Aurora

Lengu i karotave me portokalle – Fuqia e vlerave

Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës dhe portokallit.
Vitamina
Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt.

Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.
Vitamina A
Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat.

Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.

Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.
Folati
Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.

Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë.

Një gotë normale me lëng karrote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
Vlera të tjera

Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.
Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen?
Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.

Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.
Përbërësit:
• 2 Karrota
• 2 Portokalle

Qërojini portokallet dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë në shtrydhësen e frutave.
Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit
Koha e nevojshme: 5 minuta
Racionet: 2
Përbërësit
• 6 karrota
• 1 portokall
• 1 copë xhenxhefil
• 1 kastravec nëse dëshironi
Udhëzimet
Pasi keni qëruar portokallet dhe larë karrotat, shtoni të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave.

Nëse dëshironi mund të qëroni edhe kastravecin dhe xhenxhefilin. Përzijeni lëngun dhe pijeni menjëherë që të mos lejoni oksidimin e tij.

Lengu i karotave me portokalle – Fuqia e vlerave Read More »

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit në çdo kohë

Përdorni këto mjekime popullore në shtëpi për të lehtësim nga dhimbja e dhëmbit.

Ujë i kripur
Përziej gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë derisa të shkrihet dhe mbajeni këtër përzierje në gojën tuaj për 30 deri në 45 sekonda, pa e përtypur, pastaj nxirreni. Ky proces do të largojë çdo grimcave të ushqimit që mund të mbërthyer në dhëmbët tuaj dhe të minimizojë ënjtjen.

Vaji i karafilit
Vaji i karafilit aplikohet direkt në dhëmb (ose dhëmbët) të lënduar. Kini kujdes të mos merrni vaj karafil në ndonjë ind të ndjeshme të mishrave të dhëmbëve, pasi mund të përkeqësojë atë.

Peroksid hidrogjeni
Për të zhdukur bakteret në gojën tuaj që mund të jenë përgjegjëse për dhimbjen e dhëmbëve tuaj, bëj një përzierje të peroksidit të hidrogjenit dhe ujit në gojën tuaj për 30 deri në 45 sekonda, pastaj nxirreni. Shpëlarje tërësisht me ujë herë më pas për të siguruar peroksid hidrogjeni është pastruar plotësisht.

Çaj mente
Gjethet e mentes kanë veti që mund të sjellë një lehtësim të përkohshëm në dhimbjen e dhëmbit. vendosni bustinën e çajit të përdorur në frigorifer për 30 minuta ose më shumë pastaj vendose në zonën e gojës që ju jep dhimbje dhe lejojeni që të ftoheni dhe të zbutni zonën e ndezur për 20-30 minuta.

Vaji i kokosit
Është një nga mënyrat më të mira për të hequr baktereve e dëmshme që shkaktojnë dhimbje dhëmbi. Vendosni një lugë gjelle vaj kokosi në gojën tuaj dhe bëni gargarë për 15-20 minuta. Pastaj lani dhëmbët.

Hudhër
Një thelpi hudhër e grirë ose vihet direkt në dhëmb dhe do të ndihmojë në shërimin e infeksionit. Lëreni hudhrën në dhëmb, dhe përtypni me lehtësi për rreth pesë minuta.

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit në çdo kohë Read More »

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion për 21 janarin e për kundërshtarët e Saliut në PD

Prokuroria ka vendosur të hapë dosjen e 21 janarit, e cila duke shfrytëzuar vrasjen pa autor të Aleks Nikës e ka të justifikueshme një gjë të tillë.

Dhe në këtë kontekst, hetimi nxjerr në pah dhe rolin e Shërbimit sekret të Ushtrisë së asaj kohe të drejtuar nga Ylli Zyla.

Pikërisht këtu ka dalë në pah dhe roli që ka luajtur SHIU për përgjimin e opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Edi Rama. Por dhe dhe përgjimet më 21 janar 2011 kur u vranë në mes të Bulevardit përballë kryeministrisë 4 demonstrues të pafajshëm.

Ka qënë Ylli Zyla ai që i ka dhënë informacion Sali Berishës se ka tentativa për të sulmuar me armë kryeministrinë dhe se duhet reaguar jo me fishekë manovre por me fishekë të vërtetë nga ana e Gardës së Republikës.

Janë elementë të rinj këto që i bashkangjiten dosjes së 21 janarit, pasi SHISH i asaj kohe i drejtuar nga Bahri Shaqiri u vu nën goditjen e Berishës për mungesë informacioni dhe shërbim ndaj sulmit ndaj institucioneve.

Ka qënë Shërbimi Sekret i Ushtrisë ai që ka dhënë dhe informacionin për sulmin që ishte përgatitur sipas kryeministrit ndaj institucioneve. Madje dhe me thika me helm apo çadra me helm, të cilat i prezantoi Sali Berisha në daljen e parë publike teksa paraqiti skemën sipas tij të grushtit të dështuar të shtetit të organizuar nga Rama, Presidenti Topi, Ina Rama, mediat dhe në bashkëpunim me disa ambasada të huaja.

Pajisja përgjuese ishte blerë miliona dollarë nga ana e Ylli Zylës ish kreut të SHIU-t në Izrael, pavarësisht se nuk përcaktohej në listën e pajisjeve të FA dhe shërbimit sekret të saj.

Përgjimet e SHIU-t në kohën e Berishës, të fshira pas zbulimit të skandalit

Prokuroria ka kohë që i ka nëpër duar hetimet për përgjimin që i është bërë opozitës, përgjimi dhe informacioni i dhënë më 21 janar 2011. Ka dhe pajisjen e përgjimit të blerë nga Ylli Zyla për llogari të SHIU-t të atëhershëm. Por ka zhvillime të pakëndshme në këtë drejtim. Pasi Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion.

Përgjimet shtriheshin në harkun kohor nga muaji mars i vitit 2011 dhe deri në muajin qershor të vitit 2012. Kjo periudhë përkon me ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Berishës dhe opozitës, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjen e katër protestuesve. Por dhe zgjedhjet lokale që pasuan e në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes – posaçërisht me armatimet dhe përgjimin e opozitës, gazetarëve e trupit diplomatik.

Gjithçka ka nisur me blerjen e dy pajisjeve përgjuese pasive dhe aktive, “për nevoja të forcave tona në misione jashtë vendit”.

Këto pajisje nuk u deklaruan në doganë, por u zhdoganuan duke i emërtuar “amplifikator për pajisjet elektronike”.

Ato nuk u regjistruan në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, por u vendosën në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes (pajisja pasive) dhe, në një makinë të posaçme për përgjime terreni.

Fuqia e këtyre pajisjeve në një rreze prej 100 metrash mundëson përgjimin total të gjithçkaje.

Ata  përgjuan, u zbuluan dhe në panik, prej shkurtit të vitit 2012 nisën operacionin e zhdukjes së çdo gjurme të përgjimeve të tyre, kërkuan me ngulm informacion të kualifikuar për të zhdukur gjithçka, e morën të asistuar deri në fund nga kompania prodhuese e pajisjeve “Verint”.

Autoritetet vendosën të zhdukin gjithçka dhe realizuan heqjen dhe zëvendësimin e hard disqeve në të dy pajisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Softëare dhe i bënë sërish pajisjet funksionale dhe “të pastra”. Pra i kanë zhdukur të gjitha përgjimet.

Ndërkohë që në dosjen e prokurorisë janë vetëm informacionet e dhëna me shkrim nga ana e Ylli Zylës për 21 janarin. Pajisja ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme për muaj e muaj me radhë Edi Ramën, deputetët socialistë, përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë dhe disa eksponentë të dyshimtë të PD.

Përgjimi është realizuar nga Arben Imami dhe Ylli Zyla, për llogari të Sali Berishës.

Dosja voluminoze e përgjimeve është në prokurori, në ngarkim të Arben Imamit dhe Ylli Zylës.

Arben Imami dhe Ylli Zyla nuk akuzohen vetëm për përdorimin e SHISH për të përgjuar kundërshtarët politikë të Berishës, por edhe për zhdukjen e provave të veprës penale.

Më konkretisht, grupi i ekspertëve, ka konstatuar zhdukjen e hard-diskut  nga pajisja e përgjimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, në të cilin ishin të ruajtura të gjitha përgjimet e kundërshtarëve politikë të Sali Berishës.

Zëvendësimi dhe zhdukja e hard diskut është konstatuar pas bashkëpunimit me shërbimet partnere të NATO dhe SHBA.

Sipas burimeve, Arben Imami e Ylli Zyla e kanë ndryshuar  hard-diskun e pajisjes së përgjimit disa ditë para se të largoheshin nga detyra.

Ekspertët e shërbimeve partnere kanë dokumentuar zëvendësimin e hard-diskut, ndërsa kanë zbërthyer pajisjen me të cilën dyshohet se janë përgjuar ambasadorët dhe opozita socialiste, para se të vinte në pushtet.

Ky detaj është pjesë e dosjes që Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në organin e akuzës.

Ndërkaq, zhdukja e hard-diskut të pajisjes së përgjimeve është sinjalizuar edhe nga ministrja e Mbrojtjes në mandatin e parë qeverisës të PS, Mimi Kodheli. Ylli Zyla ka dëshmuar disa herë në prokurori, por Adriatik Llalla ia ka dalë ta mbyllë me sukses këtë dosje.

Madje ekspertët e prokurorisë thanë se nga të dhënat, çdo pajisje përgjuese lë gjurmë çdo numër që përgjon, si dhe datën e fillimit të përgjimit. Por, serverët e kësaj pajisjeje iu dorëzuan hetuesve të shkrumbuar.

“Kemi pak gjasa për të gjetur ndonjë gjurmë të këtyre përgjimeve. Aktualisht po hetojmë në dy drejtime, djegien e qëllimshme dhe atë aksidentale, kjo edhe si pasojë e dëshmive të zyrtarëve që janë pyetur.

Përgjimet nga shërbimi i PD i Ylli Zylës përjashtoi tërë deputetët kundërshtarë

Në funksion të industrisë së përgjimeve të Sali Berishës u angazhuaa dhe një shërbim informativ brenda PD, i drejtuar nga Gjergj Lezhja dhe Agron Kuliçaj.

Ndërkaq, në fokus të përgjimeve kanë qenë i ashtuquajturi grupi i dyshimtë i Komisionit të Ligjeve, i përbërë nga ish-deputetët Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Arenca Trashani etj.

Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibeaj, për këta të fundit u distancuan me kujdes pak kohë para zgjedhjeve të 23 Qershori 2013.

Të gjitha bisedat e këtij grupi janë përgjuar nga ana e pajisjes së SHIU-t të Ylli Zylës, duke shkuar të zbardhura në tavolinën e Berishës.

Sipas burimeve temat e bisedave kanë qenë të ndryshme, si për emërimet, drejtoritë, ligjet, bizneset etj. Por komunikimet që kanë ndëshkuar grupin në fjalë, kanë qenë bisedat kundër Shkëlzenit dhe Argitës.

Edhe pse Rusmali tregohej mjaft i rreptë kundër Sajmir Tahiri kur fliste për familjen Berisha në Komisionin e Ligjeve, në të vërtetë dhe vetë Rusmali ishte kundër maskarallëqeve të  Shkëlzenit dhe të rrethit klientelist të familjes.

Ndërkohë që bisedat e fshehta konfidenciale, në tryezat e ngushta me miqtë, për Shkëlzenin, Argitën e familjen biologjike të Sali Berishës në përgjithësi, kanë marrë në qafë dhe gazetarin Blendi Fevziu, i cili qëndroi shumë vite pa komunikuar me Sali Berishën. Por kanë marrë më qafë dhe rreth 33 ish-deputetë të PD që u përjashtuan nga lista e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Të gjithë deputetët e rreshtuar kundër Shkëlzenit dhe influencave të tij, janë skanuar dhe përjashtuar në bllok nga lista e kandidatëve për deputetë, duke i ndërprerë karrierën politike në mes.

Po si i ka identifikuar Berisha deputetët kundër Shkëlzenit dhe linjës së Lulzim Bashës në PD?!

Ish-kryeministri Sali Berisha, sipas burimeve, ka përgjuar sistematikisht bisedat dhe komunikimet e deputetëve demokratë me anë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë së Arben Imamit e më vonë me anë të SHISH të Visho Ajazit.

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion për 21 janarin e për kundërshtarët e Saliut në PD Read More »

Si po ja ‘lyp’ Monika Edit?

Gati 9 muaj pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, LSI është shfaqur e luhatur, sa nga njëri kamp në tjetrin.

Një vëzhgim i thjeshtë i bërë nga CNA.al, ka konstatuar një qëndrim ndryshe të LSI përgjatë kësaj periudhe.

Ka  një sjellje agressive në opinionin publik, por edhe çizme ndaj Edi Ramës, por, nuk ka asnjë qëndrim të plotë politik dhe as një akuzë ndaj ministrit kryesor të Qeverisë,Fatmir Xhafaj, por edhe  as ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

LSI dhe Monika nuk flasin për kokainën e ngelur jetime, por as për fëmijët e vrarë në Sharrë.

Në daljen e fundit televizive Monika Kryemadhi gati sa tha, se ishte  gatshme ta votonte për kryebashkiak Erion Veliajn.

“Uroj që Edi Rama të rikandidojë Veliajn për Tiranës. Do ta mendojmë bashkëpunimin dhe vendimtare janë teatri dhe kullat. Erion Veliaj ka një gjë të mirë, nuk ka lidhje me njerëzit e krimit dhe të drogës. Tirana ka ndryshuar”, tha Kryemadhi, pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ndërkohë janë  edhe disa qëndrime të kryetares së LSI, Kryemadhi, pro Fatmir Xhafajt.

Që nga protesta kur mbështeti publikisht sjelljen e tij e më pas tek vetingu në Polici dhe ende nuk ka asnjë qëndrim kritik të LSI ndaj Xhafajt.

Më 6 mars 2018, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Socialiste , duke votuar ligjin e vetingut në polici.

Nga ana tjetër Veliaj është njeriu, që duket si pasardhës i Edi Ramës dhe ose  për intrigue apo thjesht për ndonjë interes kullash, LSI hesht.

Megjithëse,  pretendon se është në opozitë i ka dhënë jo pak por 5 këshilltarë “lali Erit”. Nga ana tjetër kryebashkiaku është njeriu që nuk akuzohet as nga opozita.  Daljet dhe qëndrimet ndaj tij janë sporadike, megjithëse aferat dhe veprimet  e tij nuk janë vetëm skandale korruptive, por raste që përflasin për krime si ai i Ardit Gjokleajt, për të cilin Veliaj s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi,

Fatmir Xhafaj, që pretendon se është njeriu i reformës në drejtësi dhe pretendon për një veting në polici, është

ministri i skandaleve, njeriu që në 7 muaj, në bazë të statistikave nuk ka bërë gjë tjetër, por thjesht e ka lëshuar

vendin në duart e krimit.

 

Paturpësisht në mënyrë kriminale, 600 kg kokainë, e cila u kap në Maminas, e ka lënë me pronarë një amdinistratorë dhe një shoferë.

Për këto nuk flet LSI nuk thotë asnjë fjalë, përkundrazi Monika vlerëson Xhafajn, vlerëson dhe Veliajn, a thua se LSI është sa në pushtet dhe sa në opozitë.

Duket e neveritshme sjellja e partisë së Ilir Metës që sot drejtohet nga gruaja e tij.

LSI , dy instrumentat kryesorë të Edi Ramës, siç është Veliaj dhe Xhafaj nuk i sulmon edhe pse ata janë të zhytur në skandale korrupsioni dhe të zhytur në llumin e krimit.

Përtej një flirti me Edi Ramën LSI ka dy halle, lejet e pallateve të “lali Erit” dhe kërkon mbështetjen e Xhafajt dhe policisë për të mos ia rrëmbyer hajdutët që mund të bien në rrjetën e drejtësisë.

LSI pretendon se  është opozitë edhe me Lulzim Bashën, por sulmon gjatë gjithë kohës vetëm Edi Ramën, ministrat e tij besnikë dhe kryebashkiaku i përkëdhel çdo ditë me qetësi dhe dashuri për të çuar më tej interesat e saj klineteliste, për të zgjidhur hallet e xhepit, të partisë që u krijua nga pazaret për pazaret dhe do të jetojë vetëm me pazare.

Si po ja ‘lyp’ Monika Edit? Read More »

Pas Fatos Lulos, rradhën e kanë 57 subjektet e tjera. Gjyqtarët në panik për pasurinë e tyre

Pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, rradhën e kanë të tjerë zyrtarë të lartë që nuk justifikojnë dot pasurinë dhe pronat e tyre.

Duke folur për subjektet konkrete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ‘kërcënuar’ të gjithë gjyqtarët e inkriminuar për valën e fortë dhe goditjes nga KPK.

Gjonaj thotë për ERTV se janë 57 subjekte që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve.

“Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit.

Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, deklaron Gjonaj.

 

Ministrja shton se “janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

Pas Fatos Lulos, rradhën e kanë 57 subjektet e tjera. Gjyqtarët në panik për pasurinë e tyre Read More »

Të pafytyrë dhe cinik, Basha dhe Berisha vodhën 230 milionë euro dhe tani bëjnë Ramën për ‘5 lekë’

Rruga e Kombit është një nga super-skandalet e Shqipërisë. Në ndërtimin e kësaj rruge janë vjedhur mbi 230 milionë euro. Kjo e raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kush i mori këto fonde?Sali Berisha, ish-kryeministër dhe Lulzim Basha, ish-ministër.E rropën këtë rrugë duke vjedhur djersën dhe taksat e popullit plot 230 milionë euro.

Imagjinoni çfarë do ishte ndërtuar me këto fonde, të pakten 10 shkolla, apo dy aeroporte, apo një autostradë evropiane që përshkon edhe jugun e Shqipërisë.

Megjithatë, në momentin kur u hetua nga Prokuroria, Basha u sëmur dhe e zuri barku. Kështu deklaronte sa herë e thërriste Prokuroria për dëshminë e tij.

A kanë fytyrë tani këto dy politikanë që të dalin t ë shajnë Edi Ramën për  taksën 5 euro që ka vendosur për këtë rrugë si taksë mirëmbajtjeje.

Absolutisht jo!

Ata po e përdorin për sulmet e tyre duke e bërë Ramën për 5 lekë, për 5 eurot që ai vendosi si taksë mirëmbajtjeje.

Nëse keni udhëtuar në Kosovë, e keni vënë re ndryshimin mes rrugës së Kombit në anën e Shqipërisë, e cila ka punimet më skandaloze, ndërsa në Kosove ka një cilësi shumë herë më të mirë.

Kjo pasi në Shqipëri është bërë një vjedhje kolosale.

Le ti kthehemi Edi Ramës!

Sa i takon taksës së vendosur nga Edi Rama, kjo është si ti marrësh gjak popullit nga vetulla.

Shuma prej 5 eurosh, pra 700 lekë, është tepër e lartë për xhepat tanë.

Kukësi, është qarku më i vafër në Shqipëri dhe qytetarët e saj preken më shumë nga kjo taksë.

Taksa duhej vendosur, pasi është një autostradë që lidh dy shtete, Shqipëri-Kosovë dhe duhet mirëmbajtur.

Taksa të tilla paguan e gjithë bota. Nëse udhëton nga Padova në Venezia, në autostradën që lidh këto dy qytete, do të paguash 5 euro.

E njëjtë me taksën e vendosur nga Rama, por kryeministri jonë duhet të dijë se paga minimale në Itali është 1000 euro dhe jo 20 mijë lekë sin ë Shqipëri.

Taksa e vendosur, mund të jetë një zgjidhje për mirëmbajtjen e rrugës, por shuma është tepër e rëndë për xhepat e shqiptarëve.

Rama duhet të bëjë mirë llogaritë…e popullit që s’ka bukë që të hajë!

Të pafytyrë dhe cinik, Basha dhe Berisha vodhën 230 milionë euro dhe tani bëjnë Ramën për ‘5 lekë’ Read More »

‘Shembet’ Gjykata Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët dolen kriminelë. Braktiset godina

Duket se Vettingu dhe Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, ka nisur goditjen me kamzhik kundër Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë, është përfshirë në kolaps, pasi të gjithë anëtarët e saj po e braktisin, me shpresën që të gjejnë shpëtim nga drejtësia dhe ti shpëtojnë burgut.

Tashmë, gjykata më e lartë e vendit ka mbetur me 5 anëtarë dhe ajo nuk mund të marrë në shqyrtim asnjë çështje, pasi për të quajtur të vlefshme një mbledhje, duhen minimalisht 6 gjyqtarë. Nga Gjykata Kushtetuese dha dorëheqjen para vetingut, anëtari Besnik Imeraj, ndërkohë më herët është larguar Vladimir Kristo, të cilit i kishte mbaruar mandati prej disa vitesh.

Ndërsa më parë dha dorëheqjen edhe gjyqtari Sokol Berberi. Pezullimi i Fatos Lulos deri sa të përfundojë procesi i apelimit e ka futur zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese në ngërç institucional. Veç 3 vakancave të krijuara nga dorëheqja e Vladimir Kristos, Sokol Berberit dhe Besnik Imerajt, pezullimi i Lulos nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e lë këtë gjykatë vetëm me 5 nga 9 anëtarë, çka e bën të pamundur gjykimin dhe vendimmarrjen e saj për të gjitha çështjet në shqyrtim. Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese parashikon se seancat gjyqësore mund të zhvillohen vetëm me pjesëmarrjen e të paktën 2/3-ve të anëtarë të saj. Pra, në sallë duhet të jenë 6 nga 9 anëtarët.

Por Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nuk e konsideron si rënien e këtij institucioni, por ai kërkon procedura të përshpejtuara për plotësimin e vendeve vakante.

I kontaktuar dje nga “TCH”, Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj: “Jo, unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj, që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.
Por, mosfunksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar. Dedja përsëriti të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha z.Dedja.

‘Shembet’ Gjykata Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët dolen kriminelë. Braktiset godina Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 26 mars?

1169 – Saladini apo Salahudini bëhet emir i Egjiptit-Saladini ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe Sirisë dhe themeluesi i dinastisë Ayyubid. Mysliman me origjinë kurde, Saladini udhëhoqi opozitën myslimane kundër kryqtarëve evropiane. Në kulmin e fuqisë, sulltanat e tij përfshinte Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë, Jemenin, dhe pjesë të tjera të Afrikës së Veriut.

1881 –Lufta greke për pavarësi nga perandoria Osmane– Thesalia bëhet pjesë e Greqisë. Në epikën e Homerit, Odiseu viziton mbretërinë e Aeolus, dhe ky është emri i vjetër për Thesalinë. Fusha e Thesalisë është vendi i betejës mes perëndive; sipas mitologjisë, Kadmus mbolli dhëmbë në këtë fushë dhe prej tyre mbinë njerëz, autoktonë, vendas, lindur nga dheu); një nga djemtë e Kadmusit dhe Harmonisë quhej Ilir dhe Illyrian u quajtën pasardhësit e tij. Kadmus, fenikas, solli edhe alfabetin në këtë rajon, sipas mitit. Në shek. IV pes, Thesalia u përfshi në mbretërinë e Filipit II të Maqedonisë. Në shekujt e parë të erës sonë, Thesalia më u bë pjesë e Perandorisë Romake, dhe më pas pjesë e perandorisë romake të Lindjes, Bizantine. Avarët erdhën në këtë pjesë të Evropës në vitet 550, të pasuar nga fiset sllave në shekullin e VII, dhe aleanca Avare – Sllave filloi të kontrollojë Perandorinë byzantine, përfshi Thesalinë. Në vitin 1821, pjesë të Thesalisë u përfshinë nga kryengritjet e para për pavarësi nga perandoria osmane. Thesalia u bë pjesë e shtetit modern grek në vitin 1881, pas Traktatit të Berlinit.

1904 –Lindi Joseph Campbell, mitologjist amerikan, shkrimtar dhe pedagog i njohur për punën e tij në mitologjinë krahasuese. Vepra e tij mbulon shumë aspekte të përvojës njerëzore. Filozofia e tij është përmbledhur shpesh në thënien; “Ndiqni lumturinë tuaj”. Joseph John Campbell vdiq më 30 tetor 1987.

histori-cfare-ka-ndodhur-me-24-mars 1913 –Lufta I Ballkanike: Forcat bullgare marrin Edirnenë (Adrianopojë), pas 5 muajsh rrethimi dhe dy sulme të guximshme gjatë natës. Robërit osmanë të luftës u trajtuan shumë keq dhe disa prej tyre u vranë. Sipas raportit Carnegie, ndaj bullgarëve u bënë dy akuza kryesore:

1 – ata i trajtuan robërit osmanë të luftës me shumë mizori.

2 – autoritetet bullgare lejuan plaçkitjen e pronës së popullsisë turke të Edirnesë për tre ditë pas dorëzimit të qytetit.

1931 – SwissAir themelohet si linja ajrore kombëtare e Zvicrës.SwissAir konsiderohet një nga linjat ajrore më të mëdha ndërkombëtare dhe njihet si “Flying Bank” (Bankë Fluturuese) për shkak të stabilitetit financiar të kësaj linje ajrore.

1979Anwar al – Sadat, Menachem Begin dhe Jimmy Carter të nënshkruajë Traktatin e Paqes Izrael – Egjipt në Uashington, DC. Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit, hyri në fuqi në janar 1980. Në mars 1980 u përuruan fluturime të rregullta ajrore. Egjipt gjithashtu filloi furnizimin e Izraelit me naftë bruto. Traktati u prit me polemika të mëdha në të gjithë botën arabe, ku U dënua dhe konsiderua si thikë në shpinë. Ndjenja e zemërimit ishte veçanërisht e fortë në mesin e palestinezëve, me udhëheqësin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Jaser Arafat, duke deklaruar; “Le ta nënshkruajnë, paqja e rreme nuk do të zgjasë”. Në anën tjetër, traktati bëri që presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe kryeministri i Izraelit, Menahem Begin të ndanin Çmimin Nobel të Paqes. Megjithatë, si rezultat i traktatit, Egjipti u pezullua nga Lidhja Arabe më 1979 deri 1989, dhe Sadati u vra me 6 tetor 1981 nga anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian.

1997 –Afër San Diegos, Kaliforni, policia zbulon 39 viktima të një vetëvrasjeje në masë – anëtarë të kultit “Heaven’s Gate”, të cilët besonin se vetëvrasja do t’i lejonte ata të dilnin nga trupi dhe të hynin në një anije jashtëtokësorësh e fshehur pas kometës Hale-Pope.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 26 mars? Read More »