritjet që krijojnë

“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre. Dhe nuk mund dot të fshihen pas një punonjësi tjetër që është shkaktari direkt i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin dhe nga ana tjetër qytetarët duhet ta dinë se nuk është e nevojshme të humbasin kohë për të gjetur anën për problemin në forma nga më të ndryshmet por mjafton të drejtohen në platformë, shpenzojnë tre minuta për të bërë me dije problemin dhe brenda 10 ditësh marrin përgjigje”– tha kreu i qeverisë.

Rama paralajmëron punonjësit e Hipotekave: Nuk fshiheni dot! Read More »

Sherri për gjermanët. Rama i shkruan Bashës: I dashur Lulëzim…

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri, Edi Rama kanë replikuar sot për disa shkrime në portale anonime që sulmojnë Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat dhe akuzoi Edi Ramën si sponsorizuesin e shkrimeve denigruese për politikanin e lartë gjerman, që është dhe një nga njerëzit më të afërt të Angela Merkel në Bundestag.

Shkrimet e botuara në disa media afër PS në Tiranë akuzojnë Gunther Krichbaum për financim nga Rusia dhe deri për trafik fëmijësh! Jehona e shkrimeve të tilla ka mbërritur deri në Berlin dhe sot mediat gjermane kanë folur për sulme jo etike ndaj politikanëve gjermanë.

Pas deklaratës ë Bashës, Edi Rama ka shkruar një status të gjatë në formë letre për Lulzim Bashën. Kryeministri thotë se nuk ka asnjë arsye që PS dhe ai personalisht të merret me një politikan të një vendi tjetër. Ndërsa akuzon Bashën se po dëmton procesin e integrimit të vendit me lobimin në kancelaritë e vendeve të BE kundër çeljes së negociatave.
Letra e plotë e Edi Ramës për Lulzim Bashën
Nga Edi Rama

Zoti kryetar i Partisë Demokratike!

Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!

Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj. E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!

I dashur Lulëzim,

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!

Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.

Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time. Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.

Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!

Deklarata e Kryetarit të PD

Angela Merkel dhe Gunther Krichbaum

Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme.

Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri,  bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dheautokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen.

Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e  argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.

Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake neës, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.

Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët  propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.

Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve europianë.

Sherri për gjermanët. Rama i shkruan Bashës: I dashur Lulëzim… Read More »

Bleona Qereti mban premtimin: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar…!

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen. E pasi doli topless në tapetin e kuq, ajo publikoi edhe këngën më të re “Wicked Love”.

Bleona është rikthyer sërish dhe këtë herë mesa duket me një super projekt që konsiston në lancimin e një libri autobiografi ku këngëtarja do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.

“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.

E më tej këngëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.

“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje”, shprehet Bleona duke na kujtuar kështu premtimin e saj se do të publikoj emrat e rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me këngëtaren.

Bleona Qereti mban premtimin: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar…! Read More »