Aurora

Arta Marku hap dosjet e Metës, Berishës e Doshit. Frika nga burgu aktivizon “zarat” respektivë në media që e kërcënojnë. Tragjike se paguhen me taksat tona

Nëse kërkon të dish në Shqipëri se cili politikan është i fajshëm, atëherë evidento një akuzë dhe shih cili bën “zarin” për ta mbrojtur.

Në Shqipëri tashmë dihet se pjesa më e madhe e mediave janë të blera. Diku blihet pronari, diku blihet emisioni, diku blihet edhe ndonjë gazetar.

Ne i kemi kolegë dhe nuk është se na vjen mirë kur i atakojmë ndonjë herë, por akoma më keq na vjen kur na e kanë degjeneruar profesionin në këtë farë feje.

Aq sa kemi nisur të bëjmë prokurorin, gazetarin, gjyqtarin, politikanin, zarin dhe njeriun që lëkundet sa andej këndej.

Bledi Mane e degjeneroi gazetaren, teksa i foli si Rovena Gashi dhe me një bisedë vetëm 7 minutëshe nxori tërë llumin e gazetarisë në sipërfaqe.

Njerëzit u gajasen me këtë bisedë të sajuar të Bledi Manes me gazetaren Anduena Llabani, sikur po i fliste Rovena Gashit.

Por gazetarët u ndjenë të turpëruar se si një gazetare e vjetër, të përdoret në këtë farë feje.

Madje ajo e kishte arritur ‘majën’ teksa deklaroi në një emision televiziv nga më të ndjekurit në vend, se në takimin “kokë më kokë” të Ramës me Merkel, kjo e fundit i paskësh thënë Ramës që të mos e lejojë më vëllain Olsi Rama të bëjë trafik droge se la nam.

Dhe takim kokë më kokë Merkel-Rama në ballkonin e ndërtesës qeveritare gjermane, dhe e paska dëgjuar gazetarja këtu ne Tiranë çfarë është biseduar, kjo është të vrasësh veten.

Vetëm nëse ka qënë në brekët e Ramës, që e paska dëgjuar, ndryshe nuk ka asnjë shans.

Ne mirëkuptojmë çdo hall kolegu, pasi jemi njerëz. Dikush mund të ketë borxhe se ka mashtruar dynjanë, dikush për ndonjë bursë për kalamajtë, dikush për të luajtur apo paguar ndonjë borxh në kazino. Dikush dhe për të mbajtur ndonjë të dashur sekrete, pa e diktuar dynjaja dhe larg qoftë gruaja.

Nuk thonë kot, që “halli hallit nuk u ngjan”, pasi vetëm për bukë goje nuk themi se vuan asnjë gazetar, madje dhe më i thjeshti.

E marrim spunton për të bërë këtë hyrje të gjatë, për shkak të një emisioni që e paguajmë me taksat tona, në Televizionin Shqiptar.

Bëhet fjalë për emisionin “Java” në RTSH , i cili paska paralajmëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, sipas ish drejtuesit të lartë të PD, PAD e prap PD, tashmë analist që ka fituara pavarësinë nga e majta me zhvendosje djathtas, Preç Zogaj.

Sipas Zogajt, i njohur si ithtar i PD dhe i Berishës, pavarësisht se ky i fundit e ka degjeneruar gjithnjë, akuzoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se janë kallzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Duke paralajmëruar një sulm ndaj kreut të prokurorisë.

Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA-në.

I futëm këto pasazhe deklaratash të tre njerëzve që bëjnë gazetarin në këtë emision në televizionin publik shqiptar që mbahet me paratë e qytetarëve shqiptarë, për të treguar se pse kanë nisur sulmet dhe kërcënimet ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Për ti marrë me radhë, Preç Zogaj është ithtar i Berishës, i infektuar keq  nga “sindroma e Stokholmit”.

Për të gjitha ata që duan një sqarim të mëtejshëm për këtë sindromë, shpjegimi është i thjeshtë: Dashuria e viktimës me dhunuesin. Berisha e ka dhunuar Preçin aq fort sa nuk thuhet me fjalë.

I dyti, Artan Hoxha, njihet se është në “borderonë” e Tom Doshit, për hallet e veta sa herë që ia lyp nevoja Tomës del Artan Hoxha.

Kështu doli dhe kur e shpalli SHBA të padëshirueshëm dhe foli ato që foli, vetëm Toma s’kishte faj. Madje mesazhi ishte për Metën dhe Berishën sipas Hoxhës.

Dhe i treti Lorenci, që ndonëse ka qënë në heshtje këto kohë njihet si ithtar i Ilir Metës, e ka pasur dhe vijon ta ketë këshilltar të afërt.

Pse të tre këta përfaqësues të medias ishin në unison kundër Arta Markut, që e akuzonin se nuk po shqyrton dosjet e krimit, madje dhe fle mbi to.

Fakti është i thjeshtë: Dosjet e Metës, Berishës dhe Tom Doshin me sa duket janë duke u hapur, ndaj “zarat” respektive të tyre janë aktivizuar. Pra Arta nuk po fle, por i ka hapur këto dosje.

Këta “zara’ aktivizuar deri në atë shkallë sa të akuzojnë dhe Kreun e Prokurorisë shqiptare Arta Marku, madje dhe ta kërcënojnë se mund ta heqë SHBA.

Punë “zarash”. Por ama zarin e bëjnë me paratë tona, që paguajmë çdo muaj për RTSH tek fatura e energjisë.

Mesazhi ynë është i thjeshtë: Lerini presionet ndaj Arta Markut, këta njerëz e kanë vendin në burg dhe nuk ka djalë nëne e bir kurve që i shpëton, sado emsione të emetoni.

Qoftë dhe në RTSH. Eshtë jashtë fuqisë së Ramës që kërkon që ti mbrojë, apo Berishës, Metës e Doshit që duan të mbrojnë veten. Eshtë kapitull i mbyllur, SHBA e mbështet Arta Markun.Pamfleti.com

Arta Marku hap dosjet e Metës, Berishës e Doshit. Frika nga burgu aktivizon “zarat” respektivë në media që e kërcënojnë. Tragjike se paguhen me taksat tona Read More »

Grida Dumës i iku zëri vetëm nga një fjali e vetme e Saimir Tahirit, cila ishte arsyeja?

Grida Duma u pa në një pozicion të vështirë të enjten, vetëm nga një fjali e thjeshtë në dukje e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, Tahiri tha: “E di Grida Duma si e kam bërë detyrën”.

Pas kësaj deklarate, Grida Duma heshti për rreth 30 minuta.

CNA.al shkruan se shkak për heshtjen e Gridës, është një ngjarje e vitit 2014, më saktësisht vrasja e bankierit Artan Santo.

Atëherë u raportua se personi i fundit me të cilin Santo po fliste në telefon, ishte pikërisht Grida Duma.

Por, ajo nuk u mor asnjëherë në pyetje nga Prokuroria, pas një takimi të gjatë që thuhet se zhvilloi në zyrën e Saimir Tahirit.

Grida Dumës i iku zëri vetëm nga një fjali e vetme e Saimir Tahirit, cila ishte arsyeja? Read More »

Bukuroshet shqiptare që janë pas hekurave për vrasje, mashtrim dhe zjarrvënie

Të reja, të bukura e me një karrierë të lakmuar, historitë e bukurosheve shqiptare që përfunduan pas hekurave të burgut për krime të rënda.

Duke u nisur nga arrestimi i Olesia Dukës, dentistes së “Vip-ave”, albeu.com rikthen në vëmendje burgosjet më të bujshme të bukurosheve shqiptare.

Dentistja e famshme, Olesia Duka

Olesia Duka u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një biznesmeni të njohur, se Olesia i kishte marrë atij 900 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pas denoncimit të tij, u zbuluar se ajo kishte mashtruar plot 11 biznesmenë dhe një ish-deputet të PS, duke u marrë shifra të çmendura parash, raporton albeu

Olesia jetonte një jetë luksi me udhëtime e rroba firmato. E ftuar disa herë edhe në emisione, ajo njihej si dentistja e “Vip-ave”.

Uarda Çota

Bukuroshja zeshkane që tërhoqi vëmëndjen e medias, u burgos për një aksident të rëndë automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më pare dhe nga aksidenti humbi jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djali i ish-zv/ministrit Avenir Peka.

Ajo u dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia.

Anjeza Shabani

Gazetarja e njohur Anjeza Shabani shokoi opinionin publik pasi dhunoi një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë.

Anjeza Shabani u dënua me 2 vite burg ndërkohë oponioni publik e kryqëzoi atë pas pamjeve të dhunshme brenda kopshtit “Diren”.

Desara Mançellari

E kush mund t’a harrojë vajzën simpatike e cila i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit.

Në polici ajo tregoi se ish i dashuri i ushtronte presion dhe për këtë mori hak duke i djegur 4 makina superluksoze.

Ajo rrëfeu se bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve të babait të tij.

Pas disa vendimeve, Dasara u la me arrest shtëpie.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Pak muaj më parë, u arrestuan dhe burgosën nënë e bijë pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada.

Nënë e bijë u dënuan respektivisht me 10 dhe 8 vite burg.

Bukuroshet shqiptare që janë pas hekurave për vrasje, mashtrim dhe zjarrvënie Read More »

Nuk e dinit këtë! Njihuni me vendin ku Lekë Dukagjini kaloi vitet e fundit të jetës

Do të mbeteni pa fjalë!

Surpriza e verës dhe e katër stinëve për turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykëderdhja e Lumit të Shalës me “Blinin e Gurit të Lekës”.

Kolori pranveror mbi të gjitha koloret, ka zbritur dhe në brigjet e Liqenit të Komanit në vendderdhjen e Lumit të Shalës.

Bashkë me të, kanë filluar të zbresin dhe vizitorët e parë të stinës së ngrohtë. Janë agjenci të ndryshme turistike që udhëtojnë nga Tirana apo qytete të tjera, drejt këtij destinacioni me një bukuri natyrore të pa krahasueshme. Në grykëderdhjen e Lumit të Shalës në Liqenin e Komanit është krijuar një oaz ujor tepër piktoresk me një plazh të freskët ku vizitorët turistik çlodhen dhe kundrojnë natyrën përrallore.

Investitori vendas ka ngritur aty një Bar-Hotel me kushtet e akomodimit për një numër të konsiderueshëm pushuesish që vijnë me guidat turistike nga Tirana apo vende të tjera dhe e popullojnë gjatë gjithë sezonit verorë. Jo vetëm burimet ujore, shpellat, uji i kristaltë por dhe historia e “Blinit të Gurit të Lekës”, tërheq shumë kuriozë të gojëdhënave dhe historisë së këtyre anëve.

Blini i Gurit të Lekës, ndodhet në vendpjekjen e Lumit të Shalës me Liqenin e Komanit, në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin tonë rebel Lekë Dukagjini.

Thuhet se Lekë Dukagjini, vitet e fundit të jetës i kaloj në këtë vend, përballë i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit. Emrin “Komlem” thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisë turke zgjati aq shumë sa atje lart midis atyre shkëmbinjve lindën 72 djem.

Përballë Komlemit, nga ana tjetër e lumit, ndodhet një shkëmb i cili mban emrin “Curri i Haxhi Begut” nga ku ushtria turke thonë që gjuante me top malësorët e ngujuar aty në Komlem bashkë me princin.

Një natë, Leka ju thotë ushtarëve, që të hedhin vozgat me raki në shkëmb duke iu vënë flakën. Vargu i flakës zgjatej deri poshtë në Drin dhe turqit e lëshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se këta paskan aq shumë barut sa edhe ta djegin në humnerë, thotë gojëdhëna.

Vetëm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonë Guri i Lekës, sepse pasi je ngjitur mbi të dhe ke hedhur vështrimin rreth e rrotull, kupton se ai është një vend strategjik vrojtimi.

Nga maja e këtij guri, mund të “krehësh” të gjithë zonën në një hark prej rreth 300 grade.
Pra, Leka, nga ky gur ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet.

Disa qindra metra afër Gurit, ndodhet Shpella e Lekës, një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit.

Sipas legjendës thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Nuk ka dokumente për vendin ku Lekë Dukagjini kaloj vitet e fundit të jetës, për kohën e vdekjes apo për vendvarrimin e tij.

Duke u mbeshtetur në e gojdhënat, Blini është posaçërisht vendi ku Leka kaloj vitet e fundit të jetës së tij. Turistët dhe vizitorët bëhen shumë kuriuoz për këto legjenda të rrëfyera nga banor të zonës apo dhe guidator vendas.

Udhëtimi drejt Blinit paraqet surpriza të pafundme pasi ka atraksione të shumta turistike përveç atyre që paraqet liqeni i Komanit, lumi me troftën pikaloshe, shpend dhe kafshë të ndryshme, nga çdo anë mund të shihen në faqet shkëmbore edhe dhitë e egra nëse atje kalohet pa zhurmë.

Komlemi, Bira e Topit, Guri i Lekës, Shpella e Lekës, Ballkoni i Dhive të Egra, Ujvara e Mullinit dhe vende të tjera tepër piktoreske, tërheqin turistët.

Njerëzit e këtyre vendeve të bukura dhe historike, kanë ndërtuar një Hotel-Bar-Restorant në breg të lumit, një ndertim i bukur duke ruajtur edhe traditën e ndertimit me gur e dru,ku vizitorët çlodhen e mësojnë historinë.

“Të huajt që vijnë përherë të parë në këtë vend, surprizohen nga natyra, historia dhe gojdhëna që lidhet me “Blinin e Gurit të Lekës” dhe largohen duke e quajtur këtë vend si surpriza e turizmit shqiptarë” tregon për ATSH një prej eksploratorëve të guidave turistike Skënder Ibi që udhëheq turistët në vendet më piktoreske.

Nuk e dinit këtë! Njihuni me vendin ku Lekë Dukagjini kaloi vitet e fundit të jetës Read More »

Ja çfarë ndodh nëse hani banane çdo ditë

Një banane në ditë mund të shpëtojë jetën. Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohur, por edhe mes vetë frutave dobitë që sjellin në organizëm janë të ndryshme.

E duke studiuar dobitë e bananes, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Alabamas dolën në përfundimin se një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën.

Sipas studiuesve, banania parandalon sulmet në zemër dhe mpiksjen e gjakut në tru.

“Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha potasiumi, si banania, mund të parandalojnë bllokimet fatale të arterieve dhe enëve të tjera të gjakut”, thonë në raportin përfundimtar të tyre grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Alabamas, transmeton tch.

Studiuesit shpjegojnë se testimet janë kryer në një grup minjsh të ndarë në 3 kategori. Kategorisë së parë iu dha ushqim me sasi të ulët potasiumi, të dytit sasi normale dhe të tretit ushqim me nivel të lartë potasiumi.

“Vumë re se në grupin e parë qarkullimi i gjakut te minjtë ishte më i ngarkuar, më i vështirë, ndërsa në grupin e tretë arteriet ishin në gjendje perfekte, akoma më mirë se më parë”, thonë shkencëtarët.

Ja çfarë ndodh nëse hani banane çdo ditë Read More »

Deputeti i PS me çantë misterioze në Kuvend. Filmohet dhe video po bën namin…

Rubrika argëtuese e emisionit “Kjo Javë” në News24 sjell disa nga momentet më pikante të kësaj jave që po mbyllim.s
Deputeti Taulant Balla i shkel syrin dikujt sa del nga komisioni. Nuk e dimë nëse është ndonjë koleg apo ndonjë femër. Po jo pak kuriozon çanta ‘gjigande’ e deputetit socialist Eduard Shalsi ndërsa del nga Kryesia e Kuvendit si në një skenë filmash të 007. Çfarë mund të kishte brenda përveç dokumenteve?!

E përkrah Federica Mogherinit me një qëllim shumë serioz për të dorëzuar rekomandimin e KE për çeljen e negociatave, ambasadores Vlahutin nuk i binden flokët, teksa era shkon kundër vullnetit të saj, ajo përpiqet t’i ulë poshtë. Të njëjtin problem duket se ka edhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

S’ka munguar qëndrimi mospërfillës i deputetit Tom Doshi ndaj lajmit se SHBA-të i kishin ndaluar hyrjen familjarisht. Duket se deputeti malësor nuk ka frikë nga asgjë. Por as Saimir Tahiri edhe pse është nga Jugu. Dialogu mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe prononcimi i tij jashtë parlamentit me shprehjen e famshme ishte pjesë e rubrikës argëtuese.

Ndiqni këto momente gazmore:

Deputeti i PS me çantë misterioze në Kuvend. Filmohet dhe video po bën namin… Read More »

Për shëndet të mirë – Arsyet pse duhet të hani ullinj cdo ditë

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët.

Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.

Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin.

Më poshtë do të gjeni të listuara , përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.
Përmirësojnë shëndetin e kockave
Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore.

Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.
Ulin kolesterolin
Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.
Largojnë dhimbjet
Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.
Antioksidantët
Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve.

Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.
Janë të pasur me baktere të mira për stomakun
Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun.

Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm
Efikasë kundër rrudhave
Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme.

Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.
Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës
Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.
Ulin oreksin e tepërt
Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.

Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.

Për shëndet të mirë – Arsyet pse duhet të hani ullinj cdo ditë Read More »

Mjaltë me spec djegës – Efektet fantastike për organizmin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës?
Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.
Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’
Në këtë artikull do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin.

Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë.

Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës.

Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.
Si të përgatisni mjaltin me spec djegës

Përbërësit

1 filxhan me mjaltë

3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet

Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar.

Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi.

Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime.

Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente.

Mjaltë me spec djegës – Efektet fantastike për organizmin Read More »