Aurora

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju

Skandali më i fundit i zbuluar nga Cambridge Analytica në Londër, ka pushtuar mediat e botës.

Sipas zbulimit, të dhënat personale të njerëzve në Facebook janë përdorur gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump dhe referendumit të Brexit.

Cambridge Analytica u bllokua nga Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “thyerje besimi”.

“Kjo është një thyerje e madhe besimi dhe më vjen me të vërtetë keq. Është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’ju shërbejmë atyre.
Përgjegjësi e jona tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodh më”.

Pas këtij skandali, njerëzit po pyesin se çfarë lloj informacioni Facebook ka rreth përdoruesve të tij.

Ekziston një mënyrë se si mund t’i shihni informacionet personale që Facebook i ka për ju. Mënyra është kjo:

  1. Kyçuni në Facebook

  2. Shkoni në “Settings”

  3. Rrëshqitni në fund të “General Account Settings”, dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”

  4. Vendoseni e-mailin tuaj

  5. Kur të dhënat janë gati, do t’ju kërkohet ta shkruani fjalëkalimin përsëri

  6. Më pas, gjithçka është gati të shihni se çfarë di Facebook për ju.

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju Read More »

Nuk do ta besoni qe ky ilac zhduk kete semundje …

Pacientët në rrezik të zbuluar përmes testit të pështymës, mund të shmangin dementian nëse marrin një dozë të vogël të qetësuesit që nga mosha e mesme e deri në fund të jetës së tyre.

Mendohet se ibuprofeni prek inflamacionin në tru, që çon në vdekjen e qelizave nervore të lidhura me Alzheimer.

Shkencëtarët thonë se Ibuprofeni parandalon sëmundjen e Alzheimer-it.

Autori drejtues i studimit, Dr. Patrick McGeer, i universitetit të British Columbia, thotë: “Njerëzit mund të parandalojnë këtë përmes një zgjidhjeje të thjeshtë që nuk kërkon as recetë e as vizitë te doktori”.

“Ky është një zbulim i vërtetë pasi tregon se Alzheimer mund të eleminohet përfundimisht. Nëse zbatohet në të gjithë botën, Alzheimer mund të zhduket. Zbulimi im bën ndryshimin e lojës”, vijon McGeer.

Pavarësisht se doza ideale nuk është e qartë, shkencëtarët besojnë se mes një apo dy kokrrave në ditë do të ishin efektive dhe dr. McGeer shton: 30 dollarë në vit do ju shpëtonin jetën.

Nuk do ta besoni qe ky ilac zhduk kete semundje … Read More »

Ironi deputetësh: Ti shkatërron muret, jo më nervat tona

Seanca dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro nisi me debate në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së Albana Vokshi e nisi mbledhjen duke këmbëngulur në marrjen e një përgjigje të drejtëpërdrejtë për pyetjen e drejtëpërdrejtë që bëri: A do të shembet teatri? Por kjo pyetje shkaktoi ”përplasje” mes deputetëve.

Debati mes tyre

Albana Vokshi: A do shembet teatri?

Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën si bëni pyetjet. Ju nuk më diktoni përgjigjen.

Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes?

Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas

Albana Vokshi:Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet teatri?

Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem!

Albana Vokshin:Ule zërin

Ismet Beqiri:  Kjo është diktaturë. Mjerë populli thotë po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje. Më hoqe trurin

Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira….

Albana Vokshi: Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin

Mirela Kumbaro:  Nuk kam asnjë lloj sikleti

Ironi deputetësh: Ti shkatërron muret, jo më nervat tona Read More »

73 vite nga themelimi i shkollës ”Skënderbej”, Meta: Shtyllë e atdhedashurisë

Në nder të 73-vjetorit nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës që nga 28 marsi i vitit 1945. Presidenti i Republikës ka vlerësuar kontributin e madh të kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë, tha ai, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Sot mbushen 73 vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës; dita e parë e saj ishte 28 marsi i vitit 1945”.

Kreu i Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë”, tha Meta, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit”.

73 vite nga themelimi i shkollës ”Skënderbej”, Meta: Shtyllë e atdhedashurisë Read More »

Tersi sipas shqiptarëve, bestytnitë më qesharake

Shqiptarët dhe bestytnitë kanë patur gjithnjë një lidhje të veçantë. Aq shumë sa para çdo veprimi apo hapi do të pyesim ‘mos është keq’ dhe në fakt me të drejtë. Sepse, përveç tersit të pasqyrës së thyer apo maces së zezë që të pret rrugën, (të cilat janë të njohura botërisht) janë kaq shumë gjëra të cilat na kanë konfuzuar sa herë i dëgjonim vërdallë nëpër shtëpi. Po cilat janë disa prej bestytnive të cilat vazhdojmë t’i besojmë ndonëse në fund të ditës brenda nesh e dimë që janë një kotësi e madhe. Ose thjesht, kanë lindur nga nevoja për të vënë  rregull.

 

Mos hidhni plehra

Sa e sa herë e kemi dëgjuar që natën nuk hidhen plehrat? Dhe kur pyesje të shtëpisë përse, gjithçka merrje si përgjigje ishte “është keq”,“ikën bereqeti i shtëpisë”. Po mirë, e respektuam. Ndonjë ndryshim në bereqet nuk është se vumë re, por të paktën u bëmë komshinj të denjë. Epo si të na e mësonin ndryshe që plehrat hidhen ditën menjëherë pas punëve të shtëpisë?

Mos bëni gafë të prisni thonjtë!

Nëse mami të shihte në duar me një prerëse thonjsh, e dije shumë mirë ç’të priste. Sepse të presësh thonjtë natën qenka ters. Pse-në nuk e mësuam kurrë, por arsyeja e vërtetë me siguri është komplet tjetër gjë. E keni parasysh, natën nuk para shihet mirë dhe thonjtë mund t’i gjesh nëpër tapet, apo sipër komedinës. A ka ters më të madh për mamin?

Flokët nuk priten natën dhe as kur Hëna është duke u ngrënë

Kur Hëna është e plotë, thuhet se flokët do të duken super të shëndetshëm dhe e kundërta nëse ajo është duke u ngrënë. Hmm, po mirë nuk humbasim asgjë nëse e provojmë. Tingëllon si diçka që bën sens.

Mos u shih në pasqyrë natën

Të shihesh në pasqyrë është kënaqësi më vete dhe kjo mund të bëhet në çdo orë të ditës, por jo. Nëse ti po dashuron flokët, apo fytyrën tënde, ke acaruar gjithë familjen. E ke dëgjuar mbi 15894 herë që nuk është mirë të shihesh natën. Arsyen e vërtetë se mësuam kurrë, por legjendat thonë se ‘pasqyra ka energji dhe merr nga vitet e tua’. Gjepura!

Gërshërët dhe dollapet e shtëpisë s’duhet të rrinë kurrë hapur!

Sepse nëse e bëni, më pas ju pret një sherr i madh. Por në fakt, kjo lloj bestytënie ka dalë me siguri nga nevoja.  Duhej gjendur patjetër një mënyrë që gjërat të liheshin në vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur. Po, mund të zgjoheni!

Zëri i kukumjaçkës

Të gjithë e kanë dëgjuar të paktën njëherë në jetë që ‘kur një kukumjaçkë këndon pranë shtëpisë, do të dëgjoni një lajm të keq’. Kjo bestytni e ka origjinën kaq të largët, por ajo çfarë është më e frikshme është se njerëzit ende panikosen kur dëgjojnë zërin e saj. Ashtu si të gjithë shpendët e tjerë edhe kukumjaçës nëna natyrë i ka dhënë një zë dhe kaq. Nëse njerëzve nuk u pëlqen, ky është problemi i tyre. Kukumjaçka mund të këndojë e qetë mbi cilëndo çati që do t’i bjerë rasti.

Sa herë na duhet pak fat, mami a gjyshja është gjithnjë aty duhe na hedhur ujë dhe sheqer.

Thuhej se kështu rruga do të ecte mbarë dhe gjithçka tjetër do të shkonte po aq ëmbël sa sheqeri. /Anabel/

Tersi sipas shqiptarëve, bestytnitë më qesharake Read More »

Tjetërsimi i pronave, në Vlorë ”Task-Forca” nis verifikimin

Pas vizitës së ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Vlorë, sot ka nisur punën ”Task-Forca” për pronat, e cila po bën verifikimit në terren në të gjithë qarkun.

Vlahutin, bëri me dije misionin e ndërmarrë për të zgjidhur problemet e thella që kanë shqiptarët me pronën private.

“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE-në, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300-vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”,-ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE-së Romana.

Edhe ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që Qeveria do të kryejë.
Sipas saj Reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona.

Tjetërsimi i pronave, në Vlorë ”Task-Forca” nis verifikimin Read More »

“Engjëll i i mamit, Ajseli i shpirtit tim”/ Bëhet e gjallë nëna fatkeqe që humbi 3 fëmijë dhe burrin në aksident

Evis Preka ishte e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik në Velipojë, ku bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët Noemi, Ajseli dhe Rajan i vogël humbën jetën.

Pas tragjedisë Evisa u transferua në spitalin e Durrësit, kjo me kërkesë të prindërve të saj për t’i qëndruar afër dhe që nuk i janë ndarë për asnjë moment pas tragjedisë. Pas një jave kërkimesh për të vegjlit e saj, ishte i ati që i dha lajmin e kobshëm. Dhe Evisa kaloi në gjendje shoku dhe ndodhej nën efektin e ilaçeve.

Një tragjedi që s’ka fjalë të përshkruhet… Një nënë fatkeqe që iu shuajt familja dhe që jeton tashmë mes dhimbjes, trishtimit dhe zisë.

Sot vajza e saj Ajseli do të festonte ditëlindjen. E si mund të ndihet ajo, kur nuk mund ta urojë, ta përkëdhelë dhe të mblidhen për të festuar? Vetëm një dhimbje nëne e di!

Ka qenë halla e saj, ajo e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: “Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niece  ”.

Menjëherë kanë vërshuar komentet pikëlluese që Ajseli iku nga kjo botë kaq e vogël.

Ajo që të bie në sy është ajo e nënës së Ajselit, 37-vjeçares Evis.  “Engjëlli i mamit, Ajseli shpirtit tim”, – ka shkruar ajo, që më tej përlot me dedikimin.

Më tej, ajo shprehet se shpirti i saj është i mbaruar dhe se iu lut shumë Zotit për fëmijët.“Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”, – ka shkruar ajo.

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, i ati i Evisës tregonte se ajo nuk mbante mend asgjë nga aksidenti. Kujtonte vetëm se të voglin e saj Rajan e kishte në gji, dhe se ai i kishte fluturuar nga duart.

“Nuk mban mend gjë nga momenti që ka ndodhur. Kujton që bashkëshorti, Mondi po i jepte makinës dhe po fliste me vajzën 5 vjeçe, Ajselin, e cila ishte në vend të parë të pasagjerit. Asnjëri prej tyre nuk i kishte vënë rripat e sigurimit. Më tha se ajo po mbante në gji, Rajanin 6 muajsh, ndërsa pranë kishte Noemin 10 vjeçe. Nuk e kujtoj thotë përplasjen, por mban mend kur kishte fluturuar jashtë makine dhe dëgjonte Ajselin që qante: ‘Dua mamin, dua mamin’. Nga duart i kishte fluturuar edhe Rajani”, pohonte i ati javë më parë.

“Engjëll i i mamit, Ajseli i shpirtit tim”/ Bëhet e gjallë nëna fatkeqe që humbi 3 fëmijë dhe burrin në aksident Read More »

Çfarë është “truri i barkut”? Ndjesia klasike e fluturave

I ndodh të gjithëve që acarimi apo një emocion intensiv na jep ndjesinë klasike të fluturave në stomak apo një dhimbje të fortë dhe shqetësime të zorrëve.

Por pse ndodh kjo? Arsyeja është e thjeshtë: aparti ynë tretës ka mbi 100 milionë qeliza nervore, të lidhura ngushtësisht me ato në tru, në terma shkencorë, për të përshkruar këtë aparat, flitet për një sistem nervor enterik apo “truri i barkut”, apo edhe “truri i dytë”. Por çfarë na duhet për ta mbajtur në harmoni këtë sistem, duke pasur parasysh që varet nga shumë aspekte të mirëqënies tonë, humorit, mundësisë për të humbur peshë nëse vendosim të mbajmë dietë.

Funksionet i trurit të barkut janë të shumta, përveç shkëmbimit të informacioneve me organet e pranishme në kokë, dhe në gjendje të prodhojë në mënyrë autonome hormone dhe substanca psiko-aktive, në gjendje të ndikojë në një funksionim të mirë të të gjithë organizmit. “Truri i barkut” ka qënë një nocion i përdorur në 1998 nga neurobiologu Michael D. Gershon, i cili botoi rezultatet e 30 viteve kërkime në librin e tij “Truri i dytë”.

Edhe pse ka më pak qeliza nervore se truri kryesor, neuronet në bark punojnë në mënyrë autonome, kanë kontribut në një farë kujtese të kënaqësive dhe dhimbjeve si të ishin një farë memorie, dhe kanë rol të rëndësishëm në sinjalizimin e gëzimit dhe dhimbjes. Ai lëshon për shembull, molekula si serotonina dhe dopamina, që ndikojnë në humorin tonë. Në të kundërt, truri kryesor në disa raste të migrenës mund të shkaktojë dhimbje në stomak në vend të kokës.

Kjo është arsyeja, që stresi, frika apo dhimbja, shpesh shkarkohen në formën e shqetësimeve në nivelin gastrointestinal si djegie në stomak, apo gastrit.

Zorrët kanë një rol qëndror në prodhimin e serotoninës, hormoni i qetësisë, që prodhohet pothuajse i gjithë në bark. Kjo substancë rregullon lëvizjen dhe funksionin tretës, por dhe i dërgon trutit “qëndror” ndjesinë e ngopjes, apo në të kundërt të të vjellave. Kur jemi nën stres truri ynë i dytë, për të kompensuar energjitë negative, liron sasi më të madhe serotonine dhe kjo krijon fryrjen klasike të zorëve dhe shqetësime të tjera si irritim, apo edhe kapsllëk. Kaq shumë gjëra nuk i dinim!

Çfarë është “truri i barkut”? Ndjesia klasike e fluturave Read More »