E kemi aq qejf, sa po merr të madh dhe të vogël në qafë. Ështe fjala per Coca Cola.
Duke filluar që nga 6 prilli në Britaninë e Madhe do të aplikohet një taksë e re për pijet e ëmbla. Njoftimi për këtë taksë që duhet paguar nga prodhuesit e këtyre pijeve u bë dy vjet më parë.
Një numër prodhuesish e kanë reduktuar ndërkohë sasinë e sheqerit në pijet e tyre njoftoi organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch në bazë të hulumtimeve të veta.
Kështu sipërmarrja Coca-Cola e ka reduktuar sasinë e sheqerit në pijet Fanta dhe Sprite për tregun britanik nga 6.9 në 4.6 dhe 6.6 në 3.3 gramë për 100 mililitra.
Gjithashtu edhe koncerni Britvic, i dyti për nga mbulimi i tregut në Britaninë e Madhe, prodhuesi i pijes Orangina Lucozade Ribena Suntory dhe kompanitë tregtare Lidl dhe Tesco i kanë ndryshuar recepturat e produkteve që ofrojnë. Koncerni Nestlé njoftoi se që nga prilli tre prej limonadave që prodhon do të përmbajnë më pak se pesë gram sheqer.
Megjithatë Foodwatch kritikoi se shumë prodhues e kanë zëvendësuar sheqerin me ëmbëlsues artificialë që nuk preken nga taksat. Foodwatch kërkoi që synimi i ndryshimeve duhet të jetë që përmes pakësimit të shijes së ëmbël t’i kundërvihet preferencës së të rinjve për të konsumuar sheqer.
Në mënyrë që të kursejnë para dhe energji shumë njerëz kanë zëvendësuar llambat e zakonshme me llambat të cilat janë ekologjike.
Por e vërteta është se llambat ekologjike ose ato që kursejnë energji janë ekstremisht toksike.
Si rezultat, Agjensia e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një plan emergjence që njerëzit duhet ta ndjekin në rast se llambat thyhen, sepse ato përmbajnë shumë element toksik.
Nëse kjo lloj llambe thyhet ajo do lëshojë 20 herë më shumë përqëndrim mërkuri sesa masa e lejuar.
Një grup shkencëtarësh që kanë punuar për këtë projekt, e cila ishte drejtuar nga Agjensia Federale e Mjedisit në Gjermani, kryesisht në Insitutin Fraunhofer Wilhelm, ka konfirmuar rezultatet e studimit të fundit.
Ata kanë zbuluar se llambat ekologjike mund të shkaktojnë:
Ankth
Lodhje
Dhimbje koke të shpeshta
Migrenë
Kriza
Disorientim dhe marramendje
Një numër i madh kërkuesish kanë konfirmuar se këto llamba mund të shkaktojnë migrenë, stres dhe kancer.
Ashtu siç e përmendëm dhe më sipër ato përmbajnë sasi të larta të mërkurit, një neurotoksin që është e dëmshme si për fëmijët ashtu edhe për gratë shtatzëna, sepse ka efekte anësore në tru, mëlçi, sistemin nervor, veshkat si dhe mund të çojë në probleme me riprodhimin, sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular
Tregtimi i pijes energjike “B-52” ka nisur në Shqipëri që në vitin 2006, pikërisht me këtë markë, ku janë të gjitha shenjat dalluese, që nga emri, simbolet unike, kombinimi i ngjyrave, lloji i shkrimit, ose slogani i caktuar. Kjo pije energjike është futur në Shqipëri nga Arseni shpk, e vërtetuar edhe me deklarata doganore.
Dy kompani, pikërisht Arseni shpk, subjekt shqiptar dhe “Bavaria N.V”, subjekt holandez, janë në konflikt që prej vitit 2010 për të drejtën e markës mbi këtë pije, pra kush e ka prodhuar për herë të parë këtë pije. Por, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur konkretisht, kemi verifikuar dokumentacionin e të dy kompanive mbi këtë pije.
Sipas dokumenteve, rezulton se regjistrimi i kësaj marke në Shqipëri për herë të parë është bërë në vitin 2008, pavarësisht se tregtohej që nga viti 2006, por aplikimi nuk është bërë as nga Arseni shpk dhe as nga Bavaria NV. Konkretisht, më datë 18 prill 2008, shoqëria maqedonase “Neniko Dooel Ljubisha”, ka regjistruar për herë të parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronëisë Intelektuale), DPPI, Shqipëri markën me numër regjistrimi kombëtar 11992, me emërtim “B-52 Energy drink”, e cila ka qenë pikërisht me këto fjalë dhe këtë figurë.
Ndërsa më datë 21.10.2008, pra 6 muaj e dy ditë më vonë, shoqëria Bavaria N.V, ka aplikuar nëpërmjet Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për të regjistruar në Shqipëri mbrojtjen e markës me nr. 970878, me emërtimin “B-52 Energy Drink”. Ndërsa regjistrimi i saj në Shqipëri, duke u bazuar në këtë aplikim është realizuar më 12.02.2009. Pra pikërisht kjo markë, e cila është e ngjashme plotësisht me markën e parë, e regjistruar rreth 10 muaj para saj, por ndryshon ngjyra e sfondit.
Duke qenë se në atë kohë, asnjëra nga palët nuk kishte pretendime, pra as shoqëria maqedonase dhe as ajo holandeze, pasi në Shqipëri operonte vetëm Arseni shpk dhe tregu nuk e njihte aq shumë këtë pije energjike, për dy vite, ishte heshtje.
Në vitin 2010, marka e regjistruar nga maqedonasit u ble nga kompania shqiptare Arseni shpk, kjo e vërtetuar edhe nga një shkresë e datës 31 gusht 2010 të ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, që sot është DPPI.
Pikërisht në këtë vit nis konflikti mes dy kompanive, asaj shqiptare dhe asaj holandeze për të drejtat mbi markën e B-52.
Gjyqi për markën I
Një vit më vonë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, pikërisht më 22 shkurt 2011, Arseni Shpk ngriti padi ndaj shoqërisë Bavaria NV për të çregjistruar markën e kësaj të fundit, pra markën me sfond të zi, e cila ishte regjistruar 10 muaj më vonë në Shqipëri. Më 26 Dhjetor 2012, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi shfuqizimin e markës me nr. 970878, me emërtimin “B-52 Energy Drink” të Bavaria NV. Më 5 shtator 2013, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Kështu, Arseni Shpk i drejtohet me zyrë përmbarimore DPPI-së për çregjistrimin e markës së Bavaria NV. Në atë kohë, drejtor i DPPI ishte Safet Sula dhe më 9 tetor 2013 regjistroi vendimin e Gjykatës së Apelit, raporton Alternews.al. Por, pikërisht në atë kohë, Safet Sula zëvendësohet nga Elvin Lako. Ky i fundit, më datë 9 dhjetor 2013, pra dy muaj më vonë, shfuqizon urdhrin e ekzekutimit të regjistruar nga paraardhësi, duke u bazuar në një vendim pezullimi të marrë nga Gjykata e Lartë. Pra, pavarësisht se ishte kryer ekzekutimi i këtij vendimi, Elvin Lako, drejtori i ri i DPPI e kthen mbrapsht këtë ekzekutim në kundërshtim me ligjin.
Gjithsesi, më 9 mars 2016, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, kështu që Arseni Shpk i drejtohet sërish me zyrë përmbarimore DPPI-së për çregjistrimin e markës së Bavaria NV, por kjo markë nuk u regjistrua sërish nga DPPI, por u la në konservim, meqë ishte hapur edhe një gjyq i ri mes palëve për marka të tjera, për të cilat kishin aplikuar dy kompanitë.
Gjyqi për markën II
Më 19 nëntor 2010, Arseni SHPK aplikoi për një tjetër markë B-52 (AL/T/2010/545), duke ndryshuar ngjyrat e sfondit, pikërisht të kuqe dhe blu. Por, më 23 mars 2011, regjistrimi i kësaj marke u kundërshtua nga Bavaria NV. Bordi i Apelit të DPPI-së, më 30 Maj 2011 rrëzoi kundërshtimin e Bavaria NV, por e la në konservim markën, pasi sipas DPPI, ende nuk kishte mbaruar gjyqi për markën e parë.
Ndërsa Bavaria NV, më 14 qershor 2011 aplikoi për një markë të re, ashtu siç kishte bërë Arseni Shpk në vitin 2010. Bavaria NV regjistroi markën me këtë logo (B52 se gjati marka bavaria nv). Në këtë rast, Arseni shpk bëri të njëjtin kundërshtim te DPPI, por kjo e fundit nuk e pranoi kundërshtimin dhe bëri regjistrimin e markës në favor të Bavaria NV, me argumentin se kundërshtimi ishte bërë jashtë afatit. Pra, DPPI e regjistroi markën e dytë të Bavaria NV, ndërsa markën e Arseni shpk e la në konservim, pavarësisht se të dyja palët ishin në konflikt gjyqësor dhe asnjëra nuk kishte marrë ende të drejtë për markën e parë, atë të vitit 2008, duke favorizuar Bavaria NV.
Aplikimi i Bavaria per emrin B52, me logo tjeter, qershor 2011
Këtu nisi procesi i dytë gjyqësor mes palëve, pasi Arseni shpk iu drejtua gjykatës. Më 24 qershor 2013, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi shfuqizimin e markës së dytë të Bavaria NV. Më 6 maj 2014, Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Por çfarë ndodhi?!
Shoqëria Bavaria NV paraqiti kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të apelit. Kërkesa e Bavaria NV për pezullim nuk u pranua nga Gjykata e Lartë. Por, në këtë rast vetë DPPI, institucion shqiptar merr përsipër të mbrojë interesat e kompanisë holandeze në dëm të kompanisë shqiptare dhe bën një tjetër kërkesë për pezullimin e vendimit të Apelit. Gjykata e Lartë, këtë herë e pranon pezullimin. Megjithatë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, pikërisht më 5 tetor 2017 u rrëzua edhe marka e dytë nga Gjykata e Lartë.
Gjyqi për markën III
Më 19 dhjetor 2013, Bavaria NV aplikon për markën e tretë të ngjashme me B-52, ndërkohë që gjyqet flisnin kundër kësaj kompanie. Këtë herë, me qëllim që kjo kompani të luftojë Arsenin shpk, aplikon për markën 852, e cila ishte pothuajse identike me markën B52, që ia ka rrëzuar gjykata.
Pra, Bavaria NV nuk bën asnjë përpjekje për të futur një markë që mos të ketë përplasje me Arseni Shpk, por të gjitha markat i zgjedh të ngjashme me B52.
DPPI ia pranon sërish këtë markë me gjithë kundërshtimin e Arsenit Shpk, pra nuk e le në pritje si markat e kompanisë Arseni shpk. Kompania shqiptare i drejtohet prapë gjykatës dhe rrëzon markën 852 me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit. Bavaria NV nuk bën rekurs, por tashmë ndodhet në shkallën e parë për rivendosje në afat.
Abuzimi nuk ndalet këtu. Më 23 janar të këtij viti, Bavaria NV ka aplikuar dhe për markën e katërt, pikërisht 8S2, të ngjashme me B52 dhe 852, që janë çregjistruar nga gjykata. Marka 8S2, ende nuk është pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale, por është në proces ekzaminimi.
Por pse Bavaria NV vijon të nxjerrë marka të ngjashme me B52, që është prodhuar nga Arseni shpk dhe këto marka shiten në treg me emrat e rinj që u janë vënë apo si B52?
Të gjitha markat, për të cilat ka aplikuar Bavaria NV, por që tashmë janë rrëzuar nga gjykata duket se kanë pasur vetëm një qëllim; Të konkurrojnë padrejtësisht produktin B52 nga Arseni shpk, i cili rezulton se është i vetmi pronar i ligjshëm në Shqipëri për këtë pije.
Por sa janë marrë parasysh vendimet e gjykatave nga institucionet shqiptare?! Zero.
Kjo kuptohet më së miri nga fakti që kompania BM shpk, e cila përfaqëson në Shqipëri kompaninë Bavaria NV, ka vijuar të nxjerrë në treg të gjitha markat e rrëzuara nga gjykata, duke i shitur si B52. Pra, ajo ka nxjerrë në treg jo vetëm dy markat B52, që janë shfuqizuar nga gjykata, por ka shitur si B52 edhe pijet 852 dhe tashmë ka filluar me pijen 8S2, e cila ende nuk është miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Markave, duke deklaruar për tregtarët se ajo është e vetmja pije energjike origjinale B52.
Madje, në panairin Horeca që u zhvillua në Tiranë në muajin mars, ata kanë reklamuar pije të çregjistruara nga gjykata, duke i prezantuar si B52, që në fakt është pronë e Arseni Shpk dhe asnjë institucion shtetëror nuk i ka ndaluar për këtë produkt të paligjshëm.
Por, tashmë që janë dhënë të gjitha vendimet e gjykatës, DPPI ka çregjistruar markat që përdor Bavaria NV në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë BM shpk. Madje, kjo vërtetohet edhe me një shkresë të datës më 23 janar 2018 të DPPI.
Vendimi i Drejtorise se Pergjithshme te Pronesise Industriale (Markat), i janarit 2018
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganës, me shkresën Nr. Prot. 26597/2, datë 19.01.2018 miratoi aplikimin për veprim për mbrojtjen e markës tregtare B52 me Nr. Regjistrimi kombëtar 11992 në pronësi të shoqërisë Arseni shpk. Vendimmarrja u bazua në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (Nr. prot. 443/1, datë 13.12.2017) në të cilën informoheshim që Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë kishte vendosur çregjistrimin e markës tregtare B52 me Nr. Regjistrimi Ndërkombëtar1082916 në pronësi të shoqërisë Bavaria N.V.
Të gjitha vendimet përshirë dhe Vendimin Nr. Prot. 26597/2, datë 19.01.2018 që merren për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale i janë drejtuar për njohje dhe zbatim Degëve Doganore dhe Departamentit Operativ-Hetimor (DOH) por duke mos e kufizuar mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale, jo vetëm në informimin e Degëve Doganore dhe Strukturave paralele të DOH-së, është ngritur dhe një profil risku për Mbrojtjen e Markës tregtare B52 në pronësi të Shoqërisë Arseni shpk.
Por pas këtij urdhri, kompania BM shpk ka ndryshuar taktikë për të futur B52 pa markë, imitime të B52 të Arseni shpk, por këtë herë me markën që ende nuk është regjistruar, pikërisht 8S2. Kjo vërtetohet edhe nga një deklaratë doganore e datës 6 mars në doganën e Kukësit, kur është zhdoganuar një trajler, nga 10 që kanë hyrë në Shqipëri pas urdhrit të bllokimit.
Të ndodhur në këto kushte me shkresën Nr. prot. 6143, datë 12.03.2018, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është drejtuar DPPI-së me një shkresë në të cilën i është kërkuar interpretim ligjor nëse pija energjike 8S2 bie ndesh me vendimin ligjor, por DPPI nuk i ka kthyer përgjigje.
Por, pavarësisht se Bavaria NV sjell në Shqipëri nëpërmjet kompanisë shqiptare BM shpk pije energjike, të cilat në doganë i deklaron si 8S2, në të vërtetë në tregun shqiptar, ato i shet si B52, duke imituar markën që mbrohet nga Arseni shpk. Për këtë arsye, Arseni shpk ka bërë kallëzimet përkatëse edhe pranë institucioneve shtetërore, si Krimi Ekonomik, AKU, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës, por askush nuk e ndalon këtë abuzim në tregun shqiptar.
Madje, për t’ia bërë edhe më të qartë doganës, Arseni shpk mësohet se ka shtuar dhe listën e këtyre markave të shfuqizuara në kërkesën e tij për doganat shqiptare, me shpresën se nuk do lihen hapësira ligjore për të lejuar konkurrencën abuzive, duke u fshehur pas emrave fiktivë.
Pra kompania BM shpk nuk pyet as për vendime gjykate dhe as për markë. Madje mashtron doganat sikur sjell pije tjetër dhe e shet si B52, ndërkohë që institucionet shqiptare fshihen pas shkresave dhe kompanisë shqiptare i bëhet presion me qeveri shqiptare dhe holandeze për të hequr dorë nga një e drejtë që tashmë i njihet, jo vetëm si regjistrues i parë i B52 në Shqipëri, por dhe nga drejtësia në të gjitha shkallët.
Kështu, të ushqehesh i sigurt në këtë vend, duket një mision i vështrië. Po aq i vështirë, sa dhe të kesh informacionin e duhur për produkte të ndryshme ushqimore, po aq i vështirë sa të kesh një markë tënden dhe ta mbrosh. Dhe po aq mision i vështirë, sa një vendim gjykate apo marke, të gjejë zbatim. Prej disa vitesh, të gjithë konsumatorët shqiptarë kanë parë në vitrinat e dyqaneve, në markete apo lokale, si dhe pafund reklama televizive, për pijen energjike B52, me ambalazh ngjyrë gri dhe për të cilën, pretendohej se prodhohej në Holandë e ky ishte produkti origjinal me këtë emër. Bavaria N.V në Holandë, deri para disa vitesh, nuk e njihte as vetë këtë produkt dhe kjo pijenuk ekziston në Holandë, por prodhohej vetëm më Shqipërinë. Por, ky produkt me vendim të gjykatave shqiptare, të të gjitha shkallëve, nuk prodhohet më për Shqipërinë dhe për asnjë vend tjetër.
Në këto kushte, konsumatorët shqiptarë, si dhe të gjitha njësitë tregtare të Republikës së Shqipërisë, duhet të dinë që, në tregun shqiptar, nuk duhet të ekzistojë apo qarkullojë më asnjë pije energjike me emrin “B52 me ambalazh ngjyrë gri”, e drejtë e cila i është hequr kompanisë Bavaria N.V, si dhe përfaqësuesit të saj në Shqipëri, “B.M” sh.p.k.
Që pas këtij vendimi të të gjitha institucioneve përgjegjëse, kompania ka ndërprerë reklamimin e saj në media, ndërkohë që po tenton të luhet një tjetër lojë, në dëm dhe rrezik të konsumatorit shqiptar, si dhe të kompanisë “Arseni” sh.p.k. e cila ka të gjitha të drejtat e prodhimit e tregtimit të kësaj marke, e cila është e regjistruar në pronësi të saj.
Shoqëria “B.M”, po tenton të regjistrojë një tjetër emër, të quajtur 8S2, pije energjike, me të njëjtin ambalazh, imazh dhe çdo detaj, përveç një grremçi të germes B, duke e bërë të duket si 8. Ky produkt që gjendet në treg, në asnjë rrethanë nuk e bën konsumatorin që të zgjedhë një pije energjike tjetër, pasi është identike, në 99,9 për qind të detajeve, logos, ngjyrave të ambalazhit etj, me B52 ngjyrë gri, marke kjo e çregjistruar dhe që nuk lejohet të importohet apo prodhohet e tregtohet në vendin tonë.
Në tregun tonë, nuk duhet të ekzistojë më asnjë pije tjetër energjike me emrin B52, e cila ka të gjitha të drejtat ligjore (kjo që shikoni në këtë foto). Ndërsa kjo pije me ambalazhin ngjyrë gri, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një imitim i pijes B52 të Holandës, e cila nuk mund të importohet dhe tregtohet më hë Shqipëri, që në muajin Janar 2018, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e konsumatorëve, të painformuar dhe mashtruar nga imazhi.
Rreziku për konsumatorin
Të ushqehesh i sigurt në këtë vend, duket një mision i vështrië. Po aq i vështirë, sa dhe të kesh informacionin e duhur për produkte të ndryshme ushqimore, po aq i vështirë sa të kesh një markë tënden dhe ta mbrosh. Dhe po aq mision i vështirë, sa një vendim gjykate apo marke, të gjejë zbatim.
Po të vini re në foto, ambalazhi i pijes B52 ngjyrë gri, e cila pas janarit 2018 nuk lejohet më të treghtohet në Shqipëri, tek germa B kishte një bisht, ndërsa imitimi i saj dhe tendenca për ta regjistruar si markë 8S2, nuk ka asnjë ndryshim në emërtim, në logo, në ngjyra, në dizajn e formë, përveç bishtit të germës B që është fshirë.
Për më tepër, përveç shkeljes kryekëput të ligjit, konsumatori është në rrezik. Kjo, pasi nëse më parë konsumonte një pije me ambalazh gri, që prodhohej në Holandë për Shqipërinë, tashmë pija e ashtuquajtur 8S2, nuk dihet ku prodhohet, nga vjen, nga kush prodhohet dhe sa të sigurt janë përbërësit e tij. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, nuk kanë kryer asnjë analizë të tij. Madje, nuk dihet nëse etiketa e këtij produkti është apo jo e miratuar nga AKU, ndërkohë që ka edhe ndryshime. Mbi të gjitha, në çdo rast konsumatori është dhe i mashtruar, sepse niset të marrë prodhimin e mëparshëm B52 gri, nëse e shikon në një frigorifer apo stendë, pa e ditur se është një mashtrim në imazh, ambalazh dhe logo.
Ndërkohë, askush nuk e di, që pija B52 nuk eshte brand (markë) i Holandës. Asnjë holandez nuk e njeh dhe ai produkt është është dizenjuar dhe prodhuar për herë të parë me kërkesë të ARSENI sh.p.k, kompani kjo që edhe sot gëzon të drejtën e markës, të regjistruar nga Drejtoria e Pronësisë Industriale, të marrë në brojtje dhe nga doganat, që gjithkund mund të shikohet në ambalazhin e pijes energjike B52, me sfond të zi.
Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për ta përdorur “proteinën ekzekutuese” BAX që të shkaktojë vdekje në qelizat kanceroze, dhe njëkohësisht të mos i dëmtojë qelizat e shëndetshme.
Trajtimi deri tani është aplikuar vetëm në qelizat e leuçemisë kute mieloide (AML), por besohet se trajtimi ka përdorim më të gjerë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e kolegjit ‘Albert Einstein’ të Mjekësisë kanë arritur që të nxisin vetë-shkatërrimin te qelizat kanceroze.
Këtë trajtim e kanë testuar kundër qelizave të leuçemisë akute mieloide (AML), sëmundje e cila i vret më shumë se 10,000 amerikanë çdo vit.
Por e mira është se shkencëtarët e kanë testuar ilaçin vetëm në këtë sëmundje, dhe mundësia për të funksionuar edhe në qelizat tjera kancerogjene është shumë e madhe.
Gjumi luan rol të rëndësishëm në shëndetin tonë fizik. Përshembull, gjumi është i përfshirë në shërimin dhe riparimin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Mangësia e vazhdueshme në gjumë lidhet me rrezik të shtuar të sëmundjes së zemrës, të veshkave, me presion të lartë të gjakut, diabet dhe goditje.
Gjumi e ndihmon trurin të funksionojë në mënyrën e duhur. Ndërsa flini, truri bëhet gati për ditën që vjen më pas. Nëse keni mangësi në gjumë mund të keni vështirësi në marrjen e vendimeve, në zgjidhjen e problemeve, në kontrollimin e emocioneve dhe të sjelljes dhe të përballeni me ndryshime.
Mangësia në gjumë lidhet edhe me depresionin, vetëvrasjen dhe sjellje të tjera të rrezikshme.
Receta e çajit të bananes
Përbërësit
– 1 banane e papërpunuar
– 1 tenxhere e vogël me ujë
– kanellë (sipas dëshirës)
Përgatitja
Prisni fundet e bananes dhe vendosini në ujin që vlon. Ziejini për rreth 10 minuta. Duke përdorur një kullesë derdhni ujë në një gotë të madhe, spërkateni pak kanellë (nëse dëshironi) në këtë çaj dhe pijeni një orë para se të shkonoi në shtrat. Ju gjithashtu mund të hani banane dhe lëkurën e saj.
Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit, sepse përmbajnë magnez, një çlodhës natyral i muskujve, si dhe kalium. Ato gjithashtu përmbajnë amino acid L-triptofan, i cili konvertohet në serotonin dhe melatonin, hormonet kryesore për qetësimin e trurit.
Bananet janë burim i melatonin, i cili është i njohur si hormoni i gjumit. Ndërsa nivelet e melatoninit rriten, ju filloni të ndiheni të përgjumur, gjë që mund t’iu ndihmojë të flini.
zieni-1-banane-dhe-pijeni-para-gjumit-nuk-do-ta-besoni-se-cfare-ndodh”Zieni 1 banane dhe pijeni para gjumit: Nuk do ta besoni se çfarë ndodh!”
37 – Senati romak emëron Kaligulën Perandor. Emri i tij i vërtetë ishte Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus, por kur ishte fëmijë, dy ose tre vjeç, Gaius, ndërsa shoqëronte atin e tij, Germanicus, në fushata, vishej me uniformë, përfshi këpucë ushtarake, prej këtyre iu dha emri “Caligula – “Këpuca”. Kur disa mbretër erdhën në Romë për t’i bërë nderime dhe për të argumentuar mbi fisnikërinë e prejardhjes së tyre, Kaligula u tha “Le të ketë vetëm një Zot, dhe ky të jetë Mbreti”, duke aluduar për veten e tij. Thuajse të gjitha burimet e mbijetuara e karakterizojnë Kaligulën si të çmendur. Seneka thotë se Kaligula u bë arrogant dhe fyes që kur u shpall perandor. Sipas Josephus, fuqia a pushteti e bënë Kaligulën të mendonte se ishte Perëndi. Suetoni shkruan se Kaligula vuante nga epilepsia. Disa historianë modernë mendojnë se Caligula vuante nga hiperteroidismi.
1794 – Muzeu i Louvrit hapet për publikun (edhe pse zyrtarisht ishte hapur që nga gushti i vitit 1793).
1845 – Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.Tensionet midis dy vendeve ishin krijuar si rezultat i përpjekjeve amerikane për të populluar territore nën kontroll meksikan, dhe arritën kulmin me aneksimin e Teksasit, një ish- territor meksikan.
1930 – Lindi në Paris Amelia Rosselli, poete, bija e aktivistes angleze Marion Cave dhe Carlo Rossellit, intelektual hebre fiorentin, hero dhe përfundimisht martir i Rezistencës anti-fashiste evropiane. Emelia u rrit si refugjate mes Francës, Anglisë, dhe Shteteve e Bashkuara – më në fund u vendos në Romë. E vetëquajtur “poete hulumtuese” Amelia ishte përkthyese, muzikante, muzikologe, dhe autore e 8 përmbledhjeve me poezi. Ajo përktheu në italisht disa poetë, përfshi Emily Dickinson e Sylvia Plath, dhe është konsideruar gjerësisht një nga poetët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Amelia Rosselli vrau veten në shtëpinë e saj në Romë në vitin 1996.
1930 – Kostandinopoja dhe Angora ndryshojnë emrat për Stamboll dhe Ankara.
1939 – Lufta Civile Spanjolle: Mbrojtësit republikanë në Madrid ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, dorëzohen, dhe nacionalistët fitimtarë hynë me triumf; Lufta Civile Spanjolle përfundon. Deri në një milion jetë njerëzish humbën në konfliktin më shkatërruese në historinë spanjolle. /Pamfleti Lifestyle
Veza e bëri pulën apo pula vezën? Përse thinjen flokët? Përse ushqimi i pashëndetshëm shijon më shumë se ai i shëndetshëm?
Këto pyetje dhe shumë te tjera kanë bërë që miliona njerëz të vrasin mendjen për përgjigjet. Mirëpo tashmë ato e kanë një përgjigje. Profesori britanik, Chris Smith, nga Universiteti i Mançesterit iu përgjigj shumë pyetjeve të kësaj natyre si më poshtë.
Veza e bëri pulën apo pula vezën?
Veza ka qenë një metodë riprodhimi përpara se të shfaqej pula. Për shembull dinozaurët riprodhoheshin me veze. Në këtë mënyrë, pula që njohim sot mund të ketë dalë nga një vezë e paraardhëses së saj. Në këtë mënyrë veza e ka bërë pulën dhe jo pula vezën.
Përse thinjen flokët?
Ngjyra e flokëve i dedikohet sekrecioneve të një lloj pigmenti, i cili fillon e shteron me rritjen e moshës. Flokët janë natyralist pa pigment, pra të thinjura.
Përse ushqimet e pashëndetshme shijojnë më shumë se të shëndetshmet?
Ne kemi një preferencë gjenetike për ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme sepse ato përmbajnë shumë energji. Gjithashtu, ne kemi një nevojë gjenetike për kripë.
Përse qielli i kuq natën do të thotë kohë me diell ditën pasardhëse?
Kjo ndodh për shkak se mjegullat e larta, të cilat më pas formojnë retë e shiut, në një moment të natës apo pas perëndimit të diellit, formojnë një kënd të ngushtë me rrezet e tij duke prodhuar kështu qiellin e kuq. Por nëse kjo ndodh sapo ka rënë nata, deri në mëngjes ato re janë larguar apo janë shkarkuar diku larg.
Përse duhet të flemë gjumë?
Asnjë nuk është i sigurt për këtë. Disa thonë se duhet të rikuperohemi pas aktivitetit ditor. Gjithsesi, Gjumi ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e trurit. Mungesa e gjumit sjell çrregullime në tru. /Pamfleti Lifestyle
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkoi të martën pasdite në Beograd, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se është biseduar në mënyrë të hapur, miqësore dhe thelbësore për zhvillimet e fundit dhe të ardhmen e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Gjatë bisedës, zonja Mogheirni “shprehu keqardhjen për ngjarjet e djeshme në Kosovë. Çfarë ndodhi dje nuk duhet të ndodhë prapë. Bashkimi Evropian pret qetësi, urtësi, përmbajte dhe udhëheqje të duhur”.
Në komunikatë thuhet se “presidenti dhe përfaqësuesja e lartë u pajtuan për të kërkuar rrugë të reja për të vazhduar punën dhe zgjidhur në rrugë paqësore çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ata janë pajtuar se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë që të ruhet qëndrueshmëria, paqja dhe përparimi në rrugën evropiane”, thuhet në njoftim.
Vizita pason ngjarjet e një dite më parë në veriun e Kosovës ku policia arrestoi zyrtarin serb Marko Gjuriç, për shkak të hyrjes së paligjshme në Kosovë.
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të “dëshmojnë përmbajtjen e domosdoshme dhe pjekuri” dhe të ruajnë dialogun.
Edhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë nënvizuar se “dialogu nuk ka alternativë”. /VOA/