Aurora

E rralle ne Vlore – Nje dash ka jo dy por kater brire.Ngjarja eshte rregjistruar ne …

E rrallë në Vlorë. Një dash ka jo dy por katër brirë. Nuk është se nuk ka ndodhur edhe parë, por gjithsesi mbetet një nga gjërat me të veçanta që mund të ndodhë.

Ngjarja është rregjistruar në Karaburun, ku dashi ka një pamje shumë ndryshe nga të tjerët. Ai është i pajisur me katër brirë.Brirët i japin autoritet të padiskutueshëm prijësit të kopesë.

Madje rivalët e tufave të tjera e kanë frikë vetëm për këtë fakt. Sepse ai nuk është një krijesë dosido, por një dash me katër brirë. Dashi bën një jetë krejt normale mes tufës.

E rralle ne Vlore – Nje dash ka jo dy por kater brire.Ngjarja eshte rregjistruar ne … Read More »

Aroma e traditës në tryezë – Pispili me qepë të njoma

Pisipilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

E përgatitur me kombinime të ndryshme mbushjesh, me djathë a me gjizë, me kos, qumësht e vezë, spinaq e hithra, apo kunguj e qepë domate, shija e tij në të gjitha variantet mbetet e papërshkrueshme.

Një recetë që mahnit çdo turist të huaj që provon kuzhinën tradicionale shqiptare e që sigurisht nuk mungon në tryezat shqiptare.

Më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së pispilisë me qepë të njoma krejt lehtë në shtëpi.

Një gatim special që të kujton jo vetëm shijen e mirë dhe të nxit dëshirën për ta konsumuar sa më parë, por edhe të sjell ndërmend atmosferën në shtëpi kur ai gatuhet nga duart e nënës apo gjyshes.

Pispili me qepë të njoma është një alternativë fantastike për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.

Ajo shoqërohet me kos, dhallë e djathë, sallata të freskëta të stinës, turshi e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.
Përgatitja e Lakrorit me Qepë të Njoma në Shtëpi
Përbërësit
1 kg qepë të njoma

1 filxhan çaji vaj ulliri

4 filxhanë çaji miell misri

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle djathë i thërmuarr

Kopër ose nenexhik
Përgatitja
Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kaurdisen në një enë të mbyllur, sa të zbuten.

Kur hiqen nga zjarri, të shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.

Në një tenxhere hidhet më tepër se gjysma e miellit të misrit.

Shtohet ujë i nxehtë, kripë, vaj uliri dhe përgatitet një brumë i derdhur.

Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj.

Mbi të hedhim masën e qepëve të njoma dhe mbulohen me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës).

Spërkatet me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

Në fund spërkatet me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë

Aroma e traditës në tryezë – Pispili me qepë të njoma Read More »

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më

Bregdetit shqiptar i janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë tokë shtetërore. Një pjesë është tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar pa dokumentacion. Ky është konkluzioni i një raporti të Task Forcë që bëri verifikimin e pronave në bregdet. Sipas dokumentit që disponon Top Channel, për 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren nga shteti pasi janë dhënë me vendim gjykate.

Një raport i Task Forcës për verifikimin e pronave të bregdetit ka gjetur se vetëm në vijën bregdetare të jugut janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë toka shtetërore.

Raporti, i cili disponohet nga Top Channel konstaton se një pjesë e tokave në bregdet janë tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar në mungesë të plotë të dokumentacionit ligjor.

Sipas raportit pjesa më e madhe e këtyre tokave, për rreth 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren më nga shteti, për shkak se janë dhënë me vendime gjyqësore edhe pse nuk kanë patur dokumente të rregullta. Ndërkohë që për pjesën tjetër, për atë që është marrë me dokumente të falsifikuara autoritetet shtetërore do të nisin procedurat për rishtetëzimin.

Sipas taks forcës, situata rezulton problematike në të gjithë vijën bregdetare të jugut, veçanërisht në Vlorë, Dhërmi, por edhe Sarandë ku tokat shtetërore janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

Ky verifikim është bërë përgjatë periudhës 2014-2015. Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili pezullon plotësisht dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet deri në një afat të pacaktuar.

Burime nga taks forca thonë se pas këtij vendimi do të ketë të tjerë hapa ligjorë që do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet me tokat që janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Sipas qeverisë, synimi është që këto prona të rimerren nga shteti për tu përdorur në investimet strategjike, por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita si një tentative e qeverisë për të grabitur tokat e bregdetit përmes bizneseve të lidhura me të.

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më Read More »

Kjo është shtëpia më e çuditshme në botë

Në Vals, në një fshat të vogël në kantonin Graubunden (Zvicër), Bjarne Mastenbroek dhe Christian Muller, arkitektë e miq me njëri tjetrin kanë projektuar një shtëpi në mal.

Sfida ishte për të treguar se mund të ndërtohet një ndërtesë 160 metra katrorë pranë një lugine, pa sakrifikuar peizazhin.

Shtëpia është magjike, veçanërisht kur pjesa e jashtme mbulohet nga dëbora. Në shtëpi hyhet nëpërmjet një tuneli nëntokësor lidhur me hambar të vjetër.

Puna ka përfunduar brenda katër vjetëve. Shtëpia tashmi jepet me qira nga pronarët.

Kjo është shtëpia më e çuditshme në botë Read More »

Kripë dhe vaj ulliri janë gjithçka që ju duhet për të mos ndjerë dhimbje për 5 vjet!

Vaji i ullirit i kombinuar me kripë është një kurë natyrale e përdorur mijëra vjet më parë për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Gjithçka që ju duhet për të përgatitur këtë kurë janë 20 lugë gjelle vaj ulliri dhe 10 lugë gjelle kripë.

Përgatitja: Vendosini përbërësit në një shishe qelqi dhe lërini të qëndrojnë në një vend të errët dhe të thatë për 5-7 ditë.

Aplikimi: Kjo kurë përdoret për të trajtuar thuajse të gjitha llojet e dhimbjeve në formën e masazhit. Aplikoni përbërjen çdo darkë në zonat që ju dhembin dhe masazhojini për rreth 20 minuta. Trajtimi duhet të zgjasë të paktën 10 ditë.

Vaji i ullirit së bashku me kripën rigjenerojnë indet dhe nxisin qarkullimin e gjakut duke bërë kështu një përmirësim të dukshëm tek indet e muskujve dhe ndalojnë dhimbjet.

Kjo përzierje mund të përdoret edhe për dhimbjet e kokës, gjymtyrëve, kyçeve, dhimbjet që vijnë nga artriti, osteoporoza ose reumatizma etj.

Nuk ka asnjë efekt anësor dhe rezultatet do të jenë të mahnitshme.

Brenda 10 ditëve, ilaçi do të stimulojë qarkullimin dhe rigjenerimin e muskujve në kërce dhe në indet e kockave. Ju do të vini re ndryshime të mëdha brenda 8-10 ditësh.

Pas aplikimit të këtij trajtimi dhimbja juaj e kokës do të kalojë. Gjaku juaj do të qarkullojë në mënyrën e duhur dhe do të shikim shumë mirë. Trupi do të lirohet nga toksinat dhe metabolizmi juaj do të arrijë pikun më të lartë. Pas masazhit mund t’iu merren pak mendtë, por përpjekja ia vlen: Do të merrni rezultate të mahnitshëm dhe pa asnjë efekt anësor

Kripë dhe vaj ulliri janë gjithçka që ju duhet për të mos ndjerë dhimbje për 5 vjet! Read More »

Adriatik Llalla, pastrim parash; pas SHBA dhe Gjermania i refuzon kërkesën për qëndrim. Gati refuzimi nga shtete të tjera të BE

Ajo që ka paralajmëruar “Pamfleti” herë pas here se ish kryeprokurori Adriatik Llalla do të arrestohet me sa duket po bëhet realitet.

Muaj më parë “Pamfleti” bëri publike akuzat që rëndonin mbi Adriatik Llallën dhe tashmë prangat për të janë më afër se kurrë.

Kjo dhe për faktin se pas SHBA, është dhe Gjermania ajo që njofton sipas burimeve të brendshme të ambasadës, se ia ka refuzuar kërkesën për kohëqëndrim në Gjermani.

Mediat e kanë bërë të ditur këtë fakt, ndërkohë që “Pamfleti” e lajmëroi javë më parë.

Mësohet se Lllalla nuk ka të drejtë të qëndrojë me familjen e tij në Këln të Gjermanisë, ku me paratë e përfituara përmes ryshfetit e të pastrimit të parave, ka blerë dhe një shtëpi luksoze.

Nga ana tjetër po nga Gjermania vjen mandata tjetër për Llallën. Kështu media zyrtare gjermane që transmeton dhe në gjuhën shqipe Deutsche Welle teksa bën një analizë mbi ecurinë e “Vettingut” në Shqipëri, evidenton akuzat për pastrim parash, abuzim me detyrën dhe tjetërsim pronash.

Pavarësisht se thotë se nuk ka një njoftim zyrtar se ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të arrestohet, përmendja e këtij fakti lë për të kuptuar se arrestimi i tij është shumë afër.

Përmes gazetares së saj në Tiranë, DW shkruan se “rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë më 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Muajin e kaluar, ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”. Por sipas medias gjermane, “fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë.

Dokumentet zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit.

Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do ndiqet se shpejti dhe nga raste të tjera”.

Burime diplomatike thonë se në tavolinën e Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur dokumentacioni i plotë për të gjitha aferat dhe pastrimin e parave të Adriatik Llallës.

Njëherësh kanë mbërritur dhe dokumente dhe prova nga Gjermania, se ku i ka dërguar dhe investuar një pjesë të këtyre parave të pastruara, për banesa dhe depozitim në bankat gjemane. Por refuzimi i qëndrimit në Gjermani për Llallën, që pritet të pasohet dhe nga shtete të tjera të BE.

Nje veprim i tillë tregon se qelia për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla është afër dhe arrestimi i tij është çështje ditësh.

Adriatik Llalla, pastrim parash; pas SHBA dhe Gjermania i refuzon kërkesën për qëndrim. Gati refuzimi nga shtete të tjera të BE Read More »

Shkencëtarët dhe mjekët japin një lajm alarmant!

Neuroshkencëtarët japin lajme alarmante! Gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme! Gjumi është jetësor për trupin tuaj!

Pas një dite pune, trupi ynë tashmë është i lodhur, por gratë nuk ndalen me kaq, sepse dita e tyre vazhdon më pas në shtëpi me të gjitha punët e shtëpisë dhe kujdesin për familjen.

Cili është ndryshimi midis gjumit të burrave dhe grave?

Kompleksiteti i funksionit të trurit të një gruaje kërkon shpenzime shtesë të energjisë. Jim Horne, një profesor në Universitetin e Loungborough në Mbretërinë e Bashkuar, tha:

“Mungesa e gjumit në femra është e lidhur fort me nivele të larta të stresit psikologjik dhe gratë janë në rrezik më të madh për të qenë agresive, nervoze dhe depresive”.

Sidoqoftë, tek meshkujt, nuk ka lidhje të tilla.

A duhet të gjithë ne të flemë 8 orë gjumë?

Ne e dimë se ne duhet të flemë të paktën 8 orë gjumë për t’u ndjerë mirë gjatë ditës. Por nuk është ashtu.

Për shumicën e njerëzve mjaftojnë vetëm 7 orë. Megjithatë, profesor Horne thotë se “… truri femëror është i ndryshëm nga ai i meshkujve, struktura e tij është më komplekse, kështu që femrat duhet të flenë pak më shumë”.

Pse truri i grave punon më shumë?

Krahasuar me burrat, gratë kanë më shumë gjasa të kryejnë më shumë aktivitete në të njëjtën kohë dhe të përdorin më shumë fusha të trurit të tyre në të njëjtën kohë. Pra, merr më shumë kohë për t’u rikuperuar, prandaj gratë duhet të flenë edhe më shumë.

Profesor Horne tha se burrat, aktivitetet e të cilëve janë të lidhura me zgjidhjen e detyrave të shumta, gjithashtu mund të kenë nevojë për shumë gjumë. Por edhe në këtë rast, gratë kanë nevojë për më shumë orë pushimi.

Shkencëtarët dhe mjekët japin një lajm alarmant! Read More »

E pabesueshme ! Ja çfarë del kur kërkoni Lazaratin në ‘Google Maps’

Keni provuar të kërkoni ndonjëherë në Google Maps për Lazaratin?

Nëse provoni të bëni një kërkim në internet do të shikoni se do të dalin disa destinacione si “Shesim barin më të mirë”, “Kafe dhe hashash”, “Shesim bar” apo edhe “Hashashi dhe Jeta”.

Nëse kërkon të depërtosh edhe më në thellësi të hartës, mund të hasësh në pika të tjera kyçe, ku ndër të tjera mund të identifikosh edhe “Shkollën e Kultivimit të Hashashit”.

ImageImage

E pabesueshme ! Ja çfarë del kur kërkoni Lazaratin në ‘Google Maps’ Read More »