Aurora

Historia tronditëse e Fadil Capos nga kampet e përqendrimit të komunizmit

Ishte vetëm gjashtë vjeç kur pa ti mjegullohej imazhi i nënës nëpër xhadenë e Dukatit, pranverën e vitit 1948. Fadil Çapo është sot 76 vjeç por e kujton si sot atë ditë… Na pret mjaft i emocionuar ne shtepine e tij pranë portit të Vlorës. Pyet se kush na ka treguar për historinë e tij… Shikimin e ka të mjergullt, duart i dridhën, njërën këmbë e ka prej druri sepse e ka humbur për shkak të diabetit. Dhimbja ka lënë shumë gjurmë në portretin e Fadilit. Por ai mban mënd mirë mundimet e jetës, qysh kur ishte fëmijë në Dukat, pa nënë dhe pa baba e më pas në kampet e internimit në Plug e Saver. Pjesa më e dhimbshme është padyshim ikja e nënës.

Nga Luljeta Progni


Dukat 1948. Në portën e madhe të familjes Çapaj dëgjohen trokitjet e forta dhe britmat e policëve. E zonja e shtëpisë, Valideja, me foshnjen dy muajshe në duar, del me nxitim për të hapur portën. “Ç’kërkoni?” i pyet. Policët hyjnë me furi brenda oborrit. Një prej tyre e nxjerr jashtë dhe i thotë ashpër “Do vish me ne”. Një tjetër nxjerr në rrugë edhe dy djemtë më të rritur: Eqeremin dhe Idaiun, mbi 14 vjeç. Tre fëmijët e tjerë më të vegjël, Fadili 6 vjeç, Floriana 7 vjeç dhe Lefteri 4 vjeç shohin të hutuar, pa kuptuar se çfarë po ndodh. Policët bastisin shtëpinë, mbyllin dyert me çelës dhe dalin jashtë duke shoqëruar me forcë nënën me foshnjen dhe dy të rinjtë, e më pas largohen. Gjithçka ndodh për disa minuta. Tre të miturit dalin tek porta e madhe dhe duan t’i ndjekin, por një prej policëve kthehet dhe iu bërtet të kthehen. Qëndrojnë tek porta e madhe duke ndjekur me sy nënën me foshnjen në duar dhe vëllezërit që ecin drejt qendrës së Dukatit.

Para shtëpisë së madhe të gurtë ka rënë heshtja. Një heshtje që fillon t’i trembë fëmijët. Lefteri fillon të qajë me dënesë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, Flora dhe Fadili, mundohen ta qetësojnë edhe pse janë po aq të trembur sa ai. Mbyllin portën dhe ulen në shkallët e shtëpisë duke pritur me shpresën se nëna do të kthehet së shpejti. Pas orësh të tëra pritje, errësira ka rënë mbi Dukat dhe fëmijët fillojnë të mendojnë për t’u strehuar diku. Dera e shtëpisë është mbyllur, nuk mund të hyjnë. Aty përpara gjenden lëpushat ku çlodhen lopët kur vijnë nga kullota. Shtrihen të tre aty pa folur. Lefteri i lodhur nga e qara mbyll sytë dhe fle i pari, ndërsa Fadili dhe e motra edhe pse nuk flasin mendojnë të njëjtën gjë “Kur do të kthehet nëna?”.

Të nesërmen në mëngjes Fadili shkon me vrap për të hapur portën. Pret aty me sytë nga rruga për të dalluar ndonjë hije njeriu a ndonjë zhurmë, por asgjë nuk lëviz. Edhe pas disa orësh, kur dielli ka arritur në kupë të qiellit askush nuk po duket. E motra ndez një zjarr me dru dhe zjen disa misra që janë varur në hangarin e lopëve. Presin gjithë ditën derisa errësira mbulon përsëri fshatin.

E njëjta ditë pritje me portën hapur përsëritet. Të tre fëmijët ndjehen të uritur e të lodhur, por më shumë se çdo gjë i druhen frikës se ç’u bë me nënën, vëllezërit dhe motrën e tyre të vogël. Pas 7 ditësh dëgjojnë një zhurmë makine mbi xhade dhe dalin me vrap para portës. Nga lart po dukej vërtet një makinë që zbriste nëpër kthesa duke u anuar sa andej këtej. Fëmijët presin me ankth: Të jetë nëna në makinë?

Makina afrohet me ngadalë, por nuk po arrijnë të shquajnë asnjë të njohur. Pas pak kalon para tyre, plot me njerëz në karroceri dhe në fund të saj, mbështetur në spond Fadili arrin të dallojë nënën. Valideja i thotë diçka, por fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë gjë. Fadili vrapon pas pluhurit që ngre makina për disa metra… Më pas makina zhduket pas një qafe dhe gulçima e saj shuhet. Lotët i rrjedhin në faqe. E kupton se nëna do të shkojë larg, shumë larg dhe do të vonohet shumë, shumë më tepër se këto 7 ditë.

Fëmijët kthehen tek porta dhe qëndrojnë aty për disa çaste. Nuk dinë asgjë se çfarë po ndodh. Mbi shtëpi dëgjohen zërat e disa njerëzve që kishin dalë për të parë makinën. Dikush prej tyre thotë: “E morrën dhe Validenë“.

Jeta në kasollën e Gani Çapos

U gdhinë e u ngrysën 20 ditë rresht të vetëm, duke ngrënë misra e duke fjetur në lëpushat e lopëve, rrëzë hangarit. Askush nuk erdhi t’i shihte si ishin, a ishin sëmurë, a kishin ngrënë, a kishin fjetur, a ishin gjallë…Askush nuk u hodhi përtej mureve një kore bukë. Askush nuk erdhi t’u tregonte se ku shkoi nëna dhe se ç’do të bëhej me ata tre të mitur.

Ditën e 21-të fëmijët që po rezistonin përballë urisë, vetmisë e frikës dëgjuan një të trokitur të lehtë në derë. Ishte Gani Çapaj, një bari që shpesh kulloste lopët e tyre, kushëri i familjes. Fadili shkoi tek porta dhe hoqi llozin. Ganiu hyri duke i parë me vëmendje të tre.

-Si je Fadil? Mirë jeni?

-Po, mirë, – iu përgjigj Fadili.

-Do vini të rrini ca ditë andej nga unë?

-Mirë, – i tha Fadili dhe mori për dore Lefterin e Florën.

Kasollja e Ganiut ishte prej kashte, e shtruar poshtë me baltë dhe ndodhej pak larg fshatit. Ganiu kishte edhe tre fëmijët e tij: dy vajza mbi 10 vjeç dhe një djalë moshatar me Lefterin. Të gjithë flinin në atë kasolle dhe ndanin atë pak bukë e qumësht, që Ganiu mund të siguronte sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Fëmijët filluan të mësoheshin në kasollen e Ganiut.

Ditët u bënë javë, javët muajt e muajt vite. Fadili dhe e motra filluan shkollën, e më pas edhe Lefteri. Pas disa vitesh Fadili punonte duke e ndihmuar Ganiun e më vonë filloi punë si bari me delet. Megjithatë uria nuk iu nda kurrë të tre fëmijëve. Shpesh kur kulloste delet, hante Mërrajte, një lloj bari që e hanin edhe delet.

Kështu kaluan 12 vjet. Nuk kishte ditë që të mos mendonte për nënën. Gjithmonë ëndërronte “Ta takoj dhe njëherë pa pastaj le të vdes”. Mundohej të kujtonte mimikën e saj, qortimet, porositë, gatimet… “Ku ishte tani ajo?”. “A mendonte dhe ajo për ata?” “A do takoheshin ndonjë ditë?”…

Shpesh kur rrinte nën hijen e dushqeve dhe delet kullosnin poshtë, mundohej të parafytyronte si do të ishte çasti i takimit me të. Imagjinonte sikur ajo të vinte një ditë dhe të riktheheshin në shtëpinë e madhe bashkë me vëllezërit, motrat dhe babain…

Takimi me nënën pas 12 vitesh

Ishte pranvera e vitit 1960. Fadili sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në mbrëmje Ganiu u kthye nga puna si zakonisht dhe e thirri mënjanë Fadilin. I kishin sjellë një letër ku shkruhej një porosi e Validesë për të: “Aman, thuaji Ganiut nëse fëmijët e mij janë gjallë, brenda mundësive të m’i sjellë t’i shikoj, nëse nuk janë gjallë m’i tregoni ku i kanë varret që t’u shkoj.”

Nuk kishte lajm më të bukur për Fadilin, Florën dhe Lefterin. U bënë gati për t’u nisur që të nesërmen. Ganiu kishte folur me shoferin e kooperativës, Ahmet Alushin dhe ai ishte treguar i gatshëm menjëherë për t’i çuar fëmijët tek Valideja, në kampin e Plugut, Lushnje.

Të nesërmen në mëngjes Shoferi, Ganiu dhe të tre fëmijët u nisën. Pasi udhëtuan gjithë paraditen, arritën në qendër të fshatit Plug. Fadili po shihte rreth e rrotull për nënën, por të gjitha gratë nga larg dukeshin njësoj: të veshura me të zeza dhe shami të bardha që punonin nëpër arra duke prashitur me shata. Ganiu zbriti dhe pyeti disa fshatarë: “Jemi nga Dukati i Vlorës. Duam të takojmë Velide Çapon se këta janë fëmijët e saj.” Dikush nga ata iu përgjigj: “Shkoni pyesni te punëtorët atje, ato gratë me shami të bardha”.

Fadili e dëgjoi, u hodh vrik nga karroceria dhe u nis me vrap drejt parcelave. Ndaloi para një kanali të madh vaditës plot me ujë. Nga aty i thirri një gruaje:

-Si jeni mirë? Do të pyes për një grua. E njeh një Velide Çapon?

Gruaja matanë kanalit kishte pranë një vajzë të vogël rreth 12 vjeçe, që po i mbante shatën. E vështroi me kujdes dhe i tha:

-Hajde këtej more djalë. Hajde këtej nga rruga.

Fadili mbërriti me një frymë dhe u afrua përballë gruas, ndërsa vajza po e shihte me vëmendje.

Gruaja e pyeti:

-Për çfarë e do Velide Çapon?

-E duan ca nga Vlora, nga Dukati, – iu përgjigj Fadili.

Gruaja disi e menduar, me një hije dyshimi e pyeti përsëri:

-Cili është?

-Është Gani Çapo, – iu përgjigj përsëri Fadili.

-Po ti i kujt je?

-I Gani Çapos, – ia ktheu menjëherë.

-Jo more djalë, se Ganiu nuk ka djalë kaq të madh, e kundërshtoi gruaja me hezitim.

Ndërkohë vajza përbri i pëshpëriti gruas pranë veshit:

-Mama, mos është Fadili ky, se ka atë shenjën në buzë që më ke treguar?

-Mos je ti Fadil, more djalë?

-Unë, Fadili jam, – iu përgjigj djali me zërin që i dridhej.

Valideja shtangu, nuk e mbajtën më këmbët dhe u lëshua përtokë. Fadili me Teftën iu hodhën sipër duke lëshuar mbi të lotët rrëke. Ganiu me dy fëmijët e tjerë nxituan hapat kur i panë ashtu. Velideja filloi të përmendej, ndërsa Ganiu po i fliste me zë të ulët:

-Mos u mërzit. Ja t’i prumë fëmijët. I ke shëndoshë e mirë. Ja Fadili, Flora, Lefteri.

Nëna hapi sytë dhe i shikonte fëmijët e hutuar. Iu kapte duart, i ledhatonte në fytyrë… Ndërsa ata e shihnin të përlotur.


Fadil Çapo dhe motrat e vëllai më i vogël qëndruan me nënën në Plug, nuk u kthyen më në Dukat. Dy vëllezërit më të mëdhenj Eqeremi dhe Idaiu vuajtën dënimin në kampet e punës dhe burgjet e Spaçit e Burrelit. Fadili nuk e pa më kurrë të atin, Veledin Çapon, i cili ishte një nga krerët kryesorë të organizatës antikomuniste “Rilindja Kombëtare”. Veledini u dënua me dënim kapital bashkë me shumë burra të tjerë nga Dukati, por mundi të arratisej në vjeshtën e vitit 1948 pas përndjekjes që iu bë nga regjimi. Pas ribashkimit me nënën Fadili jetoi në Plug, në kushte të vështira, por bashkë me familjen. Aty ai krijoi edhe familjen e vet.

Historia tronditëse e Fadil Capos nga kampet e përqendrimit të komunizmit Read More »

Prodhohet e para ‘shtëpi fluturuese’ do të mahniteni nga luksi i saj

Paramendoni nëse zotëroni një shtëpi luksoze prej 2.400 metra katror, e cila mund të fluturojë bashkë me ju dhe 39 miqtë tuaj më të afërt, kudo që dëshironi, në më pak se 17 orë.

Muajin tjetër, Grupi HNA i Kinës do të marrë dorëzimin e një avioni të ri Boeing 787-8, privat. Siç është konfiguruar, 787 Boeing Business Jet, mund të përshkojë një distancë prej gati 9,800 miljesh, edhe kur është e mbushur me 40 pasagjerë, bagazhe dhe karburant.

“Me një kohë fluturimi prej rreth 17 orësh, aeroplani mund të arrijë pothuajse çdo destinacion në tokë”, tha CEO i Menaxhimit të Aviacionit të Kestrel Stephen Vella.

Inovacioni Boeing 787 BBJ, gjithsesi nuk është edhe aq i lirë. Çmimi bazë i tij është 224.6 milionë dollarë, ndërsa modifikimet shtojnë deri në 100 milionë dollarë të tjera në çmim.

Prodhohet e para ‘shtëpi fluturuese’ do të mahniteni nga luksi i saj Read More »

Nga tregtar llamarinash në baron droge, ”Met shqiptari” ,1 vit në lupën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Met Kanani, personi që u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të policisë turke me 1.1 tonë hashash, po hetohej prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Oficerët e Hetimit të Narkotikëve dorëzuan dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacione dhe të dhëna të administruara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacionet e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

BARONI I DROGËS

Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndësishme të rrugës ballkanike për trafikun e drogës. Ekspertët e antidrogës në Stamboll kanë të dhëna se përveç linjës së trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në vendet arabe, ai ka edhe një linjë tjetër për heroinën, të quajtur “rruga e kthimit”.

Së fundmi është zbuluar se për të trafikuar heroinën e marrë në Afganistan e Iran, që kalon më parë përmes Turqisë, tashmë po përdoren dy rrugë. E para është linja veriore, që kalon nga Deti i Zi dhe përmes rrugës ballkanike kalon në Europë. Ndërsa e dyta kalon në vijën veri-jug dhe për këtë linjë përdoret deti Egje.

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt impor-teksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistruar në QKB.

Nga tregtar llamarinash në baron droge, ”Met shqiptari” ,1 vit në lupën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Read More »

Mbyllen 50 mijë të tillë, shoqatat kërcënojnë me grevë urie.Rama shet dëngla në Europë, ”vdes” biznesi në Shqipëri

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i kërkoi dje qeverisë të anulojë ligjin për uljen e pragut të TVSH-së.

Drejtuesit e Shoqatës u shprehën se ulja e pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë rrit kostot administrative për biznesin, rrit çmimin dhe ul fuqinë blerëse.

Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe Mesëm, Bujar Muço në një deklaratë për mediat, i kërkoi qeverisë anulimin e ligjit të TVSH-së, në rast të kundërt ai paralajmëroi mbylljen e dyqaneve dhe nisjen e grevës së urisë. Shoqata e Biznesit të Vogël u shpreh se zbatimi i ligjit do të falimentojë rreth 50 mijë biznese.

“Sipas parashikimeve tona, ky ligj do të falimentojë 40 mijë deri në 50 mijë biznese në 2018-n. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe bordi drejtues i kërkojnë qeverisë anulimin e ligjit të TVSH-së dhe ngritjen e pragut deri në 10 milionë lekë xhiro në vit; krijimin e një klime të favorshme për biznesin mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale; konsultimin e ligjeve me grupet e interesit nga ana e qeverisë para se të miratohen; mbulimi dhe përkrahja me asistencë dhe kredi me interesa të buta për biznesin; ulja e taksave dhe tarifave ku është e mundur sipas ligjit nga pushteti lokal deri në 30 përqind; uljen e çmimit të energjisë dhe naftës. Kërkojmë nga qeveria që këto kërkesa të merren parasysh, pasi biznesi i vogël zë 93 për qind të bizneseve dhe falimentimi i tyre do të ketë ndikim social në vend. Në mosrealizim të kërkesave, ne kemi vendosur të mbyllim dyqanet dhe të kalojmë në grevë urie”, u shpreh Muça.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm renditi ndër arsyet kryesore për moszbatimin e ligjit, rritjen e kostos se biznesit dhe rritjen e çmimeve.

“Arsyet e kundërshtimit të këtij ligji, sipas shoqatës, janë që nga rritja e shpenzimeve të mirëmbajtjes së dokumentacionit të biznesit, nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë në vit, çka do të thotë se duhet të punësosh një ekonomist kontabël. Rritja e shpenzimit do të çojë në rritje të çmimeve të produkteve dhe në rënien e fuqisë blerëse. Rënia e fuqisë blerëse do të çojë në falimentimin e këtij biznesi.

Arsyeja tjetër, pse e kundërshtojmë, është sepse ligji është kundërshtuar edhe nga institucionet e specializuara financiare të huaja, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore”, u shpreh nënkryetari i Shoqatës së Biznesit, Bujar Muça.

Mbyllen 50 mijë të tillë, shoqatat kërcënojnë me grevë urie.Rama shet dëngla në Europë, ”vdes” biznesi në Shqipëri Read More »

Fshati në Kukës ku jetohet me vdekjen, të gjithë po vdesin nga kanceri

Zyrtarisht Shqipëria ka 29 pika të rrezikshme mjedisore apo siç quhen ndryshe hot-spote, ato qëndrojnë në pritje deri sa të sigurohen fondet që do garantonin eliminimin e tyre të plotë.
Në periudhën e post-diktaturës për to nuk është folur pak, ndërsa të tjerat kanë mbetur tërësisht në hije.

Janë zona që kanë marrë jetë, e që kanë vazhduar e vazhdojnë edhe sot të shkaktojnë tragjedi njerëzore.

Nimça është një nga këto zona, pak e njohur e izoluar, rreth 20 kilometra larg nga qyteti i Kukësit.

Dikur në krah të fshatit funksiononin minierat e uraniumit, t cilat u hapën nga qeveria komuniste në bashkëpunim me specialistë kinezë.

Punimet vijuar deri në fund të viteve 80, më pas gjithçka u ndërpre!

Por, nëse galeritë u mbyllën, për banorët nisën tragjeditë: vdekje të shumta dhe në moshë të re kanë prekur thuajse të gjitha familjet e këtij fshati.

A kanë lidhje ato me këto galeri uraniumi apo me diçka tjetër? Këtë do përpiqemi të kuptojmë dhe investigojmë përmes Nimçës dhe banorëve të saj.

Të gjithë duan të ikin nga Nimça dhe kjo nuk lidhet me largësinë dhe problemet e shumta që e ka e gjithë zona, por sepse Nimça, ky vend, ky fshat i tkurrur në 25 shtëpi në dukja kaq i qetë mban të ngërthyer banorët prej afro 50 vitesh e që nuk shkëputet as sot.

Avni Toshi, një banor i Nimçës shprehet:

Ka qenë fshat i madh këtu, por pjesa e madhe janë larguar. Mund të them që vdekjet e shumta që kanë ndodhur këtu kanë ardhur si pasojë e kancerit, fshati është kanceroz.”
Ndërsa, Xhemal Hoda një tjetër banor tregon:

Për shembull baba jem ka punue disa vite në minierë edhe u smur e 59 vjeç ka ikur. E mora dhe e çova në Sanatorium në Tiranë dhe më thanë: Është sëmundje kanceroze, mushkëritë i janë kalbur komplet.”
Teksa një tjetër banor shprehet se këto vdekje masive janë vetëm pasojat e minierës.

E këto janë pohimet që të bëjnë të gjithë banorët, të mbetur apo të larguar nga fshati Nimçë.

Gjithçka vjen nga përtej, nga ku dallohen edhe sot galeritë e uraniumit. Historia e tyre vazhdon diku në vitet 70-të me kërkimet e specializuara gjeologjike që nisën në atë periudhë.

Ekspertët kinezë i dhanë Nimçës një vëmendje të veçantë, çka sigurish i interesonte edhe strukturave komuniste të kohës.

Kërkime të mëparshme kishin bërë edhe rusët, të cilët me sa duket nuk e vlerësuan cilësinë e uraniumit të këtushëm.

Me izolimit tërësor të Shqipërisë me botën e jashtme nuk e ndali punën në këto miniera, por e rriti oreksin komunist edhe pse në këtë vend ai u pagua shumë shtrenjtë.

Masa dërrmuese e minatorëve që kanë punuar këtu tashmë kanë vdekur. Të gjithë, siç tregojnë banorët, kanë pasur sëmundje kancerogjene.

Lista është aq e gjatë sa duket thuajse e pabesueshme, për më tepër që shumic nuk i kapur të 55 vitet.

Burimi: “Gjurmë Shqiptare” nga Marin Mema.

Dokumentari i plotë:

Fshati në Kukës ku jetohet me vdekjen, të gjithë po vdesin nga kanceri Read More »

E bujshme – ‘Me kenë shkodran tana i ban’, kërkohet shpallja e autonomisë nga Shqipëria

Tashmë prej më shumë se dy javësh Shkodra po përjeton periudhën më të keqe të vitit, pasi shumë zona rreth qytetit gjenden nën pushtetin e ujit.
Situata është dramatike për familjet dhe gjënë e gjallë, por kjo nuk do të thotë asgjë për pushtetin i cili nuk ka reaguar në mënyrë aktive për të shpëtuar shkodranët nga kjo përmbytje masive.

Në këto kushte, kur qeveria por as bashkia nuk janë në gjendje të bëjnë diçka për Shkodrën, me sa duket dikush ka një ide radikale: Shpalljen e autonomisë së Shkodrës!

Arben Ceni, administrator i njësisë Ana e Malit është shprehur:

Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna.
3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë (për të qenë të varur).

Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto.”

Kjo është një deklaratë e bujshme në fakt dhe mbetet për t’u parë se si do rrjedhin gjërat…

https://www.facebook.com/realitetipost.al/videos/1793194090732779/?t=0

 

E bujshme – ‘Me kenë shkodran tana i ban’, kërkohet shpallja e autonomisë nga Shqipëria Read More »

Pashkët vijnë me temperatura të “çmendura”, me 1 Prill ‘Hannibali’ do të çudisë shqiptarët

Ndikimi i rrymave ajrore shumë të ftohta që kanb goditur Europën Lindore ditët e fundit po i lënë vendin një mase ajrore e cila flitet se do të shkaktojë një rritje të menjëhershme të temperaturave, sidomos nga fillimi i javës që presim.

Kështu, nga java tjetër meteorologët thonë se do të shijojmë pranverën.

Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.

Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë.

Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.

Edhe sipas accuweather, temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill.

Pashkët vijnë me temperatura të “çmendura”, me 1 Prill ‘Hannibali’ do të çudisë shqiptarët Read More »

Historia që të përlot – Nënën ia vranë, Marigleni me lot në sy i kërkon falje njerkës

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm një histori tronditëse dhe plot dashuri.

Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.

Në këtë rrugëtim Marigleni kishte ndeshur njerëz të cilët ishin munduar që ta ndihmonin. Një ndër këta njerëz ishte njerka e tij, Fetija. Ajo ishte personi i vetëm që e kishte parë me sytë e një nënë dhe që i kishte falur një dashuri pa kushte. Por edhe këtë herë Marigleni nuk ishte sjellë ashtu siç duhej.

Ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Fetijes, por edhe që të ribashkohej me familjen e tij.

Kur Arbana e pyeti Fetijen se kush ishte personi që po shikonte në ekran, ajo u përgjigj: “Është djali im”. Kjo fjali e emocionoi  Mariglenin, i cili mbuloi fytyrën me duar dhe filloi të qante.

Në mes të lotëve Marigleni tha: “Më ka ngelur diçka në mendje që nuk ta kam thënë në gjithë këto vite, unë merrja bukën që ti më jepje dhe thjesht largohesha. Sot dua të të them faleminderit. Të faleminderit që ishe një nënë për mua. Më fal që nuk kam qenë djali që ti meritoje, më fal për të gjitha problemet që të kam shkaktuar”.

Marigleni i kërkoi Fetijes që ai të jetonte me të dhe ajo iu përgjigj duke i thënë që derën e shtëpisë e ka të hapur gjithmonë. Biseda që u zvillua midis tyre përloti jo vetëm ata, por edhe publikun që ndodhej në studio.
Pas shumë vitesh nënë e bir përqafuan njëri-tjetrin duke hedhur hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

Historia që të përlot – Nënën ia vranë, Marigleni me lot në sy i kërkon falje njerkës Read More »